Aurora

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’ Read More »

Artan Hoxha tregon se ç’ndodh në Kakavijë

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikur në profilin e tij në rrjetet sociale një foto, e cila tregon se si presin qytetarët shqiptar për të kaluar në doganën greke, në pikë kufitare të Kakavijë.

Hoxha tregon se i është dashur të presë gjysmë ore, për të kaluar në doganën greke, kurse për atë shqiptaren, ai thotë se ka kaluar për 5 minuta.

Gazetari më tej shton se grekët kanë mbetur mbrapa dhe se, pse është piku i sezonit turistik, nuk e prishin fare terezinë.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Me ne fund pas nje ore e gjysem pritje ne radhe, e dallova me sy doganen greke te Kakavijes dhe flamurin grek e te BE siper saj…

Ne doganen shqiptare kalova per 5 minuta, por greket si greket na kujtojne se kane mbetur ata qe kane qene ketu e afro 200 vite para, qe nga koha e themelimit te Greqise “moderne”….

Per ta nuk ka shume rendesi nese eshte piku i sezonit turistik, je gjerman, polak, suedes apo rumun, nuk e prishin fare terezine… grek mo.

Artan Hoxha tregon se ç’ndodh në Kakavijë Read More »

Llallës telashet sa vijnë e i shtohen, dyshohet se nxori para drejt…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai është duke u hetuar për 4 vepra penale dhe duket se telashet po i shtohen.

Burime të sigurta të gazetës “Sot” pranë Prokurorisë bënë me dije se hetimet ndaj Llallës kanë dalë përtej kufijve. Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.

Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij.

Por gazeta ka mësuar se organi i akuzës po kryen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona.

Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi. Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash.

Bëhet fjalë për shuma mbi 10 mijë euro. Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.

Dyshimet janë se ai mund të ketë kaluar dhe herë të tjera me para cash dhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë është një skemë e pastrimit të parave jashtë vendit.

Po ashtu, gazeta ka mësuar se janë verifikuar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare të tij, duke shikuar transaksionet brenda dhe jashtë vendit.

Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut.

Një ndër arsyet që vuri në lëvizje prokurorinë ishin dhe fotot e fëmijëve të Llallës në makina e hotele të shtrenjta. Fotot ata i kanë kryer të gjitha jashtë shtetit.

Kjo ka bërë që të kryhen verifikime në të gjitha shtetet ku Llalla ka qëndruar. Llalla është momentalisht në Tiranë, por ende nuk ka një vendim nga Prokuroria për ta marrë në pyetje.

Ai ankimoi vendimin për sekuestrimin e pronave, por fakti që gjykata nuk e pranoi, tregon se organi i akuzës ka prova të forta ndaj tij./atsh

Llallës telashet sa vijnë e i shtohen, dyshohet se nxori para drejt… Read More »

Flet i riu nga Shkodra: Heroina më shkatërroi, ju lutem më ndihmoni

Riad Celufaj është një 24 vjeçar nga Shkodra i cili prej 6 vitesh drogohet me heroinë ai e nisi përdorimin e drogës kur ishte vetëm 18 vjeç. Mjaftoi të shkonte në një sallë lojërash në Shkodër dhe aty u njoh me një përdorues droge. Gradualisht nisi ta përdorte heroinën derisa ka ardhur në ditët e sotme duke shkatërruar totalisht jetën e tij. Kjo është historia që tregon vetëm shkodrani. I gjendur në vështirësi pas vjedhjeve, borxheve, ndarjes nga familje e shumë problemeve të tjera, vetë ai tregon se tashmë ka vetëm 1% shpresë për të nisur një jetë të re. Riad Celufaj po tenton ta bëjë këtë sepse prej 6 muajsh ai është shkëputur nga droga dhe tashmë kërkon ndihmën e të gjithë shoqatave, institucioneve shtetërore apo kujtdo që mund të kujdeset për të.

“E kam nisur 18 vjeç kur shkova në një sallë lojërash. Takova një djalë. U njoha me të dhe nisa ta përdor heroinën. Në atë kohë më tërhoqi dhe për 6 vite nuk u ndava më duke krijuar varësi të madhe prej saj. Sot pas 6 vitesh ndodhem në vështirësi të madhe sepse jam ndarë më familjen dhe jam drejt shkatërrimit të plotë. Familja ndodhen në Francë dhe prej 9 muajsh s’kam komunikim. Babai më ka vdekur dhe jam i vetëm këtu. Unë edhe kam vjedhur, ka hyrë borxh tek të gjithë dhe i kam mërzitur të gjithë. Tani ajo që kërkoj është një ndihmë nga shoqatat ose shteti. Dua ose një punë të rregullt dhe të nis një jetë të re ose të largohem nga Shqipëria. Mjekët më kanë thënë se nëse iki nga Shqipëria, pra nga vendi ku kam përjetuar vuajtje të mëdha atëherë shanset për t’u shkëputur nga droga janë të mëdha, nëse qëndroj këtu është shumë më e vështirë sepse të kujtohen gjërat. Kërkoj ndihmën e të gjithëve që munden të më ndihmojnë”.

Riad bën një apel edhe për të rinjtë e sotëm që mund të jenë përdorues droge ose sapo kanë nisur ta përdorin.

“I bëj apel që të shkëputen sa më parë nga droga. I them të rinjve t’më shohin mua se si jam shkatërruar. Kur njoh ndonjë dhe i shoh në hapat e para mundohem me fjalët e mia që t’i tregoj dhe t’i them historinë time se si jam shkatërruar. Unë kam vetëm 1% shpresë që të nisë një jetë të re. 99% jam i humbur. Kam humbur familjen, miqtë, shokët, të afërmit dhe këdo që më ka dashur. Jam krejt i vetëm ndaj dua ndihmë dhe t’i rikthehem jetës normale sepse nuk kam zgjidhje tjetër”./ShkodraNews

Flet i riu nga Shkodra: Heroina më shkatërroi, ju lutem më ndihmoni Read More »

Ooo e tmerrshme, në Durrës vjen kamioni me fileto pule Brazili të prekur nga…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish (fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta./korrieri

Ooo e tmerrshme, në Durrës vjen kamioni me fileto pule Brazili të prekur nga… Read More »

Të dielën nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia del me deklaratë: Kujdes

Nesër, më datë 19 gusht deri më datë 25 gusht, në Berat do të nisë pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ndaj, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

  1. Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe. 2. Poliçan -Çorovodë. 3. Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvollohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë në numrin 129, 112 të Policisë së Shtetit.

Të dielën nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, policia del me deklaratë: Kujdes Read More »

Kënaqeni familjen me këtë kek nga duart tuaja, receta e thjeshtë realizohet për 5 minuta

Si e shtune qe eshte sot, ju sugjerojme nje recete keku qe te kenaqni familjen tuaj me nje kek te bera nga duart tuaja!

Përbërësit: 500 g luleshtrydhe, 250 g miell, 300 g kos i trashë, 2 vezë
125 g gjalpë, 6 lugë sheqer, 10 g sodë për ëmbëlsira.

Përgatitja:

Fillimisht ndezim furrën në 160°C. Në një enë përziejmë gjalpin me sheqerin, shtojmë vezët, kosin, miellin dhe sodën.

Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, vëmë sipër luleshtrydhet (mund t’i vendosim të prera) dhe e lemë të piqet për 50-60 minuta.

E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet, shkruan klan. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet. Keku është gati. Ju bëftë mirë!

Kënaqeni familjen me këtë kek nga duart tuaja, receta e thjeshtë realizohet për 5 minuta Read More »

Ethet e shtatorit, Rama me ministrat kthehen nga pushimet, ja kush mbërrin të hënën në Tiranë

Në mënyrë të papritur janë kthyer nga pushimet shumë shpejt jo vetëm ministrat e qeverisë “Rama”, por edhe thuajse i tërë korpusi i rëndësishëm diplomatik në Tiranë. Burime diplomatike kanë dëgjuar të flitet për ndryshime të rëndësishme para vjeshtës në kryeqytetin shqiptar. Vetë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një ndryshim të thellë të kabinetit të tij në shtator, opozita ka thirrur për “protesta pa kthim”, kurse analistë pranë saj kanë folur për “trazira të forta”.

Ç’do të ndodhë realisht?

Gjithçka pritet të galvanizohet nga ardhja në Tiranë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA-së, i cili do të qëndrojë në detyrë deri sa Senati Amerikan të konfirmojë ambasadoren e re. Pritet që të hënën të konfirmohet GIP-i, siç quhet në gjuhën e DASH i dërguari i posaçëm, i cili do të kryejë konsultimet e para me aktorët politikë shqiptarë. Po në fund të këtij muaji, është parashikuar të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS-së, e cila pritet që të paralajmërojë furtunën e madhe në qeveri.

Siç mësohet, Edi Rama e ka vendosur se kë do të heqë e do të vendosë në kabinet. Zëra flasin për afro 80% të kabinetit të ribërë, por gjithsesi mbeten zëra. Megjithatë një tjetër zë, ky brenda mazhorancës, flet për rinovim total të qeverisë, përveç Arben Ahmetajt që nuk lëviz. Ndërsa burime diplomatike flasin se Rama do ta lërë in-hold planin e tij për rinovimin e qeverisë deri në shpërthimin e “bombës Basha”, pra planit të tij për të kondicionuar një marrëveshje politike me qeverinë.

Ka shumë gjasa që ndryshimet në qeveri të jenë pjesë e paketës për një frymë të re me opozitën, paketë e cila do të përmbajë: pakt për Kryeprokurorin e ri, për krerët e institucioneve të drejtësisë, reformën e re zgjedhore dhe rishikimin e ndarjes administrative. Ka shumë gjasa që disa nga ministrat më problematikë të përmendur nga opozita të jenë pjesë e ndryshimit, dhe në postet kyçe si drejtësia të emërohen teknokratë që kanë edhe izmën e opozitës, në mënyrë që ajo të japë “Ok” për votat e saj në zbatimin e reformës për drejtësi.

Por dilema është se kush do të marrë përsipër negociatat. Deri tani PD-ja ka qenë në “armiqësi” si me ambasadorin amerikan, ashtu edhe me ambasadoren e BE-së. Pritet se cili do të jetë qëndrimi pas largimit të Donald Lu-së për të parë qasjen e opozitën në vazhdim dhe çfarë kërkon realisht. Në publick, Basha do të kërkojë largimin e Edi Ramës, por natyrisht nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, të paktën nëse nuk do të ketë kushtet përkatëse që do ta mundësojën atë.

Nga ana tjetër, një pakt politik për të ardhmen, ose deri në zgjedhjet e vitit 2019-s nuk është i pamundshëm dhe këtë e ka pranuar edhe Edi Rama në një intervistë të fundit televizive. Çështja është që këto ofertë, si do ta konsiderojë Lulzim Basha, i cili duket se ka bërë një plan për protesta të përditshme për javët e para të shtatorit. Synimi i këtyre protestave është që të kondicionojë ndryshimet në qeveri me një pakt frytëdhënës për opozitën. Kontaktet mes Ramës dhe Bashës duket se kanë vazhduar në distancë, por deri tani mbahen shumë të rezervuara mesazhet e shkëmbyera.

Ndërkohë, si kryeministri, ashtu edhe kreu i opozitës mbajnë kontaktet e kujdeshme me Ilir Metën e Monika Kryemadhin për të mos pasur reragimin e fortë të faktorit të tretë politik në vend. LSI nga ana tjetër, edhe pse po sulmon Ramën nuk i ka dhënë Bashës mbështetjen e duhur, duke mbajtur lidhje direkte me Doktorin. Një situatë absurdi ku si gjithmonë, “askush nuk i beson askujt” për të prodhuar në fund një zgjidhje finale që edhe pse duket e momentit të fundit, e tillë nuk është. Ajo që ndodhi më 17 maj mes Ramës dhe Bashës ishte gatuar prej kohësh nga amerikanët, por që Meta e Berisha tentoi që ta prishë deri në momentin e fundit. Nuk ja doli dhe për këtë arsye u shkarkua me urgjencë Petrit Vasili nga posti i kreut adinterim të LSI-së, analizon Tesheshi.

Ethet e shtatorit, Rama me ministrat kthehen nga pushimet, ja kush mbërrin të hënën në Tiranë Read More »