Këtë ka kuptuar Ermelinda nga Kuçova pas dy martesave të dështuara ndër vite. Në të dy rastet familja ka qenë “shkesi” i martesave të saj.
Megjithse kjo është thjesht një rastësi e fatit, babai i saj ndihet në faj. Vajza kishte ardhur tek “E diela shqiptare” në TV Klan për t’u dhënë një mesazh prindërve që të lirohen nga kjo barrë dhe se pavarësisht gjithçkaje ajo ndihet e lumtur.
Prej tre vitesh ajo jeton në Zvicër, vend i cili i ka ofruar mundësi të reja për të punuar e për ta parë jetën në një tjetër këndvështrim.
Duke qenë mësues me profesion, babai i saj Aliu nuk e ka patur të lehtë të pranojë faktin që vajza nuk vazhdoi studimet e larta dhe se bashkëjetesa i qëlloi dy herë me personat e gabuar. Përtej dëshirës së prindit për ta parë fëmijën të jetë i lumtur e të ecë përpara është edhe opinioni i zonës ku jetojnë ai që i vret vazhdimisht, shkruan E diela shqiptare.
Pasi mbaroi gjimnazin, 12 vite më parë, Ermelinda nuk dëshironte të vazhdonte shkollën e lartë megjithse babai i saj i lutej sepse dontë të vazhdonte në gjurmët e tij. Në moshën 19 vjeçare u fejua me shkuesi me një person që i’a sugjeruan prindërit.
Pas një bisede jo më shumë se 30 minuta dy të rinjtë i dhanë fjalën njëri – tjetrit dhe këtu nisi bashkëjetesa e tyre. Ajo shkoi të jetonte tek familja e të fejuarit dhe vetëm dy ditë më pas fillojnë sherret me vjehrrën.
“Një nuse duhet të ngrihet në mëngjes e ti bëjë kafen vjehrrit dhe vjehrrës. Një nuse duhet të lajë, të shplajë, të pastrojë e të kujdeset për shtëpinë”, kanë qenë fjalët tipike të vjehrrës së Ermelindës, si pikënisje për grindjet e vazhdueshme.
Megjithse bashkëshorti i kishte thënë që të mos u jepte rëndësi fjalëve të nënës së tij, ai u largua drejt Greqisë si emigrant dhe nuses së re i duhej të përballej çdo ditë me “tekat” e vjehrrës që i shtonte sulmet nga dita në ditë.
Ermelinda tregon se ajo bënte çdo përpjekje për t’a ulur, ofenduar dhe dekurajuar që të vazhdonte martesën. Gjërat arritën deri aty se vjehrra i thoshte “vizitohu sepse duhet të jesh e sëmurë me leuçemi që je kaq e dobët”.
Rezultatet e analizave duhej t’ia jepte vjehrrës për të provuar të kundërtën që nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Ajo kontrollonte telefonatat që Ermelinda bënte me bashkëshortin në Greqi, kontrollonte paratë që ai i dërgonte dhe duke parë se çifti i ri e mbante konstante lidhjen pavarësisht sulmeve, ndoqi taktikën tjetër.
Filloi t’i fliste keq të birit për nusen dhe ai fatkeqësisht besoi të ëmën. Rralloi telefonatat deri në heshtjen e plotë. Kështu u prish martesa e parë, pa i shijuar asgjë të bukur por vetëm grindje e intriga. Normalisht që prindërit e Ermelindës e përjetuan shumë keq këtë që i ndodhi vajzës së tyre por dy vite më vonë i sugjerojnë një tjetër person për të lidhur jetën.
Me keqardhje Ermelinda kujton se u përsërit e njëjta histori. “E meta e tij ishte sepse ai pinte alkool dhe luante bixhoz dhe kur e kam marrë vesh këtë më ka rënë si bombë”.
Të gjitha problemet dhe sfidat që u ishin dashur të përballonin ajo i ka hequr vetë dhe me ndihmën e familjes pasi bashkëshorti i dytë nuk kontribuonte në asgjë.
Pas 8 vitesh martesë duke provuar fatin sa në Shqipëri dhe jashtë saj, Ermelindavendosi t’i thotë “stop” vuajtjeve. Ajo kishte filluar ta donte atë person me gjithë të metat e tij por duke e parë se ai nuk kishte dëshirë të ndryshonte mori vendimin që të mos vuajë më as ajo e as familja e saj.
E ndërkohë që Ermelinda e ka kaluar tashmë këtë kapitull të errët në jetën e saj, ata të cilët ndihen në faj dhe ende nuk e mbledhin veten, janë prindërit e saj. Prindërit ndihen në faj që nuk kanë këmbëngulur që vajza të vazhdojë studimet e larta dhe mbi të gjitha që i kanë sugjeruar dy persona të cilët jo vetëm që nuk arritën të krijojnë një familje të shëndoshë por i morën disa nga vitet e rinisë vajzës së tyre.
“Unë vërtetë nuk vazhdova shkollën e lartë por kam vazhduar shkollën e jetës që ndonjëherë është akoma më e vlefshme. Më ka bërë kjo që unë jam sot. Nuk dua të shoh më lot në sytë tuaj sepse dhe në sytë e mi kanë mbaruar tashmë lotët. Unë e kam gjetur lumturinë e shpirtit tim dhe nuk dua të merakoseni për mua e të ndiheni fajtorë apo të dëgjoni opininonin publik. Ky ishte fati im. Unë prej një viti kam parë vetëm gjëra të bukura”, u ka thënë Ermelinda prindërve.
Betejën më të madhe çdo njeri e ka me vetveten për të kuptuar rrugën që të çon drejt lirisë personale, pa cënuar atë të tjetrit. Ermelinda ka krijuar “imunitet” ndaj opinionit të të tjerëve dhe këtë gjë kërkon që ta kenë dhe prindërit e saj. Në fund të fundit, si i thonë? Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë!
Të tjera detaje janë zbuluar pas sekuestrimit nga policia të një sasie parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.
Mësohet se mjeti ku i gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli italian se kishte dyshime se një automjet kishte brenda mallra të paligjshme.
Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.
Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale
Administrata e angazhuar me procesin e vettingut do të përjashtohet këtë vit nga pushimet e verës gjatë muajit gusht për shkak të rëndësisë së procesit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka për detyrë të kalojë në filtër të gjithë gjyqtarët e dhe prokurorët, do të qëndrojë në punë me ngarkesë të plotë me qëllim që procesi i shoqëruar deri tani me vonesa, të përparojë.
Mësohet se edhe gjatë këtij muaji KPK do të vijojë të zhvillojë seanca dëgjimore dhe të japë vendime në lidhje me hetimet që kanë zhvilluar për kandiadatët për organet e reja të drejtësisë, të cilët janë shortuar të parët për tu kontrolluar.
Kjo për shkak të rëndësisë që ka krijimi i KLGJ, KLP dhe KED pasi shumë prej emrave të cilët kanë kandiduar për këto organe janë rrëzuar të paktën në fazën e parë të vettingut duke pritur edhe vendimin që do të marrë Kolegji i Posacëm i Apelimit.
Përfundimi i vetingut dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë janë nënvizuar nga disa vende anëtare të BE, dhe së fundi edhe nga partitë gjermane, si një kusht me peshë në vendimin për hapjen e negociatave.
Deri tani filtrave i janë nënshtruar 15 gjyqtarë e prokurorë, kryesisht kandidatë për KLGJ, KLP dhe anëtarë të zgjedhur të KED nga të cilët 8 kanë kaluar më sukses ndërsa 6 të tjerë janë rrëzuar.
Në pritje këtë javë janë janë edhe vendimet për Gjyqtaren e Apelit te Vlorës Brikena Ukperaj dhe prokuroit të Shkodres Vat Staka të dy kandidatë për KLGj dhe KLP, të cilët e çojnë në 17 numrin e persona, shkruan Ora News.
Ngadalësia e procesit të vetingut ka lënë pezull ngritjen e institucioneve te reja dhe për më tepër është kusht edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.
Tri ditë më parë, partitë e koalicionit qeveritar gjerman, CDU/CSU e SPD propozuan në Bundestag miratimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë vetëm nëse do të realizojë disa kushte, ku prioritet është realizimi i Vettingut në një fazë të caktuar si dhe realizimi i Reformës Zgjedhore.
Një nga kushtet kryesore te rezolutës, ishte plotësimi e përfundimi i rivlerësimit të 57 gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritarë në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative.
Duket se dhe shqiponja e improvizuar me dy duart është një pjesë e bukur për tu ndjerë krenarë edhe në një vend të largët si Kanadaja.Jo vetëm shqiptarët po transmetojnë mesazhe me simbolin kombëtar të shqiponjës me duart e kryqëzuara por dyshojmë se ideja e ndërtimit të kësaj pjese në këtë kopsht botanik, duket se ka qenë e një shqiptari.
Kjo fotografi është një ndër pjesët e kopshtit më të madh botanik Montreal në Kanada i cili përmban një kompleks të bimëve nga e gjithë bota, me një temë të veçantë dhe shërben për të edukuar publikun në fushën e hortikulturës, si dhe për të ruajtur speciet bimore të rrezikuara.
Duket se dhe shqiponja e improvizuar me dy duart është një pjesë e bukur për tu ndjerë krenarë edhe në një vend të largët si Kanadaja.E gjith Bota e njeh dhe rrespekton simbolin tonë Kombtarë,Shqiponjën.
Prej shumë kohesh teza e çështjes pellazgjike po diskutohet duke pranuar apo kundërshtuar shume teori, por…
Kush janë pellazgët?
Kur kane jetuar ata?
Ke kanë lëne trashëgimtare?
Këto janë disa nga pyetjet qe përbejnë një debat shume shekullor, debat te cilit ne këndvështrimin tim po mundohem ti jap një përgjigje personale logjike, them logjike sepse, edhe referencat me te vjetra te filozofëve te lashtësisë nuk i kalojnë të 2500 vjetet. Problemi sot nuk qëndron me pohimet e këtyre filozofeve e shkronjësve të historisë se vjetër se sa me deformimet që u janë bërë shkrimeve te tyre gjate këtyre dy mijëvjeçarëve te fundit.
Ndaj, çdo kush që është i pasionuar për temën e historisë antike të kontinentit Evropian e ndjen lehtësisht praninë e këtyre deformimeve dhe në mënyrë po kaq të natyrshme i shmang këto deformime që kane ndodhur gjatë kohërave. Sot nuk vihet me në dyshim që civilizimi Pellazg ka qenë civilizimi qe ka paraprirë krejt qytetërimin evropian e si rrjedhoje edhe atë botëror.
Por, a kane te drejte shtetasit e qytetërimit evropian te quhen pasardhës te pellazgeve? Une mendoj se si linje gjaku, përgjigja është… Po! Siç do të shohim më poshtë do ta kuptojmë që e gjithë Evropa është krijim i të njëjtës shoqëri apo civilizim, kështu që, Evropianet mund të kenë të drejtë në aspektin e linjës së gjakut, por, pellazgët kishin edhe një gjuhë e një kulturë, kujtimi i së cilës ka humbur ndër popujt e Evropës. Të vetmit që mbartin trashëgimin e gjuhës dhe kulturës pellazge janë vetëm shqiptaret, por…
Si arritëm deri këtu? Dikush mund të thotë se po bie ne kontradiktë por, le të analizojmë paksa zanafillën e krijimit të bashkësive e me pas të shteteve Evropiane (pa përjashtim). Të dhënat me të vjetra ne i kemi nga 24 këngët e Iliadës dhe nga udhëtimet e Odisesut të trashëguara nga Homeri.
Me përfundimin e Luftës se Trojës, Enea Dardani u shpërngul drejt gadishullit Italik ku u mirëprit nga Latini dhe ku u perzie me bashkësinë Etruske, bashkësia Etruske qe civilizimi I pare ne Evropën Perëndimore e cila pas mberitjes se Eneas mori nje hov e zhvillim te rendesishem , nga i cili me vone linden qytete e perandori mjaft të rëndësishme ajo u bë zanafilla e qytetërimit latin prej të cilit u krijua Roma. Me logjike nuk vihet ne dyshim se Romaket qene vazhduesit e qytetërimit Etrusk qytetërim i cili u shkri me banoret vendas të gadishullit Italik pas mbërritjes nga Troja ne ketë gadishull.
Perandorët qe fuqizuan Romen dhe krijuan me vone disa Roma të reja ne Evrope ngriheshin ne fuqi me logjiken e pretendimit të fisnikërisë se tyre dhe trashëgimisë të gjakut Trojan. Kështu ne lindje të Evropës u krijua Perandoria e Romes se re, Rumelia apo siç njihet Perandoria Bizantine. Në veri lindje të Evropës pas dobësimit të Perandorisë Bizantine u ngrit dinastia Romanov apo ne shqip Roma e Re e kështu me radhe. Ky qe një përshkrim i shkurtër i asaj çka njihet deri më sot vetëm për tre mije vitet e fundit. Ama… Pellazget nuk kane jetuar vetëm në një periudhe të caktuar të historisë, ata kane qene ekzistent mijëra vite me herët duke trashëguar civilizimin, dijen dhe fuqinë e hershme antike. Gjetjet e shumta ne Egjipt ne Bosnje e ne krejt Mesdheun nuk mund të anashkalohen pa një lidhje me njëra tjetrën.
Udhëheqësit e mbretërive apo të perandorive të kohëve antike kishin të njëjtat dije dhe të njëjtën trashëgimi e, edhe pse shpesh udhëhiqnin popuj të ndryshëm nën komandën e tyre.
Keshtu, faraonet ne EGJYPT nuk kishin të njëjtën linje gjaku me shumicën e popullsisë vendase. Shumëllojshmëria e racave të ndryshme jo vetëm ne EGJYPT por dhe ne vende të tjera të zhvilluara të asaj kohe, diku shumice diku pakice, udhëhiqej nga e njëjta linje gjaku e asaj Pellazge. Jeta është lëvizje dhe ndryshim i përhershëm. Ky postulat i më të diturve të këtij planeti është një fakt i vetëtuar qe herët.
Po kështu këto 2500 vitet e fundit një lëvizje e tille është e dukshme ne mbare planetin tone, në çdo luftë që behet djegia apo vjedhja e bibliotekave e arkivave është prioriteti i parë. Dija dhe evolucioni i kohërave ne ketë mënyrë ‘’humbasin’’ apo konservohen për një pakice qe mundohet të dominoje çdo gjë. Shpikja e religjioneve gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit është një tjetër mision ne mbylljen e mendimit apo dijes njerëzore. Përndjekjet e ‘’heretikeve’’ nuk kane qene të pakta dhe të vetmin faj qe ata mbartnin ishte dija e tyre, gnosticizmi i tyre. Këto lëvizje e përndjekje kanë lënë një gjurmë jo të vogël edhe tek popujt ballkanik e me se shumti tek shqiptaret të cilët ne një farë me mënyre janë copëtuar ndër vete duke krijuar kështu nga ky copëtim Ballkanin dhe shume shtete të tjera ne Mesdhe.
Po simbolika a na tregon dicka? Cfarë mund të jetë simboli shqiponjës dhe i gjarprit ne antikitet? Simbolet e Pellazgeve janë Gjarpri dhe Shqiponja. Gjarpri është mishërim i njerëzve me prejardhje tokësore kurse shqiponja i atyre me prejardhje qiellore apo yjore. Nga kjo kuptojmë se mundësia e mbërritjes se pellazgeve ne tokë nga yjet apo planetët fqinje nuk është e pamundur dhe që, duke u kryqëzuar me vendasit kane krijuar një bërthame të re popullsie. Iliret njihen sot botërisht qe janë paraardhësit e Shqiptarëve, por… Nga vjen emërtimi Ilir? Me e kuptueshmja dhe e besueshmja nder studiues e albanologe, ky emër vjen nga emri Yll, Ili ose Eli qe sipas dialektit të atëhershëm apo, të shqipes se hershme,u krijuan emrat e yllenjve apo ilireve. Po ashtu edhe Elin apo Helen nen kupton po diellin apo nje yll ,pra kemi të bëjmë me të njëjtin grupim njerëzish qe dhe pse të ndare ne disa fise përbenin të njëjtin qytetërim arkaik. Iliret janë popull autoktone të cilët janë shkrire e kane jetuar ne të njëjtën kohe me pellazget. Kane pasur një afërsi shume të madhe mes tyre dhe një bashkëpunim sikur të ishin nje trup i vetëm dhe kishin një shtrirje prej Adriatikut e deri ne detin Mesdhe.
Pellazget kane populluar apo mbretëruar të gjithë mesdheun, lidhjet me të forta mes tyre ishin jo vetëm me Iliret por dhe me Trakët, Daket, Epirotët, Thesprotët etj.
Gjuha e folur por dhe e shkruar mendohet të ishte e njëjta dhe pse me disa dialekte të ndryshme. Kjo gjuhe sot si nje arkiv i gjallë trashëgohet vetëm nga Shqiptaret, gjuhet e tjera qe fliten ne krejt Evropën dhe pse ‘’gabimisht ‘’ quhen indoevropiane janë gjuhe qe kane evoluar nga Shqipja e hershme ose me baze rrënjën e kësaj gjuhe.
Faqet e humorit zgjedhin të përcjellin diçka ndryshe nga ajo që raportohet në media. “Memet” nuk kanë kursyer të vënë në lojë politikanët shqiptarë, si Meta, Berisha, Rama etj.
Fotot e mëposhtme janë një nga eksodet e shqiptarëve këto 30 vitet e fundit. Them një grimë pasi arshivat e internetit janë plot.
Shkruan Ilir Levonja
Aktualisht gati 40% e jona jetojnë jashtë vendit. Përfshi këtu edhe popullin në ndarjet territoriale shqiptare. Dhe akoma kërkojnë të ikin. Një detaj është fakti se vetëm vitin e kaluar për Lloton amerikane ishin rreth 350 dhe 000 aplikantë.
Sot një Shqipëri e madhe dhe akoma me një ekonomi informale, me borxhe publike 80 miliardë euro, o se 72% e prodhimit, ka harruar të kaluarën. Eshtë në një konflikt të opinionit midis shtetit dhe shoqërisë. E gjitha për mos pranimin e refugjatëve të Mesdheut. Ose ato që vijnë nga lindja për shkak të luftës civile dhe të gabimeve në politikat ekonomike. Shkurt për një jetë më të mirë. Shteti megaloman kërkon të mbyllë barrën e borxhit publik.
Kurse opinioni sulmon për të fituar elektorat, duke përmendur asimilimin e të tjerëve nga soji dhe mendësia e atyre që hanë fara luledielli. Eshtë thjesht një relalitet që ka nevojë për humanizëm, pasi historia jonë është gjithnjë një eksod me zi se ky i sirianëve që ikin nga lufta.
Akoma më lakonike kur i trajtojnë me kronika lypsarësh, kjo pjesë sociale e lindjes, si të suksesshme, kur totalisht jemi të shitur tek fondamentalizmi islamik aq sa sot një shqiptar i besimit islam nuk asnjë ndryshim luku nga ai i afgan. Kur jemi të shitur në zyrat elektorale të erdoganit, si ai ministri i Koosovës, që është i shqetësuar për vënien në kandar të humbjes së Erdoganit. Hapini dyert sirianëve të të tjerëve, është koha e globalizmit. Hapini ashtu si bota na i hapi neve.
Në këtë pjesë të katërt të intervistës me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit, rezident në Paris, Hasan Luçi përshkruhen aktet terroriste që ballisto-zogistët e arratisur kanë kryer brenda Shqipërisë kur u hodhën si diversantë. Luçi është mjaft i besueshëm në ato që thotë, pasi flet me shifra dhe fakte që nuk i kundërshton dot. Këtu do të flitet edhe për një nga përpjekjet më të guximshme të agjentëve për të vrarë Enver Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë komuniste.
Është një nga historitë sa të pabesueshme aq edhe e panjohur që kam dëgjuar në jetën time si gazetar. Është historia e Avdyl Banushit, atij ballistit të arratisur që hodhi bomba në ambasadën tonë në Romë. Një nga veprimtarët më aktivë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Por edhe një trim i tërbuar dhe i paepur nga Golemi i Gjirokastrës. Kulmi është se kjo histori ka ndodhur gati një dekadë më përpara se të zbarkonte banda e Xhevdet Mustafës.
Ishte Avdyl Banushi që ka qenë shumë më pranë se paraardhësit dhe pasardhësit e tij terroristë për të vrarë Enver Hoxhën. Kjo ka ndodhur në vitin 1974, pikërisht kur Shqipëria kremtonte 30-vjetorin e çlirimit të vendit. Askush nuk mund ta merrte me mend, se pikërisht për të ndenjur para tribunës në atë ditë, ishin nisur që nga Nju Jorku një grup diversiv antikomunist, i kryesuar nga Avdyl Banushi. Ai dhe shokët e tij kishte mbërritur me bomba në xhep te Parku Rinia, madje kishin zënë strehë pikërisht në një apartament në bodrumet e pallateve të Shallvareve.
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Luçi, është folur vazhdimisht se bandat diversioniste që hidheshin nga jashtë, kanë kryer edhe akte terroriste. Mund të na përmendni se ku konsistonin këto akte?
– Po ata për terrorizëm vinin këtu. Në atë kohë ata kryen disa akte terroriste si vënie zjarri në naftë në Kuçovë, djegie kooperativash, vënie zjarri shtëpive të rinisë, djegie banesash të patriotëve kooperativistë etj. Në këtë luftë pati sukses loja e zhvilluar me anën e Frontit të Rezistencës dhe amnistia e vitit 1949, megjithëse në veri kjo nuk dha rezultatet e pritura. Kështu në vitin 1951 veprimtaria e bandave të armatosura arriti kulmin, një pjesë e të cilave ishin të përbëra me diversantë të jashtëm, që së bashku organizuan 135 aksione si vrasje, plaçkitje, djegie, propagadë, spiunazh etj.
Në fakt në 1950 kishte 114 banditë, nga të cilët 30 diversantë të ardhur nga jashtë, kurse në 1951 vetëm UDB- a dërgoi 450 diversantë. CIA dërgoi bandën e Curr Pajës nga Greqia. Kështu më 1951 vepronin mbi 475 banditë, prej të cilëve një pjesë ish diversantë të ardhur nga jashtë dhe pjesa kryesore banditë që vepronin nga brenda. Por si rezultat i masave të marra u kryen operacione spastrimi në të gjithë vendin dhe u asgjësuan 144 banditë. Për të përtërirë bandat e dëmtuara që pësuan në vitin 1951 edhe në 1952 spiunazhet e huaja vazhduan hedhjen e bandave diversioniste.
Në 1952, pasi veproi nën urdhrat e anglezëve deri në 1951, A. Zogu vihet në lidhje me drejtuesit e ClA-s dhe vuri në dispozicion të saj njerëzit e tij më të besuar Zenel Shehun dhe Halil Branicën, të cilët më 1 maj 1952 u futën në Shqipëri, ku u kapën menjëherë dhe pasi u mësua misioni i tyre e planet e anglo – amerikanëve, u bë objekt i lojës “Liqeni i Vajkalit” vazhduar nga Sigurimi i Shtetit për 17 muaj rresht. CIA i dha përparësi bazave në Greqi në atë kohë.
Lojat me spiunazhet e huaja ishin suksese të punës vetëmohuese të shumë punonjësve trima legjendarë të Sigurimit të Shtetit e të mbështetjes së fuqishme nga masa e popullit. Edhe në vitin 1953 nën diktatin e huaj, reaksioni i jashtëm bëri edhe një përpjekje për aktivizimin e bandave duke dërguar kriminelin e njohur Hamit Matjani e grupe të tjera diversioniste. Për të parë se si dëgjohej në Shqipëri radiopërhapja e CIA-s në ishujt Kalasinia (Greqi) në vitet 1952 – 1953, një zbulues anglez kujton se anijet e CIA-s e SIS-it bënin disa udhëtime nga Greqia deri në kufirin jugosllav me diversantë brenda për të dëgjuar transmetimet në gjuhën shqipe dhe për të njoftuar për efektin e tyre.
– Pas viteve ’90 është bërë i njohur se ka pasur një plan për të vrarë Enver Hoxhën në mesin e viteve ’70. Pse dështoi ai plan?
– Nuk ka pasur vetëm një plan, por disa. Enver Hoxha ishte i pari që ishte në krye të listës për t’u vrarë. Po le të shikojmë planin për të cilën më pyetët. Ishte nëntori i vitit 1974. Shqipëria komuniste kishte kohë që priste të festonte me madhështi 30-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Më së shumti ajo atmosferë ndjehej te banorët e kryeqytetit, të cilët prej ditësh mbushnin gjatësinë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të parë provat e përgatitjes së kuadrateve me ushtarakë që do të demonstronin para Enver Hoxhës në ditën e 29-të të muajit, e cilësuar si dita jubilare e çlirimit.
Në vëmendjen kryesore, ku rrinte dhe komisioni i përgatitjes së paradës së madhe, ishte pikërisht tribuna madhështore e ndërtuar prej më se 10 ditësh para hotel “Dajtit’, mbi të cilën në ditën e caktuar do të dilte Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe udhëheqësit e tjerë. Aty ishte menduar të bëhej një masakër e paparë ndonjëherë për të vrarë jo vetëm Enverin, por edhe të tjerët që ndodheshin në tribunë…
– Si e morët vesh planin e atentatit kundër Enver Hoxhës?
– Ua kam thënë dhe nuk është sekret se Sigurimi ynë ka pasur bashkëpunëtorët e vet në çdo organizatë e grup të mërgatës politike të shqiptarëve të arratisur, duke filluar nga ata ekonomikë, kosovarë dhe nga njerëz me të vërtetë atdhetarë që u dhimbsej me të vërtet populli i tyre. Më 30 prill 1974 unë mora informacionin se “Fronti i rezistencës kish marrë vendim që ai vit të ishte viti i aksioneve konkrete në Shqipëri ku të angazhoheshin të gjithë luftëtarët e lirisë.
Pikërisht aty u mor një vendim për të kryer detyrën më speciale që mund të ishte kryer ndonjëherë deri në atë moment. Të eliminohej fizikisht Enver Hoxha. Dhe më e veçanta akoma ishte se për atë detyrë nuk u caktuan njerëz të përgatitur në shkolla të rastit, por u caktuan pesë djem të fuqishëm me në krye siç dhe e kemi përmendur Avdyl Banushin.
– Ky ishte ai që hodhi bombën në ambasadën tonë në Romë?
– Dora vetë. Ai ishte autori i eksplozivit që ishte vënë në ambasadën tonë pak muaj më parë si merrej ai vendim ashtu siç do të bënte mbi ambasadën tonë në Itali apo të përsëriste aktin terrorist mbi ambasadën tonë në Paris. Avdyl Banushi ishte shumë i vendosur dhe i betuar për të realizuar detyrat. Ishte aktiv dhe i rrezikshëm. Kishte dhe një nuhatje natyrale të madhe, pra ishte i zgjuar. Është e çuditshme se si u bë armiku ynë ky njeri.
Gjatë luftës kishte qenë me rininë e Ballit, e arrestuan gjermanët dhe e çuan në kampin e shfarosjes në masa në Dakau. Nuk e di si shpëtoi dhe u kthye në Shqipëri. Pastaj u arratis… Me një fjalë ai së bashku me shokët bëheshin kamikazë të vërtetë. Por kjo gjë ishte shqetësuese pasi siç e shikon kishe të bëje me një njeri që e kishte ndarë mendjen për ta kryer me doemos atë akt. Unë dija që ishte nga Golemi i Gjirokastrës dhe në kohë të luftës kishte qenë me rininë balliste.
Pas çlirimit kishte qenë për shumë vite i dënuar në burgun e Burrelit. Por dija se kishte qenë shumë i papërkulur dhe nuk bënte as një kompromis për të lehtësuar veten. I ofruam të bëhej bashkëpunëtor i yni dhe t’ia lehtësonim dënimin, por ai nuk pranoi. Këta njerëz kur u ngarkon detyra bëhen shumë të rrezikshëm. Avdyl Banushi kishte hyrë shumë herë në Shqipëri dhe ishte kthyer shëndoshë e mirë. Madje pak para se të merrej ai vendim, pra punë muajsh ai kishte hyrë në Shqipëri. Kishte ndaluar në shumë rrethe dhe kishte aktivizuar të gjithë elementët e vet.
Kishte shkuar në Gjirokastër, Vlorë, Dukat, Fier, madje edhe në fermën Çlirim ku kishte qenë dikur i internuar në atë zonë, Durrës, Tiranë, Macukull të Burrelit dhe pastaj kishte dalë sërish jashtë kufirit. Ai kishte baza jashtë shtetit dhe brenda Shqipërisë. Jashtë shtetit kishte te shqiptarët e arratisur. Në Shqipëri kishte baza tek familje të pakënaqura nga regjimi. Në Lushnjë kishte bazën “GODO”. Në Durrës ishte baza “CERLOI”, në Tiranë ishte baza “BINERI”. Madje në bazën “Bineri” që i përkiste familjes së Sami Binerit, u formua dhe dega “Fronti i Rezistencës” për Tiranën, madje aty do të strehoheshin edhe më mbrapa kur donin të vrisnin Enverin.
– Cili ishte aksioni i Sigurimit të Shtetit për të penguar vrasjen e Enverit?
-Ka qenë një punë e jashtëzakonshme. Unë për vete kam kaluar momentet më të rënda të jetës sime. Nuk ishte e thjeshtë. Përfytyro ç’mund të bëjë CIA sot në qoftë se rrezikohet jeta e Presidentit Trump apo ç’mund të bëjë KGB-ja për Presidentin Putin etj. Neve na rrezikohej udhëheqësi më i shtrenjtë të cilit i ishim mirënjohës për gjithë ato vepra që kishte bërë për vendin dhe popullin. Më dilte gjumi natën. Nuk ngopesha me frymë. Mendoja se pavarësisht se do të merrnim masat më ekstreme, por po të mos ia arrinim dot ta mbronim. Po sikur të ndodhte…?! Ky tmerr u shtua më tepër kur u informuam se për këtë mision ishte marrë edhe miratimi i amerikanëve.
– Pse kishin edhe amerikanët dijeni për këtë akt?
– Po. Sekretari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Mexhit Dibra u takua me majorin Tomas Smith dhe i bëri të qartë planin ku mori edhe miratimin e tij. Unë mësova se majori Smith u kishte thënë se siguria e Enver Hoxhës ishte perfekte, por Mexhiti i ishte përgjigjur se ky aksion ishte marrë përsipër nga Avdyl Banushi të cilin ata e njihnin shumë mirë madje dhe e kishin paralajmëruar të mos hidhte më eksploziv në ambasadat shqiptare në Europë, pasi ishin akte terroriste. Kështu që si mësova edhe këtë miratim të fundit mua s’më ngelej gjë tjetër, por të mbaja në vëzhgim Avdylin në të gjitha lëvizjet e tij. Ndërkohë që informova Tiranën.
– Si mbikëqyrët ju operacionin apo aksionin e Banushit?
– Unë njoftova Tiranën. Kam njoftuar direkt Kadri Hazbiun, ndërkohë që detyrë tjetër kisha të ndiqja objektivin në të gjithë lëvizjen e tij dhe të mbaja në korrent Kadriun me anë kodesh të shifruara. Ka qenë 20 nëntor 1974 kur unë mora sinjalin se ata u nisën nga SHBA-ja. Ndërkohë që mësova mbërritjen në Prevezë të Greqisë. Dy ditë më mbrapa pikërisht në 22 nëntor mora sinjalin se mbërritën në Çamëri. Unë pas çdo informacioni i raportoja Tiranës. Në të vërtetë sipas informacionit që kishim siguruar për planin e lëvizjes së tyre prisnim që ai të futej nga “Kepi i Stillos”.
Për këtë njoftuam dhe ajo zonë siç mësohet u bë “blind”. Madje për parantezë po të them se edhe vetë Avdyli kur ka dhënë në vitin 2002 një intervistë deklaron se kur erdhi në Çamëri dhe u ngjit malit të Stillos kishte vënë re brenda tokës shqiptare lëvizje të shumta ku kishte kuptuar saktësisht se përkëtej kufirit ishte dhënë informacioni për të. Ai ishte bindur se ishte në vëzhgim prandaj bëri të pamundurën për t’i humbur atij që ndiqte lëvizjet. Kështu ndërroi planin e lëvizjes gjë që kush mund të informonte nuk dinte për çfarë.
– Dhe më tej, si hynë dhe nga hynë ata në Shqipëri?
– Ndërsa prisnim të hynte në “Kepin e Stillos”, arritëm të merrnim informacionin se hynë në zonën e minoritetit të Sarandës. Pas kësaj nuk mësuam dot asgjë derisa hyri në Tiranë. Kur ai mbërriti në Tiranë, menjëherë morëm sinjalin “Hyri”. Menjëherë njoftova Kadri Hazbiun.
– Si është e mundur që nuk e ndoqët dot brenda territorit shqiptar?
– Unë sapo thashë se ai ishte shumë i zgjuar dhe si mësoi se ndiqej gjë që e pa sa hyri në Shqipëri ai mundi t’i fshihte mirë gjurmët. Kjo bëri që të shpëtonte dhe pavarësisht se nuk e kreu dot misionin arriti të kthehet shëndoshë e mirë në Paris dhe Nju Jork. Më mbrapa, pas viteve 90, kur kam takuar Avdylin dhe atëherë si u kthyen pas misionit të pakryer kam mësuar se ai si kishte hyrë në kufirin shqiptar kishte mbërritur në fshatin Aliko të Sarandës.
Kanë fjetur në atë fshat te djali i njërit prej anëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që ishte dhëndëri i Kryetarit të Kooperativës me profesion shofer. Të nesërmen të ndihmuar nga i zoti i shtëpisë ku kishin bujtur, i çoi deri në Gjirokastër. Prej andej me autobus arritën që në mbrëmje të shkonin në bazën e tyre te Shallvaret që i raportova unë Kadriut. Vetëm kur u kthyen nga Shqipëria, unë mësova se ata kishin qenë në familjen “Bineri”. Udhëtimi i tyre sigurisht kishte qenë i vështirë pasi informacioni ishte dhënë i saktë.
– Pse dështoi atentati?
-Natën e fundit të paradës tribuna e saj u largua nga vendi që ishte montuar prej dy javësh para hotel ‘Dajtit’ dhe u vendos para Kryeministrisë. Si nuk u kap dot Avdyli, ata mësuan se ishin në kërkim madje siç më ka thënë edhe pak kohë para se të vdiste, pothuajse ishte zbuluar se kur u kthye në shtëpi ku kishte bujtur, mësoi se roja që kishin lënë kishte parë njerëz të dyshimtë që ai besonte se ishin të sigurimit që vrojtonin me vëmendje. Kështu që reaguan menjëherë. Nga baza “Bineri” në mesnatë përfunduan në Ndroq pikërisht në familjen “Mancaku”.
Prej andej ai ishte rikthyer të nesërmen në Tiranë nëse mund të kryente misionin e dytë të hidhte eksploziv në Ambasadën Kineze. Siç më ka thënë kohët e fundit si shkoi te Ambasada e Kinës pa se ishte gardh me policë, pasi ishte përballë RTSH-së dhe shumë institucioneve. Kështu që ishte larguar pa kryer asgjë. Ishte lidhur me shefat e tij dhe i dërguan mjet nënujor për ta rimarrë në bazë.
– Po pastaj ku shkoi dhe si veproi?
– Mundi të fshihet mirë. Nuk u mësua asgjë. Unë ngela te momenti që është në Tiranë dhe është te Shallvaret dhe kaq. Vetëm pasi u rikthye në bazë unë munda të mësoja atë çka kishte ndodhur. Vetëm dy muaj më mbrapa si dështoi me misionin e parë për vrasjen e Enver Hoxhës dhe hedhjen e eksplozivit në Ambasadën Kineze, madje si kishte shpërthyer dy ambasadat tona në Paris dhe në Itali, Avdyl Banushi u përgatit të hynte sërish në Shqipëri.
Këtë herë do të hidhte në erë bustin e Leninit dhe të Stalinit. Por këtë herë ishte një kombinacion agjenturor ai që bëri që Avdyli të arrestohet i gjallë. Kjo u arrit nga zbuluesit tanë në Amerikë. Unë e kisha shumë të vështirë ta gjeja se isha në Francë. Atë kombinim e organizoi Rezidenti i Sigurimit në Amerikë, Sokrat Çomo, i cili ishte prezantuar si diplomat pasi ishte në OKB.
– Më thatë se jeni takuar me të pas vitit 1990, madje dhe kini pirë kafe me të. Si ishte komunikimi midis dy armiqve të dikurshëm?
– Jam takuar tre-katër herë pas 90-s me të e kemi pirë kafe te Sheshi Shopen, aty prapa Institutit të Arteve. Mund të them se ishte një takim normal. I hapëm kartërat. Kur i thashë se në radhët e tyre ne kishim agjentët tanë, filanin e filanin e filanin, ku merreshin vendimet më të rëndësishme,ai vuri duart në kokë. Edhe ai që e solli këtu kur e arrestuam ishte agjenti ynë.
Mirëpo vija re se nuk kishte asnjë shenjë pendese. Prapë po të jem në ato kushte, ashtu do të veproja, më tha. I kishte mbetur vetëm një peng i madh: Gjatë viteve kur kishte punuar si agjent i amerikanëve ai paguhej mirë dhe dollarët i kalonin në një bankë atj. Ishin 150 mijë dollarë. Priti t’i merrte kur doli nga burgu pas 90-s, por nuk i mori kurrë. Madje nuk i dhanë as vizë të shkonte as në Amerikë, dhe as në ndonjë vend tjetër. Vdiq në mjerim aty pas disa viteve…