Aurora

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret!

Kisha pushimet, hoqa të gjitha portalet politike, nuk lexova asnjë lajm politik, kam ndjekur botrorin pothujase cdo ndeshje. Rilexova poezite e Salaman Ruzhdies, pata dhe nja dy libra të tjerë me vete por nje mut i lexova se nuk te linte birra dhe oqeani. Kisha dëgjuar nëpërmjet statuseve të miqëve për teatrin, për aktorët e shitur, për ata që po i lepinë bythën pushtetit, për ata padinjitet etj etj.
Shkruan Ilirjan Blloshmi

Për sa kohë kam qënë në Shqipëri unë kam qënë një vizitor i regullt i Teatrit. Nuk linja pothujase asnjë shfaqie pa parë, teatri më dhimbset, aktorët i dua, pavarisht se kush janë ata, me cfarë merrem ata, nuk më interson nëse janë të Lulit, të Edit, të Erionit apo të dreqit a shejtanit.

Sot jetojmë në një epokë jashtëzakonisht të materializuar, ku nëvoja shpirtërore është në limitet e saj. Përreth nesh ka shumë zhurma, aq shumë sa nuk na lejon, të dëgjojmë as të vërtetën dhe nevojat tona më të thella. Në gjithë këtë xhahamallahi lexon cdo gjë të mundshme, nga një grup që nuk ja kanë habarin fare teatrit, që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Janë këta që kur ishin në shkollë, të vetim instrumet që kishin të preferuar ishte zilja e shkollës. Sot për teatrin proteson Besjan Pesha, ish drejor dhe hajdut i LSI-së. Protestojnë rrogëtarët e Ervin Salijanit, i cili ka dy breza që pasurohet në kurrizin tonë, vjedh pasuritë tona. Sot kanë dalë disa “filozofë” që Mul Noka paguan të sulmojnë aktorët që janë me Veliajn.

Lexova një” filozof” që thoshte se Arben Derhemit, Velija i ka premtuar një hyrje, një dyqan tek kulla, që do ndërtohet tek Teatri. Nëse kjo është e vërtetë hallall ta ketë Arbeni. Unë e kam parë Arben Derhemin të ushqet tek mencat e qytet studenti. Nuk e kam parë as me ML, as me BMW, por e kam parë të udhetojë më urban madje dhe me abone. Sepse në këtë vend kurvë sundojnë kopilat, që janë produkt i kurvezimit të politikës. Hidhni një sy deklaratave që bëjnë politkanët për pasurnë e tyre. Një hyrje për dashnoren që kan kur janë në pushtet, një hyrje për dashnoren kur janë ne opozite dhe një hyrje ku kanë gratë dhe fëmijët. Nëse vërtë Veliaj ju ka premtuar hyrje aktorëve aty, hallall e ti gëzoni. Vërjani kazmën asaj godine. Fundja më mirë një shtëpi për Arben Derhemin që na jep kënaqesi kur ngjitet në skenë. Sesa një shtëpi për Greta Kocin. Më mirë një shtëpi për Altin Bashën që është një nga regjizorët më të mirë që këmi aktualisht. Sesa një shtëpi për Gugunë. Më mirë një shtepi për Alfred Trebickën sesa një shtëpi për cdo dashnore ministri apo kryetari bashkie.

Më mirë një shtëpi për aktorët sesa një shtëpi për dashnoret! Read More »

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna një zyrtare të lartë, pasi e njëjta dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 nga burimet merr vesh se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyqi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka pezulluar zyrtaren në fjalë.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte ndjekur vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse që ndodhi në Bruksel, ndiqni lajmet qendrore në Televizionin 7, në orën 19:30.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT’it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion

Zbulohet emri i zyrtares së lartë të Ministrisë së Arsimit që u “kap” duke vjedhur në Bruksel Read More »

Sa muaj i mirë do jetë korriku për ju! Këto 4 shenja do jenë më të lumturat, kjo është e sigurt

Nëse mendoni se gjërat nuk ju kanë shkuar mirë, mos u shqetësoni, muaji tashmë ka mbaruar dhe korriku është një mundësi e re për të filluar çdo gjë në mënyrën më të mirë.

Është e rëndësishme të dini se çdo gjë ka një zgjidhje në jetë dhe se kurrë nuk duhet ta humbisni dëshirën për të ecur para.

Katër shenjat që do kenë një korrik ndryshe nga çdo muaj tjetër.

Luani

Nëse keni lindur nën shenjën e Luanit duhet të mësoni të identifikoni mundësitë që ju janë paraqitur. Ky muaj vetëm sjell lajme të mira për ju, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse mund të humbisni gjithçka. Çdo gjë varet nga ju!

Virgjëresha

Personat e shenjës së Virgjëreshës gjithmonë janë karakterizuar si më të gëzuarit e zodiakut, por deri tani ky vit nuk ka qenë shumë i këndshëm  për ta. Janë bërë pjesë e disa gjërave mjaft të komplikuara, por gjithmonë janë zgjidhur. Mos u shqetësoni, jeta ju jep testet sepse e di se ju jeni një person i fortë dhe ju do të dini se si t’i përballoni ato. Muaji korrik do të ketë gjëra shumë të mira për ju, do ta shihni!

Demi

Muaji korrik sjell lajme pozitive për Demin. Ky vit ka qenë më i miri për këtë shenjë të zodiakut dhe muaji i korrikut nuk do të bëjë përjashtim. Gjithçka varet nga ju dhe mundësitë që mund të zbuloni.

Binjakët

Binjakët (ashtu si Luanët) do të kenë një mundësi shumë të mirë në këtë muaj që nuk mund ta humbasin. Muaji i korrikut është më i miri për Binjakët dhe nga ky moment, viti 2018 do të jetë i shkëlqyeshëm.

Sa muaj i mirë do jetë korriku për ju! Këto 4 shenja do jenë më të lumturat, kjo është e sigurt Read More »

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi

Mund të jemi ndër 3 vendet e fundit të Europës sa i përket zhvillimit ekonomik, por Shqipëria ka një tregues me të cilën konkurron ekonomitë më të pasura të botës: çmimi i naftës.

Referuar Global Petroleum Prices aktualisht Shqipëria është vendi i 13-të me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Qytetarët shqiptarët paguajnë mesatarisht 178 lekë ose 1.65 dollarë për një litër naftë, kur në Gjermani, Austri apo Holandë, çmimi është dukshëm më i ulët, arsyeja e këtij absurdi është qeveria.

Luigj Aliaj nga Shoqata e Hidrokarbureve shprehet:
“Sepse sistemi i taksave që ne përdorim në karburante është më i larti dhe kemi disa taksa të veçanta që nuk aplikohen në vende të tjera. Çmimi lartë vjen nga taksat që përfshihen në kosto.”
Në çdo litër naftë, që paguhet rreth 180 lekë, mbi 100 lekë shkojnë për qeverinë, ndërsa pjesa tjetër është kosto për naftën. Kjo bën që çmimi të mos ulet asnjëherë edhe sikur nafta në bursa të shitet falas.

Aliaj vazhdon:
“Nafta me çmimin që del sot nga bursat ndërkombëtare përfshirë transportin, shpenzimet e shpërndarjes dhe fitimin e kompanive ka një çmim mes 70-75 lekësh, gjithë pjesa tjetër është taksa.”
Por, me gjithë këtë barrë të rëndë, qeveria vazhdon të shtojë taksa mbi karburantet, tani edhe përmes koncesioneve. Më e reja pritet të vijë shumë shpejt.

Luaigj Aliaj shton:
“Së fundmi po përgatitet edhe një taksë që do i kalojë privatit, për kontrollin e pompave të karburantit, e cila do të jetë një kosto shtesë për çmimin e lartë.”
Shumë ekspertë thonë se çmimi i lartë i karburanteve ka dëmtuar jo pak ekonominë duke i bërë bizneset shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të vendeve të ngjashme fqinje, ku nafta kushton shumë më pak si në Maqedoni ku çmimi i naftës është mesatarisht 130 lekë.

E keqja po na afron! Shikoni çfarë vendi zë Shqipëria për çmimin e kësaj lënde, po na merr lumi Read More »

Çmendet moti, temperaturat do na “luajnë” mendsh, ja sa do shkojnë këto 2 ditë!

Sot vranët, nesër ngrohtë Sot është dita e fundit e muajit qershor e gjykuar sipas ecurive sinoptike edhe kjo ditë nuk do të dallohet shumë nga ditët tjera të kësaj jave, pra, pritet të kemi një ditë me vranësira të cilat herë pas here mund të kalojnë në rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima.

Temperaturat do të sillen në mes 11 e 24 gradë Celsius. E, nesër pritet që vranësirat të tërhiqen duke iu lëshuar vendin orëve me diell. Temperaturat do të sillen në mes 12 e 24 gradë Celsius.

Masat e ftohta ajrore, me origjinë nga veriu, tashmë po tërhiqen nga rajoni ynë, kështu në pjesën e parë të javës së ardhshme, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, ato në mëngjes do të lëvizin në mes 12 e 14 gradë Celsius, kurse ato ditore do të sillën në mes 22 e 28 gradë Celsius.

Çmendet moti, temperaturat do na “luajnë” mendsh, ja sa do shkojnë këto 2 ditë! Read More »

Qytetaret e Vlores protese paqesore kunder rritjes se cmimit te ujit !

Qytetarët e Vlorës janë ndjerë të befasuar pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, i cili ka rritur ndjeshëm çmimin e ujit të pijshëm. Për këtë arsye ata kanë protestuar paqësisht kundër tarifave te reja.

Në mbledhjen e fundit Këshilli rriti çmimin e ujit të pijshëm nga 30 në 70 lekë për metër kub, rritje e cila arrin në 143 %. Për qytetarët ku vendim vjen në një moment kur qyteti nuk furnizohet rregullisht me ujë.

Sipas banorëve vendimi për rritje është marrë pa u konsultuar apo edhe pa u njoftuar më parë.

Vendimi i këshillit bashkiak do ti kalojë Entit Rregullator të Ujit i cili ka tagrin për të miratuar ose jo tarifat e propozuara nga bashkia.

Qytetaret e Vlores protese paqesore kunder rritjes se cmimit te ujit ! Read More »

Ardi Veliu takim me Fatmir Xhafajn pas vrasjes misterioze të shoferit të ministrit

Shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj është gjendur i vrarë brenda një makine në garazhin e Gardës së Republikës në orët e para të mëngjesit. Edhe pse lajmi për krimin e rëndë është konfirmuar rreth orës 09:30, nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ndërkohë kanë filluar edhe lëvizjet e para të zyrtarëve të lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shkuar menjëherë në ministrinë e Brendshme, ku  ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me ministrin Xhafaj.

Shkëlzen Qordja 31-vjeçi me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, është gjetur i pajetë nga punonjës të Gardës, ndërsa nga dyshimet e para mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të qartësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nga policia sqarohet se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra.

Ardi Veliu takim me Fatmir Xhafajn pas vrasjes misterioze të shoferit të ministrit Read More »

Si e kam njohur Fatos Nanon: “Harbohej mes alkoolit, qokave e bixhozit. Çfarë bënte me bashkëpunëtorët xanxarë”

Fatos Nano më la një shije të mirë, sidoqoftë. Më pëlqeu natyra e tij ekspansive. Ishte si një garip Tirone. Kam përshtypjen se në historinë politike shqiptare ai është një gjë e rrallë: ishte “sundimtari” i parë i vendit që nuk të fuste frikën.
Shkruan Mustafa Nano

Ky shkrim është publikuar në revistën Mapo, e cila gjendet në treg. Plot 150 faqe me materiale interesante ofrohen në këtë numër stinor

Kur unë fillova të shkruaj në gazetën “Shekulli”, në fillim të vitit 1998, Fatos Nano ishte kryeministër. Nuk ishim takuar asnjëherë. E nuk besoja se do ta takoja ndonjëherë gjatë kohës që ai do të ishte kryeministër. Isha kritik ndaj tij. Mirëpo, në një rast u ndodhëm përballë njëri-tjetrit në aeroportin e Vjenës.

Unë kthehesha nga diku, ndërsa ai, i shoqëruar nga një grup i madh, shkonte për diku. Ai i printe grupit. Tre-katër vetë, që duhej të ishin pjesa më e afërt e entourage-it, e ndiqnin nga pas, në një distancë prej dy metrash.

Të tjerët, mes të cilëve kishte edhe gra, ishin edhe më pas. Ishte ai që më pikasi i pari. Unë u ftillova veç kur dëgjova zërin e tij: “Je në lartësinë e mbiemrit që mban!” Me të dëgjuar dikë që foli shqip, unë ngrita kryet, dhe për befasinë time, pashë kryeministrin e vendit, që u drejtua nga unë me dorën e zgjatur. Të tjerët pas tij ndaluan të gjithë. Fundi i grupit po ngjeshej në krye.

Disa u bënë kureshtarë për të dëgjuar bisedën. Në fakt, më shumë kureshtarë ishin për të dëgjuar batutat e shefit të tyre, i cili ishte i famshëm për biseda hidh e prit. I shtrënguam dorën njëri tjetrit. Ai vijoi: “Ne thellë-thellë duhet të jemi tanët; duhet të jemi me origjinë nga Hormova”.

Pastaj shtoi: “Nuk ta them këtë për të të korruptuar”. Dhe zuri të qeshte, siç bënte gjithnjë pas batutave të veta. Pas tij qeshnin të tjerët. Në fakt, edhe unë e kisha dëgjuar një version të tillë, që shpjegonte origjinën e Nanove të Skraparit. Dhe nuk është pa gjasa të jetë kështu. Pasi mbiemri Nano në Skrapar është disi i huaj.

Edhe në forma të tjera të përafërta, si Nanaj, apo Nanollari, do të ishte i huaj për atë areal. Megjithatë, delli im hormovitar mbetet thjesht një hipotezë, hamendje. Nuk mund të provohet.

Ndenjëm 2-3 minuta më këmbë. Në fund, atij dikush i tha: “shef, na duhet të nxitojmë, pasi na ikën avioni”. Dhe kështu u ndamë. E pashë teksa largohej, i futur mes të vetëve, të cilët ishin gjithsesi me shtat më të lartë se ai.

Kur kam parë vite më pas Kim Jong-un-in, që në rrethana publike ecte para të vetëve me atë shtatin e tij të vogël, i ndjekur prej një farë distance prej atyre që e quanin veten më të afërt, më është kujtuar ajo situatë me Fatos Nanon në aeroportin e Vienës. Veçse zyrtarët që shoqëronin F. Nanon nuk mbanin bllok shënimesh në dorë. E mbi të gjitha, esencialisht, Fatos Nano nuk ka asnjë lidhje me politikanë si Kim Jong-un-i.

Fatos Nano më la një shije të mirë, sidoqoftë. Më pëlqeu natyra e tij ekspansive. Ishte si një garip Tirone. Kam përshtypjen se në historinë politike shqiptare ai është një gjë e rrallë: ishte “sundimtari” i parë i vendit që nuk të fuste frikën.

Të gjithë të tjerët para tij kanë qenë në një mënyrë a në një tjetër të frikshëm. Ndërsa Nanos dukej se nuk i shkonte mendja ta përdorte pushtetin për të frikësuar, shtypur a vrarë. Për Nanon, pushteti ishte një lodër, së cilës ai i gëzohej si një fëmijë.

Nuk duhet të na dalë nga mendja që ai u bë kryeministër në vitin 1997, kur shteti ishte krejt i shkërmoqur, dhe kur të gjitha institucionet u bënë nga e para. Berisha para tij i rrëmbeu të gjitha. Këtij i ranë në dorë të gjitha. Afërmendsh, mund të abuzonte si të donte me pushtetin e pakufishëm që kishte.

Por abuzimet e tij mbetën në limitet e festave, alkolit, qokave e bixhozit. Ka nevojë të shpjegohet ky qejf i tij për të harbuar, por këtë mund ta bëjë ndonjë që e ka njohur mirë, nga afër. Ishte aq i dhënë pas argëtimit, sa nuk dinte t’i vinte frena vetes. Në një rast, teksa ishte në New York, – kështu tregojnë – ai la takimin, për të cilin kishte shkuar, dhe ia mbathi në një kazino.

Agjentët amerikanë që ishin ngarkuar për sigurinë e personaliteteve që merrnin pjesë në atë veprimtari politike në kuadër të OKB-së, nuk mund ta ndalonin dot. Dhe kështu e ndoqën nga pas. E gjatë kohës që Nano luante në kazino (për orë të tëra), policët amerikanë bënin roje në dyert e kazinos. Ata duhet të kenë raportuar diku për huqet e këtij bandilli që kishte ardhur nga Ballkani i rrëmujshëm dhe ekzotik, dhe thuhet se me këtë ngjarje ka zënë fill një mendim i keq i amerikanëve për të.

Derisa në vitin 2005, i sugjeruan apo e urdhëruan, pa shumë bujë, të hapte rrugën e rikthimit në pushtet për Sali Berishën. Amerikanët preferuan një bandit në vend të një bandilli. Është në stilin e tyre – hajde e merre vesh pse – që të mos u zënë besë bandillëve. Ndërsa me banditët dinë ta gjejnë gjuhën.

Pasi humbi zgjedhjet, Fatos Nano u largua nga politika. Tentoi më shumë se njëherë të rikthehej si një figurë mbi palët, dhe për këtë lakmonte postin e Presidentit të Republikës, por mundimi i shkoi dëm.

Dhe kështu, Fatos Nano është përfundimisht jashtë politikës. Ai u largua për të mos u kthyer më. Dhe do të mbahet mend për këtë gjë.

Do të mbahet mend gjatë. Pasi në historinë politike të shqiptarëve, ai është i vetmi që është larguar në këtë mënyrë, për fare. Dhe meritat e tij nuk mbarojnë këtu. Ai kishte edhe një gjë tjetër që nuk ishte hiç shqiptare. Dinte të delegonte pushtet.

Donte të delegonte pushtet. Çdo mosmarrëveshje e rivalitet brenda partisë ai e zgjidhte shumë lehtë. Rivalëve, apo në përgjithësi bashkëpunëtorëve xanxarë, ua mbyllte gojën duke u dhuruar – për të folur me gjuhën e sotme – një pjesë të tepsisë së madhe, apo duke i ftuar të vinin edhe ata duart në timon.

Madje, nuk e kishte hiç për gjë të ftonte pranë vetes edhe njerëz me personalitet e ambicie të fortë, që mund ta rrezikonin në të ardhmen, siç bëri me Edi Ramën.

Mund të mendohet se e gjitha kjo vinte prej një filozofie të tijës, por me shumë gjasë punët kanë qenë ndryshe. Ai nuk kishte ndonjë filozofi.

Ai ishte një njeri pa bindje të forta, pa ambicie të fortë. Ai nuk dinte të bënte llogarira. Ai përtonte të bënte llogarira. Ai nuk kishte një bazë të tijën. Nuk ka pasur kurrë nanoistë në Shqipëri.

Të jepte përshtypjen se nanoistët e bezdisnin. Dhe nuk i duheshin. Për çfarë mund t’i duheshin?

Për të hedhur shtylla tensioni në erë? Për t’ua vërsulur kundërshtarëve të tij? Për t’i nxjerrë në protesta? Apo për punë të tjera të liga? Për asgjë nga këto ai nuk kishte nevojë.

Përsëris: Fatos Nano ka qenë një politikan atipik shqiptar. Shqipëria nuk ka pasur e nuk ka për të pasur një politikan si ai. Sa mirë? Apo sa keq? Hëm, këtë nuk e di

Si e kam njohur Fatos Nanon: “Harbohej mes alkoolit, qokave e bixhozit. Çfarë bënte me bashkëpunëtorët xanxarë” Read More »