Aurora

Ngacmimet seksuale në përmasa shqetësuese, nesër protestë në këtë qytet shqiptar

Organizata Femaktiv ka paralajmëruar një marsh protestues kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave në Prizren, i cili do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 13:00.

Sipas njoftimit, rastet e ngacmimeve seksuale janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë.

“Rasti i fundit i tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit në Prizren, është tejet shqetësuese, veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti. Rasti i tentimit të përdhunimit të një gruaje në Prizren si dhe ngacmimet e shumta seksuale, janë gjithnjë e më shumë duke i larguar gratë nga hapësirat publike. Kështu duke i frikësuar dhe izoluar ato”, thuhet në njoftim.

Në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave. Hapësirat publike janë të dominuara nga burrat, te cilat ato tanimë kanë filluar të paraqesin edhe rrezik për gratë.

Ndërsa, është bërë një kohë e gjatë që gratë dhe vajzat e Prizrenit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me lagje te caktuara të cilat nuk kanë fare ndriçim apo janë pjesërisht të ndriçuara, duke ia limituar mundësinë për të lëvizur të sigurta në orët e mbrëmjes.

“Në komunën e Prizrenit, gratë dhe vajzat e reja nuk ndihen të sigurta që të vetme, apo edhe në shoqëri të grave të tjera të marrin rrugën malore apo turistike për të shkuar në Kala. E njëjta frikë është edhe për shumë lagje të tjera. Andaj, edhe ndër kërkesat tona kryesore janë integrimi i ndriçimit të shtuar publik me kamera monitoruese si dhe prania e “policisë sociale” në mënyrë që këto hapësira të jenë në mbikëqyrjen e policisë. Kështu me shtimin e sigurisë në këto hapësira publike do të krijohet një mundësi për parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale dhe krijimin e një ambienti të sigurt për gratë”, thuhet në njoftim.

Sipas Femaktiv, e drejta për hapësira publike nuk mund të mohohet ngase ajo është një e drejtë njerëzore që i garantohet të gjithë qytetarëve. Për më tepër, rastet e ngacmimeve seksuale dhe tentimet të përdhunimit janë raste të papranueshme dhe duhet të merren masa të menjëhershme.

“Ne, si grup i vajzave dhe grave të komunës së Prizrenit së bashku me qytetarët kemi vendosur të protestojmë. Këtë të diele në ora 13:00 në rrugën e Marashit do të protestojmë në mënyre simbolike, me kërkesën që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto dukuri. Ndërsa, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të protestojmë deri sa kërkesat tona të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Ekspress

Ngacmimet seksuale në përmasa shqetësuese, nesër protestë në këtë qytet shqiptar Read More »

Bllokohen 11 hotele në Sarandë e Ksamil

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e  tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Bllokohen 11 hotele në Sarandë e Ksamil Read More »

A e dini se një gënjeshtër shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore

Më 28 qershor 1914, trashëgimtari i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Arkiduka Franc Ferdinandi dhe bashkëshortja e tij Sofia, u vranë në një atentat, gjatë vizitës që po kryenin në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës.

Vrasësit ishin pjesëtarë të një organizate sekrete serbe. Tensionet pasuese diplomatike midis Austro-Hungarisë dhe mbretërisë së Serbisë u përshkallëzuan, derisa mes tyre shpërtheu lufta. Aleancat e ndryshme tërhoqën shpejt në luftë Rusinë, Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe perandoritë e tyre në konflikt.

Tridhjetë e shtatë ditë pas vrasjes, kishte filluar Lufta e Parë Botërore. Deri në fundin e saj, ajo do të shkaktonte 39 milionë të vdekur nga të dyja kampet. Por Lufta e Madhe, mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të një gënjeshtre.

Lufta e Parë Botërore, filloi në thelb kur Austria i shpalli luftë Serbisë. Kjo nxiti aktivizimin e një sërë traktatesh të nënshkruara më herët- premtime të bëra vite më parë nga fuqitë europiane, që i detyronin ato t’i vinin në ndihmë njëra-tjetrës.

Sigurisht, ironia është se këto traktate ishin hartuar me synim dekurajimin e fuqive europiane për të hyrë në luftë kundër njëra-tjetrës – një lloj Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok (MAD) i epokës para-bërthamore.

Arsyeja madhore e Austrisë për të hyrë në luftë me Serbinë, ishte vrasja e Arkidukës Ferdinand. Njeriu që qëlloi mbi të ishte Gavrilo Princip, një anëtar i “Dorës së zezë”, një shoqëri sekrete e nacionalistëve ushtarakë serbë. Ajo synonte shkëputjen e të gjitha vendeve sllave nga Perandoria Austro-Hungareze.

Pas vrasjes, Austria lëshoi një ultimatum ndaj Serbisë, duke kërkuar që qeveria serbe të denonconte dhe asgjësonte të gjitha grupimet terroriste nacionaliste në territorin e saj. Serbia nuk u pajtua me atë ultimatum, ndaj Austria-Hungaria i shpalli luftë.

Por sipas historianit Tim Baçer, kjo është gënjeshtra që shtrihet në zemër të “luftës”>luftës që do t’i jepte fund të gjitha luftrave”. Ai argumenton se Austria i manipuloi faktet, për të krijuar një pretekst për të pushtuar Serbinë. Gavrilo Princip ishte në fakt boshnjak, dhe për këtë arsye një qytetar i Perandorisë Habsburase.

Familja e tij kishte rrënjë serbe, por nuk kishte jetuar atje prej qindra vjetësh. Është e vërtetë se ai u zhvendos në Serbi, ku dhe u radikalizua. Por urrejtja e tij ndaj Austrisë, u rrit kur Perandoria aneksoi në mënyrë të paligjshme Bosnje Hercegovinën më 1908.

Perandoria e zhvendosi vëmendjen nga Princip, tek njeriu që e trajnonte dhe e furnizonte atë: Majori Vojisllav Tankosiç, një oficer në ushtrinë serbe, dhe një anëtar themelues i “Dorës së Zezë”. Nëpërmjet tij, zyrtarët në Vjenë mund të fajësonin inteligjencën ushtarake dhe mbretërinë serbe për vrasjen.

Në fakt, Serbia i druhej Austrisë, dhe Major Tankosiç shkeli politikën serbe, kur formoi “Dorën e Zezë”. Për më tepër, ambasadori serb e kishte paralajmëruar ministrin austriak të Financave se Arkuduka Franc Ferdinandi mund të vritej në Sarajevë.

Austro-Hungarezët e shpërfillën këtë fakt, kur dorëzuan ultimatumin e tyre në korrik 1914. Kjo për shkak se ultimatumi u hartua në një mënyrë të tillë që të refuzohej. Ministri i Jashtëm, Konti Leopold Bertold, sipas fjalëve të tij, bëri “kërkesa të papranueshme” në ultimatum.

Në listën e kërkesave, ai kërkoi që Serbia të shkatërronte mënjëherë të gjitha lëvizjet propagandistike anti-austriake, të shpërndante të gjitha organizatat nacionaliste serbe, dhe të arrestonte të gjithë ata që ishin të përfshirë në vrasje në territorin serb, duke lejuar austriakët të merrnin pjesë në hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje.

Për habinë e Bertoldit, Serbia i pranoi të gjitha kërkesat – me përjashtim të të fundit. Austria u inkurajua nga aleatja e saj, Gjermania. Britania u përpoq të organizonte një konferencë ndërkombëtare për të parandaluar një luftë botërore, por Gjermania e refuzoi.

Ajo i premtoi Austria një mbështetjeje të gjerë ushtarake. Madje Ministria e Jashtme gjermane, e mbajti Kajzerin Vilhelm II jashtë vendit gjatë gjithë krizës, në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të “ndërhynte me idetë e tij pacifiste”. Vrasja e Franc Ferdinandit, thjesht i dha Austrisë justifikimin që i duhej.

Perandoria e Habsburgëve donte të zgjerohej në Ballkan, dhe Serbia ishte rivalja e saj më e madhe në rajon. Qeveria austriake, ishte në gjendje të shfrytëzonte një sulm të tmerrshëm nga një grup i vogël ekstremistësh për të justifikuar ambiciet e saj imperialiste, në emër të mbrojtjes nga terroristët.

Mjerisht, shumë gënjeshtra të tjera u thanë nga çdo komb. Kjo është natyra e propagandës, e cila arriti ekstreme të reja gjatë Luftës”>Luftës së Parë Botërore.

Britania, i mblodhi “baronet” e saj të mediave për të udhëhequr ministrinë e re të Informacionit. Përveç censurimit të lajmit të keq për dështimet ushtarake të Britanisë në frontin e luftës”>luftës, ajo përhapi histori se gjermanët kryenin masakra, përdhunonin dhe gjymtonin gra dhe fëmijë.

Hetimet gjatë dhe pas luftës”>luftës, nuk gjetën prova që t’i mbështesin këto pretendime. Kur një nëndetëse gjermane mbyti anijen “Lusitania” dhe vrau 1200 civilë, kjo u paraqit si një krim lufte.

Por SHBA-ja dhe Britania e fshehën faktin se ajo anije transportonte në fakt armatime, dhe Gjermania kishte paralajmëruar se ishte një objektiv i luftës”>luftës.

Sikurse shkroi gazetari i luftës”>luftës Filip Najtëll:”I gjithë aparati i shtetit, hyri në veprim për të shtypur të vërtetën”. Në vitin 1917, presidenti Udrou Uillson tha se Amerika duhej t’i bashkohej luftës”>luftës, për t’i dhënë fund tiranisë, dhe për të ruajtur demokracinë. Në vitin 1919 ai tha:”A ka ndonjë fëmijë që nuk e di se fara e luftës”>luftës në botën moderne, është rivaliteti industrial dhe tregtar? Kjo është një luftë industriale dhe komerciale”.

Kjo është arsyeja, se përse lufta u përshkallua aq shpejt. Perandoritë e ndryshme të përfshira në të, ishin kaq konkurruese, sa që do të shfrytëzonin çdo mundësi që u jepej për të rrëmbyer territorin, dhe për të dobësuar njëra-tjetrën.

Ata nuk prisnin që lufta t’i dobësonte të gjithë deri në atë përmasë, sa që do t’i hapte rrugën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë fuqia hegjemone në botë – dhe të hidhnin themelet për një Luftë të Dytë Botërore. Edhe atëherë, luftamund të ishte shmangur.

Austro-Hungaria shpërfilli paralajmërimin për rrezikun që i kanosej Arkidukës në Sarajevë. Ajo fajësoi me dashje qeverinë serbe për veprimet e një grupi të fshehtë terrorist, vrasësi i të cilës ishte lindur në Perandorinë e tyre.

Ata manipuluan të vërtetën për të justifikuar luftën me rivalen e tyre. Të gjitha fuqitë kryesore, e fshehën të vërtetën, për të inkurajuar miliona njerëz të zakonshëm të luftonin dhe vdisnin. Fuqia shtytëse pas Luftës”>Luftës së Parë Botërore, ishte një seri e pafundme gënjeshtrash./njekomb

A e dini se një gënjeshtër shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore Read More »

Dy popujt më të vjetër në histori

Shkruan: Fahri XHARRA

Shikoni  nga të doni ,por e vërteta  është e kthjelltë si dita me dielli ; dy popujt më të vjetër në histori janë shqiptarët dhe  hebrenjtë. Mua më intereson për këtë shkrim , pse mbetëm historikisht pa  shtet me mileniume ? Kush na e kishte vjedhur atdheun ? Pse zëri ynë aq gjatë ndihej vetëm nga zërat individual dhe jo si tërësi ? Histori e vjedhur , histori e mohuar .
Ishim të urrejtur një lloj, të përbuzur dhe të veçuar si tërësi ; por si individ shkëlqenim. Po,po shkëlqenim

Sikur të shkruaja gjatë për këtë shkapërderdhje kombëtare të dy popujve më të vjetër , neve dhe  hebrenjve do i kalonte caqet e një shkrimi publicistik  por mbetet që institucionet  të bëjnë diçka të madhe në këtë drejtim
E kemi një të përbashkët si ne  ashtu  edhe hebrenjtë u bënë shtet nga fuqitë e mëdha të kohës. Por e kemi edhe një ndryshim që shqiptarët e shpallën shtetin e tyre në vitin 1912 e Izraeli në vitin 1948; pra 36 vjet më herët . E kemi  edhe një  ndryshim se në vitin 1999 e fituam edhe shtetin e dytë .

Sot mbi 43 % të hebrenjve jetojnë në shtetin e tyre. Kurse ne në shtete tona ?
Pra me 1912 me ndihmën e madhe të Austro-Hungarisë  ,Shqipëria shpallet vend i  pa varur ,fuqitë e mëdha e garantuan  pavarësinë dhe paanësinë e Shqipërisë në rang ndërkombëtar.

 (The History of Israel encompasses the Jewish history in the Land of Israel, as well as the history of the modern State of Israel. Modern Israel and the West Bank are roughly located on the site of the ancient kingdoms of Israel and Judah. It is the birthplace of the Hebrew language and of the Abrahamic religions)

Edhe shqiptarët e edhe hebrenjt pas mijëra vjetësh i shpallën shtetet në tokat e tyre.

Sot ku jemi ne dhe ku janë ata? Këtu nuk gjej përgjigje . Jemi shumë largë njëri tjetrit . Dy popuj të vuajtur historikisht sot me një ndryshim të madh të zhvillimit dhe  të përparimit.
“Ministria e punëve të jashtme të Israelit (MFA) raporton që aty shtypen ( botohen ) mbi 4000 libra në vit duke e bërë Izraelin botuesin e dytë botëror per- capita te librave ne botë ,pas RP të Kinës”
Hebrenjt i kanë180 fitues të çmimit të madh “Nobel”,  Kurse Willian Jones Sidis është vlerësuar me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë (IQ) 200-300 njësi. Ne i kemi dy fitues , dhe me të gjitha forcat tona e pengojmë të tretin.
“ I veçantë në histori, në gjuhë, në kultet e veta, në kulturë, në shkencë. Një popull i zgjedhur nga Zoti siç janë shprehur ata historikisht, një popull pa tokë i cili po mbrohet në të “drejtën e vet” për të ekzistuar në një tokë arabe./ Veledin Durmishi/ Tirana Observer/”
Situata politike e ka detyruar Izraelin që gjithnjë të mos ndërpresë kërkimet edhe në fushën shkencore të aeronautikës si dhe të robotit. Shkenca ka njohur përparime të mëdha në këtë vend. Luftërat e vazhdueshme për të mbajtur “tokën e vet” ka bërë që në vend të lind një teknologji e lartë në prodhimin e avionëve civil .

Ka një agjenci të hapësirës, prodhon kalkulatorë aeronautikë, sisteme instrumentesh dhe simulatorë fluturimi. Prodhon aeroplanë të telekomanduar, pa pilot. Ndërsa në vitet ’70 lindi edhe industria e robotit. Prodhohen robotë të cilët kryejnë veprime të shumta në fushat e teknologjisë. Industria e diamanteve prodhon 80% të prodhimit botëror dhe zë vendin e parë në botë për përpunimin dhe tregtimin e tyre.
Të gjithë shtetasit thirren nën armë në moshën 18 vjeç. Ky shërbim zgjat tre vjet për meshkujt dhe 20 muaj për femrat. Të gjithë shtetasit, deri në moshën 51 vjeç, kalojnë në shërbim rezervë e kryejnë për çdo vit 39 ditë shërbim ushtarak. Gratë e kryejnë këtë shërbim deri në moshën 24 vjeç. Ushtarakët e karrierës dalin në pension pas 20 vjetësh shërbim në këtë detyrë.
Izraelitet ishin”400 vjet  nën sundimin pers dhe helen,-80 vjet nën sundimin asmonei,-370 vjet nën sundimin romak,-320 vjet nën sundimin bizantin,-400 vjet nën sundimin arab,– 200 vjet nën kryqëzata,-220 vjen nën sundimin mamluk (ushtarakë arabë), -400 vjet nën sundimin osman.

Dhe, ja ku janë sot.
Fahri Xharra,23.04.17
Gjakovë

David Ben-Gurion proclaiming the Israeli Declaration of Independence in 1948/njekomb

Dy popujt më të vjetër në histori Read More »

Shqipëria e Jugut, e gjitha një përrallë për tu eksploruar

Një guidë mbresëlënëse në Shqipërinë e Jugut. Gazeta italiane, Corriera della sera, i ka kushtuar një reportazh qyteteve shqiptare në jug të vendit, si dhe traditës që mbizotëron në Gjirokastër, Berat e Përmet.

Gazeta italiane “Corriere della sera”, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, kësaj herë në një rrugëtim magjepsës në jugun e vendit.

Në shkrimin e publikuar nga gazeta, zbulohet një tjetër pasqyrë e Shqipërisë së jugut. Në artikull përmenden kështjellat shekullore, peisazhet e rralla piktoreske, ushqimet tradicionale, mes tyre byrekun dhe procesin e përgatitjeve të zahireve të dimrit.

Një fotogaleri mbresëlënëse e “syrit” vëzhgues të eksploratorëve që zgjodhën të zbulonin për botën thesaret e fshehura të jugut të vendit tonë.

Artikullin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se ky media italiane e ka përshkruar me mjeshtëri vendin tona dhe atraksionet turistike.

Shqiptarja.com sjell më poshtë të plotë artikullin:

Shqipëria jugore është një vend që duhet eksploruar pasi rezervon shumë surpriza. Lumenjtë që rrjedhin mes mureve të ngushta dhe të thella të shkëmbinjve, natyra e egër, fshatrat dhe burimet e gurit. Ja vlen të gërmosh në thesaret e saj të fshehura.
Qendrat urbane të Unesco Heritage dëshmojnë për bashkëjetesën e lashtë paqësore midis kulturave dhe feve të ndryshme. Kjo është Shqipëria e Jugut, drejtimi i ri i udhëtimit është nga Tirana në Berat, Skrapar, Permet, Gjirokastër, rrethe që shndrisin si qytete me hotele me hijeshi të thjeshtë dhe taverna të përballueshme.

Përafërsisht rreth 130 kilometra rrugë lidhin kryeqytetin me Beratin, që priten nga lumi Osum, i shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008. Shpirti historik është në brigjet e lumit, në rrethet Magdalem dhe Goricë, ku xhamitë dhe kishat ortodokse mesjetare zbukurojnë qytetin.

“Tavolina në natyrë të hotelit Muzaka (Gorica) të dhruon spektaklin e shtëpive tradicionale osmane në kodër dominuar nga Kalaja,”- zbulon Bridges, drejtuesi i projektit të Agjencisë Italiane për mbështetjen e Bashkëpunimit për Zhvillim, duke kujtuar se “Muzaka është pjesë e konsorciumit të ri Pro-Berat: ne punojmë së bashku në marketing, përgatitjen e stafit, promovimin e territorit .

Po të ecësh 200 metra më tej përpara të del kalaja e shekullit të trembëdhjetë, me ndërtesa fetare dhe Muzeun Onufri në mes të shtëpive të vjetra, dyqane artizanale, restorante me tarraca të fshehura si ajo panoramike e restorantit Klea, pranë hyrjes kryesore. Nga ana tjetër, flamuri me stemën kombëtare qëndron gjithmonë i ngritur pasi feja e shqiptarit është shqiptaria.

Nga maja e Kalasë, ndiqni Osumin poshtë drejt Skraparit, ku Cesvi ka hapur një zyrë turistike në pallatin qendror të Kulturës. Këtu lumi zhytet në kodrat e bukura dhe të pyllëzuara, të cilat në pranverë duhet të kalohen me rafting në kanione, ose duke eksploruar rreth gjashtëdhjetë kilometra.

Me kanone e udhëhequr nga guidat mund të arrish më në jug, në lumin Langarice, për të vizituar edhe burimet natyrore termike të Benje.

Ky është Përmeti, qyteti i luleve dhe i festivaleve multikulturorë që zhvillohen në muajin qershor.

Me grupin tonë, na u bashkuan edhe 7 deri në 10 djem shqiptarë që e zotëronin mjaft mirë italishten, na rrëfyen se shtigjet që kishim përpara ishin një rrugë e shkëlqyer për të mbërritur në shtëpitë e gurit në Frashër Patran dhe Leusa ku ndodhet dhe kisha ortodokse të Shën Mërisë, një thesar të pikturave murale bizantine: një hajmali.
Malet që ndajnë Përmetin nga Gjirokastra duke kaluar përmes grykës spektakolare në Këlcyrë, deteve vertikale të pishave dhe shumë burime të ujit, derisa të shohësh kështjellën nga një distancë “të mbrojtur.” Qyteti, gjithashtu është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s (2005).

Muzetë, dyqanet, restorantet e kohëve të tjera
Pjesa më e vjetër e kështjellës daton në shekullin e 13-të, ndërsa kulla e orës daton në fillim të viteve 1800. Po të futesh brenda ka një hije të rëndë, korridoret dhe tavane janë me harqe guri dhe më pas ndodhet hapësira e rezervuar për Muzeun Kombëtar të Armatimeve Shqiptare.

Përtej mureve të qytetit ndodhet lugina e gjerë e lumit Drin dhe pamja panoramike të Bazarit, një lagje otomane që ngjitet në kodër. “Një pjesë e rrugëve është e veshur me kalldrëm punuar nga artizanët me dru liri,”- na rrëfen Refik Aliko, që punon me CESVI, ku jep seminare të cilët shpjegojnë edhe se si bëhen rezervat e ushqimeve dimërore, si trushtë dhe gjellëra të ndryshme tradicionale. Aliko na shtroi raki, një nga specialitetet e rrushit dhe frutave të ndryshme.

Pastaj arritëm në një kodër ku në një nga restorantet me tarracë sheh luginën teksa shijn një drekë më mish qengji dhe vici, perime, djathëra dhe byrek. Në çdo tavolinë nuk mungojnë as pjatat me sallatë/njekomb

 

 

 

 

Shqipëria e Jugut, e gjitha një përrallë për tu eksploruar Read More »

Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit

Blushwood (Hylandia dockrillii), që në shqip mund të përkthehej si druri i kuqërremtë, është zbuluar së fundmi që mund të ketë veti të jashtëzakonshme shëruese, sidomos kundër tumoreve.

Këto bimë janë kultivuar në veri të Kuinslendit, në Australi në kuadër të një studimi dhe kërkuesit janë mahnitur nga rezultatet e deritanishme.

Për këtë eksperiment janë përdorur 300 kafshë të cilave iu shkaktuan në mënyrë artificiale tumore të qafës dhe të lëkurës (melanoma), dhe në 75% prej tyre është arritur një shërim i plotë pas trajtimit me ekstraktin e kokrrave të kësaj bime.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve, te asnjëra nga këto kafshë tumori nuk është rikthyer pas mjekimit.

Kështu, ata kanë dalë në përfundimin se përbërësi që gjendet në kokrrat e kësaj bime, vret qelizat e tumorit, rregullon qarkullimin e gjakut dhe e nxit sistemin imunitar që ta zbërthejë pjesën e mbetur të tumorit.

Kërkuesit shkencorë thonë konsumimi i kësaj bime nuk ka asnjë efekt anësor. I vetmi problem qëndron në faktin që kjo bimë është shumë e vështirë që të kultivohet jashtë Kuinslendit verior./njekomb

Zbulohet bima që mund të bëjë mrekulli me rastet e kancerit Read More »

Artan Hoxha” shuplakë” politikës, zbulon skemën e financimit nga trafikantët

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke iu referuar një këshille të Pablo Eskobar, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur sa iu pëtket financimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

“Një këshillë që i qëndron kohës nga Don Pablo Eskobar….
E çuditshme sa aktuale duket në Shqipëri, trafikantët dhe biznesmenët më të suksesshëm i financojnë të dyja palët, nuk ka rëndësi cila parti fiton zgjedhjet, rëndësi ka që gjithnjë fitojnë ata”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

“Pse te financojme nje kandidat per president kur mund ti financojme te dy?!!! Nuk ka rendesi cili fiton nga ata, e sigurte eshte se sido qe te shkoje, fitojme NE”….
Nje keshille qe i qendron kohes nga Don Pablo Eskobar….
E cuditshme sa aktuale duket ne Shqiperi, trafikantet dhe biznesmet me te suksesshem i financojne te dyja palet, nuk ka rendesi cila parti fiton zgjedhjet, rendesi ka qe gjithnje fitojne ATA...

Artan Hoxha” shuplakë” politikës, zbulon skemën e financimit nga trafikantët Read More »

Dieta me dy numrat misteriozë brenda, e njohin dhe e përdorin shumë VIP-a

Ajo është dieta që e përdorin njerëz të njohur të artit dhe sportit. Përbëhet nga vetëm 2 numra që në dukje janë misterioz, 16 dhe 8.

Ata nuk janë numra magjikë, por intervale kohe në harkun e 24 orëve të ditës ku lejohet ose jo të hani.

Por cili është parimi i kësaj diete? I thjeshtë!

Thjesht nuk duhet të numërosh kaloritë e komplikuara, të peshosh ushqime apo të rrish pa ngrënë.

Natyrisht, të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernat dhe pijet alkoolike dhe duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrat. Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi, dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që agjëroni pjesën e mbetur të kohës.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se agjërimi për një num,ër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës. Avantashi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajen personal i shumë yjeve të Hollviudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur. Masa e yndyrës, digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke patur dhe një efekt detoks./korrieri

Dieta me dy numrat misteriozë brenda, e njohin dhe e përdorin shumë VIP-a Read More »