Aurora

Alpet shqiptare prezantohen në Europë si atraksion i veçantë turistik

Agjencia Kombëtare e Turizmit(AKT) organizoi këtë fundjavë një tur për një grup gazetarësh, blogerësh, dhe përfaqësues të turizmit alpin nga vendet e Europës Qrndrore si Austri, Çeki , Gjermani etj .

Ky tur informues u organizua në bashkëpunim me disa agjenci, shoqata, të cilat ushtrojnë këtë veprimtari dhe i janë dedikuar këtij lloj turizmi.

AKT në këtë mënyrë u bë promotor i Alpeve Shqiptare, duke njohur vizitorët me traditat, kulturën, natyrën dhe veçantinë e kësaj zone të vendit tonë. Vizitorët mundën të admironin disa nga bukuritë e zonës së Thethit , Komanit dhe atraksionet përreth./atsh

Alpet shqiptare prezantohen në Europë si atraksion i veçantë turistik Read More »

Parashikimi i motit, 30 korrik 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri edhe të dendura me këto të fundit më tepër në relievet malore në Lindje të vendit.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në orët e mesditës deri në ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në relievet kodrinore dhe malore në Lindje.

Në orët e nxehta të ditës pranë relieveve malore reshjet edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Nga reshjet përjashtohen zonat e ulta dhe vija bregdetare. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15 m/sek më e theksuar në bregdetin Jugor. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.8 metër.

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër21/35  diell re
Kukës20/33  diell re shi
Lezhë21/34  diell re
Dibër17/31  diell re shi
Durrës21/33  diell re
Tiranë22/34  diell re
Elbasan19/34  diell re shi
Berat21/34  diell re
Vlorë22/32  diell re
Korcë17/28  diell re shi
Gjirokastër17/35  diell re
Sarandë19/32  diell re

/atsh

Parashikimi i motit, 30 korrik 2018 Read More »

Edi Rama / MIRËMËNGJES ! Me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut

MIRËMËNGJES

dhe me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut, pas një kohe të gjatë braktisjeje, rrënimi tërësor e mungesash alarmante që nuk alarmuan askënd për vite të tëra, ju uroj një javë të mbarë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155996534186523/?t=12

Edi Rama / MIRËMËNGJES ! Me pamjet e spitalit dhe maternitetit të ri të Sarandës që së shpejti do të punojnë me orë të plota në shërbim të publikut Read More »

Rozmarina, Aftësitë Shëruese Të Bimës Së Shenjtë

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Ilirisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe.

Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.

Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni.

Rozmarina dhe Vlerat Shëndetësore
Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve shkencore sipas të cilave kjo bimë përmirëson kujtesën.

Blerjet u përqendruan kryesisht në rradhët e studentëve të cilët në sezon provimesh kanë nevojë për një kujtesë më të mirë.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve.

Vaji esencial i rozmarinës është përdorur prej shekujsh edhe për të larguar dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare, reumatizmën dhe artritin.

Rozmarina ka aftësi parandaluese të rënies së flokëve dhe kundër thinjave.

Vaji i rozmarinës dhe çaji i saj janë përdorur gjithashtu për të stimuluar dhe ushqyer rrënjët e flokëve dhe për rritjen e tyre.

Si Ta Përgatisni Çajin e Rozmarinës
Përbërësit:
1 filxhan me qumësht

Një degë rozmarine të tharë ose një lugë gjelle me rozmarinë të thatë

Një lugë çaji me mjaltë

Ndajeni degën e rozmarinës dhe copëzat hidhini në një tenxhere me qumësht dhe lërini të ziejnë së bashku.

Hiqeni nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë së bashku për pesë minuta, gjatë të cilave duhet ta përzieni lëngun vazhdimisht.

Shtypini copat e rozmarinës me lugë që të lëshojnë një aromë më të fortë dhe të çlirojnë vajrat esencialë.

Shtoni mjaltin dhe çaji është gati.

Rozmarina është një bimë që mund të rritet lehtë në shtëpitë tuaja sepse ka nevojë për pak përkujdesje.

Si Ta Rrisni Rozmarinën Në Shtëpi
Kur të vijë pranvera merrni një degë rozmarine dhe vendosni në një vazo të vogël.

2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organik.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Ujiteni rregullisht dhe mbajeni atë në një vend të ngrohtë deri sa dega të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopsht.

Rozmarina kërkon një ujitje mesatare dhe i pëlqen uji i shiut.

Ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura si të ngrohta edhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Kur ajo të jetë rritur, mblidheni rozmarinën sipas dëshirës.

Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Rozmarina, Aftësitë Shëruese Të Bimës Së Shenjtë Read More »

“Shtrigat e Ballkanit” – Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë

GJERGJ DEDAJ TËRHEQ PARALELE MES TURQISË DHE SERBISË

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka vazhduar me deklarimet e tij kundër Serbisë, të cilën kësaj here e ka krahasuar edhe me Turqinë.

“Shtrigat e Ballkanit”, e ka titulluar postimin e tij Dedaj.

“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Shtrigat e Ballkanit” – Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë Read More »

Ja fiset himariote tek arbëreshët

Përveçse mbiemrave nga Dhërmiu, Palasa, Himara, Borshi, Qeparoi, Kuçi, Piqerasi, Shën Vasili , Vranishti etj që gjejmë në Piana Degli Albanesi ( Hora e Arbëreshëve) Siçili.

Kemi 12 Prijës që firmosën krijimin e Piana Degli Albanesi më 30 Gusht 1488. E dimë që Pietro Bua(Pjetër Bua) ishte nga Dhërmiu.

Dimë edhe që Giorgio Golemi ( Gjergj Golemi Arianiti) ishte përfaqsues i Arianitëve në krye të Himarës.

Gjon Kastrioti prandaj zbriti në Himarë( kishte njerëzit e nënës). Kush ishin Prijësit e tjerë, cilët fshatra përfaqsonin,emrat si më poshtë.

Antonino Roscia…… Andon Roshi ( Rroshi ose Rusha)

Giovani Parrino….. Jani Prifti

Giovanni Schiro …. Jani Spiro ( e kanë përkthyer siç e kanë dëgjuar.

Tommaso Tani …. Thanas Tani ( Jani)

Giorgio Lascari …… Gjergj Laskari( Në krahinë kemi Laska).

Giovanni Macaluso….. Jani Makaluso ..?

Giovanni Barbato….. Jani Barbato (Burbo kemi në Himarë).

Matteo Mazza…….. Mateo Maca ( Maçi kemi në Krahinë).

Teodoro Dragotta……. Theodhor Dragoti…?

Giorgio Burlesci……… Gjergj Burleski……?

Në foto një ëngjëll me origjinë nga Himara.

Marrë nga profili i Jani Priftit/njekomb

Ja fiset himariote tek arbëreshët Read More »

Vendet që duhet t’i vizitoni në Kosovë për verën 2018

Kosova gjatë periudhës së verës është e mbushur me mërgimtarët tanë, si dhe me turistë të huaj që e vizitojnë vendin tonë për arsye turizmi dhe rekreacioni.
Kosova është një vend i vogël, por me disa pasuri natyrore dhe vende atraktive për t’i vizituar.

Për këtë verë me bashkëpunim me një etnolog si dhe me Prizreni Guide këto janë vendet të cilat mund të vizitohen nga turistët e huaj dhe kosovarë:

Prishtina

Vendet që duhet të i vizitosh në Prishtinë:

Muzeu Etnologjik

Është pjesë përbërëse e Muzekut të Kosovës. Këtë muze e vizitojnë shumë turist nga e gjithë bota, me qëllim të informimit për trashëgimisë kulturore prej pavijonit arkeologjik, teknologjisë, natyrës, etnos-kulturës, dhe folklorit. Është vend shumë interesant për të u vizituar nga të gjithë, sidomos për ata që duan të mësojnë diçka më shumë për kulturën shqiptare

Xhamia e Sulltan Mehmet Fatiut

Kjo xhami gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës. Ndryshe njihet edhe si Xhamia e Madhe ose Xhamia e Mbretit. Kjo xhami përveç që vizitohet çdo ditë prej besimtarëve myslimanë, vizitohet po ashtu edhe nga shumë turist anë e mbanë botës. Mos dil nga Prishtina pa e vizituar!

Katedralja Nëna Terezë

Ideja e ndërtimit të kësaj Katedrale ishte nga Presidenti Rugova. Kjo katedrale është inauguruar zyrtarisht vitin e kalaur. Është një vend interesant për të u vizituar. Në kulm të katedrales mund të shihet gjithë qyteti i Prishtinës. Shumë turistë nga e gjithë bota shkrepin foto të ndryshme në këtë vend. Nëse do të e shohësh gjithë Prishtinën, atëherë vizito edhe Katedralen Nëna Terezë.

Jashtë kryeqytetit të Kosovës ka shumë vende atraktive dhe të bukura për të vizituar nga shumë turistë :

Prekazi

Kompleksi Memorial Adem Jashari është vendi më i vizituar në të gjithë Kosovën si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët. Historia e Kosovës është e lidhur me këtë fshat. Ciceroni i këtij kompleksi kujdeset që vizitorëve t`ua shpjegojë historikun e familjes Jashari, si dhe pjesë nga historia e Kosovës.

Janjeva

Ky vend është lokalitet shumë i lashtë, Këtë e dëshmojnë mbishkrime të shumta që janë gjetur që nga e kaluara. Në këtë vend jeton edhe komuniteti pakicë kroat. Mund të mësosh shumë gjatë vizitës në këtë vend.  Një objekt fetar interesant për të u vizituar është edhe kisha e këtij fshati. Po ashtu, një vend shumë atraktiv për të u vizituar

është shtëpia e Shtjefan Gjeqovit.

Rugova

Trevat e Rugovës është e ndarë me 13 fshatra. Është ndër vendet më të bukura dhe më piktoreske në Kosovë. Të gjithë vizitorët dalin të mahnitur me këtë vend. Rugova është gjithmonë një ide e mirë. Ua rekomandojmë !

Bjeshkët e Deçanit

Këto bjeshkë nuk është se kanë qenë atraksion turistik në të kaluarën. Por tani ka shumë vizitorë jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtar. Mos e lë të shkoj kjo verë pa e vizituar këtë vend.

Prizreni

Pa dyshim është qyteti më i bukur dhe më historik i Kosovës. Vendi i parë që do e dëgjosh që do të rekomandohet nga të tjerët sapo të hysh në Kosovë është Prizreni.

Vendet që patjetër duhet të i vizitosh në Prizren :

  1. Lidhja e Prizrenit

  2. Xhamia e Sinan Pashes

  3. Kisha Katolike e Zonjes Ndihmetare

  4. Kisha Ortodokse e Shen Gjergjit

  5. Kisha e Shën Nikollës

  6. Kalaja e Prizrenit

  7. Teqja dhe Muzeu Etnologjik,

  8. Xhamia e Bajraklise dhe Hamami dhe

7.Muzeu Arekologjik (Sahat Kulla)

Mirusha

Ujëvarat e Mirushës janë një prej vendeve më piktoreske dhe më të bukura në Kosovë. Kjo ujëvarë ka rëndësi të madhe historike, natyrore dhe shkencore. Vendose në listën tënde këtë ujëvarë dhe jepi kujtime të mira verës tënde.

/njekomb

Vendet që duhet t’i vizitoni në Kosovë për verën 2018 Read More »

Funari, surpriza e pazbuluar e turizmit malor

E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashkelur, Funari është një nga bukuritë më të mëdha të bashkisë së Elbasanit, por edhe të vendit. Infrastruktura rrugore e vështirë ka bërë që kjo zonë të mos frekuentohet masivisht, edhe pse ndodhet 20 km larg Elbasanit.

Por, tashmë, me promovimin e zonës dhe rregullimet infrastrukturore, Funari mbetet surpriza e pazbuluar ende e turizmit malor në Shqipëri.

Për promovimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në destinacion turistik, Bashkia Elbasan ka organizuar një festë e cila pritet të kthehet në traditë, ndërkohë që një projekt i Bashkisë synon ta lidhë Funarin drejtpërdrejt me Tiranën përmes një aksi rrugor që kalon mes fshatrave dhe ndikon në rigjallërimin e tyre.

E ndodhur vetëm 20 km nga Elbasani dhe 25 km nga Tirana, pakkush e njeh këtë mrekulli të natyrës. E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat.

Por përveç bukurive natyrore, Funari na flet edhe me gjuhën e lashtësisë. Në vitin 1967 kur u hap rruga për në këtë zonë, gërrmimet nxorrën në dritë rrasa pllakash që mbulonin varre të ndërtuar me mur guri. Në to gjendeshin skelete që nuk u dëmtuan plotësisht. Ato i përkasin një periudhe shumë të lashtë, mbase parapellazgjike.

Në malin e Bixëlles, shtrirë mbi një shkëmb, është një fushë e vogël prej 2 ha, që nga vendasit quhet qytezë. Sipas shpjegimeve të fjalorit “qyteza”është qendër e vogël banimi mes mureve të një Kështjelle.

Shpella e Hasmit gjithashtu ofron bukuri të rralla për t‘u vizituar./njekomb

Funari, surpriza e pazbuluar e turizmit malor Read More »