Aurora

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  ka kërkuar  shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani, i cili njihet si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Kërkesa për shkarkimin e tij vjen pasi Osmani u konfirmua në detyrë nga KPK pak javë më parë.

Rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, ONM-ja ia ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë. Komisioneri Publik do ta shqyrtojë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror. Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri./korrieri

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda Read More »

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha ka pasur lidhje me serbët, por është treguar i kujdesshëm që të mos dalin në pah. Këtë ai e ilustron dhe me faktin se në kohën kur shkeli embargon e vendosur kundër Jugosllavisë, u tha se po e bënte për të ndihmuar kosovarët.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur. “Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi./korrieri

“E çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit” Read More »

Bukuritë e Borshit dhe historia e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve

Të zbulojmë bukuritë e Borshit dhe historinë e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve.

Koncerti “Netët e yjeve dhe art’zan Borsh” do të marrin jetë në Kalanë legjendare të Sopotit dhe në fushën Qazim Pali pranë lumit duke filluar nga nesër e deri më 12 gusht. Festimet fillojnë në orën 19:00 deri në orët e vona.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do kenë mundësi të shijojnë gastronominë e larmishme të zonës duke trokitur gotat e verës dhe duke u argëtuar.

Për herë të parë në kala do të shihet magjia e yjeve me teleskop nën tingujt e muzikës së paharruar.

Këtë vit sezoni turistik vjen me një kalendar aktivitetesh dhe koncertesh në zonat më të frekuentuar nga turistët e huaj dhe ato vendas,pra kultura është kryefjala e kësaj vere nga veriu në jug./atsh

Bukuritë e Borshit dhe historia e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve Read More »

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë

Në kabinetin e Radiologjise, me instalimin e aparateve moderne të radiologjisë dixhitale realizohet e gjithë gama e ekzaminimeve që përmbledh kjo fushë.

Këto ekzaminime përfshijnë ato të sistemit kockor, aspirator, kardiovaskular, të aparatit tretës, urinar etj. E veçanta e këtyre aparateve është doza minimale e rrezatimit dhe cilësia e lartë e imazhit që përftohet.

Me anë të këtyre aparateve dhe mjekët tanë me përvojë, mund të bëhet ekzaminimi i hershëm dhe si rezultat, trajtimi më i hershëm i një sërë patologjish.

Këtu kryhet një numër i madh grafish digitale, duke nisur nga ato më të thjeshtat, si ajo e sinuseve, Rg. e pulmonit (mushkërive), Rg e shtyllës kurrizore, Rg e këmbëve, duarve, etj. Rg e aparatit tretës direkt, Rg për ekzaminimin e zorrës së trashë, Rg për ekzaminimin e zorrës së hollë, Rg e duodenografisë hipotanike, Rg për ekzaminimin e ezofagut për trup të huaj etj.

Spitali në Vlorë, me apartura të reja në repartin e Radiologjisë Read More »

Akademia “100 fshatra +” nis eksplorimin nga Thethi

“Akademia 100 +”, nisma e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të projektit “100 fshatrat” do të nisë së shpejti punën me eksplorimin e Thethit.

Akademia 100+ do të nisë punën në 18 gusht me dy javë eksplorim të fshatrave të përfshira në këtë program.

“Akademia e 100 fshatrave” vjen si një mundësi për të ofruar informacion dhe asistencë për çdo nismë për të investuar në fushën e agroturizmit.

Ajo përfaqëson një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale në funksion të 100 fshatrave të përzgjedhur për t’u kthyer në destinacione të reja turistike.

“100 fshatrat” do të kthejë në pole zhvillimi dhe destinacione të mirëfillta turistike këto zona për t’i dhënë hov një zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur./atsh

Akademia “100 fshatra +” nis eksplorimin nga Thethi Read More »

A i keni provuar specat e mbushur me groshë? Ja si t’i gatuani në pak minuta

Është sezoni i specave dhe me to ju mund të gatuani receta nga më të ndryshmet. Mbushjen sot kemi zgjedhur ta bëjmë me fasule. E keni provuar? Çfarë prisni, merrni recetën…

Ja përbërësit: 5-6 speca jeshile; 250 gramë fasule; 2 qepë të prera në copa të vogla; 1 domate; Piper i kuq; Kripë; Piper i zi; Vaj ulliri.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht lani fasulet dhe i vendosni të zjejnë në një enë me ujë me kripë, derisa të mos hapet lëkura e tyre. Më pas kullojini dhe lërini mënjanë.

Pastaj grini qepën dhe hidheni në një tigan me vaj për ta skuqur lehtë. Shtoni piperin e kuq në tigan dhe fasulet e ziera për t’i skuqur për pak çaste.
Hidhini kripë dhe piper sipas shijes. Përziejini mirë. Lani dhe pastroni specat, hiquni farat dhe mbushini me këtë masë të përgatitur nga fasulet dhe qepë.
Specave u hidhni përsipër edhe pak lëng nga ai i fasulevë të ziera. I shtroni në një tavë qelqi dhe i vendosni në furrë për pjekje me 200 gradë.

A i keni provuar specat e mbushur me groshë? Ja si t’i gatuani në pak minuta Read More »

E paimagjinueshme! Ja skandali në bregdetin e Durrësit ku pushojnë mijëra qytetarë

Bregdetit i Durrësit pret numrin më të lartë të turistëve në vend. Por, përkujdesi i treguar nga pushteti qendror dhe lokal lë ende shumë për të dëshiruar.  Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një video të mbërritur në adresën e tij, për ndotjen e bregdetit të Durrësit.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha: Një mirëmengjes për Noriegën nga turizmi me fekale i Gjushit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Doktor pershendetje ,po te nise nje video nga Durrsi ku shihet qart se si derdhen fekalet ne mes te dites prej tre ditesh nga bisnese aty prane,kane tre dite qe vetem shkarkojne depozitat,ne vend qe te therrasin autobotin,por ai duhet paguar dhe ata i derdhin ne Dete,vinte nje ere aq e keqe sikur ishe brenda ne ndonje depozite fekalesh,aty laheshin Familjare me femije te vegjel ku fusnin kokat ne uje dhe e keni parasysh vete se si luajne femijet ne Dete.

Nga sot dhe 2 dite me pare vetem shkarkojne fekale nate dhe dite,pa ju trembur syri farenga shteti i pisave dhe Gjush hajdutit,qe ja moren mendjen popullit me reklama e pallavra interneti. Te lutem Doktor ta publikoni se akoma tani pislliku eshte sheshit drejt e ne Dete. Flm dhe ju uroj gjithe te mirat.”

 

Per te shikuar videon klikoni KETU

E paimagjinueshme! Ja skandali në bregdetin e Durrësit ku pushojnë mijëra qytetarë Read More »

A e mbani mend Gjinon e “14 vjeç dhëndër”? Ja ç’ka ndodhur me jetën e tij

A e mbani mend Gjinon tek komedia “14 vjeç dhëndër”, i cili luante rolin e bashkëshortit minoren të Marigosë? Ka kaluar kaq shumë kohë, por me siguri të gjithë e mbani mend dhe jeni kurioz si duket sot aktori dhe çfarë ka ndodhur me të.

Admir Sorra aktualisht jeton në Vlorë. Vite më parë ka jetuar edhe jashtë vendit, ku edhe andej nuk kanë munguar njerëz që e kanë identifikuar me emrin e Gjinos. Aktori nuk është shumë aktiv në rrjete sociale dhe postimi i tij i fundit është një falenderim për miqtë që e kanë uruar për ditëlindje. Ndërkohë më poshtë ju sjellim disa foto si duket “Gjino” tani.

A e mbani mend Gjinon e “14 vjeç dhëndër”? Ja ç’ka ndodhur me jetën e tij Read More »