Aurora

Kosovari që u bë kryeministër i Shqipërisë, por u dënua me vdekje

Një tjetër atdhetar që punoi dhe i kushtoi shumë veprës patriotike ishte dhe Rexhep Bej Mitrovica. Ai lindi në Mitrovicë, më 18 janar të vitit 1888 dhe vdiq në Stamboll, më 21 maj të 1967.

Rexhep Mitrovica është një nga nënshkrues e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte, nëpunës, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944. Në prill të 1910 Rexhepi mori pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit.

Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vienë. Atje studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike.

Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor.

Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj.

Rexhepi hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Ai u përfshi në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit në qeverinë e Xhaferr Ypit.

Madje Mit’hat Frashëri rekomandoi që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani.

Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore

Referuar në Wikipedia, Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscopëtimin e Kosovës.

Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të burgosën hebrejtë dhe romët, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua hebrejve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje.

Rexhep Mitrovica punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj.

Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.

Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.

Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944:

Kryeminister : Rexhep Mitrovica ; Min. Brendshem, Xhaferr Deva; Min. Jashtem Bahri Omari; Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi; Min. Finances, Sokrat Dodbiba; Min. Botores, Musa Gjylbegu; Min. Drejtesise, Rrok Kola; Min. Kultures, Kol Tromara; Min. Arsimit, Eqrem Cabej; Min. Ek. Komb. Ago Agaj; Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri.

Mërgimi

Në gjysmën e nëntorit 1944, Rexhep Mitrovica, mori rrugën e mërgimit. Pas një qëndrimi dyjavor në Zagreb ai lëvizi drejt Austrisë. Mitrovica kishte shëndet delikat dhe u detyrua të shtrohet në senatoriumin e qytetit Feldkireh afër kufirit zviceran.

Gjatë periudhës 1945-1947 Xhaferr Deva qëndroi në Austrinë perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali.

Prej andej e tërhoqën edhe Rexhep Mitrovicën, shëndeti i të cilit ishte përmirësuar. U vendosën në Gjenovë të Italisë dhe, pas dy muajsh, me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhafer Devës, i siguruan Rexhep Mitrovicës lejen për të shkuar në Turqi, ku dhe vdiq. Rexhep Mitrovica, është një nga kryeministrat e Shqipërisë që është denuar me vdekje nga sistemi komunist.

Kosovari që u bë kryeministër i Shqipërisë, por u dënua me vdekje Read More »

Është e mrekullueshme! A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar?

Prova më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit.

Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u ndërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica (gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit), kishë në të cilën me shumë mundësi ajo është varrosur së bashku me dy fëmijët e saj!

Shqiponja në foto është pra e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve!

Është e mrekullueshme! A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar? Read More »

E vret pa e ditur se ishte specie e rrallë! Do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji

Ramazan Sancak, nga provinca e Trabzon të Turqisë, kishte parë një gjarpër rreth dy metra në oborrin e shtëpisë së tij.

Burri e kishte vrarë menjëherë, pa e ditur se ai ishte një gjarpër i konsideruar në rrezik zhdukjeje.

Ai u shpreh për mediat:
“Isha i trembur, nuk kisha parë kurrë më parë një gjarpër kaq të madh. E vrara duke e goditur me një shkop”
Garpri i përkiste species së quajtur nepërka kaznakovi, që gjendet në Turqi, Gjeorgji e Rusi dhe zvarraniku i vrarë do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji.

Këto lloj janë shpallur si specie në rrezik zhdukjeje dhe që prej vitit 2016 janë nën mbrojtje.

 

E vret pa e ditur se ishte specie e rrallë! Do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji Read More »

Disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta, ja pse! Nuk është asnjëra nga ato që mendoni

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta?

Nëse po, ne e kemi gjetur përgjigjen. Një ilustrues me emrin Nadine Elpis, e ka shpjeguar këtë fenomen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka një teori të këndshme mbi këtë çështje, të cilën do ta mësoni përmes ilustrimit më poshtë

Disa njerëz i kanë gjithmonë duart e ftohta, ja pse! Nuk është asnjëra nga ato që mendoni Read More »

Ushqimet tradicionale shqiptare pjesë e festivalit “Bronx Night Market” në New York

Festivali i titulluar “Bronx Night Market” do të mbahet për herë të parë në Brox të New York-ut. Në tezat që do të vendosen në Fordham Plaza, do servohen ushqime të më shumë se 40 vendeve nga vijnë banorët e vendosur në Bronx, e këtu nuk do të mungojnë ushqimet tradicionale shqiptare, shkruan KultPlus.

Në kuadër të festivalit hyrja në të cilin është falas, do ketë shitje të ushqimeve të cilat do të jenë nga 3 deri në 7 dollarë, muzikë si dhe punime dore të ndryshme të cilat do të ekspozohen.

Festivali i cili përdorë sloganin “Shijoje më zemër, New York, Bronx-i po gatuan” është organizuar nga revista Edible Bronx dhe agjencia BLOX.

“Njerëzit nuk e kanë trajtuar me respekt Bronx-in dhe kjo pjesë është nënvlerësuar. Prandaj është qëllim i yni që njerëzit të cilët jetojnë këtu të kenë me çka të krenohen dhe ne të tregojmë mikpritjen dhe diversitetin që është në Bronx”, ka thënë themeluesi i BLOX, Marco Shalma për Gothamist.

Ndër shqiptarët që do të jenë pjesë e këtij organizimi është edhe Ramiz Kukaj, i cili përmes një njoftimin në rrjetin social facebook, ka treguar që do ta promovojë kulturën dhe traditën shqiptare në këtë festival.

Ngjarja do të fillojë sot nga ora 16:00 dhe pjesë e tij do jenë edhe artistë e njohur në këtë komunitet si Bryan Durieux, Consumata Sonidera e të tjerë.

Ushqimet tradicionale shqiptare pjesë e festivalit “Bronx Night Market” në New York Read More »

Lungomare në Vlorë nuk ka mbaruar, duhen edhe gati 200 mln lekë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurat e tenderimit për vazhdimin e shëtitores së Vlorës. Projekti që vijon në jug të shëtitores së ndërtuar tashmë, nis nga Fusha e Sportit deri tek Tuneli.

Për këtë pjesë, është parashikuar një fond limit prej 199 milionë lekë, nga e cila vetëm 40 milionë lekë janë parashikuar të investohen këtë vit.

Sipas thirrjes së Fondit, kompanitë mund të dorëzojnë ofertat e deri më datë 30 korrik 2018.

Lungomare, është një projekt i mbështetu edhe nga fondet e Bashkimit Europian. Projekti ka nisur mbi 5 vite më parë, mes diksutimesh, punimesh e shtyerjesh, ndërsa ka marrë formë vitet e fundit./businessmag

Lungomare në Vlorë nuk ka mbaruar, duhen edhe gati 200 mln lekë Read More »

Fantazi e shfrenuar! Shihni si fshihen telefonat dhe hashashi për t’i futur në burg

Çdo ditë në burgjet shqiptare hyjnë 600 persona, të cilët takojnë të afërmit e tyre, qofshin ata të dënuar apo të paraburgosur. Në këto takime ata sjellin veshje ose ushqime, por ka nga ata që tentojnë të fusin sende të ndaluara dhe më të preferuarat janë aparatet telefonike dhe droga.

Përpara se Edije Çifliku të takojë të birin, gjithçka që ajo ka me vete i nënshtrohet kontrollit, përfshi edhe ushqimet që i ka gatuar të birit. Pas kësaj i biri e pret në dhomën e takimeve në burgun 302.

Por ndërsa të dënuarit fantazia i nxjerr jashtë qelisë, të afërmit e tyre kthehen në shpikës për t’u plotësuar atyre kërkesat, siç janë një telefon apo një cigare hashash aq shumë të kërkuara në burg, por kategorikisht të ndaluara.

Mbi 100 telefona sekuestrohen çdo muaj, në përpjekje për të përfunduar në dorën e një të burgosuri. A ju ka shkuar në mend se telefoni mund të fshihet edhe poshtë shollës së këpucëve, në fundin e dyfishtë të një tenxhereje, apo brenda një patateje, apo pincat të ngjiten brenda në atlete.

Gjithashtu, Arben Çuko tregon se ka raste kur edhe një kungull mund të mbushet me hashash, po ashtu edhe specat. Pas kssaj, perimet ngjiten sërish sikur sapo të jenë këputur nga kopshti.

Edhe mollët kane vlerë tjetër në burg, pasi një i burgosur i fermenton dhe i bën raki qelie dhe kjo është tenxherja gati për pijen.

Në fund për ëndrrën më të madhe të çdo të dënuari, si të arratisesh? Ideja më e varfër është krijimi i një gërsheti me çarçafë, ose një skemë me stilolaps e strukturës së burgut, shkruan TCH.

Fantazi e shfrenuar! Shihni si fshihen telefonat dhe hashashi për t’i futur në burg Read More »

Vetëvrasje me 3 plumba?! Reagon PD: Vrasje mafioze me silenciator, Xhafaj të lërë lotët e krokodilit, të dorëhiqet

Partia Demokratike me anë të një deklaratë zyrtare ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm.

Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD, shkruhet se në këtë ngjarje implikohet drejtpërdrejtë Ministri i Brendshëm, dhe sipas tyre duhet që të japë dorëheqjen.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së Republikës. Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.

Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003. Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim! Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur. Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!

Vetëvrasje me 3 plumba?! Reagon PD: Vrasje mafioze me silenciator, Xhafaj të lërë lotët e krokodilit, të dorëhiqet Read More »