Aurora

“Ti je peshku i madh”, vlonjatët i vërsulen Ramës (Foto)

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës ku do të zhvillojë disa takime me strukturat e qytetit bregdetar për të prezantuar projektet e reja të këtij qyteti.

Ashtu si në çdo qark tjetër të Shqipërisë edhe sot Rama është pritur me protesta nga simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike ku këta të fundit mbanin edhe pankarta në duar.

 

“Ti je peshku i madh”, vlonjatët i vërsulen Ramës (Foto) Read More »

“Krimi i shekullit në Shqipëri”, dyshime për përfshirje politikanësh. Nuk gjendet ditari i ish-ministrit të Brendshëm

Dosja “Hajdari” cilësohet si dosja e shekullit, ku pas 20 vitesh do të dalin në dritë misteret që ajo mban. Sipas gazetës “SOT” rezulton se në dosje janë zhdukur prova dhe materiale shumë të rëndësishme. Një ndër provat që mungonjë është edhe ditari i ish-ministrit të Brendshëm në vitin 1998, Perikli Teta. Aty ndodhej një letër e tij ku thuhet se gjatë hetimeve atij i është sekuestruar nga grupi hetimor një ditar, ku ai ka shkruar të gjitha ndodhitë për vrasjen e Hajdarit.

Ai ditar momentalisht nuk figuron në dosjen që ka marrë në dorë Haxhia dhe avokati i tij Bashkim Nikolla. Kjo tregon se në dosjen “Hajdari” janë futur duart dhe janë zhdukur prova. Dyshimet janë se kanë qenë personalitete të politikës së asaj kohe që kanë ndërhyrë, në mënyrë që e vërteta e vrasjes së Hajdarit të mos dalë në dritë.

Por gazeta “SOT” ka mësuar se ish-truproja e Sali Berishës  përmes avokatit të tij do të kërokjë sqarimin e kësaj gjëje ku nuk përjashtohet mundësia të kërkohet edhe një hetim mbi zhdukjen e këtyre të dhënave.

Aty tregohet se si është ndërhyrë në dosje dhe se çfarë realisht ka ndodhur me procesin hetimor. Dyshimet e Haxhisë janë se gjithçka ka qenë fasadë dhe autorët e vërtetë nuk janë hetuar. Ajo që e tregon këtë është se 21 përfaqësues të PD refuzuan dëshminë. Kjo do të thotë se dosja e vrasjes së Hajdarit do të tronditë dhe një herë opinionin publik dhe politikën shqiptare.

Hapja e dosjes

Izet Haxhia është sulmuar fortë ditët e fundit. Sali Berisha dhe djali i tij kanë lëshuar një sërë kritikash. Ish-kryeministri akuzoi Haxhinë se po paguhet nga Rama. Gazeta foli me avokatin e tij, zotin Bashkim Nikolla dhe mikun e tij Romeo Kara, të cilët shpjeguan detajet e ekstradimit të Haxhisë. Ashtu siç paraqitet dhe në kërkesën e avokatit, dorëzuar pranë gjykatës, ka qenë qeveria “Berisha” ajo që ka dhënë garanci për ekstradimin e Izet Haxhisë.

Janë dy shkresa të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Jashtme, të cilat garantonin Turqinë dhe Gjykatën e Strasburgut se atij i lind e drejta për rigjykim. Pas vendimit që dha gjykata, avokati i Haxhisë do i drejtohet Apelit ku do e apelojë vendimin e Shkallës së Parë, duke kërkuar liri për klientin e tij, me argumentin se ai nuk është autori i ngjarjes.

Por duket se përballë do të kemi një betejë shumë të fortë, duke marrë shkas dhe se kjo dosje mund të tronditë politikën shqiptare. Interesant është fakti se nga dita në ditë reforma në drejtësi po jep rezultate  dhe nëse ngrihen organet e reja të drejtësisë, rriten më shumë shanset që dosja e vrasjes së Hajdarit të zbardhet një herë e mirë.

“Krimi i shekullit në Shqipëri”, dyshime për përfshirje politikanësh. Nuk gjendet ditari i ish-ministrit të Brendshëm Read More »

Studimi i “The New York Times”: Shqipja, mes tre gjuhëve më të vjetra në botë

Në një studim nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. E përditshmja amerikane paraqitet fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
Sipas saj, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhën indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.

Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.

Studimi i “The New York Times”: Shqipja, mes tre gjuhëve më të vjetra në botë Read More »

Betejat e mëdha detare në Durrës dhe fati i anijeve të fundosura

Gjiri Durrësit ka qënë një gji strategjik në të cilin që nga lashtësija janë zhvilluar beteja detare të fuqishme. Këto beteja, përveç atyre të lashtësisë, kanë qënë prezente në këtë  teatër  ushtarak edhe gjatë luftës se parë dhe të dytë botërore.

Ne thellësite e detarve shqiptare ndodhen rreth 14 anije të mbytura ne konfrontimet detare ose nga aviacioni. L

idhur me këtë problematikë me ngarkesa të medha historike , historiani ushtarak Shefqet Kërcelli thotë: Sa herë diskutohet kjo temë më vjen në mëndje një shprehje e historianit Tozer, i cili ka thënë se, “Kur të shkruhet historia e përgjithëshme e lundrimit botëror, ujërat e brendshme të Shqipërisë, do të japin material shumë interesant që u përket kohërave më të lashta të historisë së lundrimit”…

Tashmë është vërtetuar konkretisht se, ashtu si nëntoka jonë që është e mbushur me dëshmi historike, ashtu dhe thellësitë e ujërave Joniano-Adriatikase strehojnë anije, mjete detare dhe materiale që dëshmojnë ekzistencën e një trafiku detar dhe tradite detare të spikatur të kombit shqiptar.

S’dua të zgjatem me këto histori, sepse i kam trajtuar gjerë e gjatë në tre vëllimet e “Antologjisë së Detarisë së Popullit Shqiptar”, por vlen të theksojmë se qysh në antikitet, në mesjetën e vonë, Luftën e I-rë dhe të II-Botërore,  në hapësirat detare të vendit tonë, për arësye të trafikut detar, piraterisë, dyndjeve apo luftrave të ndryshme, ka anije të mbytura ose mbetje të tyre të cilat janë një pasuri e cmueshme për popullin shqiptar, shpesh herë të krahësueshme me atë në tokë.

Gjej rastin të përshëndes punën plot pasion të ekipit shqiptaro-amerikan, bashkë me ekuipazhin e anijes “Herkules”, të cilët hodhën dritë mbi trafikun detar të antikitetit në ujërat tona.

Ndërkohë duhet inkurajuar dhe përkushtimi i mjaft studjuesve tanë si M.Zeqo, H.Ulqini, A.Anastasi dhe zhytësave profesionistë të këtyre viteve, që kanë eksploruar një pjesë të pasurisë nënujore të vendit tonë.

Madje ata kanë hedhur idenë e krijimit të hartës së anijeve të mbytura në pjesën adriatiko-joniane të vendit tonë, me koordinata të sakta, të cilat të arkivohen dhe ruhen nga shteti shqiptar. Dhe ato nuk janë pak, ndaj duhet krijuar një database i vecantë.

Natyrisht, në këtë histori, anijet e mbytura gjatë dy Luftrave Botërore zenë një vend të vecantë.  Fuqitë ndërluftuese në trojet shqiptare, shpesh herë e kanë zhvendosur luftën në det, kështu qysh në Luftën e parë botërore kemi prezencën e anijeve franceze, italiane dhe austrohungareze, përfshi dhe nëndetset.

Lufta e parë botërore: Tragjedia e “Bregenz”
Viti 1918. Në gjirin e Durrësit, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ka ndodhur një tragjedi.

Një avullore austro-hungareze me 1200 ushtarë në bord, ndërsa po i afrohej portit të Durrrësit, është siluruar në mesnatë nga torpedot italiane të cilat kanë ardhur befasisht nga porti i Brindizit.

Mjeti detar është mbytur shumë shpejt për shkak të dy silurave që kanë goditur në shenjë, ndërsa mjetet goditëse të imbarkuara në një destrojer që qëndronte në distancë janë larguar drejt bazës së nisjes.

94 vite më vonë anija fatkeqe “Bregenz” do të zbulohej në thellësi të gjirit të Durrësit nga një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare.

Pesë vite më parë shtypi italian ka pasqyruar kërkimet nënujore.Mjeti i mbytur është zbuluar nga  shqiptari Igli Pustina dhe nga zhytësi Mauro Pazzi me ekipin italian. Zbulimi është publikuar nga portali asso-net.

Zbulimi i anijes së mbytur
Avullorja “Brengenz” është mbytur në një përballje detare më 13 maj 1918. Një ekspeditë nënujore  ka bërë zbulimin e madh të anijes që gjendet prej vitesh nën ujrat e Adriatikut. Për gjetjen e tij ekspedita ka kryer zhytje dy ditore.

Identifikimi është bërë gjatë zhytjeve të kryera në datat 25 dhe 26 qershor 2012. Relikti u identifikua që i përkiste anijes austriake “Bregenz” që në momentin e goditjes po kryente transportin e 1200 trupave ushtarake.

Ai u fundos nga njësia detare italiane MAS, theksonte njoftimi i bërë 99 vite më parë në shtypin italian.

Zbulimi i rëndësishëm, i  realizuar nga  Igli Pustina dhe Mauro Pazzi, kreu  i kompanisë BLUSUB, i cili ka njohuri të thella mbi ujrat e bregdetit shqiptar dhe është  fotografi i dytë i specializuar në reliktet nënujore, ka qenë rezultat i kërkimeve disamujore, dhe studimeve në arkivat italiane dhe austriake të Luftës së Parë.Pustina ka konfirmuar se avullorja nuk ishte identifikuar deri në ditët tona.

Realisht fakti që në këto thellësi ndodhej një relikt, prej kohësh dihej nga peshkatarët shqiptarë, por asnjëherë nuk ishte arritur të identifikohej se cila anije ishte për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhej objekti.

Vetëm gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese, të një dylbie të prodhimit austriak të përdorur nga një oficer, bëri të mundur fillimin e zbërthimit të misterit të identitetit të anijes duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike.

Të gjitha këto bënë që të arrihej siguria se objekti i zhytur ishte avullorja austro-hungareze “Brengenz”, e goditur nga një njësi detare MAS e Marinës Mbretërore Italiane. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 234 ushtarë austro-hungarezë.

Gjatë eksplorimit, fotografi Mauro Pazzi  ka grumbulluar një dokumentacion të rëndësishëm fotografik të cilin e ka krahasuar  me imazhet e periudhës së luftës dhe ka arritur të bëjë identifikimin korrekt të anijes së zbuluar.

Avullorja “Bregenz” është prodhuar në tetor 1908, me porosi të marinës ushtarake austro-hungareze. Ajo ishte e gjatë 108 m, me 15 m gjerësi dhe tonazh rreth 3905 tonë. Ishte e pajisur me një motor me avull  fuqi prej 3,350 HP,  që i lejonte një lundrim me një shpejtësi maksimale prej 13.5 nyje.

Beteja e mesnatës dhe mbytja nga MAS
Në mesnatën mes datës 12 dhe 13 maj 1918, avullorja i ishte drejtuar Durrësit dhe po transportonte rreth 1.200 ushtarë austro-hungarezë, por pak para hyrjes së tij brenda fortifikimeve të portit, një shpërthim shkaktoi një të çarë të madhe dhe pak çaste më vonë anija është tronditur nga një tjetër shpërthim në kazanat e kaldajës, të cilat sollën fundosjen e pashmangshme me një pjesë të trupave që ndodheshin në bord.

Anija u mbyt nga silurueset TBT 84 dhe 98 dhe kaçatorpedinieri Dukla menjëherë rekuperoi 958 ushtarë në ujrat e detit, ndërsa viktimat rezultuan 234 vetë të mbytur.

Aksioni u realizua nga lejtnanti italian Mario Azzi që komandonte MAS 99 së bashku me komandantin Gennaro Pagano Melito dhe më pas kaluan në bordin e MAS 100.

Anijet MAS ishin vetëm disa metra të gjata, me autonomi të vogël, por me aftësi të mëdha manovruese, për shkak të fuqisë së madhe motorike kundrejt peshës së kufizuar me shumë pak karburant.

Për shkak të autonomisë së kufizuar të lundrimit,  dy mjetet MAS janë larguar nga Brindizi për në Durrës nga destrojerët italianë Nievo e Bronxetti dhe më pas, duke lundruar në mes të natës, arritën fortifikimet e jashtme të portit.

Pasi kryen sulmin MAS 99 që komandohej nga Pagano Melito mbeti viktimë e një dështimi, ndërsa komandanti Azzi në bordin e njësisë tjetër ishte në gjendje për të lëvizur rreth 200 metra afër anijës së armikut dhe lëshoi 2 silurat në objekt.

Anijet siluruese që shoqëronin anijen “Bregenz” identifikuan mjetet italiane dhe hapën zjarr menjëherë, por Azzi shfrytëzoi mjetin e vogël  të tij , duke kaluar me shpejtësi rrezen e zjarrit armik dhe doli në det të hapur.

Ndërkohë edhe MAS 99, pasi eleminoi shpejt difektin, lë zonën ku rrezikohej, për të arritur te destrojerët të cilët ishin duke pritur, për t’i kthyer në Brindizi.

Të dy komandantët italianë patën kohë për të parë goditjen në shenjë të silurave dhe zhytjen e shpejtë të anijes. Ishte ora 2.30 e datës 13 maj 1918.

Pas pak, jashtë portit të Durrësit u bashkuan me konvojin ushtarako-detar italian dhe dy anijet u imbarkuan dhe arritën në Brindizi në orën 7.30 të mëngjesit.

Gjatë Luftës së II-Botërore. Histori e shkurter e mbytjes së anijes Antonjetta Costa në vitin 1940
Deri ne fillim të viteve 70 banoret e Durresit mbajne mend direkët e një anije te mbytur 2 milje larg portit.

Ishin direket e anijes  italiane Antonjetta Costa, e cila u godit nga nendetësja britanike “ Regent”  që komandohej prej Kapiten Hugh Cristofer  Brajën.Ngjarja ka ndodhur ne oren  17:37 më 4 tetor, 21 milje në perëndim të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje, historiani  ushtarak  Shefqet kercelli, autor i nje enciklopedie detare të vendit tonë thote në intervisten e tij eksluzive  për “ Te sheshi” se anija  Antonjeta Costa është goditur 60 milje larg Barit dhe është rimorkiuar dhe afruar rreth 2 milje ne afrësi të  portit te Durrësit pasi mendohej se mund të shpetonte, por me pas u braktis.

Anija u mbyt në më pak se dhjetë metra e ujit, duke lënë  mbi siperfaqe vetëm pak meter oxhak si dhe direket.

Tashmë sipas verifikimeve të bera anija Antonietta Costa  gjendet dy milje nga bregu i Durrësit, tre metra nën sipërfaqen e ujit.

Kercelli: Adriatiku dhe Joni sheshbeteja të fuqishme detare
Duke i u referuar historianit ushtarak Kërcelli, mesohet se detet periferikë dhe ngushticat u shndrua në një betejë të vërtete midis të gjithë fuqive ndërluftuese.

Në këto beteja flota britanike, italiane, franceze, gjermane, amerikane, ruse, etj, morën pjesë me të gjitha mjetet detare që posedonin.

Vlen të theksojmë se, operacionet e flotës britanike kundër anijeve dhe konvojeve italiane që furnizonin ushtrinë italiane gjatë pushtimit të Shqipërisë dhe më pas sulmit mbi Greqi, ishin një faktor kyc në dështimin e ushtrisë italiane.

Janë bërë disa studime për konfliktin italo-grek, por po ti hyjme shifrave, thekson Kercelli, dëmi që i shkaktoi flota britanike flotës italiane në njerëz, armatime e logjistikë, që në vendbazimet e saj në Toronto, Bari, Brindizi dhe lëvizjes së saj në Jon e Adriatik ishte i pallogaritshëm.

Kjo ndryshoi raportin e forcave në dobi të grekëve dhe për pasojë fitoren e tyre të përkohëshme, deri në ndërhyrjen e gjermanëve. “Viktimë” e këtyre operacioneve ishte dhe anija e transportit “Antonietta Costa”.

Sipas burimeve britanike, që citon Kërcelli,  anijen e transportit, 5900 t “Antonietta Costa”, e goditi ND e Marinës mbretërore britanike HMS Regent {N41}, më 4 tetor1940, në kordinatat 41o05’’N dhe 17o45” E, rreth dy milje nga porti i Durrësit.

Itinerari i Betejes
Nëndetesja britanike HMS Regent lëvizi nga porti i Aleksandrisë më 23 shtator 1940. Më 3 tetor 1940, ajo mori urdhër të lëviste në Adriatikun e Sipërm. Më 4 tetor HMS Regent ndiqte kursin Bari-Durrës.

Po këtë ditë një konvoj anijesh italiane i përbërë nga “Antonietta Costa”, “Oreste” dhe “Premuda”, shoqëruar nga kryqëzori RAMBIII, po lundronte nga Durrësi në Bari. Por konvoji ishte i pafat, sepse në orën 03.30 të mëngjesit, sapo u larguan nga porti i Durrësit, anija “Antonietta Costa” u godit nga një silurë e lëshuar nga HMS Regent.

Sic e përshkruajnë të mbijetuarit e anijes në fjalë, menjëherë mbas goditjes së silurës ndodhi një shpërthim nënujor që tronditi krejt anijen. Pjesë të trupit të anijes u zhvendosën dhe ranë në ujë. Ndërsa tronditjen e ndjenë dhe anijet e tjera të konvojit.

Pamvarësisht përpjekjeve e manovrave të kapitenit të anijes për ta nxjerrë në cekinë, ishte e pamundur, “Antonietta Costa” u zhyt në thellësitë e Adriatikut për tu bërë pjesë e trashëgëmisë nënujore të këtij deti sa të bukur, aq dhe të frikshëm. Shpëtuan rreth 56 detarë dhe pasagjerë, kryesisht ushtarakë me uniformë.

Kercelli vëren se që nga ajo dite tragjike, “Antonietta Costën”, e përshëndesin dhe e përdorin si pikë referimi detarët dhe pilotët që kalojnë shpesh në atë drejtim, duke i bërë homzhe dhe viktimave të saj, të atij agim tetori të vitit 1940.

Ndërkohë që Kërcelli  thekson përsëri  domosdoshmërinë e krijimit të hartës me të gjitha anijet e mbytura në ujërat shqiptare, të cilat duhet të arkivohen, vëzhgohen dhe ruhen nga autoritetet përkatëse të shtetit shqiptar, pasi jane pjesë kulturore e historike e shtetit tonë/Njekomb

Betejat e mëdha detare në Durrës dhe fati i anijeve të fundosura Read More »

Marrëveshja e vitit 1938: Sa para ia jepte Serbia Turqisë për largimin e shqiptarëve

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman, transmeton kp), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

K O N V E N T A

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:
– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Serbisë së Jugut, dhe

– Njëheresh vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe pre-impotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

M.

Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.

Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

  1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

  1. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

  1. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh.

Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.

Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

  1. Në vitin 1939 4.000 familje

  2. Në vitin 1940 6.000 familje

  3. Në vitin 1941 7.000 familje

  4. Në vitin 1942 7.000 familje

  5. Në vitin 1943 8.000 familje

  6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit.

Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpërnguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

Neni 7.

Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i perket pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakëfit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekzistues, i cili i rregullon ato.

Neni 8.

Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

Neni 9.

Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

Neni 10.

Për shndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.

Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutat e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.

Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.

Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë.

Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësuesit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

Neni 13.

Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, vjetët etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të certifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Neni 14

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjendi, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.

Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në Jugosllavia, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.

Fondet, mallrat, vlerat, mobilet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

Neni 17.

Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në radhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njëjtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

Nën të njëjtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.

Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezantohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.

Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullore të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi.

Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.

Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikso turko-jugosllav i përbërë nga nëpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.

Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938./Njekomb

Marrëveshja e vitit 1938: Sa para ia jepte Serbia Turqisë për largimin e shqiptarëve Read More »

Përmasat e vërteta të një burri shteti shqiptar. Çfarë nuk dini për qeverinë e Vlorës

Kur lëvizja për pavarësi mori përmasa gjithëkombëtare, në të cilën morën pjesë gjithë shtresat e popullsisë, për lirinë e Shqipërisë luftuan krah për krah bujku dhe bariu, punëtori dhe intelektuali, feudali dhe tregtari, myslimani dhe i krishteri.

Në bashkimin e gjithë këtij “Konglomerati” social, në luftën për shqiptari, ndikuan idealistët kombëtar, ku rol të dorës së parë ka luajtur kleri e veçanërisht ai katolik.

Në këto përpjekje, Nikollë Kaçorrit i qëlloi të udhëhiqte popullin katolik të Arqipeshkvisë së Durrësit, me një shtrirje relativisht të gjerë që mori emrin Arqipeshkvia e Arbërisë, me qendër në fshatin Dilbnisht të Kurbinit.

Ideja e vjetër dhe e përhershme e Nikollë Kaçorrit ishte bashkimi dhe bashkëpunimi i tre komuniteteve fetare në realizimin e lirisë. Liria e shqiptarëve dhe çlirimi nga Turqia ishte feja dhe gjëja më e shenjtë për shqiptarët dhe ekzistencën e tyre. Ky klerik me zemër të madhe, luftoi gjithë jetën e tij, duke u tërhequr nga ky parim dhe ide themelore, si në planin politik, kulturor dhe atë të luftës për liri.

Në kushtet kur Perandoria turke ishte në momentet e fundit të ekzistencës së saj Shqipëria dhe shqiptarët u gjetën mes shumë zjarreve dhe në udhëkryq historik. Shpërbërja e Turqisë, shkëputja e Shqipërisë ndaj saj, rreziku i copëtimit nga fqinjët shovinistë sllavo-helenë. Situata komplikohej dhe nga interesat e fuqive të tjera evropiane, që kërkonin të ndikonin në formimin e hartës së re politike të Ballkanit. Ndaj celebrimi i Pavarasisë së Shqipërisë në këto kushte bëhej detyrë urgjente për patriotët shqiptarë.

Imzot Ndre Mjeda dhe Nikollë Kaçorri ishin ndër patriotët më kryesorë të përgatitjes së situatës për shpalljen e pavarësisë. Patrioti Abaz Çelkupa kujton:”Më 20 nëntor 1912, më dërguan dy telegrame ku më lajmëronte Ismail Qemali se më 21 nëntor do mbërrinte në Durrës. Po atë natë shkova tek Nikollë Kaçorri. U mblodhëm dhe afër mesnatës vendosëm që Stef Kaçulini do të dilte në pritje të Ismail Qemalit ndërsa ne të tjerët do merreshim me banesën dhe ushqimin.

Shtëpia e Nikollë Kaçorrit u përgatit dhe u bë shtëpia pritëse e I. Qemalit. Ismaili u prit me gjithë nderimet e duhura. Folën të dy për situatën e vendit dhe të Durrësit në veçanti. U mendua të mbahej një kuvend i zgjeruar për të bindur popullin pse duhet të ngrihej flamuri në Durrës. Durrësi ishte qendër sanxhaku, qendër konsullatash dhe një port me rëndësi dhe për këtë arsye u mendua që lajmi do hapej me shpejtësi në gjithë rajonin dhe në Evropë.

Mbledhja u bë në 22 nëntor dhe u drejtua nga Ismail Qemali. Mirëpo në sallë kishte shumë anëtarë të klubit xhonturk dhe përkrahës të despotit grek, Jakov. Ky i fundit tha para të gjithëve se ata njihnin vetëm flamurin anadollak dhe se ai ishte flamuri i shqiptarëve. . Kjo fjalë zuri vend dhe Ismail Qemali vendosi që flamurin ta ngrinte në Vlorë.

U zgjodhën delegatët nga klubi “Bashkimi” mbledhje që e drejtoi Nikollë Kaçorri. Aty u zgjodhën delegatët që do merrnin pjesë në këtë ngjarje madhore. Mbledhja u mbajt më 28 nëntor në Vlorë dhe në fjalën që mbajti Nikollë Kaçorri ishte kjo:”O flamur, o vdekje. Flamurin ta ngremë sot. Nëqoftë se do e lëmë për nesër të vdesim sot.

“Sot”,-I përgjigjet me lot në sy Ismail Qemali. Firma e parë në dokumentin e Pavarësisë është ajo e Nikollë Kaçorrit.

Kuvendi i Vlorës zgjodhi Qeverinë e Përkohshme me kryetar Ismail Qemalin dhe nëkryetar Nikollë Kaçorrin.

Gjatë qeverisjes së Vlorës pati suksese por lindën dhe shumë shqetësime sidomos pas emërimit të Esad Pashë Toptanit si ministër i brendshëm dhe i Luftës më 3 korrik 1913, marrëdhëniet me të cilin nuk qenë asnjëherë të mira. Interesat e grupeve të ndryshme që përbënin qeverinë e Vlorës si dhe rrymat përfaqësuese në Senat e në Qeveri, reflektonin jo vetëm shqetësime klasore të brendshme, por kondiciononin dhe pafuqitë e qeverisë për të kryer misionin kombëtar të qeverisjes së vendit.

Në mars 1913 Nikollë Kaçorri i paraqet me shkrim Ismail Qemalit dorëheqjen. Ishte një akt shumë i fismë por që nuk u mirëprit nga Ismail Qemali. Për shkak të interesave kombëtare dorëheqja e tij nuk u pranua. Nikollë Kaçorri mendonte se kufijtë vendosen jo vetëm me ec e jake diplomatike të Qeverisë. Qeveria e re dhe e dobët nuk mund t’i tregonte forcë Evropës, por nga ana tjetër populli me patriotët duhet të vepronin me forcë kundër inkursioneve të shovinistëve ballkanas. Ky kombinim sipas Kaçorrit s’do ta kompromentonte politikën diplomatike të qeverisë, por do e ndihmonte.

Në 17 dhjetor 1912 pas mbarimit të Luftës Ballkanike, Fuqitë e Mëdha u mblodhën në Londër për të diskutuar dhe vendosur mbi Ballkanin e ri, vendosjen e kufijve dhe krijimin e hartës së re politike atje. Esad Pasha i dorëzon Shkodrën Malit të Zi, më 12 prill 1913. Menjëherë Nikollë Kaçorri bën protestë në emër të Qeverisë, Konferencës së Londrës, duke i kërkuar fuqive të mëdha kthimin e Shkodrës në vartësinë e qeverisë së tij. Më 8 qershor 1913, Nikollë Kaçorri bëri një qarkore ku vihej në dukje mbrojtja e territoreve dhe bëhej e qartë se vendi ishte më në rrezik se kurrë.

Nikollë Kaçorri hodhi poshtë tentativën Serbo-Malazeze, për ta bërë Esadin princ të Shqipërisë së Mesme, dhe u konsiderua ky plan shkatërrimtar, jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë shqiptarët. Kaçorri hartoi dhe një qarkore tjetër, me tone të ashpra dhe paralajmëroi rrezikun që i kanosej vendit. Ai kërkoi që të shpallej botërisht nevoja e ruajtjes së Atdheut, si sytë e ballit. Në qarkore thuhej që të gjitha ceremonitë në kisha e xhamia të mbaheshin në shqip.

Duke pasur parasysh situatën e komplikuar, pas kthimit të delegacionit nga Londra, përçarja brenda qeverisë u bë evidente. Rryma kryesore antishqiptare e antiqeveritare ishte ajo e kryesuar nga Esati. Nikollë Kaçorri bashkë dhe me pak qeveritarë ka qenë kundërshtar pa ekuivoke i politikës esadiste, që në thelbin e saj ishte politikë kolaboracioniste në dëm të interesave kombëtare dhe në favor të interesave të tij për pushtet.

Ai i bëri thirrje popullit të ngriheshin kundër serbit për të të ndryshuar vendosjen e padrejtë të kufijve.

Por ngjarjet politike rrodhën si rrodhën me shqiptarët që gjatë gjithë historisë nuk janë marrë vesh kurrë me njëri-tjetrin dhe Fuqitë e Mëdha vendosën ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri.

Nikollë Kaçorri deri në fund të jetës së tij  u shqua për patriotizëm dhe dashuri të ethshme ndaj atdheut. Ndaj figura e tij është një nga më të rëndësishmet e patriotëve shqiptarë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre./Njekomb

Përmasat e vërteta të një burri shteti shqiptar. Çfarë nuk dini për qeverinë e Vlorës Read More »

Alarm: Kombinimi i këtyre frutave me njëra-tjetrin po shkaktojnë vdekje tek fëmijët

Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme për trupin. Ato e furnizojnë me një sasi të jashtëzakonshme të mineraleve dhe vitaminave dhe duhet të formojnë një pjesë të regjimit tuaj të përditshëm. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse i kombinoni disa fruta dhe perime së bashku, mund të krijoni një përzierje që potencialisht mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht për fëmijët.

Këtu janë kombinimet e frutave që nuk janë të këshillueshme:

Puding me banane
Kombinimi i pudingut dhe bananes do të dobësojë aktivitetin tuaj të trurit dhe gjithashtu do të ndikojë në sistemin tuaj të tretjes. Ky kombinim mund të shkaktojë një akumulim të toksinave të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë vdekjen tek foshnjat.

Portokall me karrota
Ky kombinim mund të shkaktojë urth kur konsumohet. Gjithashtu mund të dëmtojë veshkat tuaja siç tregojnë studimet.

Ananas me qumësht
Një përzierje me qumësht dhe ananas mund të shkaktojë një seri problemesh pasi nuk shkojnë mirë së bashku. Ky kombinim shkakton dhimbje abdominale, diarre dhe dhimbje koke. Me të gjitha këto probleme është e këshillueshme që mos t’i jepni këtë kombinim fëmijëve tuaj, pasi kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Papaja me Lemon
Konsumi i kësaj përzierjeje do të rrisë rrezikun e anemisë dhe gjithashtu ndikon në nivelin e hemoglobinës në gjak. Nuk është e mirë për fëmijët e vegjël.

Portokall me qumësht
Ju do të rrisni rrezikun që të keni probleme të tretjes kur konsumoni një përzierje të portokallit dhe qumështit. Nëse ju përzieni portokall me drithërat tuaja do të rrisni rrezikun për mostretjen e niseshtesë nga drithërat.

Perimet me fruta
Ju duhet të shmangni pirjen e frutave dhe perimeve së bashku. Sheqeri në fruta do të qëndrojë në zorrën tuaj për një periudhë të zgjatur kohe dhe zgjat më shumë për tu tretur. Ndërsa frutat mbesin në zorrë, ato do të thahen. Toksinat lëshohen në qarkullimin e gjakut e mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe dhimbje koke. Është e këshillueshme që të përzihen vetëm fruta së bashku.

Ju duhet të kombinoni fruta të ëmbla së bashku, si shalqi, banane, kumbulla, mollë. Përzieni fruta acidike si kivi, limon, rrush, portokall dhe boronica.
Ju gjithashtu mund të përzierni fruta gjysmë-acidike si luleshtrydhe, mango, mollë.

Frutat dhe perimet janë shumë të rëndësishme për trupin. Ato e furnizojnë me një sasi të jashtëzakonshme të mineraleve dhe vitaminave dhe duhet të formojnë një pjesë të regjimit tuaj të përditshëm. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse i kombinoni disa fruta dhe perime së bashku, mund të krijoni një përzierje që potencialisht mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht për fëmijët.

Këtu janë kombinimet e frutave që nuk janë të këshillueshme:

Puding me banane
Kombinimi i pudingut dhe bananes do të dobësojë aktivitetin tuaj të trurit dhe gjithashtu do të ndikojë në sistemin tuaj të tretjes. Ky kombinim mund të shkaktojë një akumulim të toksinave të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë vdekjen tek foshnjat.

Portokall me karrota
Ky kombinim mund të shkaktojë urth kur konsumohet. Gjithashtu mund të dëmtojë veshkat tuaja siç tregojnë studimet.

Ananas me qumësht
Një përzierje me qumësht dhe ananas mund të shkaktojë një seri problemesh pasi nuk shkojnë mirë së bashku. Ky kombinim shkakton dhimbje abdominale, diarre dhe dhimbje koke. Me të gjitha këto probleme është e këshillueshme që mos t’i jepni këtë kombinim fëmijëve tuaj, pasi kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Papaja me Lemon
Konsumi i kësaj përzierjeje do të rrisë rrezikun e anemisë dhe gjithashtu ndikon në nivelin e hemoglobinës në gjak. Nuk është e mirë për fëmijët e vegjël.

Portokall me qumësht
Ju do të rrisni rrezikun që të keni probleme të tretjes kur konsumoni një përzierje të portokallit dhe qumështit. Nëse ju përzieni portokall me drithërat tuaja do të rrisni rrezikun për mostretjen e niseshtesë nga drithërat.

Perimet me fruta
Ju duhet të shmangni pirjen e frutave dhe perimeve së bashku. Sheqeri në fruta do të qëndrojë në zorrën tuaj për një periudhë të zgjatur kohe dhe zgjat më shumë për tu tretur. Ndërsa frutat mbesin në zorrë, ato do të thahen. Toksinat lëshohen në qarkullimin e gjakut e mund të shkaktojnë dhimbje barku, diarre dhe dhimbje koke. Është e këshillueshme që të përzihen vetëm fruta së bashku.

Ju duhet të kombinoni fruta të ëmbla së bashku, si shalqi, banane, kumbulla, mollë. Përzieni fruta acidike si kivi, limon, rrush, portokall dhe boronica.

Ju gjithashtu mund të përzierni fruta gjysmë-acidike si luleshtrydhe, mango, mollë.

Alarm: Kombinimi i këtyre frutave me njëra-tjetrin po shkaktojnë vdekje tek fëmijët Read More »

Rasti “Babalja”, zbulohet skenari i inskenuar nga Partia Demokratike. Ekspertim zërit të dëshmitarit nga Novosela

Prej më shumë se 1 muaj dosja “Babale” vijon të mbetet peng nga drejtësia italiane, pasi autoritet nuk kanë sjëllë përgjigjen, por në Shqipëri anëtarët e grupit hetimor kanë të zbulojnë një skenar të mirëiskenuar nga segmente të caktuara të Partisë Demokratike.

Momentalisht prokuroria ka përfunduar fazën dokumentare të pyetjes së personave kryesore, përfshirë këtu dhe një 45-vjeçar nga Novosela e Vlorës, që është vetëofruar si dëshmitar, duke marrë ai autorësinë e audios.

Shumë shpejt zëri i tij do i nënshtrohet ekspertizës për të mësuar nëse është i njëjtë me atë të audios.

Siç raporton “Shqiptarja.com” banorit të Novoselës i është marrë zëri dhe se tashme janë tre zëra që do krahasohen me njëri-tjetrin. Pritet që në ditët në vijim prokuroria mund të kërkojë arrestimin e disa personave, për akuzën e “Krijimit të provave të rreme”, pasi nga hetimet ka rezultuar se gjithçka është iskenuar mbi një mashtrim.

Mashtrimi i “Babales”

Albert Veliu,që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, nuk ka gënjyer vetëm për paratë, trafikun e trogës, takimin me Agron Xhafën, por mashtroi dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë.

Mësohet se për arsye përfitimi monetar Albert Veliu ose siç njihet ndryshe si “Babalja”, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim.

“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”

Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore.

Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj.

Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

Rasti “Babalja”, zbulohet skenari i inskenuar nga Partia Demokratike. Ekspertim zërit të dëshmitarit nga Novosela Read More »