Aurora

Deputetët dibranë më të pasurit e parlamentit, po i marrin shpirtin miletit në këtë krahinë

Shitblerja e votës është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë. Në çdo palë zgjedhje ka surpriza të reja rreth këtij fenomeni. Nisi vite më parë me 20 mijë lekë të vjetra dhe tani po shkon 200 mijë lekë një votë. Bastardët që vjedhin pasuritë publike, arkën e shtetit dhe çdo gjë me vlerë në këtë vend, u duhen votat për të vjedhur në vazhdimësi.E ku më bukur se në qarkun e Dibrës mund ta bëjnë këtë. Rrethet Dibër, Bulqizë e Mat janë ndër më të varfërat në rang vendi, kjo zonë është lënë pas dore nga mungesa e investimeve.

Pushtetarët e kanë dashur këtë zonë për t’i marrë të mirat materiale, e në fund për t’i vjedhur edhe votën, e në fund duke marrë votën për të vjedhur me anë të koncensioneve dhe tenderimeve pasuritë mbi e nëntokësore. Ia kanë marrë gjithçka kësaj zone, nga mineralet, pyjet, ujin, liqenet etj. Asgjë nuk kalon pa miratimin e funksionarëve dhe zyrtarëve të Tiranës.

Mafia politike komandon në Tiranë me anë të vulës së shtetit, duke firmosur kontrata, projekte dhe ligje që u shërbejnë vetëm interesave dhe xhepave të tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2017, në zonën e varfër në Bulqizë dhanë të gjithë lekë për votën. “Pamfleti” ka marrë prononcimet e banorëve, që thonë se vota ishte një pazar, por ka studiuar edhe fenomenin, i cili ngjan me formulën e vjetër “kush jep më shumë merr më shumë vota”.

Dy partitë e mëdha PS dhe PD jepnin nga 50 mijë lekë të vjetra e në raste të vecanta deri në 70-80 mijë lekë.LSI e kishte pazarin më lart, nga 100-120 mijë lekë, ndërsa një kandidate-deputete e një partie pa taban dhe mbështetës në Dibër, thuhej nën zë se kishte shkuar në 150 mijë lekë për votë. Gjashtë deputetët e qarkut Dibër, duhet t’u shtosh edhe një listë të gjatë deputetësh me origjinë nga ajo zonë por që përfaqësojnë elektoratin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilët nën bekimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, e padyshim edhe Sali Berishës, po vjedhin kromin, pyjet, ujërat e çdo gjë që u del përpara.

Janë të pangopur, të pashpirt dhe duke bashkëpunuar me oligarkë dhe pazarxhinj të fëlliqur të sindikatave dhe natyrisht me hajdutët e pushtetit vendor dhe të gjithë bashkë po i marrin shpirtin miletit në këtë krahinë. Nuk flitet për ndershmëri dhe votim dinjitoz, sepse vota në qarkun e Dibrës është një pazar i pastër dhe sidomos në Bulqizë, sa herë ka zgjedhje sekserët e partive i sheh me canta të zeza dhe me trasta parash në krahë duke blerë vota.

Janë mësuar dhe banorët me ta. Këta persona njihen, madje janë dhe të punësuar me “telekomandën” e partisë dhe spiunojnë për partinë, për tendencat e votës në komunitetin e zonës. Banorët janë mes dilemash të mëdha, por duke ditur se përpara ka vetëm hajdutë, majtas e djathtas qofshin ata, janë të detyruar që të zgjedhin dy rrugë, ose të votojnë kundrejt pagesës ose të mos shkojnë të votojnë.

Në të dy rastet pushtetarët do të vjedhin, kështu që 100 mijë lekëshi për votë për fshatarin e varfër që s’ka me se të ushqejë fëmijët e tij vjen si ngushëllim. Deputetët me origjinë nga Dibra janë ndër më të pasurit e parlamentit. mShikoni Rakip Sulin, Sadri Abazin, Monika Kryemadhin etj, të cilëve nuk u dihet këndi i pasurisë. Edhe macet dhe qenushët i kane me vaska dhe i lajnë e i parfumosin me produkte luksi që vijnë nga Perëndimi.

Ka të tjerë që janë shkëputur prej 30 vjetësh nga zona, por vijnë e vjedhin kromin dhe largohen pa u hyrë gjemb në këmbë. As ferri nuk ka për t’i pranuar këta maskarenj që janë tallur me dinjitetin e shqiptarëve dhe kanë vjedhur pasuritë e Shqipërisë./Pamfleti

Deputetët dibranë më të pasurit e parlamentit, po i marrin shpirtin miletit në këtë krahinë Read More »

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij, nuk e kanë aspak problem që të përdorin mjete transporti nga më të shtrenjtat për të udhëtuar, dhe për të plotësuar nevojat e tyre personale.

Në njërën anë është Linda Rama e cila lëviz me charter privat, ndërsa në anën tjetër kryeministri Rama, i cili përdor helikopterët njëlloj si sheikët.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka publikur një video, ku tregohet helikopteri me të cilin lëviz Edi Rama, të cilin këtë herë kryeministri e ka përdorur nga Vlora në Himarë, ku ka shkuar pr të drekuar.

Ja postimi i Palokës:

Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…

Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa per nje dreke dhe e ka kthyer perseri.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare.

Rama me helikopter nga Vlora në Vlorë Read More »

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, vetëm dje katër tërmete, ku është zhvendosur epiqendra

Nje vere jo e paqte kjo e ketij viti. Lekundjet e termetit nuk jane ndaluar, duke u regjistruar goditje te reja thuajse perdite.

IGJEUM ka regjistruar vetem per diten e djeshme deri ne mbremje vone 4 goditje termeti.

Epiqendra luhatet mes Bulqizes, ku ra termeti i forte pak dite me pare dhe Gjirit te Lalzit, ku qe pas termetit te forte, duket se nuk po ndalen lekundjet.
Epiqendra luhatet mes Bulqizes, ku ra termeti i forte pak dite me pare dhe Gjirit te Lalzit, ku qe pas termetit te forte, duket se nuk po ndalen lekundjet.

termet

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, vetëm dje katër tërmete, ku është zhvendosur epiqendra Read More »

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’ Read More »

Artan Hoxha tregon se ç’ndodh në Kakavijë

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikur në profilin e tij në rrjetet sociale një foto, e cila tregon se si presin qytetarët shqiptar për të kaluar në doganën greke, në pikë kufitare të Kakavijë.

Hoxha tregon se i është dashur të presë gjysmë ore, për të kaluar në doganën greke, kurse për atë shqiptaren, ai thotë se ka kaluar për 5 minuta.

Gazetari më tej shton se grekët kanë mbetur mbrapa dhe se, pse është piku i sezonit turistik, nuk e prishin fare terezinë.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Me ne fund pas nje ore e gjysem pritje ne radhe, e dallova me sy doganen greke te Kakavijes dhe flamurin grek e te BE siper saj…

Ne doganen shqiptare kalova per 5 minuta, por greket si greket na kujtojne se kane mbetur ata qe kane qene ketu e afro 200 vite para, qe nga koha e themelimit te Greqise “moderne”….

Per ta nuk ka shume rendesi nese eshte piku i sezonit turistik, je gjerman, polak, suedes apo rumun, nuk e prishin fare terezine… grek mo.

Artan Hoxha tregon se ç’ndodh në Kakavijë Read More »

Llallës telashet sa vijnë e i shtohen, dyshohet se nxori para drejt…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai është duke u hetuar për 4 vepra penale dhe duket se telashet po i shtohen.

Burime të sigurta të gazetës “Sot” pranë Prokurorisë bënë me dije se hetimet ndaj Llallës kanë dalë përtej kufijve. Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.

Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij.

Por gazeta ka mësuar se organi i akuzës po kryen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona.

Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi. Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash.

Bëhet fjalë për shuma mbi 10 mijë euro. Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.

Dyshimet janë se ai mund të ketë kaluar dhe herë të tjera me para cash dhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë është një skemë e pastrimit të parave jashtë vendit.

Po ashtu, gazeta ka mësuar se janë verifikuar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare të tij, duke shikuar transaksionet brenda dhe jashtë vendit.

Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut.

Një ndër arsyet që vuri në lëvizje prokurorinë ishin dhe fotot e fëmijëve të Llallës në makina e hotele të shtrenjta. Fotot ata i kanë kryer të gjitha jashtë shtetit.

Kjo ka bërë që të kryhen verifikime në të gjitha shtetet ku Llalla ka qëndruar. Llalla është momentalisht në Tiranë, por ende nuk ka një vendim nga Prokuroria për ta marrë në pyetje.

Ai ankimoi vendimin për sekuestrimin e pronave, por fakti që gjykata nuk e pranoi, tregon se organi i akuzës ka prova të forta ndaj tij./atsh

Llallës telashet sa vijnë e i shtohen, dyshohet se nxori para drejt… Read More »

Flet i riu nga Shkodra: Heroina më shkatërroi, ju lutem më ndihmoni

Riad Celufaj është një 24 vjeçar nga Shkodra i cili prej 6 vitesh drogohet me heroinë ai e nisi përdorimin e drogës kur ishte vetëm 18 vjeç. Mjaftoi të shkonte në një sallë lojërash në Shkodër dhe aty u njoh me një përdorues droge. Gradualisht nisi ta përdorte heroinën derisa ka ardhur në ditët e sotme duke shkatërruar totalisht jetën e tij. Kjo është historia që tregon vetëm shkodrani. I gjendur në vështirësi pas vjedhjeve, borxheve, ndarjes nga familje e shumë problemeve të tjera, vetë ai tregon se tashmë ka vetëm 1% shpresë për të nisur një jetë të re. Riad Celufaj po tenton ta bëjë këtë sepse prej 6 muajsh ai është shkëputur nga droga dhe tashmë kërkon ndihmën e të gjithë shoqatave, institucioneve shtetërore apo kujtdo që mund të kujdeset për të.

“E kam nisur 18 vjeç kur shkova në një sallë lojërash. Takova një djalë. U njoha me të dhe nisa ta përdor heroinën. Në atë kohë më tërhoqi dhe për 6 vite nuk u ndava më duke krijuar varësi të madhe prej saj. Sot pas 6 vitesh ndodhem në vështirësi të madhe sepse jam ndarë më familjen dhe jam drejt shkatërrimit të plotë. Familja ndodhen në Francë dhe prej 9 muajsh s’kam komunikim. Babai më ka vdekur dhe jam i vetëm këtu. Unë edhe kam vjedhur, ka hyrë borxh tek të gjithë dhe i kam mërzitur të gjithë. Tani ajo që kërkoj është një ndihmë nga shoqatat ose shteti. Dua ose një punë të rregullt dhe të nis një jetë të re ose të largohem nga Shqipëria. Mjekët më kanë thënë se nëse iki nga Shqipëria, pra nga vendi ku kam përjetuar vuajtje të mëdha atëherë shanset për t’u shkëputur nga droga janë të mëdha, nëse qëndroj këtu është shumë më e vështirë sepse të kujtohen gjërat. Kërkoj ndihmën e të gjithëve që munden të më ndihmojnë”.

Riad bën një apel edhe për të rinjtë e sotëm që mund të jenë përdorues droge ose sapo kanë nisur ta përdorin.

“I bëj apel që të shkëputen sa më parë nga droga. I them të rinjve t’më shohin mua se si jam shkatërruar. Kur njoh ndonjë dhe i shoh në hapat e para mundohem me fjalët e mia që t’i tregoj dhe t’i them historinë time se si jam shkatërruar. Unë kam vetëm 1% shpresë që të nisë një jetë të re. 99% jam i humbur. Kam humbur familjen, miqtë, shokët, të afërmit dhe këdo që më ka dashur. Jam krejt i vetëm ndaj dua ndihmë dhe t’i rikthehem jetës normale sepse nuk kam zgjidhje tjetër”./ShkodraNews

Flet i riu nga Shkodra: Heroina më shkatërroi, ju lutem më ndihmoni Read More »

Ooo e tmerrshme, në Durrës vjen kamioni me fileto pule Brazili të prekur nga…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish (fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta./korrieri

Ooo e tmerrshme, në Durrës vjen kamioni me fileto pule Brazili të prekur nga… Read More »