Aurora

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë

Ndërhyrja dhe investimet në 100 fshatrat do të mundësojnë krijimin e një modeli zhvillimi, identifikues për Shqipërinë.

Kështu u shpreh, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimit të zhvilluar në Lezhë, me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve atje. Sipas Ahmetaj, më shumë rëndësi sesa financimi, do të ketë impakti dhe fuqia e modelit që do të krijohet për fshatrat e tjerë.

“Esenca e të gjithë programit të ‘100 fshatrave’, fuqia nuk qëndron tek ajo që do të vendosë buxheti i shtetit që të financojë, apo sipërmarrja në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, por fuqia e modelit. Besoj se kjo duhet të kthehet në një moto për programin, në mënyrë që pastaj, pasi të jetë certifikuar, konsoliduar, suksesi për modelin, kuptohet që bëhet modeli i Shqipërisë”, – ka thënë ai.

Më tej, ai ka vënë në dukje se projektet që do të zbatohen në fshatra do të krijojnë modelin e zhvillimit ekonomik.

“Në aspektin e financimit, dje kaluam aktin normativ dhe brenda rritjes së investimeve për Rilindjen Rurale, ka një mbështetje të dedikuar për 100 fshatra të vogla me modelin e projekteve të vogla siç e ka theksuar edhe në Voskopojë, Kryeministri. Ndërhyrja në mikro pra, në qelizë, në mikro-klima brenda 100 fshatrave do të krijojë zhvillimin dhe modelin nga qeliza e vogël, deri tek fshati si një model i zhvillimit ekonomik”.

Lidhur me “Akademinë e 100 fshatrave”, Ahmetaj tha se projektet që do investohen shkojnë nga 30 mijë euro, deri në 100 mijë euro dhe përgjëgjësia sociale do t’i jepet kompanive.

“Besoj se Akademia do të funksionojë që të prodhojë projekte të vogla, 30 mijë euro, 40 mijë euro, 50 mijë euro deri në 100 mijë euro, në mënyrë që ta bëjë të mundur financimin dhe të jepet përgjegjësia sociale t’i jepet kompanive”./atsh

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë Read More »

“Rilindja Urbane” ka ndryshuar 61 bashkitë, Klosi u kërkon bankave të mbështesin projektin “100 fshatrat”

Nëse të duhet të vizitosh të 61 bashkitë e vendit, menjëherë arrin të kuptosh ndryshimin mes së kaluarës dhe investimeve që i kanë ndryshuar pamjen qyteteve, por edhe biznesi njeh një tjetër zhvillim.

Për ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, mjaftuan vetëm disa investime dhe projekte me vizion që u implementuan përmes “Rilindjes Urbane”, për të ndryshuar impaktin te qytetarët.

Përpara përfaqësuesve të bankave, gjatë një takimi të zhvilluar në Lezhë lidhur me programin e “100 fshatrave”, Klosi kërkoi mbështetjen e tyre për të investuar në zhvillimin e turizmit. Nga ana institucionale, ai siguroi përfaqësuesit bankarë që qeveria do të japë mbështetje të madhe lidhur me projektet.

“Ajo që duam të sigurojmë është që ky projekt do të ketë mbështetje shumë të madhe qeveritare dhe ‘100 fshatrat’ do të jenë modele të suksesshme biznesi. Dhe koha ka treguar se përsa i përket hoteleve që kërkojnë të arrijnë nivelin e 4 apo 5 yjeve, janë kthyer në modele suksesi. Modeli i Fishtës, i “Mrizit të Zanave”, tregon se këta djem kanë bërë pa nevojën e ndihmës së bankave. ‘100 fshatrat’ nuk do të jenë vetëm agro-turizëm, por ne do të përpiqemi që në kuadër të reformës territoriale të jenë pjesë e 61 bashkive,  nga pikëpamja mjedisore, ne mund të kemi pole të vërteta zhvillimi, nëpërmjet 100 fshatrave. Kështu, të gjithë komponentët që përbëjnë një fshat, duhet t’i shohim nga pikëpamja administrative dhe financiare”, – shpjegoi Klosi.

Ndërsa kërkoi mbështetjen e përfaqësueseve të bankave, ai siguroi suksesin që do të kenë këto investime në agro-turizëm, pasi kohët e fundit është rritur edhe numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Shumë pak investime në agro-turizëm kanë dështuar. Shumica prej investimeve në këtë fushë janë histori suksesi. Ajo që do të doja të garantoja është rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, çka sipas ministrit premton edhe më shumë.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti ne kemi një rritje 10% më shumë, krahasuar me një vit më parë. Ne parashikojmë që do ta kalojmë këtë përqindje dhe padyshim që do të sjellin më shumë të ardhura. Kjo që po bëjmë është një bisedë 100% ekonomi”, – përfundoi Klosi.atsh

“Rilindja Urbane” ka ndryshuar 61 bashkitë, Klosi u kërkon bankave të mbështesin projektin “100 fshatrat” Read More »

‘Tërmet’ tjetër në hotelet dhe lokalet e jugut, lista e radhës e bllokuar nga Tatimet

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër  të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Strukturat e Hetimit Tatimor njoftuan sot se kanë konstatuar se subjekti “Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor  Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij   është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadhja, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

– Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

‘Tërmet’ tjetër në hotelet dhe lokalet e jugut, lista e radhës e bllokuar nga Tatimet Read More »

Sot Eklipsi i Shekullit – Mos Humbni Pamjet Magjike në Qiell

Mbrëmja e ditës së sotme, 27 korrik 2018 do të jetë nata e eklipsit të hënës së kuqe, apo siç e quajnë ekspertët eklipsi i hënës së përgjakur.

Ky eklips do të zgjasë rreth 1 orë e 43 minuta, gjatë së cilës sateliti i Tokës do të shndërrohet në një një të kuqe rubini duke dhuruar spektakël.

Ai do të jetë i dukshëm për të gjithë personat që jetojnë në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë, Azinë jugore dhe zonën e Oqeanit Indian.

Por shkencëtarët kanë dhënë mundësinë që këtë spektakël ta shijojnë që të gjithë përmes transmetimit satelitor.
Çfarë është Hëna e kuqe e korrikut?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në ndryshim nga eklipset diellore, me këtë fenomen nuk ju duhen mjete speciale për të parë hënën të eklipsojë.

Duke qenë se hëna nuk ka dritë të sajën natyrale, nuk dëmton shikimin.

Gjatë këtij eklipsi, Toka i pengon rrezet e diellit Hënës duke u vendosur në mes tyre.

Hëna kështu kthehet në ngjyrë të kuqe të errët, pasi drita e vetme që arrin tek ajo janë pjesët më të largëta të rrezeve diellore.

Këto rreze i përkasin spektrit të kuq, në ndryshim me ato më të shkurtra me të cilat ndriçohet gjithmonë hëna të cilat janë të spektrit blu e të gjelbërt.
Ku dhe kur do të jetë i dukshëm ky eklips?
Eklipsi në tërësinë e tij do të jetë i dukshëm në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Jugore.

Eklipsi do të nisi në Australi dhe do të përmbylli fazën e tij të fundit në Amerikën Jugore.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, eklipsi do të fillojë në orën 21:00 në Evropë dhe do të zgjasë për rreth 3-4 orë në total.
Pse është eklipsi më i gjatë i shekullit?
Ajo që përcakton kohëzgjatjen e eklipsit hënor është pozicioni i hënës kur ajo kalon në hijen e Tokës.

Në këtë datë hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës, për këtë arsye është dhe më i gjati nga të gjithë eklipset e hënës.

Për më tepër, hëna do të jetë dhe në pikën më të largët nga Toka.

Që do të thotë se hëna do të duket shumë e vogël në qiellin e mbrëmjes, dhe do të marri më shumë kohë për të përshkruar distancën e plotë të hijes së Tokës.
Kur është eklipsi tjetër hënor?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org eklipsi i radhës hënor sipas ekspertëve do të ndodhi në 21 Janar të 2019. Sipas tyre parashikohet që të zgjasë rreth një orë.

Ndërkohë në mbrëmje ju këshillojmë që nëse moti është në favorin tuaj, të dilni në një vend ku qelli është i dukshëm dhe të shijoni spektaklin e hënës së kuqe.

Sot Eklipsi i Shekullit – Mos Humbni Pamjet Magjike në Qiell Read More »

Orikumi / Destinacion atraktiv për turizmin kulturor !

Orikumi nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një qytetërim i lashtë ilir.

Pranë qytetit të sotëm shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster.

Përmendet nga autorët antike të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.

U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet park1si një port i vogël me emrin “Jeriko”.

Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Po t’i hedhësh një sy manastireve ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit.

Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Të ndodhur në këto kushte mund të hedhim hipotezën se edhe kisha e këtij manastiri ka mbajtur emrin e Maries ashtu si shumica e simotrave të saj, përgjatë bregdetit nga Shkumbini në Himarë.

Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir.

Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar,për natyrën e tij detare dhe malore,për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Orikumi / Destinacion atraktiv për turizmin kulturor ! Read More »

Teatri i Ri/ Veliaj: Vendimi i Metës një zhgënjim, por në shtator rifillon puna

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj reagoi lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim! Jo sepse presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend”, deklaron Veliaj.

Ai shton më tej se “teatri i sotëm në kryeqytet, me kryetarë bashkish nga Kamza e Shkodra, që kanë probleme serioze me funksionimin qyteteve të tyre, mund të na ishte kursyer. I ngjan protestuesve të importuar nga ish-Presidenti për Këndin e Lodrave. Të gjithë e dimë si përfundoi ajo betejë: Presidenti u diskreditua në histori si një noter partiak. Kurse, ultimatumi prej kalamani të SHQUP-it nga ish-gjumashi i bashkisë së Tiranës, nuk do kalonte dot as një audicion për teatër kukullash”. Ai e konsideron si një skenar të qepur keq në parapritje të refuzimit të ligjit, që fyen inteligjencën e kujtdo që i thotë vetes qytetar.

Por, vendimi i sotëm, nënvizon Veliaj, solli një dobi, sepse ndau qartazi palët në Tiranë. “Ata që shkatërruan ‘Zogun e Zi’ apo sheshin ‘Skënderbej’ para një dekade, janë po ata sot. Të gjithë bashkë kundër zhvillimit. Lajmi i mirë është se, pala tjetër – shumica e arsyeshme – është sot më kompakte dhe më e bashkuar se kurrë. Aktorë, regjisorë, qytetarë e progresistë kanë parë se veç me punë, pasion e përkushtim ne mund ta ndryshojmë Shqipërinë e ta kthejmë Tiranën në stolinë moderne të kombit tonë”.

Kryebashkiaku shton më tej se “teksa pritëm 40 vjet për një Teatër të ri, do presim edhe 40 ditë që Parlamenti ta rivotojë në shtator e t’i hapë rrugë projektit modern – në tokën e vet e me teknologjinë më të fundit. E mira, e bukura dhe e drejta, herët a vonë, triumfojnë; është vetëm çështje kohe! Koha e humbur është e vetmja dhimbje që kemi në këtë banalitet politik, sepse për ne çdo minutë vlen shumë, ndërsa për ata që kanë vrarë dekada të tëra kohë shqiptare, koha është vetëm një mjet për të na penguar”.

“Sidoqoftë, ne nuk do t’i humbasim këto dyzetë ditë, por do bashkëpunojmë me komunitetin teatror që të jemi gati sapo të kalojë ligji. Shumë faleminderit të gjithë përfaqësuesve të denjë të atij komuniteti, për peticionin dërguar Presidentit dhe të gjitha autoriteteve e partive parlamentare. Teatri i Ri Kombëtar tanimë ka nisur të marrë jetë dhe së bashku, ne do ta ndërtojmë për nderin e një kombi të tërë. Për kënaqësinë e një populli të tërë. Për dinjitetin e një komuniteti të tërë. Për Shqipërinë dhe Tiranën që duam! Forca! Bashkë”, përfundon Veliaj. /atsh

Teatri i Ri/ Veliaj: Vendimi i Metës një zhgënjim, por në shtator rifillon puna Read More »

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Përbëhet nga dy kulla gjashtëkëndore në skajet veriperëndimore dhe juglindore.

Ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të lartë dhe 1.25 metër të gjerë.

Në këtë kala Princesha e Kaninës dhe e Vlorës, Rugjina e Balshajve, pati rezidencën e fundit ndaj pushtueseve Osmanë në vitin 1417. Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në fshatin Tragjas.

Rezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit fotoRezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit fotoRezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit foto

Kalaja e Gjon Boçarit Read More »

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.

E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur.

Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme.

Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore.

Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Rezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogora

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras Read More »