Aurora

Drejtoresha e rëndësishme ka qenë gruaja e Sokol Balles, e ju nuk e dinit

Më shumë se 2 vite më parë bëri bujë në mëdia lajmi se moderatori i njohur Sokol Balla dhe gruaja e tij e dytë u ndanë.

Madje u raportua që Belinda Balluku kishte nisur një tjetër jetë, me 2 fëmijët e çiftit, të cilët ajo i ka në kujdestari.

Gazetari i njohur Sokol Balla është divorcuar zyrtarisht nga ish-bashkëshortja e tij e dytë, Belinda Balluku.

Por pak e dinë se gruaja e dytë e Sokol Ballës, Belinda Balluku është një drejtoreshë e rëndësishme në vend, ajo drejton Albkontrollin. /ShkodraNews

Drejtoresha e rëndësishme ka qenë gruaja e Sokol Balles, e ju nuk e dinit Read More »

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…”

Nga Jani Prifti

Smë hiqet nga mendja, se përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë Himarë.

Si guxuan diçka të bërë nga stërgjyshërit tanë. Të bërë nga Gjok Dhim Gjini,Dede Kola, Gjika Gjoni,Gjoka Dhamo,Balsh Dhima,Gjika Llazari,Gjika Mëhilli,Leka Dermali,Pali Panajoti,Gjon Meniko,Gjin Pali,Gjok Pali,Nika Gjin Zoto, Zot Gjoni,Lika Kondi,Martin Gjini, Kont Premti, Kond Papa,Nika Leka,Gjin Meksi,Nika Plaku,Andrea Gjomija,Gjon Leondari, Dhimo Mamija,Gjin Todori, Dhimo Gjon Vllasi, Gjika Dhima… etj etj.

Të cilët i bënë nder Gjergj e Gjon Kastriotit, Krokodil Kladhës.

Emrat e Stërgjyshëve tanë Himariotë i gjejmë tek regjistrimet turke të kohës, dhe nëse një pasardhës direkt i këtyre Arbërorëve ndihet ndryshe sot………… Të ketë turp që përpiqet të fshijë diçka që ska bojë që e fshin…

“Përse u përpoqën të zhdukin shqiponjat në portën e Kalasë, Himarë…” Read More »

“Një frymë e re për shkollën”, Lindita Nikolla: Ka vetëm dy momente që ndihem kokulur në këto 5 vite punë

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ditën e sotme foli për ndryshimet ligjore që do të bëhen në arsim dhe pritet të votohen të hënën në seancën plenare.

Nikolla tregoi se si nisma “Mësues për Shqipërinë” do të kthehet në ligj dhe çfarë synohet të arrihet me atë.

“Do ketë meritokraci për mësuesit. Ka plot dëshmitarë që janë punësuar falë kësaj nisme. Me reformat e ndërmarra kemi mbetur pas në dy momente kryesore për të sjellë cilësi. Deklaroj që ka dy momete që ndjehem kokëulur, që lidhen me cilësinë e mësuesit. Se nëse ka mësues të dobët në një shkollë me infrastrukturë të riparuar, nuk kthehet investimi.

Portali “Mësues për shqipërinë”, ka shërbyer si diga e parë për të nxjerrë më të mirën në gjithë këtë shumicë mësuesish.  Janë mësues shumë të mirë ata që vijnë nga portali.

Ende kemi shumë për të bërë në drejtimin e shkollës. Unë jam në mandatin e dytë dhe ende nuk kemi shkuar aty ku meritojnë fëmijët e shqiptarëve përsa i përket mësimdhënies.

Mungon një instrument i plotë që të thuash Po, ky është drejtori që do të sjellë një frymë të re për shkollën” tha Nikolla.

Mendoni se kështu do shmanget influenca e politikës me shkollat?

“Ne marrim modelet europiane dhe amerikane për të certifikuar këdo që kërkon të bëhet drejtues shkolle. Sepse drejtori nuk duhet të jetë vetëm mësuesi më i mirë, por edhe të ketë cilësi të tjera si menaxhues i mirë”.

Burimi: Balkanweb

“Një frymë e re për shkollën”, Lindita Nikolla: Ka vetëm dy momente që ndihem kokulur në këto 5 vite punë Read More »

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane afër blerjes së Feronikelit

Feronikeli i cili është në pronësi të kompanisë greke ‘Cunico Resources’, është duke iu shitur kompanisë nga Shqipëria, ‘Balfin Group’, me pronar biznesmenin më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Kompania e Manes, e cila mësohet se është në fazën finale të blerjes së gjigandit Feronikel, aktivitet me biznesin e xehes, ushtron edhe në Shqipëri, më saktësisht në minierën e Bulqizës, ku pushtetin lokal e ka LSI e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

51 vjeçari është miliarderi i parë Shqiptar. Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN, i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore.

Ndërkaq, Fabrika e Feronikelit është përballur me krizë ekonomike edhe në vitin 2017.

Prodhimi u ndal me 13 mars pasi rreth 820 punëtorë dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkak i mospagesës nga ana e Menaxhmentit të kësaj fabrike.

Për ndaljen e prodhimit, Menaxhmenti u deklarua se fabrika është duke u përballur me disa vështirësi teknologjike.

Telegrafi mëson se që nga muaji qershor punëtorët e kësaj fabrike nuk i kanë marrë pagat.

Ata thonë se ndjehen shumë të shqetësuar me të ardhmen e tyre, pasi siç thonë ata, shumë punëtorë tanimë kanë kredi nëpër banka në Kosovë dhe ndalja e punës në këtë fabrikë, po iu krijon probleme financiare.

Fabrika kishte paralajmëruar fillimin e punës në fillim të korrikut, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur./njekomb

Biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane afër blerjes së Feronikelit Read More »

“Shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër”: Rrëfimi prekës i vajzës së Hamëz Jasharit, për sulmin e para 20 vjetëve në Prekaz

Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, përmes një postimi në Facebook ka vendosur që siç ka thënë “të ndajë kujtime në këtë përvjetor”, datë e cila siç thotë ajo “i ngjallë dhimbje, krenari dhe dashur për vendin tim”.

Përmes këtij postimi, përcjell Telegrafi, Besarta ka treguar momentet e sulmit të para 20 viteve, sulm ky i realizuar nga forcat serbe kundër familjes së saj në shtëpinë e tyre në Prekaz.

“Nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër”, ka shkruar ndër tjerash Besarta.

Më poshtë ua sjellim të plotë rrëfimin e saj:

Sot në 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, e mbijetuara e betejës historike të 5,6 dhe 7 Marsit do të ndajë kujtime në këtë përvjetor – datë kjo që më ngjallë dhimbje, krenari dhe dashuri për vendin tim.

Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër.
Nuk e dija…

Sinqerisht, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që do të luaja me Blerinën e vogël, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që nëna Feride do më puthte ballin para gjumit.

Nuk e dija, se isha fëmijë.

E lindur dhe e rritur në kullën mësuesit të parë shqiptar në atë anë, më kishte krijuar bindjen se përpjekja e babës Shaban, babushit Hamëz dhe balit Adem për çlirimin e vendit ishte veçse obligim. Ne si fëmijë të Familjes Jashari, ishim mësuar ti shohim burrat tonë të armatosur dhe të përndjekur, ishim mësuar edhe me represionin e pushtetit të atëhershëm serb mbi shqiptarët e asaj ane – me theks të veçantë mbi familjen tonë.

Për këtë na kishte fol babushi e bali Adem, se pushtuesi duhet të largohet nga vendi jonë – për çdo çmim, ndërsa baba Shaban na tregonte historitë që ishin frymëzim për kombin. Andaj besoj që ne të gjithë fëmijët e Jasharëve ishim të përgatitur për betejën që po na priste.
Por, nuk e dija që mizoria e pushtuesit serb nuk do të kursente asgjë.

Para agimit, u zgjuam nga zhurmët e makinerisë së pushtuesit serb që kishin rrethuar kullën e babës Shaban, edhe atëherë nuk e dija se çfarë po na priste.

Derisa nëna më porositi të marr dru për zjarrë, takova babushin i cili pranë odës ishte duke tymosur duhan me armë në brez e në krah – si asnjë herë më parë ndjeva dashurinë për babushin, si asnjë herë më parë pash bukurinë e tij.

E pyeta: “Babush, çka po bohet? Çka është kjo zhurmë?”

I buzëqeshur më tha: “Kurgjo, qika jem. Po nihen dikun shkijet, po nuk jon tu ardh te na”

Nuk e di pse, sa herë që fliste babushi ma qetësonte shpirtin. Ajo ishte hera e fundit që e pash të gjallë, por zërin ia kam dëgjuar deri në rënien e tij – duke kënduar këngën e mëmëdheut:

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
vraponi burra se s’ka me prit
Të vdesim sot ne, me Besa Besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit…

Krahas babushit, e këndova edhe vet… e këndoj edhe sot, kënga që përbën mesazh për bashkëluftëtar, mesazh për bashkim, mesazh për obligimin që kemi para shqiponjës.

Nuk zgjati edhe shumë, zhurma e makinerisë së forcave serbe po afrohej, që në mëngjes po dëgjohej larg.

Natyrshëm u mobilizuam të gjithë anëtarët e familjes, këngës së babushit iu përgjigjëm me rradhë…

Betejës që u bë shkëndi e luftës çlirimtare, po i afrohej fundi… epilogu ishte i rëndë dhe i dhimbshëm për mua – babushi që me tha: “Kurgjo, qika jem” nuk e kishte pas njëmend, as nëna që më shtrëngonte e më thoshte ‘Mos u tut, qika jem” nuk e kishte pas njëmend…

Njëmend, paska qenë vendosmëria e Familjes time për çlirimin e atëdheut.

E gjitha që kishte ndodhë në betejën e Familjes Jashari, është në zemrën dhe mendjen time… do të mundohem që këtë përjetim dhe ngjarje ta ndajë me kombin tim – atëherë kur mundem.

Po e përmbylli këtë përkujtim për 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me mesazhin e njejtë si të babushit “Për mëmëdhenë”, duke ftuar për bashkim dhe dashuri për Kosovën. Lavdi (sic) /Telegrafi/

“Shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër”: Rrëfimi prekës i vajzës së Hamëz Jasharit, për sulmin e para 20 vjetëve në Prekaz Read More »

Kek me reçel fiku receta e ëmbël me shije fantastike

Keku me reçel fiku apo i njohur ndryshe si Pasta Flora është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara të shqiptarëve.

E thjeshtë për t’u përgatitur, fantastike për t’u shijuar me një filxhan kafeje apo çaji në çdo kohë të ditës.

Është ëmbëlsira ideale për të pritur miqtë dhe për të ëmbëlsuar më të dashurit në familje.

Kjo ëmbëlsirë është shndërruar tashmë në një traditë të kuzhinës shqiptare.

Pasta Flora në fakt është një tartë e përbërë nga një petë brumi e shkrifët e mbushur me reçelra të ndryshëm.

Shija e kësaj ëmbëlsire është si ajo e një biskote të shkrifët të kombinuar me reçel.

Përgatitja e kësaj ëmbëlsire do të shtonte edhe më shumë atmosferën duke e shijuar në familje apo mes miqsh.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tipike të përgatitjes së pastës Flora në shtëpi.
Përgatitja e Pastës Flora në Shtëpi
Përbërësit
2 gota ujë me miell

5 lugë gjelle sheqer

2 filxhanë kafeje margarinë

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

5 lugë gjelle me kos

Një tas mesatar me reçel fiku (lloji i reçelit zgjidhet sipas preferencës)

Në një tas të madh rrahim si fillim vezën, më pas shtojmë sheqerin dhe sodën, i përzjejmë dhe shtojmë kosin.

Vijojmë përzjerjen derisa masa është bërë homogjene.

Në vijim, masën e përgatitur e shtojmë nga pak tek mielli që kemi vendosur në një tas dhe përgatisim brumin me dorë.

Pasi brumi është shndërruar në një masë të njëtrajtshme e hapim në tavolinën e punës në formën e një pete të trashë, e cila nuk duhet të jetë më e trashë se një centimetër.

Para se të hapim petën kujdesemi që mënjanë të lëmë një masë brumi më vete, të cilën do ta përdorim për shiritat që do vendosim mbi tartë.

Petën e përgatitur e vendosim në një tavë. Sipër saj shtrojmë masën e reçelit. Në fund marrim brumin që kemi lënë mënjanë, e ndajmë në shirita të hollë dhe e vendosim në formën e rombave(si në foto)mbi reçelin që kemi shtruar.

Shiritat nëse dëshironi mund t’i lyeni me vezë me ndihmën e një furçe kuzhine.

Piqet në furrë, derisa shiritat e sipërm të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë përreth 40 minuta.

Pritet në pjesë dhe serviret kur është e ftohtë./AgroWeb.org

Kek me reçel fiku receta e ëmbël me shije fantastike Read More »

Çaji freskues i barbarozës , mrekulli në shije dhe vlera për shëndetin

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose nishadër. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave.

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroWeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj.

Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen.

Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. AgroWeb.org ju tregon se gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë përdoren për një çaj që ka një aromë të veçantë.
Vlerat shëndetësore që ka Barbaroza
Largon stresin:Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe qetësues.

Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stress.

Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do t’ju përmirësohet humori.

Lufton inflamacionin:Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm.

Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj.

Heq dhembjet:Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt.

Mbron shëndetin e veshkave:Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave.

Por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi.

Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë

Ndihmon sistemin imunitar:Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit.

Përgatisni çaj me gjethet dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt.

Tretja:Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem.

Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.
Çaji i Barbarozës dhe Përgatitja
Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza ngjyrë rozë me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu.

Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Por njëlloj mund ta merrni edhe nga bimët e kopshteve tuaja.

Një lugë çaji me lulet dhe gjethet e thata të bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji. Këtë mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë.

Shtypni një grusht lulesh dhe gjethesh të thara dhe vlojini për 5 minuta në ujë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme./AgroWeb.org

Çaji freskues i barbarozës , mrekulli në shije dhe vlera për shëndetin Read More »

Trahanaja , tre receta tradicionale plot shije

Në ka një gatim special nga tradita shqiptare që të kënaq nepsin dhe oreksin , padyshim është trahanaja.

Tradita e gatimit të trahanasë ndryshon sipas krahinave të ndryshme.

Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, disa të tjerë me kos, disa me lëng domatesh e të tjerë me lëng mishi.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë tre receta tradicionale të krahinave të ndryshme por njëlloj të shijshme e fantastike, ideale për mëngjese të shëndetshme apo edhe darka gjithashtu.
Tre Receta Tradicionale Të Përgatitjes Të Trahanasë
Trahana me Qumësht e Gjalpë
Për një kg miell, dy gota qumësht, dy lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle kripë.

Sitet mielli, të cilit i hapet një gropë në mes ku hidhet gjalpi i shkrirë, qumështi dhe kripa.

Duke filluar nga mesi e përzjejmë brumin duke mos e gatuar shumë, por të përzihet aq sa të mos thithë krejt miellin.

Brumi duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.

Sipër e spërkasim me miell, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 2-3 ditë.

Pastaj e hapim copa copa në çarçafë të pastër, e lëmë të thahet pak e shkoqim me dorë.

E kalojmë në sitë të rrallë, e thajmë përsëri dhe e vendosim në qeska prej pëlhure (beze).

Ruhet në vende të thata dhe të freskëta.
Trahana me kos
Për 1 kg miell përdoren dy gota kos dhe një lugë e gjysmë gjelle me kos.

Procesi i përgatitjes është i njëjtë si përgatitja e trahanasë me qumësht.
Trahana me Domate
Dy gota me lëng domatesh të shtrydhura, dy lugë gjelle gjalpë, një lugë e gjysmë gjelle kripë.

Edhe kjo recetë përgatitet si trahanja me qumësht, në këtë rast në vend të qumështit hidhet lëngu idomateve.
Përgatitja e Trahanasë si Supë
(Përbërësit e Recetës më poshtë janë për 4-5 persona)

6 lugë gjelle trahana

2 lugë gjelle vaj ulliri

Djathë i thërrmuar

Gjysmë filxhan çaji me shëllirë djathi

Një litër ujë

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, shtojmë trahananë dhe e skuqim lehtë.

Shtojmë ujin e vluar dhe vazhdojmë ta trazojmë me telin e kuzhinës  që të mos krijohen kokërriza.

Shtojmë djathin e thërmuarr, shëllirën dhe nëse duhet edhe pak kripë.

E lëmë të zjejë rreth 10 minuta. Serviret e ngrohtë./AgroWeb.org

Trahanaja , tre receta tradicionale plot shije Read More »