Aurora

Gjyqtarja Çela e Vlorës, ka bërë kërdinë dhe me dosje pronash, Nishani dhe Naço e kanë toleruar, ja vendimi i horrave të KLD

Një vendim-pazar i KLD, që tregon si vërtetoheshin dhe nuk ndëshkoheshin skandalet e rënda me gjyqet

VENDIM I KLD, Nr. 105, datë 21.07.2014 Për dhënie masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, ndaj gjyqtares Herila Çela

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e datës 21.07.2014, pasi mori në shqyrtim kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Herila Çela dhe marrjen e masës disiplinore ndaj saj, “Dërgimi për 1-2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku ka emërimin.

VËREN SE: 1. Ministri i Drejtësisë me shkresën nr. 949 prot., datë 06.02.2014, i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kërkesën për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Herila Çela, për shkeljet që ka konstatuar Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në veprimtarinë e saj gjyqësore pasqyruar në shkresat drejtuar Ministrisë së Drejtësisë e konkretisht: nr.697 prot., datë 05.03.2013; nr.262/1 prot., datë 20.03.2013 dhe 262/2 prot., datë 30.04.2013; nr.2372 prot., datë 26.08.2013.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dëgjoi parashtrimet e Ministrit të Drejtësisë që relatoi relacionet e dërguara nga Inspektorati i Këshillit në drejtim të tij për inicimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Herila Çela, për verifikimin e 4 ankesave, si më poshtë.

– RELACIONI I PARË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.697 prot., datë 05.03.2013 (për çështjen civile me ankues Kiço Billa).

– RELACIONI I DYTË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr. 262/1 prot., datë 20.03.2013 [për çështjen civile me ankuese Odeta Haxhi (Dogga)].

– RELACIONI I TRETË, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.262/2 prot., datë 30.04.2013 (për çështjen civile me ankuese Myzejen Zyka).

– RELACIONI I KATËRT, i është dërguar Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.2372 prot., datë 26.08.2013 (për çështjen civile me ankuese Dodona Ramadani).

KONKLUZION I KLD

Për këto shkelje të evidentuara në verifikimin e 4 ankesave Ministri i Drejtësisë ka konkluduar se veprimet e kryera prej gjyqtares Herila Çela, janë shkelje të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja “a” të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si raste të përgjegjësisë disiplinore në kategorinë e shkeljeve të rënda dhe i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shkresën nr. shkresën nr.949 prot.,datë 06.02.2014, drejtuar Këshillit, procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor X, H.Ç., dhe marrjen e masës disiplinore “Dërgimi për 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku gjyqtari ka emërimin e tij”.

MINISTRI NAÇO NDRYSHOI MENDIMIN, KËRKOI “PARALAJMËRIM”

  1. Në referim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr.137, datë 21.02.2003 Rregullore “Për procedimin disiplinor të gjyqtarëve” i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, në përfundim të shqyrtimit të këtij procedimi në seancën plenare të datës 21.07.2014, ndryshoi kërkimin e tij, për llojin e masës disiplinore, duke kërkuar përfundimisht marrjen e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” ndaj gjyqtares.

  2. Këshilli i Lartë i Drejtësisë nga faktet e parashtruara konstaton se lidhur me çështjet e gjykuara dhe të zvarritura nga gjyqtarja Herila Çela, përbën shkelje të rëndë të ligjit me pasojë cënimin e lirive dhe të drejtave themore të njeriut.

  3. Gjatë veprimtarisë gjyqësore në mënyrë të përsëritur, nga gjyqtarja Herila Çela, ka shkelur disa dispozita, të detyrueshme për zbatim të legjislacionit procedural në fuqi dhe shkeljet e konstatuara prej saj, rezultojnë dhe dalin qartë, në të gjitha aktet shkresore të marra në shqyrtim në këtë vendim-marrje të KLD.

  4. Në sjelljen e gjyqtares H.Ç., KLD konstaton një mungesë kujdesi dhe operativiteti, neglizhencë, të tilla që kalojnë “kufirin e të arsyeshmes”, dhe që një sjellje e tillë nuk mund të justifikohet, sjellje e cila çon në cënimin e prestigjit të gjyqtarit dhe humbjen e besimit ndaj tij.

VENDIMI KLD

  1. Pranimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares Herila Çela.

  2. Dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim” ndaj gjyqtares prej gjyqtares Herila Çela.

  3. U shpall sot, më datë 21.07.2014, Zv/kryetari KLD, Elvis Çefa./Pamfleti

Gjyqtarja Çela e Vlorës, ka bërë kërdinë dhe me dosje pronash, Nishani dhe Naço e kanë toleruar, ja vendimi i horrave të KLD Read More »

“Gjellë nga tepsia” PS-PD, Rama firmos nga plazhi, licencën për shkollën private “Kings Tirana”, të vëllait të Lulzim Bashës

Nis bashkëqeverisja e bizneseve, vendimi u shpall më datë 8 gusht 2018

VENDIM Nr. 482, datë 31.7.2018 PËR DHËNIEN E LEJES, PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR “KINGS TIRANA”

  1. Dhënien e lejes për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana”, shoqërisë “SAPAUD” sh.p.k. 2. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” do të ushtrojë veprimtarinë arsimore në adresën: rruga “Kodra e Dërhemit”, godina arsimore “Kazazi”, hyrja B, Lundër 1, Tiranë. 3. Në institucionin arsimor privat parauniversitar të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana” mësimi do të zhvillohet në gjuhë të huaj anglisht. Në lëndët si “Gjuhë shqipe”, “Letërsi shqipe”, “Historia e kombit shqiptar” dhe “Gjeografia e Shqipërisë”, mësimi do të zhvillohet, detyrimisht, në gjuhën shqipe.

  2. Institucioni arsimor privat “Kings Tirana” të ofrojë arsimim parauniversitar në nivelet arsim bazë dhe arsim i mesëm i lartë (gjimnaz) dhe forma e arsimimit të jetë arsimim me kohë të plotë. 5. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana”, me fillimin dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, të raportojë në njësinë arsimore vendore, brenda afateve të përcaktuara, për:

a) Numrin e nxënësve dhe listën e mësuesve të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, të regjistruar në fillim dhe që do të mbarojnë vitin shkollor, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe statistikave të miratuara nga INSTAT-i; b) Planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor; c) Strukturën e vitit shkollor që do të ketë institucioni, e cila duhet të jetë e barasvlershme me atë të shkollave publike të të njëjtit nivel, së bashku me kalendarin e veprimtarive vjetore të institucionit; ç) Aktin e regjistrimit në organin tatimor; d) Lëndët mësimore të detyrueshme njëlloj me ato të shkollave publike; dh) Listën e veprimtarive jashtëshkollore që janë parashikuar të zhvillohen gjatë vitit shkollor;

e) Adresën e institucionit, adresën elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit. 6. Institucioni arsimor privat, parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana”, duhet të miratojë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë çdo ndryshim në planin mësimor, programet e lëndëve apo tekstet që do të përdorë, si edhe çdo projekt apo eksperimentim psiko-pedagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë, sipas rastit. 7. Ndryshimet që mund të pësojë institucioni arsimor privat i licencuar, në vendndodhjen dhe në infrastrukturën e godinës, shqyrtohen dhe miratohen në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas miratimit të njësisë arsimore vendore, 3 (tre) muaj para fillimit të vitit shkollor përkatës.

  1. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” duhet të ketë në ruajtje dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokumentacionin themeltar në ruajtje të përhershme, si: regjistër amze, indeks alfabetik, regjistër të veçantë, statistika vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve; b) Regjistra të përkohshëm, si: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar); c) Rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit; Kriteret për pranimin e nxënësve dhe të mësuesve; d) Kontratat me prindërit për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron; dh) Kontratat e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme).

  1. Dokumentacioni i paraqitur në pikat 5 dhe 8, në rast monitorimi dhe inspektimi, u vihet në dispozicion strukturave kompetente mbikëqyrëse. 10. Moszbatimi apo mosrespektimi i këtyre detyrimeve, si dhe mosdhënia apo fshehja e informacioneve nga strukturat kompetente mbikëqyrëse e inspektuese, të cilat do të verifikojnë apo kontrollojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni arsimor, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 11. Në rast se institucioni arsimor privat nuk hapet gjatë dy viteve shkollore të njëpasnjëshme, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi, subjekti e humbet të drejtën e hapjes së institucionit.

  2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësia arsimore vendore dhe institucioni arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana” për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama/Pamfleti

“Gjellë nga tepsia” PS-PD, Rama firmos nga plazhi, licencën për shkollën private “Kings Tirana”, të vëllait të Lulzim Bashës Read More »

Si mund të diplomohesh me 10 mijë lekë pa u lodhur fare… Çudia me ligjin shqiptar

Pas fenomenit të universitrtrve provate ku çdokush mund të blinte një diplomë, tani po lilëzon shitka e punimeve të diplomës. Kjo pasi një gjë e tillë nik është e dënueshme me ligj.

Top Channel tregoi se si punimet akademike të çdo dege mund të blihen mjaft lehtë dhe thjesht me një mesazh, pasi në internet gjen pafund njoftime për këtë shërbim me çmime që nisin nga 10 mijë lekë dhe ndryshojnë sipas profileve. Sipas avokatit Isuf Shehu, ligji për arsimin e lartë nuk e trajton fare këtë problematikë.

“Nuk ekziston një parashikim ligjor, pikërisht për këtë lloj fenomeni dhe kjo është një mangësi e ligjit për arsimin e lartë, gjë që në shtetet e tjera evidentohet. Juve realizoni dhe shisni një vepër të caktuar, personi që e merr e deklaron si të vetën atë, përgjegjësia bie mbi këtë person që e deklaron si të tijën, diçka që e keni kryer ju. Domethënë që në këtë rast, ai ka mashtruar publikun, duke thënë që ky është një produkt i imi intelektual dhe ka përvetësuar një titull akademik prejt të cilit ai përfiton të drejta pasurore apo jo pasurore”, shprehet avokati Isuf Shehu.

Rastet më alarmante janë temat e diplomës plagjiaturë, që në doktrinën e huaj juridike parashikohen ndëshkime ligjore, por këtu ndodhin masivisht si pasojë e mungesës së mekanizmave për identifikimin e tyre.

“Nëse një person shet një punim të dikujt tjetër, në këtë rast ka patur përfitime ekonomike dhe normalisht këto sanksionohen nga ligji për të drejtën e autorit”, deklaroi avokati Shehu.

Referuar situatës ku jeta akademike mbështetet në një mashtrim, avokati sugjeron ndryshime në ligj.

“Duhet bërë rregullim për ligjin e arsimit të lartë, krahas kësaj, institutet e arsimit duhet të parashikojnë sisteme për të parandaluar plagjiaturën, përveçse të ndërmerren edhe sanksione”, tha Shehu./korrieri

Si mund të diplomohesh me 10 mijë lekë pa u lodhur fare… Çudia me ligjin shqiptar Read More »

Lali Eri i vërteti, rrobaqepësi i sheshit ‘qep-shqep’

Edhe kësaj radhe Avni Delvina me ironinë e tij therëse ka prekur një tjetër skandal që po ndodh para syve tanë.

Sheshi ‘Skënderbej’ i përfunduar në më pak se një vit me miliona euro në xhepat e Fushës, është shqepur pothuajse i gjithi.

Një shesh vetëm për këmbësor që nuk rezistoi as një vit, merreni me mend se sa është vjedhur aty.

Dhe kjo është ajo me çfarë mburret Erion Veliaj çdo ditë.

Image

Lali Eri i vërteti, rrobaqepësi i sheshit ‘qep-shqep’ Read More »

Dita Europiane e Viktimave të Sistemeve Totalitare, kampi i Tepelenës në dritë

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare do kujtohet në Tepelene më 23 gusht, duke e titulluar “Ditën Muze-Memorial Tepelenë”.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bënë të ditur se ka nisur puna për përgatitjet në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Sot, forcat e ushtrisë, filluan pastrimin dhe sheshimin e truallit qendror te ish-kampit te Tepelenës.

“Falenderime ministres Olta Xhacka qe iu përgjigj kërkesës sonë. Përgatitjet për përkujtimin e 23 gushtit janë në proces të ethshëm”, shprehet kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Ditë më parë është zbardhur axhenda e aktivitetit që do të organizohet në kampin e Tepelenës me rastin e 23 gushtit, Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare në bashkëpunim më AIDSSH, bashkinë Tepelenë, ISKK dhe IIPP, të mbijetuar, institucione dhe shoqërisë civile.

Ky aktivitet synon që të jenë përkujtimor, edukativ, reflektues, rinor, artistik e dokumentues.

Aktivitetet do të jenë gjatë gjithë ditës si më poshtë: Nga orën 10.00, në sallën e teatrit të qytetit do të ketë një ekspozitë dokumentare me përndjekjen komuniste në Tepelenë, ku publiku i përbërë nga studiues, autoritete të qytetit dhe familje të ish-përndjekurve politikë, do të njihen me materiale të rëndësishme të Sigurimit në Tepelenë dhe në ngjarje të rëndësishme të rezistencës si p.sh Kryengritja e Zhabokikës, atë për të drejtën e besimit bektashi dhe katolik (përmes dosjes së At Gjergj Sulit, apo Baba Shefqet Koshtashit) apo atë të përndjekjes se Zenel Shehut apo Trifon Xhagjikës e Neim Pashës. Të gjithë figura të nderuara të përpjekjes për liri e dinjitet.

Më tej, po në sallën e Teatrit të Qytetit, do të zhvillohet Simpozium Shkencor që vë bazat konceptuale të punës shkencore për Muzeun e Punës së Detyruar në Shqipëri, me prezantime nga Prof. Beqir Meta dhe Prof. Dr. Ermal Frashëri etj.

Në orën 18:00 organizohet dhënia e dekoratave të nderit për 4 të mbijetuar të kampit të Tepelenës nga Presidenti Meta. Aktiviteti zhvendoset në mjediset e kampit të Tepelenës ku do të ketë disa postera, fotografi dhe dokumente të përgatitura nga AIDSSH

Aktiviteti mbështetet nga projekti “Përkutjo për të Parandaluar dhe Shëruar” financuar nga UNDP dhe Italia dhe partnerë të tjerë që do të bashkohen.

Në ora 19.30 fillon aktiviteti rinor artistik “Kampi N’dritë” dhe do të ndriçohet i gjithë kampi për një natë. Brenda në kampet do te ngrihen çadra kampingu ku do te akomodohen të rinjtë, dhe do të ketë disa performanca artistike ku pritet të mblidhen disa qindra të pranishëm, kryesisht të rinj. Do të shfaqet një film dokumentar “Edhe Muret Kanë Veshë” si dhe më pas do të projektohen në muret e kampit instalacioni “Edhe Muret Kanë Veshë” si dhe “I Përkasim Njeri Tjetrit”.

Vonë në mbrëmje ka performanca nga 2 grupe këngëtarësh “Asgjë Sikur Dielli” dhe “Tre muskëtierët” si shenjë e triumfit të jetës dhe dinjitetit njerëzor./atsh

Dita Europiane e Viktimave të Sistemeve Totalitare, kampi i Tepelenës në dritë Read More »

2000 vjet na e mbajtën fshehur, shërojnë kolitin, gastritin. Mbrojnë zemrën e vonojnë plakjen

Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti.

Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre.

Ato kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

Fiqtë janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë.

Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s’i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s’mund të pinë qumësht ose kos.

Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

Kanë efekt laksativ. Farat që kanë në brendësi kanë efekt laksativ, çka ndihmon në rastet e konstipacionit. Fiku është një nga frutat më të pasura me kalium. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligram kalium që do të mjaftonin për gjithë ditën.

Kaliumi është i domosdoshëm për arteriet e zemrës./korrieri

2000 vjet na e mbajtën fshehur, shërojnë kolitin, gastritin. Mbrojnë zemrën e vonojnë plakjen Read More »

Tiransit po plasin nga vapa, bashkia me zgjidhje gjeniale. U vendos freskuese tek…

Një zgjidhje gjeniale ka gjetur Bashkia e Tiranës këto dite kur termometri po arrin 40 gradë celcius. Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit.

Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjithe Tiranën.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

Tiransit po plasin nga vapa, bashkia me zgjidhje gjeniale. U vendos freskuese tek… Read More »

Lëngu i qepës, ja si ta pini për pastrimin e trupit, shmang 4 sëmundjeve

Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë. Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lëkura E Qepës Lufton Edhe Këto Sëmundje: Diabeti i tipit 2; Sëmundjet kardiovaskulare; Sëmundjet e sistemit tretës; Mbipesha.
SI Të Përgatisni Çajin E Qepës: Udhuezoni të lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë.

Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë.

Mbajini qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Përdorime Të Tjera Të Çajit Të Qepës: Cajin e qepës ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me më efikasitet të ftohurën.

Mjafton të prini pesë feta me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me lëkurat e qepës, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil. Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Kujdes! Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë./korrieri

Lëngu i qepës, ja si ta pini për pastrimin e trupit, shmang 4 sëmundjeve Read More »