Aurora

‘Dilni t’ju palos të dyve’, Bes Kallaku kërkon sherr. Ja me kë (Foto)

“A po mdilni tek e tek tju palos te dyve”.

Keshtu shkruan humoristi dhe aktori i njohur Bes Kallaku.

Ai njihet për humorin e tij dhe për postimet në rrjetet sociale.

Boksieri Kristi Prenga ka publikuar një foto me reperin Capital T ku bien në sy muskujt e tyre. Pas disa çastesh pas publikimit të fotos Bes Kallaku ka lënë një koment humoristik. Më pas kanë vërshuar replikat e ndjekësve të tjerë të cilët etiketojnë Besin.

‘Dilni t’ju palos të dyve’, Bes Kallaku kërkon sherr. Ja me kë (Foto) Read More »

Kush e shoqëroi Luanën në dasmën e Ledionit dhe Sarës? (FOTO)

Luana Vjollca ishte një ndër të ftuarat në dasmën më të komentuar të momentit ajo e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

Moderatorja kishte vendosur që të vishte një fustan të kuq, shoqëruar me sandale te kuqe. Si gjithmonë Luana shumë në formë dhe e bukur.

Por të gjithëve na lindi pyetja, kush e shoqëroi Luanën në këtë dasëm?

Nga Instagrami kuptuam se ishte me motrën e saj, Marina Vjollca dhe partnerin e saj Getoar Selimi.

Por sot kanë dalë detaje të reja, pasi Luana ka qenë bashkë me partnerin e saj Krenar Çoçaj i cili kishte veshur një kostum të zi.

Image

Kush e shoqëroi Luanën në dasmën e Ledionit dhe Sarës? (FOTO) Read More »

Bujar Nishani nxin Shqipërinë, bën gjestin e papritur tek ndërkombëtarët

Prej më shumë se një viti e gjysmë Partia Demokratike dhe funksionarët e saj, kanë ndërmarrë një fushate të ethshme kundër Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Vazhdimi i kësaj fushate që nxin Shqipërinë ka qenë edhe një koment i ish-presidentit Bujar Nishani tek Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka komentuar duke shkruar se edhe Shqipëria ndodhet në të njejtën situatë me Hondurasin…

Mesa duket PD nuk do ndal fushatën e saj të sulmit ndaj Shqipërisë duke e nxirë atë jashtë vendit. Është e kuptueshme kur lufta politike bëhet brenda vendit, por është e pakuptueshme se si një parti politike mund të nxijë vendin e saj në sy të ndërkombëtarëve.

Në statusin e publikuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme te SHBA ndër të tjera thuhet se vijojmë të denoncojmë rastet e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Ish-Presidenti në reagimin  etij është shprehur:

“Ne do ta vlerësonim shumë si Demokratët dhe Republikanët për rastin e e Shqipërisë, pasi edhe ne e gjejmë vetën në një situatë të ngjashme”, komenton Nishani.

Bujar Nishani nxin Shqipërinë, bën gjestin e papritur tek ndërkombëtarët Read More »

Porti i Vlorës mirëpret anijen Caroly të Marinës Ushtarake Italiane

Porti i Vlorës do të jetë ndalesa e rradhës e anijes Caroly së Marinës Ushtarake Italiane.

Anija, e cila këtë vit feston 70 vjetorin e lancimit, aktualisht është në shërbim të stërvitjes së aspirantëve të Akademisë së Marinës së Livornos dhe do të vazhdojë lundrimin në ujërat e Adriatikut dhe Egjeut.

Vlora është faza e tetë e fushatës edukative për vitin 2018 për 7 oficerë të rinj të kursit , të cilët trajnojnë veten për të forcuar frymën e ekipit tipik të atyre që shkojnë përmes detit, duke siguruar detyrat operacionale në bord për gjithë periudhën e fushatës.

Qëllimi i tij është të zbatojë mësimet teorike të fituara nga Aspiranti Guardiamarina gjatë vitit të kaluar në Akademinë Detare dhe të fitojnë përvojën detare, të pasur me vlera etike, me të cilat do të ndërhyjnë çdo ditë.

Pas Vlorës, anija me vela e Marinës do të vazhdojë të lundrojë në ujërat e Detit Adriatik për të vazhduar drejt Detit Egje dhe do të prekë portet e Greqisë dhe Turqisë, duke përfunduar më 22 shtator në Portoferraio.

Anija do të jetë e hapur për këdo të mërkurën dhe te enjten, në datat 15 dhe 16 gusht,prej orës 18:00 deri më 22:00 të mbrëmjes./atsh

Porti i Vlorës mirëpret anijen Caroly të Marinës Ushtarake Italiane Read More »

Ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë!

Alfred Peza/

Në kulmin e dashurisë sonë kombëtare e të përjetëshme për SHBA,- gjatë e pas luftës së Kosovës,- gazetari i një emisioni të njohur në një televizion kombëtar në Tiranë, thënien e njohur “ta duam atdhenë, si shqiponja folenë” e shndërroi me humorin që e karakterizon, në: “Ta duam atdhenë, si Shqipëria Amerikën”!

Kjo thënie mu kujtua, ndërsa prej disa kohësh “Alpenews.al” në hapësirën e saj speciale dedikuar pushimeve verore “Summer 2018”, boton çdo ditë dy komente. Një koment nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe një tjetër, nga qytetarët e Shqipërisë. Ato meren nga “Trip Advisor”, një website i njohur ndërkombëtar, që publikon përshtypjet e turistëve kudo në botë, rreth vendeve që vizitojnë, qyteteve, destinacioneve, plazheve, hoteleve, resorteve, etj.

Përzgjedhja nga gazetarët bëhet sipas parimit të njohur të gazetarisë, një koment pro dhe një kundër. Ku çuditërisht, është më kollaj të gjesh komente pro nga shumë e shumë turistë të huaj që kanë vizituar apo që ende ndodhen me pushime në Shqipëri, sesa nga qytetarët shqiptarë, për turizmin dhe potencialet e vendit të tyre.

Për ta ilustruar këtë, po rendis të plotë, postimin e fundit të kësaj rubrike e cila citon një turist nga Norvegjia dhe një qytetar shqiptar;

Komenti i turistit nga Norvegjia:

“Erdha në Shqipëri kur nuk kishe mundësi që të shijoje këto pamje të mrekullueshme, dhe asokohe nuk kishte infrastrukturë të mirë, rrugë të mira, destinacionet ishin të pakta, dhe informacioni që qarkullonte për turistët ishte i cunguar. Tashmë që më në fund Shqipëria doli ndërkombëtarisht në fushën e turizmit mund të them që mundësitë e mia financiare janë të vij çdo verë këtu, dhe të shijoj këto pamje.”

Komenti i qytetarit të Shqipërisë:

“Bota mund ta njohë Shqipërinë për anën e saj turistike, por nuk njeh Shqipërinë nga brenda, atë ekonomikisht të rrënuar edhe pse megjithatë nuk është vendi për t’u ankuar, unë mendoj se duhet të bëhen akoma ndryshime. Prandaj edhe ju duhet të jeni promotorë akoma dhe më tepër të kulturës tonë, mund të kontribuoni me anë të të gjithë llojeve. Shqipëria dhe shqiptarët rrallë herë i kanë dalë zot vendit të tyre, prandaj sytë i kemi nga ju.”

Nëse ky do të ishte i vetmi koment i këtij lloji, sigurisht që nuk do të bënte aspak përshtypje. Sepse kritizerë dhe nihilistë gjen kurdoherë, kudo në çdo cep të globit dhe në çdo kohë, regjim a epokë. Por, ajo që të tërheq vëmendjen, është se komente të tilla negative kundër vendit të vet, nga qytetarët shqiptarë, duket sikur gjen aq me shumicë, sa edhe ato pozitivet që sa vijnë e shtohen nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Nuk është se Shqipëria, nuk ka gjëra për të kritikuar. Përkundrazi! Sepse të gjithë e dimë se jemi larg të qenurit një vend i përsorur. Sepse një të tillë nuk e gjen askund. As edhe atje ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, besojnë se realizohen ëndrrat e njerëzimit.

Të jesh vetkritik, siç me sa duket ne e kemi të zhvilluar këtë sens, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Madje, as edhe kur atë e bëjmë duke e tejkaluar të drejtën dhe sensin e masës. Sepse, askush nuk mund të thotë se shqiptarët nuk e duan atdheun e tyre. Por, të kritikosh qeverinë e Shqipërisë, klasën e saj politike, pushtetet e emëruara apo të zgjedhura, është një tjetër gjë. E të kritikosh Shqipërinë në një vitrinë ndërkombëtare, e cila shërben veç të tjerash edhe për të kuruar imazhin e vendit tënd, është komplet një tjetër gjë.

Për të kritikuar gjërat që nuk shkojnë në këtë vend, edhe atëherë kur kemi, edhe atëherë kur ndoshta nuk kemi fare të drejtë, na dalin e na teprojnë që nga facebook-u i Kryeministrit dhe tek të gjitha hapësirat e tjera virtuale ose jo, në gjuhën shqipe. Por kur vjen puna, tek “sharja” e vendit tënd në gjuhë të huaj, mbase do të ishte mirë që të paktën “ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë”!/lexo.al

Ta duam atdhenë, si turistët Shqipërinë! Read More »

Pse të protestojnë shqiptarët, që plazhisti Lulzim Basha të rikthehet për herë të 5-të në pushtet?

Nga Kreshnik Spahiu

Dje sheshet kryesore në Bukuresht u pushtuan nga protestuesit që u përleshën me policinë.

Të motivuar nga individ që jetojnë në diasporë ata manifestuan një nga kauzat më koherente në rajon dhe më gjerë kundër emigracionit me moton: “Ju jeni shkaktar që ne u larguam”.

Në shesh nuk pati fjalime por fjalën e kishte aksioni qytetar përfshi dhe mos bindjen civile që eskaloi me dhunë popullore.

Ashtu si dhe muaj më parë ata protestuan kundër korrupsionit. Ndonëse drejtisia rumune arrestoi për korrupsion ish-kryeministrin rumun sërish populli kërkon vazhdimin e ndëshkueshmërisë.

Gjithsesi ajo çka të bie në sy në protestat e popujve europian është se ndryshe nga shqiotarët atje nuk flasim kryetarët.

“Luli” i Rumanisë nuk guxoj dje të mbante fjalim. As populli skish nevoj për një “Lulzim” në shesh dhe kështu si rumunët protestojnë edhe grekët, francezët, bullgarët, malazezët, italianët.

Ata mbushin sheshet ashtu si kuksianët kur i vunë flakën rrugës kombit por me një ndryshim që në këto vende nuk vrapon “Luli” tu fik zjarrin e protestës ose tu marr flamurin e protagonizmit.

Dje shqiptarët morrën një leksion nga populli rrumun. Dje emigrantët shqiptar e panë me sytë e tyre sa larg idealizmit rumun janë, pasi ata kthehen në atdhe jo për të bërë foto me rrobe banjo në “shkuma party” në Dhërmi por rumunët u kthyen për të kryqëzuar fajtorët që i detyruan të largohen nga atdheu.

Në Maj 5 emigrant shqiptar në Berlin po shikonin në media LIVE protestën e fundit të PD në shesh. Çuditsrisht po shikonin pa zë.

I pyeta: “Pse nuk e hapni zërin të dëgjojmë ç’ndodh? Të habitur mu përgjigjën: “E dim çfar filmi ndodh dhe ç’do thotë Luli. E njëjta kaset që përsëritet.

Akuza për qeverinë e drogës dhe në fund thirrja shpërndahuni me qetësi”. Çuditrisht ashtu ndodhi, madje Luli e ndërpreu shkurt protestën se kishte drek peshku me muzik tallava te Restorant Piaca ku vallja mori dhenë.

Dje jo vetëm emigrantët por mbarë shqiptarët u ndërgjegjësuan se ndryshe nga rumunët ata s’mund të mdryshojnë sistemin as largojnë qeverinë si fajtore pse u larguan pasi ata s’mund të flisnin që pushtetin ta marrë gati plazhisti Lulzim Basha që kërkon që të rikthehet për herë të 5 në pushtet sepse ndryshe nga rumunët, me shqiptarët duhet protestojmë kundër dy shkaktarëve të emigracionit që janë establishmenti PS-PD.

Iku koha që luftën ta bëjnë idealistët dhe pushtetin ta ri-marrin maskarenjtë. Shqiptarët s’janë më budallenj se rumunët….

Pse të protestojnë shqiptarët, që plazhisti Lulzim Basha të rikthehet për herë të 5-të në pushtet? Read More »

Mbi 15 disiplina sportive në Shqipëri po shuhen, ministrja e sportit rend pas parukerive

Sporti në Shqipëri po shuhet ngadalë dhe dhimbshëm. Nuk investohet mjaftueshëm dhe nuk u jepet hapësirë të rinjve që të kenë një karrierë sportive. Sportistët në Shqipëri punojnë pa sigurime dhe me përjashtim të disa sportistëve titullarë, të tjerët ushtrojnë sportin thjesht për pasion, por pa mundur të ndërtojnë karrierë apo që të konkurrojnë në nivele të larta.

Kushtet janë skandaloze, investimi dhe stimujt financiarë mungojnë tërësisht, ndërsa ligjvënësit tallin tr*pin duke bërë gjoja se po vënë dorën në zemër e krijojnë një Ligj Sporti, që nuk i vlen kërrkujt, sepse është hartuar e miratuar nga ata që nuk kanë ushtruar sport asnjë ditë në jetën e tyre dhe nuk kanë kurrfarë haberi nga sporti.

Dihet, mjerimi social në Shqipëri është fakt evident i raportuar nga të gjithë organizmat e besueshëm që e kanë studiuar fenomenin, por po aq i besueshëm është dhe mjerimi i sportit, ku vihet re pakësim i numrit të sportistëve në të gjitha disiplinat dhe një dëmtim i infrastrukturës. Natyrisht, një pjesë është amortizuar nga koha e gjatë e ndërtimit, por ka mjaft gjëra që calojnë nga organizimi i klubeve sportive dhe ajo që është “thembra e Akilit”, mungesa e vëmendjes shtetërore dhe politikat e gabuara të institucioneve përgjegjëse.

Shembull mund të merret atletika, gjimnastika, mundja, peshëngritja, alpinizmi, qitja etj., pra shumësportëshi. Shqipëria ka pasur sporte të zhvilluara dhe rezultate të larta dhe në rang ndërkombëtar në këto disiplina, por sot një pjesë e madhe e tyre janë shkrirë, mungon tërësisht infrastruktura dhe klubet që dikur kishin një emër të mirë sot kanë mbetur vetëm emra në letër.

Programi për sportin nuk dihet në cfarë sirtari ka përfunduar dhe Ministria as me gojë nuk e përmend sportin. Në kaq kohë, ministrja Lindita Nikolla nuk është dëgjuar të flasë një herë për shumësportëshin në Shqipëri. Dhe s’ka c’farë të thotë, sepse shumësportëshi ka vdekur.

Sot kryeqyteti i vendit, Tirana, me 1 milion banorë, nuk ka një pistë atletike me standarde, madje s’ka pistë fare. Kryeqyteti nuk organizon dot një kampionat atletike sepse s’ka ku ta bëjë. Me prishjen e “Qemal Stafës”, u prish edhe pista dhe hapësirat e tjera që shërbenin për kërcimet në atletikë. Impianti i ri, “Arena Kombëtare e Tiranës”, është vetëm për futbollin dhe nuk ka planifikuar asgjë për atletikën.

Premtimet që u bënë nga qeveria dhe sidomos nga FSHF se do ta ndihmonin atletikën duke i ndërtuar një pistë me tartan dhe ambiente ndihmëse për hedhjen e diskut, cekicit, kërcimet së larti e së gjati etj, prapa “Sheratonit”, nuk u mbajtën dhe sot atletika jonë është në kushtet e mbijetesës. Ajo po vdes ngadalë dhe kot mburremi që kemi një kampion si Izmir Smajlaj, apo atletja kampione Luiza Gega, sepse numërohen me kokrra sportistët e licensuar.

Sa për sportin e gjimnastikës, kaq me traditë në të shkuarën, sot nuk kemi fare ekipe, një sport drejt zhdukjes. Mundjes i janë pakësuar fondet në vazhdimësi dhe ky sport me kaq traditë në Shqipëri lëngon fort, duke operuar në kushtet e mbijetesës falë punës së disa teknikëve të apasionuar. Peshëngritja ka qenë peng e njerëzve të Ilir Metës, kurse qitja dhe disa sporte të tjera që kërkojnë infrastrukturë specifike po shuhen ngadalë. Janë mbi 15 disiplina sportive që po shuhen në Shqipëri, sepse për to nuk ka as kushte e tani së fundmi nuk ka as sportistë.

Të rinjtë më parë e kanë mendjen të ikin nga Shqipëria sesa të ushtrojnë sport apo të ndërtojnë karrierë sportive. Në një vend ku nuk ofrohet siguri në asnjë fushë është e vështirë të ketë përparim. Këtu talentet shkojnë dëm sepse nuk u jepet mundësia, ndërsa shteti që duhet të jetë rregullator dhe investitori kryesor në infrastrukturë nuk e vë ujin në zjarr për këtë “zhburrnim” të sportit shqiptar.

Në këto kushte, është e udhës që ministres t’i kujtohej të “heqë syzet” e të shohë mjerimin ku ndodhet sot shumësportëshi në Shqipëri. Por kujt t’ia thuash?! Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ka mendjen te parukeritë e jo te hallet që shqetësojnë sot sportin.

Në institucionin e saj, fatkeqësisht, nuk ka një drejtori të mirëfilltë për sportin. Në zyrat e Nikollës flitet vetëm për ngjyrën e flokëve, pushimet në vendet ekzotike, emërimet e militantëve në arsim e në sport, suportin e UET-së së Henri Cilit dhe për dashnorët e dashnoret e ministrave e drejtorëve. /Pamsport.com

Mbi 15 disiplina sportive në Shqipëri po shuhen, ministrja e sportit rend pas parukerive Read More »

Gjyshi i la trashëgimi shtëpinë, pas disa vitesh nipi gjen thesarin e jetës në garazh

Një djale i ri amerikan, ka hapur garazhin e një shtëpie te vjeter qe ia kishte lënë gjyshi, e ka gjetur brenda saj, në mesin e sendeve të të gjitha llojeve, një Lamborghini Countach LP5000S të vitit 1981, një Ferrari 308 GTS të së njëjtës periudhë dhe një tjetër makinë me kolektor britanik nga vitet ’50, ndoshta një Singer Ninenty Roadster.

Por, makina me vlerën më të madhe në këtë mini-koleksion është vetëm Lamborghini Countach e LP5000S i vitit 1981.

Nëse kthehet në gjendje funksionale, pas disa riparimeve qe i nevojiten, LP500S mund të arrijë vlerën ndërmjet 400 dhe 500 mijë dollarë.

Gjyshi i la trashëgimi shtëpinë, pas disa vitesh nipi gjen thesarin e jetës në garazh Read More »