Aurora

Me çfarë do ta nisë punën Qeveria në shtator? Paralajmërimi i Ramës vjen për…

Javën tjetër, qeveria nis punën. Kryeministri Rama ka njoftuar se titujt e pronësisë do të jepen nga një agjenci e vetme, në të cilën do të shkrihen ALUIZNI dhe hipotekat. Gjatë takimit me qytetarët, të cilët kanë bërë denoncime në platformën online të bashkëqeverisjes, Rama ka dëgjuar problematikat e tyre dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë denoncimet. Pasi dëgjoi problematikën e një qytetari dhe zvarritjen që i ishte bërë prej vitesh me lejen e legalizimit, Rama tha se rrugën korrupsionit do t’ia mbyllë dixhitalizimi.

“Rruga më e shkurtër është platforma. Patjetër që ka pasur shumë, por nuk ka pak korrupsion në shërbime dhe sigurisht që një mënyrë për ta, si të thuash asgjësuar, praninë e kudondodhur të korrupsionit në shërbime është reformimi i institucioneve, dixhitalizimi i shërbimeve, rritja e përgjegjësisë. Por, ndërkohë që ne po bëjmë këtë dhe e kam thënë dhe e përsëris, tani në shtator do të fillojë procesi i finalizimit të reformës që përgatisim prej një viti, të trajtimit të titujve të pronësisë, bashkimi i agjencive”, tha ai.

Shefi i qeverisë tha se me bashkimin e institucioneve dhe dhënien e shërbimeve në një zyrë të vetme, do të marrë fund ping-pongu që luhet me qytetarët. “Hipoteka dhe ALUIZNI nuk do jenë më dy agjenci që njëri ta jep e tjetri nuk ta jep, ping-pong, futboll, volejboll me fatet e të drejtat e njerëzve, por njëkohësisht duhet të bashkëpunojmë, bashkëpunojmë, ndërveprojmë dhe qytetarët duhet të përdorin platformën si rrugën më të shkurtër. Nuk kushton asnjë lek, nuk merr asnjë minutë më shumë se 3 minuta dhe nuk duhet të kesh asnjë mik sepse mjafton të çosh aty sinjalin dhe ke ministrin aty në dispozicion. Çdo ministër është në dispozicion të çdo qytetari kur çështja lidhet me sektorin e tij dhe kjo është rruga”, ka thënë ai.

Me çfarë do ta nisë punën Qeveria në shtator? Paralajmërimi i Ramës vjen për… Read More »

Sulmi ndaj gazetares Lala, reagon ashpër OSBE: Të vendosen para drejtësisë autorët, shenjë se…

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares së kronikës Klodiana Lala. Përmes një njoftimi në faqen zyrtari OSBE me seli në Tiranë ka dënuar me forcë sulmin dhe kërkon që të vihen para drejtësisë personat përgjegjës. OSBE thotë se dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë

“Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”- thuhet në njoftimin e OSBE.

Sulmi ndaj gazetares Lala, reagon ashpër OSBE: Të vendosen para drejtësisë autorët, shenjë se… Read More »

Projekt Ballkanik për mbrojtjen e jetës së egër nga helmimi

5 Shtete, 6 Organizata në mbrojtje të shpendëve dhe mjedisit në Ballkan, të bashkuara për të luftuar helmimin e paligjshëm te kafshët e egra si një fenomen dominues në të gjitha vendet.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan (PBKH) është një nismë ndërshtetërore (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Greqi) që bashkon organizatat e ruajtjes së kafshëve të egra, agjencitë qeveritare dhe palët e tjera të interesit si; shoqatat e gjuetisë, fermerët dhe shkencëtarët, për të trajtuar e adresuar helmimin e paligjshëm të kafshëve të egra, faktorët që çojnë në përdorimin e helmeve dhe më e rëndësishmja studimi i efekteve të dëmshme të tij në speciet e kafshëve të egra.

Helmimi i paligjshëm i kafshëve të egra ka kontribuar në zhdukjen rajonale dhe reduktimin masiv të të gjitha llojeve të shkabave në rajon dhe është pengesa kryesore për rikthimin e tyre në Ballkan,

Në Shqipëri, nga 4 specie të ndryshme shkabash dikur folezuese, sot gjendet vetëm Kali i Qyqes (Neophron percnopterus). Helmimi është shkaku kryesor i humbjes së tyre.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan (PBKH) zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA.

Projekti përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe (PKHM) që zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA. Projekti nisi të zbatohet në fillim të vitit 2018 me qëllim që të sigurohet angazhimi serioz dhe i vazhdueshëm i autoriteteve qeveritare përkatëse në rajonin e Ballkanit për trajtimin e problemit të helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra, si dhe të rritet aftësia e këtyre autoriteteve për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dukurie.

Ky projekt ndihmon drejtpërdrejt në zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat – një dokument strategjik thelbësor për ruajtjen e shkabave të Botës së Vjetër, duke zbatuar veprimtari kundër helmimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni dhe po bën progres në punën e nisur nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave për zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat në Ballkan. /atsh

   

Projekt Ballkanik për mbrojtjen e jetës së egër nga helmimi Read More »

Agroturizmi, 43 struktura të reja gjatë vitit 2018

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi deklaroi sot gjatë këtij viti janë shtuar 43 struktura të agro-turizimit në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot në Gjirin e Lalzit në Durrës ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministri Peleshi theksoi se “nga viti 2012 deri në 2017 hapeshin nga 2-10 maksimumi struktura të quajtura agro-turistike, sepse në atë kohë nuk ka ekzistuar një standard i mirëfilltë si sot për agro-turizmin. Ndërsa këtë vit nga 10 që ishte mesatarja deri tani janë shtuar 43 struktura të agro-turizmit”.

“Pra, është katërfishuar numri, kur sapo kemi miratuar një paketë fiskale shumë agresive për agroturizmin kemi çuar TVSH-në , kemi bërë zero taksën në ndikimin në infrastrukturë dhe nga 15 e kemi çuar në 5% tatim fitimin, apo tatimin mbi fitimin e kompanisë”, nënvizoi Peleshi.

Sipas tij, trendi që krijoi Qeveria ka rritur interesin në agro-turizëm.

Sa më shumë agro-turizëm, vijoi ai, do të thotë më shumë ekonomi më shumë hapësirë për të tregtuar edhe prodhimet tona bujqësore, të cilat nuk mund të shiten në ato pak pika grumbullimi që kemi në gjithë Shqipërinë, që mbledhin mallin e shumicës.

Ai tha se duhet të krijojmë edhe një kanal perfekt ku shitet edhe prodhimi i pakët, por me çmim me vlerë të shtuar, si është është agroturizimi.

Duke folur për sezonin turistik të këtij viti, ministri Peleshi tha se “ky ishte një vit kulmor është rritur shumë numri i turistëve këtë vit. E rëndësishme për ne është të mos shesim vetëm atë bukuri që na ka dhënë natyra, të mos i gëzohemi turizmit të 2 apo 3 muajve të sezonit të verës, por ta shtrijmë turizmin gjatë gjithë vitit”.

Peleshi theksoi se “ambicia dhe qasja jonë janë për ta shtrirë turizmin në 12 muaj të vitit. Një gjetje besojmë se është agroturizmi , i cili është një mundësi e shkëlqyer edhe për të zhvilluar turizëm alternativ të kombinuar me bujqësinë , prodhimet tipike ,artizanale shijen e ushqimeve tona me turizmin masiv, që është ai bregdetar, por edhe turizme të tjera që janë në një trend rritës siç është turizmi i natyrës, i aventurës etj”.

“Ne kemi marrë disa masa këtë vit për agro-turizmin por gjëja më e mirë është që kemi vendosur në fjalorin e politikës dhe qeverisë nga kryeministri deri tek të gjithë përfaqësuesit politikë, fjalën agroturizëm dhe promovimin e këtij sektori të ri të biznesit”, përfundoi Peleshi./atsh

Agroturizmi, 43 struktura të reja gjatë vitit 2018 Read More »

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se Shqipëria këtë sezon turistik ka çmimet më të lira, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Duke folur për pretendimet se në sezonin turistik çmimet janë rritur, kryeministri Rama tha se  çmimet i vendos tregu, jo qeveria.

Më tej, Kryeministri sjell si argument faktin se hotelet dhe restorantet frekuentohen dhe kjo tregon se çmimet janë në interes të pushuesve dhe turistëve.

“Kur ka çmime të larta që e lënë restorantin dhe hotelin bosh, ato sjellin falimentim. Përderisa ka njerëz që frekuentojnë dhe hotelet dhe restorantet janë plot, kjo tregon se ka një balancë dhe çmimet janë në interes të turistëve.” tha ai.

Më tej Rama shtoi se “nga ana tjetër ka dhe një argument që numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shteti është rritut kjo tregon se është rritje të fuqia e konsumit.

“Nuk diskutohet që në Shqipëri, çmimet janë të lira. Nga ana tjetër ka dhe një argument se numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shtetit është rritur. Kjo tregon rritje të fuqisë së konsumt, jo se është më lirë në vende të tjera, por janë dy komponentë që flasin shumë”, tha Rama. /atsh

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën Read More »

‘Nga pakti me Ramën te bashkimi me LSI në zgjedhje, cilat janë tri çështjet që po shkatërrojnë PD-në’

Sekretari i Partisë Demokratike, Namir Lapardhaja, ka ‘zbuluar’ tre çështjet kryesore që po dëmtojnë rëndë partinë ku ai bën pjesë. Përmes një statusi në rrejetet sociale, zyrtari i PD shkruan se marrëveshja Rama-Basha vijon dhe se për këtë kreu i PD duhet të dalë e të flasë urgjentisht për të sqaruar demokratët, por edhe publikun.

Së dyti, sipas tij, po dëmtohet partia e dytë më e madhe në vend nga fakti se në vjeshtë mund të ketë një qeveri me bazë të gjerë PD-PS. Lapardhaja shkruan se edhe këtë duhet ta sqarojë sa më parë Basha, ndryshe partia po shkon gjithnjë e më shumë drejt greminës.

Dhe çështja e fundit, që rendit zyrtari i selisë blu, është LSI, parti që do të çojë më shumë drejt tkurrjes PD, nëse kjo e fundit vendosë të dalë me të në zgjedhje.

3 çështje që e dëmtojnë rëndë PD-në!

Janë 3 çështje, ide, thashetheme, aludime, të cilat, gjykoj, se e dëmtojnë thellësisht PD-në. Ato përhapen nga propaganda qeveritare, në mënyra të ndryshme, dhe besohen nga njerëzit, ose nga individët naivë, që besojnë se pas gjithçkaje ka një konspiracion, ose nga të poshtërit, të cilëve u del e keqja me shpirtin dhe janë verbuar aq shumë sa edhe pas 6 viteve qeverisje nga PS-ja, sërish të keqen e madhe e shohin tek PD-ja.

  1. Marrëveshja Rama-Basha vijon. Ajo ka siguruar ndryshimin e pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, kështu që demokratët dhe njerëzit të rrinë rehat, mos të ndihen.

Pavarësisht se Basha është shprehur disa herë për këtë çështje, ka shumë edhe në radhët e demokratëve qe e besojnë këtë, ndaj atij i bie barra të dalë e të flasë posaçërisht e veçanërisht për këtë gjë. Kush mohon se në radhët e demokratëve ekziston një perceptim i tillë, vetëm se gënjen vetveten.

  1. Në vjeshtë do ketë qeveri me bazë të gjerë, midis PD dhe PS.

Ky është mashtrimi i dyte i propagandës zyrtare. Nëse ka një problem që e shkatërron përfundimisht PD-në, është pikërisht kjo e qeverisjes së vjeshtës me PS-në, meqenëse “e kërkon” Evropa. Sërish duhet të jetë Basha ai që duhet t’i heqë njëherë e përgjithmonë këto hije dyshimi, me forcë dhe në mënyrë të qartë.

    1. Është shumë shpejt për zgjedhjet lokale, por mund të dalim me LSI-në.

Shpejt??? Jo, është shumë vonë. Me LSI-në? Nuk po e zgjas shumë, por duhet ndarë me apo pa LSI-në. Nëse dilet me LSI-në, së paku flas për zona ku ajo pretendon, si Berati e gjetkë, PD-ja shkon drejt tkurrjes së thellë të mëtejshme. Nëse nuk do dilet me LSI-në, t’u bëhet e qartë njerëzve që tani se po ikin të gjithë e po i “paraprijnë” koalicionit të zgjedhjeve lokale. Por edhe shpallja e kandidatëve për muajin e fundit mund ta përballë PD-në me të njëjtën situatë si ajo e zgjedhjeve të 2017, që kur vendosi PD-ja të futej në garë, vota kishte muaj që ishte shitur.

Besoj se janë 3 problematika që duhen marrë në konsideratë. Pushteti nuk bie me evidentim akuzash dhe problemesh. Edhe ato kanë peshën specifike të tyre, por në këtë rast shqetësuese është gjendja aktuale e PD-së, e cila duket si një makineri e tërë e sfilitur, e lodhur, e pamotivuar, e përgjumur, së cilës, mbi të gjitha, duket se i ka humbur vullneti për të ndryshuar. Dhe për të fituar./korrieri

‘Nga pakti me Ramën te bashkimi me LSI në zgjedhje, cilat janë tri çështjet që po shkatërrojnë PD-në’ Read More »

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë

Reagimin e parë të Ramës për masakrën në Selenicë e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se, ka një arsye që fshihet pas këtij qëndrimi. Berisha thotë se nuk u dëgjua asnjë fjalë ngushëlluese për viktimat, dhe sipas tij kjo tregon sëmundjen që Rama vuan.

Reagimi i plotë:

Rama dje ne nje deklarate makaber shpall fajtor tete viktimat e Selenices! Ai, ne nje rast unik ne bote, jo vetem nuk shprehu ngushellime por perdhosi dje shpirtrat e tete viktimave, i shpalli fajtore per se vdekuri sepse rriten statistiken e te vrareve!

Te dashur miq, ne nje rast absolutisht te pa shembull ne boten e qyteteruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqiperoi nje fjale te vetme ngushelluese per tete viktimat e masakres te fshatit Resulaj te Selenices, e cila perberi lajm per mbare mediat e botes por jo per Edvinin!

Nje qendrim i tille mbahet vetem e vetem: – Kur je i semure psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Ne kete rast poli i paranojes te thote se ata jane armiq sepse te demtuan duke rritur statistiken e vrasjeve. Keshtu qe per Ramen nuk ka rendesi se humben tete jete te qytetareve, femije, gra, burra te nje familje te vendit te tij por se ata jane armiq, fajtore se rriten statistiken e vrasjeve ne vend.

Ky eshte dhe shkaku qe ato armiq nuk meritonin ngushellim, por nje qendrim i tille mbahet edhe: – Kur viktimat jane terroriste apo pushtues dhe ne keto raste dekorohet ai qe i asgjesoi ose, – Kur je rracist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike rraciale ndjen kenaqesi kur vriten sa me shume shqiptare Ketu me poshte keni deklaraten e djeshme te Edi Rames per tete viktimat e Selenices tre jave pas ejzekutimit te tyre, per te cilet Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnje ngushellim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”/korrieri

Zbulohet arsyeja që fshihet pas qëndrimit të çuditshëm të Ramës për ngjarjen e rëndë në Selenicë Read More »

Uauu… një lajm i mirë për Kosovën, ja çfarë ka vendosur Komiteti i PE-së

Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim./korrieri

Uauu… një lajm i mirë për Kosovën, ja çfarë ka vendosur Komiteti i PE-së Read More »