Aurora

Cilat ministra duhet të largohen nga qeveria? Ja përgjigja që jep Taulant Balla

Në fillim të shtatorit, Edi Rama pritet që të bëjë ndryshime në qeveri, por ende nuk dihen emrat që do të largohen apo ata që do të vijnë. Ndërkohë, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që është folur shpesh se mund të bëhet ministër, thotë se të gjithë anëtarët e kabinetit e kalojnë testin. Por sipas tij vendimi final i takon kryeministrit Rama.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjithashtu edhe një audiopërgjim të publikuar në media ku ish-kreu i KQZ-së, Denar Biba i kërkonte favore gjyqtarit shqiptar në Strazburg, Ledi Bianku. Ai thotë se të dy personazhet kanë detyrim publik për shpjegime. Balla thotë se ka dyshime që biseda në fjalë të jetë përgjuar në shtëpinë e dy miqve. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë Biba, duke thënë se bëhej fjalë për një material audio të manipuluar. Sa për akuzat e artikuluara nga PD-ja se ka ndikuar që biznesmeni Edmond Bego të fitojë 14 mln euro tendera publikë, Balla i qëndron versionit të tij se nuk e ka ndihmuar.

Cilat ministra duhet të largohen nga qeveria? Ja përgjigja që jep Taulant Balla Read More »

Reis Çiço ikën nga Tv Klan? Shpërthen rrjeti, foto e spikerit të ri që po i çmend të gjithë

Nje foto qesharake qe po qarkullon ne rrjetet sociale ka ngritur dyshime se Televizioni Klan mund te zevendesoje spikerin e njohur Reis Cico me nje tjeter personazh. Por per humor, rrjeti ka menduar se ky mund te jete Ardi Daullxhiu, edhe ky tashme nje personazh ne ekran pas daljeve te njepasnjeshme te Zone e Lire e Arian Canit.

 

Reis Çiço ikën nga Tv Klan? Shpërthen rrjeti, foto e spikerit të ri që po i çmend të gjithë Read More »

“Serbia sot është përballë faktit historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet”

Në një postim për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, Spartak Ngjela thotë se një skenarë i tillë nuk mund të lejohet të ndodhë nga SHBA. Ndërsa nga ana tjetër thekson se, Serbia ka dy alternativa të njohë pavarësinë e Kosovës ose të shpërbëhet si shtet.

POSTIMI I PLOTË

Vuçiç në Francë deklaroi: ose Serbia merr territorin nga Kosova, ose luftë për të marrë Kosovën nën Serbinë. Domethënë do të ripushtojë Kosovën si në vitin 1913. (!)

l.
A thua që të ketë marrë ky një angazhim mbrojtës nga politika franceze dhe politika ruse, që në fakt janë Dy krijuesit historikë nga hiçi të shtetit serb? Jo. Fakti që kërcënon, nuk është në politikë por në frikë dhe në iluzionizëm.

Vuçiçi është i rënë në iluzionizëm. E ka gënjyer më shumë politika ruse. Por asgjë nuk do të bëjë dot. Se pyetja është kjo? Kujt po i kërcënohet me luftë? Dhe pas kësaj vjen pyetja tjetër: pse nuk e di ky që luftën e bën paraja? E pra, ku i ka paratë? Serbia është një shtet i sfilitur që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian dhe të garantojë mbijetesën e saj. Më kë do të bëjë luftë ky Aleksandër Vuçiç: me Amerikën? Është i trembur prandaj bërtet. Ende nuk e di ky derëzi që padroni i tij Milosheviç, në luftë kundër Amerikës, rezistoi vetëm 50 ditë?

Po pse, e harroi ky që Kosova është e shkëputur nga Serbia me forcë nga fuqitë e mëdha perëndimore? Po pse, Kosovën shqiptare në vitin 1913, vetë e mori Serbia, apo ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha? Ia dhanë me forcë fuqitë e mëdha europiane. Kurse Tani, po ato ia morën për të vendosur në vend padrejtësinë shekullore antishqiptare. Atëherë, cila është kjo luftë që do të bëjë Vuçiç? Është pa dyshim, lufta me mullinjtë e erës, se luftën me Naton dhe Amerikën e ka humbur në 50 ditë: është e ditur tashmë se Milosheviçi i tij u dorëzua vetëm me bombardime.

Sot e gjithë politika amerikane e di si të provuar që shteti serb është formuar me një krim antishqiptar. Kurse amerikanët me presidentin e tyre Bill Klinton e ndërprenë procesin kriminal antishqiptar serb pas 150 vjetësh. Po kryeministri shqiptar i di këto që vete e flet edhe ky si Vuçiçi? Po ku pyetet për kryeministrin shqiptar sot! Shqipëria sot drejtohet nga një kryeministër mendjeshkurtër që urren shqiptarët, dhe flet si hallemadhi Vuçiç. Gjithsesi, e ka gjetur vendin ky palaço panairesh, do ta shihni.

ll.
Arsyeja tjetër që mbyll gjithçka është kjo: nëse vërtet ky Vuçiçi mendon se tremb ndokënd, është fëminor, se ata që kanë çliruar Kosovën, nuk tremben dot nga një fuqi aq e vogël sa ajo e Serbisë. Dhe, nëse pastaj mendon se ka ndërruar politika amerikane, dhe nuk është më kundër krimit serb antishqiptar, është mendjeshkurtër si edhe kryeministri shqiptar.

Po anëtarësimi që i është afruar me kusht Serbisë nga Bashkimi Europian, politika serbe, me cilën arsye politike mendon ta kalojë pa realizuar kushtin? Po sot dihet botërisht që kushti është pavarësia e Kosovës. Si do ta arrijë këtë Vuçiçi, me luftë?
Kjo rrëzon gjithçka. Rruga e Serbisë është vetëm kjo: ose pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në BE për të dalë nga kriza ekonomike që po e fundos; ose shpërbërja tërësore e Serbisë. Kjo është gjendja. Prandaj shqiptarët është mirë të qeshin edhe me Vuçiçin, por edhe me Thaçin që matet të flasë dhe nuk po flet dot.

Ajo që kërkon Vuçiçi është kapitullimi i Amerikës dhe jo kapitullimit i Hashim Thaçit. Ja kapitulloi Thaçi, pse ky e ka në dorë sovranitetin e Kosovës. Pyetja kryesore që ngrihet në këtë çështje, është kjo: kush e ka në dorë sot sovranitetin e Kosovës? Atë e ka USA dhe Bashkimi Europian. Dhe këta, vërtet mendoni se do t’i nënshtrohen Rusisë kundër procesit proshqiptar? Ky në fakt tani dihet që është një proces që e ka nisur politika amerikanë në Ballkanin Perëndimor kundër një shteti kriminal si Serbia.
Kjo nuk mund të ndodhë.

Pikërisht këtë tha dhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, dje nga Durrësi. Dhe shumë mirë që e kërcënoi Serbinë pikërisht nga Durrësi, se Durrësi ka qenë gjithmonë ëndërra e saj kriminale.

lll.
Nënshtrimi i politikës serbe për njohjen e Kosovës, është e vetmja garanci që ky shtet i jep politikës amerikane e sidomos asaj gjermanë, se Serbia si shtet po heq dorë nga karakteri i vet kriminal antishqiptar. Nëse nuk heq dorë, shumë më keq për të do të jetë. Kosova e shqiptarëve është, ka tash 19 vjet. Për faktin që ruajtësit e sovranitetit të Kosovës janë Amerika dhe Bashkimi Europian, dhe jo Thaçi, asgjë nuk mund të vijë nga vullneti i Hashim Thaçit, e le më i Edi Ramës që s’e përfill kush.

Prandaj duhet të theksojmë që politika patriotike në Prishtinë sot nuk ka përse të shqetësohet për territoret, ato janë territoret e vendosur që në vitin 1974. Edhe lufta ndërkombëtar e Natos për ato territore është bërë. Sovraniteti është territorial, dhe ai nuk disponohet nga askush që është individ. Natoja që e ka fituar nuk ka fare mundësi që ta lëshojë drejtësinë historike të cilën e ka vendosur vetë me luftë. Po si mendon Aleksandër Vuçiç, Amerika do të kapitullojë në një luftë të fituar se kërcënohet nga shigjetarët e Aleksandër Vuçiçit?

O presidenti i vobegtë serb: pse me një fishek do t’i hapësh ti luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Politika amerikane, nuk mund të heqë dorë nga procesi që ka nisur që në vitin 1993 kundër karakterit kriminal serbo-rus të shtetit serb në Ballkanin Perëndimor. Po të ndodhte kjo, duhej të mendonim se Amerika ka humbur luftën me Rusinë në politikën e saj konstante për Ballkanin Perëndimor. Po, a mund të ndodhë kjo në një kohë kur Rusia është sot një shtet i telikosur nga lodhja? Po Franca, a mund ta garantojë krimin serb antishqiptar që ky të vijojë rrugën e tij të vjetër? Hapur, kjo politikë franceze nuk mund të zhvillohet dot në asnjë lloj mënyre. Po, a e dini se sa është borxhi francez kundrejt Gjermanisë sot? Është aq i madh, sa borxh i grek të duket si një pakogjë.

Përfundimisht, asnjë forcë nuk e ndalon dot sot pavarësinë territoriale të Kosovës. Nëse Vuçiç përpëlitet dhe kërcënon, këtë e bën nga inercia kriminale që e karakterizon si politikë shtetin serb. Serbia sot është përballë këtij fakti historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet. Po Aleksandër Vuçiç, a e din këtë? Sigurisht që e di.

“Serbia sot është përballë faktit historik: ose të lëshojë pavarësinë e Kosovës, ose të shpërbëhet” Read More »

“Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë dhe të pinë qyl”

Nga Pandeli Bardhi

Kampingu njëjavor në kampin e bukur të Jalës, për LRI-në apo (Lëvizjen Revolucionare Irredentiste) këtë vit, nuk ishte si kampingu i viteve të tjera.

Dihet që lëvizjet irredentiste ku Historia njeh shumë lëvizje të tilla janë lëvizjet për të marrë një territor të caktuar apo një krahinë të grabitur me apo pa të drejtë nga një shtet tjetër. Në rastin tonë, Lëvizja Revolucionare Irredentiste e LRI, bëhet për një çështje më të madhe siç është ajo për “rrëzimin e Shtetit të bandave e të krimit, apo të “narkoshtetit” që ka “grabitur” të drejtat dhe liritë e të rinjve e të rejave që shtyp, shfrytëzon e diskriminon qytetarët”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në Jalë, ata i mblodhi “Burrnesha” duke u dhënë të hanë e të pijnë qyl, të pushojnë e të dëfrejnë, të gatuajnë e të hazdisen sepse u mblodhën për një çështje të madhe, atë të rrëzimit të qeverisë apo të “narkoshtetit!

Nuk besoj ta këtë mësuar këtë nga “pilotët e vdekjes” në Luftën e Dytë Botërore kur Japonia, pilotët e avionëve gjuajtës bombardues, i mbante me të tëra tëmrat për muaj të tërë sepse kur të niseshin për në luftë, ata vështirë se do të ktheheshin, ose do të kryenin detyrën ose do të përplaseshin me avionët e kundërshtarit.

Por ajo ç’ka ishte më kryesorja, LRI-stët, sipas një programi të caktuar, mbi të gjitha mësuan se si të sjellin ndryshimin e elitës politike, që siç u tha edhe “Burrnesha”, “ky ka qenë edhe misioni i LRI-së qysh në krijimin e saj”.

Nuk dihet nga e gjeti këtë mendim “Burrnesha”, në një kohë që në statutin e LRI-së, qysh në krijimin e saj kur LSI-stët ishin në pushtet thuhet: “LRi- është një organizatë rinore politike, një bashkim vullnetar i të rinjve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve… që synojnë të forcojnë rolin e rinisë shqiptare në jetën e vendit”. Siç dihet, LRI u themelua në Shtator të vitit 2004 me synim angazhimin e të rinjve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar”! Ku është këtu ajo që thotë “Burrnesha” që “qysh në fillim misioni i LRI-së, ka qenë ndryshimi i elitave politike”?

Sidoqoftë, plazhistët e shumtë në Kampingun e Jalës kaluan edhe disa çaste entuziaste tek dëgjonin “Burrneshën”! Në fund, nën tingujt e “Internacionales” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes” sipas Floida Kërpacit, thirrjes së “Burrneshës”, “Në luftë për çështjen e partisë të jeni gati” ata, me grushtin lart apo me dorën në shenjë nderimi ushtarak iu përgjigjën: Gjithmonë gati! Burrnesha është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim siç thuhet edhe në dy vargjet e para të “Marsejezës” apo të “Marshit të të rinjve kundër të keqes:

Çohuni djem e vajza sepse rinia është e para.

Mbas Burrneshës shkoni, të gjithë ta rrëzojmë këtë qeveri…

Kohërat tashmë kanë ndryshuar. Revolucionet nuk fillojnë më atje ku shtypja dhe shfrytëzimi është më i madh, por fillojnë nga Kampet e pushimit, atje ku “Komsomolasit” hanë, pijnë, këndojnë, dëfrehen e relaksohen nën rrezet e diellit dhe jodin e detit. Sipas një programi të caktuar, gjithçka bëhej, qëllimi ishte një i vetëm.

Të betoheshin për një “çështje të madhe”, atë të rrëzimit të këtij “narkoshteti”. “Ideologët” e tyre, ish antarë të Kabinetit të “narkoshtetit” qysh në themelimin e tij para njëzet e tetë viteve, folën njëri pas tjetrit, qysh nga “Burrnesha” me pantallona ushtarake, e deri tek “njeriu me pantallona të shkurtra, Edmond Panariti.

Për të mos humbur fillin e mendimeve të vijmë tek fjalimi i “Burrneshës” në këtë ceremoni “madhështore” të mbylljes së kampingut, e cila me atë fjalim ceremonial jo vetëm LRI-stëti bëri të betohen “Halt Burrneshë” por edhe shkurret i bëri të “lëvizin” nga vendi! Qysh në fillim duhet të themi që pavarësisht se çfarë “klithmash” bënte “Burrnesha”, thirrjet e të rinjve nuk e lejonin të dëgjohej derisa ajo shumë shumë herë detyrohej të ndërpriste fjalimin e saj, duke bërë thirrje: “Më lini të mbaroj mendimin”!

Edhe sikur ajo të thoshte: “Në këtë moment që ne po flasim, janë bashkuar me ne edhe delfinët e detit, edhe fokat e pritet të vijnë edhe peshkaqenët, për të rrëzuar qeverinë e bandave e të krimit”, përsëri thirrjet entuziaste të LRI-stëve, do të vazhdonin me të njëjtin entuziazëm! Vazhdojmë më tej me fjalimin e “Burrneshës”. “Ky grup mjaft modest, thotë ajo, arriti kulmin e tij me pasion dhe forcën, për të cilën të gjithë kemi nevojë! “Burrnesha” është edhe “modeste”, ajo forcën e merr si Anteu që e merrte nga Toka, kjo e merr nga LRi-ja. Më tej vazhdon: “LRi-stët thonë që një njeri mund të ndryshojë botën, po juve që jeni me qindra”?

Basha nuk ndodhej atje, por po të ishte si matematicien “perfekt” që është, që pavarësisht që tabelën e shumëzimit me dy shifra nuk e njeh, por rregullin e treshit e njeh mirë, menjëherë, sapo të bënte llogarinë, do t’i dilte që LRI-stët kanë një forcë të tillë që mund të ndryshojnë botën me qindra herë! “Shikoni thotë ajo, po marr shembullin e Megit.

Në fillim ajo kishte frikë të protestonte dhe ditën e parë që u godit nga një polic, ditën tjetër, ajo protestoi me forcë dhe ecte me të dyja këmbët dhe grushtin lart”. Konkluzioni i Burrneshës është që nuk duhet patur mëshirë kundër një shteti që godet të rinjtë, që “vret shpresën e tyre, që shtyp e shfrytëzon”. Unë nuk jam e re, por as e vjetër nuk jam, por e kam jetuar kohën e diktaturës kur edhe ushqimet i merrnim me tallon dhe javë të tëra, bile edhe me muaj rrinim pa ngrënë”. Jepi Burrneshë! Por “Burrnesha “pengohet” sakaq: “Unë nuk mund të them që nuk kam qenë e privilegjuar!

Nuk ka faj, ajo përfiton nga mungesa e Bashës, që jo me makinë llogaritëse, por me mend do të bënte llogarinë. Kur një e privilegjuar qëndron me muaj pa ngrënë nga mungesa e ushqimit, po ata të paprivilegjuar nga sa muaj do të kenë qëndruar pa ngrënë? Me siguri, ata do të kenë qëndruar me vite pa vënë gjë në gojë! Kemi parasysh këtu që në kohën e ndërrimit të sistemit “Burrnesha” ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçe, por nuk ishte faji i këtij “Oleg Koshevoi” që mosha e saj ishte kaq e re dhe duronte pa ngrënë edhe muaj të tërë.

Por në fund të fundit është e drejta e saj të flasi e të broçkullisi ashtu si t’i vijë për mbarë të tilla “Tralala zura një galë”, por nja dy gjëra që kanë interes nuk na i sqaroi. E dëgjuam dhe fjalimin e saj “madhështor”, dëgjuam edhe entuziazmin dhe gatishmërinë e “debatikasve”.  Më shumë se kujtdo tjetër, ky “betim solemn”, “Gjithmonë gati” bëri që të lëvizin menjëherë antenat e “Babale Saliut” i cili, sapo dëgjoi këtë fjalim “historik” dhe këtë gatishmëri të “Komsomolasve” menjëherë e publikoi atë duke fërkuar duart. Më në fund, “klithi” ai, erdhën ditët e tmerrshme të “Shtatorit shqiptar”, kur do të shohim rrëzimin e “narkoshtetit” dhe të “Noriegës”, bandave të krimit e të drogës”. Përkundrazi, Lulzimin as që e “gërvishti” fare ky fjalim kaq “madhështor” i bashkëopozitares dhe me siguri do të jetë kthyer në anën tjetër, duke bërë një gjumë të thellë siç di ai.

Do të vazhdojmë më tej me “Burrneshën”. Që ajo me këta “debatikas” do të rrëzojë këtë “narkoshtet”, këtë e morëm vesh.

Por, nuk na sqaroi, a do t’i çojë ajo në “Gijotinë” “Numrin Një”, që qëndron në krye të këtij “narkoshteti” dhe këtë “Noriegë” që drejton këtë qeveri? Sidoqoftë ata kanë përgjegjësitë e tyre e sidomos “Numri Një”që jo pak zullume ka bërë në çdo funksion që ka qenë. Tjetër!

A kanë të drejtë morale këta “llafollogë” qysh nga “burrnesha” e deri tek ish “Buburrecat” e “Narkoshtetit” që jo vetëm nuk e “qullosën” asnjëherë detyrat që iu ngarkuan me ne krye Numrin Një, por përkundrazi, u shquan vetëm për matrapazllëqe e për korrupsion shumë herë më shumë nga këta që janë sot në këtë qeveri që edhe këta nuk qëndrojnë më prapa tyre.

Po t’i kishte dhënë drejtim “Burrnesha” edhe këtyre paqartësive për të mos i dhënë shkak që të tjerët të hamendësojnë, diçka do të ishte e besueshme “Burrnesha” dhe i besueshëm do të ishte edhe Hymni apo “Marshi i të rinjve kundër të keqes” do të ishte një Internacionale e vërtetë! Përderisa “Burrnesha” nuk i sqaroi këto hamendësime, edhe këtë rradhë “Burrnesha” nuk bëri gjë tjetër, përveçse bëri për të qeshur një copë herë pushuesit në kampin e bukur të Jalës.

Tani presim “Ditët e tmerrshme të shatorit” për të parë se ç’do të bëhet që të na zëvendësojnë “Edmond Begot” që na janë bërë si “burri i dytë i nënës” në ekranet e televizorit, sepse Skënderbeu e të tjera ngjarje me interes janë harruar fare!

“Një mesazh për luftëtarët e betuar të LSI-së që ‘burrnesha’ u dha të hanë dhe të pinë qyl” Read More »

Nga Ilva Tare, te Rudina Xhunga dhe Eni Vasili, ja lëvizjet e bujshme këtë shtator

Teksa shtatori eshte prane dhe sezoni i ri televiziv starton shume shpejt, mësohet se Ilva Tare ka lënë përfundimisht pas shumë vitesh logon e Ora News ku drejtonte jo vetëm redaksinë e informacionit por edhe emisionin Tonight.

Gazetarja e njohur, që karrierën e nisi në TVSH, u bë e njohur tek TeleNorba për të qenëmë pas imazhi i informacionit edhe tek Vizion + dhe TV Klan do t’i bashkohet një projekti të ri televiziv.

Burime të besueshme pohojne se Tare do të nisë aventurën e re në krye të departamentit të lajmeve në një televizion të ri që së shpejti do të prezantohet për publikun. Ekrani i ri,me pronar biznesmenin Theodhori Çami që aktualishtzotëron Radio Televizionin IN, do të jetë pjesë e platformës së Euro News dhe do tëmbulojë jo vetëmShqipërinë por edhe trevatshqipfolëse jashtë saj, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Gjithashtu është zyrtarizuar largimi i Eni Vasilit nga News 24. “Studio e hapur” ka mbyllur portën e bashkëpunimit me Irfan Hysenbelliun dhe sezonin e ardhshëm do ta shohim në ekranin e Top Channel.

Nuk konfirmohet nëse Vasili do të ruajë të njëjtin format dhe logo emisioni dhe as nëse programi i saj do të jepet ditën e enjte, kur shfaqej “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit.

Ndërkaq vendin e Vasilit në News 24 do ta zërë gazetarja e njohur Rudina Xhunga. Pas mbylljes së emisionit Dritare në Vizion Plus, Xhunga ka arriturmarrëveshjen me drejtuesit e tv për një hapësirë të re televizive.

Nga Ilva Tare, te Rudina Xhunga dhe Eni Vasili, ja lëvizjet e bujshme këtë shtator Read More »

Bosja e Gërdecit, që duhej çuar në pranga, emërohet profesore në Fakultetin e Drejtësisë

Bashkë me vëllain deputet, kanë blerë diplomat për “drejtësi” në Londër, paguar me lekët e gjakosura të 26 viktimave, babai “fut feçkën në çdo hale” që vjen erë lekë

Këta mirë që vjedhin, vrasin e kurvërojnë me njeri-tjetrin edhe brenda “çadrës” gjinore, por janë edhe të pa pendueshëm e të pacipë, duke bërë karshillëk pas çdo zullumi e krimi që kryejnë dhe bashkë me këta banditë, “palë krimi” bëhet edhe shteti, i cili në vend t’i çoj para drejtësisë, i emëron në punë e detyra zyrtare, ku ka miliarda leke tenderësh, por edhe në vende pune, ku bëhet moral për drejtësi.

Një skandal i tillë, ka ndodhur me bosen e Gërdecit, koordinatoren e të drejtave njerëzore në PD, Henris Fahri Balliu e cila, sipas krimit “vrasje masive me paramendim”, të bërë në fabrikën e demontim-trafikimit të municioneve luftarake shtetërore më 15 mars 2008, duhej të ishte tek “7 penxheret”, për biznes krimin me të cilin vrau 26 njezëz, mes tyre gra e fëmijë dhe shkatërroi 3000 banesa e biznese.

Por çuditërisht “Silvia Konti” ose “lavirja e Bulevardit” siç e quajti Saliu dhe gazeta e “Ballinjve” të Gërdecit (Ina Rama), pas këtij krimi nuk e hipi vajzën e “kapural” Fahriut në furgonin e policisë, por e lejoi të mbushte çantën me milionat e gjakosura, të nxjerra nga biznes-krimi i Gërdecit de të shkonte për studime “Master”, në Londër.

Në gusht 2011, pasi u kthye në Shqipëri, “shoku i babit” Shegani i Juridikut dhe Myqo Tafaj i Ministrisë së Arsimit, i bënë letrat brenda ditës tek zyra e Fahriut dhe e emëruan “profesore” me kohë të plotë, në Fakultetin e Drejtësisë, në “Departamentin e të Drejtës Publike”, ku prej 7 vitesh, bosja e Gërdecit, që nuk ka dhënë akoma llogari para drejtësisë, për krimin me 26 viktima, vazhdon të jap leksione drejtësie në lëndën “E drejta publike”!

Kujtojmë, që Henris Fahri Balliu, deri 1 vit pas shpërthimit të fabrikës, ka qenë bashkëpronare me 20% të aksioneve në biznes-krimin e Gërdecit, bashkuar me Delijorgjin, Zenin, Trebickën, Pinarin, Argitën e Fatmir Mediun, në firmën “Trans Digging Construction”, themeluar qëllimisht për këtë biznes-trafiku municionesh, në datën 27 shtator 2017, kur profesorja Balliu e Juridikut, ka qenë 21 vjeçe dhe ishte me studime në Londër, për “Drejtësi”.

Pas daljes së sekretit, “babi Fahrua” deklaroi, se vajza e tij i kishte shitur aksionet dhe pas kësaj, së bashku me Saliun, Zenin, Kuliçin, Mediun e ca “trima” të tjerë në policinë e shtetit të kohës së Saliut, “ftuan për gjueti” Kosta Trebickën, por rrugës, makina e tij u “godit aksidentalisht nga një lepur dhe humbi kontrollin”, duke u përmbysur në lëndinë e për pasojë, Trebicka humbi jetën “aksidentalisht”, ndërsa “vëlla Fahrua” i shkoi në varrim, në emër të qeverisë dhe familjes “Berisha”…

Ja “Kabllogrami” i Ambasadës së SHBA-Tiranë, për lidhjet e “Ballinjve” me Gërdecin

AMBASADA E SHBA-TIRANË, Data 17 PRILL 2009/ “Një tjetër person nga klani i Berishës zhytet brenda Gërdecit.

Mediat gjithashtu, kanë raportuar këtë javë, se një kompani në pronësi të Mihal Delijorgjit dhe Henris Balliut (vajza e Fahri Balliut, anëtar i trupës drejtuese të PD dhe këshilltar i afërt i kryeministrit Berisha), ka nisur në mënyrë ilegale, ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec, në prill të vitit 2007, ose 4 muaj para se të krijohej kompania e biznesit dhe 1 vit, para se Këshilli i Ministrave të jepte aprovimin zyrtar, për kompanitë private (përfshi firmën “Albademil” të Delijorgjit”./Pamfleti

Bosja e Gërdecit, që duhej çuar në pranga, emërohet profesore në Fakultetin e Drejtësisë Read More »

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga…

Pas audiopergjimit te publikuar sot ne media ku degjohet ish kreu i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin e Shqiperise ne Strasburg, per te ndikuar ne vendimet per gjyqet qe ka qeveria shqiptare per pronat, ish kryeministri Sali Berisha tregon se cfare rrezikon tani Shqiperia.

POSTIMI

Super Skandal!

Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.

Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.

Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet europiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton.

Ju lutem ndiqni biseden e kercenimit te bere me porosi te Rames dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatesin Ledio Bjanku. sb

Uaaa, audiopërgjimi doli, por nuk e keni idenë çfarë rrezikon tani Shqipëria. Mund ta përjashtojnë nga… Read More »

Gushti vazhdon…në shtator

Jemi në gusht por dy ditët e fundit temperaturat kanë pësuar rënie duke në bërë të ndihemi sikur jemi në një vjeshtë të hershme.Mirëpo, si duket gushti do të vijojë në shtator.

Meteorologia Tanja Porja ka treguar se si do të vijojë moti ditët e ardhshme, ajo tha:

Shira të dobët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërkohë që priten rrebeshe të përkohshme në zonat qendrore dhe juglindore. Këto kushte do të na shoqërojnë deri në orët e vona të pasdites së sotme dhe më pas gradualisht pritet kthjellimi i motit në zonat perëndimore, por edhe gjatë natës dhe ditën e martë pritet kthjellimi i motit në të gjithë territorin shqiptar. E mërkura deri në fundjavë ka rritje të lehta të temperaturave, pra rikthehen sërish temperaturat e larta.”
Por, surprizat nuk mbarojnë këtu, pasi Porja shpejton që edhe muajt e fundit të këtij viti do sjellin befasi jo të paktë.

Meteorologia përfundoi:

Dhe muaji shtator parashikoj në fakt që të jetë më i ngrohtë sesa një shtator normal, duke qenë se ka pasur një aktivizim të fenomenit gjatë muajit gusht, pritet që deri në fund të 2018 kjo anomali do të sjellë më shumë reshje, si dhe dhjetori që është muaji i parë i stinës së dimrit parashikoj të jetë më i ngrohtë se një dhjetor normal.”

Gushti vazhdon…në shtator Read More »