Aurora

Elbasan, masa kundër përmbytjeve, pastrohen 30 km kanale kulluese

Kryetari i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj.

Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha.

“Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj.  Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90”, u shpreh Balla.

Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha njësitë Administrative, duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar.

“Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi bujqësisë me ritëm të lartë. Këtu jemi në Vidhas, ku për herë të parë pas 30 vitesh bëhen 30 km kanal kullues, duke pasur parasysh që kanalet vaditës kanë përfunduar 100%. Ne synojmë që brenda ditëve të para të Shtatorit të ketë mbaruar e gjithë fusha e Vidhasit. Është një punë intensive, një punë e cila nuk do të lihet përgjysëm dhe kështu do të vazhdohet në të gjitha njësitë Administrative të Elbasanit”, tha Sejdini.

Fermerët vlerësuan punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë zonë, duke vënë edhe një herë në dukje se kanalet kulluese nuk ishin funksionale prej 27 vitesh:

Fusha e Vidhasit është një nga tokat më pjellore të Elbasanit, por për shumë vite me radhë ishte lënë pas dore. Fermerët kanë investuar kryesisht në pemëtari, si dardhë dhe pjeshkë dhe shprehen të kënaqur nga prodhimi dhe tregtimi i prodhineve të tyre. /atsh

Elbasan, masa kundër përmbytjeve, pastrohen 30 km kanale kulluese Read More »

Moti vjen me surpriza në fund të korrikut

10-ditëshi i fundit i korrikut do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta, por vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të here pas hershme shiu do ketë në zonat malore, kryesisht Veriu dhe Juglindje por më pak zonat Qendrore (më e riskuar shtrirja Tiranë – Elbasan).

Në ditë të veçanta të këtij 10-ditori, shirat do përfshijnë thuajse të gjithë Shqipërinë.

TABLOJA termike për 10-ditët e mbetura të korrikut, paraqet përgjithësisht temperatura 3°C mbi maksimumet tipike të korrikut, veçojmë fundjavën e cila sjell temperatura mbi 30°C në gjithë territorin ndërsa në disa qytete specifike, temperaturat ngjiten mbi 38°C.

Moti vjen me surpriza në fund të korrikut Read More »

Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; Kujdes mos synoni të merni ngjyrë…

Për të gëzuar plotësisht të gjitha këto përfitime ju duhet të dini se si t’i ekspozoheni me masat e duhura paraprake. Le të shohim disa këshilla të rëndësishme për rrezitjen.

1) Ekspozim gradual

Mos e ekspozoni veten shumë gjatë në dy ose tre ditët e para. Në fillim, mos merrni më shumë se tre të katërtat e një ore rreze në ditë (20 minuta në diellin e fortë). Përtej këtij kufiri, nuk prodhohet melaninë tjetër.
Nxirja sipërfaqësore e ditëve të para është për shkak të melaninës që vihet menjëherë në dispozicion, por është e destinuar të zhduket shpejt. Vetëm pas një jave apo më shumë, fillon të formohet ngjyrë e qëndrueshme.
Këshillë: pas ditëve të para, kohëzgjatja e ekspozimit mund të rritet gradualisht, pa harruar sigurisht mbrojtjen e duhur.

2) Mbrojtja
Qoftë në varësi të fototipit (lëkurës, flokëve, syve), klimës, sezonit apo qëndrimit, nëse keni dyshime zgjedhni një mbrojtje të lartë.
Këshilla: aplikoni produktet solare para se të dilni, që nga mëngjesi, dhe rinovoni aplikimin shpesh, sidomos në rast të djersitjes intensive dhe pas çdo dushi të zgjatur. Aplikoni produktin solar edhe në lëkurë të errët dhe nëse tashmë keni një ngjyrë të bukur, ndoshta duke reduktuar faktorin e mbrojtjes.

3) Kohët dhe oraret
Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 15:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij ( dhe rreziku i dëmtimit të lëkurës!), nëse nuk doni të bëni pa të, mbrojeni veten me produkte me një faktor të lartë mbrojtës.
Këshilla: mos i ekspozoni fëmijët nën moshën 3 vjeç në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv (në fund të fundit, ata nuk duhet të tregojnë ngjyrën e tyre tek kolegët e tyre kur të kthehen!). Në të vërtetë, lëkura mban gjurmët e të gjitha rrezeve të marra gjatë fëmijërisë dhe si pasojë sa më e madhe sasia, aq më i madh është rreziku i paraqitjes së tumoreve në moshë madhore.

4) Nuk ka parfume në diell
Për të parandaluar sensibilizimin e lëkurës dhe reagimet alergjike nga rrezitjet, mos vendosni parfume ose ujëra për trupin me bazë alkooli para se të ekspozoni veten në diell. Nëse po merrni medikamente këshillohuni me mjekun tuaj.

5) Lëvizja
Këshilla: bëj banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, rrezatimi diellor shpërndahet homogjenisht në të gjithë trupin, metabolizmi mbetet aktiv dhe nxirja juaj do të jetë uniforme.

6) Rreze nuk marrin vetëm në plazh
Nëse vendosni të qëndroni jashtë për një udhëtim me biçikletë, një shëtitje, sport ujor ose ndonjë aktivitet tjetër, gjithmonë është e këshillueshme që të mbroni veten me një trajtim me kremra solarë.
Këshilla: kushtojini vëmendje rrethanave që rrisin rrezikun ose zvogëlojnë perceptimin e rrezikut, si lartësia, qielli me re, sipërfaqet reflektuese (bora, rëra, uji), era e freskët.

7) Mbrojtja në të gjitha mënyrat
Dielli nuk sjell vetëm nxirjen në lëkurë: mund të jetë i dëmshëm për sytë.
Këshillë: vishni kapele dhe syze dielli me lente të miratuara, të cilat mund të filtrojnë UVA dhe UVB (etiketa CE). Mbroni fëmijët me një t-shirt të thatë: një t-shirt I lagësht nuk I filtron rrezet UV.

8) Thahuni
Efekti pasqyrues i pikave favorizon goditjen e diellit dhe zvogëlon efektshmërinë e produkteve mbrojtëse edhe nëse reziston ndaj ujit dhe mund të nxisë djegien nga dielli dhe dehidratimin. Pra, është mirë të thaheni tërësisht pas çdo dushi për të marrë një nxirje pa probleme.

9) Në fund të ditës
Bëni një dush me ujë të freskët për të hequr gjurmët e kripës së detit (ose klorin nëse keni qenë në pishinë). Përfundoni duke përdorur më pas një produkt pasekspozimi(doposole): pas ekspozimit, lëkura duhet të hidratohet gjithmonë për ta mbajtur atë elastike dhe për të mbajtur ngjyren më gjatë.
Këshillë: kujdesuni për flokët duke I trajtuar dhe mbrojtur me produkte të përshtatshme

10) Kujdes ndaj dietës
Nuk duhen lënë pas dore edhe këshillat ushqyese për një rrezitje të përkryer.
Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë..
Pini shumë ujë dhe shpesh. Dielli dehidraton trupin tonë thellë.
Këshilla: kushtojini vëmendje të moshuarve, të cilët kanë një ndjenjë të etjes së reduktuar dhe fëmijëve të vegjël, të cilët kanë nevojë për më shumë ujë dhe rregullim më pak efektiv të temperaturës së trupit./biovita.com

Të gjitha sekretet për një nxirje të përsosur; Kujdes mos synoni të merni ngjyrë… Read More »

Arkeologë polakë dhe shqiptarë zbulojnë qytetin e panjohur 2 000-vjeçar

Ndonjëherë, gurët janë më shumë se sa thjesht copëza të shkërmoqura toke. Ndonjëherë ata japin detaje mbi të kaluarën apo të ardhmen e planetit tonë.

”Arkeologët e antikitetit të Qendrës së Kërkimit për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, zbuluan se gurët në Shkodër ishin rrënojat e qytetit 2 000-vjeçar të Basanias”, shkruan Christina Ayele Djossa në blogun “Atlas Obscura” që i dedikohet zbulimeve nëpër botë.

Në atë kohë, Bassania ishte një fortesë ushtarake dhe ekonomike, pjesë e mbretërisë së Ilirisë, që ka ekzistuar nga viti 400 deri në 100 para Krishtit.

Qyteti antik ka në përbërje shumë banesa dhe fortesa, një prej të cilave arkeologët arritën të zbulojnë.

Ajo që ata gjetën ishin gurë antikë të një fotese të ruajtur nga kulla të mëdha dhe mure prej guri dhe dyer të gjera afërsisht tre metra. Këto ndërtesa mbrojtëse, sipas profesorit Piotr Dyczek të Universitetit të Varshavës, i përkasin arkitekturës helenistike.

Ekipi konfirmoi epokën e rënojave duke analizuar monedhat e gjetura aty rrotull dhe fragmente të enëve të qeramikës, që i përkasin epokës së mbretërisë Ilire.

Por, nga gurët dolën më shumë informacione në lidhje me qytetin. Muret e gjera prej guri rrethojnë një zonë prej 200 000 metrash katrorë, që do të thotë se Basania ishte tre herë më e gjerë se Shkodra antike, që ishte 70 000 metra katrorë.

Por, ky qytet dhe mbretëria Ilire, u pushtuan nga romakët në fillim të shekullit të parë. Kjo është edhe arsyeja përse arkeologëve iu desh kaq shumë për të gjetur Basanian.

“Arsyeja mund të jetë se qyteti pushoi së ekzistuari për një kohë aq të gjatë sa që emri i tij u harrua”, shkruan Dyczek.

“Arkeologët polakë dhe shqiptarë spekuluan gjithashtu se edhe infrastruktura gjeologjike e vendndodhjes ka lidhje me këtë harresë. Rrënojat janë gjetur në një kodër, që nga banorët e zonës quhet buzët e nepërkës, në fshatin Bushat, pak kilometra larg Shkodrës”, thotë Dyczek.

Pas shumë vitesh erozion, gurët e mbetur dukeshin si pjesë e gurëve që përbëjnë kodrën. Kështu për një kalimtar, mund të dukej si një grumbull me gurë, jo një strukturë e përbërë nga njerëzit.

Tani që qyteti i zbuluar është i dukshëm, do të jetë e mundur që këto rrënojat të vizitohen./atsh

Arkeologë polakë dhe shqiptarë zbulojnë qytetin e panjohur 2 000-vjeçar Read More »

Syri i Kaltër si destinacion turistik tranzit midis Sarandës dhe Gjirokastrës

Të shkosh apo të kthehesh nga Saranda është një detyrim emocional të kthehesh majtas, në një pyll të bukur në Malin e Gjerë e të vizitosh “Syrin e Kaltër”, një burim, një mrekulli natyrore që të befason.

Konsiderohet gjerësisht si një thesar kombëtar, mahnitës “syri i Kaltër” ose “syri blu” është i klasifikuar si një fenomen i befasues i natyrës, një vend i bukurisë natyrore që ndodhet në rrugën midis qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një burim 45 metra i thellë me ujë të kthjellët në mes të një pylli me lajthi, arra, qershi, pisha dhe drurë të tjerë gjelbërues.

Për Syrin e Kaltër, një nga 18 burimet karstike të Malit të Gjerë, ka në rrjedhën e kohës rrëfimet për një dragua dhe vashat e bukura.

Në vitet e ndërtimit të puseve të naftës, një inxhinier e përafroi me sytë e të dashurës ngjyrën e ndryshueshme të burimit, e kështu historia e një dashurie u bë refreni i një pastërtie ujërash dhe kthjelltësie marramendëse.

Sipas legjendës në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.

Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e  natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës.  Nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar, thotë Bekoni për natyrën.

Syri i Kaltër me gjithçka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mbijetuar në natyrë dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepet e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithçka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me nuanca magjike, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për ti qëndruar pranë.

Veç natyrës së bukur është edhe mikëpritja e vendasve, gastronomia karakteristike e krahinës, qetësia e natyrës që  e detyrojnë vizitorin të ndalet e të kërkoj paqe për disa orë në këtë parajsë natyrore. /atsh

Syri i Kaltër si destinacion turistik tranzit midis Sarandës dhe Gjirokastrës Read More »

Atraksionet turistike shqiptare në “Corriere della Sera”

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes këtë të shtunë me një artikull të medias italiane që përshkruan vlerat e atraksioneve turistike në vendin tonë. Përmes statusit të tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama uron një fundjavë të qetë për gjithë shqiptarët.

“Me këtë artikull të medias italiane që përshkruan bukur dhe me mjeshtëri vlerat e jashtëzakonshme të atraksioneve të shumta turistike të vendit tonë, ju uroj një fundjavë të qetë”, thotë kryeministri Edi Rama.

Artikulli është botuar në gazetën prestigjioze italiane “Corriere della Sera”dhe ndalet në një sërë atraksionesh turistike në vendin tonë, si në qytetin e gurtë, trashëgimi e UNESCKO-s, Beratin por edhe në kalatë dhe muzetë e shumë të vendit. Autori përshkruan kanionet e Osumit dhe pas tyre kalon në Gjirokastër. /atsh

Atraksionet turistike shqiptare në “Corriere della Sera” Read More »

“Smile Albania” shpërndan buzëqeshje edhe në Pogradec

Jo vetëm shpërndajnë buzëqeshje e udhëzojnë turistët në destinacionet më interesante të qytetit dhe rrethinat e tij, por djemtë dhe vajzat e reja kujdesen edhe për mjedisin në vijën ujore të liqenit. Që në mëngjes herët të rinjtë i gjen të organizuar dhe me veshjen e tyre simbolike, me dorashkat e gomuara e me thasët e zinj, mbledhin daljet liqenore që janë depozituar gjatë natës në rërën e plazheve të qytetit. Të kudondodhur i gjen pranë vizitorëve të huaj që kërkojnë ndihmë e shpjegime për itineraret  e vizitueshme.

Pogradeci është një nga qytetet me një turizëm elitar, me kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore, ku vizitori gjen prehje në të katër stinët e vitit.

Në zonën turistike të Pogradecit, për vitin që shkoi janë futur mbi 220 mijë vizitorë.

Vetëm zonën e Prespës, e kanë vizituar më shumë se 80 mijë turistë të huaj dhe vendas, thonë administratorët e AdZM-së Korçë që administrojnë edhe zonën e Pogradecit.

Pogradeci dhe rrethinat e tij, janë një atraksion i përhershëm turistik për natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa Liqeni i jep hijeshinë.

Gjatë verës në brigjet e tij  për vitin 2017, pushuan rreth 200 mijë pushues pogradecarë, nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe bota.

Liqeni i Ohrit është një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese.

Por, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Pogradeci ka një histori të lashtë dhe monumente kulturore, arkeologjike dhe natyrore. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar një vendbanim ilir të shekullit V para Krishtit, që i përket fiseve të lashta Desaret dhe Enkelejve.

Në fshatin e  Selcës së Sipërme, i populluar që nga shekulli VI para Krishtit, që kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh, janë gjetur  pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura që tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit.

Rruga Romake “Via Egnatia” kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës, është një tjetër atraksion për turizmin historik.

Ura e Golikut (shek. XVII) ndërtuar mbi Lumin Shkumbin është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.

Burime të shumta ujore përfshi burimet e Drilonit, ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.

Pogradeci ka një muze të pasur me dëshmi antikiteti dhe të kohës së luftës, ka kasha dhe xhami që vizitohen nga turistët.

Por mbi të gjitha ka një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi për argëtime. Në Pogradec ka edhe disa plazhe të tjerë privatë e publikë, me rërë e guralecë të vegjël. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit.

Katër kilometër në lindje të Pogradecit ndodhet edhe pika turistike  e Drilonit.

Pogradeci ofron shumë mundësi për turizëm ujor, malor dhe historik.

Infrastruktura rrugore është shumë e mirë dhe ndodhet në një kryqëzim rrugësh që lidhin disa qytete të zhvilluara të vendit tonë si Korça, Elbasani, Struga dhe rruga për të udhëtuar drejtë Kapshticës dhe Greqisë. Hoteleria dhe akomodimi në Pogradec është në nivelin më të lartë.

Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme. /atsh

“Smile Albania” shpërndan buzëqeshje edhe në Pogradec Read More »

Qëndrimi jashtë ul rrezikun nga diabeti

Qëndrimi në ambient të hapur mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe madje edhe stresit, pohon një raport.

Të dhënat nga pothuajse 300 milionë njerëz u analizuan si pjesë e rishikimit të studimeve ekzistuese që përfshinin në përfitimet e supozuara të natyrës.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi – i cili mbështet vitet e hulumtimeve – do të nxisë mjekët që të rekomandojnë pacientët të shpenzojnë më shumë kohë në hapësira të gjelbra.

Shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore studiuan të dhëna nga 20 vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, për të ardhur në konkludim.

Ata gjithashtu vlerësuan efektin e natyrës te njerëzit në Australi, Evropë dhe Japoni. ‘Hapësira e gjelbër’ u përkufizua si tokë e hapur, e pazhvilluar me vegjetacion natyror, si dhe hapësira të gjelbra urbane, të tilla si parqet dhe gjelbërimi i rrugëve.

Ekipi krahasoi shëndetin e njerëzve me qasje të vogël në hapësira të gjelbra me atë të njerëzve me sasinë më të lartë të ekspozimit. Caoimhe Twohig-Bennett, autore kryesore e studimit, pranoi se nuk janë të sigurt se çfarë shkakton përfitimet e gjetura.

“Kalimi i kohës në natyrë sigurisht na bën të ndihemi më të shëndetshëm, por deri më tani ndikimi në mirëqenien tonë afatgjatë nuk është kuptuar plotësisht.

Qëndrimi jashtë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit II, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes së parakohshme dhe lindjes së parakohshme, dhe rrit kohëzgjatjen e gjumit”, tha ajo./alsat

Qëndrimi jashtë ul rrezikun nga diabeti Read More »