Aurora

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta

Nga Fahri Xharra
Ç’ashtë ky za, kjo gjuhë që mbjell ,diamante rreth e qark ,e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë!Sa e ëmblë, sa e gjerë!Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin,sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!
O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë ,Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuh’ – e zjarrtë, Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time .
“Të falem ty, o gjuhë e fisit tim,siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti,dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti, dritë e krirtë nëpër errësi,ti, perëndi, që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .
Mos me thuaj “selam alejkum “ , po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.” Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty, o fis i vendit tim: Ilir i lashtë, arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty, i paepur popull luftëtar, qendresë e fortë në luftë e zjarr;
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
 Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme, Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun: T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.Gjuh’ që t’foli Skendërbegu, Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,Që me shkrim t’pat lartësue.Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue! |
– Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
…por ti, gjuhë e bekuar, Gjuhë e shëndoshë, Gjuhë e vjetër, gjuhë e luftuar, Gjithmonë je gjallë,Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s´do të vdesë. Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane.
Porsi kanga e zogut t’verës, qi vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini,mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni,Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni.Pa shihni sa ësht’e mirëS’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore……
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda ,At Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ismail Kadare, LEK GJOKA, Hil Mosi, Ernest Koliqi,Karmell Kandreva, Lasgush Poradeci, Mirush Kuteli , Petro Nini LUARASI, Pashko VASA.

Mos me thuaj “selam alejkum “, po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta Read More »

Zbulimi që do ta ndryshojë historinë/dëshmi të jetës ilire, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, ka deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund ta shfaqim tërë historinë njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.Ishulli Korçul është vendbanimi i fiseve ilire ku më vonë janë vendosur edhe kolonët grekë, të pasuar në shekullin X, nga kolonët sllavë.

Arkeologët kroatë kanë bërë publike zbulimin, që sipas tyre, ndryshon kuptimin e historisë së përgjithshme botërore. Ata, në ishullin Korçul, në lokalitetin Kopil kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit.

Përveç qeramikës, në këto varreza janë gjetur edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve lokalë ilirë për kohën para Krishtit.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, ka deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund ta shfaqim tërë historinë njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

“Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç

Interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare.

Lidhur me këto zbulime arkeologjike, gazeta New York Times shkruan se “paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

Ishulli Korçul është vendbanimi i fiseve ilire ku më vonë janë vendosur edhe kolonët grekë, të pasuar në shekullin X, nga kolonët sllavë. Kjo dëshmohet edhe nga toponimet e tashme të vendbanimeve në këtë ishull siç është ai Lumbardh. Një mbishkrim i gjetur me emrin Lumbarda Psephisma, i cili ruhet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb përmban detaje rreth themelimit të një kolonie të lashtë greke në ishullin Korçul. Teksti, ndër të tjera, siguron informacion mbi kolonët grekë të ardhur nga ishulli Issa, të vendosur aty në bazë të një marrëveshjeje paraprake midis tyre dhe përfaqësuesve të ilirëve lokalë./njekomb

Zbulimi që do ta ndryshojë historinë/dëshmi të jetës ilire, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë. Read More »

Ja kush është personi që krijoi incident në koncertin e Elvana Gjatës

Zbuloheet emri. Mirsad Bojku është personi qe eshte arrestuar për shkak të një rrahjeje në koncertin e Elvana Gjatës që ishte duke e mbajtur në qytetin e Pejës, mëson Gazeta Insajderi.

Incidenti ka ndodhur gjatë kohës sa ishte duke kënduar këngëtarja.

Sipas një video te shperndare ne rrjetet sociale, shihet se si sigurimi i këtij klubi kap një person të dyshuar dhe e godet me grushte.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyrë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta./korrieri

Ja kush është personi që krijoi incident në koncertin e Elvana Gjatës Read More »

Si të eliminoni variçet me hudhra. Rezultat i shpejtë dhe do mahniteni

E dini se varicet shfaqen në sajë të akumulimit të gjakut? Ka menyra si mund të eliminohen.

Pervec ndërhyrjeve kirugjikale është e rëndësishme të dini se në mënyrë që ato të mos shfaqen sërish duhet të bëni ndryshime në stilin tuaj të jetës dhe të përdorni trajtime të ndryshme.

Më poshtë do ju shpjegojmë pse hudhra mënyra ideale për t’i eliminuar venat varikoze dhe si duhet të veproni.

Tregohuni të vëmendshëm!

Vetitië e hudhrave për të eliminuar variçet

Megjithëse nuk mund të arrihet një eliminim total i venave varikoze dhe venave që ngjasojnë me një rrjetë merimangash, hudhra është një mjet i shkëlqyeshëm natyror për të parandaluar, zvogëluar dhe zbutur të gjitha simptomat që ato shkaktojnë.

Hudhra ka alicin dhe ajoene, që janë komponime sulfuroze që përmirësojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar kështu enët e gjakut të inflamohen dhe formimin e mpiksjes së gjakut.

Ka veti shumë të fuqishme anti-inflamatore që në këtë rast janë ideale për të ulur ënjtjen e variçeve dhe për të zvogëluar parehatinë që mund të shkaktojnë, të tilla si dhimbje, ndjesi shpimi, rëndesë etj.

Ajo ka kuercetin, që është një flavonoid dhe ndihmon në forcimin e venave dhe enëve të gjakut.

Mbron arterien e aortës dhe në këtë mënyrë, favorizon që gjaku që pompon zemrën të shpërndahet në mënyrë korrekte.

Mjekim në kushtet e shtëpisë me vaj ulliri dhe hudhër

Përbërësit: 5 thelpinj hudhër, 3 lugë vaj ulliri, ½ lëng limoni

Përgatitja: Qërojini hudhrat dhe shtypini të gjitha.

Hidhini hudhrat e shtypura në një kavanoz qelqi, shtoni vajin e ullirit si dhe lëngun e sapo shtrydhur të limonit.

Mbylleni kavanozin dhe tundeni me gjithë forcën tuaj në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen shumë mirë së bashku.

Vendoseni kavanozin në një vend të errët, të ftohtë, pa lagështirë dhe lëreni të qëndrojë aty gjatë natës.

Mëngjesit tjetër, largoni përbërësit dhe kulloni lëngun.

Vendoseni lëngun në një kavanoz tjetër të pastër dhe mund ta përdorni për të larguar varicet.

Si ta aplikoni:

Lyeni pjesën e këmbës ku ka shumë variçe me përzierjen e përftuar dhe shpërndajeni nëpër këmbë me lëvizje rrethore.

Bëjini masazh këmbës dhe shtoni pak presion tek gishtërinjtë në mënyrë që të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Lëreni trajtimin të funksionojë për një orë derisa lëkura ta ketë absorbuar plotësisht.

Më pas shplajeni këmbën me ujë të bollshëm të ftohtë ose të ngrohtë.

Përsëriteni trajtimin rreth tre herë në javë mundësisht aplikojeni natën para se të flini gjumë./korrieri

Si të eliminoni variçet me hudhra. Rezultat i shpejtë dhe do mahniteni Read More »

AKU kontrolle në mjetet që furnizojnë lokalet dhe marketet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye, AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.

Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre./atsh

AKU kontrolle në mjetet që furnizojnë lokalet dhe marketet Read More »

Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur pas 27 vjetësh harrese

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, është  restauruar Muzeu i Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebook me pamje nga ky muze, I cili u restaurua për herë të parë pas 27 vjetësh.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156022652186523/?t=0

Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur pas 27 vjetësh harrese Read More »

Fshati Kosinë ju mirëpret me gatime tradicionale, muzikë dhe turizëm

Fshati Kosinë i Përmetit mirëpret festën “Gatimet e Gjysheve”. Festa do të zhvillohet në qendër të fshatit Kosinë, në vigjilje të festës tradicionale të Shën Mëria e Kosinës.

Gjyshet përmetare do të përgatisin live disa gatime tipike të zonës. Eventit do t’i bashkohen edhe sazet e Përmetit të cilët do të performojnë këngët e njohura përmetare si dhe do të ketë aktivitete të lidhura me njohjen e fshatit, vizitën e kishës dhe të shtëpive tradicionale prej guri, etj.

Fshati Kosinë është nga më tradicionalët dhe ka një nga kishat më të vjetra në zonën e Përmetit, e cila u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Më 14 gusht Kosina ju pret ti bashkoheni gatimeve tradicionale,muzikës dhe eksplorimit të natyrës nën shoqërinë e njëri-tjetrit./atsh

Fshati Kosinë ju mirëpret me gatime tradicionale, muzikë dhe turizëm Read More »

Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.

“Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.

Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës.

“Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem,  në 112”, shprehet Policia e Shtetit .

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur  patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.

Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare ka nisur 7 vite më parë dhe do të përfundojmë më 31 gusht. /atsh

Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar Read More »