Aurora

IGJEUM: Nuk ka rrezik për zjarre gjatë fundjavës

Qendra Kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore bën të ditur se rreziku nga zjarret në vendin tonë paraqitet pa probleme gjatë fundjavës, edhe pse temperaturat do të kalojnë mbi 30 gradë celsius. Kushtu, sipas kësaj qendre, pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë pasdites së të shtunës dhe të dielën, parashikohet rrezik i ulët për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “i moderuar”. Ndërkohë, qarqet e tjera nuk kanë asnjë rrezik për zjarre.

Në lidhje me parashikimin e reshjeve në vend, pasditen e së shtunës dhe të dielën priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Të dielën temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius në zonat e ulëta, 30 gradë në bregdet dhe 26 në zonat malore. /atsh

IGJEUM: Nuk ka rrezik për zjarre gjatë fundjavës Read More »

Shqipëria mes detit, historisë dhe gastronomisë

Është madhështore që nga emri i saj, Shqipëria, vendi i shqiponjave, shkruan Gloria Ciabbatoni e quotidiano.it.

Ndër legjendat më të njohura është ajo e një luftëtari të ri, i cili shpëtoi shqiponjën e vogël nga një gjarpër, nëna e zogut te vogël e mbrojti duke e bërë djaloshin një gjuetar aq trim sa njerëzit e kurorëzuan mbret duke e thirrur shqiptar, që do të thotë biri i shqiponjës dhe mbretëria e tij ishte e njohur si Shqipëri ose Toka e Shqiponjave.

Shumë afër Italisë, Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Greqinë në njërën anë dhe në detet Adriatik dhe Jon nga ana tjetër.

Tirana, kryeqyteti, përshkohet nga lumi Lana, është një qytet modern, me bare, pabe, restorante, disko alternative me ndërtesat e së kaluarës, me kështjellë bizantino-mesjetare, me sheshin e madh ‘’Skënderbej’’ me monumentin e heroit me  të njëjtin emër kombëtar, me Kullën e Orës dhe mauzoleumin piramidal.

Një oaz i bukur i relaksimit është edhe liqeni artificial brenda parkut të Tiranës. Duke ecur nëpër qendrën historike ju mund të shihni ndërtesat e vjetra të stilit sovjetik, të gjallëruara nga ngjyrat që u japin atyre një kënaqësi origjinale, siç ishte dëshira e Edi Ramës, kryeministrit, i cili ka qenë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, artist dhe profesor i pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura.

Me teleferik ju mund të arrijnë malin e Dajtit, që ofron një pamje spektakolare të qytetit.

Nga Tirana ju mund të zgjidhni… të gjithë Shqipërinë!

Nëse zgjidhni detin, ndër vendet më të famshme të bregdetit janë Durrësi, Golemi i famshëm për plazhin si edhe Vlora. Janë të pajisur mirë, me hotele dhe restorante, por këshilla jonë është të shkojmë më tej në jug, në Sarandë, me një ndalesë në Dhërmi, 6-7 orë me makinë nga Tirana. Rruga vazhdon përgjatë bregut, pastaj ngjitet në mal për të zbritur me kthesa zig-zag që ofrojnë një pamje të mrekullueshme të gjelbërimit të maleve dhe të blu të detit. Dhërmiu është një fshat i bukur në rrethin e Vlorës, pranë maleve ku gjendet Manastiri i famshëm i Shën Mërisë. Fshati është  i gjithi prej guri, dhe bregdeti prej pesë kilometrash me rërë të artë ose me zhavor të bardhë dhe të lëmuar, me gjiret e vogla ku arrihet më këmbë ose nga deti, kanoe ose anije me pedale. Ndër plazhet më të bukura,  janë ato të Jalit dhe Palasës.

Mos humbisni një vizitë në Manastirin e Shën Theodhorit dhe të vizitoni shpellën e famshme të Piratëve.

Në Jale, ”Soleil Village & Villas” është një hotel shumë i këndshëm, afër bregdetit ku ka restorante aq të mira sa edhe të lira.  Rekomandohet udhëtimi me anije përgjatë bregut ku gjenden shkëmbinjt të mëdhenj dhe shpella të lashta  misterioze. Gjatë udhëtimit drejt Sarandës ne mund të shohim Porto Palermon, një gji të bukur ku ka pasur një bazë ushtarake nëndetësesh  me një bunker të gërmuar në shkëmb.

Edhe dy orë me makinë dhe ti je në Sarandë, por mund të marrësh më shumë pasi pamjet të lënë pa frymë dhe është e pamundur të mos ndalesh për t’i fotografuar.

Perla e bregdetit Jon, pothuajse para Korfuzit (ajo është e lidhur me tragete), është e njohur për klimën e saj të bukur dhe detin e kristaltë të pastër. Deti, limane, plazhe me rërë, por edhe, për të parë, Kalaja e Lëkuresit, manastiri i 40 shenjtorëve dhe burimi i këndshëm i ujit të Syrit të Kaltër.

Qyteti, me 50 mijë banorë, i dyfishuar në verë, dhe ku nuk ka mungesë të jetës së natës,  përfshirë bare dhe restorante përgjatë bregdetit.

Restorantet?

“Ne e dimë se italianët janë shumë të kërkuar në këtë drejtim, por në Shqipëri ushqimi është me të vërtetë shumë i shijshëm, kryesisht mesdhetar me peshk të freskët, mish të pjekur në zgarë, sallatë greke, perime, fruta me bollëk, dhe … pica! Ju do të takoni shumë shqiptarë që kanë punuar në Itali dhe flasin italisht, njohin zakonet e vendit tonë kështu që gjithmonë ndiheni pak si në shtëpi.

Një shembull i mikpritjes së re shqiptare është hotel ”Bouganville Bay”, me katër  yje, dy  kilometra larg nga qëndra e Sarandës, i inauguruar në 2016, një ndërtesë me dhoma  të ndryshme, që ofron shtëpi dhe apartamente të ndryshme. Ai është e vendosur buzë plazhit me tarraca të mëdha dielli, 5 pishina me ujë deti, tre restorante dhe tre bare. Një shembull modern se si mund të kombinosh komfortin modern me një traditë të lashtë të mikpritjes. Menaxheri flet një italishte  të shkëlqyer dhe është i pazëvendësueshëm me informacionet për vendin.

Jo shumë larg Sarandës ndodhet një plazh i famshëm, në Ksamil, i pajisur shumë mirë me çadra dhe shazllonë, ku restorantet shërbejnë sallatra të freskëta, fritura dhe koce. Nga këtu ju duhet (nëse nuk shkoni do të jetë një ”krim!”) në një vend afër arkeologjik të Butrintit (www.butrint.al), një pasurie e trashëgimisë botërore( UNESCO), në një gadishull të gjelbër në lagunë.

Në hyrje, nën një ndërtesë prej druri, gjendet një fole, ku një dallandyshe sjell ushqim për të vegjlit. Një ambient paqeje që do të na ndjekë gjatë rrugës dhe ku mund të marrësh një atmosferë pozitive dhe të mirë, sikur të kishte perëndi të lashta për të na mbrojtur. Nëse ju nuk keni një udhërrëfyes ekzistojnë fletëpalosje edhe në italisht ku flitet për histori të shekullit VII para Krishtit, periudhën romake, bizantine, helenike, veneciane dhe otomane.

Fillon kthimi për në Tiranë përgjatë rrugës malore për të ndaluar në Gjirokastër, një qytet i vogël me rrugica të ngushta që  të çojnë në kështjellë. E themeluar në shekullin XII, me kalimin e kohës ishte një përzierje e kulturave greke, romake, bizantine, turke dhe shqiptare. Kalaja që daton në shekullin V pas Krishtit dhe përmban një koleksion të bukur të armëve të lashta. Një kuriozitet: një aeroplan amerikan është vendosur në kështjellë.

Berati

Ndodhet në një rrugë të tërthortë përgjatë rrugës për në Tiranë, që njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” për arkitekturën e tij të ruajtur në mënyrë të përkryer që daton që në periudhën osmane. Ai shtrihet përgjatë lumit Osum, në mes të fushës dhe kodrës ku duken edhe rrënojat e kalasë . Më poshtë është qyteti i vjetër, në anën myslimane, Mangalem, në veri të lumit dhe në jug të lumit (ka dy ura për ta kaluar atë) të krishterët, Gorica. Por, ndarjet mes dy feve janë të papërfillshme, aq shumë saqë në Mangalem Xhamia e  Plumbit  dhe Katedralja Ortodokse Shën Dhimitri janë shumë afër.

Nga këtu për në Tiranë rreth 100 kilometra dhe natën e fundit mund të kaloni në ”Plaza Hotel”, një hotel luksi me pesë yje në zemër të qytetit.

Turizmi

Kryeministri Edi Rama: “Me Italinë një marrëdhënie miqësie dhe besimi”  

Turizmi shqiptar po rritet dhe po arrin në shtatë për qind të PBB-së. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, vendi ka 3 390 atraksione turistike, duke përfshirë vende historike, kulturore dhe natyrore, këto të fundit janë zgjeruar, si edhe 15 parqe kombëtare, ku e dallon atë nga vendet  fqinje, por edhe nga Europa Veriore (p.sh. nga Norvegjia). Vizitorët italianë po rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe turizmi italian po vë bast me Shqipërinë.

Eliana Bertozzi, sipërmarrëse e re nga Romagna, u largua nga Rimini dhe u zhvendos në Tiranë për t’u  bërë CEO i AlbaniaTravel (www.albaniatravel.com), shoqëri e  lindur në vitin 2017 (2018 është sezoni i parë operativ), me 100% në pronësi të Alpitour Spa, ku mund numërohen në të 350 struktura me  3, 4, 5 yje. Ajo ofron pushime detare, kulturore dhe sportive, gjithashtu organizon ngjarje të korporatave dhe merret me fluturimet dhe  linjat e trageteve.

Fjalët e saj gjejnë konfirmim në ato të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ish-kryebashkiakut të Tiranës, artistit dhe njohësit dhe admiruesit të Italisë. Edi Rama, duke pritur gazetarët italianë, me mirësi, saktësi dhe disa formalitete, tregon planet për të rinovuar fshatrat dhe fermat, por edhe për të inkurajuar investimet në objektet turistike me  4-5 yje dhe për të krijuar aeroportet në Vlorë, në verilindje dhe në  qytetin e Sarandës.

Me aeroplan nga Italia

Duke pritur për aeroporte të reja ndërkombëtare, nga ajri nga Italia ne arrijmë vetëm në Tiranë (nga këtu është e këshillueshme të marrësh me qira një makinë, kostot janë të ulëta dhe rrugët shumë të  mira).

Linja më e fundit ajrore është Ernest, me kosto të ulët, e themeluar në 2015 në Milano, me dy fluturime nga Malpensa në Tiranë dhe gjashtë fluturime gjatë javës nga Piza në Tiranë.

Dhe lidhjet me Orio al Serio, Bologna, Verona dhe Venecias për në kryeqytetin shqiptar. Ka një raport të mirë për çmim-kualitet me vende të rehatshme dhe me staf të disponueshëm dhe miqësor./ atsh

Shqipëria mes detit, historisë dhe gastronomisë Read More »

Ndrenika reagon ndaj Bashës: Teatri i ri do të jetë pa kulla

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për teatrin, aktori i njohur Robert Ndrenika me anë të një statusi i është kundërpërgjigjur duke theksuar se ka marrë besën e shqiptarit se teatri i ri do të bëhet duke mos cënuar asnjë centimetër katror nga territori i tij aktual.

Ndrenika ironizoi kreun demokrat duke e ftuar që të minojnë së bashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

“I dashur Zoti Lulzim Basha!  Të falënderoj shumë që më hape sytë dhe më rrite vigjilencën në lidhje me bisedimet që kam bërë  me kryetarin e Bashkisë për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Siç të kam bërë me dije kam shkelur mbi veten time dhe kam rënë dakord që Teatri të ndërtohet me  PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka për detyrë ta ndërtojë SHTETI SHQIPTAR) E kam bërë këtë dakordësi me kushtin që të mos jepet asnjë centimetër katror për ndërtim KULLASH dhe për këtë kam marrë BESËN e SHQIPTARIT. Në rast se shkelet kjo BESË (që nuk është e mundur) shpreh gatishmërinë për të  marrë pjesë në aksionin e vendosjes së minave për të rrëzuar KULLAT. Për ta vërtetuar që nesër jam i gatshëm të minojmë kullën që ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa për Piramidën ka më tepër se 10 vjet që shoku Fatos Nano (ish- Kryeministër) na e ka rekomanduar për Teatër por ajo nuk i plotëson kushtet. Personalisht (pak a shumë) i kam kryer detyrat por me vjen keq për të rinjtë që bien  viktima të sherreve politike dhe që ka shumë gjasa ta ngrysin jetën artistike (ndoshta për 70 vjet të tjerë) tek i ashtuquajturi “Teatër Turbina”  Me respekt  Robert Ndrenika”, shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook. /atsh

Ndrenika reagon ndaj Bashës: Teatri i ri do të jetë pa kulla Read More »

Gjirokastra, bukuria dhe pasuria shqiptare e UNESCO-s

Ta quash vetëm të bukur Gjirokastrën nuk është e drejtë, shkruan http://www.francescaonthetopoftheworld.it.

Ky qytet në jug të Shqipërisë, i vendosur në një pozicion skenografik, i rrethuar nga male dhe pak kilometra nga kufiri i Greqisë, është një arkitekturë vërtet e mrekullueshme e një qyteti nga më të bukurit e Ballkanit. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj dy herë, në dimrin e  2010 dhe këtë verë. Që herën e parë ngela e hutuar nga bukuria e saj, por pas kësaj vizite ngela pa fjalë.

Pazari i vjetër ishte i rikonstruktuar si dhe muret e dritareve ishin zbardhur me ngjyra të ëmbla dhe ky është sezoni më i mirë për të ndenjur këtu.

Falë turit ”Limitless Albania”, që organizon ekskursione në të gjithë Shqipërinë, kam patur kënaqësinë të vizitoj disa nga pikat kryesore të Gjirokastrës. Udhëtimi me ”Limitless  Albania” është i përbërë nga dy etapa. Njëra 3-ditore, vizita në të gjitha rrugët e trashëgimisë së UNESCO-ve shqiptare, Gjirokastër, Berat , Butrint.  Ose një udhëtim më të gjatë, për një javë, që ka si itinerar Gjirokastrën dhe një varg vendpushimesh  të bukura dhe arkeologjike në afërsi të Zhulatit, Lunxherisë, me parkun arkeologjik të Antigonesë, Zagorisë dhe Libohovës.

Një legjendë e vjetër tregon historinë se nga e mori emrin qyteti. Princesha Argjiro, motra e guvernatorit Gjin Zenebishi gjatë pushtimit osman nga Turqia, në shekullin XV refuzoi të dorëzohej te turqit dhe kështu ajo u hodh nga pika më e lartë e kalasë me të birin e vogël disa muajsh. Fatmirësisht fëmija i mbijetoi rënies, ndërsa princesësh filloi t’i rridhte qumësht, ku edhe sot në gurët poshtë këmbëve të kalasë janë zbuluar gurë gëlqerorë.

Gjirokastra është shtëpia e dy shqiptarëve më të famshëm të të gjitha kohërave, diktatorit Enver Hoxha, shtëpia e të cilit është transformuar në një muze etnografik, dhe Ismail Kadaresë , shkrimtarit madhështor që ka shkruar shumë vepra arti, për qytetin e gurtë.

Bëhet fjalë për një  roman për Gjirokastrën gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është e këshillueshme të lexohet  para se të shkohet këtu.

Çfarë të shihni?

Pazarin e vjetër

Ka stil otoman, dyqane të vogla, ku mund të blihen gjëra tipike, interesante, tapete, produkte gastronomike, tavolina, zbukurime dhe orendi për shtëpi, suvenire, të cilat përfshijnë bluza dhe çanta. Në afërsi të pazarit gjendet edhe një nga xhamitë e vetme në qytet e quajtur Xhamia e Pazarit , e mbijetuar në vitet e diktaturës komuniste kur regjimi e shpalli Shqipërinë si shtetin e  parë laik në botë,  i cili urdhëroi shkatërrimin e objekteve të kultit.

Shtëpinë e Skëndulajve

Nuk është larg nga zona më e famshme e Gjirokastrës, ajo e pazarit të vjetër. Një nga shtëpitë më tradicionale të Gjirokastrës. Shtëpia është një labirint me dhoma, banja, hamame, sallone, dritare, porta, të cilat i viziton nën shoqërinë e pasardhësit të familjes, zotit Skenduli, një njeri i këndshëm i cili flet disa gjuhë mes të cilave italishten. Në sajë të rrëfimeve është e mundur të hyhet në historinë e familjeve dhe të imagjinohet jeta e përditshme e pjesëtarëve të saj në Shqipëri të vitet ‘700 dhe ‘800.

Muzeun ”Ismail Kadare”

Kush vendos të vizitojë Gjirokastrën, nuk mund të mungojë të vizitojë shtëpinë e  transformuar në një muze të qytetarit më të shquar shqiptar, Ismail Kadare.  Është një shtëpi e stilit osman, e konvertuar në muze.

Të humbasësh në rrugicat e Gjirokastrës

Një nga gjërat më interesante për të bërë në Gjirokastër janë të humbësh në rrugët dytësore. Në vend të ecni përgjatë rrugës që të çon në kështjellë, më mirë është të shkoni djathtas për të shkuar në zbulimin e Gjirokastrës më autentike, me banesat tradicionale të saj, me pemë të gjelbërta dhe me pemë që zvarriten mureve. Ju do të bëni edhe ndonjë takim të këndshëm me ndonjë nga banorët e zonës.

Kështjella e Gjirokastrës

Nuk mund të shëtisni Gjirokastrën pa vizituar kështjellën e saj të mrekullueshme. Për  të arritur atje do të  nevojitet të kaloni një rrugë të gjatë që ka fillon nga pazari deri në hyrje. Kështjella në të kaluarën është shfrytëzuar si burg nga mbreti  Zog dhe më më vonë nga Enver Hoxha dhe  ka në brendësi të mureve Kullën e Orës, Muzeun e Armëve dhe një  avion amerikan.  Nuk ka asgjë më të mirë për të bërë që të kalosh pak kohë dhe të shohësh prej atje çatitë e  Gjirokastrës që janë fantastike.

Ku të hash

Kam provuar shumë restorante në Gjirokastër, por atmosfera më e mirë është  tek ‘’Oda’’ një restorant tradicional me stil shumë të thjeshtë në të cilin është vendosur një piano dhe  një foto e një  ndërtese historike të vjetër të pazarit .Menuja është e përbërë nga më shumë pasta lokale, ku përfshihen fileto me bazë karamele, patate dhe qoftet e shijshme e Gjirokastrës me oriz dhe vezë.  Çmimi mesatar për person shkon në shtatë euro.

Ku prenotohet 

Gjatë qëndrimit në qytet, pronotova në hotel ”Kalemi 2”, me tri yje, i vendosur në hyrje të pazarit të vjetër . Hoteli në stil otoman është vendi i përsosur për të qëndruar në Gjirokastër për shkak të pozicionit të tij ideal pranë qendrave kryesore të interesit të qytetit. Ju mund të shijoni mëngjesin në tarracë në katin e tretë të hotelit, nga e cila mund të shohësh pamje të mrekullueshme mbi kështjellën dhe qytetin. Më e rëndësishmja e ”Kalemit 2”, përveç bukurisë së strukturës dhe në panoramën e mrekullueshme të saj, ka qenë gjithmonë një personel i gatshëm për të pritur nevojat e klientëve, për t’i këshilluar dhe për t’i ndihmuar për çdo nevojë./ atsh

Gjirokastra, bukuria dhe pasuria shqiptare e UNESCO-s Read More »

Mediat greke vlerësojnë kontributin e Shqipërisë

Me titullin ”Dhuratë 100 mijë euro për Greqinë nga Shqipëria për viktimat nga zjarri”, një nga gazetat më të njohura greke, ”Protothema”, i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar me burime financiare qeverinë greke, pas zjarrit shkatërrimtar në periferi të Athinës, që ka shkaktuar deri tani rreth 80 viktima dhe mbi 170 të plagosur.

”Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka drejtuar me një mesazh ngushëllimi kryeministrit grek Aleksis Cipras duke i shprehur mbështetjen e tij popullit grek në këto kohë të vështira”, shkruan gazeta, transmeton Atsh.

”Shqipëria ndihet shumë afër Greqisë fqinjë, në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri! Qeveria shqiptare sapo ka miratuar një donacion në emër të solidaritetit me vëllezërit tanë”, shkruajti Rama në Facebook, thotë ”Protothema”.

Mediat greke vlerësojnë kontributin e Shqipërisë Read More »

Mesazhi që po shprendahet me të madhe: Fikni telefonat nga ora 00:30 deri në 3:30. Cila është e vërteta?

Shumë perdorues të rrjeteve sociale janë duke shprendarë një mesazh i cili ka hapur panik për shkak të eklipsit hënor që po ndodh sonte.
Në mesazh thuhet se telefonat dhe gjitha pajisjet tjera duhet të ndalen sonte nga ora 12:30 deri në orën 03:30,pasi sipas tyre planeti ynë do të jetë me një rrezatim të lart për shkak të eklipsit. transmeton Magazina.al

Shumë perdorues të rrjeteve sociale në Kosovë të shqetësuar e kanë shprendarë këtë mesazh, duke përhapur edhe panik.

Në mesazh thuhet:

Sonte, nga ora 00:30 deri 03:30 mos harroni të fikni telefonin, telefonin celular, tabletën, etj. Dhe ta largoni atë nga trupi juaj. Singapore TV njoftoi këtë lajm. Ju lutem tregoni familjen tuaj dhe miqtë tuaj. Sonte, nga 00:30 deri në 03:30, planeti ynë do të jetë me një rrezatim shumë të lartë. Rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës. Pra, ju lutemi të fikni telefonin tuaj celular. Mos e lini pajisjen afër trupit, mund të shkaktojë dëme të tmerrshme. Nëse nuk besoni, mund të kontrolloni në Google dhe NASA BBC Neës. Dërgo këtë mesazh për të gjithë që doni dhe ju duan

Por e gjitha kjo del të jetë një mashtrim, pasi i njejti mesazh është duke qarkulluar që nga viti 2014, raporton Magazina.al

Këtë e konfirmon edhe faqja e njohur për lajmet nga shkenca “Snopes”, e cila e ka quajtur mashtrim mesazhet duke konfirmuar se i njejta është në qarkullim që nga viti 2014.

“Për sa i përket efekteve të shëndetit ndaj njerëzve në terren, rrezatimi kozmik i sfondit, i ngjashëm me rrezatimin diellor, nuk paraqet asnjë dëm të menjëhershëm dhe nuk mund të konsiderohet rrezik për shëndetin vetëm nëse nuk jeni kronik i ekspozuar ndaj rrezatimit më të lartë të nivelet në rajonet polare”, thuhet në reagimin e “Snopes”.

Mesazhi që po shprendahet me të madhe: Fikni telefonat nga ora 00:30 deri në 3:30. Cila është e vërteta? Read More »

Koncert Premierē by Aulon Naçi /Arti i Aulonit do të lerë gjurmë në Artin shqiptar .

Koncert by Aulon Naçi
Koncert Premierē

U bë disa kohë që qarkullon se do të bëhet një koncert ndryshe me krijime të komppzitorit Aulon Naçi ! Nëpër disa koncerte të realizuar nga Bashkia Vlorë apo Konsullata Italiane ne kemi dëgjuar Milongën që ështē duartrokitur shumê por tek-tuk edhe gjëra esenciale.
Sot në mbrëmje Auloni vjen me njē koncert të fuqishëm që do të realizohet në një vend të shenjtë, tek Kisha e Nartës ku ai do të luajë vetëm nji pjesë e pastaj instrumentistë shqiptarë e të huaj në nji orkestër prej rreth 25 artistësh do të luajnë 10 pjesë të krijuara nga Auloni por te interpretuara për herë të parë në skenē .!
Them i fuqishëm pasi i kam dëgjuar pjesët nji nga nji dhe e them me sinqeritet se ardhja e Aulon Naçit në Shqipëri, pas njē arsimimi dhe Edukimi jashtë atdheut sjell një ndryshim niveli artistik e kreativ jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në Shqipëri .
Ndoshta ju mendon se shtoj, zmadhoj diçka siç mund të komplimentojmë çdo artist tê ri. Gaboni !
Auloni ashtu siç realizoi në Vlorë koncerte të krijuesve shqiptarë e të huaj , sot po prezanton një nivel shumë të lartë të krijimtarisë së tij moderne, bashkëkohore dhe me risi në muzikën shqiptare e cila ka kohë që fle. Të gjitha kompozimet Luledielli, Deti im, Prekja e huaj, Zëri i heshtjes së humbur, Poseidon, Pergjerim nënës sime, Prekja e huaj, Lotët e shiut, Stuhi në det etj paraqesin njē arritje të një niveli të lartë të Aulonit në vetvete, të artit shqiptar në tërësi, por edhe tregon se pērgatitja e studentëve shqiptarë në shkollat e huaja e shkeput nivelin e shkollës profedionale , Universitetit apo formimit të artistëve në vend. Një e vërtetë e hidhur!
Kur hyn në muzikën e Aulonit ndien se shpirti kalon në disa stade të panjohura, forca dhe aftësia shprehëse nëpërmjet tingujve që krijojnë një harmoni të bukur njerëzore dhe hyjnore mund të them të mbajnë peng .
Do të doja të shkruaja pa fund për muzikën e tij pasi aty ndiej forcën, gëzimin, dhimbjen por edhe shpresën në njē forëm që duket sikur shpirti ndihet rob i asaj që dëgjon dhe krenohet që dikush mund të shprehë ato që ai nuk arrin ti thotë, që i vuan në heshtje!
Arti i Aulonit do të lerë gjurmë në Artin shqiptar .
Ju do ta shikoni miq që nuk zmadhoj asgjë …
Do ta ndieni , aty … Në një vend të shenjtë, Në Kishën e Nartës ku as Janullato nuk u kursye para këtij djali të talentuar !
Mos u kurseni as ju të pranoni me shpirt të hapur se diçka duhet të ndryshojê pêr mire !

Anila Toto

Janë çastet e fundit të provave të disa njerëve shumë të talentuar artiste shqiptarë dhe të huaj të cilët sot do të interpretojnë.

https://youtu.be/eH1-93pYpdk

Fotografia e Anila Toto

Fotografia e Anila TotoFotografia e Anila Toto

Koncert Premierē by Aulon Naçi /Arti i Aulonit do të lerë gjurmë në Artin shqiptar . Read More »

Hahn tregon “çelësin” si Shqipëria mund të hapë negociatat

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është prova më e fortë se negociatat me Shqipërinë kanë nisur dhe se vitin e ardhshëm do të jetë hapi i radhës i këtij procesi.

Kështu thotë komisioneri Hahn i pyetur për skepticizmin e presidentit Francës Emanuel Makron për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Johannes Hahn ,Komisioner për zgjerimin në BE: Kam shumë besim se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë do te hapen vitin e ardhshëm. Procesi i Vettingut tregon gatishmërinë se për këto vende, negociatat kanë nisur tashmë. Synimi ynë është të marrim një dritë jeshile për të gjitha vendet në mesin e vitit të ardhshëm.

Hahn ngre alarmin për influencën e Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe përdorimin e vendeve të rajonit si “kuaj Troje”, në momentin që anëtarësohen në BE.
“Kombinimi i sistemit kinez të kapitalizmit dhe diktaturës mund t’i vendosë liderët ballkanikë në krah të Pekinit. Kina ka bërë disa investime të rëndësishme në infrastrukturë, siç është rasti i autostradës së famshme në Mal të Zi.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për strategjinë e Kinës dhe të reagojmë në mënyrën tonë. Kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Europës”.
Komisioneri për Zgjerim thotë se BE ndodhet aktualisht përballë dy zgjedhjeve, eksportimit të stabilitetit në Ballkan ose importimit në Union të paqëndrueshmërisë që mund të vijë me anëtarësimin e vendeve të rajonit.

Hahn tregon “çelësin” si Shqipëria mund të hapë negociatat Read More »