Aurora

Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di para se të bëhet krimi, shumë shpejt do kemi rezultate

Dosja e bujshme e vrasjes së Azem Hajdarit ka marrë tjetër kthesë pas ekstradimit të ish badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhisë i dënuar me 25 vite burg, si pjesëmarrës në atentatin ndaj demokratit. Por, një nga shumë emrat, të cilët ish-kryeministri Berisha i ka lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ka qenë edhe Skënder Gjinushi.

“E keqja është që gjyqin e bëjmë rrugëve, apo nëpër media. Gjyqet bëhen në gjykata, andaj është e rëndësishme t’i lëmë ato të flasin. Por, një nga rezultatet e para është rihapja e kësaj dosje. Dhe ka shpresë që do të ketë rezultat, sepse tashmë ka rënë ai presion politik, veçanërisht nga krahu ai atij që leh më shumë në këtë drejtim,” shprehet Gjinushi,

Pyetjes së Tirana Today, se përse ish-kryeministri Berisha nuk ka dëshmuar asnjëherë para Prokurorisë, Gjinushi përgjigjet:

“Akoma nuk jeni mësuar ju me Berishën, ka 27 vjet që nuk ka lënë njeri pa akuzuar, krim pa e ditur. Ai e di para se të bëhet krimi. Berisha nuk ka lënë njeri pa akuzuar, asnjë akuzë pa lëpirë, pra sipas rastit, ashtu e hedh edhe vallen. Është njeriu më delirant, më shpifës, më deformues i çdo të vërtete.” tha Gjinushi.

Sipas mediave, Skënder Gjinushi është një nga emrat i cili pritet të dëshmojë në sallën e gjyqit.

“Boll llomotitën apo shpifën kushdo qoftë e bëri këtë krim. Ja ku është drejtësia, të ringrihet, të vendoset në bazat që duhet dhe atje gjithkush të thotë fjalën e vetë. Pasi kjo është një ndër çështjet që duhet zbardhur përfundimisht. Po ashtu edhe disa nga skandalet më të mëdha që kanë ndodhur ndër vite”,përfundon Gjinushi.

Vrasja e Azem Hajdarit, i ashpër Skënder Gjinushi: Sali Berisha e di para se të bëhet krimi, shumë shpejt do kemi rezultate Read More »

Shpërthen juristi: E papranueshme të shesë moral një President i korruptuar në palcë dhe një kryeministër bandit! Të ngrihemi!

Juristi Romeo Kara ka shpërthyer në thirrje dëshpëruese, përballë pakteve monstruoze të klikës mafioze.  Kara shkruan se është e papranueshme  të shesë moral “një president i korruptuar deri në palcë, te shoh në televisionin për të cilin une paguaj taksa, të më shitet moral nga nje ish kryeminister bandit, që të gjykohem nga gjykata ordinere ku militojnë ushtaret e korruptuar të ketyre dy sojsezëve”.

Postimi i plotë i Romeo Kara:

Kurre nuk ia kam leshuar litarin vetes ne angazhimet publike, pervecse kur kam pasur bindjen e plote se kontributi im ka qene i nevojshem dhe i dobishem.

Duke pare se Shqiperia po copetohej me copa te medha nga klanet politiko-mafioze, duke pare se organet e drejtesise ishin ne unison me keto klane, apo te pafuqishem perballe tyre, une me iniciativen time vendosa perballjen me to si dhe rrezimin e qellimit te tyre, qe te pakten ne nje rast, ishte marrja ne pronesi, fare pa punuar, thjesht duke mashtruar, tere sistemin energjetik shqiptar.

Edhe pse investigimet e mija jane mese te plota, edhe pse u respektua cdo procedure ligjore, edhe pse une mora totalisht mbi vete riskun per cdo gje, prokuroria, gjykatat dhe politika, ne dukje ne heshtje, por poshte ne dakortesi te plote midis tyre, po mundohen te mos lejojne vendosjen e drejtesise dhe arrestimin e merituar te Berishes, Metes, Rulit, Nepravishtes, si dhe te bashkepunetoreve te tyre, ne vjedhjet, shperdorimet, korrupsionin, mashtrimet dhe shkeljet e shumta ligjore, me pasoja katastrofike ndaj vendit.

Eshte e turpshme, e shpifur dhe e papranueshme, qe une si nje qytetar i devotshem i ketij vendi, qe e kam dashur dhe e dua kete vend, qe kam respektuar sa kam mundur ligjet e tij, te drejtohem nga nje president i korruptuar deri ne palce, te shoh ne televisionin per te cilin une paguaj taksa, te me shitet moral nga nje ish kryeminister bandit, qe te gjykohem nga gjykata ordinere ku militojne ushtaret e korruptuar te ketyre dy sojsezeve dhe te shoh pambarimisht lojen e ricklikimit te se keqes, qe na ka mberthyer dhe na ka marre te shkuaren, te tashmen dhe nuk eshte cudi edhe te ardhmen.

Nese prokuroria dhe gjykata e kane ndare mendjen, qe do te vazhdojne ti sherbejne Saliut, Ilirit & Company, atehere une i siguroj se nuk kam ndermend te terhiqem, te behem humbes apo protagonist i kauzave te humbura, por do ti drejtohem zgjidhjes perfundimtare te vendosjes se drejtesise, asaj te protestave.

Keta sojseze jane trima e te sigurte, persa kohe guximi yne per te drejten tone eshte me i paket se guximi i tyre per ruajtur padrejtesite e tyre.

Une i drejtohem cdo shqiptari te ndershem qe te mos prese me drejtesi nga politika apo protagonistet e kesaj padrejtesie 28 vjecare.

Eshte idjotizem te presim qe kriminelet te vendosin drejtesi ndaj vetes se tyre.

Drejtesia do vije kur ne te cohemi, ti nxjerrim nga zyrat tona dhe nga pronat e vjedhura kriminelet, dhe pa asnje meshire ti cojme aty ku e kane vendin.

Kjo diktature e krimit duhet te marre fund, haka te shkoje tek i zoti, dhe shpirterat tane te qetesohen me vendosjen e drejtesise, qetesia dhe shpresa per nje te ardhme me te mire, te begate dhe pa armiqesi, te kthehen dhe se bashku me to edhe dinjiteti i humbur i shqiptarit.

I drejtohem shqiptareve te diaspores: ju jeni pjesa me vitale e ketij vendi.

Ju i keni te hapura syte tashme dhe jeni ne gjendje ta ndani demagogjine nga e verteta.

Ju nuk e shisni shpirtin, voten, protesten dhe te ardhmen per nje vend pune.

Ju duhet te merrni iniciativen e riberjes se Shqiperise.

Jo rastesisht juve nuk ju lejojne te votoni edhe pse jeni shumica.

Jo rastesisht jemi ne kete gjendje pasi ju si pjesa me vitale jeni te perjashtuar nga vendimmarrja politike dhe ju kane lene te drejten vetem te dergoni ketu reminitancat.

Cohuni dhe caheni kete erresire idjote qe ka mbuluar kete vend, merrni ne dore fatet e tij, largoni te keqen prej tij dhe instaloni praktikat e mira te botes ne te!

Atdheu eshte amanet i te pareve tane dhe ne nuk duhet te lejojme me tej shperberjen morale te tij e cila gjithmone pasohet edhe nga shperberja e vete Atdheut.

Shpërthen juristi: E papranueshme të shesë moral një President i korruptuar në palcë dhe një kryeministër bandit! Të ngrihemi! Read More »

Faktet me të vërtetë të habitshme që ndoshta nuk dinit për Angela Merkel

Angela Dorothea Kasner, e njohur si Angela Merkel, lindi në Hamburg në Gjermaninë Perëndimore më 17 korrik 1954. Trajnuar si fizikante, Merkel hyri në politikë pas rënies së Murit të Berlinit në 1989. Duke u ngritur në pozitën e kryetares së partisë së Bashkimit Kristian Demokratik, Merkel u bë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe një nga figurat kryesore të Bashkimit Evropian, pas zgjedhjeve kombëtare të vitit 2005.

  1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.

  2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.

  3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer.

  4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.

  5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.

  6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.

  7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.

  8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.

  9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.

  10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.

  11. Është e gjatë 165 centimetra.

  12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.

  13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.

  14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.

  15. Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.

  16. Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.

  17. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.

  18. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.

  19. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.

  20. Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.

  21. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.

  22. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.

  23. Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.

  24. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.

  25. Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.

  26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.

  27. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.

  28. Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.

  29. Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.

  30. Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.

  31. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.

  32. -Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.

  33. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.

  34. Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian demokratëve të rivotonin Helmut Kohl

  35. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.

  36. Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.

  37. Maj 2012 – fitorja e Holland në Francë dhe një humbje e vogël në zgjedhjet lokale gjermane ishin shenjat e para të një sulmi frontal ndaj Merkel.

  38. Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.

  39. Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.

  40. Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë cilësuar Merkel me Hitlerin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.

  41. Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.

  42. Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.

44. Koktejli i saj i preferuar është whisky me qershi

Faktet me të vërtetë të habitshme që ndoshta nuk dinit për Angela Merkel Read More »

Këto zona të Shqipërisë do “notojnë” në ujë sot, madje priten dhe stuhi!

Si do te jete moti sot? Sipas parashikimeve edhe ditën e premte datë 29 qershor  moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës dhe sërish  mesdita do të rikthejë  rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Kurse era do të jetë  me drejtim jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë i forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat  malore 11/20°C; Zonat e  ulëta 16/26°C; Zonat bregdetare 17/26°C.

Këto zona të Shqipërisë do “notojnë” në ujë sot, madje priten dhe stuhi! Read More »

Gazeta belge: Kujt i përkasin 3.5 milionë euro të fshehura në Toyota

Policia shqiptare ka interceptuar një sasi rekord parash, me 3.5 milionë euro të fshehura në makina të përdorura që vinin nga Belgjika. Zbulimi u vë fundjavën e kaluar në portin e trageteve në Durrës, ku u ndalua një kamion që vinte nga Bari i Italisë me nëntë makina të përdorua në bord: një Alfa Romeo, një Opel dhe shtatë Toyota Yaris.

Në njërën prej këtyre të fundit u gjetën katër çanta plot me para, saktësisht 80 mijë franka zvicerane dhe 3 366 800 euro.
Dokumentet e makinave thonë se ishin blerë përmes një firme në Aachen të Gjermanisë. Por manaxheri i kompanisë nga Shqipëria deklaroi se ato vinin nga Belgjika dhe se ai ishte kujdesur vetëm për letrat.

Blerësi është një kompani makinash me qira në Tiranë, e cila drejtohet nga dy kushërinj shumë të dyshuar. Alfred Vladi (33 vjeç) është kapur më parë për mashtrim me makinat në Francë, ndërsa Elvis Vladi (38) është dënuar para dy vjetësh nga një gjykatë në Britani për trafik kokaine.

Dyshohet se paratë vijnë nga banda që u gjykua në atë kohë. Ajo drejtohej nga Gentian Cuka, me bazë në Londër, dhe mendohet të ketë qenë aktive në Belgjikë e Holandë.

Sipas ndërmjetësit gjerman, i cili thotë se nuk di asgjë për paratë, kjo ishte hera e katërt që ai kishte ofruar transport makinash për kushërinjtë Vladi, por nuk dihet nëse makinat vinin gjithmonë nga Belgjika. Zbulimi i parave ndërkohë ka çuar në katër arrestime, ndërsa kushërinjtë janë ende në kërkim.

*Shkrim i publikuar nga gazeta belge në faqen e saj online./Het Laatste Nieuws

Gazeta belge: Kujt i përkasin 3.5 milionë euro të fshehura në Toyota Read More »

Drejtësia në kolaps, 11 kryetarë gjykatash që duhen zëvendësuar

Megjithëse 11 kryetarëve të gjykatave u ka mbaruar mandati, ata kërkojnë të qendrojnë në detyrë, ku kanë depozituar me shkrim kërkesat e tyre në Këshillin e lartë të Drejtësisë (KLD).

Në shkresë thuhet se gjyqtarëve u ka mbaruar mandate, ndërsa për 11 kryetarë mandate përfundon pas 6 muajsh.

KLD-së i janë hequr kompetencat për të kryer zëvendësimet , për faktin se duhet të krijohet KLGJ-ja, gjë e cila ka future në ngërç gjykatat dhe pritet të çojë në kolaps edhe sistemin e drejtësisë.

Kryetarë të gjykatave që u ka mbaruar mandati:

Artan Çupi-Kryetar i Gjykatës së Matit (11.10.2013)

Kastriot Selita-Kryetar i Administratives Tiranë (28.10.2013)

Fuat Vjerdha-Kryetar i Apelit në Shkodër (17.01.2014)

Entela Prifti-Kryetare e Apelit në Korçë (17.01.2014)

Dritan Banueshi-Kryetar i Apelit në Gjirokastër (17.01.2014)

Alma Liçaj-Kryetare e Apelit në Vlorë (17.01.2014)

Petrit Çeno-Kryetar i Apelit në Durrës (11.04.2014)

Halil Vani-Kryetar i Gjykatës në Dibër (11.04.2014)

Altun Çela-Kryetar i Gjykatës në Sarandë (28.25.2014)

Sandër Simoni-Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda

6 mujorin e dytë të 2018 u mbaron mandati 11 kryetarëve të gjykatave;

Agron Vavla-Kryetar i Gjykatës në Berat (30.06.2014)

Erjol Rroshi-Kryetar i Administratives në Tiranës (07.07.2014)

Alma Kolgjoka-Kryetare e Gjykatës së Krujës (11.07.2014)

Esmeralda Çeka-Kryetare e Gjykatës në Lushnje (23.07.2014)

Admir Belishta-Kryetar i Gjykatës në Korçë (23.07.2014)

Entela Shedula-Kryetare e Gjykatës në Kavajë (11.07.2014)

Roland Japuaj-Kryetar i Gjykatës në Fier (23.07.2014)

Jona Qeleshi-Kryetare e Gjykatës në Durrës (17.10.2014)

Alfred Gjoni-Kryetar i Gjykatës së Kurbinit (17.10.2014)

Arben Zefi-Kryetar i Gjykatës në Shkodër (17.10.2014)

Skënder Haluci-Kryetar i Gjykatës në Vlorë (17.10.2014)

Drejtësia në kolaps, 11 kryetarë gjykatash që duhen zëvendësuar Read More »

Nuk ka lidhje shkrirja e akujve në Antarktidë me ngrohjen globale! Diçka shumë e rëndë është zbuluar

Në një prej sipërfaqeve akullnajore që po shkrin me shpejtësi në Antarktidën Perëndimore fshihet një sekret që nuk ka të bëjë me ngrohjen globale. Sipas mediave të huaja një burim i konsiderueshëm nxehtësie vullkanike është konstatuar nga studiuesit në këtë zonë.

Ishulli akullnajor Pine është një nga më të prekurit nga shkrirja. Copa të mëdha janë shkëputur prej tij që prej vitit 2000. Më e madhja është një ajsberg sa sipërfaqja e Uashingtonit, që u shkëput në shtator të vitit të kaluar.

Sakaq rrymat e ngrohta oqeanike shihen si shkaku kryesor për shkrirjen e akullit, por në këtë rast shtohet edhe nxehtësia që vjen nga poshtë tij, konstatohet në një studim të publikuar në gazetën “Nature Communications”.

Zona e Antarktidës, ku ndodhet ky ishull, shtrihet mbi një vargmal të krijuar si pasojë e aktivitetit vullkanik. Studime të mëparshme kanë treguar se shpërthimi i fundit në këtë zonë ka ndodhur 2200 vjet më parë.

“Zbulimi i vullkaneve nën shtresën akullnajore të Antarktidës do të thotë se ka burim shtesë nxehtësie që shkrin akullin dhe shton rrymat e ngrohta në oqean”, thotë Karen Heywood, profesoreshë në Universitetin e Anglisë Lindore, në Noruiç.

E sipas studiuesve, ky vullkan ndodhet 50-250 metra nën nivelin e oqeanit dhe ka kapacitet sa gjysma e vullkanit aktiv Grimsvötn në Islandë.

Nuk ka lidhje shkrirja e akujve në Antarktidë me ngrohjen globale! Diçka shumë e rëndë është zbuluar Read More »

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës.

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës.

Bregdeti i jugut është kthyer një atraksion turistik mjaft të preferuar për turistët e huaj dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat në rritje të numrit të turistëve.

Gjeografia e vendeve nga vijnë turistët është zgjeruar tashmë dhe jugun e vendit e vizitojnë turistë nga Italia, Belgjika, Finlanda, Danimarka, Hungaria, Polonia, Anglia, Izraeli etj.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spilleja, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea./atsh

Anija turistike “Marina” me 313 turistë të huaj në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Himarës. Read More »