Aurora

Spartak Ngjela tregon se kur politika amerikane do t’i mbyllë ‘hesapet’ me krerët e korrupsionit shqiptar dhe bishtat e tyre

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar, në çoroditje mendore dhe me frikë, po turret të kërkojë ndihmë në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll. Njëlloj si një shekull më parë kur heroi shqiptar Avni Rustemi vrau në Paris Esad Toptanin.
Nga Spartak Ngjela

l.
Shumica e krerëve historikë të Arbërisë dhe Shqipërisë mesjetare dhe moderne kanë shitur interesin kombëtar të shqiptarëve ose në Stamboll, ose në Beograd, ose në Moskë ose në Athinë. Kjo është arsyeja dhe vetë Shkaku i tragjedisë shqiptare. Por të gjithë këta pashallarë; princa; mbretër; këta kryeministra dhe këta sekretarë të parë, kanë qenë të gjithë të tjetërsuar nga interesi primitiv privat dhe vetjak. Por këtu duhet përmendur edhe presioni sllav në fillim, dhe osman dhe turk e sllav bashkë, më pas, që ka qenë kundër arbërit dhe kundër shqiptarit, ka qenë një presion tepër i madh. E njëjta gjë është dhe sot.

I gjithë korrupsioni i sotëm shqiptar e ka shpresën e sundimit të tij në Moskë dhe në Beograd. Është sërish e njëjta arsye dhe i njëjti shkak: liderët e mëdhenj të korrupsionit duan të ruajnë pushtetin e tyre duke shitur shqiptarët dhe interesin kombëtar në Moskë, në Staboll dhe në Beograd; sepse Athina ende nuk ka dalë në skenë.

Por sot ka një risi: janë shqiptarët 97 përqind proamerikanë; dhe interesi amerikan drejt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është shumë i madh. Fati i historisë moderne apo historisë së re të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor; domethënë në Ilirikumim klasik historik; është fakti që interesi gjithëshqiptar në Ballkan është bashkuar me interesin amerikan; por njëherësh0, edhe fakti që Amerika është sot superfuqia e vetme e Kohës historike.

Brenda kësaj gjendjeje, të bashkuar kundër Amerikës në Shqipëri, krerët e korrupsionit të lartë shtetëror nuk kanë asnjë mundësi shpëtimi për ndëshkim. Edhe Rama edhe Berisha edhe Basha, sot janë lëshuar drejt Moskës dhe Stambollit; që të mund të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Por a e bëjnë dot? Lodhen kot. Rralisht, në këtë rrugë pa krye këta i ka shtyrë frika. Në fakt shqiptarët sot janë nën zgjedhën Berisha-Rama, por nga kjo zgjedhë ata do të mund të dalin vetëm me ndihmën e politikës amerikane. Dhe kjo ndihmë deri më tani ka qenë e gjithanshme.

ll.
Shqiptarët, të gjithë të zënë në befasinë e Kohës që në vitin 1991, tani nuk kanë më asnjë mundësi që vetë të mund të shpëtojnë dot nga zgjedha Berisha – Rama. Por në të njëjtën kohë shqiptarët presin zhvillimin e ngjarjeve sipas motivit amerikano-shqiptar në Ballkan.

Sot gjithkush nga kundërshtarët e Shqipërisë e ka konstatuar ekzistencën e motivit amerikano-shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Po cili është ky motiv? Motivi amerikano-shqiptar në Ballkan është bashkimi shqiptar. Dhe ky bashkim do të realizohet.

Koha nuk e mposhti dot historinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe Shqiptarët, sado që mën zgjedhën Hoxha-Tito në 50 vjet, nuk humbën duke hyrë në një dekadencë historike, por triumfuan duke hyrë në vitalitetin e tharmit të tyre të vjetër që u manifestua fuqishëm nga gjuha shqipe.

Genocidi njëqind vjeçar antishqiptar në Greqi dhe Jugosllavi nuk ia arriti që ta mposhtte motivin shqiptar. Madje, nën forcën e politikës amerikane, që në vitin 1974, në Ballkanin Perëndimor dolën dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, pavarësisht se Kosova ishte një krahinë autonome brenda juridiksionit federativ jugosllav. Por në kushtetutën e Jugosllavisë ajo ishte njësi konstituente, domethënë një republikë. Titoja e bëri këtë nën presionin e presidentit amerikan Riçard Nikson, dhe, i tmerruar nga kjo, ai vetë nuk e nënshkroi kushtetutën e vitit 1974 dhe atë e nënshkroi zëvendës Presidenti i Jugosllavisë Shpilak.

Ajo që u pa qartë në vitet e mëpasme ishte fakti i shpërthimit aktiv dhe modern i gjuhës dhe kulturës së lartë shqipe në Kosovë. Shqiptarët me dy universitete, një në Tiranl dhe një në Prishtinë, në 15 vjet arritën të binin atë që nuk ishte bërë dot në 150 vjet shtypje tërësore për çfarrosjen e shqiptarëve në Greqi dhe në botën sllave. Prandaj, viti 1999 që solli pavarësinë e Kosovës ka qenë strukturuar nga politika amerikane që në vitin 1974.

Po cilët janë realisht këta larore që po drejtojnë sot Shqipërinë?

lll.

Ajo që bie në sy sot është fakti se, në funksion të lidershipit aktual shqiptar në Shqipëri, konstatohet po e njëjta gjë edhe sot: krerët e korrupsionit Berisha, Rama, Meta, Basha dhe bishtat e tyre, janë të bashkuar si të gjithë të vjetërit e tjerë të korruptuar në historinë shqiptare, që të ruajnë sundimin e tyre korruptiv dukë shitur interesin kombëtar.

Gjithmonë në kohët moderne të shtetit shqiptar është ngritur kjo pyetje: kush po e drejton vendin: një individ që është sundues skllrvërish dhe shkaku i padrejtësisë shoqërore, apo një individ që është drejtues qytetarësh?

Ja kjo është edhe pyetja që duhet të ngremë për historinë e Shqipërisë, kush? Pas luftës së Dytë Botërore shqiptarët u drejtuan nga një sundues skllervërish – Enver Hoxha. Ky kishte pushtet absolut dhe vetë mund të vriste këdo, dhe tani gjithçka është e dokumentuar. Por, pikërisht për këtë, të gjithë kanë qenë skllevër të një individi, pavarësisht se skllevërit më të pështirë kanë qenë lakenjtë e tij me të cilët, pasi vriste me ta kundërshtarët e tij, ai vriste dhe vetë lakenjtë.

Por koha sot përsëri nuk është e ndryshme. Kush po e drejton sot Shqipërinë?

lV.
Shqipërinë sot po e drejton një grup i korruptuar që tani, i kapur me prova në korrupsion, kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe vetë shqiptarët, në mënyrë që të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Janë të gjithë bashkë, dhe bashkërisht janë hedhur në sulm kundër politikës amerikane në Shqipëri, e cila po kërkon ristrukturimin e një shteti të drejtë shqiptar, duke luftuar ashpër në fillim korrupsionin, që mandej të fillojë ristrukturimi real i një shteti demokratik shqiptar.

Triumfi i antikorrupsionit në Shqipëri, menjëherë hap rrugën për triumfin e antikorrupsionit edhe në Kosovë dhe krijon premisën reale për dominimin shqiptar të Maqedonisë, dhe bashkimin e Kosovës me Preshevën dhe Bujankvcin, sepse politika e lartë amerikano-gjermane nuk mud t’i kthehet sërish edhe një herë çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Kjo çështje do të mbyllet që këtë vit, sepse politika orientale në këtë zonë po kërkon që të hyjë këtu me anë të elitës së korruptuar shqiptare që përfaqësohet nga Berisha, Rama dhe Meta. Por në fakt gjithçka është mbyllur. Politika amerikane kërkon një faktor stabël në aleancë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka gjetur te bota shqiptare.

Kjo zonë, nën një prizëm global, është e domosdoshme për Anerikën, dhe të vetmen garanci për këtë e jep Shqipëria e bashkuar si bashkim i të gjithë botës shqiptare në Ballkan, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor përbëhet sot nga tetë milionë milionë shqiptarë.

Me përjashtim të Francës, politika perëndimore gjithmonë e ka parë bashkimin shqiptar në një shtet të fuqishëm, sepse vetëm kështu frenohet ndërhyrja ruse, e cila që në shekullin e shtatëmbëdhjetë ka qenë një agresion barbar kundër Arbërisë dhe Shqipërisë. Ajo kështu është dhe sot. Por sot këtë politikë unifikuese të Arbërisë moderne po e drejton politika amerikane.

Pas riformulimit gjeografik të botës shqiptare të bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Shenjat janë që politika amerikane do të ndihmojë në arritjen e një aleance solide shqiotaro-kroate.

Po ta shohësh me vëmendje, vizita e Presidentes Kroate në Tiranë para disa ditësh, në epiqendër të saj kishte aleancën e madhe shqiptaro kroate në Ballkan. Kjo tregon se politika amerikane ndërkohë e ka njohur mirë politikën ballkanike, dhe kuptohet se e di që rikrijimi i faktoriumit shqiptaro-kroat në Ballkan, krijon në politikën globale realisht Ballkanin proamerikan. Prandaj Shqipëria e bashkuar sot është domosdoshmëri e politikës amerikane.

Spartak Ngjela tregon se kur politika amerikane do t’i mbyllë ‘hesapet’ me krerët e korrupsionit shqiptar dhe bishtat e tyre Read More »

8 Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë

Përditë e më shumë dëgjojmë për rastet e femrave të prekura nga çrregullime të vezoreve që kanë numër të konsiderueshëm kistesh. Krijimi i tyre është rezultat i grumbullimit të vezëve të vogla për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve.

Femrat preken nga kjo dukuri në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese. Kistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng. Sado që nuk janë të dhimbshme, nëse nuk trajtohen në kohë, kistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme. Trajtimi duhet të normalizojë nivelin e hormoneve.

Është shumë e rëndësishme të njohësh shenjat e cisteve në mënyrë që të parandalosh pasoja. Ja kush janë disa prej tyre:

Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi. Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme. Dhimbje gjate aktit seksual. Të vjella. Shtim në peshë. Humbje të oreksit. Dhimbje e fortë në fundshpinë. Dhimbje ose fryerje ne abdomen (barku)./lajmejavore

8 Shenjat paralajmëruese të cisteve që femrat neglizhojnë çdo ditë Read More »

Eklipsi i hënës “përmbysi” fatin e gjithë shenjave, çfarë do të ndodhë me horoskopin?

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull.

Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe dhe shqiptarët ishin pjesë e vendeve që mundën ta shihnin eklipsin e plotë.

Mirëpo eklipsi hënor përmbys gjithë parashikimet për shenjat e horoskopit.

Kjo pasi ai lë pasoja karmike për ne individualisht dhe për shumë popuj në vështirësi sot fillon një mundësi për të rregulluar pasojat.

Sipas astrologes Meri, mërkuri i kundërt do luajë kartat për ne por gjithmone me nje dorë nga e kaluara qe vjen si mundësi apo si kujtesë.

Ja si do të ndikojë ky eklips tek fati i gjithë shenjave:

Dashi do kete anullim planesh dhe vonesa ne marrjen e vendimeve si dhe paqartesi ne jeten personale

Demi do kete ngaterresa ne familje apo ne ceshtje udhetimesh ndertimesh apo bisedash familjare

Binjaket do kene keqkuptime ne planet apo ne sindonim me te tjrete Kujdes nga mesazhet qe merrni keto dite mund te merrni krejtesisht mesazhin e gabuar

Gaforrja do duhet te beje nje rrugetim te veshtire duke u ngjitur ne maj e duke rreshqitur prape poshte sidomos ne ceshtjet ekonomike e personale

Luani ka per detyre te sqaroj sjelljne vendimet dhe levizjet e tij Do kete takime te rendesishme por edhe shume anullime takimesh e mundesish

Virgjeresha do permbahet me veshtiresi para nje prapaskene apo nje kundershtari qe duket se vertet po e pengon dhe nervozon

Peshorja do takohet me me miq apo te njohur nga e kaluara duke perjetuar momnte te kendshme por edhe te veshtira pasi i perkasin te kaluares

Akrepi do rikthehet edhe nje here ne qender te vemendjes per te rregulluar vendimet e gabuara apo marreveshjet e gabuara Do rikthehen njerz te fuqishem nga e kaluara

Shigjetari do rishikoj edhe nje here mundesine per te kontaktuar me fuqishem me pune apo njerez qe jeteojne large duke zgjeruar mundesine per ndryshimKujdes probleme ligjore

Bricjapet do jene konfuz ne lidhje me ndjenjat si edhe me detyrimet apo peshen morale te nje marredhenie pune apo personale

Ujoret do kene perballe njerez konfuz qe i rikujtojne situatat apo bashkepunime nga e kaluara jo shume pozitive Kujdes ne martese ka probleme

Peshqit do kene vonesa dhe pengesa ne jeten e perditeshme dhe rutina e puna do behen me te lodhshme dhe me keqkuptime.

Eklipsi i hënës “përmbysi” fatin e gjithë shenjave, çfarë do të ndodhë me horoskopin? Read More »

Hyj ( perëndesha ) pellazge e shëndetit dhe pastërtisë

Shkruan: Fahri XHARRA

Hygeia ishte Perëndeshë e shëndetit të mirë, e pastërtisë shëndetësore. Ishte e bija dhe përcjellësja e Zotit të mjekësisë Asklepios-it (Asclepius-it), si dhe shoqe e Afërditës. Motrat e saj ishin Panakeia (Panacea)  ( shërimit të plotë ) dhe Iasos (barërave mjekuese , ilaçeve ). Emri i saj gjatë kohës romake ishte Salus e cila në shtatoret e gdhendura paraqitej një grua  me një gjarpër të gjatë në duar dhe krih .

Po mirë nëse Hygiea ishte sipas mitologjisë greke, e Salus sipas asaj romake ? Po nga e morën grekët këtë emër?screenshot_211

Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23 shkruan” “Të vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjerri kush, nga të dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”
“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken” (Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302 ( nga Altin Kocaçi )

Pra Hygeia ishte Hyj i pastërtisë dhe i shëndetit të mirë . A ka shpjegim me gjuhën e sotme shqipe ?
“Kur themi e pastërtisë kemi te bëjmë me dritën e Yllit (diellit -zot-zeus) ashtu edhe shëndeti ka lidhe me të, sal/utem, në latinisht; he/al-th- në anglisht, dhe IS i Gien- në greqisht = shëndet ( shpegim nga Mili Butka )

Por ,të shtojmë edhe këtë “Pausanias, Description of Greece 1. 23. 5 (trans. Jones) (Greek travelogue C2nd A.D.) : “Në Akropolis (Acropolis), Athens janë figurat e perëndive ; ajo e Hygeia-s (shëndetit), legjenda e së cilës thotë që ishte e bija e Asklepios (Asclepius ) dhe e Athenes Athena, gjithashtu e quajtur Hygeia “
Edhe një përshkrim i Pausanias : Pausanias, Description of Greece 9. 26. 8 :
“[At Thespia, Boiotia there is an] image of Tykhe (Tyche), and in another place that of Hygeia.”

Ju kujtohen turqit ,grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip? “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)
Po , si u bë që Hygiea përendesha pellazge ., të ishte herë greke e herë romake ?screenshot_212

Kulti i Hygeias si perëndeshë e pavarur u përhapë pas vitëve430-427 pr Kr. kurse në Romë pas vitit 293 pr. Kr, Të parët tanë ku mbetën? U harruan apo u përvetësuan nga ardhacakët?

Fahri Xharra, Gjakovë

Hyj ( perëndesha ) pellazge e shëndetit dhe pastërtisë Read More »

Nesër dielli “sjell Afrikën” në Shqipëri, kujdes nga vala e të nxehtit

Ka lajme të mira nëse jeni lodhur me motin e paqëndrueshëm që nga dielli kthehet në breshër dhe nga breshëri në vetëtima dhe përmbytje.

Nga e diela (nesër) dhe ditën e vazhdim Shqipëria do përfshihet nga masat ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan duke bërë që temperaturat të rriten ndjeshëm mbi gjithë Shqipërinë.

Sipas parashikimit të Meteoalb pritet që periudha 29 korrik-5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.

Kështu që nëse pushimet i keni planifikuar në gusht, mos u shqetësoni sepse retë nuk do ua prishin aspak planin tuaj.

Gjithashtu tregoni kujdes me ekspozimin në diell të fëmijëve dhe moshave të treta./njekomb

Nesër dielli “sjell Afrikën” në Shqipëri, kujdes nga vala e të nxehtit Read More »

Thaçi si Edi Rama, shfaqet me atlete në ceremoninë shtetërore (Foto)

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi duket se po ndjek “rrugën” kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sa i përket pamjes nga jashtë.

Në ceremoninë shtetërore, kushtuar Adem Demaçit, i pari i Republikës është parë të ketë mbathur atlete të zeza, përkundër politikanëve të tjerë që kishin veshje serioze.

“Indeksonline” ua sjellë disa foto në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku presidenti shihet me një stil krejtësisht ndryshe prej ceremonive dhe eventeve të tjera.

 

Thaçi si Edi Rama, shfaqet me atlete në ceremoninë shtetërore (Foto) Read More »

Ja pse turqit i quajnë “arnaut” shqiptarët!

Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qenë prezent që shqiptarët i quajnë arnaut. Por të pakët janë ata njerëz që e dine kuptimin dhe historinë e kësaj fjale madje ka dhe nga ata që e keqkuptojnë ose e marrin për fyerje.

“Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”.

Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë.

Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në kohën e Sulltan Mehmet Fatihut është kryer edhe hyrja në Stamboll por kjo iu desh perandorisë Osmane 50 ditë rrethim.

Perandoria Osmane e cila përbehej nga shumë nënshtetas, Shqiptarë, boshnjakë, Turq etj, patën shumë humbje të mëdha. Gjeneralët rreth ditës së 30-35 të rrethimit i propozuan sulltanit të tërhiqeshin.

Një gjeneral Shqiptar, Zognush Pasha del përpara sulltanit dhe thotë: Unë nga Shqipëria kam ardhur vetëm për dy rrugë ose vdekjen ose marrjen e Stambollit. Që prej asaj ditë janë vazhduar betejat derisa në ditën e 50 marrin Stambollin.

Epiteti që perandoria Osmane i vuri Shqiptarëve emrin Arnaut që do të thotë i pakthyeshëm, pra ky është një nderim sepse shqiptarët vlerëson si trima, të pa mposhtur dhe besnikë./njekomb

Ja pse turqit i quajnë “arnaut” shqiptarët! Read More »

Shtatë aventurat që duhet t’i bëni në Shqipëri

Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri duke vizituar vendin dhe duke ndihmuar sipërmarrësit e rinj për fillimin e ndërmarrjeve të reja në fushën e mjedisit, shkruan www.heywedidthat.com.

Në atë kohë gjetëm një vend të bukur dhe të larmishëm me një të kaluar të njohur. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë që ndoqi politikë izoluese për vendin. Sot, është një vend me kaq shumë gjëra për të ofruar për ata që kërkojnë të fshehtat, të panjohurat dhe gjërat e virgjëra të Tokës.

Ja ku janë shtatë gjëra për të parë dhe bërë që ju nuk mund t’i humbasni kur je duke bërë aventurë atje:

1 – Shkoni me makinë drejt bregut jugor. Kaloni pranë qytetit të Vlorës në malet në rrugën bregdetare. Atje mund të shëtisësh me makinë. Mund të endesh rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur me shkëmbinj.

2 – Bëni rafting në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Një orë udhëtim me makinë jashtë Beratit dhe shijoni një nga udhëtimet më të bukura të raftingut që kemi përjetuar (bonus: përfitoni një ekskursion në kështjellën e fshehur në qytet). Shoqëruesit janë të disponueshëm këtu.

3 – Lahuni në burimet e nxehtë të Bënjës pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë me udhëtimin tuaj rafting dhe të qëndroni një natë në Përmet pas ose para Beratit për të provuar burimet e nxehta aty pranë. Ata nuk janë në të vërtetë aq të nxehtë, por mineralet janë shëruese (dhe freskuese) në një ditë të nxehtë.

4 – Kajakët, “fjordet” shqiptare në veri. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve me tragetet në liqenin e Komanit. Aty mund të ndërmerrni një udhëtim ditor ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të merrni edhe makinën tuaj në disa nga tragetet. Këtu bëhen shëtitje njëditore nga një prej kompanive të trageteve.

5 – Ecni në Kepin e Rodonit drejt kështjellës në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark. Kaloni një ditë me not dhe argëtim mesjetar.

6 – Numëroni bunkerët kur udhëtoni me makinë. Vlerësohet të ketë rreth 200 000 bunkerë në vend. Askush nuk e di sa saktësisht, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që nuk ndodhi kurrë.

7 – Merrni rrugën e paasfaltuar e më pak të rrahur. Ka shumë rrugë që ndryshojnë shpejt nga të shtruara në të pashtruara dhe me gurë. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, dilni jashtë rrugës së mirë dhe gjeni diçka të harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit ose një rrugë otomane e rindërtuar. Asnjëherë nuk e di nëse nuk provon./njekomb

Shtatë aventurat që duhet t’i bëni në Shqipëri Read More »