Aurora

18 vite më parë, Ilir Meta çoi në qeli Sali Berishën, dëshmia e ish-drejtorit të policisë Veli Myftari

Në mesnatën e 29 nëntorit 2000, 3 vjet pasi u çua në opozitë me dajak popullor, duke lënë pas Shqipërinë e shkrumbuar dhe 3000 viktima, 2 vjet pas tentativës për “Grusht Shteti”, për të rimarrë pushtetin me sulm të armatosur e djegie institucionesh më 14 shtator 1998, duke përdorur arkivolin me trupin e Azemit dhe 2 muaj pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2000, “trimi” Sali Berisha inskenoi dhe realizoi një trazirë tjetër në Tropojë, me pasojë djegien e institucioneve të shtetit dhe vrajsen e vëllait të Sali Lushajt, me porosi të Ilir Metës (kryeministër), i cili dekoroi e shpërbleu me 10 milionë lekë, oficerin që vrau Syl Lushajn.

Për trazirat e ndodhura në Tropojë në muajin nëntor 2000, por edhe për vendosje tritoli nëpër makina, banesa, biznese e shtylla elektrike të tensionit të lartë, Ilir Meta akuzoi Sali Berishën si organizator, financues dhe nxitës të tyre dhe urdhëroi ish-Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni, të arrestonte Sali Berishën, urdhër të cilin ai e zbatoi në mesnatën e datës 29 nëntor 2000, duke e ndaluar para selisë së PD, duke e nxjerrë zvarrë nga makina e prangosur.

Se përse u arrestua Sali Berisha menatën e datës 29 nëntor 2000, se cili ishte urdhëri i saktë i Ilir Metës kryeministër, se çfarë qëllimi u realizua me atë prangosje dhe çfarë ndodhi pas zinxhirosjes e lëshimit të shkatërrusit të Shqipërisë, sqaron dëshmia e Veli Myftarit e datës 18 korrik 2013, ish-Drejtor i Policisë Tiranë në kohën e prangosjes së Berishës./Pamfleti.

Veli Myftari: Ka ndodhur mesnatën e 29 nëntorit të vitit 2000. Në Tropojë, forca të pakontrolluara, banda të armatosura që nxiteshin direkt apo indirekt nga opozita, kishin nisur terrorin me armë.

Nën kërcënimin e breshëritë e armëve, dogjën godinën e komisariatit të policisë, ku pati dhe viktima. U dogjën godina e gjykatës, prokurorisë, etj.

Qyteti ishte nën terror. Policia kishte informacione të sigurta për personat e forcat politike që qëndronin prapa apo në mbështetje të plotë të këtyre akteve kriminale.

Me ish-kryeministrin Ilir Meta kam pasur kontakte telefonike për ngjarjen në fjalë.

Më përpara erdhi në zyrën time Bilbil Mema dhe më vuri në dijeni për situatën, po bëhej shoqërimi i Sali Berishës dhe shoqëruesve të tij, përfshi dhe deputetë.

Në atë kohë, lideri i opozitës dhe disa deputetë të saj, ishin pa imunitet, pasi ua kishte hequr parlamenti.

I fundit që kontaktova në telefon e mora porosi, ishte kryeministri Ilir Meta.

Porosia ishte: Ti bëja të qartë Sali Berishës se shoqërohet në polici për shkelje të rënda e të përsëritura të ligjit, për zhvillimin e mitingjeve pa leje që tensiononin situatën e shkaktonin ngjarje të rënda!

Bashkë me të, ishte dhe Edi Paloka. Paloka, u shoqërua dhe u la i ulur në një karrige në korridorin e katit të dytë, nën shoqërimin e policisë. Ndërsa Sali Berishën e futëm në dhomën përkatëse.

Unë, pasi kisha mbaruar telefonatat e fundit me eprorët, u futa në mjediset ku ishte Berisha, për të kontaktuar me të dhe sipas urdhërit që më dha Ilir Meta, për t’i bërë të qartë zyrtarisht shkakun e shoqërimit në polici. Berisha ishte shumë i acaruar për shoqërimin në polici, por dhe shumë i tronditur dhe përgjigjej i tensionuar, duke akuzuar kryeministrin Ilir Meta dhe Ministrin e Brendshëm Ilir Gjoni. Pasi mbaruan procedurat, Berisha u la i lire dhe theksoj këtë fakt: Pas arrestimit dhe pas lirimit të Sali Berishës, për një kohë të gjatë Shqipëria ra në qetësi të plotë, nuk pati as ngjarje të rënda, as tritol në shtyllat elektrike, as vrasje e as protesta të dhunshme.

Deklarim i policit dezhurn, që “bëri hyrje” Sali Berishën, në dhomën me portë hekuri:

“E pashë Sali Berishën kur e sollën dhe e futën pas portës së hekurt. Mbaj mend, një kolegu im pështyu përtokë kur kaloi Berisha, por të them të drejtën, unë ndjeva mëshirë kur e pashë që ishte drobitur krejt.

Nuk dukej si Saliu i mitingjeve, ishte zverdhur, mbledhur kruspull dhe strukur në karrigen pas hekurave, dukej i trullosur, i pa përqendruar, ndërsa tek hyrja e drejtorisë qëndronte Liri Berisha me disa persona, të cilët kishin në duar çanta me veshje, batanije e ushqime, bashkë me të ishte dhe Jozefina Topalli”./korrieri

18 vite më parë, Ilir Meta çoi në qeli Sali Berishën, dëshmia e ish-drejtorit të policisë Veli Myftari Read More »

Ligji nr. 7501 datë 19 korrik 1991 është kopje e ligjit nr.108, datë 29 gusht 1945, të dy zhvatën pronarët legjitim

Ligji nr. 7501, datë 19 korrik 1991, i cili gjatë 27 viteve të zbatimit ka shkaktuar afro 8000 viktima dhe mijëra shkatërime pasurie, hasmëri e shpërbërje familjesh është hartuar nga Qeveria e Stabilitetit PD-PS-PR-OMONIA (1991. Ligji famëkeq, u votua në parlament në emër “të kthimit të pronës pronarëve legjitimë të sekustruar në vitin 1945”, por realisht nuk kishte këtë objekt, mbasi realiteti tregoi se zbatimi i tij, nuk u ktheu pronat pronarëve legjitimë, por e futi procesin dhe të drejtën e pronës, në një labirinth pa krye, me konflikte gjyqësore e njerëzore mes palëve pronarë-fshatarë përfitues-shtet.

Gjithë procesi, me bazë zbatimin e Ligjit nr. 7501, datë 19 korrik 1991, u realizua mbi sekuestron e dytë pas 45 vitesh, të tokave të pronarëve legjitimë, duke i kaluar ato në pronësi për frymë popullsie në fshat. Kjo “reformë e dytë agrare”, nisi zbatimin në muajin maj 1992 dhe ende sot pas 26 vitesh nuk është mbyllur, por është zbatuar tamam si reforma agrare e ish-shtetit komunist, nisur në vitin 1945, me dy ligjet e tokës:

Ligji Nr.5, datë 20 maj 1945 dhe Ligjin nr.108, datë 29 gusht 1945, mbyllur më 20 qershor 1946, me ndarjen e tokës në gjithë Shqipërinë dhe dhënien e saj fshatarëve, sipas frymëve, tipik si ndarja e tokës me Ligjin 7501, datë 17 korrik 1991.

Ja çfarë përcaktonte Ligji nr.108, datë 29 gusht 1945

  1. Fshatarëve t’u jepet toka falas sipas numërit të frymëve në familje.

  2. Çdo familje i jepet tokë sa për të siguruar një jetë sa më të mirë dhe më njerëzore.

  3. Për mjetet e çshfrytëzimit të tokës, pushteti ka parashikuar çdo përkrahje, si vegla, farë, të holla etj

  4. Qeveria, në bazë të Ligjit Nr.5, datë 20 maj 1945 “Për tokën”, do t’u jap fshatarëve ndihmë kafshë pune (pend qê), fara dhe do t’u blejë prodhimet, me shkëmbim me vegla pune

  5. Tokat do ndahen nga “Komitetet e Fshatarëve të Varfër”, të ngritur në çdo fshat dhe N/prefekturë, me vrojtimin dhe drejtësinë e vendosur prej pushtetit popullor.

Ja çfarë përcaktonte Ligji nr. 7501, datë 19 korrik 1991

  1. Banorëve dhe personave që jetojnë në fshat, si dhe fermerëve të “NB”-ve, t’u jepet toka falas sipas numrit të anëtarëve në familje.

  2. Çdo familje, i jepet sipërfaqe tokë, të llogaritur sa për të siguruar të ardhurat personale familjare për jetë normale.

  3. Për mjetet bujqësore, ato do të shpërndahen për mekanizatorët që kanë punuar në secilën ekonomik bujqësore,

  4. Qeveria, në bazë të ligjit 7501 “Për tokën”, do të bëjë mbështetjen me mekanikë bujësore, me karburante, farë dhe kredi bankare.

  5. Ndarja e tokave, do të bëhet nga komisionet e banorëve të zonës, të ngritur në fshat, komunë, rreth e prefekturë, nën mbikqyrjen e pushtetit lokal./Pamfleti/

Ligji nr. 7501 datë 19 korrik 1991 është kopje e ligjit nr.108, datë 29 gusht 1945, të dy zhvatën pronarët legjitim Read More »

Gazetari nxjerr pamjen e rrallë nga Shqipëria dhe na mahnit me atë që deklaron (foto)

Kjo pamje në foton me poshte dhe me lart, nuk është as në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, apo Suedi, por është në Shqipëri. Foton dhe pershkrimin e ka publikuar se fundmi ne rrjetet sociale gazetari i njohur i ekranit shqiptar Denis Dyrnjaja, i cili shkruan:

“Është thjeshtë një mrekulli. Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën. Është si një pikë uji në Oqean, kur mendon se kështu duhet të ishte 80% e Shqipërisë sikurse është 80 % e Bavarisë.

Po gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm. Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.

Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis. Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor.

Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re në Europë me emrin Shqipëri.

Gazetari nxjerr pamjen e rrallë nga Shqipëria dhe na mahnit me atë që deklaron (foto) Read More »

Dhjetëra qytetarë bien pre e mashtrimit në Portin e Durrësit, policia paralajmëron udhëtarët

Shumë udhëtarë që kanë hyrë apo dalë nga vendi përmes Portit të Durrësit kanë rënë pre e një grupi mashtruesish që shesin policia sigurimi për automjete, por që janë të

Sipas policisë, udhëtarët nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar, pasi janë identifikuar një grup që mashtronte udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Policia Kufitare paralajmëron të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt vendit tonë me tragete të ndërgjegjësohet e të mos bien pre e mashtrimeve.

Njoftimi

Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar. Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni. Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24  në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj.

Dhjetëra qytetarë bien pre e mashtrimit në Portin e Durrësit, policia paralajmëron udhëtarët Read More »

Byrek i ëmbël me kungull të verdhë, ja si ta gatuani me pak përbërës

A nuk ju ka marrë malli dhe ju për një byrek të ëmbël me kungull si ai nga duart e gjysheve tona? Dietologia Blerina Bombaj sjell një recetë fantastike për ta gatuar. E konsumoni si një vakt ndryshe gjatë ditëve të nxehta të verës.

Ja përbërësit (10 racione): 1 kg kungull të grirë në rende; 2 lugë të mëdha me gjalpë; 5 vezë; pak kanellë; 1 filxhan çaji rrush të thatë; 1 filxhan çaji arra; 5 lugë të mëdha, niseshte; 7 petë të holla; 1 filxhan çaji susam; 1 filxhan çaji sheqer kaf; 1 gotë qumësht.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një tenxhere hidhni 2 lugë gjalpë dhe kavardisni kungullin. Pasi kavardisët shtoni qumështin, e lini në zjarr të avashtë sa të pijë lëngun.

Hiqni nga zjarri, i shtoni rrushin e thatë, arrat, vezët, niseshtenë. I përzieni mirë dhe në fund i hidhni kanellën. Shtroni në tepsi 7 petë të holla.
Hidhni mbushjen sipër petëve dhe anësoret i mblidhni nga lart. Sipër i hidhni susamin dhe e piqni për 30 min në 180 gradë.

Byrek i ëmbël me kungull të verdhë, ja si ta gatuani me pak përbërës Read More »

Mos bëni prapësina, Arsela është gati për t’u vënë prangat… deri tani ka kapur 8 persona

Policia e Shtetit ka nisur një fushatë për nxitjen e vajzave që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e forcave të rendit. Arsela, e cila është pjesë e “Shqiponjave” thotë se, nuk është i vërtetë miti se policia nuk është punë për femra.

Sipas saj, këtë vit ajo dhe skuadra e saj kanë kapur në flagrancë 8 persona që po qarkullonin në kryeqytet armë zjarri pa leje si dhe kanë ndaluar 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Postimi i Arselës:

Mirëmëngjesi nga Policia e Shtetit! Jam Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri.

Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia. Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!

Mos bëni prapësina, Arsela është gati për t’u vënë prangat… deri tani ka kapur 8 persona Read More »

Financia Time zgjedh si foto dite një imazh nga Shqipëria. Rama: Vlerësim për…

Gazeta prestigjoze amerikane Financial Time, ka publikuar si foto dite një imazh të Shqipërisë. Fotografia është shkrepur nga Gent Shkullaku.

“Me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Edi Rama në Facebook.

Cfare shkruan FT

Një qiell i ndritshëm shihet si mjegull që bie mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore më 5 gusht 2018. Shqipëria po përjeton një nga stinët më të mira turistike ndonjëherë, me turistët jo vetëm që drejtoheshin për plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe për turizmin e aventurës në zonat malore të pacenuar.

Financia Time zgjedh si foto dite një imazh nga Shqipëria. Rama: Vlerësim për… Read More »

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet)

“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë?

Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë!

Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.

Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

-Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.

Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.

Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.

Tregtari, zotëri djalë, më tha se një aparat të tillë mund ta porosisja në Rusi e kushtonte 150 Euro. E falënderova që u tregua i sinqertë, se rrallë e tek gjen njerëz të tillë.

Po ndërsa ika pa frutat e stinës ky shteti të cilit ia paguaj taksat një e më një, ku është sot?

Ku janë një mori e madhe njerëzish të aftë e të paaftë që marrin rroga në 100 struktura që funksionojnë për të kontrolluar këto produkte kriminale që janë me shumicë në treg.

Dikush e ngriti dorën dhe vrau dikë e u quajt kriminel. Po këta që na japin për të ngrënë produkte pa asnjë siguri, pa asnjë çertifikatë, pa asnjë garanci, por përkundrazi të tejmbushura me lëndë kimike dhe hormone, çfarë janë? A nuk janë kriminelë që po na vjedhin jetën, lumturinë, e na stresojnë deri në pikëllim? Ku janë këta që duhet të ndalin dorën kriminale që po na shkurtojnë ditët? Po na helmojnë ditën për diell?!

Mjekët na thonë se ne jemi çfarë hamë e çfarë pijmë! Po ta dinin njerëzit realisht se me çfarë po ushqehen këtë verë, jam e sigurt se do të ngriheshin në revoltë, do të linin banjot e diellit, plazhin, kondicionerin, frigoriferin, do të merrnin ushqimet që i kanë blerë me lekë në dorë në tregje e dyqane, e do suleshin t`ja përplasnin çdo fermeri në fytyrë, çdo qeveritari, inspektori të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit, të gjithë atyre që po tallen me shëndetin, me jetën, me të ardhmen e fëmijëve, me shpresat e një populli të tërë! T’ju nxjerrin sytë, këtyre që po e helmojnë, po e vdesin, po e plakin, po ia shkurtojnë ditët e jetën me vetëdije e koshiencë të plotë popullit, i cili punon që të ushqehet e ushqehet që të helmohet, të shkojë në spitalet që po vetë i menaxhojnë, të kurohet me barnat që po vetë i shpikin e i sjellin që të mbajnë në jetë popullin.

Oh medet me çfarë po ushqehen sot bashkëqytetarët e mi!

Fermerët që i kanë prodhuar në arat e tyre këto produkte duhet të dënohen për “krim të rëndë kundër popullit” e po ashtu edhe inspektorët përgjegjës. Duhet të bëhen shembuj dënimi që nga importuesit e farave në doganë, importuesit e plehrave kimike e të hormoneve të bimëve, duhet të dënohen ata që i lejojnë të shiten këto produkte, dhe në fund edhe fermerët të cilët po e vrasin këtë popull!

Është mbushur spitali onkologjik me njerëz nga të gjitha moshat! Medet sëmundjet kanceroze po zënë vendin e parë në Shqipëri. Fëmijë e të rinj, jo vetëm gra e burra kanë varur shpresën tek mjekët. A ka alarm më të madh se kaq?

Fermerët në një anë, e buka në anën tjetër. Mielli i ardhur nga tokat e Çernobilit, së bashku me mishin e kuq të viçave që fryhen me hormone, të peshkut që po rritet në rezervate e po rritet me hormone, janë produktet që po mbushin nevojat e shqiptarëve për ushqim./Durreslajm/

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet) Read More »