Aurora

Elena Gjika, një ndër gratë më të ngritura të Evropës

Në moshën 10 vjeçe fliste 9 gjuhë , kurse në moshën 14 vjeçe filloi përkthimin e “Iliadës” së Homerit nga gjermanishtja. Në moshën 16 vjeçe ekspozoi pikturat e saj në Dresden. Studioi në Vjenë e Dresden dhe specializoi në Firence. Jetoi në Rumani, Rusi, Zvicër, Francë, Greqi, Turqi dhe Itali. Është femra e parë që u ngjit në maje të bjeshkës më të lartë të Evropës – Mont Blanc në vitin 1860. Kjo ishte Eleni Gjika, me rrënjë shqiptare, e njohur edhe me emrin artistik Dora D Istria.

Njëra ndër femrat më të ngritura të Evropës, në kohën e saj, Elena Gjika u lind në Bukuresht në vitin 1828 nga prindërit shqiptarë. Ajo u bë e njohur gati në tërë Evropën si shkrimtare, feministe, kompozitore, piktore, udhëpërshkruese – femër me një inteligjencë brilante. Ajo ishte revolucionare, kryengritëse, rebele, me shumë ide politike e sociale para kohës se vet. Mbajti korrespondencë të rregullt me De Radën dhe Gjuzepe Garibaldin. Është ndoshta i pari personalitet intelektual që hodhi idenë mbi një federatë ballkanike ku do të hynin të gjitha vendet e Ballkanit.

Princesha Elena Gjika ishte e afirmuar si shkrimtare, publiciste dhe shkencëtare e një niveli botëror. U bë veçanërisht e njohur me veprën “Femeile in Oriente” (“Gratë e Orientit”, Paris, 1860). Shkrimet i publikonte në 6 gjuhë evropiane.

Ajo asnjëherë nuk i harroi rrënjët shqiptare. Gjika u mor shumë me afirmimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe kontribut të madh dha veçanërisht në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ishte një studiuese e zjarrtë e folklorit shqiptar dhe u bë me famë për studimet e saj në shumë lëmi të kulturës dhe veçanërisht me studimet “La nationalité albanaise d’après les chants populaires” (“Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore”, 1866), “Les ecrivains albanais de l’Italie Méridionale” (“Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore”, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (“Shqiptarët në Rumani”, 1873) etj.

Featured Image

Dora D’Istria bëri pjesë në shoqërinë gjeografike më të famshme të Evropës, atë të Parisit. Ajo arriti të zbulojë universin femëror nëpërmjet udhëtimeve të saj të shumta. Në vitin 1867 u bë qytetare nderi e Athinës. Ky titull përpara saj iu dha vetëm Lord Bajronit. Biografia dhe krijimtaria e Elena Gjikës janë shumë të pasura e interesante. Ndaj, sado qe do të lexoni për te, akoma diçka mbetet e panjohur. Për këtë arsye themi: Ju nuk e njihni Elena Gjikën. Akoma keni për të mësuar e zbuluar nga jeta e saj.

Në kohën kur Gjika pushtoi majën më të lartë të Evropës, atje nuk ekzistonin kushtet e sotme për ngjitje. Kjo ekspeditë e saj, sot merr edhe kuptim simbolik.

Elena Gjika vdiq në vitin 1888 në shtëpinë e sajë në Firence, Itali. Një rrugë e Firences mban emrin e saj. Aty gjendet edhe pllaka në të cilën është theksuar origjina e saj shqiptaro-rumune. / KultPlus.com

Elena Gjika, një ndër gratë më të ngritura të Evropës Read More »

Rritet numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës

Mbi 60 për qind është rritur numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës, bazuar në shifrat që janë publikuar nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare e qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mediet shqiptare kanë raportuar se bazuar në numrin e vizitorëve në kala, në shtatë muajt e parë të vitit, i bie se qyteti që mbrohet nga Organizata Ndërkombëtare e Bashkimit Evropian për Edukim, Shkencë e Kulturë “UNESCO” e ka pasur një sezon të suksesshëm turistik.

“Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, ka shkruar Agjencia Telegrafike Shqiptare. Gjatë vitit 2017, përgjatë kësaj periudhe, numri i vizitorëve ka qenë 31.085, numër ky që sivjet është rritur në 50.481 turistë vendas e të huaj. Një prej atraksioneve kryesore në qytet është Kalaja… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Rritet numri i vizitorëve të Kalasë së Gjirokastrës Read More »

Aeroporti i Vlorës me ligj dhe pa garë, Pelinku: Sinan Idrizi ndërlidhësi i shoqërive turke që operojnë në këtë sektor (Video)

Një seri denoncimesh kanë ardhur nga Partia Demokratike në departamnetin e anti-korrupsionit, ku përflitet se një person i cili është pjesë aksionere e kompanive që do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës.

E ftuar ditën e stome në studion e Fax News ka qenë Lealba Pelinku, drjetuese e departamentit anti-korrupsion, e cila ka folur për këtë çështje.

“Krijimi i kësaj shoqërie të trasportiti ajëror, paraprihet nga afera e krijimit të dhënies me koncesion, me ligj të veçantë, e ndërtimit dhe operimit të Vlorës.Si fillim duhet të paraqes mënyrën se si u hap rruga këtij lloj krijimit të kësaj lloj shoqërie.

Është përmendur që me ligj të veçantë këshilli i Ministrave ku i përcolli Kuvendit projektligjin për dhënien me koncesion për operimin e aeroportit të Vlorës. Është pak a shumë e njëtja situatë që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar. Teatri nuk ishte e para pavarsisht se nuk pati vëmendjen e duhur çështja e aeropotit të Vlorës.

Me ligj të veçantë dhe kjo në mënyrë anti-kushtetuese. Pse? I vetmi argument që u dha nga qeveria asokohe ishte ai që lidhej me kapacitetin dhe aftësitë e tre shoqërive turke për të ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke i vlerësuar ato si shoqëri mjaft të sukseshme me përvojë të mëparshme.

Duke e marr të mirqen argumetin që dha kryeministri asokohe, kjo nuk heq fatkin që nuk ka operator të tjerë në treg ndërkombëtar. Nuk është argument ligjor për ta dhënë me ligj, duke pasur parasysh që kjo vinte si pasojë e takimeve zyrtare, apo gjysmë zyrtare, private të kryeministrit shqiptar, i shoqëruar në disa raste jo rastësisht nga z.Sinan Idrizi, që i hapi rrugën miratimit të këtij ligji.

Në mënyrë të ngjashme me Teatrin Kombëtar projekti u paraqit nga Rama e deklarojë që aeroporti i Vlorës do të ndërtohet do ti jepet një kompanie turke dhe e finalizojë me meriatimin e ligjit të posaçëm me koncesion duke shmangur në këtë rast edhe garën, ku për vlerën duhet të ishte një tender i hapur ndërkombëtar.

“Nëse tek ligji për teatrin u përdor argumenti që frima ‘Fusha’, ishte pronare e një sipërfaqe të papërfillshme në raport me tërsinë e sipërfaqes të projketit që ai propozoi, në këtë rast u përdor si argument aspak bindës kapaciteti i firmave turke, të cilat nuk janë të vetmet në rang ndërkombëtar, që kanë kapacitete për të ndërtuar dhe për të operuar aeroportin”, tha ajo.

“Pyetja është e thjesht që lind është: Për cilën meritë të veçantë shoqërisë së z. Sinan Idrizi i duhet dhënë kjo mundësi që të krijonte këtë shoqëri me ‘Alb Controllin’ ortak dhe ‘Turkish Airlines’ duke përjashtur garën.”

Kush është funksioni i z.Idrizi në këtë çështje?

“Ajo që dihet është fakti që z.Idrizi e ka shoqëruar disa herë kryeministrin së bashku me ministrin Gjiknuri në takimet e tij, një pjesë zyrtare dhe një pjesë private. Në këtë situatë z.Idrizi nuk ka qënë gjë tjetër vetëm se sekseri ndërmjet kryeministrit shqiptar me atë të Truqisë”, u shpreh Pelinku./faxweb

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/247364915911478/?t=0

Aeroporti i Vlorës me ligj dhe pa garë, Pelinku: Sinan Idrizi ndërlidhësi i shoqërive turke që operojnë në këtë sektor (Video) Read More »

Bushati në Gjermani, takim me homologun Heiko Maas

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Federal, Heiko Maas.

Të dy ministrat do të diskutojnë mbi procesin e integrimit europian dhe ndërveprimin me Gjermaninë, bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë.

Të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp ne orën 14:00-14:30./atsh

Bushati në Gjermani, takim me homologun Heiko Maas Read More »

Policët bashkiakë, çdo mëngjes në gatishmëri për ruajtjen e rendit

Punonjësit e Policisë Bashkiake qëndrojnë në gadishmëri edhe më të lartë veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Kështu, në kryeqytet policët bashkiakë vrojtojnë qytetin me biçikleta, për çdo mëngjes të sigurt në Tiranë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbetet një nga promovuesit më të mëdhenj të punës së punonjësve të mirëmbajtjes që kujdesen për qytetin, po kështu edhe të punonjësve të policisë bashkiake, që kujdesen për rendin në qytet.

“Çdo mëngjes është më i sigurt në Tiranë! Policia Bashkiake në vrojtim të qytetit me biçikleta”, -shkruan Veliaj, në rrjetin social “Facebook”./atsh

Policët bashkiakë, çdo mëngjes në gatishmëri për ruajtjen e rendit Read More »

Thesarët historikë të Vlorës, tre muzeume për të mos u humbur

Turistët që vizitojnë Vlorën kanë aq shumë në ofertën e qytetit bregdetar, sa nuk do t’u mjaftonte koha e pushimeve të tyre. Deti, natyra e mrekullueshme, vendet e veçuara e të paprekura që duhen soditur, por edhe historia dhe kultura e këtij qyteti me rëndësi të veçantë në historinë e vendit, përbëjnë një pasuri të madhe që duhet programuar për t’u  shijuar.

Kështu, pas një dite në plazhet e Vlorës, pasditja mund të jetë një moment i mirë për t’ia kushtuar muzeumeve.

Në qytetin e Vlorës ndodhen dhe funksionojnë 3 muzeume. Secili prej tyre përfaqëson vlera, problematikë dhe periudha të caktuara në historinë e rrethit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik) dhe Muzeu Etnografik, janë të vendosur në tre godina në pozicione të ndryshme në qytet. Madje, secila prej këtyre godinave përfaqëson dhe mbart në vetvete vlera të caktuara historike e arkitektonike.

Viti pas viti, numri i turistëve, veçanërisht atyre nga Kosova ka njohur rritje në vizitat e regjistruara në këto muzeume, veçanërisht në atë të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku gjenden pjesë të rëndësishme të historisë së kombit.

Muzeu i Pavarësisë Kombëtare

Është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.

Për 6 muaj, aty u vendos dhe funksionoi Qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Muzeu i Pavarësisë Kombëtare, konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale.

Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit.

Muzeu i Relikeve Historike (Muzeu Historik)

Ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave. Ky muze u krijua në vitin 1962.

Këtu janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, të cilat përfaqësojnë dhe pasqyrojnë periudha të ndryshme historike, që fillojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin qyteteve të ndryshme antike në rrethin e Vlorës si, Orikut, Amantias, Plocës, Olimpias (Mavrovë) e më tej, Kioninës (Kaninë). Në mjediset e këtij muzeu ndodhen gjithashtu, objekte origjinale që i përkasin periudhës së mesjetës. Mes tyre, përfshihen dokumente origjinale për qytetin e Vlorës, armë, sende luftëtarësh të njohur në histori. Në Muzeun Historik, ka një kënd të vecantë ku pasqyrohet kontributi i popullit të rrethit të Vlorës për shpalljen e pavarësisë. Në të ndodhen njëkohësisht edhe 2 pavione të veçanta, që evokojnë Luftën e Vlorës në 1920, si dhe Lëvizjen Demokratike të Qershorit 1924.

Në këtë muze, është vendosur edhe arkivoli origjinal ku prehej trupi i patriotit Avni Rustemi, në momentin që u varros e deri në çastin kur u zbulua për t’u rivarrosur në të njëjtin vend. Arkivoli me trupin e tij u gjet rastësisht në mesin e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, gjatë punimeve për rikonstruksionin e bulevardit Vlorë-Skelë. Gjatë gërmimeve në vendin ku ndodhet sot statuja e Avni Rustemit, punëtorët zbuluan papritur një mjedis të nëndheshëm me të paktën dy kthina, në njerën prej të cilave ndodhej arkivoli me trupin e Avni Rustemit, i ruajtur në një gjendje mjaft të mirë. Më pas ai u rivarros pothuajse në të njëjtin vend, ndërkohë që arkivoli origjinal u vendos në mjediset e Muzeut Historik. Arkivoli, mjaft hermetik dhe i mbuluar nga flamuri kombëtar, është një objekt mjaft i rrallë. Ai është ndërtuar prej plumbi dhe një pjesë xhami.

Muzeu Etnografik

Është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku vecojnë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik “Labëria” me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u çel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio. /atsh

Thesarët historikë të Vlorës, tre muzeume për të mos u humbur Read More »

Vettingu, shkarkohet gjyqtari Shkëlzen Selimi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Shkëlzen Selimi.

Në seancën e kaluar dëgjimore, KPK radhiti një sërë problematikash që preknin gjyqtarin Selimi.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM ka zbuluar se gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me një preson me precedentë penal, ku dyshohet se gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.

Sa i takon Gjykatës së Lartë, kanë kaluar provën e Vetting-ut gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani. Kanë ngelur në vetting gjyqtarët e lartë Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca dhe tashmë Shkëlzen Selimi. /atsh

Vettingu, shkarkohet gjyqtari Shkëlzen Selimi Read More »

Tjetër gjyqtar drejt shkarkimit, KPK: Nuk justifikon pasurinë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Medi Bici mori pjesë të hënën në seancën dëgjimore në kuadër të procesit të Vetting-ut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës parashtroi gjetjet e tij për gjyqtarin Bici. Sa i takon pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Medi Bici nuk ka bërë deklarim të saktë sa i takon pasurisë, duke bërë që KPK të konstatoi se, “gjyqtari Medi Bici nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë”.

Gjyqtari rezulton se ka një shtëpi banimi në Tiranë, vile 4-katshe vendosur në truall 430m2. Vlera për këtë pronë e deklaruar 6 milionë lekë të cilat është shprehur se e ka siguruar me ndihmën e vëllezërve dhe nga kursimet. Subjekti ka deklaruar se i vëllai e ka ndihmuar në shkollimin e fëmijëve në total 10 mijë euro, për këto ka paraqitur një deklaratë por nuk ka paraqitur dokumentacionin për burimin të ligjshëm të parave nga ana e vëllait.

Sa i takon pastërtisë së figurës konstatohet se gjyqtari ka përshtatshmëri për vijimin e detyrës. Nga ana e KLD-së është vlerësuar se gjyqtari ka aftësi me zbatimin e ligjit.

Vetë Medi Bici tha se mbrojtjen e kishte pasqyruar në një dokument dy faqesh dhe se dosjen e kishte plotësuar me 11 dokumente të reja. “Jam gjyqtari më i vjetër dhe në 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit”, tha ndër të tjera Bici. /atsh

Tjetër gjyqtar drejt shkarkimit, KPK: Nuk justifikon pasurinë Read More »