Aurora

Shqipëria shembull në rajon për ndalimin e qeseve plastike

Shqipëria po merret si shembull në rajon për nismën nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike.

Revista ndërkombëtare ”Environmental News Digest”, e cila ka në fokus mjedisin i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për këtë nisëm.

Ajo shkruan se, Shqipëria ka marrë masa për të reduktuar mbeturinat plastike dhe ndotjen duke ndaluar importimin, prodhimin, përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike të lehta.

Zv/ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se qeset e lehta plastike nuk janë të riciklueshme.

“Ato duhet të kenë një trashësi minimale prej 35 mikronësh në mënyrë që të jenë të ripërdorshme dhe të kenë një vlerë riciklimi”, tha ajo.

Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve me shumë qëllime të biodegradueshme që mund të prishen në 36 muaj.

Prodhuesit dhe importuesit që nuk arrijnë të zbatojnë ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri do të gjobiten 100,000-150,000 lekë (700-1186 euro)./atsh

Shqipëria shembull në rajon për ndalimin e qeseve plastike Read More »

30 vjetori i varjes Havzi Nela, inaugurohet rindërtimi i shtëpisë së poetit

Me rastin e 30 vjetorit të varjes nga diktatura të poetit Havzi Nela, Bashkia e Kukësit inauguroi sot shtëpinë e poetit.

Në Kollovoz të Kukësit, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të shtëpisë së rindërtuar të poetit martir Havzi Nela nga Bashkia Kukës, nën kujdesin e veçante të Kryetarit, Bashkim Shehu.

Poeti u la i varur në mes të Kukësit 10 gusht 1988

Diktatura komuniste në Shqipëri në prag të rrëzimit të saj, shënoi  krimin monstruoz për t’i treguar shqiptarëve dhe botës se regjime mizore nuk kursejnë askënd, madje vrasin dhe poet.

Poetin e tregojnë të brishtë, të imët, sy mprehtë por që brenda tij jetonte revolta për liri, jetonin vargje, poezia, frymëzimi i një bote të tërë që kërkonte ta shpaloste për shpirtin e tij dhe të tjerët.

Brenda tij, kishte një jetë tjetër nga ajo e diktaturës, ishte bota e lirisë, dimensioni i saj që e shtynte poetin nga brenda të çlironte dritë, të thurte vargje, të shkruante vaj e kujë për vendin e izoluar dhe lirinë e burgosur.

Siç tregojnë dëshmitarët dorëshkrimet e fundit i kish groposur në fshatin Kollovoz të Kukësit që të mos binin në duart e sigurimit të shtetit dhe njerëzve të regjimit komunist.

Kush ishte poeti i martirizuar?

Havzi Nela, lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. U arsimua  në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij.

Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit i cili u dëbua për shkak të aktivitetit të dyshimtë.

Më pas ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan.

Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte.

Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.

Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg.

Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit.

Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën.

Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje.

Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Poeti Havzi  Nela la një sërë veprash dhe dorëshkrimesh si “Në qelitë e burgut”, “Nuse më dhanë robninë”, “Eni të vajtojmë Shqipërinë” dhe “Nusja e flamurit”, “Asnjë çast lumnije” e dorëshkrime të tjera. /atsh

30 vjetori i varjes Havzi Nela, inaugurohet rindërtimi i shtëpisë së poetit Read More »

Ja si të shkoni pa viza dhe të fitoni qëndrimin në Gjermani, ndryshon ligji

Në vjeshtën e këtij viti, në Gjermani pritet të ndryshojë ligji sa i përket marrjes së lejeve të punës dhe lejeve të qëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Duke parë kërkesa të shumta për fuqinë punëtore, ministri gjerman i Punës Hubertus Heil nga partia Social Demokrate, në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë.

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vijë për një gjysmë viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu. Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit. Synimi është të kemi, sa më pak procese burokratike, për ata që kërkojnë punë”, deklaroi ministri gjerman i Punës Hubertus Heil, për “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, përcjell “Bota sot”.

Por çfarë pritet të ndryshojë sa i përket asaj që ka paralajmëruar ministri gjerman?

DW ka kontaktuar entin për punësim në Gjermani, dhe në një linjë direkte për emisionin e mëngjesit në televizionin publik të Kosovës, ka zbuluar detajet se si do të jetë procedura e pajisjes me vizë pas ndryshimit të ligjit.

Ja si të shkoni pa viza dhe të fitoni qëndrimin në Gjermani, ndryshon ligji Read More »

Zbulohet plani i Edi Ramës për ndarjen e Kosovës

Diplomati me karrierë globale Carl Bild,  ne nje analizë për atë se çfarë po propozon Aleksandër Vuçiç dhe po e përkrah Hashim Thaçi, në ‘Washington Post’, ka dekonspiruar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç’ shkruan Bild për gazetën e madhe Amerikane.

“Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.

Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla.

Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksandër Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në bisedë’, shkruan Bild për WP.

Zbulohet plani i Edi Ramës për ndarjen e Kosovës Read More »

Do e bëjmë bebin? Prezantuesi ia kërkon troç këngëtares shqiptare

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë për vete miliona njerëz anë e mbanë botës jo vetëm me talentin e saj në të kënduar, por edhe me pamjen shumë tërheqëse.

Me foton e postuar sot në Instagram Rita ja ka hequr trurin edhe prezantuesit të njohur Nick Grimshaw i cili nuk ka rezistuar dot pa i komentuar këngëtares.

“A do ta bëjmë atë bebin”, i komenton Nick Ritës në foton ku ajo shfaqet e veshur me pantallona të shkurta dhe një triko të mbërthyer me vetëm një kopsë teksa gjoksi bombastik i del në pah.

Do e bëjmë bebin? Prezantuesi ia kërkon troç këngëtares shqiptare Read More »

Fotoreportazh/ Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës

Mbi 20 liqene akullnajore në zonën e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit me ujin e tyre të kristaltë dhe të freskët, përbëjnë një destinacion fantastik për të pasionuarit e natyrës malore dhe këdo që është në kërkim të një arratisje nga temperaturat e larta të verës.

Të ndodhura 1900 metra mbi nivelin e detit dhe të rrethuara nga pyjet halore e peizazhi alpin, liqenet akullnajore të zonës veriore janë gjithashtu të pasura në florë dhe faunë përreth.

Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit.

Dikur në këtë zonë kishte me dhjetëra stane me dele, ndërsa sot kanë mbetur shumë pak të tilla, kjo pasi të rinjtë po largohen dhe banorët e këtyre zonave nuk mbajnë më bagëti.

Liqenet megjithatë kanë mbetur pak të eksploruara për shkak të infrastrukturës së dobët./Fotot: Sami Curri/BIRN/

Fotoreportazh/ Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës Read More »

1914/George Fred Williams: Dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën

Fahri Xharra

“Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës.

Unë protestova kundër paudhësisë së Europës kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj, se ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time…”. George Fred Williams 1914

Historikisht, pushtuesit në vende të ndryshme të botës, sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën. Ashtu ka ndodhur edhe me ne. Po të analizonim çdo kohë të kaluar do të shohim se ndodhnin gjithmonë të njëjtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paraqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njohim kohën e serbëve të atyre të para Luftës së Dytë Botërore dhe të atyre të pas kësaj lufteje: inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen vitet e 80-ta: diferencimet në Universitet, në shkolla, në entet historike, në entet publike; të gjitha këto vetë e vetëm që intelingjenca e vërtetë shqiptare të shthurret,të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të të pa mendëve. E njejta gjë edhe me grekërit, që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh e bene në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këte shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dimë.

Pra shëndeti mendor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetshme të asaj shoqërije.

Edhe të çmuarit e ndihmave, përkrahjes dhe shpëtimit tonë nga një komb mik është në nderin e intelektualëve që t’ia bëjnë të ditur në mënyra të ndryshme të gjithë masës, që edhe ata që nuk kanë qasje në letra dhe shkrime të jenë falënderues për të mirat dhe përfitimet që i kanë ardhur vazhdimisht që nga fitimi i Pavarësisë së 1912-ës. Të gjithë ne të mos bimë pre në interesat e caktuara dhe të harrojmë … atë çka s’duhet harruar kurrë. Me siguri që po nën kuptohet se fjalën e kam për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkurt Amerikës.

Shpresa e Shqipërisë, të paktën 100 vitet e fundit, kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshillat që na kanë dhënë përfaqësuesit e këtij shteti të madh demokratik e shpirtgjerë, i cili përherë është bazuar në zgjidhjen e problemeve në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe jo në zgjidhjen e çështjeve sipas preferencave dhe interesave, kanë qenë të vlefshme, vazhdojnë të jenë të tilla, ndaj ne duhet t’i vlerësojmë, t’i dëgjojmë dhe t’i zbatojmë me korrektësi ato.(Nuri Dragoi).

Rol mjaft pozitiv, për fatet e vendit tonë, ka luajtur amerikani Charles Telford Erickson. Ai ishte 12 vjet me misionin në Shqipëri dhe 14 vjet si i pavarur. Në vitet 1920­-1921, ka qenë komisionar special për Shqipërinë, në SHBA, dhe në vitet 1922-1923, ka asistuar pranë stafit të American Legation, po në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe, ai ka dërguar një sërë letrash dhe ka biseduar edhe vetë me presidentë, senatorë dhe të tjerë persona me rëndësi në SHBA, mbi historinë, kulturën dhe, mbi të gjitha, për situatën politike në Shqipëri.

Çështja shqiptare u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, të Senatit të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1919. Kërkesa u lexua nga Senatori Henry Kobot Lodge, shef i komitetit të marrëdhënieve me jashtë të Senatit. Ajo u përcoll nga konsulli kombëtar shqiptar në Amerikë, pasi ishte hartuar prej delegacionit shqiptar. Komisioni shqiptar, i përbërë nga C. T Erickson, C. A Çekrezi dhe Kristo A. Dako, u paraqit përpara Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, më 2 shtator 1919. (Historia e popullit shqiptar)

Qëllimi dhe dëshira e Charles Telford Ericksonit ka qenë më parimorja dhe me një vizion të qartë që të iu bëhët e dijtur fqinjëve gllabërues se Shqipëria e ka pranë një mik të madh. Se sa mike, për popullin shqiptar ka qenë Amerika është vërtetuar edhe me fakte gjatë këtyre 100 vjetëve të fundit. T`i numërojmë?

Shpresa e Kosovës, të paktën në këto 20 vjetët e fundit kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo intervenim i Amerikës është shpresa e fundit për ne. E dijmë ne këtë? Qëllimet e një Kosove të lirë dhe të pavarur nuk janë as partiake e as individuale; meritorë për këte që e kemi jemi të gjithë, edhe unë, edhe ti, edhe ai edhe ne të gjithë. Meritorë janë të 15 000 viktimat, meritorë janë 1 000 000 shqipëtarë të zhvendosur e të dëbuar nga tokat e tyre, meritorë janë 20 000 vajza e gra të dhunuara. Kosova e lirë nuk është New Born i dikujt me emër e mbiemër, por është i posa linduri i të gjithë nesh.

Fletorja Zyrtare nr. 56 (10 dhjetor 1922) shkruan: “Diplomati amerikan Maxwell Blake njoftonte me disa nota pozitive Departamentin e Shtetit se Amerika për politikanët shqiptarë ishte një vend i parapëlqyer. Pasi duke qenë një shtet i largët nuk kishte synime politike ndaj Shqipërisë. Prandaj kërkonte shpejtimin e njohjes dhe të vendosjes zyrtarisht të marrëdhënieve diplomatike. Duke u nisur nga këto vlerësime Departamenti i Shtetit vendosi më në fund të njihte zyrtarisht Shtetin Shqiptar dhe të urdhëronte M.Blake të paraqiste letrat kredenciale (me 28 korrik 1922) si ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm i SHBA-së në Shqipëri. Pandeli  Evangjeli si funksionar i Shtetit Shqiptar ju përgjigj me fjalët: Populli shqiptar kujton me mirënjohje të thellë faktin se në çastet më kritike të ekzistencës së tij, kombi fisnik dhe i madh i SHBA, nëpërmjet përfaqësuesit të tij të denjë në Konferencën e Paqes, ishte njëri nga mbrojtësit më të vlefshëm të çështjes shqiptare dhe në sajë të këtij qëndrimi fisnik atdheu ynë mundi të shpëtonte nga një rrezik i madh. Kjo ngjarje do të mbetet e pashlyeshme në zemrat tona”.

At Gjergj Fishta (Tiranë 1943) shkruan se njohja zyrtare e Shqipërisë nga qeveria Amerikane ishte edhe ndërhyrja e tij tek senatorët duke iu shpjeguar çështjen edhe nga ana fetare (H.Bello).

Kur disa shkonin aq larg saqë e përshkruanin gjuhën shqipe si një “bashkim të tmerrshëm të së thjeshtës me ç`rregullsinë” dhe se një gjuhë e tillë në përgjithësi nuk ekziston. Fan Noli, në një memorandum dërguar Komisionit Hetimor, shprehet se gjuha shqipe “është shembulli i vetëm i gjallë i gjuhëve origjinale të Evropës Juglindore, që janë folur që para Homerit”. “Ajo është, sipas tij, pa dyshim gjuhë ariane, krejtësisht e ndryshme nga gjuha greke apo gjuhët sllave”.

Amerikanët: “Në një libër historie, të shkruar nga shumë autorë amerikanë për shqiptarët në Shqipëri dhe në Amerikë, konkludohet se besimi fetar asnjëherë nuk ka qenë motiv ngatërresash ndërmjet prijësve. Informacioni përfundimtar i Komisionit të Lidhjes së Kombeve të datës 12 maj 1922 kundërshton idenë se shqiptarët për arsye të ndarjeve fetare nuk janë të aftë të udhëheqin një shtet modern”.

Fan Noli, në rastin e një takimi me presidentin Uilson, i paraqiti në mënyrë jo zyrtare problemin e Shqipërisë. Presidenti amerikan, sipas Nolit, e dëgjoi ekspozenë “me interesim dashamirës” dhe e siguroi Nolin se ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë. Fan Noli u takua edhe me ish-presidentin Ruzvelt, për të cilin shprehet se ishte jashtëzakonisht e mirinformuar për Shqipërinë. Ai ishte thellësisht i bindur se në Konferencën e Paqes në Paris Shqipëria do të fitonte pavarësinë nën garancinë e fuqive të mëdha.

Emigrantët shqiptarë, në përgjithësi, dhe në veçanti ata të Amerikës, mbështeteshin shumë shpresa tek Konferenca e Paqes dhe sidomos tek presidenti Uilson. “Në listën e miqve të Shqipërisë bëjnë pjesë edhe dy njerëzit më të ndritur të Amerikës dhe të botës: presidenti Uilson dhe ish presidenti Ruzvelt”, shkruan “The Adriatik Review”.Po, na sot?

Jemi të vetëdijshëm se çka po bëjmë ? E dijmë të dallojmë mikun nga armiku? E dimë të falënderojmë mikun për ndihmën e dhënë ? Kosova është e të gjithëve ne , Kosova është e jona. Kosova nuk është pronë as e individëve e as e partive ,Kosova është e të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe e pakicave që dëshirojnë ta pranojnë Kosovën si të tillë dhe të jetojnë në te.

Kur në Kosovë e edhe në Shqipëri ballafaqohemi me probleme që duan zgjidhje të mençur më shkon mendja tek një defekt i zemrës tek Sindromi “Wolf –Parkinsin –White” . Kur pason çrregullimi elektrik i zemrës, humbet kontrolli i hyrjes dhe daljes së gjakut nga zemra. Gjaku nuk di se a të del nga zemra apo të hyn në te. Kështu në këtë rrëmujë e cila zgjatë jo gjatë truri mbetet pa oksigjen dhe pason vdekja.

1914/George Fred Williams: Dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën Read More »

Mbishkrim ilir zbulohet në piramidat e Bosnjës

Duke parë rëndësinë që ky artefakt është shkrim i para hiroglifeve që vërteton ndërtimin e piramidave në fjalë nga iliro-pellazgët dhe shumë vlera të të veqanta, Morina i bën thirrje institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës të finacojnë një analizë laboratorike të këtij artefakti për të provuar periudhën e saktë

Pas lajmit disa muaj më parë për zbulimin e disa piramidave ilire në Bosnjë, vjen edhe një e dhënë e re që ka të bëjë me një mbishkrim në këto piramida, që duket se vërteton tezën se këto piramida janë ndërtuar nga ilirët.

Kështu, Ruzhdi Morina nga Suhareka është marrë një kohë të gjatë për të hulumtuar këto mbishkrime.

Në hulumtimin e tij, të cilin e zbulon për portalin albeu.com, Morina është fokusuar te një mbishkrim i gjetur brenda piramidave, ku pretendon se ky shkrim vërteton lidhjen e piramidave me ilirët.

Në foton e mësipërme është njëri ndër artefaktet që është gjetur në piramidat e Bosnjës të ndërtuara diku mbi 12000 vite më parë, sipas dy analizave laboratorike të bëra në Gjermani (njëra në fugat e ndërtimit e tjetra mbi nje fosil të gjetur mbrenda).

Aty është shkruar apo skalitur “E SΛ 2SKE”. Megjithatë, këto piramida janë kontestuar nga arkeologët kosovarë, me argumentin se ilirët nuk kanë ndërtuar piramida.

beu

Ja si e sqaron Ruzhdi Morina mbishkrimin në foton e mësipërme:

“Unë jam nisur nga fjala SKE që në shikim të parë të duket në kuptimin “nuk ke” apo ske, por ske i takon të t`folurit bashkohor andaj duke e ditur se vendëndodhja e artefaktit është në viset veriore ilire jam bazuar në dialektin verior gegë ku edhe vjen kuptimi SKE me një zanore që nuk shkruhet me alfabetin tonë por thuhet një fonem “e” mes e-së dhe ë-së në kuptimin SKE=SKEJ që ende përdoret në popull apo SKAJ në gjuhën e unisuar.

Shkronja e parë “E” mund të varieroj si: e, dhe edhe apo eh etj.

Fjala e mesit ” SΛ” na kujton fjalën SËLL, SËLLE, SËLLTE apo SALL e cila përdoret ende ngapak në veriun e Shqipëris (Shkoder etj) Kosovë e gjetiu por jo në jugë dhe ka kuptimin VETËM apo veq, Dhe do të vijmë në përfundimin e shkrimit “e sëll skej”.

Por duke i shtuar edhe shkronjën që i ngjanë 2-shit të anuar (në foto nënvizuar me ngjyrë të verdhë) që sipas alfabetit glagolitik është shkronja “ts” apo “c” dhe po të njejtën shkronjë e gjejmë në alfabetin e Elbasanit edhe më të anuar në të majtë dhe që i referohet shkronjës Ç.

Nisur nga argumentat e mësipërm, dalim në në përfundimin se “E SΛ 2SKE” apo “E SLL ÇSKE” ose “EH SËLL ÇSKEJ” apo “Eh vetëm (ta shohësh) çfar skaji”,duke mos i mohuar natyrën shumëkuptimore të fjalës SKAJ.

Përndryshe si ndajfole SKE=S’KE do të ishte “…E S’LË QË S’KE””

Duke parë rëndësinë që ky artefakt është shkrim i para hiroglifeve që vërteton ndërtimin e piramidave në fjalë nga iliro-pellazgët dhe shumë vlera të të veqanta, Morina për Portalit Albeu.com i bën thirrje institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës të finacojnë një analizë laboratorike të këtij artefakti për të provuar periudhën e saktë të ndërtimit të këtyre piramidave pasi kanë një vlerë të veçantë për kombin dhe historinë shqiptare./njekomb

Mbishkrim ilir zbulohet në piramidat e Bosnjës Read More »