Në këtë artikull do t’ju mësojmë se si të bëni specialitetin e Lindjes së Mesme: patate të mbushura me mish pule dhe hudhër.Përbërësit:
2-4 patate; 4 thelpinj hudhër; mish pule i copëtuar; lëngu i një limoni; përzierje erëzash; pak më shumë se çerek gote kos; pak më shumë se çerek gote salcë domateje; vaj ulliri; kastravec turshi.
Receta dhe përgatitja: Fillimisht qëroni patatet dhe me një lugë i hiqni pjesën e brendshme, duke krijuar një zgavër që do të mbushet më vonë.
I skuqni derisa të marrin një ngjyrë kafe në të artë. Merrni copa mishi pule dhe futini në një qese. Shtrydhini sipër lëngun e një limoni.
Shtoni më pas 2 lugë gjelle me përzierje erëzash (piper i zi, qimnon, spec i kuq, koriandër, karafil, arrëmyshk dhe kardamom). Shtoni 4 thelpinj hudhër dhe kos sa 1/3 e gotës. Hidhni salcë domateje sa 1/3 e gotës dhe vaj ulliri (sipas dëshirës).
Pastaj mbylleni qesen e kuzhinës dhe përziejeni duke e tundur. Këtë përzierje duhet ta piqni për 30 minuta në temperaturën 200 gradë. Pasi të jetë pjekur, mbushni patatet me këtë përzierje. Sipër vendosni kastravec turshi të prerë në copa të vogla. Ju bëftë mirë!
Edhe pse Shqipëria pret që vitin e ardhshëm të hapë negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, standardi i jetesës mbetet ende shumë larg mesatares së vendeve të unionit. Shumë qytetarë nuk përballojnë dot as një prej shërbimeve jetike.
Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.
Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.
Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.
Të huajt e zgjedhin se është lirë, por për shqiptarët…
Megjithëse të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë. Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.
Numri i shtetasve të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për arsye shëndetësore ishte 111 në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.
Genti, dentist, thotë se italianët vijnë në Shqipëri pasi është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët./monitor/
Zgjedhjet lokale që do të mbahen qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë një tjetër test për kreun e PD-së, Lulzim Basha që deri tani ka humbur dy procese zgjedhore. Por cështja nuk është vetëm te fati i Bashës. Lulzim Basha dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve, kanë lënë një shteg në statusin e ri të partisë, për të diktuar kandidatët për 61 bashkitë, duke shmangur organet e partisë dhe rrymat që vijnë nga baza.
Procedurat e reja për zgjedhjen e kandidatëve, parashikuar në statusin e ndryshuar të PD, do të jenë të vlefshme dhe do të veprojnë vetëm për kandidatët për deputetë dhe jo për kandidatë për kryetar bashkie. Ky përjashtim do të thotë se kandidatët për 61 bashkitë do të zgjidhen sërish në limitet e fundit kohore, në mungesë transparence, duke shmangur strukturat dhe në bazë të lobimeve dhe lidhjeve me kryetarin.
Hileja
Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike, në nenin 62, parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave elektorale. Komisioni i dorëzon Kryesisë së PD një raport për secilin kandidat, nëse plotëson kriteret formale si dhe elementët e tjerë të specifikuara nga një vendim i kryesisë së PD.
Por, në nenin 62 thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, i cili përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë, shqyrton vetëm kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, duke përjashtuar kandidaturat për njësitë vendore. Ky detaji në dukje i papërfillshëm, mundëson diktimin e kandidatëve të Partisë Demokratike për 61 njësitë vendore, jashtë statutit të partisë.
Bien kriteret
Me përjashtimin nga kjo pikë, bien edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e Partisë Demokratike për njësitë vendore. Neni 61 i statutit parashikon që kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës. Ky parashikim do të zbatohet gjithnjë vetëm për kandidatët për deputetë.
Ndërkaq, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
Zgjedhja e këshilltarëve
Statuti i PD parashikon një tjetër rregull për zgjedhjen e kandidaturave për këshillat bashkiakë. Sipas nenit 12 pika 3, kryesitë e degëve vendosin për kandidaturat e këshilltarëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshme. Përjashtimisht, për Bashkitë qendër qarku, lista e këshilltarëve përgatitet dhe propozohet nga Kryesia e Degës, dhe miratohet nga Kryesia e PDSH/korrieri
Disa pirate femra kanë thyer stereotipin se vetëm meshkujt janë piratë. Duke nisur nga Roma e Lashtë deri tek Marina Mbretërore, këto femra pirate konsiderohen më të këqijat e të më këqinjve.Mund të jetë e vështirë të besohet, por të kesh një mjekër të madhe nuk është domosdoshmëri për të qenë pirate.
Mbretëresha Teuta e IlirisëTë paktë kanë qenë ata meshkuj që kanë pasur këllqet për të mundur forcën e Romës. Por ishte një mbretëreshë pirate si Teuta e Ilirisë që arriti t’i sfidonte romakët. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Mbretit të Ardianëve, Teuta trashëgoi Mbretërinë Ardiane në vitin 231. Me mbështetjen e mbretëreshës së tyre, ilirët morën qytetin fenikas dhe atë të Dyrrahut (Durrësin). Për të zgjeruar shtrirjen e tyre, piratët e saj sulmuan anijet tregtare të Romës dhe Greqisë. Në vitin 229 Roma u detyrua t’i shpallte luftë Ilirisë dhe Teutës. Një forcë prej 20 mijë trupash romake e detyruan Teutën të dorëzohej.
Sayyida al Hurra
Sayyida al Hurra ishte vajza e një familje të shquar myslimane me bazë në Mbretërinë e Granadës. Ata u detyruan të iknin nga shtëpia e tyre në vitin 1492, pas ripushtimit të Spanjës nga të krishterët. Sayyida dhe familja e saj u vendosën në Chaouen, Marok. Pas vdekjes së burrit të saj biznesmen në 1515, Sayyida u bë guvernatore e Tetouan. Ajo u takua dhe u martua me Mbretin e Marokut, Ahmed al-Wattasi. Zemërimi i saj ndaj të krishterëve që e kishin detyruar atë të largohej nga shtëpia e saj ishte i vazhdueshëm për Sayyida. Ajo lidhi kontakt me Barbarossan e Algjerit, dhe iu fut piraterisë. Gjatë misionit për kapjen e anijeve kristiane, Sayydia u bë mbretëresha më e pushtetshme mbi detin Mesdhe në sytë e të krishterëve.
Anne Bonny
Anne Bonny ishte një pirate irlandeze e lindur mes viteve 1697-1700. Pas zhvendosjes së familjes së saj në Botën e Re, nëna e Anne vdiq, dhe babai i saj akumuloi një pasuri të vogël. Anne u mohua nga babai i saj. Ajo lëvizi për në Bahamas ku takoi kapitenin e një anije pirate Jack Rackham. Anne ndihmoi në ngritjen e një ekuipazhi të ri dhe arriti të kapte shumë anije, disa prej të cilave transportonin çaj. Si një kërcënim për tregtinë e çajit që ishin, guvernatori i Xhamajkas bëri apel kundër Jack Rackham dhe Anne Bonny. Anija e tyre u kap dhe Rackham u ekzekutua. Ndërsa Bonny u zhduk e fat ii saj mbetet i panjohur.
Jeanne de Clisson
E lindur në vitit 1300, Jeanne ishte pasardhëse e një familjeje britanike. Në vitin 1330 Jeanne u martua me Olivier III de Clisson. Si fisnik i pasur që ishte, atij iu desh të mbronte vendin e tij, por u kap në Paris, dhe u ekzekutua nën urdhrat e Mbretit Filip VI. Jeane e mbushur me mëri, u betua për hakmarrje. Ajo ia shiti tokat e saj fisnikëve të pasur dhe bleu tre luftë-anije. Anijet e saj u quajtën “Flota e Zezë” dhe filluan të shkatërronin anijet që i përkisnin Mbretit Filip. Ajo linte vetëm disa marinarë gjallë të anijeve kundërshtare për t’i dërguar mesazhin Mbretin se Luanesha e Anglisë kishte goditur sërish. Edhe pas vdekjes së mbretit Filip ajo vazhdoi të luftonte anijet franceze derisa vendosi të kthehej në Angli.
Ching Shih, nga prostitutë në një lorde pirate
Ching Shih lindi në provincën Guangdong të Kinës në 1775. Ajo u bë një prostitute që punonte në bordello të ndryshme. Pirati Zheng Yi, i cili komandonte një grup anijesh, vuri re bukurinë e Ching Shih dhe e mori atë për grua. Me çiftin në krye, “Flota Flamuri i Kuq” nga 200 anije arriti në 1700. Zheng Yi vdiq në vitin 1807, vetëm pas 6 vitesh martesë. Ching Shih mori fronin dhe njihej si një pirate e rreptë dhe e disiplinuar. Ajo u fokusua më shumë në strategjitë ushtarake dhe biznesin. Ajo gjithashtu krijoi disa ligje që mbronin piratët e saj. Skllevërit femra që konsideroheshin të shëmtuara liheshin të lira e të padëmtuara. Nëse një pirate donte të merrte për grua një skllave të bukur, kjo gjë i lejohej. Në fund të karrierës së saj si pirate, Ching Shih u rikthye në Canton dhe hapi një shtëpi kumari ku qëndroi deri në fund të jetës.
Anne Dieu-Le-veut
E lindur rreth vitit 1650, Anne ishte një kriminele e deportuar nga Franca në Tortuga diku mes 1665 dhe vitit 1675. Në Tortuga, Anne u martua me piratin Pierre Length. Në vitin 1683, Pierre u vra gjatë një përleshje. Anne e sfidoi vrasësin e burrit të saj në një duel. Laurens që refuzoi të luftonte me një grua, u impresionua nga guximi i Anne dhe i propozoi asaj. Anne pranoi. Ata lundruan së bashku duke kapur shumë anije dhe duke bastisur Xhamajkën në vitin 1693. Ajo u kap një vit më vonë dhe u ribashkua me Laurens në vitin 1698.
Grace O Malley, mbretëresha pirate e Irlandës e shekullit 16
Grace O’Malley ka lindur në Irlandë rreth vitit 1530, kur Henri VIII ishte Lord i Irlandës. Babai i Grace ishte prijës detar i klanit O Maille. Pasi bashkëshorti i saj Donal u vra dhe kështjella e tij u kap, Grace ngriti një ushtri dhe e ripushtoi kështjellën. Gjatë martesës së saj të dytë, Grace mori rolin e babait të saj, që mblidhte taksa nga peshkatarët në territorin e tyre. Ajo gjithashtu filloi t’i kërkonte para kesh anijeve tregtare për një kalim të sigurtë. Kur të tjerët refuzonin ata vriteshin. Grace gjithashtu sulmonte fortesat e fisnikëve irlandezë e skocezë.
Elizabeth Killigrew
Data e lindjes së Elizabeth është e panjohur. Ajo u bë zonja Killigrew kur u martua me Sir John Killigrew të Arvenack. Kur në vitin 1540 Kështjella Pendennis u ndërtua nga Mbreti Henri VIII, Killigreë morën kontrollin e anijeve në këtë zonë, duke ngritur fortesën e tyre. Ata përdorimin pozicionin e tyre për të marrë para nga anijet që hynin në zonën e tyre të kontrollit. Kur bashkëshorti i saj vdiq, Elizabeth mori komandën e plotë të piratëve. Pasi Elizabeth u kap në vitin 1582, asaj iu dha një falje nga Mbretëresha Elizabeth.
Christina Anna Skytte
E lindur në vitin 1643, Christina ishte fëmijë i baronit Baronit Jacob Skytte e Duderhof, të Suedisë. Vëllai i saj, Gustav Skytte, jo i lumtur me pasurinë e tij tashmë të çmendur, bëri një jetë të dyfishtë si pirate që nga viti 1657 e tutje duke plaçkitur anijet në Detin Balltik. Sëabshku me të dashurin e saj, Gustaf Drake, Christina u bë partnere në biznes. Christina tregoi se ajo nuk ishte një partnere pasive. Në vitin 1663 ajo ishte prezente kur sulmuan një anije tregtare holandeze,, duke bërë që i gjithë ekuipazhi i saj mbetën të vrarë. Ky sulm çoi në ekzekutimin e Gustaf dhe Christina u detyrua të largohej.
Jacquotte Delahaye
E lindur në Haiti nga një nënë haitiane dhe një baba francez, Jacquotte pati një fëmijëri të vështirë. Nëna e saj vdiq pasi lindi të vëllain e saj, ndërsa i ati iu vra, duke e lënë Jacquotte me pak para. Ajo u detyrua t’i futej piraterisë në Karaibe për t’u kujdesur për vëllain e saj. Aktive në vitin 1660, ajo falsifikoi vdekjen e saj për t’iu arratisur qeverisë që e kërkonte. Pasi jetoi për shumë vite si mashkull, ajo për shumë vite jetoi si pirate duke korrur shumë suksese./njekomb
Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi.
Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit. Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.
Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.
Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane. Risitë po prezantohen çdo ditë, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit.
Fshihen në mënyrë të përsosur në ujë dhe në breg, kur i vëreni, zakonisht është vonë.
Iriqët e detit kanë formë të rrumbullakët, e gjithë sipërfaqja e trupit u është e mbuluar me gjemba. Në det fshihen goxha mirë, mirëpo nëse shkelim mbi ta, përfundojmë me këmbën plot gjemba të imtë të thyer, transmeton Telegrafi.
Meqenëse fjala është për depërtim të vogël në sipërfaqe të lëkurës, vendi i therjes bëhet dhembshëm, shpesh i skuqur, por mund të ënjtet seriozisht.
Eliminimi i gjembave është proces i dhimbshëm dhe i paevitueshëm, mirëpo nëse dëshironi t’i shmangni problemet e tjera, duhet patjetër të jeni shumë të kujdesshëm.
Njerëzit më së shpeshti therin shputat, por shumë rrallë pjesët e tjera të këmbëve apo të duarve.
Gjithmonë këshillohet që më parë të kërkojnë ndihmën e mjekut. Megjithatë, kjo ndihmë ndonjëherë është e pamundshme.
Njerëzit pushimet verore i kalojnë në ishull, ose në vende të vogla. Ndodh që të jeni të detyruar të reagoni vetë. Thjesht, duhet diçka të bëni në mënyrë që të shmanget reaksioni inflamator i trupit të huaj.
Pos që e dimë që për nxjerrjen e gjembave duhet pinca sterile apo gjilpëra, por mund të shpëlani këmbën e lënduar me ujë të njelmët (jo me ujë deti!) apo me uthull.
Gjembat e iriqit janë të ndërtuar nga karbonat-kalciumi. Thartira e uthullës i shpërbën. Në të vërtetë, e gjithë kjo është sipërfaqësore, por në rastet urgjente mund të ndihmojë, thotë dr. V. Lamer, dermatolog.
Ky proces do të duhej ta bënte së paku më të lehtë, edhe pse mungesa e plotë e dhembjes është joreale të pritet.
Nga përvoja e dr. Lamerit, gjembat më së lehtë është të nxirren nga këmba 2–3 ditë pas lëndimit. Megjithatë, njerëzit më së shpeshti vijnë menjëherë sepse ecja u shkakton dhembje.
Derisa gjembat të mos nxirren, ndihmojnë analgjetikët dhe kompresat e ftohta.
Është me rëndësi që plagën ta mbani të pastër dhe të kujdeseni që të mos formojë qelb
Publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se, Serbia nuk dëshiron shkëmbim të territoreve me Kosovës, por ajo ka një qëllim tjetër.
Sipas tij, Serbia synon që të siguroj Asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive që pas 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me referendum dhe ti bashkohet Serbisë, transmeton gazeta “Bota sot”.
Sipas tij, Kosova do ta humbas edhe veriun e Kosovës edhe Kosovës Lindore.
“Serbia nuk dëshiron shkëmbim territori me Kosovën. Qëllimi i Serbisë është që të sigurojë një Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës, në mënyrë që brenda 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me një referendum dhe t’i bashkëngjitet Serbisë. Nga ”zgjuarsia” jonë se e mbajmë veten si fortë të mençur, do ta humbasim edhe Veriun e Kosovës, por s’do të mund ta rikthejmë as Kosovën Lindore! PS:Prej kohës së ilirëve nga ”zgjuarsia” e tepërt dhe tradhëtia kemi humbur territor…”, shkruan Faik Krasniqi në facebook.
Njerëzit që fitojnë më shumë para kanë më pak të ngjarë ta ndajnë pasurinë e tyre sesa ata që fitojnë më pak. Kjo sipas një studimi të ri nga Queen Mary University në Londër, të publikuar në revistën Basic and Applied Social Psycology.
Hulumtuesit e zhvilluan një eksperiment social ku njerëzit u rekrutuan për të luajtur lojëra për para të vërteta.
Njerëzve iu caktua “statusi më i ulët” ose “statusi më i lartë”, gjë që përcaktoi se sa para iu dhanë atyre në fillim – me çfarë u nënkuptua pasuria, transmeton koha.net.
Lojërat nënkuptuan që pjesëmarrësit të vendosnin se sa para duhej të mbanin dhe sa donin t’i dhuronin për një shumë të grupit, e cila do të ndahej mes të gjithëve.
Ndonjëherë pasuria e njerëzve u përcaktua rastësisht, herave të tjera ajo bazohej në përpjekjet e tyre.
Në përgjithësi, pjesëmarrësit me status më të ulët kontribuonin më shumë në shportën grupore sesa ata më status të lartë. Dhe ata që morën “status të lartë” kontribuan edhe më pak se kur e fituan pasurinë në mënyrë rastësore.
“Për individët me status të lartë, mënyra me të cilën ishte arritur pasuria, qoftë në mënyrë rastësore apo përmes përpjekjes, duket të jetë faktori kyç që e përcakton nivelin e bashkëpunimit të vëzhguar”, tha Magda Osman, profesoreshë në Queen Mary’s School of Biological and Chemical Sciences dhe autore kryesore e studimit.
“Nuk ishte kështu edhe për individët me status të ulët. Mënyra se si e fituan statusin e tyre të ulët nuk ndikoi në sjelljen e tyre në lojë”.
Nëse fitoni status të lartë me anë të përpjekjes në vend se të rastësisë, tha ajo, keni më shumë gjasa të doni ta mbani atë që e keni fituar. Kur pasuria juaj është e kufizuar, jeni më shumë të stimuluar të bashkëpunoni.
“Çështja këtu është se edhe nëse dikush vepron në mënyrë bashkëpunuese, nuk ka arsye të mendoni se kjo është thjesht për arsye altruiste”, tha ajo.
Përkundrazi, shpresoni se duke kontribuar më shumë, të tjerët do ta bëjnë këtë gjithashtu dhe përfundimisht do të përfitoni nga kjo.
Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se të gjithë të tjerët në lojë do ta bëjnë të njëjtën gjë si ju. Me fjalë të tjera, rrezikoni më shumë nëse kontribuoni më shumë si një person me status më të ulët, sepse nuk e keni idenë nëse të tjerët do të veprojnë reciprokisht.
“Gjetja tjetër befasuese është se empatia nuk e ka asnjë ndikim në nxitjen e sjelljes pro-sociale, me fjalë të tjera kontributi me para në shportën e grupit”, tha Osman.
“Kjo ka rëndësi për shkak se ka shumë pretendime se empatia është ngjitësi që i lidhë njerëzit për të vepruar në mënyrë sociale. Ajo që e demonstrojmë është se kur paratë janë të rëndësishme, empatia nuk e luan pothuajse asnjë rol në përmirësimin e sjelljeve pro-sociale”./njekomb