Aurora

Salianusi i tregon Grigjës emocionet me Toyota “Yaris”!

Salianusi shkoi sot në Kuvend me një Toyota ‘Yaris’. Në fakt ishte aventurë e fortë pasi askush nga grupi parlamentar nuk kishte një të tillë. Të gjithë fillonin me Benz, BMW, e lart.

Ja si ja rrëfeu Salianusi, Grigjës,  aventurën e gjetjes së Toyota “Yaris”.

“Pas shumë kërkimesh pyeta Mzatin në Kamëz. E kisha fiksim që do shkoja me “Yaris” në Kuvend. Ishte ide shumë origjinale. Ma futi në mendje Strazua, por dhe mua më ngjiti shumë.

Mzati u tregua i gatshëm. Vetëm atë Strazon mos ma sill këtu se i thyj turinjt tha. Njof nja dy dibranë që i blejnë kot këto Toyotat. Nja dy herë ua japin dashnoreve në përdorim. Eja merr një.

Dhe ashtu bëra. Shkova në Kamëz, takova Mzatin në Kafe ‘England’ dhe aty një nga ata të kafes, u tregoi se njifte një dibran tjetër që blente Toyota “Yaris” për qejf.

-E kena komisionerin tone,- i tha Mzati na e jep ai.

Kur shkuan tek ai dibrani nuk e gjetëm. Ka disa ditë që nuk është dukur,- tha roja, por meqë jeni me zotin Mzati merreni një makinë dhe silleni prap.

Ashtu bëmë.

Toyota ishte e lezetshme. U mësova shpejt t’i jap, dhe pashë që kishte boll hapësirë brenda. Harxhonte pak dhe ishte me amortizim të mirë edhe pse e përdorur.

Pastaj ndalova tek Strazua që kishte printu ca euro fallco në disa çanta letre dhe i futa në makinë.

Kur zbrita para Kuvendit fluturoja nga gëzimi. Isha në qendër të vemendjes.

Pastaj hyra brenda dhe ndodhi ajo që ndodhi. Befas Lulit i erdhi një mesazh sapo u ngrit Taulanti të fliste dhe doli jashtë. Desha të dija dhe unë por ma bënë me shenjë që nuk është bojkot por Luli ka një punë.

Pastaj filloi të më bjerë një telefonatë e panjohur.

I shkruajta jam në Kuvend mos më shqetëso.

-Jam ai i Toyota “Yaris”- tha. Ai që është në foto me Lulin tek zyra e PD. Toyota që ke marrë është e vëllait tim. Të lutem ktheje shpejt se ma kërkon policia për eskpertizë.

Ishte e pabesueshme. Kisha marrë fiks një nga Toyotat e atij që kishte sjellë ‘Yarisin’ me 3,7 milionë.

Dola me vrap jashtë të takoja Lulin t’ia thoja që është i yni.

Ai kishte ikur në SHQUP. Kur arrita aty e gjeta duke pa Taulant Ballën në televizor. Në krah ishte Strazua që po i tregonte kush ishte ai që kish dalë në foto. Ishte një ditë e paharruar. Për pak hyra në histori”.(tema)

Salianusi i tregon Grigjës emocionet me Toyota “Yaris”! Read More »

Mbani të qeshurën! Ky fshat në Shqipëri po merr vëmendje shumë periudhën e fundit, ja pse

Toponimet e vendeve janë gjithnjë interesant nëse merren për studim apo nga rrënja që krijon emrin e tyre.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka disa fshatra me emra nga më të çuditshmit dhe nuk është për t’u habitur duke parë tranzicionin politik dhe historikun nëpër të cilin kanë kaluar territoret shqiptare.

Shpesh, këto fshatra kanë bërë bujë në rrjetet sociale me emrat e tyre.

Por, së fundmi, është një fshat në Shqipëri që po merr vëmendje.

Bëhet fjalë për fshatrin “Gruemirë”, që duket se e ka kuptimin “grua e mirë”

Mbani të qeshurën! Ky fshat në Shqipëri po merr vëmendje shumë periudhën e fundit, ja pse Read More »

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin

Vepra e disa shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon…

-Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

-Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.

-Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu.

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin Read More »

Deputetja që ngriti në këmbë sallën e Kuvendit!

Deputetja e PS, Tatjana Nurçe Piro, ditën e djeshme ka ngritur në këmbë sallën e Kuvendit. PS-PD e LSI u bënë bashkë në seancën e djeshme plenare kur Nurçe u kërkoi të mbanin një minutë heshtje për viktimat e pafajshme të Çamërisë në përkujtim të datës 27 qershor, e cila njihet si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët grekë ndaj popullsisë çame.

“Sot jam këtu për të folur së pari si një grua që i përkas shqiptarëve të Çamërisë, si deputete që përfaqësoj PS dhe gjithë popullsinë çame. Po flas për të nderuar e kujtuar ditën e genocidit ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë.

27 qershori është dita kur të gjithë ne kujtojmë të parët tanë, që u masakruan dhe u vranë: pleq, plaka, fëmijë, nga forcat fashiste të Napolon Zervës. Ata ishin njerëz të pafajshëm që jetonin në vatrat e tyre të stërgjyshëve si popullsia më e vjetër në Europë. Gjithmonë kanë luftuar për liri e dinjitet”, tha Nurçe duke u ndalur edhe te bisedimet me Greqinë, tani që ka përfunduar edhe raundi i tretë i tyre mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati e homologut të tij grek Nikos Kotzias.

“Ne çamët besojmë se Shqipëria do dijë të negociojë me dinjitet e pa çeduar me palën greke, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për çështjen çame e bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh deputetja e PD ndërsa i ftoi të gjithë të mbanin një minutë heshtje.

“Është në nderin tonë, në këtë rast të mbajmë një minutë heshtje për të gjithë viktimat e pafajshme të Çamërisë.”

Tatjana Nurçe, deputetja e Lushnjes është vajzë e dy prindërve emigrantë çamë dhe është nënë e dy djemve çamë. Ky gjest i deputetes së PS u vlerësua së tepërmi nga publiku i cili ndoshta priste që këtë ta bënin deputetët e PDIU.

Deputetja që ngriti në këmbë sallën e Kuvendit! Read More »

Këto gjëra të çmendura i bënte vetëm ‘mbreti’ më i madh i drogës

Pablo Escobar është ‘mbreti’ më i madh i drogës që bota ka parë ndonjëherë. Emri i tij është sinonim për Kokainë & Kolumbi, dhe sot ne do t’ju tregojmë disa gjëra të ‘çmendura’ të cilat mund të mos i dini për të!

I lindur më 1 dhjetor, 1949, në Antioquia, Kolumbi, Pablo qysh si fëmijë vendosi se ishte i destinuar për madhështi duke iu thënë njerëzve madje edhe si fëmijë se një ditë do të bëhet president i Kolumbisë.

Në fillim ai shiste gurë varresh, të cilët i vidhte, ua fshinte gdhendjet dhe më pas i rishiste ata. Ai pastaj filloi të kontrabandonte gjithçka, derisa një ditë e kuptoi se mënyra më e mirë për të arritur madhështinë që e dëshironte së fëmijë ishte të merrej me kokainë.

Më pas, gjithçka që ai bëri mundësoi që Pablo të bëhej një legjendë. Dhe me lansimin e serisë së re të Narcos në Netflix, ne vendosëm që ta bëjmë këtë artikull dhe t’ju tregojmë disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni ditur për Pablo Escobar.

Këto janë 14 faktet për Pablon që Gazeta Express i sjell sot për ju:

Pablo shpenzonte rreth 2,500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij.

Ai i fshihte paratë e tij në mure, bodrume dhe vende të tjera. Tani imagjinojeni nëse një shtëpi merrte flakë, ai do të humbte 100 milionë dollarë brenda pak minutash. Çdo vit për shkak të ndodhive të tilla natyrore si përmbytje, zjarr, minj e të tjera, ai do të humbte 1 miliard dollar. Vetëm minjtë ia hanë gjysmën e tyre!

Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane, dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që t’i digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri!

Frika e tij më e madhe ishte ekstradimi për të dhe për narkot e tij, kështu që ai i ofroi shtetit të Kolumbisë që t’ia paguante kredinë kombëtare, që ishte 10 miliardë dollarë në atë kohë. Shteti refuzoi

Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si “Plato O Plomo”, që nënkupton “pranoje ryshfetin, ose përballu me plumbat”.

Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për bombardimin e World Trade Center më 1993.

Ai bleu një aeroplan privat për t’i kthyer paratë e tij në Kolumbi. Aeroplani mund të mbante rreth 100 milionë dollarë për një udhëtim. Kështu, ai bleu një ishull duke u kthyer në mënyrë që aeroplani të mund të rimbushej me karburant. Ai më pas e transformoi ishullin në një parajsë për të dhe miqtë e tij të drogës!

Escobar ishte përgjegjës për 80% të shpërndarjes së kokainës në gjithë botën. Pothuajse e gjithë kokaina në SHBA vinte nga dikush që e blinte atë nga ai ose nga rrjeti i tij. E njëjta gjë ndodhte në Evropë.

Pavarësisht mënyrave të tij të dhunshme për të marrë fuqinë që donte, ai shihej si Robin Hudi modern në mesin e të varfërve. Ai ndërtoi spitale, shtëpi, shkolla, kisha dhe shpesh iu jepte para njerëzve të varfër.

Kur ai ishte i ri, Pablo ishte një fëmijë shumë ambicioz; ai iu thoshte shokëve të tij se do të bëhej milioner deri në moshën 22 vjeçare. Ai madje dëshironte të bëhej President i Kolumbisë. Ai dështoi në dëshirën e tij të dytë, pasi u bë vetëm kongresmen për pak derisa iu desh të largohej për shkak të presionit politik

Ai filloi karrierën e tij kriminale në moshë të re, duke shitur gurë varresh të cilëve ua fshinte gdhendjet dhe i rishiste. Më vonë ai filloi të kontrabandonte cigare dhe tiketa të rrejshme të llotarisë.

Mes tjerash, ai fitoi 100,000 dollarë pasi kidnapoi një ekzekutiv të qytetit Medellin qysh në moshë të re.

Pablo Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial, një ministri të drejtësisë, një gjenerali, më shumë se 1000 policëve dhe 200 gjyqtarëve.

  1. Edhe pse Forbes provoi t’ia llogariste pasurinë, djali i tij Juan Pablo Escobar tha: “Forbes po gënjen. Forbes s’mundet dhe kurrë s’do të ketë qasje ose mundësi t’i rishikojë librat e kontabilitetit të mafiozëve për të llogaritur pasurinë e tyre, madje as afër nuk janë me llogaritjet e tyre”. Forbes pati
    thënë se Pablo kishte rreth 50 miliardë dollarë pasuri.

Këto gjëra të çmendura i bënte vetëm ‘mbreti’ më i madh i drogës Read More »

Tashmë u zbulua gjithçka! Vendimi i marrë sot do prekë të gjithë shqiptarët që udhëtojnë nga Rinasi

Qeveria shqiptare ka kërkuar rishikimin e tarifave që koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës u vendos kompanive të fluturimit.

Televizioni Klan ka mësuar se me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë, Autoritetit të Aviacionit Civil i është deleguar kompetenca për të kontraktuar një ekspert financiar, i cili do të bëjë vlerësimin e pavarur ekonomik dhe më pas rishikimin e kontratës koncesionare.

Raportohet se konsulenti do të krahasojë fitimet e kompanisë që ka operimin e aeroportit me skenarin bazë të fitimeve që ka patur në kontratën e firmosur me qeverinë shqiptare, si dhe do të analizojë çmimet që u vendos palëve të treta firma koncesionare.

Analiza do përfshijë edhe krahasimin e tarifave të Aeroportit të Tiranës me aeroportet e rajonit, për të parë nëse reflekton një nivel të drejtë të tyre.

Në përgjegjësi të ekspertit të pavarur është dhe vlerësimi i mënyrës se si është zbatuar kontrata nga të dyja palët: shteti dhe koncesionari.

E në total konsulentit do t’i jepen 290 mijë dollarë për të bërë analizën brenda 4 muajsh, e në bazë të konkluzioneve të tij do të ndryshohet kontrata.

Kjo e drejtë i lind palës shtetërore në bazë të nenit 19.4 të kontratës me Tirana International Airport, i cili sanksionon se në bazë të rezultateve të ekspertit, palët do të amendojnë kontratën për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të koncesionit në përputhje me praktikën më të mirë të kësaj industrie.

Fakti që kërkesa për rishikimin ekonomik të koncesionit po bëhet nga autoritetet shtetërore, dëshmon se vetë qeveria është e pakënaqur me mënyrën se si po e zbatohet kontrata nga kjo kompani.

Disa të dhëna zyrtare të publikuara pak ditë më parë nga Tv Klan tregojnë se aeroporti i vetëm i Shqipërisë ka tarifa 2 deri në 3 herë më të larta se rajoni, fakt i pranuar ky edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Këto tarifa i bëjnë çmimet e biletave për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon dhe sipas të dhënave, kompania koncesionare përfiton 25 % të çmimit të biletave.

Tashmë u zbulua gjithçka! Vendimi i marrë sot do prekë të gjithë shqiptarët që udhëtojnë nga Rinasi Read More »

Ky është zbulimi më i madh i botës myslimane

Një kopje e lashtë e Kur’anit e gjetur në Universitetin e Birmingamit mund të ketë qenë e Abu Bakr, një prej të parëve myslimanë në botë.
Datimi me radiokarbo, kur u krye, gjeti fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, duke rritur kështu mundësinë që të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit që ekziston.Jalam bin Huvareib, drejtor i Fondacionin për Studime Islamike “Rashid Al Maktoum” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish – me më shumë gjasa nga vetë Abu Bakr.

Ky është zbulimi më i madh i botës myslimane Read More »

Kritike Elvira Dones: Kullat e famshme, restorantet e luksit u bëjnë karshillëk plakave të gjora me tufa preshi në duar

Nuk e kam haberin nga urbanistika e as nga arkitektura. Por si çdo njeri qe heraheres vjen ne Shqiperi nga dispora (tanto disprezzata e a volte sfruttata solo a fini elettorali e per la maggior parte resa ridicola.
Shkruan Elvira Dones

Kur nuk u shkojme “pas midese” etiketohemi si “nave, partiake” e keshtu me radhe…). Ia lejoj vetes te them dy fjale, edhe se e di fare mire qe jo vetem do bien ne veshe te shurdhet, por do sulmohem me lehtesi me leksikun me te ulet, me ate lehtesi e keqdashje tipike te Ballkanit.

I dituri o “i padituri” e nxjerr koken si struci nga “rera”(ose fshihet pas postimeve publike te te tjereve) shpesh i shtrenguar nga hakmarrja qeveritare e atyre qe kane gurin dhe arren ne dore.

Kullat e famshme, restorantet e lluksit ndertuar per nje pakice te majmur, u bejne karshillek lypsareve qe i gjen ne çdo cep te Tiranes se Rilindjes, plakave te gjora me tufa preshi ne duar, shkollave pa ngrohje, pallateve te regjimit te dikurshem, dale brinjesh e mbi te cilat askush nuk ve dore. Ashtu siç askush nuk ve dore mbi mizerjen e Bibliotekes Kombetare, qe here digjet e here permbytet nga ujrat e librat katandisen te thahen ashtu si munden, varur telave e mbajtur me kapse si tesha te ricikluara.

E meqe tregun e Gabit e pata vizituar disa here, e kam te pamundur te mos e shoh ate biblioteke si nje shembelltyre te skenave te Gabit, ku e vetmja menyre qe me vjen ne mend, mes trishtimit qe na kap, tek e shohim ate vend te çoroditur, te lodhur, te zemeruar e shpesh te frikesuar nga hakmarrjet of the men in power – sepse njerezve pa perkrahje u fluturon vendi i punes, shantazhohen nga hakmarrja e pushtetit:

Ne njerezit e kote te diaspores shihemi thjesht si naive a budallenj te mirefillte te indroktinuar (nje zot e merr vesh nga kush) per mendjelehtesi, apo sepse jemi nel “libro paga” te forcave “antishqiptare”)…Kjo eshte “etiketa” qe na vene me “nonchalance” punetoret e “palodhur te Rilindjes te cilet po e varrosin vendin perfundimisht; kjo eshte perparesia absolute: mbyllja e sqepave tane nga njerezit e Rilindjes. Dhe nese ky eshte pogresi qe qeveria aktuale trumbeton me te madhe, atehere edhe nje i paditur nga arkitektura i ben disa pyetje vetes. Siç pyes veten, ne keto jave te nxehta te debatit mbi çeshtjen e teatrit.

Te tjera kulla kercenuan e kercenojne t’i vihen teatrit pas shpine, pa denjuar asnje dialog te hapur e konstkruktiv: ta bejne teatrin nje xhuxh qe gati-gati tolerohet, duke ua shitur komunitetit artistik e qytetar si nje arritje te shkelqyer te cilen ata njerez – aktore, regjisore e punonjesit e skenes – s’paskan “tager” ta kuptojne sepse: “te perçare, qe s’arrijne te shohin me larg hundes se tyre te “pasofistikuar”, te cilet nuk e kuptojne por sillen si femije (sipas Rilindjes se famshme), ne token qe me ligj atij teatri i perket.

Shpiken projekt-ligje qe anashkalojne e dhunojne fet e fet, me arrogacen e ketij establishmenti te frikshem çdo rregull te kushtetutes se vendt. Ndaj jam me aktoret, regjisoret, tekniket e skenes teatrale. Kane solidaritetin tim me te sinqerte si qytetare e ati vendi.

Mosvjedhja e ati trualli e rindertimi apo rikonstuktimi i godines ekzistuese i nje teatri dinjitoz ne te njejtin truall, me nje rindertim te godines aktuale, te modernizuar, ne respektim te hapesirave ekzistuese, amplifikimit te tyre ne te mire ne dobi te shfaqejeve artistike te punonjesve te teatrit e te nje tradite shume vjeçare, do te ishte zgjidhja, ne mbrojtje te e nje tradite prej shume dekadash. Kaq kisha, si nje njeri te cilit vendi jo vetem i dhemb, por e shoh te perhumbur.

Kritike Elvira Dones: Kullat e famshme, restorantet e luksit u bëjnë karshillëk plakave të gjora me tufa preshi në duar Read More »