Aurora

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.

Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve.

Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë
Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:
5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:
Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë.

Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë.

Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit.

Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C.

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë Read More »

Frangajt i plas sherri në Klan, Mamaqi sulmon Ardit Gjebrean, kurse Fevziu, Jul Deda dhe Bes Kallkaku…

Televizioni Klan ëstë në luftë të vazhdueshme me Top Channel për të marrë sa më shumë audiencë dhe në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv duket se, janë shfaqur dhe ato detaje që fshihen. Blendi Fevziu hoqi dorë nga largimi pasi mori rritje të pagës, por ka ende disa gjëra që nuk shkojnë mesa duket.

Së fundmi, pikërisht në kohën kur merkatua e medieve televizive është në kulm të saj, Ermal Mamaqi, që deri dje është konsideruar si më i përkëdheluri në Tv Klan, ka provokuar rëndshëm me anë të një fotomontazhi në rrjetet sociale. Me një ironi që për hir të së vërtetës është mjaft e goditur, ai ka inflirtuar në një faqe në Instagram një montazh ku personazhi i njohur në emisionin e Arian Çanit si i “varfri më i famshëm”, Ard Daullxhiu, shfaqet duke dhënë edicionin kryesor të lajmeve në TV Klan.

Duket se në këtë sezon “shitje-blerjesh” mes televizioneve kryesore në vend, Ermal Mamaqi, po ndihet i kërcënuar. Tashmë është konfirmuar se ish bashkëpunëtori dhe miku i tij Julian Deda do të ketë hapësirën e tij në këtë TV dhe sipas burimeve të sigurta, ajo do të spostojë emisionin e Mamaqit. Nga ana tjetër në këtë TV po mbërrijnë edhe shumë ish-kolegë të tjerë të “Portokallisë” si Bes Kallaku dhe “Duçka”, ndaj Mamaqi në fakt ka përse të ndihet i kërcënuar.

Por loja është më e thellë dhe më e rëndë dhe në gjithë këtë që po ndodh, nuk ka si të mos jetë i përfshirë edhe Blendi Fevziu si strumbullar i çdo gjëje që ndikon te pronari Aleksandër Frangaj. Por edhe Ardit Gjebrea. Fevziu pasi “hoqi qafe” Andi Bejten detyroi Frangajn ti rrisë rrogën duke përdorur në mënyrë brilante Ben Blushin, tani ja ka vënë syrin Ermal Mamaqit.

Leva që po përdoret në këtë operacion është vetë Ardit Gjebrea, i cili njihet brenda këtij TV-je si babaxhan që beson çdo gjë që i thonë. Gjebrea thonë të njëjtat burime për të sfumuar sa më shumë Mamaqin, ka planifikuar që të lëshojë një hapësirë në emisionin e tij të të dielës pikërisht, për Bes Sallakun dhe Duçkën…

E gjithë kjo e ka trembur dhe e ka tërbuar Mamaqin, i cili ka nisur që të marrë masat. Por deri më tani as emisionin e tij nuk ka mundur që ta mbajë pa u spostuar nga orari dhe dita, kur janë mësuar ta shohin shikuesit e tij. Në gjigantin e superfryrë që vazhdon të fryhet, duket se ka plasur lufta…Të shohim se çfarë viktimash, do të ketë pas shpërthimit!/Syri

Frangajt i plas sherri në Klan, Mamaqi sulmon Ardit Gjebrean, kurse Fevziu, Jul Deda dhe Bes Kallkaku… Read More »

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?!

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është e re. Ajo është diskutuar edhe në vitin 1998, kur u fol për një pak të mundshëm mes Milloshevicit dhe Fatos Nanos, që në atë kohë ishte kryeministër.

Enver Bytyçi

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Ve kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të bijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë bijetesë. Dmth  duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formmulë bashkimi në formën e federatës osë konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë.  Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë./korrieri

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?! Read More »

“O do më japësh 1200 euro”, ja përgjimet e policit me trafikantët e kanabisit në Tepelenë

Një përgjimi i dalë në dritë së fundmi tregon implikimin e një shefi policie në Tepelenë në kultivimin e kanabisit. Përgjimet tregojnë se, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.

Gjykata për Krimet e Rënda ka qenë e bindur se grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qe iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi.  Në dosjen e siguruar nga “ABC Neës” gjykata veçon disa biseda, që sipas saj, hedhin dritë mbi inkriminimin e punonjësit të policisë, të dënuar me 8 vjet burg për këtë fakt. E tillë ishte ajo e datës 20 korrik 2016, ku i pandehuri Besim Zika komunikon me një shtetas me emrin Muharrem.

+466: Sa marrin këto, sa ke llafosur gjë ti, do ju thuash gjë ti a, qysh tek a. Tu them unë sa doni.Besim Zika (+581):  Po pyeti ore, si e kanë ata me kile apo.+466: Po se di fare unë ndaj po them, ke llafosur gjë ti.Besim Zika (+581):– Jo po s’kam folur unë ca fola, Festimi u mor me to, po unë s’kisha bimë që të merresha tamam me kile. Mbarove ti?+466: Ja dua edhe nga gjysëm ore.Besim Zika (+581): Po ca, jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap dhe të thonë edhe falemnderit.

Në të njëjtën ditë, Besim Zika është telefonuar nga një numër tjetër dhe në thelbin e bisedës ka qenë pagesat që garantonin paprekshmërinë e drogës.

809: Po mirë o, i do tani ai kur i do, i do në fund , ca thote ai m..,Besim Zika: Po s’më ka kërkuar gjë mua ai o jo, nuk më ka thënë gjë, po…809: Po ai i kishte thënë që t’më nxjerri, gruas 700 mijë lekë o,Besim Zika: Kur i kishtë thënë,809: Ja o tani,

Besim Zika:  Nuk e di unë, i tha Muharremit ke kaq rrënjë, unë jam me Muharremin dhe me atë o, tani lëviza një cik, i tha Muharremit unë do ti ç’kul të madhen i tha, të voglën e ke korrur e ta gëzosh, ta hash i tha. O do më japësh 1200 euro tha se e di sa numra ke t‘atyre. Se kush i ngatron kto punë ktu, e dinte edhe sa rrënjë të mëdha kishte Muharremi, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa të mëdha e të vogla,

809: Ore kish vajtur te Loni ai, kish vajtur te Loni,Besim Zika: Po unë Lonin k’tu e kisha tani,809: Dëgjon o,Besim Zika: Hee,809: Kish vajt te Loni ai:Besim Zika:  Po,809: E i kish thënë dua 700 mijë lekë o,Besim Zika: Po mirë o t’ja japim,809: Po mirë o në qoftë se i do tani ai tja japim, po mos na lodh by… sa herë të vij në Bylysh ai të kërkojë nga 700 mijë nga 700 mijë, po i do t’ja japim ore, t’i japim një miljon a dy, tre , katër, pesë miljon mos na lodh by.. sa hërë të vij në Bylysh t’kërkoj para ai m…

Ndërsa në bisedën e 2 shtatorit 2018 emri i Ganiut përmendet nga dy të pandehurit Besim Zika e Festim Rona.

842 – Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.Besim Zika: Kë?842 – Ganiun, Ganiun, atë policin.Besim Zika: Pse ?842 – Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha se s’po ma hap telefonin.Besim Zika: Po pse ore ma ngrive gjakun u i q… nënën.

Katër të pandehurit e dosjes janë dënuar nga Shkalla e Parë e Krimeve me nga 8 dhe 9 vjet burg për “kultivim të kanabisit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim që e kanë ankimuar në Apel. /abcneës.al

“O do më japësh 1200 euro”, ja përgjimet e policit me trafikantët e kanabisit në Tepelenë Read More »

Klimë e ashpër në PS, kush do të jenë ministrat e kryebashkiakët “kurbanë” të Ramës

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë në kokën e tij skemën, ku do të mbështet në nisjen e këtij sezoni parlamentar. Edhe pse mblodhi dy ditë në Vlorë të gjithë kabinetin qeveritar, Rama është nga ata që “pyet 100 vetë e bën siç di vetë”.

Ndërsa të gjithë janë në ankthin e përgjigjes nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar me fillimin e shtatorit, një gjysmë konfirmim vjen nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili nuk mungoi as në grupin e ngushtë të përzgjedhur nga Rama, ku u vendos 7 shtatori si datë për punimet e Asamblesë socialiste. Të fundit që dolën nga mbledhja në Vlorë ishin vet kreu i Qeverisë, së bashku me kryeparlamentarin Ruçi dhe Balla.

Në një pronocim për mediat ditën e sotme i pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri Balla përgjigjet: “Asambleja e PS-së, përkon me fillimin e sesionit, brenda javës së parë të shtatorit ju informoj që pika e parë e rendit është llogaridhënia për punën e qeverisë. Raporti është konsistent dhe përmban të gjithë çështjet që të gjithë shqiptarët raportuan. Dua t’ju them shqiptarëve që morën pjesë, se janë me emër e mbiemër në raport.

 Unë vlerësoj dhe mendoj se nga analiza që kemi zhvilluar qeveria i ka përmbushur angazhimet dhe prioritetet tona kryesore. Sigurisht që ju e dini që në aspektin ligjor kryeministri e ka mbështetjen e grupit parlamentar, për të përmirësuar sa herë që mendon kabinetin. Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë anëtarët e kabinetit”, thotë Balla në reagimin e tij.

Dhe meqë Rama njihet si njeri i surprizave, nuk do të jenë vetëm ministrat që do t’ju ‘shembet dheu nën këmbë’. Me sa duket Rama ka gjithçka të kopsitur pas turit të llogaridhënies dhe pjesë e fortunës do të jenë edhe kryebashkiakët.

Rama pritet të bëjë me dije emrat e atyre që nuk do të kenë më shansin për të rikandituar, si dhe  të godasë rëndë dhe pa lëshime publikisht të gjithë ato zyrtarë që kanë çaluar me punën e tyre./korrieri

Klimë e ashpër në PS, kush do të jenë ministrat e kryebashkiakët “kurbanë” të Ramës Read More »

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Nga Andi Bushati

Me një status disi të veçantë kryeministri Rama është munduar të shuajë polemikat që lindën pas fluturimit të tij me një çarter privat, për të parë debutimin e Krisiano Ronaldos në Torino.

Qoftë atyre që e akuzuan për shpenzmet marramendëse, qoftë të tjerëve që e qesëndisën për pasionin e parrezistueshëm prej adoleshenti në kërkim të “like-ve, ai i’u përgjigj me një arsyetim të thjeshtë.

Sipas tij, ishin të tjera pasione, si ato për artin, librat dhe filmat që e mbronin atë nga veset e pasunarëve arrogantë për makinat e shtrenjta, helikopterët apo avionët.

Në këtë arsyetim të Edi Ramës është interesant të qëmtohet imazhi që ai mëton të vizatojë për veten. Përtej vanitetit të zakonshëm për t’u auto-radhitur në pakicën selektive të njerzve të shpirtit dhe mendimit, kuriozitet përbën këmbëngulja për të mos u barabitur me një tjetër racë, atë që pëlqen jetën e shtrenjtë dhe vanitoze.

Restorantet e me tre yje Michelin, makinat e shpejtësisë, dhe avionët privatë që Rama rrefuzon, janë simbolet tipike të profilit të miliarderëve anembanë globit.

Ato përbëjnë digën që ndan sot në botë atë grusht njerëzish, që nuk janë as 1% e popullsisë së planetit, por kanë në zotërim më shumë se gjysmën e pasurisë së tij.

Prandaj shumë politikanë modernë, kanë rrefuzuar të njëhsohen me këtë simbolikë. Ndonjëri prej tyre, që ka bërë të kundërtën, ka paguar një çmim tepër të shtrenjte për këto teka. Kështu, ish presidenti francez Nicolas Sarcozy, nuk e hoqi dot kurrë nga vetja etiketën e presidentit të të pasurve, vetëm se e filloi mandatin e tij presidencial, nga jahti i një prej miqve të tij industrialistë dhe e kremtoi festën e fitores elektorale në një nga restorantet më të famshme të Champs Elyse.

Konkurenti i tij që e rrëzoi nga froni, François Holande e goditi rëndë vetëm me dy shprehje: “Unë nuk i dua të pasurit” dhe “armiku im është paraja”.

Pikërisht, rrezikun për të marrë një nofkë të tillë, pas pozave të publikuara në krah të CR7 dhe futurimit të papritur drejt Torinos, ka ndjerë edhe Edi Rama.

Prandaj ai hartoi një status të gjatë për të shpjeguar se në kohën e shkurtër që sejcili prej nesh kalon mbi këtë tokë, ai ka të tjera prioritete.

Me një vëzhgim të shkrurtër Lapsi.al ka treguar se ky pretendim i Ramës nuk është i vërtetë.

Por në fund të fundit kjo ka fare pak rëndësi. Megjithëse imazhi që krijon për veten, shembulli që jep dhe simbolika që imponon një kryeministër janë të rëndësishme, ato bëhen krejtësisht të papërfilshme përpara akteve që ai kryen.

Prandaj, fakti që ai ndryshoi Ronaldon brazilian (atëhere kur ishte tifoz me Interin) me Ronaldon portugez (tani që është bërë me Juven), fakti që ai mori avion privat për në Allianz stadium, fakti që u mburr përballë gjithë shqiptarëve me disa kënaqësi që vetëm fare pak mund ti’a lejojnë vetes, nuk është faqja më e errët e imazhit të tij.

Edi Ramën nuk e ndan nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, mania për të praktikuar veset e të pasurve, që ai sot po kundërshton. Atë e diferencon me ta vendimi për t’a lënë vendin në duar të pak oligarkëve. Janë paratë që ai u jep pa garë dhe tender atyre që djegin plehrat, atyre që bëjnë kontrollin mjekësor ‘falas”, atyre që marrin leje grataçielash në tokë publike që e bëjnë atë kryeministrin e të pasurve.

Po po ai është i tillë. Këtë e ka konfirmuar raporti i Departamenti të Shtetit që përmendte oligarkët që fitojnë politikisht, këtë e vërtetoi gjykata europiane e auditit që nënvizoi se një në tre tendera i dhurohet një klienti të pushtetit.

Pavarësisht nga sa thotë, Rama mbron vetëm interesat e pak vetëve. Ai është në shërbim të tyre. Dhe kjo, jo sepse ai ndan veset me të pasurit, por sepse ndan paratë me ta.

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter Read More »

Eurodeputeti zbulon kur do të hyjë Shqipëria në BE: Kanë pranuar kushtin që…

Shqipëria ende nuk ka një datë se kur mund të bëhet anëtare e BE-së, por këtë e ka zbuluar një eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki. Sipas tij kjo do të ndodhë pas rreth 10-12 vitesh dhe madje zbulon dhe kushtin që iu vendos për këtë.

Ryszard Czarnecki, deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka folur për Shqipërinë gjatë një interviste televizive për median e vendit të tij “Rzeczpospolita”.

“Sipas ekspertëve, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 10-12 vite”, tha ligjvënësi polak, duke e marrë si shembull Shqipërinë, teksa fliste për një çështje politike në vendin e tij lidhur me sistemin e drejtësisë. “Polonia nuk është Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në BE”, tha ti, për të treguar se është vështirë që BE ti imponojë politika vendit të tij.

“Sidoqoftë (Shqipëria), vijoi, do të ishte vendi i parë mysliman, me shumicë myslimane në BE. Epo, pse jam duke folur për Shqipërinë? Sepse BE e urdhëroi Tiranën të përfundonte një shkëmbim të tillë të plotë të gjyqtarëve”…

“Nuk e di se si llogariten, 85%, kështu që 17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar. Dhe qeveria shqiptare, që donte të kishte një derë të hapur për në BE, filloi të ndërrojë gjyqtarët, një reformë të tillë të plotë ose thënë ndryshe shkëmbim të drejtësisë. Epo, por Shqipëria …”, tha Czarnecki, para se moderatori i emisionit Michal Kolanko ta ndërpriste për pyetjen e radhës.

Ligjvënësi polak ka qenë edhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Europian deri pak muaj më parë. Në shkurt 2018, PE votoi me shumicë dërrmuese për shkarkimin e tij. Vendimi erdhi pasi Czarnecki kishte krahasuar një deputet rivali polak me një bashkëpunëtor nazist./korrieri

Eurodeputeti zbulon kur do të hyjë Shqipëria në BE: Kanë pranuar kushtin që… Read More »

Ajo na e ka mbajtur gjithmonë të fshehur, por ja sa vite diferencë ka Alketa Vejsiun me bashkëshortin

Është një nga personazhet publikë më të njohur në Shqipëri, por Alketa  Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private.

Ndërkohë që në internet nuk qarkullon as edhe një foto e vetme familjare e moderatres së njohur (të paktën asnjë ku të dallohen fytyrat) dhe një gjë e tillë sigurisht që ka shtuar edhe kuriozitetin e publikut për të ditur diçka më shumë, veçanërisht rreth bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti i saj Ardiani, kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin: ajo 33 vjeçe ndërsa ai 48.

Moderatorja dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006 në një dasmë “të blinduar” në periferi të Tiranës dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.

Ajo na e ka mbajtur gjithmonë të fshehur, por ja sa vite diferencë ka Alketa Vejsiun me bashkëshortin Read More »