Aurora

Ja cilët janë profesionet më të kërkuara në treg… do të mbesni pa fjalë…

Tregu i punës ndryshon çdo vit, prandaj tani profesionet më të kërkuara janë operatorët për call center dhe operatorët për rrobaqepësi. Më pas vijnë kamerierët, këpucarët dhe teknikët e ndërtimit. Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë.

Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznesë në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme.

Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila ësht` e është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë. Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.

Kërksa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi europian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona.

Nga ana tjetër shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm. instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.

20 profesionet me të kërkuara në Shqipëri 1 Operator për call center2 Operatotë për makinë qepesë3 Kamarierë dhe baristë4 Këpucar (fabrike)
5 Teknikë ndërtimi6 Teknikë minierash7 Shoferë
8 Pastrues dhe ndihmës shtëpie9 Shites10 Punonjës sigurie11 Hekurkthyes dhe punonjës metalesh12 Inxhinier teknik13 Ekspert iT14 Operatorë për makina ushqimore15 Agjentë shitjesh16 Llogartitare dhe ekonomiste17 Inxhinier18 Mekanik19 Kuzhinier20 Punonjes te drurit per mobileri/korrieri

Ja cilët janë profesionet më të kërkuara në treg… do të mbesni pa fjalë… Read More »

Raporti i fshehtë i CIA-s: Mehmet Shehu agjent i…është pesë kokë mbi të tjerët, por Enveri…

Ndonëse Shqipëria ishte një vendi i izoluar për shumë vite pas Luftës së Dytë Botërore, kjo nuk do të thotë se shërbimet e fshehta amerikane nuk kishin informacion se çfarë po ndodhte. CIA dhe Agjencia Qendrore e Informacionit të SHBA-ve, ka pasur vazhdimisht në qendër të vëmendjes zhvillimet e brendshme për kreun e partisë dhe të shtetit komunist, duke qëmtuar informacione të rregullta për ecurinë e tyre. Ajo, madje, interesohej për shëndetin e tyre, familjet, miqësitë, për karakterin, aftësitë, veset, lidhjet shoqërore, të shkuarën, manitë etj.

Burimet e informacionit kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga emigrantët politikë, agjentët e fshehtë brenda vendit, agjentët e dërguar nga jashtë, vizitorët që ktheheshin nga Shqipëria, gazetarët, shtypin shqiptar dhe të huaj, diplomatët, shërbimet e huaja, sidomos ato jugosllave, greke dhe italiane. Në ciklin që po publikojmë veçohen raportet për mënyrën si CIA vëzhgonte rivalitetin ndërmjet Hoxhës, shefit të Partisë dhe Shehut, kreut të Ekzekutivit shqiptar, që vinte në këtë post nga detyra e ministrit të Brendshëm…

BEQIR SKRELI

Atë që e shikonin të gjithë nga jashtë, shqiptarët nuk e dalluan kurrë! Lufta për popullaritet midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut e ka shoqëruar deri në fund bashkekzistencën e tyre në krye të regjimit komunist në Shqipëri. Ka qenë kjo një nga aspektet më të rëndësishme të luftës për pushtet.

Jo rastësisht, shërbimet inteligjente amerikane, por jo vetëm, e kanë pasur në qendër të vëmendjes këtë çudi shqiptare. Dokumenti i CIA-s, i datës 15 tetor 1951, me titull “Lufta për popullaritet midis Hoxhës dhe Shehut”, bazuar në një “burim me kualifikim të shkëlqyer” thotë: “Sipas një burimi të besueshëm, Enver Hoxha, kreu komunist i Shqipërisë, është përfshirë në një “luftë të ashpër për popullaritet me të preferuarin e ri të Rusisë, gjeneral Mehmet Shehun”.

Arsyeja për këtë luftë, e cila po ndiqet me shumë vëmendje, është unike për një vend satelit të sovjetikëve. Hoxha, themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, bëri emër si udhëheqës i rezistencës gjatë luftës. Ashtu si edhe Titua, ai ka shumë shokë lufte. Për ambicien e tij personale dhe për të forcuar qeverinë, mbas prishjes së Jugosllavisë me Informbyronë, Hoxha filloi të popullarizonte veten si një Skënderbe i ri, heroi kombëtar shqiptar që mbrojti vendin nga turqit 500 vjet më parë.

Si pasojë e kësaj fushate të suksesshme, gjithmonë e më shumë komunizmi shqiptar po personifikohet më një njeri-Hoxhën. Ndërkohë, Rusia e shikon me dyshim popullaritetin në rritje të Hoxhës sepse në vendet satelite ajo dëshiron ta shpërndajë pushtetin midis shumë udhëheqësve komunistë, të cilët të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Megjithëse Hoxha e spastroi pa mëshirë partinë nga elementët titistë, autoriteti i tij në popull, i ngjashëm me të Titos, është objekt dyshimi për rusët.

Veç kësaj, bashkëpunimi i ngushtë i Hoxhës me jugosllavët gjatë dhe pas luftës, ka shumë të ngjarë të përdoret kundër tij prej rusëve kur ata duan të ngrenë të preferuarin e tyre-Shehun. (Gjatë luftës, dy divizione partizane shqiptare nxorën nga rrethimi forcat e Titos. Pas luftës, hegjemonia jugosllave mbi Shqipërinë ishte fakt i njohur. Ajo dukej në shumë shoqëri zhvillimi të përbashkëta jugosllavo-shqiptare, ekspertët jugosllavë që punonin në Shqipëri dhe më në fund propozimi i Titos për të pasur një monedhë të vetme, dinarin jugosllav). Gjeneral Shehu nuk mbart një barrë të tillë politike nga e kaluara, megjithëse ka mbajtur shumë poste në qeverinë e Hoxhës.

Më pak inteligjent dhe i shkolluar se Hoxha, Shehu mbështetet hapur nga ambasada sovjetike në Tiranë, e cila gjithmonë e më shumë po e konsideron atë si njeri të besuar veçanërisht në çështjet ushtarake. Kjo luftë e brendshme midis Hoxhës dhe Shehut është mbajtur me zgjuarsi fshehur nga populli, i cili s’di gjë fare për të. Në takimin CIA-UDB, 16-17 shkurt 1953, u tha se ambasadori rus Chuvakhin, para eliminimit të Koçi Xoxes, kishte detyruar Enverin të pranonte Mehmet Shehun në Komitetin Qendror, nga i cili qe përjashtuar me iniciativën e Koçit.

Si shprehje të kësaj lufte për popullaritet në një dokument të CIA-s të 22 dhjetorit 1949 citohet nga “Neë York Herald Tribune” se, “sipas raporteve prej qarqeve komuniste në Tiranë, në muret e zyrave shtetërore po vendosen fotografitë e Gjeneral Shehut, kurse nga disa ndërtesa janë hequr fotografitë e Gjeneral Hoxhës”. Të bën përshtypje popullarizimi i emrit të Mehmet Shehut prej gazetarit të “Neë York Times”, Cyrus L. Sulzberger, të njohur për lidhjet e tij me shërbimet e fshehta.

Më 19 dhjetor 1944, kur rangu i Mehmet Shehut ishte më i ulët nga ai i shumë udhëheqësve të tjerë, Sulzberger e quan atë që po ndodhte në Shqipëri “Lëvizje të udhëhequr nga Kryeministri Hoxha dhe Mehmet Shehu”. Pesha që ai i atribuon këtu Mehmet Shehut duket pak e çuditshme po të kujtojmë se në një artikull mbi Shqipërinë, të botuar më 21 korrik 1944, Sulzberger përmend të gjithë krerët shqiptarë të luftës, nga të gjitha krahët e spektrit politik, por jo Mehmet Shehun.

Kur u bë Mehmet Shehu për 4 muaj “Numri 2” kur ishin akoma shumë të fuqishëm, Koçi Xoxja, Nako Spirua, Sejfulla Malëshova etj? Ngritja e Mehmetit në këtë rang në këtë periudhë, duket më tepër dëshirë e Sulzbergerit për ta popullarizuar figurën e Mehmetit sesa pasqyron realitetin e kohës. Më vonë, më 19 janar 1950, ai e cilësonte Mehmet Shehun si “njeriu i fortë i vendit të vogël ballkanik, i shkolluar në Moskë, shefi i Sigurimit të shtetit dhe ndoshta personi më i fuqishëm në vend pa përjashtuar madje as Kryeministrin Enver Hoxha”.

Më 27 mars të po atij viti, ai e quan Mehmetin “Agjenti shqiptar më i besuar i Bashkimit Sovjetik”, “Zoti Shehu është pa dyshim udhëheqësi shqiptar më i besuar”, kurse “Vetë zoti Hoxha nuk është i sigurt për të ardhmen e tij”. Mehmet Shehu, me gjithë përpjekjet e tij dhe përkrahjen e të tjerëve për ta fituar luftën për popullaritet me Enver Hoxhën, e kishte të pamundur.

Në dokumentin e CIAs datë 28 dhjetor 1962, një bashkëpunëtor që i njihte mirë të dy shkruan: “Zakonisht e sidomos këtu në Greqi, (me sa kam kuptuar) mendohet se frenat e situatës në Shqipëri i ka më tepër Mehmet Shehu. Nuk jam i këtij mendimi. Mendoj se frenat e Shqipërisë, edhe në momentet më kritike për të, (1948), i ka pasur Enveri. Opinioni im është ky: Mehmeti është bashkëpunëtori i tij më i ngushtë; dora e djathtë e tij. Diktatori i vërtetë ka qenë dhe mbetet Enveri. Në rast se Mehmet Shehu është pesë kokë përmbi udhëheqësit e tjerë të partisë, nuk pushon, prapë se prapë, të jetë një kokë më poshtë sesa Enveri. Enveri ka qëndruar kurdoherë gjashtë kokë përmbi të tjerët. Tek–tuk, në shtypin e lirë, figuron mendimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter më tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri. Nuk pajtohem as me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim, Mehmeti është më i egër; temperamenti i tij është më i spikatur. Merita të domosdoshme këto për një udhëheqës në një regjim totalitar. Mirëpo këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka kurdoherë nevojë për ndokënd që ta përmbajë. Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet shumë nga pasionet e tij personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më tepër politik, më tepër diplomat, më realist. E tërë jeta e tij tregon se sekretari i parë i sotëm i K.Q. është udhëhequr nga parimi “mat shtatë erë e prit një herë”.

Ndryshe nga Mehmeti që është sanguin, Enveri di të shtrijë këmbët sa është krevati. Nuk i mungon pastaj, as guximi, as pulsi. Enveri nuk ka guximin e një ushtaraku kapadai (siç është Mehmeti), por atë të një diplomati të talentuar që di të bëjë lëshime kur ato janë të domosdoshme dhe të paevitueshme. Ndryshe nga Mehmeti që është ekstremist intransigjent Enveri ka turua (common sense). Pa dyshim, Enveri është njeri shumë i respektuar në parti. Ai është udhëheqës i padiskutueshëm në Shqipëri”. Në një dokument të CIA-s, që mban datën 31 korrik 1956, citohet një burim, i cili ngre lart aftësitë oratorike të Enverit. “Enver Hoxha është i aftë të mbajë fjalime publike me efekt të konsiderueshëm, madje duke i bërë disa edhe të derdhin lot”.

Kush ishte Cyrus L. Sulzberger

Cyrus L. Sulzberger, ishte nipi i pronarit të Neë York Times. Falë inteligjencës dhe kulturës së tij, përpos lidhjeve të shumta me qarqet e larta dhe shërbimet e fshehta, për gati 40 vjet, ka pasur një rol shumë të veçantë si gazetar, mesazher, por edhe si këshilltar. Ndoshta do të ishte e padrejtë mos të përmendim faktin që ishte dhëndër grek dhe i dashuruar me jugosllavët, çfarë ndikonte që mos t’i kishte shumë për zemër shqiptarët.

Ai njihet në Shqipëri për reagimin e ashpër që ka patur Enver Hoxha kundër tij. Sakaq, me rrëzimin e komunizmit Cyrus L. Sulzberger vizitoi për herë të parë Tiranën dhe zhvilloi një bisedë diskrete me Ramiz Alinë, asokohe president I republikës dhe figura numur Një e Partisë në pushtet./korrieri

Raporti i fshehtë i CIA-s: Mehmet Shehu agjent i…është pesë kokë mbi të tjerët, por Enveri… Read More »

Homoseksualiteti është një sëmundje, mund ta shëroj”, nis hetim për mjekun france

Homoseksualiteti është një sëmundje që mund ta shëroj. Nuk e kuptoj se ku qëndron problemi.” Këtë deklaron një mjek francez që punon në Zvicër që tashmë do të jetë nën hetim.

Ministri Rajonal i Shëndetësisë, Mauro Poggia, ka kërkuar të hapen hetime ndaj doktorit, Dr. Jean-Yves Henry. “Për të, duket se homoseksualiteti është një sëmundje për të kuruar. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi”, është shprehur Poggia.

Vendimi ka ardhur pasi rrjetet sociale u vërshuan me komente pasi doktori kishte shkruar një artikull në vitin 2009, ku ai flet për homoseksualitetin si një simptomë të veçantë, por jo një patologji.

Por, ai nuk është penduar, madje, e thotë edhe për RTS. “Homoseksualiteti është një simptomë si çdo tjetër, sikur kur keni kokëdhimbje ose ethe. Unë nuk e kuptoj se ku qëndron problemi”, shprehet doktori, i cili me terapi trajton vajzat dhe djemtë.

Komisioni i Gjenevës është ngarkuar me ekzaminimin, nëse mendimet e shprehura nga Henry janë të pavarura nga aktiviteti i tij mjekësor dhe nëse ai ka rrezikuar pacientët e tij ose ka praktikuar mjekësi ilegale, sipas Poggias.

Homoseksualiteti është një sëmundje, mund ta shëroj”, nis hetim për mjekun france Read More »

Para e madhe po u vjen nga qielli/ Ja cilat janë shenjat fatlume për ditën e nesërme

Dashi-Do luani shumë me ndjenjat e atij që keni në krah sot dhe kjo pa e kuptuar se më shumë dëm do i bëni vetes suaj. Durimi i tij e ka një kufi dhe vendimet që ai mund të marrë do jenë të dhimbshme. Beqarët do kenë disa takime interesante, por do jenë të pavendosur. Në planin financiar prisni derisa të ardhurat të stabilizohen para se të kryeni investime.

Demi-Ndikimi i yjeve do jetë më pozitiv sesa ju mendonit për jetën në çift. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en dhe nuk do hidhni asnjë hap pa u këshilluar më parë të dy. Beqarët do i japin shumë rëndësi miqësisë sot dhe nuk do e kenë mendjen të kërkojnë dikë. Financat do jenë të mira.

Binjakët-Lidhja juaj në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Të dy do toleroni më tepër se më parë dhe do i zgjidhni me qetësi problemet që mund t’iu dalin. Beqarët do kenë shume sukses në dashuri. Në planin financiar duhet të tregoheni akoma më realistë dhe të mos shpenzoni pa u menduar.

Gaforrja-Jeta sentimentale e çifteve do ketë goxha përmirësime gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj dhe do keni mundësi të flisni hapur me të. Beqarët do pëlqejnë së tepërmi të afërmin e një mikut të tyre të ngushtë. Mos kini turp ta shprehni me fjalë atë që do ndjeni. Planetët do iu ndihmojnë në planin financiar.

Luani-Ditë konfliktuale kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do tregohet shumë i/e rreptë dhe ju nga ana tjetër nuk do duroni dot asnjë kritikë të tij. Kujdes sepse në disa momente situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët do njohin një person interesant gjatë një mbledhjeje pune. Problemet financiare më në fund do zgjidhen dhe do jeni të qetë.

Virgjëresha-Pasi keni shpenzuar shumë kohë dhe mund për të vendosur harmoninë në jetën tuaj në çift, sot do merrni shpërblimin e merituar. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Beqarët do dëshirojnë të jetojnë vetëm dhe nuk do kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ashtu si duhet, kujdes me shpenzimet.

Peshorja-Marrëdhënia me partnerin/en do bazohet tek mirëqenia dhe mirëkuptimi gjatë kësaj dite. Do dini të tregoheni të duruar dhe ta kuptoni për gjithçka atë që keni në krah. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri, kështu që duhet ende të presin. Konfigurimi i yjeve do jetë i përshtatshëm për sektorin e financave, do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Akrepi-Duhet ta toleroni më tepër atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe jo të tregoheni kokëfortë për gjithçka. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do vazhdoje rrugën e duhur. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë personin e përshtatshëm, pasi ata që kanë takuar nuk ua mbushin shumë mendjen. Nëse kryeni shpenzime marramendëse financat nuk do jenë të mirë.

Shigjetari-Ndikimi i Venusit në jetën sentimentale të çifteve do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ai nuk do iu lejojë të joshni dikë tjetër që nuk është partneri/ja dhe do iu nxitë të tregoheni besnikë. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një histori të bukur dashurie. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Bricjapi-Kujdes mos e tradhtoni atë që keni në krah gjatë kësaj dite sepse do shkatërroni gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Të shembësh gjithçka është e thjeshtë, por të rindërtosh është dyfish e vështirë. Beqarët do kenë veçse dashuri platonike, asgjë më tepër sesa kaq. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

Ujori-Edhe nëse kohët e fundit keni kaluar disa vështirësi në jetën tuaj në çift, atmosfera sot nuk do jetë e ftohtë. Përkundrazi do flisni hapur me partnerin/en dhe do zgjidhni çdo problem. Beqarët do kalojnë një ditë romantike dhe të mbushur me takime entuziazmuese. Në planin financiar duhet të hiqni disa para mënjanë që të siguroni të ardhmen.

Peshqit-Do e ndani këtë ditë ndërmjet partnerit/es dhe familjarëve tuaj të dashur. Ai që keni në krah do tregohet i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet me ju. Nëse jeni beqarë, do luani rolin e personit joshës dhe sensualë. Të shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu bëjnë për vete. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet.

Para e madhe po u vjen nga qielli/ Ja cilat janë shenjat fatlume për ditën e nesërme Read More »

Erion Braçe degjeneron Armando Duken: Mund t’u tallë, por dhe mund t’u…

Deputeti socialist Erion Brace, njihet si tifoz i skuadrës së Patrtizanit dhe gjithmonë është i ndjeshëm për çështjet e futbollit, e sidomos kur bëhet fjalë për skuadrën e zemrës.

Braça ka publikuar një status në rrjetet sociale kundër Armando Dukës, kreut të FSHF-së, duke u shprehur se futbolli i Dukës mund tu tallë e mund tu vrasë.

Nisur nga ndeshja e luajtur dje mes Skënderbeut dhe Partizanit, Braçe e quan të padrejtë dhe të mërzitshme.

Reagimi i plotë i Braçes:

RRIJINI LARG KETIJ FUTBOLLI, ESHTE FUTBOLLI I ARMANDO DUKES, MUND TU TALLE POR EDHE MUND TU VRASE! ESHTE PARACAKTUAR EDHE NJE HERE GJITHCKA DHE KJO NDJELL DHUNEN!

Dua te them qe ne krye te heres dy gjera; E para, ndeshja e djeshme mes Skenderbeut dhe Partizanit ishte e dobet, e merzitshme, thuajse pa futboll! E dyta, dhuna ne te ishte e neveritshme, e papranueshme, per mua e qellimte.

Por kjo nuk me pengon te them sa vijon; NUK KA GARE EDHE NJE HERE, ESHTE PARAVENDOSUR SERISH!

Ajo qe nje miku im tha dje ne menyre naive-Futbolli ne Shqiperi eshte nje loje qe e luajne 10 ekipe por ne fund fiton Skenderbeu, eshte e vertete! Jo nga merita sportive-sic ne te pakten 7 here sepse keshtu PARAVENDOSET!

Shiheni videon;
Eshte nje rast ne minuten e 7 duke kapur te 8-ten ne ndeshjen e djeshme. ESHTE PENALLTI E PASTER,
MOHUAR PARTIZANIT, KUR NUMRI 9-te I SKENDERBEUT PRET DY FUTBOLLISTE TE PARTIZANIT MU BRENDA ZONES-PROGNIN DHE HILEN; ARBITRI ESHTE 2 METER LARG!
(Kjo nuk e justifikon kurrsesi Pattizanin dhe lojen e tij te merzitshme dje, pervec 20 minutave)

Por nuk eshte kjo e reja, e vjeter shume kjo.
E reja ka te bej me faktin qe shumica derrmuese nuk e pa rastin; Regjia e SUPERSPORT e zhduku rastin, nuk e perseriti fill pasi ndodhi, e zhduku nga emisioni qe pasoi, e zhduku nga permbledhja e ndeshjes, e zhduku dhe nga highlights-et qe ju shperndane medias!

Asnje media nuk e rregjistroi rastin; Dje, per here te pare ne histori, asnje kamera tjeter nuk u la te futej ne stadiumin e Korces! ARMANDO DUKA ne FSHF ka zhvilluar nje tender nebte zeze per te drejten televizive, ka nxjerre fitues SUPERSPORT dhe per kete shkak, ne stadiume do jene vec kamerat e SUPERSPORT, asnje kamera tjeter!

Domethene, ARMANDO DUKA ka vendosur qe, ne te shohim ne ekran vetem cfare ai vendos qe ne te shohim, sic beri dje duke na detyruar qe ne te shohim ate qe ai kishte vendosur; Ndeshjen e tij, ate pa penalltine e mohuar qartazi Partizanit! I pame te gjitha, perfshire si Gega e Shehi kapnin topat, vetem kete rast nuk e pame. Ndeshja u vendos nga nje tjeter penallti, nderkohe qe Partizanit ju mohua nje penallti po aq sa ajo qe ju dha Skenderbeut!

Erion Braçe degjeneron Armando Duken: Mund t’u tallë, por dhe mund t’u… Read More »

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë…

Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi. Por kush është berberi në fjalë? Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç.

I njohur ndryshe si berber Sandri, ai merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të.

I pyetur nga gazetarja e ABC News se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël.

I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi i lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.

17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë… Read More »

“Princi i Vogël ” zbriti ne Fontanën e Orikut te lashtë

Princi i Vogël zbriti si Yll nën Interpretimin e magjishem të Yllka Mujos dhe regjinë e Armand Bora me muzikën time interpretuar në piano në në një ambjent mistik, në fontanën e Orikut të lashtë. Të shumtë ishin spektatorët për të cilët ishte hera e parë që vizitonin parkun arkeologjik të Orikut. Kryetari i Bashkisë Z. Dritan Leli, si dhe Drejtori i DRTK, Z. Orgest Feimi duke falenderuar artistët theksuan faktin që monumentet e Kulturës të promovuara nëpërmjet artit marrin një rëndësi të veçantë. Nuk munguan personlitete si Ambasadori I Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo, Konsullja e Konsullatës Italiane në Vlorë Luana Micheli, Piktori i mirënjohur vlonjat Skënder Kamberi etj.

 

“Princi i Vogël ” zbriti ne Fontanën e Orikut te lashtë Read More »

Trondit Izet Haxhia: Do të flas me zë e figurë

Përmes të dashurës së tij nga qelia e burgut Izet Haxhia shpreh zhgënjim me miqtë shqiptar. Ai pretendon se shumica i kanë kthyer shpinën dhe vetëm keqpërdorin emrin e tij. Përveç këtij fakti, ai nuk po lejohet as të japë një intervistë në media vizive.

“Izeti do jape së shpejti një interviste në nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete. Ai eshte terësisht i pergatitur dhe i vendosur për të thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vetë Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qartë të mbrojë vetveten dhe të perplasë pa asnje mëdyshje të vërteten, në fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij, si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues përfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s’bejne asgje per t’u dukur!” , shkruan ajo.

Reagimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve! Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do ti shkoje deri ne fund! I vetem!! Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta!
Izeti eshte vetem!!!!

I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata “idealiste” qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak herë.. Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet ti paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t’i porosise ne burg!!

Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per ta takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit!

Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur ta perkrahe dhe ta mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t.a takuar, a per tu mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbeshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete!

Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt! Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t’ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte ta takonte me jave e me jave… Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!

Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s’po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete.Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur!

Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen! Edhe me jete do ta mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une…Askush s do me mbylle gojen, n.q.s deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!

Sot e pergjithmone! Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:
” Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane..” Rishkruhemi se shpejti…Plot te mira!

Trondit Izet Haxhia: Do të flas me zë e figurë Read More »