Aurora

“Këto jemi ne në sy të botës”, Anglia boton librin që po bën xhiron e botës, fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë

Një libër për fëmijë që shitet online në faqen e internetit ‘amazon.com’ si dhe në librari të ndryshme në botë shfaq një realitet të zymtë për Shqipërinë.

Pamjet ilustruese të librit, ku shfaqet një familje e varfër, e cila nga veshja përkon me periudhën e komunizmit, por në libër përshkruhet si “jeta në Shqipëri”.

E dërsa libri shitet online dhe është botuar nga një shtëpi botuese në Angli ka shqetësuar këngëtarin Big Basta (Geri Xhari). Këngëtari bën një apel që të parandalohet ky libër i cili dizinformon mbi realitetin shqiptar, ku sipas tij i trajton fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë.

Postimi i plotë:

Meqe fqinjet tane vetem pse kur festojme bejme simbolin tone me duar, ndihen te ofenduar dhe e cojne ceshtjen deri ne gjykaten e jupiterit dhe na denojne me gjoba, a do ta pranojme me perulje dhe si gjynaf kete informacion fallco nga kjo shtepi botuese nga Anglia, apo do mblidhemi dhe dergojme ankesa per ndalimin e ketij libri apo ndryshimin e menjehershem te informacionit.

P.S: Ky liber eshte botim per femijet dhe ndodhet neper librari te botes dhe femijet dizinformohen per vendin tone, dhe ndodh qe ne te ardhmen ti shohin femijet tane si parahistorike./njekomb

“Këto jemi ne në sy të botës”, Anglia boton librin që po bën xhiron e botës, fëmijët shqiptarë si të ishin parahistorikë Read More »

Fatos Lubonja: Baza e NATO-s në Kuçovë, një rrezik për Shqipërinë

Lajmin se NATO do të investojë për të risjellë në funksionim aeroportin tonë ushtarak të Kucovës, e ka komentuar në studion e News24 edhe analisti Fatos Lubonja, i cili u shpreh se kjo është qesharake, ku per me teper lajmin e dha nje kryeminister artist, i cili si i tille duhet te ishte kundra kesaj baze ushtarake.

“Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu”, tha Lubonja.

Si e keni parë këtë zhvillim?

Është një lajm mjaft kontradiktor në kuptimin e anëve pozitive e negative që mund të ketë. Ajo që më bëri përshtypje është që kryeministri e lancoi, e njoftoi, se dhe ju përmendet paratë, kur ky popull i mbushet mendja “shiko se ka ca lekë këtu”, po se cfarë lekësh janë ato si vijnë ato nuk ka rëndësi. E them këtë se kudo një bazë ushtarake, ka një konotacion negativ edhe në vendet e Evropës ku ka bazë amerikane është problem, një zonë që izolohet, që të merret që nesër të fut në konflikte.

Ne në atë vizionin që kemi për botën, mendojmë se jemi një vend i vogël që ndoshta s’kishte nevojë për këtë punë duke pasur parasysh edhe se sa pak terren na ka ngelur, se i kemi marrë tërë tokat i kemi bërë ndërtime, tani fut edhe cimentime të tjera, nuk është lajm i bukur që tani na erdhi një Google e po investon e rinia do punojë atje.

Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake?

Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin.

Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri.
Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri.

Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapelja dhe i nxjerr magjistari.

Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos?

Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është.

Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparencë.

Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë.

Jemi në kohën e terrorizmit. Një Shqipëri që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet muslimane.

Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe muslimane, kemi pasur edhe një avantazh në këktë drejtim, s’kishim opse bëheshim objekt i terrorizmit.

Për të mos thënë pastaj kontradiksionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presi me Greqinë, ka probleme.

Unë shoh probleme edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër sic e thashë, një kryeministër artist./njekomb

Fatos Lubonja: Baza e NATO-s në Kuçovë, një rrezik për Shqipërinë Read More »

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat

Më 10 gusht të gjithë do i ngrejnë sytë lart nga qielli për të admiruar yjet që bien, një fenomen i quajtur Perseids ose siç njihet ndryshe Lotët e Shën Lorencit e që ndodh çdo vit në gusht.

Fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci dhe 10 gushti është dita e tij.

Kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Swift-Tuttle ajo lëshon këtë re yjesh dhe bën trajektoren rreth diellit. Copat e yjeve digjen dhe lëshojnë në qiell bishtin mahnitës.

Ekspertët tregojnë se këtë vit kushtet do të jenë ideale për t’i vrojtuar yjet që bien.

Më mirë ato do të vrojtohen larg dritave të qyteteve, në vende të errëta dhe në gjysmën e dytë të natës.

Gjithashtu rënia e yjeve personifikon edhe shprehjen e dëshirave kështu që mos harroni datën 10 gusht./njekomb

Më 10 gusht ngrini sytë nga qielli, ju plotësohen të gjitha dëshirat Read More »

Tërhiqet Thaçi, deklaratë befasuese: Ua lë në dorë kosovarëve, për kundërshtarët kam një mesazh…

Presidenti i Kosovë Hashim Thaçi ka reaguar pas gjithë debatit të shkaktuar nga deklaratat e tij për ndarjen e kufijve. Përmes rrjetit social facebook, Thaçi është shprehur se “ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës”.

Më tej ai shkruan se “Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes adhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve”. “Në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës”, ka përfunduar kreu i Kosovës.

Postimi i plotë:
Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH”, keshtu shprehet Hashim Thaçi ne nje reagim te bere publik pak minuta me pare.

Tërhiqet Thaçi, deklaratë befasuese: Ua lë në dorë kosovarëve, për kundërshtarët kam një mesazh… Read More »

Shpërthen aktori i njohur, anëtar i PD sulmon Bashën: Në politikë ka dështuar, është thjesht p***ë me rigon

Të tjerë emra të njohur përkrahës të PD, po shprehin zhgënjimin e pësuar nga kryetari aktual Lulzim Basha. Këtë herë vjen një reagim i fortë nga anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe aktori Julian Deda i cili ka sulmuar kreun e kësaj partie.

Sipas tij, pavarësisht fjalëve, Basha i tradhtoi njerëzit edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se Basha nuk duhet besuar më. “Nese dikush ju thote “pa shkelur mbi trupin tim nuk behet” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohe qe nuk funksionon si shprehje. Ne politike ka deshtuar disa here, madje as per çeshtjen e Teatrit snuk. Me pak fjale eshte thjesht pordhe me rigon”, shprehet ai/korrieri

Shpërthen aktori i njohur, anëtar i PD sulmon Bashën: Në politikë ka dështuar, është thjesht p***ë me rigon Read More »

Alarmohen pushuesit në Dhërmi, në breg shfaqet papritur… peshkaqeni (Video)

Pushuesit në Dhërmi janë alarmuar nga një vizitor i papritur që ka mbërritur deri në breg. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se një krijesë në det, e komentuar si peshkaqen është shfaqur fare pranë zonës ku po laheshin pushuesit duke i vënë ata në panik.

Në video shihen edhe plazhistët që buzë detit ndjekin me kureshtje lëvizjet e krijesës në ujë. Madje, personi që poston videon thotë se në det u panë katër peshkaqenë.

Alarmohen pushuesit në Dhërmi, në breg shfaqet papritur… peshkaqeni (Video) Read More »

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale

Krimi shqiptar po pushton Evropën dhe organizatat kriminale kontrollojnë territoret duke bërë investime kolosale duke ndikuar edhe në politikën shqiptare. Kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave raportet ndërkombëtare flasin se krimi i organizuar shqiptar është shumë aktiv në trafikun e drogës. Përveç prodhimit të kanabisit vendas, kanë krijuar dhe rrugë të rëndësishme nga Amerika e Jugut. Nga Osservatorio Balcani e Caucaso dhe burime të Remocontro.

Shqipëria, vendi udhëheqës në trafikun e drogës
Krimit shqiptar po pushton Evropën. ‘Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territoret, bëjnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare’, thotë ‘Shoqëria e Hapur’, në një raport mbi evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Financuar nga prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, grupet kriminale kanë marrë një rol udhëheqës në ekonominë dhe shoqërinë e vendit. ‘Shqipëria në hartën globale të drogës vjen si një vend prodhues dhe nyje e shpërndarjes. Prodhimi i kanabisit dhe eksportet në Evropë, si vend transit për heroinën afgane dhe kokainë’, shkruante në raportin e tij në mars të vitit 2018, Departamenti i Shtetit të SHBA.

Vendi është konfirmuar në këtë fushë edhe në Raportin Botëror për Drogat në vitin 2017 të Kombeve të Bashkuara. ‘Përfshirja e grupeve kriminale Shqiptarët në të gjithë trafikimin e madh të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis)’, shkruhet në raport. Dhe për ‘prova të tjera konkrete’, ironikishit, Giovanni Vale dhe Laetitia Moreni të OBC thonë se mjafton të shfletoni e të lexoni lajmet për konfiskime të mëdha të kokainës në Shqipëri ose vdekjet e dyshimta të shqiptarëve në Amerikën e Jugut.

https://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/La-criminalita-albanese-alla-conquista-dell-Europa-189434
Hegjemonia në Europë

Për Agjencinë Kombëtare të Krimit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, NCA, ‘kriminelët ballkanikë po formojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore’. Në Lozanë, policia e Kantonit të Vaud-it se ‘shqiptarët dhe kosovarët janë ‘makina’ në rrjetin e importit dhe shpërndarjen e heroinës, dhe shkatërruar trafikantët e tjerë në Zvicër në mes të 1999 dhe 2000’.

‘Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale’, vëren Departamenti Amerikan i Shtetit. Riciklimi i thjeshtë i parave të pista, por për të bërë çfarë? Shoqëria e Hapur sugjeron shikimin e investimeve në pasuri të paluajtshme, kazino, qendrat e basteve. Saktësisht nuk dihet ende se si Departamenti i Shtetit e zbulon faktin që në raportin e tij, gjithashtu denoncon pamundësinë e qeverisë shqiptare për të luftën kundër pastrimit të parave.

Tregu i droguar i pasurive të paluajtshme dhe leku më i fortë se dollari
‘Paratë e drogës kanë shtrembëruar sistemin: aktivitetet e financuara me paratë e krimit, konkurrenca dhe drogës, nga një problem kriminal, po kthehet në një problem social’, thotë Carloalberto Rossi, një nga themeluesit e portalit shqiptar Exit.al. Dhe shembulli është bumi i pasurive të paluajtshme, një përzierje mes parave jo transparente, që është kritikuar shumë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një tjetër sinjal alarmant, janë operacionet në ‘lek’, monedha kombëtare shqiptare: kursi i këmbimit i lekut/euro prej vitesh është i qëndrueshëm rreth 140 lek për çdo euro. Por në qershor, Banka Qendrore e Tiranës u desh të ndërhynte për të ndalur rritjen e monedhës shqiptare. Sot 126 lekë janë të mjaftueshme për të blerë një euro. Shumë, shumë valutë e huaj (nga drogat) në treg./korrieri

Krimi shqiptar po gllabëron Evropën, mediat italiane: Kontrollojnë territoret me investime kolosale Read More »

Berisha “dhëmb për dhëmb” Thaçit: Mjeran, nuk pastohet fytyra me mbetjet e kuzhinës së Beogradit

“Dhëmbë për dhëmbë”, ka qenë përgjigja e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të bëra tre ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Teksa ka folur në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha i ka quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi. Ai ka folur edhe për gjitha çështjet që ka ngritur Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet! Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini./korrieri

Berisha “dhëmb për dhëmb” Thaçit: Mjeran, nuk pastohet fytyra me mbetjet e kuzhinës së Beogradit Read More »