Aurora

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë pas Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, duke theksuar se vendi nuk po mbetet pa gjykata të sipërme, por po operohen organizmat e kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.

Kryeministri shton se rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.

“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Ndërsa dje kryeministri Rama në një tjetër reagim në Facebook u shpreh se, “Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë!Loja mbaroi.Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”./atsh

Vetingu, Rama: Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan drejtësinë Read More »

Këshilltari i Bashës spiun i shërbimit sekret rus. Si SHISH ra në gjurmët e gazetarit, bisedat e përgjuara dhe ndërmjetësimi i lobimit me para ruse

Këshilltari politik i kryetarit të PD Lulzin Basha rezulton të jetë i rekrutuar nga shërbimi sekret rus dhe ka kryer veprimtari spiunazhi në favor të Rusisë për vite me radhë kundrejt pagesës.

Ndërkohë që FBI-ja amerikane thirri Lulzim Bashën për të dëshmuar në lidhje me lobimin e kryer në SHBA me para ruse dhe të ish agjentëve të KGB, me sa duket shërbimet sekrete partnere, amerikane dhe të BE, kishin në dorë dhe informacionin e shërbimit sekret shqiptar.

SHISH kishte vënë nën përgjim një nga këshilltarët më të afërt të Lulzim Bashës, në bashki dhe tashmë në PD, i cili ka qënë një emër i njohur në gazetarinë shqiptare.

Dhe rezultati i këtij përgjimi me zë dhe figurë ka treguar se këshilltari i Lulzim Bashës është rekrutuar nga spiunazhi rus kundrejt pagesës dhe benefiteve të tjera për të dhe për kreun e partisë të cilës i shërben.

Në një kohë kur influenca ruse në Ballkan ku përfshihet edhe Shqipëria përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, “Report TV” nisi publikimin e një prej dosjeve të SHISH, ku del në pah se si shërbimi sekret rus ka vepruar ndër vite në Shqipëri. Me detaje tregohet se si shërbimi sekret rus që prej vitin 1999 ndërtoi një rrjet agjenturor në Shqipëri në të cilin janë përshirë, gazetarë, diplomatë të ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, një shtetase ruse e martuar me një shqiptar, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk u identifikuan asnjëherë nga shërbimi ynë sekret.

Pjesë e survejimit të shërbimit sekret shtetëror shqiptar, ka qenë edhe një person i cili më pas mbajti postin e  këshilltarit të  kryetarit të një prej partive të mëdha të spektrit të djathtë,  në vendin tonë. Dhe ky person sikurse nënvizuam më lart, është këshilltari më i afërt i Bashës.

SHISH ka mbajtur nën survejim 18 persona mes tyre 5 persona me nënshtetësi ruse 1 grek dhe 12 të tjerë shqiptarë. Veprimtaria e 18 personave të survejuar në këtë dosje  spiunazhi,  nis në vitin 1999 deri në vitin 2003.

Dokumenti prej 28 faqesh vendos në qendër të këtij operacioni spiunazhi një shtetas rus i cili përmes një pasaporte shërbimi mbërriti në Shqipëri si korrespondent i një gazete ruse për të mbuluar te gjithë hapësirën Shqiptare Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.

Më pas ky person mori rrolin e atashehut për çështjet konsullore në Ambasadën ruse në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri gazetari rus që fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin.

Në faqen e parë të kësaj dosje spiunazhi tregohet përse për SHISH ky person përbënte interes për ta patur nën mbikqyrje konstante. Nga ndjekja e gazetarit rus, agjentët e SHISH hap pas hapi zbuluan personat me të cilët ai kontaktonte.

Gazetari rus në një kohë të shkurtër arriti të miqësohej me një gazetar shqiptar, i cili u përgjua dhe u survejua nga SHISH.

Dosja e SHISH tregon se si ky gazetar rus nuk kishte një zyrë pune në Tiranë por përdorte ambientet e ambasadës. Duke ndjekur gazetarin rus SHISH zbuloi se si përmes OSBE një shtetas rus kishte mbërritur në Shqipëri dhe ishte stacionuar në Fier.

Më pas u zbulua se ky person kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në kohën e ish Bashkimit Sovietik dhe se ka punuar edhe si oficer në zbulimin ushtarak për disa vite dhe se përdorte në Shqipëri një mbiemër tjetër.

Ky është informacioni i parë i nxjerrë në media me fakte për shtrirjen e ndikimit rus në Shqipëri, politikën opozitare shqiptare, por dhe në diplomaci dhe në rrethet gazetareske.

SHBA me sa duket ka qënë tërësisht në kontakte të këtyre informacioneve, teksa ka bërë dhe lidhjen mes lobimit të Bashës me para ruse për të ardhur në pushtet, por dhe rolin e interlokutorit që ka luajtur këshilltari-gazetar më i afërt i tij për të garantuar bashkëpunimin.

Duke qënë një spiun mirëfilli në shërbim të rusëve, këshilltari i Bashës ka qënë gjithnjë nën survejimin e SHISH por dhe organeve ligjzbatuese amerikane, ndaj dhe Basha është nën hetim nga FBI.

Njëherësh mësohet se dhe ambasadorja e re amerikane Kathleen Ann Kavalec, një njohëse e mirë e Rusisë dhe strategjisë së saj për zgjerim dhe dominim në Ballkan, për të penguar ardhjen e forcave politike pro ruse në pushtet në Shqipëri, është emëruar në Tiranë.?/Pamfleti/

Këshilltari i Bashës spiun i shërbimit sekret rus. Si SHISH ra në gjurmët e gazetarit, bisedat e përgjuara dhe ndërmjetësimi i lobimit me para ruse Read More »

24 korriku,4-vjetori i vjedhjes së Bankës dhe 1-vjetori “Presidencial” i hajdutit të floririt

Ilir Meta në krye të shtetit, Fullani po shijon 420 milionë lekë paga pafajsësie
Data 24 korrik është “Madaljoni Zi”,i 2 përvjetorëve të hidhur e kriminal, që lidhen me 2 hajdutëri të organizuara financiare shtetërore gjigande, të cilat kanë si “ikona”,2 personazhe, njeri që me skemat e tij skuthiane, lejoi vjedhjen në Bankën e Shtetit dhe tjetri, që me bandat e tij, grabiti floririn e Thesarit të Shtetit.

Më 24 korrik 2014, u zbulua vjedhja 7.3 milionë USD në Bankën e Shtetit, kryer sistematikisht nën “bekimin” dhe heshtjen e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, cili u prangos e më pas u lirua nga drejtësia, si “i pafashëm”, duke u shpërblyer me 420 milionë lekë paga mujore, për “padrejtësinë që iu bë nga shteti”!

Më 24 korrik 2017, në Tiranë gjëmuan 21 të shtëna topi, si ceremonial shtetëror “si shenjë “nderimi” për kurorëzimin “President Republike” të Ilir Metës, ish-kryeministrit që grabiti 280 kilogramë flori, Thesar të Shtetit Shqiptar që mbahej në depot e Krrabës, të cilat u shqyen nga bandat kriminale, të dërguara prej tij.

Në përvjetorin e 4 të vjedhjes  së 7.3 miloionë USD brenda Bankës së Shtetit, ish-Guvernatori Fullani po shijon lirinë dhe 420 milionë lekët, që i dha shteti për “pafajësi”, duke i kërkuar edhe ndjesë publike, pa i prekur asnjë qindrakë nga llogaritë e shumta bankare dhe qindra pasuritë e palujtshme që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërsa hajduti i floririt të shtetit, kapobanda Ilir Meta, prej 20 vitesh pas vjedhjes, po shijon dhjetra llogaritë bankare e pasuritë luksoze, që ka brenda dhe jashtë Shqipërisë, po shton vilat e bizneset, po shkollon fëmijët në Londër, me nga 160 mijë paund, po bënë pushime në plazhet lukszoe të botës, po ngjit të gjitha shkallët e pushteteve, duke u bërë edhe President Republike, ku komandon Këshillin e Lartë të Drejtësisë Shqiptare./Pamfleti/

24 korriku,4-vjetori i vjedhjes së Bankës dhe 1-vjetori “Presidencial” i hajdutit të floririt Read More »

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false

Mbaheshin 3 vjet stok në depo e nuk u jepeshin spitaleve, vjedhja 1.6 miliardë lekë
Një skandal me përmasa krim mjekësor-njerëzor, me pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve, rezulton të jetë zbuluar nga KLSH në fund të vitit 2017 dhe është konstatuar përsëri prej saj, para 1 muaji, pas lënies së detyrave për zbatim (nuk janë zbatuar).

Skandali i zbuluar, ka lidhje me 146 nijë e 863 medikamente të skaduara, me vlerë 382 milionë lekë, të mbajtura stok në depon farmaceutike të QSUT, qysh prej vitit 2014 kur janë blerë, duke mos u përdorur, të blera me tender jo për nevoja të QSUT, por për t’u bërë “nder” bizneseve private të ilaçeve, ndërkohë që ato kanë pasur kohë përdorimi deri në qershor 2015 dhe tetor 2016.

Ky skandal është mbajtur “sekret” nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë, duke bërë edhe “rifreskime letrash të blerje-magazinimit” të tyre, për të fshehur skandal-krimin dhe vjedhjen, që lidhet me shëndetin e pacientëve, por dhe me vlera të mëdha financiare, të zhvatura në formë “tendera-qokash”, me blerje ilaçesh me shumicë mbi planifikimin vjetor, tek firmat private klienteliste, biznese ose të lidhura me shefat e mjekësië shqiptare.

Skandali thellohet më tej, kur mëson se për 40% të sasisë dhe emërtesave të këtyre ilaçeve, kanë pasur nevojë emergjente pavionet, por nuk u janë dhënë nga drejtoria e QSUT, pa harruar faktin (sipas KLSH), që dyfish abuzim sasisor e 3 fish financiar është bërë me ilaçet donacione, të cilat nuk u janë dhënë spitaleve nën refrenin mashtrues “nuk ka” megjtihëse ishin gjendje, por janë mbajtur stok në depot e QSUT edhe pa inventor, sasi e cila është 234 mijë e 405 medikamente, në vlerën 1. 2 miliardë, 339 mijë e 026 lekë.

Sipas raportit të KLSH, blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT dhe nga ana tjetër, flitet për mungesë të theksuar ilaçesh në spitale, ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të shtohet nga viti në vit, mbasi drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë nuk i hapin depot, duke bërë pazare të pista, që duhen hetuar me imtësi nga anti-krimi ekonomik-financiar, mbasi ka efekte të mëdha negative në administrimin e fondeve, për barna dhe materiale mjekësore.

Hetimet nisura lidhur me këtë skandal të ialçeve që nuk u jepen pacientëve, por mbahen qëllimisht stok, kanë si informacion paraprak, një tjetër skandal të bërë nga drejtuesit e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ata jo vetëm nuk i kanë asgjësuar këto 378 mijë ilaçeve të skaduara, siç është lënë detyrë urgjente nga KLSH, por gjersa ato nuk janë më në depot e QSUT dhe nuk ka protokoll të filmuar asgjësimi, siç e detyron ligji, ekziston dyshimi i plotë se këto ilaçe të skaduara janë shitur e janë rifitur në përdorim brenda spitalevee të QSUT dhe nëpër spitalet e farmacitë private, me “letra të reja” furnizimi, plan-shpërndarje nëpër spitale dhe shit-blerje nëpërmjet tenderëve, duke mos harruar që bëhet fjalë, për 1.6 miliardë lekë, të paguara dy herë nga taksat e shqiptarëve, për të “vrarë” shëndetin e shqiptarëve./Pamfleti

Krim mjekësor/ KLSH kërkoi asgjësimin e 378 mijë ilaçeve të skaduara, QSUT i rifuti në përdorim, me blerje false Read More »

“Peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër…” Kë shënjestron Fatos Nano?

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vënë nën sekuestro preventive pasuri të paluajtshme në emër të ish-Kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla me vlerë mbi 800 mijë euro.

Menjëherë pas këtij lajmi ish kryeministri Fatos Nano ka reaguar me një status në rrjetet sociale.

“Duke vëzhguar ndtyshimet e fundit, le të shpresojmë që vettingu do të jetë fillimi i një epoke të re politike, sepse “peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër… ” shkruan Nano./pamfleti

“Peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër…” Kë shënjestron Fatos Nano? Read More »

Nuk ju ecën në jetë? Ndryshimet që duhet të bëni menjëherë sipas shenjës së horoskopit

Dashi

I druheni shumë sikletit. Na besoni kur ju themi që kjo është një prej frikave tuaja më të zakonta. Të gjithë frikësohen kur dalin nga zona e tyre e rehatit, prandaj jemi këtu për t’ju thënë se do të ndiheni shumë më mirë pasi ta ndërmerrni hapin e radhës.

Demi

Është koha që gjërat të ndryshojnë, sidomos në mentalitetin tuaj. Si dem që jeni, shpesh ju pëlqen të keni mendimin e njerëzve për tema të ndryshme, por nuk duhet ta bëni me ëndrrat tuaja. Mjaft u shqetësuat për ato që thonë njerëzit rreth jush, por filloni të nqini pasionet tuaja.

Binjakët

Edhe pse jeni një prej shenjave më të ashpra e më të forta, ndonjëherë jeni shumë të rreptë me veten. Duket se nuk jeni të bindur nga vetvetja dhe nuk mendoni se keni atë që duhet për të arritur objektivat tuaja. Jemi këtu për t’ju thënë që mendoni absolutisht gabim dhe keni gjithçka që ju duhet për të arritur çdo objektiv që keni vendosur.

Gaforrja

Si gaforre që jeni, shpesh ndiheni totalisht i ezauruar kur gjërat bëhen pak të  vështira. Duket se bota është kundër jush dhe po ju merret fryma nga gjërat që po ndodhin. Jemi këtu për t’ju bërë të ditur se e keni brenda vetes forcën që ju duhet për të arritur objektivat tuaja. Thjesht qetësohuni, merrni frymë dhe bëni një plan të gjërave që duhen bërë.

Luani

E kuptojmë frikën tuaj për të sakrifikuar jetën që keni në mënyrë që të ndiqni atë që gjithmonë keni ëndërruar. Duhet të merrni përsipër riskun e të mos funksionarit mirë dhe të mbeturit pa gjë. Por është më mirë të rrezikosh sesa të jetosh gjithmonë me pishmanin e të mos rrezikuarit. Dhe do të kuptoni që duhet të rrezikoni gjithçka që keni për gjithçka që doni të keni.

Virgjëresha

Etika juaj në punë ka probleme. Edhe pse mund të jetë e vështirë t’ju dëgjojnë kur flisni me zë të lartë, duhet të dini se ky është problemi që ju pengon të arrini ëndrrat tuaja. Është koha që të ndaloni së shpresuari se do t’i arrini objektivat nëse shihni Netflix gjithë ditën.

Peshorja

Si peshore që je, je mësuar të dalësh dhe të argëtohesh me miqtë prandaj koncepti i të punuarit fort të duket pothuajse i huaj. Edhe pse e di se ç’do të arrish dhe ç’duhet të bësh për ta realizuar, nuk keni dëshirë të sforcoheni për ta arritur. Është koha t’i braktisni metodat tuaja të vjetra dhe të nisni të kuptoni se ç’duhet të bëni për të arritur objektivat tuaj.

Akrepi

Ju dhemb zemra kur meditoni për të vërtetat se kurrë nuk do të jeni në gjendje të realizoni ëndrrat tuaja. Është e vështirë të heqëshdorë nga gjithçka që ke me shpresën e të pasurit diçka që s’do ta keni kurrë. Kjo është e vetmja gjë që ju mban larg të punuarit drejt arritjes së ëndrrave. Është koha të bini në pakt me faktin se arritja e objektivave ndodh vetëm në rast se punoni që ato të ndodhin.

Shigjetari

Meqenëse jeni një tip shumë ekstrovers dhe social, e dini që për të arritur objektivat duhet shumë kohë dhe me këtë të fundit s’i keni mirë llogaritë. Nëse vazhdoni të shpresoni se të arrish objektivat është një punë në grup, stresi është i gjithi i juaji. Që të jeni gati për të përballuar gjithë pengesat duhet të ndiqni ritmin tuaj dhe jo udhëzimet e të tjerëve.

Bricjapi

Si bricjap që jeni, nuk ju mungon strategjia dhe logjika në gjithçka që bëni. Sigurisht që besoni se është më mirë të planifikosh se sa t’i ngjisësh shkallët qorrazi. Jemi dakord me këtë, ama duam t’ju themi se planifikimi juaj konstant po pengon arritjen e objektivave që keni. Strategjia juaj e mirë menduar po i fut shumë hundët në mënyrat tuaja të të vepruarit për të realizuar ëndrrat.

Ujori

Ndjeni presionin e atyre që ju kërkojnë të mos dilni jashtë skemave. Si një Ujor që që jeni dini mirë të pozicionoheni në sedijen e pasme dhe të shkoni me turmën. Nuk keni ndonjë dëshirë të çmendur për t’i bërë gjërat në stilin tuaj dhe jeni rehat duke ndjekur rregullat e të tjerëve duke qenë se është më e lehtë.

Peshqit

Ju i dini cilat janë ëndrrat dhe ç’duhet të bëni për t’i arritur ato, por shpesh e gjeni veten duke mos punuar, duke mos bërë asgjë për t’i arritur. Ndonjëherë, edhe nuk keni dëshirë të përfshiheni në një proces pune të rreptë për të marrë atë që dëshironi. Por është momenti të vendosni veten në provë dhe të kuptoni që kjo zvarritje po shkatërron jetën tuaj.

Nuk ju ecën në jetë? Ndryshimet që duhet të bëni menjëherë sipas shenjës së horoskopit Read More »

Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti/Foto

Kryeministri Edi Rama mori pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Salento.

Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë verës në Itali dhe në mesin e fituesve për këtë vit është edhe Kryeministri Edi Rama me ekspozitën e tij të titulluar, “Karakter i fortë, shpirt i butë.”

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së Kryeministrit Rama, përmes një statusi në “Facebook”, ka vlerësuar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik.

Ai thekson se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë, falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.

“Në Cilento, në Castellabate, mbrëmë, kemi inauguruar tri ekspozita në kuadër të Çmimit “Pio Alferano”. Një nga këto i është kushtuar Edi Ramës, i cili përveç që është një artist i mirë, që nga viti 2013 është gjithashtu Kryeministri i Shqipërisë. E shikoj me admirim, sepse është ndër politikanët e paktë që kreativitetin dhe shpirtin artistik e ndërlidh me menaxhimin e përditshëm të pushtetit dhe në përgjithësi ndaj veprimeve të qeverisë. Nëse sot Shqipëria është një vend më i mirë, kjo është padyshim për shkak të tij”, – deklaroi Sgarbi.

Çmimi “Pio Alferano” organizohet nga Fondacioni me të njëjtin emër në kujtim të gjeneral të Policisë italiane Pio Alferano.

Gjatë viteve ’70 gjeneral Pio Alferano ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e repartit të policisë për mbrojtjen e pasurisë kulturore./atsh

Vittorio Sgarbi për Ramën: Ndër politikanët e pakët që transformoi Shqipërinë me shpirt artisti/Foto Read More »