Aurora

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha

A do ta vijojë Uashingtoni ekspansionin e dollarit kundrejt Turqisë? Sigurisht që po. Në të vërtetë kriza turke ka kohë që ka nisur. Dollari ishte lënia e lirë që i bëri Uashingtoni. Po Tirana osmane e politikës, çfarë po bën?

Kryesorja është që Erdogani dhe jo dollari është një e keqe e Turqisë. Pastaj, nëse vërtet është ngritja e vlerës së dollarit shkaku për të shpëtuar Turqia nga “e keqja Erdogan”, sigurisht që është në të mirë të Turqisë. Por, pas kësaj me ngërç na ka mbetur Rama në Tiranë që mendoi se me Erdoganin do të prishte aleancën shqiptaro- amerikane. Turp për një kryeministër shqiptar që shkon dhe bashkohet me një neoosman turk sepse kërkon patlogjikisht të sundojë shqiptarët.

Në fakt, ky modeli i Ramës, është vetë modeli tipik i pashait shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë: “Shit interesin e shqiptarëve në Stamboll që të sundosh shqiptarët”. Për të qenë më të qartë: çështja është që ky dhe Saliu, me anë të neoosmanizmit të Erdoganit, të vijonin politikën kundër shqiptarëve duke vënë në lojë qarkulluese gjënë e tyrë të vjedhur prej shqiptarëve; ashtu siç e kishin menduar kur e vodhën.

Të dy, Rama dhe Berisha, ishin të bindur kur ishin të ndarë, se gjithmonë do fitonte ai që do grabisë më shumë para nga shqiptarët, të cilët ishin të destinuar të rrinin të tillë, të varfër dhe të bërtisnin për këta të dy. Por tani i ka trembur Reforma në Drejtësi. Kjo reformë është strukturuar juridikisht kundër abuzimit dhe vjedhjes së gjyqtarëve, pushtetarëve, dhe sidomos kundër korrupsionit kryeministror.  I kap që të dy, prandaj janë çartsllosur për mbështetje deri të Erdogani dhe korrupsioni banal i vendeve të Lindjes.

Çështja Erdogan i ka trembur, por sidomos Ramën.

Tani të dy, edhe Rama edhe Berisha e ndjejnë se paratë dhe pushteti i tyre po iu shkon drejt hiçit. Ata prisnin të vijonin teatrin e sëmurë të qarkullimit të gjësë së vjedhur, se ky duhej të ishte fati i caktuar në këtë dhjetë vjetshin e fundit nga Saliu dhe Rama. Por ja që filli iu këput. Dhe tani vinë vërdallë sa nga Putini te Erdogani. Dhe lodhen kot, se janë të kapur nga organet e specializuara amerikane dhe gjermane. Këtë kapje nuk ka më asnjë politikë që ta shpëtojë. Tani këtu flitet për FBI-në. E shihni hetimin kundrejt Presidentit amerikan? Imagjinoni tani Ramën dhe Saliun!Dhe Bashë me ta dhe Metën.

Rama është edhe më në ajër, se Saliu e ka provuar një herë. Kurse Rama fluturon si Enver Hoxha. Prandaj shkoi edhe te Erdogani, se iu kujtua Hoxha kur e mori Shqipërinë dhe ë përplasi në Kinë. Ndërsa Rama mendon se Moskës dhe Hrushovit Hoxha iu shkëput me dredhinë e tij. Por tani që doli teksti i bisedës sekrete Kenedi-Hrushov, e kuptuan edhe hoxhistët më të thekur, se ishte kërkesa ultimative e Xhon Kenedit : “Shqipëria nuk preket”, që Hrushivi iku nga Vlora. Por, ky tarallaku ynë Hoxha iku me vrap në Kinë, dhe njëlloj po vepron edhe Rama sot që u nis te Erdogani. Nuk mbush Rama.

Ja, këta janë të zgjedhurit e mëdhenj të fatit antishqiptar. Dhe janë shumë: gati të gjithë kryeministrat. Esadistë të kulluar janë, por tani janë në fund.

Që të dy, Rama dhe Berisha, e kanë të pastër specifikën e defektit të vjetër të politikanëve të shitur dhe antishqiptarë që kanë drejtuar Shqipërinë. Të gjithë kanë qenë të paedukuar nga sistemi logjik racional dhe prandaj këta: humbjen e kthejnë në fitore, faktin në legjendë dhe legjendën në mit.

Ky është Saliu origjinal dhe i shfaqur; por kështu është edhe Ramë ziu së brendshmi dhe i pashfaqur në publik, por vetëm me serventët e tij, si rregull fëmijë nga mendja, të cilëve iu thotë gënjeshtra dhe gojëdhana, që këta t’i mbajnë këto si mite. Të gjithë hajdutë, që po thonë me njëri-tjetrin: “Rama është njëri i madh. Do t’ia hedhë Amerikës”. Njëlloj siç thonin ata injorantët enveristë kur mbeteshin duke llomotitur se Enver Hoxha po drejtonte botën dhe revolucionin botëror. Po njëlloj, se janë ë njëjta specie. Asgjë nuk ka ndryshuar ende në psikikën e politikës shqiptarë: ajo vazhdon ende të jetë në karakterin skizofrenik të politikës së vjetër shqiptare që sundon, shet dhe vjedh sipas oreksit të skizofrenit që e drejton si kryeministër.

Spartak Ngjela trondit vendin: Ka hyrë në lojë FBI, Saliu e ka provuar një herë, Rama fluturon si torollaku Enver Hoxha Read More »

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen!

Deputeti Kristian Demokrat Nard Ndoka ka reaguar pas lajmeve se universitetin e New York në Tiranë e ka blerë shteti turk. Ai në një shensim në rrjetet sociale shkruan se “Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!”

Ja shenimi i plotë i deputetit Ndoka në facebook:

Shteti Turk blen Universitetin New York në Tiranë. Financim i posaçëm shtetëror për influenca otomane në Kosovë e Shqipëri; në ekonomi, arsim, kulturë, histori e religion.

Strategjia turke, po pranohet zyrtarisht nga Rama e Thaçi; nënshtrim, çorientim apo tradhëti kombëtare?!

Hiqet flamuri i SHBA-ve, vendoset flamuri turk! Kerkesa e përsëritur e Erdoganit për Ramën; mbyllja e shkollave të Gylenit, sipermarrje private. Rama nën frikën e SHBA-ve, zgjodhi një mënyrë të kamufluar; dy rrymat turke, prezente në Shqipëri. SHBA vëzhgon!

Zgjohu Edi Rama, “byrazeri” yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë; apo kështu të pëlqen!

Nard Ndoka: Zgjohu Edi Rama, ‘byrazeri’ yt Erdogan, po ta fut pa e ndjerë, apo kështu të pëlqen! Read More »

Pazar-biznes mes (ar)miqve “të egër” Rama-Meta, për të futur në “kthetra” industrinë e bakrit, florit, argjendit

Minierat dhe fabrikat e bakrit shqiptar, u dhanë më 2001 nga Ilir Meta për 30 vjet, Rama e zgjati në 45 vjet më 2017.

Me prapanicat e futura në det dhe duke u shtirur sikur janë në armiqësi me bosët e LSI, bosët e pushtetit të “rilindjes”, mendojnë, sajojnë, firmosin e vulosin koncesine dhe tendera të përbashkët afro gjysëm shekullorë, me vlerë miliarda lekë, për të shtuar pasuritë e tyre, të familjarëve ndër breza, të miqve, klientëve, shokëve e dashnoreve.

Këto hajdutëri, fillimisht i promovojnë si “shërbim në interes të qytetarëve e banorëve të zonave”, ku ata hapin themele dhe ngrenë biznese, duke investuar taksat publike dhe borxhet e shumta që marrin nëpër botë, por që paguhen nga shqiptarët.

Më datë 13 gusht 2018, megjithëse banda qeveritare është me pushime nëpër plazhe, resorte e male, nga zyrat e saj ka dalë njoftimi, për shpalljen e një tenderi me vlerë 806 milionë lekë, ose afro 1 miliardë lekë, me objekt “Rehabilitim i Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik” e cila siç dihet, ka qenë uzina e pasurimit (prodhimit) të 1500 kg. flori shqiptar i derdhur në linkota, që nxirrej nga minerali bakrit.

Ky rehabilitim, sipas informacioneve që ka siguruar “PAMFLETI”, fsheh skemën e një biznesi-koncesionar familjar Rama-Meta, në industrinë e nxjerrje-pasurimit (prodhimit) të floririt, mbasi projekti rehabilitues, parashikon rivendosjen në punë, vetëm të impiantit të pasurimit (larjes së bakrit), duke percipituar floririn në vaskat e shllamit dhe repartin e elektrolizës së argjendit, ku veçohen këto dy metale me vlerë.

Lënda e parë minerali i bakrit, do të çohet në Uzinën e Rubikut, nga minierat e Munellë-Lak Roshit-Fushë-Arrëzit, që nxirret nga firma konesionare turke “Ber Orner”, me administrator hebreun me shtetësi truke Erol Kohen, i cili i ka marrë me koncesion minierat e bakrit në Shqipëri, qysh 17 vite më parë, me vendim qeverie të Ilir Metës-kryeministër, datë 18. 01. 2001, miratuar brenda 15 ditësh në parlament, me Ligjin Nr. 8761, datë 02. 04. 2001.

Duke parë ndërhyrjen e përshpejtuar, për rehabilitimin e uzinës së bakrit në Rubik, që sipas njoftimit të qeverisë “Rama-2”, duhet të rehabilitohet për 6 muaj e 15 ditë (25 mars 2019), del sekreti i vendimit të Qeverisë “Rama-1”, për miratimin urgjent e në fshehtësi, të Ligjit nr. 73/2017, datë 27. 04.2017, hartuar nga Edi Rama Kryeministër dhe Ilir Meta Kryetar Kuvendi, për lejimin e ndryshimit të emrit të firmës turke, nga “Ber Orner” në “Nesco Metal” dhe shtimin e afatit të koncesionit të bakrit, nga 30 vjet që ishte, në 45 vjet, ose deri në vitin 2046.

Këtë bindje, ta përforcon edhe fakti absurd, që qeveria po financon rehabilitimin e Uzinës së Rubikut, të cilën sipas kontratës koncesionare 45-vjeçare, e ka në administrim dhe detyrim për rehabilitim teknologjik e rivënie në punë, firma turke “Ber Orner” (Nesco Metal) e cila deri në vitin 2046, ka në zotërim zonat minerare të bakrit dhe 9 qendra industriale, konkretisht Uzinën e Shkrirje-Rafinerisë së Bakrit Rubik, Impiantin e Skorjeve të Bakrit në Shëngjin, minierat e bakrit në Munellë, Lak-Rosh, Karmë, Vlahnë, Perollaj, fabrikën Fushë-Arrëz, Mjedë dhe Krumë.

Atëherë përse qeveria, financon 1 miliardë lekë taska publike, për biznesin e koncesionarit privat të bakrit, i cili ka 15 vite që nuk po i shlyen shtetit shqiptar, 118 milionë USD detyrime taksa vendore qendrore, rent minerare, energji elektrike, ujë e sigurime shoqërore-shëndetësore të punonjësve?!

A ka lidhje ky investim i përshpejtuar në Uzinën e Bakrit në Rubik, me një pazar-biznes familjar Rama-Meta, për nxjerjen dhe pasurimin (prodhimin) e floririt shqiptar?

Në vijim, “PAMFLETI” do të publikojë, fakte e dokumente, që zbardhin këtë pazar të (ar)miqve “të egër” Rama-Meta, për të futur në “kthetra” edhe industrinë e bakër, flori, argjendit./Pamfleti

NJOFTIMI/MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

Pazar-biznes mes (ar)miqve “të egër” Rama-Meta, për të futur në “kthetra” industrinë e bakrit, florit, argjendit Read More »

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, shkrimtari i përvishet keq analistit: Je mercenar…

Deklarata e analistit nga Kosova, Baton Haxhiu se, është pro shkëmbimit të territorit me Serbinë, ka sjellë mjaft reagime negative në drejtim të tij. Një prej tyre është shkrimtari, Agron Tufa, i cili shprehet se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.

“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, edhe unë po përsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit.

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, shkrimtari i përvishet keq analistit: Je mercenar… Read More »

Ramës i ikën truri nga komentet në FB, “Mashtrues… ia ke kaluar dhe Saliut me përrallat që na tregon çdo mëngjes”

Kreu i qeverisë ka marrë me qindra kritika në një postim për pasqyrën e qeverisjes, ku tregohen rezultatet më të fundit të arritura prej saj. Shumica e qytetarëve nuk bien dakord me atë që Edi Rama paraqet në internet, duke e quajtur atë gënjeshtar dhe mashtrues.

“Ngele duke gënjyer çdo mëngjes, ia ke kaluar dhe Saliut”, komenton një qytetar. “Rregulloni rrogat në privat, që punëtori se merr rrogën në date fiks, dhe nuk I hidhet e gjitha rroga në bank gjysma në dorë dhe një pjes në bank”,– ka qenë një tjetër koment.

Ka pasur edhe komente në lidhje me çmimin e biletave të avionëve. “Po bileta e avionit pse nuk ibe reklama që ma te shtrejta në eurozonë apo nuk te vjen mirë ty se e shef populli i myte emigrantët shqiptarë po do ta shohim kur të jenë zgjedhjet çfarë do jetë rrena e radhës”,- pyetet një qytetar tjetër Ramën.

Kurse qytetar tjetër i shkruar, se kur shikon pamjet të tilla nga interneti, ndihet i lumtur që ka vendosur të iki nga Shqipëria.

Ramës i ikën truri nga komentet në FB, “Mashtrues… ia ke kaluar dhe Saliut me përrallat që na tregon çdo mëngjes” Read More »

Italiani që jeton prej dy vitesh në Shkodër: Mikja që humba nga shembja e urës, ka gisht politika

Ajo ishte një prej 43 viktimave që humbën jetën nga rrënojat e urës “Morandi” në Genova të Italisë. Elisa Bozzo ashtu si shumë të tjerë atë mëngjes po shkonte për në punë. 34-vjeçarja po kalonte me makinë në momentin e shembjes së urës “Morandi”. Davide Malinarich është një nga miqtë e Elisës, i cili prej dy vitesh jeton me familjen e tij në Shkodër. Italiani tregon mes dhimbjes njohjen që kishte me vajzën e këndshme dhe familjen e saj përpara se të shpërngulej nga Italia.

“Xhenova është një vend i vogël në Itali. Ne të gjithë atje e njohim njëritjetrin. Unë e kam njohur Elisën, ajo është një vajzë 34- vjeçare, e cila humbi jetën e saj në një moshë shumë të re. Njoh edhe familjen e saj dhe kemi një rreth të përbashkët. Ishte një vajzë e mrekullueshme dhe një familje e mrekullueshme.

Elisa, në jetën e saj, ka bërë disa punë të ndryshme. Edhe atë ditë në atë urë të mallkuar ajo po shkonte në punë, si shumë të tjerë, dhe fatkeqësisht humbi jetën. Kur kam marrë vesh lajmin, jam ndjerë shumë keq, jo vetëm për miken time, por edhe për të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi”, tregon Davide.

Për të, një tragjedi e tillë në vendin e tij është si të përplasesh pas murit, ndërsa ka një mesazh për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre. “Kam një mesazh ngushëllimi për të gjitha ato familje që humbën personat e tyre të dashur”, thotë italiani. “Ne njihemi si një qytet që kemi pranë detin dhe na kanë cilësuar si qytet mbretërish. Ashtu siç kemi përballuar stuhitë e detit, ashtu duhet të përballojmë edhe këtë tragjedi.

Për ne që jemi spostuar në shtete të tjera, lajmet e mira vijnë me shumë vonesë, ndërsa lajmi i keq vjen shumë shpejt. Ashtu si gjithë të tjerët, unë ndihem shumë keq”. Italiani që jeton në Shkodër shton më tej se si një njohës i mirë i Xhenovës, ura “Morandi” gjithnjë ishte një rrezik për qytetin. Për të aty ka gisht politika.

“Të shumtë kanë qenë ata njerëz që kanë thënë se ura është e rrezikshme, ashtu siç të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se nuk është e rrezikshme”, tregon Davide. “Duke marrë parasysh se shteti ka ndërtuar një urë mbi shtëpitë, normalisht që ka qenë shumë e rrezikshme. Shpresoj që shteti të marrë mësimin e duhur sepse janë dëmtuar edhe 700 shtëpi. Një shprehje e vjetër thotë se kush gabon, edhe paguan, dhe shpresoj që shteti të bëjë gjënë e duhur”, përfundon italiani, ndërsa ndjen një dhimbje të madhe për atë që ka ndodhur në qytetin e tij./Panorama

Italiani që jeton prej dy vitesh në Shkodër: Mikja që humba nga shembja e urës, ka gisht politika Read More »

Dëshironi të studioni në SHBA? Ambasada amerikane: Ja kriteret e pranimit…

Nëse keni synim që të studiojini në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku ndodhen universitet më të mira në botë, atëherë duhet të ndiqni me kujdes këshillat që jep ambasada amerikane në Tiranë.

“Je një student i interesuar për të ndjekur një universitet apo kolegj në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni bashkëbisedimin e EducationUSA mbi Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara.  Ekspertë të arsimit të lartë, studentë ndërkombëtare dhe Departamenti i Shtetit diskutuan se si funksionon procesi i pranimit në arsimin e lartë të Shteteve të Bashkuara”. Mësoni mbi kriteret dhe se si do të vlerësohet aplikimi juaj:https://bit.ly/2MtLT6s, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikanë në Tiranë.

Dëshironi të studioni në SHBA? Ambasada amerikane: Ja kriteret e pranimit… Read More »

Më thuaj çfarë muaji ke lindur, të të them se çfarë personaliteti ke

Ndërkohë që ndoshta keni dëgjuar se shenjat e zodiakut mund të zbulojnë shumë për personalitetin dhe karakteristikat e një personi, a e dinit se muaji në të cilin keni lindur mund të tregojë gjithashtu shumë gjëra për ju?

Muaji juaj i lindjes mund të ofrojë një pasqyrim të sjelljes suaj të përgjithshme, si ju shohin të tjerët dhe mendimet dhe ndjenjat tuaja ndaj jetës në përgjithësi.

Këto përshkrime vijnë nga studimi i astrologjisë, duke i bazuar tiparet e karakterit në radhitjen dhe vendosjen e yjeve gjatë muajit tuaj të lindjes.

Vazhdoni leximin për të parë se çfarë thotë për ju muaji juaj i lindjes:

Janar

Njerëzit e lindur në janar kanë një etikë pune shumë të fortë dhe nuk do të hezitojnë të shprehin mendimet e tyre. Ata kanë një qëndrim kokëfortë dhe nuk u vjen mirë që të tjerët t’u thonë se çfarë të bëjnë.

Ajo që ju bën udhëheqës të mirë është këmbëngulja dhe përpjekja për sukses, por nganjëherë nuk i dëgjoni shumë të tjerët. Ju keni një aftësi të natyrshme për të mësuar njerëzit e tjerë dhe ata ju dëgjojnë me lehtësi dhe gatishmëri për të mësuar.

Shkurt

Nëse keni lindur në shkurt, ndoshta keni një damar të fortë krijues dhe ju pëlqen të punoni me projekte të reja. Ju e adhuroni të përfshiheni në diskutime intelektuale dhe nuk ju pëlqen të bisedoni me njerëz që duken të cekët.

Një apo dy herë në jetë keni qënë shpirt i lirë më parë dhe nuk dëshironi të jetoni brenda kufijve të rregullave të ngurta të shoqërisë. Ju pëlqen të udhëtoni dhe merrni avionin apo trenin sapo t’ju jepet shansi.

Ju emocionon dhe ju jep gjallëri aventura dhe eksplorimi i botës, kështu ju jepni më të mirën në shoqërinë e shpirtrave të tjerë të lirë dhe ëndërrimtarë. Ju jeni një mik dhe po ashtu një partner shumë besnik dhe i ndershëm.

Mars

Njerëzit e lindur në mars janë gjithashtu shumë krijues dhe imagjinative, por ata kanë tendencë të jenë më të mbyllur dhe më të qetë.

Ata jetojnë shumë brenda kokave të tyre, duke krijuar në mendje kryevepra. Ata u drejtohen arteve për t’u shprehur dhe e shijojnë kohën kur janë vetëm në qetësi.

Ju keni një sjellje të butë me njerëzit e tjerë, por tentoni t’i fshehni shumicën e aspekteve të vetes nga të tjerët. Ju pëlqejnë ambjentet paqësore, të qeta dhe shumicën e kohës rrini larg vendeve të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz.

Prill

Ata që kanë lindur në muajin prill kërkojnë vëmendje dhe dashuri çdo sekondë që mund të shpenzojnë në qendër të vëmendjes.

Ata po ashtu nuk marrin urdhra, në vend të kësaj preferojnë t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre dhe të drejtojnë të tjerët. Foshnjat e prillit kërkojnë aventura të reja.

Ata veprojnë dhe mendojnë më vonë, duke jetuar çdo ditë të jetës, për të parë se ku i çon ata. Ndonjëherë njihen si të zhurmshëm dhe të padurueshëm, por e shprehin atë që kanë në mendje dhe nuk e kanë problem t’u tregojnë të tjerëve se si ndihen.

Maj

Njerëzit e lindur në muajin maj kanë tendencë të jenë shumë të paqëndrueshëm, duke kërkuar gjëra të ndryshme në çdo ditë të ndryshme. Ata janë të shprehur dhe u pëlqen të flasin me njerëzit rreth çdo fushe të jetës.

Ata kanë një jetë shoqërore aktive dhe nuk duan të kalojnë shumë kohë vetëm. Të lindurit e muajit maj mund të duan gjithashtu një bisedë stimuluese, inteligjente, por kanë nevojë për pothuajse një sasi të barabartë argëtimi dhe ngazëllimi.

Ata mërziten lehtë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja për të argëtuar veten.

Qershor

Nëse keni lindur në qershor ju jeni shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Mund të jeni të turpshëm dhe të butë, por njerëzit me të vërtetë e admirojnë këtë gjë tek ju.

Ju keni një shpirt krijues dhe mendoni shumë për të ardhmen, për atë që mund të krijoni dhe si mund t’i sillni idetë tuaja në botë.

Megjithëse nuk shprehni gjithmonë se si ndjeheni, ju keni një botë të tërë që jetoni brenda jush, dhe vetëm doni të kuptoni se si ta sillni atë në jetë.

Korrik

Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë tipare të njëjta me ato të lindur në qershor, me përjashtim të faktit se ato janë pak më spontanë dhe të hapur. Ata jetojnë për aventura dhe vetëm duan të kalojnë mirë.

Nga jashtë, ata shfaqen të sigurt dhe të gëzuar, por brenda, ata fshehin shumë sekrete të errëta, gjithashtu fshehin dhe dhimbjen nga të tjerët.

Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë energji dhe për këtë të tjerëve u pëlqen shumë të shoqërohen me ta.

Gusht

Të lindurit në muajin gusht janë liderë të lindur, që nuk kanë frikë të ngrenë zërin me idetë e tyre. Ata mund të jenë të guximshëm dhe të vetëdijshëm, por nën të gjitha këto qëndron zemra e tyre e madhe.

Gjithsesi, ata mendojnë shumë dhe nëse nuk janë të kujdesshëm kyçen brenda qasjes së tyre të ngurtë dhe metodike në jetë.

Njerëzit e lindur në gusht ecin në karrierën që përfshin të menduarit dhe analizat kritike, sepse ata e shohin jetën në një mënyrë logjike, hap pas hapi. Sidoqoftë ata nuk i shprehin mirë emocionet e tyre, kështu, të shohësh anën më “njerëzore” të tyre mund të duket e vështirë në disa raste.

Shtator

Njerëzit e lindur në shtator kanë pritshmëri të larta nga të tjerët, kështu që zhgënjehen shumë lehtë. Ata janë kokëfortë dhe mbajnë inate nëse i kundërshtoni.

Ata janë perfektionistë, duke mbajtur veten dhe të tjerët në ideale të larta. Ata gjithashtu janë njerëz sensualë, krijues, të sjellshëm, që gjithmonë që duan t’i ndihmojnë të tjerët kur munden.

Tetor

Njerëzit e lindur në tetor krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe i shmangin ato sa herë të jetë e mundur.

Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në vdekje. Janë sharmantë dhe fjalëshumë dhe edhe pse ju pëlqen të keni njerëz përreth, janë gjithashtu edhe shumë të pavarur.

Nëntor

Njerëzit e lindur në nëntor janë të fshehtë dhe shpesh fshehin ndjenjat e tyre të vërteta nga të tjerët. Atyre nuk u pëlqen që të tjerët t’u tregojnë se çfarë të bëjnë dhe kanë tendencë të zgjedhin vetë rrugën e tyre në jetë.

Ata nuk u frikësohen shumë gjërave dhe hidhen me kokë në situata, pa marrë parasysh pasojat. Nuk lejojnë që asgjë në jetë t’i ndalojë ata dhe kanë një qëndrim të fortë dhe të pasionuar për jetën.

Dhjetor

Të lindurit e dhjetorit janë njerëz shumë aventureske dhe bujarë. Sidoqoftë, ata ndonjëherë mund ta shfaqin krenarinë dhe mund të krijojnë konflikte të vogla me njerëzit.

Ata duan që të jenë gjithmonë në lëvizje dhe nuk mund të qëndrojnë në vend për një kohë të gjatë. Janë njerëz të furishëm, të këndshëm dhe qëndrimi i tyre i lirë balancon në mënyrë të përkryer anën e tyre më të shtrënguar.

Më thuaj çfarë muaji ke lindur, të të them se çfarë personaliteti ke Read More »