Aurora

Basha: Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama për Vetingun.

Basha shprehet se Rama mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.

“Tani Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denoncon me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër opozitës”, shprehet ai

Basha shton se “Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre”. /atsh

Basha: Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës Read More »

Personat më inteligjentë i përkasin kësaj shenje të Zodiakut

Ekspertët kanë specifikuar se cila është shenja më e zgjuar e horoskopit.

Personat që kanë këtë shenjë, janë mjaft objektiv dhe nuk lejojnë që emocionet e tyre të ndërhyjnë në vendimet e tyre.

Bëhet fjalë për shenjën e Ujorit. Ata gjithmonë flasin me mendjen e tyre, dhe tregojnë të vërtetën. Ujori është një person i pavarur, dhe nëse bëni përpjekje për ta kufizuar, ka shumë mundësi që të largohet.

Pavarësia nuk është vetëm dëshira e tyre, por është gjithashtu e nevojshme për mirëqenien dhe lumturinë e tyre.

Pamja e tyre e jashtme të jep përshtypjen sikur nuk janë miqësorë, por një Ujor gjithmonë përpiqet të ndihmojë miqtë e tij, në çdo mënyrë të mundshme.

Ata i duan njerëzit të jenë të lumtur dhe të gëzuar, prandaj gjithmonë përpiqen t’i bëjnë të ndihen mirë.

Duhet theksuar se ata nuk presin asgjë në këmbim. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është të jetojnë pa asnjë detyrim.

Thjesht, lërini të jenë të lirë, pasi Ujori dëshiron të bëjë diçka të dobishme në jetën e tij.

Komunikimi me njerëzit mund t’i ndihmojë ata të bëhen politikanë të mëdhenj, punonjës socialë ose psikologë.

Ata janë mendimtarë progresivë dhe shpesh ndikojnë në formimin e ideve dhe teorive të reja. Edhe pse mund të jetë tronditëse dhe e dhimbshme për të tjerët të dëgjojnë të vërtetën, një Ujor e tregon atë pa e zbukuruar situatën.

Kjo shenjë e horoskopit është e vizionit, moskonformizmit dhe pavarësisë intelektuale. Ujori gjithmonë ndjek rrugën e tij./lajmejavore

Personat më inteligjentë i përkasin kësaj shenje të Zodiakut Read More »

Ja çfarë do të thotë kur syri juaj fillon e dridhet. Përgjigja nuk do ju pëlqejë !

Shumë prej nesh e dimë se çfarë është kur të dridhet qepalla; në fakt, ne të gjithë e kemi hasur këtë moment në jetën tonë. Dridhja e qepallës ndodh mjaft papritur – mund të jeni duke parë TV,duke lexuar , ose gatuar kur ndjeni një lëvizje të papritur te qepalla e syrit tuaj. Ajo që ndjeni është një lëvizje e muskujve ose një kërcim nervor në zonën rreth syrit tuaj. Dridhjet e qepallave nuk janë kërcënuese për jetën, por mund të nxjerrin në pah disa çështje serioze shëndetësore. Gjithashtu, mund të jetë vërtet irrituese.

Shkenca e përkufizon dridhjen e syve si ‘një lëvizje, e pakontrollueshme ose si një rënie e qepallës, zakonisht në kapakun e sipërm’. Kjo dridhje e muskujve të syrit mund të prekë një ose të dy sytë dhe mund të zgjasë diku nga disa sekonda deri në disa minuta. Rrallë, dridhja e syrit mund të vazhdojë dhe ndërpritet për disa ditë para se të zhduket vetë.

Çfarë e shkakton dridhjen e syve?

Nuk ka përgjigje specifike për atë se çfarë shkakton dridhjen e syve. Zakonisht lidhet me stresin dhe lodhjen, por edhe me sasinë e tepruar të kafeinës, duhanit dhe alkoolit. Dridhja e syrit gjithashtu mund të shkaktohet nga sytë e thatë, tendosje e tepërt të syve, alergji ose acarim të syrit ose membranës së syrit. Shpesh ndodh pa ndonjë shkak të veçantë. Në përgjithësi, këto spazma në sy janë të padëmshme dhe pa dhimbje.

Nga ana tjetër, ka raste kur tronditja e syrit shkaktohet nga një lloj çrregullimi neurologjik, të tilla si blofarospazma (një tronditje ose trishtim jo i zakonshëm i qepallëve) ose skleroza laterale amyotrophic (ALS), më shumë e njohur si sëmundja e Lou Gehrig. Blepharospasm, e cila është më tipike për gratë se sa meshkujt, normalisht zhvillohet në moshën e rritur deri në fund të jetës. Vetëm në SHBA, çdo vit ka rreth 2.000 raste të reja. Edhe pse jo serioze, gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk shërohet duke çuar në ndjeshmëri ndaj dritës, vizion të paqartë dhe spazma muskulore në të gjithë fytyrën. Në rastet më të këqija, spazma e syve mund tua mbyllë qepallat për disa orë.

Nëse përjetoni një nga këto simptopa kontaktoni me një okulist:

Nëse spazma e syve zgjat më shumë se një javë. Nëse spazmat mbyllin qepallën plotësisht. Nëse spazma ndikon në gjithë fytyrën tuaj. Nëse sytë e tu enjten dhe skuqen. Nëse qepalla juaj e sipërme fillon të ulet.

Një vizitë e shpejtë te një mjek do të përjashtojë çdo mundësi të një çrregullimi neurologjik. Nëse ekziston rreziku i një, do t’ju referojë një neurolog ose specialist tjetër./lajmejavore

Ja çfarë do të thotë kur syri juaj fillon e dridhet. Përgjigja nuk do ju pëlqejë ! Read More »

Jahnia e traditës / Receta fantastike për shëndet të mirë dhe shije në tryezë

Pa dyshim jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgatisin përherë në familjet e tyre.

Dikur ishte pjata e parë me të cilën, nënat dhe gjyshet mirëprisnin miqtë në tryezat e shtruara plot për dreka apo darka.

Kjo pjatë tipike shqiptare, e trashëguar me mjeshtëri brez pas brezi sjell shije dhe shëndet në tryezat familjare.

E gatuar në zjarr të ngadaltë sipas traditës, ajo mbush gjithë kuzhinën me aromën e saj fantastike të ndezur nga gjethet e dafinës, erëza karakteristike e kësaj pjate të shijshme.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën speciale të jahnisë që sigurisht nuk duhet t’i mungojë menusë së çdo tryeze shqiptare.

E plotë në shije, tradicionale e mbi të gjitha e shëndetshme, jahnia shqiptare shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të ngrohtë shtëpie dhe turshi, pure patatesh, pilaf dhe perime të furrës.
Jahnia E Shijshme Krejt Lehtë në Kuzhinën Tuaj
Përbërësit

1-1/2 kg tul mish viçi (i prerë në copa afërsisht 5 cm)

2 qepë mesatare të grira hollë

4 lugë gjelle vaj ulliri

4 gjethe dafine (të thata ose të njoma)

1 kuti salcë domatesh të grira

2 lugë supe domate pelte

200 ml ujë

kripë

piper
Kujdesi në Përgatitjen e Mishit
Me ndihmën e një letre kuzhine, AgroWeb.org ju udhëzon që të thani të gjitha lëngjet e mishit.

Më pas, vendosni një tenxhere me bazament të gjerë në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit.

E lëmë të nxehet pak dhe hedhim mishin duke e kaurdisur derisa të skuqet fortë.

Mishin e kavërdisim përreth 10 minuta derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët.

Heqim mishin nga tenxherja dhe e ruajmë në një pjatë, ndërkohë në tenxhere hedhim qepët e grira.

I kavërdisim derisa t’iu ulet volumi dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të artë.

Në këtë moment, mishin e hedhim sërish në tenxhere. E kavërdisim për vetëm një minutë bashkë me qepët dhe më pas masën e shuajmë me pak ujë.
Kujdesi në Përgatitjen e Salcës
Në momentin që uji avullon, AgroWeb.org ju udhëzon që të përgatisni salcës, duke hedhur në tenxhere të gjithë  përbërësit e tjerë, bashkë me ujin. (kripën dhe piperin i lëmë për më vonë)

Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në nxehtësi të ngadaltë.

Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë përreth dy orë, derisa mishit të jetë i butë.

Një orë pasi ka zjerë gjella, hedhim kripën dhe piperin (masa sipas dëshirës).

Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull./AgroWeb.org

Jahnia e traditës / Receta fantastike për shëndet të mirë dhe shije në tryezë Read More »

Uji i bamjeve / Vlerat e padiskutueshme për shëndetin dhe organizmin

Bamja ka fituar një reputacion të pakundërshtueshëm si një ushqim plot vlera, për konsumatorët e të gjitha moshave, por ka veti të veçanta sidomos për njerëzit që janë të rrezikuar ose diagnostikuar me diabet.

Bamjet mbajnë emrin botanik Abelmoschus esculentus dhe Hibiscus esculentus. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, është e pranuar shkencërisht që bamja ka një efekt pozitiv në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak, por jo vetëm kaq.

Ajo që me siguri nuk e dinit është që toniku ose uji i bamjeve është i pasur me ushqyes të shumtë.

AgroWeb.org ju tregon se një gotë me këtë tonik ofron 2 gramë proteina, 21 miligramë vitaminë C, 80 miligramë folat, 30 kalori, 60 miligramë magnez, 3 gramë fibër, 0.1 gramë yndyrna dhe 7.6 gramë karbohidrate.
Toniku i bamjes ofron përfitimet e mëposhtme:
– Ul kolesterolin
– Trajton diabetin
– Ul nivelet e glukozës që konsumohet nga ushqimi dhe që përthithet nga aparati gastrointestinal.
– Qetëson dhe zbut simptomat e azmës
– Trajton sëmundjet e veshkave


Si të përgatisni tonikun e bamjes
Më poshtë do të zbuloni në AgroWeb.org mënyrën se si të përgatisni tonikun e famshëm që do t’ju ndihmojë menjëherë të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak.
Përbërësit:
– Një gotë ujë

-Pak akull (nëse dëshironi)

– 4 bamje të freskëta
Metoda:
– Prisni majën dhe pjesën fundore të bamjeve të freskëta dhe vendosini në një gotë me ujë dhe akull. Lërini të qëndrojnë në ujë gjatë gjithë natës.

– Hiqini bamjet nga uji dhe pa e kulluar ujin, e keni gati për ta pirë.

– Ky lëng duhet konsumuar në mëngjes me stomakun bosh, madje 30 minuta përpara se të hani mëngjes. Efekti do të jetë i shumë i kënaqshëm.

Shumë njerëz të cilët zbulojnë sekretet e mrekullueshme të bamjes mendojnë që kanë gjetur recetën për t’iu shmangur rreziqeve që vijnë nga produktet e ëmbla.

Por fakti që bamja ka këtë vlerë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, nuk do të thotë që ju duhet të shkoni në pastiçerinë më të afërt dhe të konsumoni të gjitha ëmbëlsirat që dëshironi.

Toniku i bamjes si çdo kurë tjetër natyrale jep efekt vetëm nëse ju mbani një dietë të mirë e të disiplinuar.

Mos hezitoni ta konsumoni tonikun e bamjes çdo ditë. Por AgroWeb.org tregon se disa njerëz mjaftohen me rezultatet e para, që janë mirëbërëse dhe më pas heqin dorë prej këtij rituali duke iu kthyer ushqimeve të ëmbla.

Në këtë mënyrë niveli i sheqerit në gjak rritet sërish dhe ata supozojnë që toniku nuk bën punë. Duhet të dini që rruga drejt shëndetit të mirë kërkon durim, disiplinë dhe qëndrueshmëri.
Ndërveprimi me ilaçet
Shumë prej jush mund të pyesin nëse duhet të konsumojnë këtë tonik teksa marrin medikamente për diabetin. Përgjigjia është e thjeshtë. Bamja është një perime e pastër. Nuk është produkt mjekësor apo farmaceutik.

Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të bëni ndryshime në ushqim, megjithatë nuk ka se si bamja t’i bëjë njeriut dëm.

Por mos harroni se përdorimi i këtij toniku është vetëm një ndihmë më shumë për organizmin dhe nuk zëvendëson insulinën dhe as preparatet e tjera të rekomanduara nga mjekët./AgroWeb.org

Uji i bamjeve / Vlerat e padiskutueshme për shëndetin dhe organizmin Read More »

Japrak me gjethe rrushi / Shije fantastike nga tradita

Tradita e kuzhinës shqiptare është e pasur me receta të mrekullueshme e përshtatur me produktet e freskëta të çdo stine.

E tillë është receta e përgatitjes së japrakëve me gjethe rrushi.

Një specialitet fantastik dhe i hershëm i amvisave shqiptare, i trashëguar brez pas brezi e që të përfshin tërësisht me shijen e tij.

Japrakët mund të përgatiten si meze për të shoqëruar gjellë, supa apo gatime të tjera, por mund të konsumohen edhe si drekë apo darkë e lehtë shoqëruar me sallata të freskëta të stinës.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së kësaj recete krejt lehtë në shtëpi .
Përgatitja e Japrakëve me Gjethe Rrushi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

40 copë gjethe rrushi

5-6 qepë të njoma

1 filxhan çaji oriz

Kripë

Një tufë majdanoz

Kopër

Nenexhik

2 filxhanë kafeje vaj ulliri

Lëngu i një kokrre limoni

Një filxhan çaji me mish të grirë
Përgatitja
Për përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju udhëzon të zgjidhni gjethe rrushi të mëdha dhe të njoma.

Si fillim, gjethet e rrushit pastrohen dhe zihen në ujë të valuar për 8-10 minuta.

Më pas, kullohen dhe hapen sa janë të nxehta pasi nëse ftohen ngjiten me njera tjetrën.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të merrni qepët e njoma dhe ti grini hollë.

Kaurdisini në vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë, më pas shtoni orizin dhe mishin e grirë nëse preferoni, kaurdisini të gjitha bashkë e më pas shtoni kripën, koprën, nenexhikun.

Disa amvisa krahas erëzave shtojnë edhe një grusht spinaq të grirë ose lëpjetë.

Kaurdisini në disa minuta, largojini nga zjarri dhe nisni përgatitjen e mbushjes së gjetheve të rrushit.

Secilës nga gjethet e rrushit, i pritet bishti dhe në mes vendoset një lugë gjelle nga mbushja me oriz.

Në fillim mblidhen anët dhe rrotullohen në formë roleje.

Vihen në tenxhere ku keni shtruar disa fletë rrushi.

I hidhet kripë, një gotë e gjysmë me ujë, vaj ulliri, i vihet një pjatë sipër dhe lihen që të zjejnë derisa japrakët të thithin të gjithë ujin.

Pasi të jenë gati, kur shërbehen japrakët spërkaten me lëng limoni dhe nëse preferoni për më shumë shije me disa pika gjalpë të freskët të shkrirë./AgroWeb.org

Japrak me gjethe rrushi / Shije fantastike nga tradita Read More »

1000 të punësuar në fazën e parë të ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës në fazën fillestare të tij do të sigurojë mundësi punësimi për 1000 persona.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük u shpreh në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Shqipëria është perla e papërpunuar e Mesdheut, Adriatikut dhe Ballkanit, por njëra nga pengesat më të mëdha në mobilizimin e potencialit të Shqipërisë janë nevojat në fushën e transportit”.

“Ne të gjithë e dimë se në vendet përreth Shqipërisë, qoftë edhe në ishuj dhe qytete të vegjël, ka aeroporte. Sigurisht që kjo ecuri për Shqipërinë nuk do të vazhdojë deri në pafundësi. Duket qartë se duhet filluar diku. Pas studimeve shkencore për fizibilitetin, ne përcaktuam se Vlora është pika më e përshtatshme për këtë fillim”, u shpreh ai.

Vlora, tha ambasadori turk, “ndodhet në një pikë kryqëzimi në aspektin turistik dhe ndoshta është qyteti më i bukur bregdetar i Ballkanit. E dimë se aeroporti në këtë qytet do të luajë rolin e dominosë në transformimin e turizmit në Shqipëri”.

“Ndërtimi i aeroportit të Vlorës është marrë përsipër nga një konsorcium turk, i përbërë nga tri kompani, i cili është duke ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit, që do të jetë aeroporti më i madh në botë më kapacitet 200 milionë udhëtarë në vit. Këto kompani janë ndër kompanitë më profesionale turke dhe operojnë me cilësinë e nivelit më të lartë në arkitekturë dhe në ndërtim”, – u shpreh ambasadori Yörük.

Ky projekt, shtoi ambasadori i Turqisë, “në fazën e parë të tij, do të sigurojë mundësi punësimi për 1000 persona, por nuk është e vështirë të parashikosh se ai do të nxisë edhe projektet e tjera infrastrukturore dhe investimet në atë zonë dhe për pasojë do të luajë një rol serioz në zhvillimin e Shqipërisë”.

Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, nënvizoi Yörük, “ne jemi të gatshëm edhe për projekte të tjera infrastrukturore si aeroporte, autostrada, viadukë, hidrocentrale, ura, tunele, hekurudha. Vendi ynë, ashtu si Shqipëria, ka një reliev të vështirë. Prandaj përvojën dhe akumulimin tonë në infrastrukturë mund t’ia transmetojmë Shqipërisë. Ne dëshirojmë me gjithë zemër duke u eleminuar mangësitë infrastrukturore të Shqipërisë, të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj”.

“Edhe ne lumturohemi kur vëllezërit tanë shqiptarë kanë rrugë, tunele, ura, hidrocentrale, spitale dhe shkolla moderne. Ne besojmë se vëllezërit tanë shqiptarë, që për vite janë ndeshur me pasojat më traumatike të komunizmit dhe që kanë vuajtur shumë, të meritojnë më të mirën”, – tha ambasadori i Turqisë në Tiranë.

“Ne inkurajojmë biznesmenët dhe investitorët turq veçanërisht, për të investuar në Shqipëri. U theksojmë se Shqipëria ka kushte të përshtatshme për të investuar. Natyrisht u flasim edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik, sigurinë, lehtësitë fiskale dhe avantazhe të tjera. Zyra e kryekëshilltarit tregtar pranë Ambasadës sonë informon rregullisht investitorët tanë potencialë. Ne tregojmë kujdes për secilin prej tyre. U japim orientimet dhe informacionet e nevojshme për kompanitë që veprojnë në Shqipëri, pagat mesatare të punëtorëve, lehtësitë fiskale etj. Nëse është e nevojshme, bëjmë ndërmjetësime për takime të tyre me autoritetet shqiptare”,  theksoi ambasadori Yörük. /atsh

1000 të punësuar në fazën e parë të ndërtimit të aeroportit të Vlorës Read More »

PD: Me konfirmimin e Dvoranit, Vetingu u vulos si proces politik

Partia Demokratike e cilëson jo thjesht një lajm të keq konfirmimin në detyrë të Ardian Dvoranit, por një vendim që i ka vënë Vetingut, vulën e një procesi politik. Kështu, sipas deputetes së partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, në një komunikim nga selia blu, Ardian Dvorani është “shërbëtori politik i Edi Ramës në Gjykatën e Lartë”.

“Ardian Dvorani, simbol i korrupsionit financiar dhe politik në sistemin e drejtësisë, me 100 milionë lekë pasuri të padeklaruar apo me, të paktën, 3 shtëpi të privatizuara në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, simboli i gjyqtarit që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të tij, është edhe simbol i persekutorit të regjimit komunist në sistemin e ri të drejtësisë.

Shkodranët e njohin mirë prokurorin e diktaturës Ardian Dvorani, por çdo qytetar tjetër ka të drejtë ta dijë se Ardian Dvorani është një shërbëtor i vjetër i Partisë së Punës sa herë ajo ka qenë në pushtet, në diktaturë dhe më demokraci,me emrin Partia Socialiste apo Rilindje!”, tha Ulqinaku.

Sipas saj, Ardian Dvorani ka qenë prokurori që 1 ditë, pas krijimit të partisë së parë opozitare në vend, pas 45 vitesh diktaturë, akuzoi për terrorizëm dhe kërkoi 15 vjet për shkodranët që rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

“Qytetarët që kanë vuajtur nga persekutimi i prokurorit politik të diktaturës, Ardian Dvorani, janë ende gjallë dhe janë dëshmi ulëritëse sesi Edi Rama po mban në sistem shërbëtorët e diktaturës më të egër në Europë.  Ardian Dvorani është simbol i kalbjes së sistemit të drejtësisë në vend”, tha ajo. /atsh

PD: Me konfirmimin e Dvoranit, Vetingu u vulos si proces politik Read More »