Aurora

Shpella e Dukë Gjonit

Shpella e Dukë Gjonit

Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit në vendin e quajtur Petrunë, 400 m mbi nivelin e detit.

Atë e ndajnë në disa salla e kate stalaktidet e stalagmitet.

Në sallën e parë ndodhet një burim i vogël që ka ujë gjatë gjithë vitit. Kjo shpellë ka bukuri të rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike.

Shpella e Dukë Gjonit Read More »

Vlor/Fate Velaj organizon takimin e dytë të: “Midis Vlorës, Craioves dhe Brukselit”

Dje, dt. 25 Korrik, në orën 11, në Pallatin e Kultures Vlorë, Fate Velaj organizon takimin e dytë të:

“Shqipëria dhe Rumania”
Midis Vlorës, Craioves dhe Brukselit” mbi fillimin e partneritetit midis dy qyteteve në kuadër të së ardhmes së përbashkët europiane dhe organizimin e “Ditëve të Vlorës në Craiova” në Tetor 2018

Referuan:
– Fate Velaj – Deputet, iniciator dhe organizator i binjakezimit të qyteteve Vlorë dhe Craiova;
– Vilma Bello – Deputete;
– Dritan Leli – Kryetar i Bashkisë;
– Flamur Mamaj – Prefekt
– Dorel-Gheorghe CĂPRAR – Deputet dhe Kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes, rendit publik dhe sigurisë kombëtare;
– Alin Bogdan Stoica – Deputet nga Craiova, Parlamenti i Rumanisë;
– Radu- Cosmin Savulescu – Drejtor i Pergjithshem i ALAR
– Dhimitraq Furxhi – Drejtor i QKV;
– Dr. Luan Topciu

Në 1 Janar, Rumania merr presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Ky 6 mujor, është shumë i rendëdishëm për të ardhmen europiane të vendit mbasi, hapen negociatat.

Vlor/Fate Velaj organizon takimin e dytë të: “Midis Vlorës, Craioves dhe Brukselit” Read More »

Përqafimet kanë edhe përfitime shëndetësore

Përqafimet janë të rëndësishme për marrëdhëniet familjare por dhe ato shoqërore.Ato tregojnë vlerësimin dhe afeksionin që kemi ne për njerëzit që na rrethojnë.
Por një përqafim ju sjell dhe dobi shëndetësore të cilat janë:
Lehtësim të stresit
Kur përqafoheni me dikë që ju intereson, trupi juaj liron një hormon që quhet oksitocin që ju qetëson dhe ju jep më shumë mundësi të përballeni më mirë me stresin. Për shembull, mund të qeshësh, të shpërqendrosh ose të përpiqesh të zgjidhësh një problem. Ai gjithashtu mund të ulë tensionin e gjakut dhe nivelet më të ulëta të kortizolit “hormon stresi”, të cilat gjithashtu mund të ndihmojnë.
Ndihmon zemrën
Bën mirë për rrahjet nëse presioni i gjakut është më i ulët dhe nivelet e stresit janë të ulëta. Shkencëtarët thonë se është më e qartë tek gratë përfitimi nga përqafimi, por duket se është e vërtetë për të dyja gjinitë.

Lehtëson dhimbjen

Një përqafim mund të japë më shumë se thjesht mbështetje morale pas një lëndimi. Oksitocina që çlirohet mund të ndihmojë në bllokimin e sinjaleve të dhimbjes. Ajo punon aq mirë sa që mjekët po përpiqen të kuptojnë se si t’i trajtojnë njerëzit me një formë laboratorike të saj.

Lufton ftohjet

Përqafimet nga njerëzit që ju besoni mund t’ju mbrojnë nga ky virus i zakonshëm, veçanërisht në qoftë se jeni shumë të stresuar. Dhe në qoftë se tashmë jeni i sëmurë, më shumë përqafime mund t’iu mbajnë larg nga përkeqësimi i simptomave tuaja.

Ju lidh me partnerin tuaj

Oksitocina nganjëherë quhet “hormon dashurie” – shpesh keni më shumë në gjak, nëse përqafoni partnerin tuaj. Çiftet që përqafohen dhe puthen lirisht tentojnë të jenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më pak të stresuar.

Ndihmon gjumin

Oksitocina është përsëri përbërësi magjik, ndoshta për shkak të efekteve të qetësimit. Ju mund të merrni përfitime prej saj 10 minuta apo më shumë para se të shkoni për të fjetur gjatë natës.

Ndihmon të lidhesh me të sapolindurin

Prindërit që përqafojnë foshnjat e tyre, veçanërisht lëkurën me lëkurë, ndihen më pranë tyre dhe u janë përshtatur më shumë nevojave të tyre. Hulumtimet tregojnë se baballarët kanë gjasa të përqafohen më shumë dhe nënat nuk duhet të ndihen të trishtuara.

Bën mirë për shëndetin e foshnjës

Përqafimi mund të rrisë nivelet e oksigjenit të një foshnje, të qetësojë frymëmarrjen dhe të lehtësojë sinjalet e dhimbjes. Dhe për një fëmijë nën peshë, ai rrit gjasat për mbijetesë me më shumë se një të tretën. Ndihmon rritjen e trurit dhe lufton infeksionin dhe sëmundjet e tjera, si hipoglikemia ose hipotermia.

Përqafoni … Telefonin tuaj?

Në një studim, njerëzve iu kërkua të përqafonin një jastëk me një telefon të integruar dhe të bisedonin me një partner përmes pajisjes. Rezultatet treguan se përfitimet ishin të njëjta me atë të një përqafimi të vërtetë: hormone më të ulëta të stresit. Shkencëtarët po e studiojnë këtë efekt për të parë nëse ai mund të rrisë mbështetjen sociale në këtë epokë të teknologjisë. /atsh

Përqafimet kanë edhe përfitime shëndetësore Read More »

Ligji i Magjistraturës, Basha: Të zbatohen 7 pikat e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët u shpreh i vendosur lidhur me qëndrimin që do të mbajë PD për ligjin e Magjistraturës, i cili kërkon 84 vota pro, duke theksuar se opozita ka paraqitur 7 pikat e saj që duhet të zbatohen.

Basha tha se, PD i qëndron këtyre 7 pikave, në të kundërt sipas tij nuk ka konsensus.

Basha refuzoi kërkesën e mazhorancës për votimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës. Sipas tij, kjo kërkesë është një propozim qesharak, me të cilin kërkohet që ne të shkruajmë me duart tona, shkeljen e Kushtetutës prej tyre.

Për Bashën, zgjidhja më e mirë është kthimi te organet kushtetuese të drejtësisë, sipas tij të kapur prej Ramës për të shpëtuar të afërmit dhe veten e tyre nga burgu.

“Ata na ftojnë ne, që atë që bëjnë me duart e tyre, shkeljen e Kushtetutës, ta bëjnë me duart tona. Ata kanë një propozim me shtatë pika për kapërcimin e krizës së reformës në drejtësi. Por nuk e pranojnë sepse duan të shpëtojnë të afërmit dhe veten e tyre nga burgu me kapjen e drejtësisë. Në vend t’i përgjigjeshin ftesës sonë, vijnë me një propozim qesharak, sipas të cilit, mënyrën për të shkelur Kushtetutën, mos ta shkruajnë ata, por ne. Propozimi ynë është kthimi te institucionet e drejtësisë”, u shpreh Basha.

“Ata kanë 7 pika që trajton këto kriza. Nëse PS ka me të vërtetë vullnetin që t’i japë fund kapjes në drejtësisë, i ka propozimet tona. Ne jemi pro që t’i jepet jetë 7 propozimeve tona. Ne kërkojmë që mos të kemi prokurori të përkohshëm. Tani s’ka mirëkuptim. Ata s’kanë ndërmend që të zbatojnë reformën në drejtësi”, tha Basha./atsh

Ligji i Magjistraturës, Basha: Të zbatohen 7 pikat e opozitës Read More »

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Presidenti e argumenton këtë vendim në disa pika:

Së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Së dyti, ligji nr. 37/2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre.

Së treti, ligji nr. 37/2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim.

Së katërti, ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Së pesti, ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë.

Së gjashti, propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik.

Së shtati, ky ligj nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Së teti, miratimi i ligjit nr.37/2018 nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë.

Së fundmi, në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”./atsh

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar Read More »

Alibeaj: Organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar

Organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar, deklaroi sot nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj u shpreh në një deklaratë për shtyp se, “Partia Demokratike tregoi dje me fakte, bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente sesi organet e vettingut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive”.

“Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e vettingut”, tha Alibeaj.

“Ky fakt tregon se organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar”, shtoi Alibeaj.

“Në 10 Prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të vettingut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të vettingut se “përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figures së çdo gjytqtari dhe prokurori”, u shpreh Alibeaj.

“Si ka mundësi që Edi Rama nuk shqetësohet kur një gjyqtar i kapur në përgjime në aferë korruptive, jo vetëm nuk u shkarkua nga detyra, por iu hap rruga për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që është qeveria e gjyqësorit?! Si ka mundësi që ai u shet shqiptarëve për pastrim të Pallatit të Drejtësisë procesin që konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar?!”, tha Alibeaj.

“Edi Rama do të vazhdojë të heshtë për këto pyetje dhe për faktet e bëra publike, sepse tani maska e tij si reformator i drejtësisë ka rënë! Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me vettingun, sepse atij i duhen gjyqtarët e korruptuar për zbatimin e projektin mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin”, tha Alibeaj.atsh

Alibeaj: Organet e vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar Read More »

Kali i Qyqes në Nivicë edhe si atraksion turistik

Pas stacionit të parë të ndërtuar në luginën e Lumit Drino, Bashkia Dropull, është stacioni i dytë i ushqimit plotësues për shkabat i ndërtuar në vend dhe gjendet në krahinën e Kurveleshit, Bashkia Tepelenë.

Brenda kësaj strukture do të vendosen mbetje mishi të thertoreve të pakonsumueshme nga njerëzit dhe do të shërbejnë si ushqim i sigurt për kalin e qyqes dhe shpendët e tjerë grabitqarë me qëllim rimëkëmbjen e popullatës së tyre.

Një ndër shkaqet kryesore të rënies së popullatës së kalit të qyqes në vendin tonë është helmimi i paqëllimshëm.

Blegtorët të cilët humbasin gjënë e gjallë si pasojë e mishngrënësve të mëdhenj si psh. ujku vendosin në mënyrë të paligjshme helm në kërmën e kafshës së dëmtuar me qëllim që të asgjesojnë kafshën dëmtuese.

Kali i qyqes dhe shpendë të tjerë grabitqarë që ushqehen me kërma bien viktimë e kësaj dukurie. Kjo strukturë pritet të zbusë riskun e helmimit të shpendëve grabitqarë.

Ky stacion është ndërtuar në Nivicë të Kurveleshit si vendi ku kali i qyqes ende ka foletë. Stacioni jo vetëm do të bëjë të mundur mbrojtjen e kësaj specie të rrallë por do të jetë dhe një atraksion turistik.
Vitin e kaluar kanë qenë dy grupe britanike që kanë ardhur për ta vëzhguar, sivjet janë katër grupe. /atsh

Kali i Qyqes në Nivicë edhe si atraksion turistik Read More »

Dokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare

A do të shkoni për pushime në Ksamil? Tek notoni në ujërat ngjyrë topazi, merrni me vete një pjesë të historisë së Ksamilit, të asaj historie që nuk ndodhi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar planin e vitit 1992 dhe si parashikohej të shndërrohej Ksamili në një zonë turistike elitare.

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1992, Ksamili parashikohej të shndërrohej në një zonë turistike elitare, me fshat turistik dhe zonë hotelerie, por edhe me fushë golfi dhe aeroport turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sqaron se “sheshi i i ndërtimit i vihej në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Albturizmit, e cila kishte të drejtë të kontraktonte kompani private të huaja, për zhvillimin e planit”.

Këtë plan të vitit 1992 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na e servir si një ndër thesaret e shumta që ajo mbart./atsh

Dokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare Read More »