Aurora

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare

Së fundmi po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale një video nga një dasmë shqiptare ku nusja është çuar të kërcejë, por me shenja ajo tregon se nuk di. Ndërkohë në sfond është vendosur një muzikë popullore shqiptare. Nusja e cila ndodhet para dasmorëve hiqet sikur nuk di të kërcejë dhe ngre supet.

Mirëpo me të nisur një muzikë tjetër, ajo fillon të kërcejë sikur të ishte balerinë. Performancës i bashkohen edhe dy vajza teksa nusja kërcen disa lloje këngësh që nga Beyonce tek këngët latine, arabe etj.

Dhe në fund nusja për kënaqësinë e të gjithëve kërcen edhe popullore shqiptare. Ndiqni videon.

https://youtu.be/luI_LSVW_WI

Bën sikur nuk di të kërcejë, por shikoni si i mahniti dasmorët kjo nuse shqiptare Read More »

SKANDALI/ “Mjekët nuk kurojnë foshnjën me tumor, sepse prindërit s’kanë lekë”

Një denoncim i rëndë është bërë ditën e sotme në lidhje me një fëmijë të mitur, i cili është prekur nga tumori dhe ndodhet në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT prej disa ditësh.

Sipas denoncuesit, problemin e së cilit e ka bërë publik Koço Kokëdhima, mjekët nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashën një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare.

Fëmija vetëm 16 muajsh, ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignostikua me tumor, fëmija iu nënshtrua një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga një prej spitaleve private në vend.

Tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën, ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes./gazetaglobale

SKANDALI/ “Mjekët nuk kurojnë foshnjën me tumor, sepse prindërit s’kanë lekë” Read More »

Nuk është barishte, por një mrekulli që natyra na mbjell në bahçe

Fjalën ‘Portulaca oleracea’ mund të mos e keni dëgjuar ndonjëherë, ama këtë bimë e keni parë me mijëra herë, në bahçen tuaj, nëpër ara, në rrëzat e xhadeve, madje është aq bujare sa ndonjëherë mbin edhe në vazot e luleve për të na thënë: ‘Ja ku jam, më përdor edhe ti që s’ke një bahçe’. Ky është burdullaku që ne s’ia kemi ditur vlerat dhe shpesh e kemi shkulur si bar të keq për të mos i marrë lëndët ushqyese luleve ose perimeve pranë të cilave mbin. Po përse duhet ta mbledhim gjithmonë këtë bimë?

Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme—lulet, gjethet, kërcelli, madje dhe farat. Për shkak të shijes pak të thartë e të kripur, shtimi i burdullakut në sallatën tuaj i jep asaj më shumë shije asaj. Është shumë e ushqyeshme dhe rritet fare lehtë në oborrin tuaj, ndonjëherë pa u përpjekur fare.

Burdullaku ndihmon kundra ngrënies dhe peshës së tepërt

Gjethet dhe kërcejtë e burdullakut janë mishtore, çka do të thotë që janë shumë të pasura me ujë dhe fibra. Kjo është arsyeja pse konsumimi i burdullakut është një ide e mirë nëse doni të hiqni ca kile. Kjo bimë ju siguron ndjesinë e ngopjes dhe nuk ju lejon të hani më tepër se duhet. Burdullaku është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.

Ndihmon në reduktimin e riskut të atakut dhe infarktit në zemër

Acidet yndyrore Omega-3 të cilat gjenden me shumicë tek burdullaku, janë shumë të dobishme për sistemin kardiovaskular. Këto yndyra të shëndetshme ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë depozitimin e tyre së bashku me pllakëzat në muret e arterieve. Kjo rezulton në uljen e presionit të gjakut që është diçka pozitive për zemrën tuaj. Konsumimi i burdullakut mund të ndihmojë në uljen e shanseve të sëmundjeve të zemrës, goditjeve në zemër dhe në tru falë sasive mbreslënëse të acideve yndyrore omega-3!

Konsumi i rregullt i burdullakut mund t’ju mbajë larg osteoporozën

Osteoporoza është një gjendje që karakterizohet nga prirja e kockave për të pasur fraktura. Diçka e thjeshtë si shtimi i burdullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës. Kjo sepse kjo perime nuk përmban vetëm kalcium, por edhe minerale të tjera të rëndësishme për kocka të forta. Ajo përmban edhe mangan, magnez dhe hekur. U bën mirë gjithashtu dhëmbëve tuaj.

Ndihmon në shëndetin e syve dhe për një lëkurë të shëndetshme

Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës A, burdullaku ndihmon kundra turbullimit të shikimit. Kjo për arsye se vitamina A është një antioksidant që mbron retinën e ndjeshme nga dëmtimi. Për më tepër, burdullaku përmban shumë vitaminë C dhe për këtë arsye, duke e përfshirë atë në dietën tuaj, mund të parandaloni shfaqjen e vijave të holla dhe rrudhave në fytyrë. Vitamina C e pranishme tek kjo bimë gjithashtu promovon shërimin e shpejtë të plagëve dhe ndihmon kundra disa sëmundjeve të lëkurës.

Konsumi i burdullakut ndihmon në zvogëlimin e shanseve për kancer

Antioksidantët janë molekula të fuqishme të cilat ndihmojnë për të shtyrë procesin e plakjes. E dinit që janë gjithashtu shumë të dobishëm në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira, duke ulur kështu shanset e prekjes nga kanceri. Ka shumë fruta dhe perime shumë të pasura me antioksidantë që luftojnë kancerin. Një nga më të lirat dhe më të aksesueshmet është burdullaku.

Këto janë vetëm disa nga vetitë e dobishme të burdullakut. Gjithsesi, nëse vuani nga gurët në veshka, reduktoni konsumin e tij, sepse përmban acid oksalik në sasi të larta. Nëse dëshironi të ulni nivelet e acidit oksalik të tij, ziejeni para se ta konsumoni!/lajmejavore

Nuk është barishte, por një mrekulli që natyra na mbjell në bahçe Read More »

Gjarpërinjtë dhe insektet ‘pushtojnë’ Myzeqenë, ‘viktimat’ e pickimeve mbushin spitalin

Në Myzeqe fermerët po sulmohen nga gjarpërinjtë dhe insekte të rrezikshme. Mjekët në spitalin e Fierit thonë se këtë verë, situata është alarmante si asnjë vit tjetër.

Temperaturat e larta kanë bërë që gjarpërinj dhe merimanga helmuese të rendin nëpër fusha në kërkim të ujit. Rastet e pickimeve kryesisht nga gjarpërinj dhe vejusha e zezë, janë shtuar duke vënë repartin e toksikologjisë në gjendje alarmi.

“Situata e kafshimeve nga zvarranikët dhe e pickimeve nga insektet helmuese ka qenë më e rëndë sesa e njëjta periudhë të vitit të kaluar. Kemi pasur më tepër kafshime nga nëpërka dhe gjarpëri”, tha mjeku toksilog në spitalin e Fierit, Lulëzim Banushi

Zvarranikët dhe insektet në Myzeqe shquhen për helmin e tyre të fortë. Në mungesë të antidotit brenda 24 orëvë dhe nën temperaturat e larta pasojat e pickimeve të tyre bëhen vdekjeprurëse.

“Zonat më të prekura janë zonat kodrinore që janë përreth qytetit tonë. Zona e Cakranit, e Festanit, e Frakullës të cilat konstatohen gjatë punës që bëjnë ata në ambientet e tyre dhe në bujqësi”, tha mjeku Banushi.

Duke qenë se kontakti me gjarpërinjtë është i pashmangshëm në këtë periudhë janë veshjet mbrojtëse e vetmja zgjidhje që sugjerojnë specialistët. Por në temperaturat e larta të Korrikut për fermerët këto pajisje mbrojtëse e bëjnë punën në arë të pamundur.

Mesatarisht në spitalin e Fierit mbërrijnë të pickuar nga gjarpri dhe merimanga e zezë 4 raste në javë, një shifër kjo më e lartë se ajo e vitit të kaluar. Përveç temperaturave të larta, faktor në shtimin e zvarranikëve dhe insekteve të rrezikshëm është edhe mungesa e dezinfektimit të sipërfaqeve bujqësore.

Gjarpërinjtë dhe insektet ‘pushtojnë’ Myzeqenë, ‘viktimat’ e pickimeve mbushin spitalin Read More »

Pas sezonit turistik, Lungomare në Vlorë do të zgjatet me 640 metra

Shëtitorja e re përgjatë bregdetit në Vlorë siç njihet tashmë nga të gjithë “Lungomare”, do të zgjatet nga fushat e sportit deri te tuneli në zonën e njohur si Uji i Ftohtë.

Pas mbylljes së këtij sezoni turistik do të nisë puna për zgjatimin e Lungomares, njofton në një postim në rrjetin social “Facebook”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucioni zbatues i këtij projekti të rëndësishën në infrastrukturën rrugore të vendit.

Sipas FZHSH-së, zgjatimi që do të ndërtohet është rreth 640 metër, me një gjerësi 7 metra dhe do të ruhen të njëjtat motive të shëtitores ekzistuese.

Investimi i ri do të kombinojë shtresat e betonit me zaje të bardha lumi, gjelbërim me pisha, ndriçim dhe mobilim urban, duke e plotësuar kështu tërësisht shëtitoren e Lungomares, atraksionin e ri bashkëkohor turistik të Jugut të vendit.

Zgjatimi i këtij projekti, që përbën dhe fazën e dytë të ndërtimit të shëtitores do t’i shtojë qytetit një tjetër hapësirë urbane buzë detit.

Gjithashtu do të krijohen hapësira të reja publike që do të bëjnë të mundur shkëputjen nga shëtitorja dhe argëtimin jashtë saj.

Një tjetër element interesant është edhe lidhja e shëtitores me detin nëpërmjet shkallareve që zbresin deri thellë në det. Projekti parashikon ruajtjen e shkëmbinjve ekzistues dhe integrimin e tyre me shkallët, si dhe mbrojtje detare.

Projekti i Lungomares është unik në llojin e vet, jo vetëm për përmasat dhe rëndësinë që ka në rigjallërimin urban të qytetit dhe impaktin në turizëm, por edhe për veshtirësinë e realizimit.atsh

Pas sezonit turistik, Lungomare në Vlorë do të zgjatet me 640 metra Read More »

Ndryshimet në ligj, dinamikë të re zhvillimit të peshkimit

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për peshkimin”, që synojnë të rregullojnë aktivitetin në këtë sektor dhe të nxisin një dinamikë të re zhvillimi.

Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, ndryshimet përcaktojnë atë se çfarë quhet peshkim tregtar artizanal duke e përafruar atë me konceptin ndërkombëtar.

“Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal, është peshkimi tregtar që zhvillohet nga anije më të vogla se 12 metra dhe që nuk përdorin vegla peshkimi fundor me ose pa timon, vegla peshkimi me tërheqje të peshkimit pelagjik me timon ose çift pelagjik, rrjeta binjake me timon dhe draga hidraulike”, thuhet në draftligj.

Për rastin e përshkrimit tregtar ose peshkimit bregdetar artizanal ligji përcakton se subjektet duhet të jetë të përfshira në organizata të menaxhimit të peshkimit në nivel qarku apo formë më të madhe.

Gjithashtu, drafti parashikon “Të drejtën e peshkimit për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, që fitohet nëpërmjet konkurrimit publik, procedurë e cila përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”. atsh

Ndryshimet në ligj, dinamikë të re zhvillimit të peshkimit Read More »

Lëkundje të forta, tërmeti 3.5 ballësh ra në Lushnje

Të tjera lëkundje tërmeti kanë shqetësuar sot Shqipërinë.

Këtë herë ka qenë një tërmet 3.5 ballësh i shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë rreth 2 kilometra nga Lushnja dhe afërsisht në këtë thellësi.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në Lushnje, Berat, Fier, Durrës dhe Tiranë.

Nuk ka dëme materiale.

Image

Lëkundje të forta, tërmeti 3.5 ballësh ra në Lushnje Read More »

STUDIM – Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Rreziku nga Alzheimeri mund të rritet 70% te gratë që kanë pesë ose më shumë fëmijë, sipas një studimi.

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 3.500 gra të moshës mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe Greqi, ka treguar se mundësitë tek gratë që lindin pesë ose më shumë fëmijë të vuajnë nga Alzheimeri në pleqëri mund të jenë 70%.

Në studim është parë se gratë që nuk vuajnë nga demenca dhe kanë më shumë se pesë fëmijë kanë rezultuar më të pasuksesshme në testet konjiktive, krahasuar me gratë që kanë më pak se pesë fëmijë.

Studimi gjithashtu ka treguar se gratë që kanë përjetuar një apo dy shtatzëni të paplota kanë shumë më pak gjasa për të zhvilluar Alzheimerin sesa gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë.

Neuropsikiatri Ki Woong Kim nga Universiteti Kombëtar i Seulit, tha se rritja në masë të madhe dhe rënia e menjëhershme e estrogjenit dhe hormonit të stresit te gratë mund të jenë shkaktarë të rritjes së rrezikut të Alzheimerit, gjendje kjo që mund të ndikojë negativisht në aktivitetet e trurit.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit për vitit 2016, në botë 47 milionë njerëz vuajnë nga demenca./atsh

STUDIM – Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë Read More »