Aurora

“Ritvan s’të gjykoj dot, nuk ke faj…”

Nga Kristina Gjergji

Ritvan s’të gjykoj dot se ndoshta nëse do isha në atë vend mund të isha unë ajo viktimë e dorës tënde apo e fatit si ty. Ritvan nuk ke faj sepse në shqipëri ka pafund Ritvanë si ty që kapin vetëm c*cën e lopës e kurrë lapsin me dorë, që më shumë kanë shishe qumështi në stan e dhent në mal, bagëti në stallë e alkoool në fshat se sa vizion për jetën e ëndrra për të ardhmen.

Ritvan s’të vë faj kur di që ke ecur gjithmonë vetëm nëpër pyje të dendura, kodra e male dhe shtegje të thepisura ,kur ke kërkuar vetëm bagëtitë e humbura e jo dijen e papasur kurrë në jetë. Ritvan sërisht s’të fajësoj dot sepse dhe në atë të vetmin celular që mbaje në duar e të tregonte botën me sy VIPAT tanë me tekse e klipe këngësh të jepnin një mësim që suksesi është forcë, bukuria është armë, vrasja është burrëri, droga e alkooli janë mburrje e krenari pa kufi.

Nuk jam dakort të t’a marrin frymën as të të nxijnë sytë dhe pse jetën ia ke nxirë e mbyllur vetë vetëvetes me vrasjen e tetë jetëve, ndaljen e tetë zemrave që dhe po t’i numërosh duken shumë, lodhesh,ndal e jo më t’mos i shohësh kurrë me sy e t’ua ndihesh dhimbjen e mungesën gjithmonë në shpirt. Të mjerët ata që jetuan. Zoti i forcoftë.

Ne këtë botë jemi viktimë e vetës,fjalevë të rënda,urrejtjes,shoqërisë tallëse,plumbave dhe dorës së tjetrit mbi ne madje dhe vetë jetës por të gjithë ju jeni pakëz Ritvanë teksa nëpër komente e statuse nxirrni në pah të keqen e monstrën brenda jush madje lexoj dhe NËNA që shkruajnë imagjinata horrori ” ty duhet të të pushkatosh tani dhe të të ruajmë në frigorifer për dimër që kur të dalin arinjtë me sezone ose ujqërit të të kafshojnê copa copa që dhe kufomën tmos të t’a njohi njeri atë surrat si shejtan” apo “e kisha grirë si mishin me thikë” e me rrallë…

NËNA mos i rrisni fëmijet me dhunë “të rrafi xhaxhi,të hangri qeni, të mbyti gogoli, erdhi fantazma,të hongert dreqi shpirtin e jetën” ti mund t’ia dalësh që fëmija të të bindet se e trembe me fjalët që i the për një çast por mund të të shëndërrohet në një RITVAN vrasës të pashpirt e gjakftohtë gjithë jetën ….Dije se duke mbjellë dhunë e frikë mbi ta sot do korrni gjak e dhimbje nesër. Kujdesuni për fëmijët. Durimi është gjithçka me ta. Mos e humbisni.

“Ritvan s’të gjykoj dot, nuk ke faj…” Read More »

Mos blini më nga këto ushqime, të skaduara dhe plot sëmundje, po alarmohet i gjithë vendi!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.
Konkretisht, DRAKU Gjirokastër dhe Berat kanë zgjeruar më tej kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore të skaduara në zonat rurale të këtyre qarqeve.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në Memaliaj një subjekt me aktivitet “ minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndërsa në fshatin Duhanas të Beratit u konstatuan produktet: sallam, mish pule, salcice,etj me afat skadence të përfunduar. Ndaj dy subjekteve është marrë masë administrative me gjobë.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye AKU është në vazhdimësi të aksionit, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar një furgon i cili shpërndante 100 kg midhje pa kushte frigoriferike dhe pa asnjë dokumentacion shoqërues. Ndaj shtetasit Kristo Veizi u mor masë administrative gjobë si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.

Mos blini më nga këto ushqime, të skaduara dhe plot sëmundje, po alarmohet i gjithë vendi! Read More »

Dollia në Tiranë që futi në sherr Titon, Molotovin dhe Stalinin

Një lidhëse kushtore (në qoftë se) e shprehur nga një “çinovnik” [nëpunës] i vogël, paralajmëron çarjen e madhe përtej “perdes së hekurt”.
Të jesh punonjës legate në një vend të humbur të perandorisë komuniste në vitin 1948, si Shqipëria, dhe të “shkëlqesh” me një batutë në majat më të larta të regjimeve të fuqishme të Moskës dhe Beogradit.Kështu ka ndodhur me sekretarin e parë të misionit të BRSS në Shqipëri A. Gagarinov, bashkëbiseduesi i udhëheqësit të njohur komunist shqiptar Nako Spiru (1918-1947).
Pas vdekjes enigmatike të nënkryeministrit, ministrit të ekonomisë dhe drejtuesit të rinisë komuniste më 20 nëntor 1947, që u braktis nga nëpunësi i legatës sovjetike, në vend që të ndëshkohej, pas 4 muajsh, Gagarinov bëhet protagonist në një ceremoni rutinë festive për përvjetorin e ushtrisë së kuqe.

NË QOFTË SE…Në një pritje në Tiranë me rastin e 30-vjetorit të Ushtrisë Sovjetike, më 23 shkurt 1948, i ngarkuari me punë i BRSS në Shqipëri A. Gagarinov ngriti dolli “për shokun Titon, në qoftë se ai punon për fuqizimin dhe unitetin e bllokut demokratik”.

I dërguari jugosllav, që ishte i pranishëm, reagoi menjëherë, duke deklaruar se për “shëndetin e Titos mund të pihet, por pa kurrfarë aludimesh”. Ky incident bëhet publik në vitin 1953 nga V. Dedijer në librin biografik kushtuar Josip Broz Titos.

Por në Rusi janë deklasifikuar dokumente që hedhin dritë për përmasat e një sherri të madh për çështjen e titulluar “Dollia e Gagarinovit”. Kështu, “kumbullat që hëngri” numri 2 i misionit sovjetik në kryeqytetin shqiptar, “u mpiu dhëmbët” shefave të mëdhenj të regjimeve të Moskës dhe Beogradit, J. B. Titos (1892-1980), V. M. Molotovit (1890-1986, në atë kohë ministër i punëve të jashtme i BS, dita e varrimit të tij, më 12.11. 1986, u shpall nga Enver Hoxha ditë zie kombëtare) deri dhe J. V. Stalin (1879-1953).

Por incidenti inkuadrohet dhe në fërkimet e para mes Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, që pas pak muajsh do të zvetënoheshin deri në prishje përfundimtare të dy partive të mëdha komuniste.

INCIDENT”?

Josip Gjergjia rrëfeu për një “incident” diplomatik, që kishte ndodhur në misionin shqiptar në Beograd në pritjen e dhënë për nder të Enver Hoxhës, ku ishte ftuar dhe Titoja, i cili nuk erdhi për arsye sigurimi. Kështu kishte njoftuar, sipas Enver Hoxhës, Josip Gjergjia. Josip Gjergjia i tregon të dërguarit të BS në Tiranë: “U ngritën shumë dolli.

Më në fund, e mori fjalën Enver Hoxha. Ai tha se propozon të ngriheshin shëndete për të gjithë popujt përparimtarë, demokratikë, por “gjithashtu dhe për Francën. Ambasadori francez në Beograd, që ishte i pranishëm në këtë ceremoni, Zhan Pajar (Jean Payard), që i kishte ikur gjaku në fytyrë nga zemërimi, protestoi dhe gjoja, duke iu drejtuar Enver Hoxhës, e pyeti: “Përse ‘gjithashtu për Francën’?” Gjithë “incidenti”, sipas Gjergjias, u mbyll këtu. Enver Hoxha gjoja, pasi e pa që kishte folur pa takt, e ndreqi disi, pasi propozoi të të ngrihej dolli për traditat revolucionare të popullit francez”, raporton në Moskë D. Çuvahini.

Por diplomati i stërvitur sovjetik, me sa duket, nuk e beson Gjergjian përderisa ironizon me stilemën e thonjëzave “incidenti” apo me frazën “gjoja, duke iu drejtuar Enver Hoxhës”. Nuk mund të gjykohet sot se kush thotë të vërtetën Gjergjia apo Çuvahini, teksa ky i fundit ishte dhe një mik personal i Hoxhës.

PËRGJIGJE E HOLLË

Më 11 mars 1948, J. B. Tito priti A. Lavrentjevin (1904-1984, ambasador i BRSS në Jugosllavi në vitet 1946-1949) dhe shtroi para tij një numër problemesh për t’iu transmetuar zyrtarisht qeverisë sovjetike.

Bëhej fjalë për marrëveshjen tregtare mes BRSS-së dhe Jugosllavisë, për “dollinë e Gagarinovit” dhe për ngritjen e flotës luftarake-detare në Jugosllavi. Lidhur me problemet e paraqitura nga J. B. Titoja, V. Molotovi ngarkoi A. Lavrentjevin t’i transmetonte më 13 mars udhëheqësit jugosllav sqarimet e palës sovjetike.

Një javë më pas, më 18 mars 1948, J. B. Tito i dërgon Molotovit një letër sekrete lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me BRSS, vendosjen e raporteve të kursit të dinarit dhe rublës dhe furnizimet ushtarake të BRSS në Jugosllavi. Dhe si pikë të parë trajton çështjen e “Dollisë së Gagarinovit”! Mareshali shkruan: “Pasi u verifikuan faktet, që kanë të bëjnë me telegramin tuaj, mund të jepet kjo përgjigje: 1.

Lidhur me deklaratën e Gagarinovit qeveria [jugosllave] ka parasysh shpjegimin e shtjelluar në telegramin Tuaj, dhe vë në dukje se, për sa u përket përfaqësuesve jugosllavë, prej të cilëve qeveria mori informacionin, – nuk mund të bëhet fjalë për shpifje”. Është një përgjigje të hollë e Titos ndaj aludimit të  Molotovit se “dollia e Gagarinovit në Shqipëri është keqkuptim ose shpifje”. Letra e Titos i është dorëzuar Molotovit, më 24 mars 1948, nga ambasadori jugosllav V. Popoviç (1914-1972).

ROLI I BUDALLAIT

Por këtë vërejtje elegante të Beogradit nuk e kanë kuptuar, apo kanë bërë rolin e budallait eprori i drejtpërdrejtë i Gagarinovit, ministri i Jashtëm Molotov, dhe Stalini.

Është interesante se më 27 mars 1948 në një letër drejtuar “Shokut Tito dhe anëtarëve të tjerë të KQ të Partisë Komuniste të Jugosllavisë”, emri i Molotovit qëndron përpara atij të Stalinit dhe se letra bëhet me porosi të komitetit qendror të Partisë Komuniste Pan-Ruse bolshevike.

Dy figurat qendrore të Kremlinit shkruajnë: “Letrat tuaja të përgjigjes së 18 dhe 20 marsit u morën. Përgjigjen tuaj e konsiderojmë të gabuar dhe për pasojë krejtësisht të pakënaqshme. 1.

Çështja Gagarinov mund të konsiderohet e rrëzuar, përderisa ju hoqët dorë nga akuzat lidhur me Gagarinovin, ndonëse ne vazhdojmë të mendojmë se këtu është shpifur ndaj Gagarinovit”. Sikurse u citua më sipër, Titoja më 18 mars bën të qartë se “për sa u përket përfaqësuesve jugosllavë, prej të cilëve qeveria mori informacionin, – nuk mund të bëhet fjalë për shpifje”./njekomb

Dollia në Tiranë që futi në sherr Titon, Molotovin dhe Stalinin Read More »

Vlonjati Lytfi Pasha që u bë Vezir i Madh dhe u martua me sulltaneshën, por përfundoi mes katër rrugëve

Perandoria Osmane ka qenë një nga perandoritë më të mëdha dhe të fuqishme në rang botëror, e cila ka pasur një territor shumë të gjerë.

Rrjedhimisht edhe vezirët e saj do të ishin të shumtë, por disa nga burrat që vlerësoheshin vërtetë për zgjuarsinë, forcën dhe trimërinë ishin shqiptarët, ndaj edhe i hasim pothuajse gjithmonë në historinë e Perandorisë.

Një nga ata burra që ka bërë diferencën ka qenë edhe Lytfi Pasha. Sipas historianëve  Lytfi nuk ka qenë emri i tij i vërtetë, po një emër i dhënë ndërsa titullin e kishte Pasha, ajo që duhet thënë është se ende nuk mund të hasim emrin e vërtetë të tij të dhënë nga familja.

Lytfi Pasha, ose Damat Çelebi Lytfi Pasha, ka lindur në 1488 dhe ka vdekur në 27 mars të 1564. Lytfiu ka qenë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane kur kjo e fundit ka qenë nën sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm në vitet 1539 deri në 1541.

 Lytfiu ka qenë me origjinë shqiptare, përkatësisht nga Vlora, por me një vlerësim shumë të madh nga Porta e Lartë për gjithë aktivitetin e tij. Si gjithë të rinjtë devshirme, ai u fut në pallatin e Bajazitit të II, nga ku edhe mori edukimin e duhur për Shkencat Islame.

Detyra e tij e parë jashtë pallatit ka qenë si Sanxhkbej i Kastamunit, gjë që i hapi rrugën për tu bërë edhe Bejlerbej i Karamanit. Vetë Lytfi Pasha ka dhënë detaje rreth jetës së tij në një prezantim që ka bërë për veten tek “Emri Asaf”.

Gjithsesi ai nuk jep të dhëna rreth detyrave të tij të ngarkuar nga Sulltanën, por rrëfen të gjitha detajet e jetës së tij para se të hynte në Pallatin e Bajazitit të II.

Ai gjithashtu mund të ketë shërbyer si saxhakbej i parë në Aydin dhe pastaj në Janinë, pasi Feridun Beu përmend një Lytfi Bej, i cili ka shërbyer në rrethimin e Rodosit në 1522 si Saxhakbej në Aydin (Feridun Bej, Muses al-Selatini, Stamboll në 1857) dhe një Lytfi Bej që shërbeu në rrethimin e Vienës në 1529 si sanjakbey i Yanias.

Këto fare mirë mund të jenë referencë për Lytfi pashën, i cili në të ardhmen do të merrte edhe postin e Vezirit të Madh, pasi që ky i fundit deklaroi se ka marrë pjesë në të dyja këto fushata.

Në librin e tij ai vuri theksin në pyetjen nëse sulltanët osmanë që ishin jo-arabë mund të merrnin titullin e kalifit apo jo. Gjë që do ta ndihmonte atë që fama t’i përhapej edhe më shumë dhe të njihej si një udhëheqës i drejtë dhe i mirë dhe kjo gjë iu shpërblye.  

Në 1534 -1535 ai është bërë veziri i  tretë i Perandorisë së madhe Osmane. Në këtë kohë ai i ka shërbyer edhe Selimit të I, në luftërat kundër Safaëids në Anadollin Lindor dhe kundër Memelukës në Siri dhe Egjipt.

Nën sundimin e Sulejmanit të I, ai mori pjesë edhe në fushatat e organizuara në Beograd në 1521 dhe në Rhodes në 1522-shin.

Ai u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane në 1539-ën, pas vdekjes së Ajaz Muhamed Pashës (i cili e mbajti këtë post përreth tre vite, pushtet të cilin e kishte marrë pas ekzekutimit të Ibrahim Pashës).

Por gjërat nuk do të shkonin siç duhej për Pashain e Madh pasi në 1541 ka kryer një akt që e kushtëzoi për gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Lytfi Pasha pas një zënke të tmerrshme me gruan e tij ka përfunduar duke e rrahur Sulltaneshën Sah-i Huban, njëkohësisht edhe motra e Sulejmanit.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi për shkak se Sulltanesha u ankua për dënimin tepër të ashpër të pashës për një grua që kishte shkelur kurorën, pra kishte tradhtuar.

Sulltanesha u divorcua nga Lyfti Pasha me lejen e Sulejmanit, ku ky i fundit edhe e rrëzon Lytfi Pashën nga froni i Vezirit për ta zëvendësuar me Hadim Sulejman Pashën. Këtu mbaron edhe jeta akademike e Vezirit të Madh vlonjat.

Anisa Demiraj/konica.al

Vlonjati Lytfi Pasha që u bë Vezir i Madh dhe u martua me sulltaneshën, por përfundoi mes katër rrugëve Read More »

Letra drejtuar mësuesit të djalit. Presidenti i madh rrëfen edukimin e vërtetë të njeriut…

Letra e Abraham Lincoln shkruar në vitin 1830 drejtuar mësuesit të djalit!

Mësues i nderuar,

Djali im sot e fillon shkollën. Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi.

Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo. Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.

Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme. Mësojeni t’i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara. Mundohuni ti mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën. Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Me respekt,

Letra drejtuar mësuesit të djalit. Presidenti i madh rrëfen edukimin e vërtetë të njeriut… Read More »

Fati i Shqipërisë në duart e politikanëve maskarenj që…

Ata mund të kishin zgjedhur pasuritë e ofruara, ofiqet joshëse, pronat e pushtetin e pafundëm, por ndryshe nga të sotmit, zgjodhën një rrugë tjetër, rrugën që i jepte shpirt një shteti të lirë shqiptar.

Për këtë mision që ata e konsideronin të shenjtë shkrinë çfarë kishin, pasuri, karriera, u vranë, u masakruan, u dogjën shtëpitë, u therën familjet, e ata sërish nuk u ndalën.

Janë të pafund ata patriotë, rilindës, luftëtarë qoftë edhe fare të thjeshtë që dhanë frymën për këtë komb, që dhanë sekush ç’të mundte e që sot shpesh nuk u përmendet as emri.

Sa ujëra kanë rrjedhur që atëherë…

Ku do të ishim sot nëse Gjergj Kastrioti i madh do të mbante postin e lartë që gëzonte në Perandorinë Osmane pa e kthyer kokën pas nga Arbëria e tij, e po kështu Ismail Qemali, Frashërllinjtë, Pashko Vasa apo Hasan Prishtina?

Çfarë do të kish ndodhur nëse Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Pandeli Sotiri, Papa Llambro Ballamaçi, At Stath Melani e të tjerë nuk do t’u mësonin shqipen deri në flijim fëmijëve të vegjël.

Sa të ndryshme do të ishin gjërat nëse Dom Nikollë Kaçorri, Fishta, Noli, Gurakuqi, Jani Vreto, Bajram Curri, Mehmet Pashë Dërralla, Ndre Mjeda , Qiriazët, Çerciz e Bajo Topulli, Murat e Abdi Toptani, e shumë të tjerë do të kishin zgjedhur të ndiqnin interesat e tyre?

E pra të gjithë patën oferta, të gjithë u tentua të bliheshin, por asnjë prej tyre nuk pranoi. Sigurisht ka patur edhe tradhtarë, por a mund të krahasohet numri i tyre me të sotmit ?!

A mund të themi që po i nderojmë vërtetë këta burra? Kurrsesi jo! Sepse nuk mjaftojnë radhët për t’i respektuar, as fotografitë e hedhura, e vargjet që me kaq shumë dëshirë i theksojnë politikanët e sotëm.

Ato janë shumë pak në krahasim më historinë e tyre, me gjëmën që në fakt po ndodh jashtë dritares së gjithsecilit prej nesh.

Në Libohovë, shtëpia e Avni Rustemit është kthyer në rrënojë, e po kështu në Salari ajo e Selam Musait, Luigjit ia zhdukën fare në Shkodër, ndërsa Fishtës i dergjet si një objekt pa vlerë në fshatin me të njëjtin emër.

Papa Kriston e kemi harruar në Greqi pa vendprehje, Prek Calit ia shkatërruam fare shtëpinë, Migjenit i hoqëm edhe pllakatën në vendin ku banonte dikur, ndërsa Shote Galicën e kemi lënë mënjanë në një kryqëzim të pluhurosur në Fushë Krujë…

Pashko Vasa dergjet mes plehrave jo larg Shkodrës, Petro Dhimitrin apo njeriun që la pas fotografitë e Pavarësisë, thuajse nuk e njohim, shtëpia e Spiridon Ilos po humb në Korçë e po kështu e Dhimtër Zografit….

E sa e sa të tjerëve që kanë humbur pa nam e nishan, e që ne nuk u dhamë as një përkujtim të denjë, e jo më diçka më shumë.

E gjithë kjo nuk është e rastësishme, nuk mundet të jetë. Politika e sotme kërkon të përdorë sa herë ka interes historinë e tyre, por jo modelin që ata në fakt përfaqësojnë.

Modeli i tyre është vetëm ai i interesit kundrejt vendit, krijimit dhe zhvillimit të tij, ruajtjes së identitetit, përparimit, emancipimit dhe zhvillimit ekonomik e social, për këtë të gjithë ata dhanë jetën pa ditur çdo të vinte më pas.

Politika e sotme në masë tallet e ngërdheshet me ideale të tilla, të cilat konsiderohen të vjetruara, patetike, të dala boje, për të mos thënë qesharake.

A mundet të gjesh sot një politikan që do të shkrinte pasurinë për shqiptarët? Qoftë edhe një pjesëz të vogël nga ato dengje të pafundme që disa kanë mbledhur…

Sigurisht që jo sepse politika është kthyer për shumicën në mjet përfitimi që s’ka asnjë lidhje me dëshirën e vërtetë për të zhvilluar vendin e për ti dhënë frymëmarrje të gjithë pasurive që ai ka.

Kjo është e vërteta që këlthet e që çdokush prej nesh e ka provuar mbi shpinën e tij.

Ndaj nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, këta patriotë, rilindës, figura të mëdha të kombit sepse në fakt ata risjellin në vëmendje një periudhë tërësisht të ndryshme, një kohë kur mbi të gjitha qëndronte kombi, ndryshe nga sot, kur i njëjti komb shikohet për ta rrjepur./standard

Fati i Shqipërisë në duart e politikanëve maskarenj që… Read More »

Zjarr në kodrat e Sharrës, një sipërfaqe me ullishte përfshihet nga flakët

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Shërrë këtu në kryeqytet.

Raportohet se zjarri ka rënë shumë pranë disa banesave të fshatit.

Zjarri ka përfshirë një zonë me ullishte dhe bëhet e ditur se 1000 m2 është dëmtuar.

Forcat zjarrfikëse të Tiranës janë nisur drejt vatrës se zjarrit për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri./faxweb

Zjarr në kodrat e Sharrës, një sipërfaqe me ullishte përfshihet nga flakët Read More »

Banorët ‘kërcënojnë’ me grevë urie. Nëse nuk merren masa ne…

Banorët kanë treguar për mediat se duan të shkojnë te pronat e tyre dhe se plazhi është publik.

“Plazhi publik u përket të gjithëve. Duam që të na hapet rruga. Nga nesër, nëse nuk merren masa nga pushteti qendror dhe ai lokal ne do të hyjmë në grevë urie. Nivica do vazhdojë qëndresën”, u shpreh një banor i zonës për mediat, ndërsa kanë vendosur edhe parulla me mesazhe të drejtpërdrejta për kryeministrin si më poshtë:


standard

Banorët ‘kërcënojnë’ me grevë urie. Nëse nuk merren masa ne… Read More »