Aurora

Vetting-u po pastron rrënjësisht Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë

“Po pastrohen rrënjësisht Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, dy gjykatat e sipërme të Shqipërisë dhe nuk mund të kishte në të njëjtën kohë edhe pastrim, edhe ndërtim. Ndërtimi është në proces”.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama në intervistën e tij në emisionin “Përballë”, duke theksuar se këto dy gjykata pas reformimit të tyre, në kontingjent do të kenë njerëz të pastër dhe të pa inkriminuar.

“Unë kam folur lidhur me faktin që ka një kuje të përgjithshme që kemi mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, sepse jemi në operacion. Po zhvillohet një operacion. Po pastrohen rrënjësisht Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, dy gjykatat e sipërme të Shqipërisë dhe nuk mund të kishte në të njëjtën kohë edhe pastrim, edhe ndërtim. Ndërtimi është në proces. Meqë folëm për ndërtimin e Teatrit, po pastrohet sheshi i ndërtimit dhe do të ndërtohet Gjykata e re Kushtetuese dhe Gjykata e re e Lartë e pastër, me njerëz të pa inkriminuar dhe të pa zhytur në llumin e korrupsionit, si ata që tanimë janë përzënë nga pallati i Drejtësisë. Për çfarë dileme flasim? Më mirë një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë e Lartë mbushur me llum, apo një periudhë tranzicioni për pastrimin dhe një ristart i këtyre dy gjykatave të sipërme me njerëz që e kanë kaluar skanerin e imët të Vetingut?” – theksoi Kryeministri./atsh

Vetting-u po pastron rrënjësisht Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë Read More »

Platforma e bashkëqeverisjes, rriti vëmendjen dhe shërbimet e administratës ndaj qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një interviste televizive se platforma “shqiperiaqeduam.al”, është një novacion që ka rritur vëmendjen dhe shërbimet e administratës ndaj qytetarëve.

I pyetur nëse “shqiperiaqeduam.al” është ilaçi, është fluidi që nxjerr dobësinë e institucioneve, apo është mekanizmi që zgjidh të gjitha shqetësimet?

Kryeministri Rama tha se, “shqiperiaqeduam.al” është as më shumë e as më pak, por shfrytëzimi i teknologjisë, është një novacion për t’i transformuar zyrat e marrëdhënieve me publikun që kanë ekzistuar historikisht nga paradhoma zvarritjesh dhe lodhjesh të kota në një instrument real në xhepin e çdo qytetari, që ka një smartphone apo për çdo qytetar që shkon te njësia administrative, apo tek posta, apo ku e di unë dhe në kompjuter akseson në mënyrë të drejtpërdrejtë ministrin përkatës.

Pra, theksoi Rama, ky portal është thjesht dhe vetëm vendosja e një ure komunikimi të drejtpërdrejtë, pa vonesa, pa filtra, pa ngatërresa, pa kushurinj, pa sekserë, pa parti mes teje si qytetar dhe mes meje si ministër, apo kryeministër dhe çfarë bën kjo për administratën.

“Kjo bën atë që duhet të bënte çdo letër që historikisht qindra-mijëra njerëz kanë çuar në një institucion, çdo trokitje që qindra-mijëra njerëz kanë bërë në një institucion, duhet të vinte në lëvizje, vë në lëvizje ministrin dhe fillon menjëherë një procedurë që është procedurë zyrtare institucionale për të verifikuar ankesën. Dhe në momentin kur ankesa verifikohet e drejtë, qytetari merr drejtësi dhe nga ana tjetër krijohet mundësia që kalbëzimi i administratës, i trashëguar, të luftohet konkretisht me emra konkretë”, – tha Kryeministri.

Ndërsa shtoi se, kështu rrisim shumë dhe kemi rritur shumë vëmendjen e administratës ndaj qytetarëve, shërbimeve ndaj qytetarëve, sepse gjithmonë e më shumë nëpunësit po e kuptojnë që nëse më vjen kushdo qoftë dhe unë nuk i jap atë që i takon, mund të më marrë në qafë, pavarësisht se është një zonjë e moshuar, që duket si njeri pa njeri.

“I thotë nipit ‘ço ankesën’ dhe ngrihet ministri apo ministrja në këmbë dhe merret me mua dhe nga ana tjetër bën të mundur, që edhe aty të ndahet si tek Vetingu ai që duhet të rrijë dhe ai që duhet të ikë. Pra, është një proces shumë pozitiv dhe është real dhe është fatkeqësi e madhe të shikosh çdo javë që unë i shoh rezultatet, ajo që thoni ju, e marrin për 10 ditë atë që nuk kanë marrë për 10 vjet. Tani nëse e merr për 10 ditë atë që nuk ke marrë për 10 vjet, dikush ka një përgjegjësi dhe këtë bën platforma, nxjerr përgjegjësit. Kush e ka dosjen, kush është përgjegjës për atë dosje dhe ai përgjegjës merr masën sipas rastit”, – tha Kryeministri.

Rama deklaroi se, asnjëherë nuk do të mbyllet platforma, sepse platforma është edhe një herë aq sa mbyllen zyrat e shtetit. Ke dëgjuar ndonjëherë të mbyllen zyrat e shtetit, zyrat e marrëdhënieve me publikun?

Kryeministri nënvizoi se gjithmonë do të ketë nevojë për një komunikim, se çfarë natyre do të kenë problemet, sigurisht që do të kenë natyrë tjetër, do të kenë proporcione të tjera, por gjithmonë do të ketë nevojë, sepse është zyra e marrëdhënieve me publikun në xhepin e qytetarit.

“Ne kemi patur deri më tani tri vizita nga qeveri të tjera për këtë platformë. Një qeveri është qeveri e një vendi anëtar të BE-së, sepse janë të interesuar për të parë si funksionon. Merr gjithë zyrat që ka Shqipëria, futi në një zyrë dhe jepi qytetarëve një adresë për çdo problem që kanë me shërbimet dhe një rrjet i tërë njerëzish prapa ekranit merret drejtpërdrejt, siç do të duhet të merreshin. Kryeministria ka patur historikisht zyrën e marrëdhënieve me publikun. Vinin letra këtu me mijëra, me mijëra, me qindra-mijëra letra. Njëzet e ca vjet e merrte letrën e çonte te ministria, ministria kthente përgjigjen shabllon, qytetari për çfarë erdhe në kryeministri. Ndërkohë që platforma krijon akses të drejtpërdrejtë, sepse për çdo ankesë”, – deklaroi Rama.

Platforma është miku që ti e ke në xhep për të shkuar te ministri, qofsh në qytet, qofsh në fshat, qofsh njeri me emër, qofsh bari me lopë ose me dele”, – u shpreh Kryeministri Rama.atsh

Platforma e bashkëqeverisjes, rriti vëmendjen dhe shërbimet e administratës ndaj qytetarëve Read More »

Negociatat Shqipëri-Greqi, çështjet drejt zgjidhjes dhe me një marrëveshje solide

Çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë janë drejt zgjidhjes.

Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistës së tij në emisionin “Përballë”, theksoi se mes palëve po punohet për gjetjen e një marrëveshjeje e cila do të jetë solide.

Kreu i qeverisë shprehu keqardhjen e tij për sulmet që po i bëhen kësaj marrëveshje nga opozita.

Ne jemi shumë afër. Por ne nuk jemi ngutur dhe po punojmë për një marrëveshje shumë solide. Më vjen keq që marrëveshja është sulmuar egërsisht, pa asnjë bazë dhe thjesht dhe vetëm për t’i fryrë zjarreve të dëshpërimit të opozitës që thashë: nuk ka strategji, nuk ka lidership, nuk ka ide dhe pastaj kapen pas çdo gjëje që do të dalë. Del deti, hidhet në det; del Teatri, hipën në skenë; del diçka tjetër, improvizon diçka tjetër. Marrëveshja do të jetë shumë solide”, – theksoi Kryeministri. /atsh

Negociatat Shqipëri-Greqi, çështjet drejt zgjidhjes dhe me një marrëveshje solide Read More »

Vetingu, konfirmohet gjyqtari Medi Bici, shkarkohet prokurori Dritan Rreshka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të martën të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Bici, u shpreh besimplotë se KPK do të jepte një përgjigje pozitive ndaj tij, edhe pse KPK, duke iu referuar ILDKP-së shprehu dyshime se pasuria nuk ishte e justifikuar, por gjyqtari i gjykatës së Lartë arriti të bindë përmes provave dhe argumenteve të tij, anëtarët e KPK për justifikimin e pasurisë.

Deri tani janë shkarkuar nga KPK
Artan Broci
Admir Thanza,
Artan Zeneli
Tom Ndreca

Kane kaluar vetingun
Xhezair Zaganjori
Ardian Dvorani
Medi Bici

Ndërkaq, KPK ka shkarkuar sot Dritan Rreshkën, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Vendimi u dha nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit

Avokati i Rreshkës deklaroi se do të ankimojë vendimin. /atsh

Vetingu, konfirmohet gjyqtari Medi Bici, shkarkohet prokurori Dritan Rreshka Read More »

Miratohet Strategjia Kombëtare e Energjisë për periudhën 2018-2030

Qeveria miratoi sot Strategjinë Kombëtare të Energjisë për periudhën 2018-2030. Një udhërrëfyes ky, i cili vendos piketat kryesore për modelet e zhvillimit të një prej promotorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, Strategjia Kombëtare e Energjisë 2018-2030 rishikohet çdo 3 (tre) vjet.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të hartojë planin e veprimit të strategjisë, pjesa II dhe brenda muajit dhjetor 2018, ta paraqesë për miratim.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Enti Rregullator i Energjisë (ERE), Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Agjencia për Eficiencën e Energjisë, Fondi për Eficiencën e Energjisë, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ndërmarrja publike në aktivitetet e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror “ALBGAZ”, ndërmarrja publike në aktivitetet e eksplorimit dhe prodhimit të naftës bruto “Albpetrol”, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia për Trajtimin e Koncesioneve, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. /atsh

Miratohet Strategjia Kombëtare e Energjisë për periudhën 2018-2030 Read More »

Reforma në Drejtësi, OSBE bashkëpunim me KPK

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt u takua sot me Natasha Mulaj, Kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili është organi i vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i njohur ndryshe si Komisioni i Vetingut.

Ai i dorëzoi asaj 20 kopje të Manualit për Monitorimin e Drejtësisë Administrative, një botim i përgatitur tre vjet më parë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së do të bashkëpunojë me KPA-në për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë këtij institucioni.

Sistemi do të ndihmojë për rritjen e efikasitetit dhe të paanshmërisë gjatë shpërndarjes së çështjeve, duke siguruar edhe transparencën e plotë të këtyre procedurave./atsh

Reforma në Drejtësi, OSBE bashkëpunim me KPK Read More »

Reforma në drejtësi stimulon investimet e huaj

“Nëse do të implementohet plotësisht reforma në drejtësi do të dekurajojë korrupsionin dhe do të stimulojë investimet e huaja dhe të brendshme duke lejuar Shqipërinë të konkurrojë me sukses në ekonominë botërore”.

Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke iu referuar raportit të DASH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Raporti, sipas tij, është po ashtu edhe një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë reformën në drejtësi dhe Vetingun.

“Ata që kanë tentuar të pengojnë reformën në drejtësi vendosen kundër interesave të qytetarëve”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, “kjo qeveri ka inicuar dhe po mbështet me të gjitha instrumentat implementimin  e reformës në drejtësi, që është edhe shtylla e raportit të DASH”./atsh

Reforma në drejtësi stimulon investimet e huaj Read More »

Raporti i DASH, Rama-opozitës: Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun

“Do apo nuk do Partia Demokratike plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke reaguar pas deklaratës së Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me raportin e DASH për klimën e biznesit në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama u shpreh se “PD do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun”.

“Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, shkruan Rama./atsh

Raporti i DASH, Rama-opozitës: Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun Read More »