Aurora

Presidenti Roosvelt-Nolit: Shqiptarët i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime

Dalip Greca

 

Theodore Roosvelt-Nolit: “Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca”.

NGA HISTORIA E VATRES- KUVENDI I VATRËS ME 22 SEANCA

 

Kuvendi i Vatrës i vitit 1918 u hap me 7 Korrik 1918 dhe mbaroi me 17 Korrik, mbajti plot 22 seanca. Ky Kuvend u mbajt në Winthrop Hall, 446 Tremont St. Merrnin pjesë 43 delegatë të cilët kishin 80 vota. Në fjalën e hapjes At Fan Noli deklaroi: “Vatra kur u fillua nuk kishte më shumë se 500 anëtarë, sot ka 5.000 anëtarë të rregullt”. Pastaj shtoi: “Veprimi i fundit i Vatërs është vajtja e Kryetarit tuaj në Wçashington. Ndofta dëgjuat që ditën e Independencës për tërë botën(4 Korrik) Presidenti Wilson deshi të kremtonte atë ditë si Ditën e Independencës për tërë botën. Për këtë arsye Guverna Aemerikane i thirri si mysafirë kryetarët e të gjithë kombësive të huaja që ndodhen në këtë vend bujar. Idea ishte që tërë kombësitë së bashku të mblidheshin atje”. (Në Mount Vernon) për të thyer shpiritën e autokracisë. Kryetari i Vatrës u ftua të marrë pjesë….

Ky Kuvend me 22 Seanca zgjodhi zyrtarët e vitit: Kol Tromara-Kryetar; Ndreko Stavro-Sekretar, Bahri Omari-Editor; Andon Frashëri-ndihmës Editor; Aqif Përmeti-Manager; Loni Nino-Sekratr i Diellit. Komisioni i Qendrës përbëhej nga të zgjedhur: Hasan Bitincka,Muke Përmeti, Kostë Papa dhe Angelo Sotir.

Kuvendi mori vendim extra që të niste botimi i një reviste në gjuhë të huaja, Kryesisht në gjuhën inglisht. Kjo do të ishte Revista”Adriatik”, editor provizor i së cilës u zgjodh Fan S Noli.

ME 25 KORRIK, TAKIMI I ISH PRESIDENTIT ROOSVELT ME NOLIN

Me 25 Korrik 1918 Fan S Noli pati një bashkfjalim të gjatë në Harvard Club, New York City, me ish Presidentin Amerikan Theodore Roosvelt. Fan S. Noli do të deklaronte pas takimit se ish Presidenti Roosvelt çuditërisht ishte shumë i informuar dhe në detaje mbi Shqipërinë dhe ngjajrjet e ndodhura atje.

Ndër të tjera Roosvelt i kishte thënë Nolit” Shqiptarët i dua dhe i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime që meriton të shpëtohet dhe vetëqeveriset. Di që në shumë raste, Turqit, Grekët dhe Serbët bashkoheshin dhe lidheshin mes tyre që t’u bënin ballë shqiptarëve. Di pastaj që shqiptarët janë besnikë dhe të ndershëm, dhe kur e japin fjalën, e mbajnë si burra….”

Thuaju shqiptarëve që dëshiroj ta shoh Shqipërinë independente dhe që indepipendenca e tyre duhet të sigurohet nën mbrojtjen dhe garantinë e painteres të Fuqive Aleate, si Amerika, Anglia dhe Franca. Nga ana ime, do bëj ç’t’më vij doresh për të drejtat e racës shqiptare’-Kështu e përcolli Gazeta Dielli e 26 Gushtit 1918, këtë takim Nolit me Wish presidentin Roosvelt ,që u realizua me 25 Korrik 1918, me ish presidentin Roosvelt.

KUVENDI I 6 KORRIKUT 1919

Kuvendi Vjetor i vitit 1919 u hap me 6 korrik dhe kishet për Çairman z. Anastas Pandeli dhe sekretar Kostë Isaak, reporter z. Krist Kaluçi, marshall George Katundi.
Kryetari i Vatrës, Kol Tromara, deklaroi:Nga Ky Kuvend presin realizime jo vetëm shqiptarëte Amerikës, por dhe tërë vëllezërit tanë përtej.Ky Kuvend zgjodhi kryetar- Faik Konica, ( i cili ishte ende në Europë), për këtë qëllim mbeti zëvendës deri në ardhjen e Konicës, Kol Tromara, Redaktor i Diellit dhe i revistës “Adriatik”-Kostë Çekrezi, zv/Redaktor Andon Frashëri, arkëtar Gori Katundi, sekretar i Vatrës Ndreko Stavro, Sekretar i Diellit Loni Nini. Konferencier Aqif Përmeti.
Komisioni Qendror përbëhej nga: Kristo Kirka, Xhafer Lekdushi, Vani Chani dhe Kostë Isaak.(Ne Foto: Presidenti Theodore Roosvelt, Fan S. Noli, Fan Noli dhe Mehmet Konitza, Noli ne Kuvendin e Vatres te vitti 1920 ne Boston)/njekomb

Presidenti Roosvelt-Nolit: Shqiptarët i admiroj, se janë një racë e vjetër dhe trime Read More »

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor

Tromboza venoze është procesi i formimit të një trombi në kushte dhe madhësi jonormale në një venë të thellë, kryesisht në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme, në të cilat qëndron më gjatë gjaku venoz përpara se të kthehet në zemër. Trombet formohen nga pllakëzat e gjakut, të cilat në kushte normale na mbrojnë në rastet e dëmtimeve të enëve të gjakut, duke nisur procesin e koagulimit, në mënyrë që të shmangin progresin e hemorragjisë, Ndërsa tromboza është patologjike, pasi trombi mund të formohet edhe në kushtet kur nuk dëmtohen enët e gjakut, si dhe madhësia e tij është jonormale. Trombi në trombozën venoze formohet me ritme progresive dhe ka tendencë të lartë për t’u shkëputur dhe duke udhëtuar me rrymën e gjakut, dy organet më të prekura prej tij, bëhen mushkëria dhe truri. Duke qarkulluar me gjakun venoz, trombet mund të ngecin në ndonjë prej degëzimeve të arteries pulmonare duke dhënë gjendjen e tromboembolisë pulmonare, ose t’i shpëtojnë mushkërisë e ngjiten me gjakun arterial drejt trurit, duke dhënë trombozën cerebrale. Të dyja gjendjet janë tepër të rënda dhe jetëkërcënuese. Por cilët janë faktorët e riskut, në mënyrë që të shmanget tromboza venoze?

  1. Mosha. Kalimi i viteve favorizon formimin e trombeve dhe procesin e trombozës venoze.
  2. Mungesa e aktivitetit fizik, apo qëndrimi shtrirë gjatë një jete sedentare, të cilat zgjasin kohën e qëndrimit të gjakut në vena dhe shtojnë riskun e formimit të trombeve, pasi staza venoze është një nga elementët e triadës së Virchovit që favorizojnë trombozën.
  3. Gjendjet e hiperkoagulabilitetit, gjendje këto që shpesh janë të lindura, pra në mënyrë të trashëguar nga paraardhësit tanë, dhe që nxisin në mënyrë të ekzagjeruar procesin e koagulit të gjakut, edhe në kushte krejtësisht normale.
  4. Marrja e kontraceptivëve oralë. Mendohet se përdorimi i kontraceptivëve oralë, sidomos nga femrat e reja, shton riskun për formimin e trombozës venoze.
  5. Operacionet, apo traumat. Operacionet e hapura abdominale, ortopedike, apo frakturat e ndryshme, shpesh shoqërohen edhe me dëmtime të enëve të gjakut, të cilat për të ruajtur integritetin e tyre, nisin kaskadën e koagulimit të gjakut.
  6. Shtatzënia dhe abortet. Gjatë shtatzënisë kemi shtypje të enëve të gjakut nga prania e fetusit brenda në mitër. Kjo shtypje e enëve të gjakut favorizon stazën venoze dhe fillimin e procesit të koagulimit. Ndërsa gjatë aborteve, kemi dëmtim të drejtpërdrejtë të enëve të gjakut me një risk akoma më të lartë për gjendje të hiperkoagulimit dhe të trombozës./njekomb

Tromboza venoze dhe faktorët e riskut. Merrni masa për ta shmangur secilin faktor Read More »

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!

Nga Edmond Petraj

Eshte e cuditshme se me keto Llotarite Amerikane ikin edhe ata qe s’kane pikë nevoje te ikin.

Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi ne Amerike apo Kanada.

Atje behen askushi.

Nje kompozitor ben ahengxhiun e ndonje lokali te rendomte nate, arkitekti punon ne ndertim etj etj.

Me pas duan te kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer ne formule, se me gjasme po sakrifikojne per femijet.

Femijet sipas tyre nuk bekan dot kurre, ate qe prindet e tyre benë, kur emigruan 40 vjec ne vend te huaj.

Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prinderve te tyre, qe ne fakt eshte dhe i tyre, sepse na paskan lindur dhe jetokan nje jete tjeter. Keto jane pallavra, sepse kush deshi u kthye.

Femija e nje mikut tim qe ka lindur ne Angli, dhe kaloi shume vite te mira atje, tani ai nuk mundet ta shkepus dot nga Shqiperia .

C’do gje varet se si e edukon femijen.

Nuk mjafton te besh vetem kapadahiun, kur vjen ne vendin tend si turist i huaj, dhe vetem nxin dhe mohon gjithcka.

Ne fakt pretendojne me forcë qe ky vend s’behet, dhe qe kete ta bejnë te tjeret duke shmangur c’do detyrim te vetes per te pasur pjesen e vet ne ndertimin e vendit te tyre.

Ketu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne.

Pretendojne te tregojne qe andej behet keshtu, andej nuk behet ashtu, … por vete bejnë sjellje te pakontrolluara, qe te pakten per ate kohe qe jane, te japin shembull kulture dhe te jene te qyteteruar dhe te disiplinuar.

Por vijne si te liruar nga zinxhiret. Mjafton te shohesh duke filluar qe nga trafiku, se si parakalojne gjithe arrogance, dhe kushtojne jete njerëzish ne aksidente.

Por kemi edhe nje shembull tjeter, ku te huaj qe vijne ne vendin tone dashurohen me vendin tone, dhe nuk e kane fare problem te risin femijet e tyre ne Shqiperi. Kjo ngase jane te çliruar nga formulat.

Thjesht jetojne jeten ketu, qe nuk qenka fundi i botes, sic e bejne disa nga ne.

Madje shumica e emigrantëve, thone qe ketu behet jeta, sepse atje jane kthyer ne robote.

Atehere c’fare ka tjeter jeta, kur ketu ke njerëzit dhe u beka jeta!

Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni! Read More »

Florjan Binaj na prezanton me sozinë e tij

Asnjëri nuk e mendon se diku nëpër botë mund të jetë një person shumë i ngjashëm me ne.

Duket se personazhet e njohur e kanë më të lehtë të zbulojnë sozinë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale ose një takimi të rastësishëm.

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara.

Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të ‘frikshme’ me aktorin.

E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët.

“Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, – ka shkruar Florjani.

Përshkrimi i aktorit është i duhuri dhe ne nuk kemi çfarë t’i shtojmë më tepër.

 

Florjan Binaj na prezanton me sozinë e tij Read More »

Pushime në shtator, ANSA: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve

“Të shumtë janë ata që zgjedhin të kalojë vera dhe të nisen për pushime në shtator, kur pjesa më e madhe e njerëzve, veçanërisht në Itali, janë kthyer përsëri për të turbulluar qytetet dhe vendet e punës”.

Kështu nis artikulli i botuar në agjencinë italiane të lajmeve, ANSA që e klasifikon Shqipërinë në krye të pesë destinacioneve për të kaluar pushimet në muajin shtator.

Ndërsa kolegët tuaj përballen me stresin e kthimit, në shtator ju do të keni mundësi të zgjidhni nga dhjetëra vende në mbarë botën, duke shpenzuar shumë më pak, duke takuar pak turistë dhe duke shijuar temperaturat dhe klimat më të buta se sa muajt e nxehtë të verës.

Këtu janë pesë sugjerime për udhëtimin e shtatorit nga Peruja në Greqi, nga Afrika në Shqipëri.

SHQIPËRIA – Le të fillojmë nga ajo që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjeruar: Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj është lehtësisht e arritshme nga Italia dhe ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigjeve të saj pa grumbullimet e shumta të verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë nuk keni veçse vështirësinë e zgjedhjes: nga Velipoja, plazhi i parë që takoni përgjatë Rivierës Shqiptare në Palasën e bardhë, nga ngjyrat ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, në gadishullin e egër të Karaburunit.

ZANZIBAR – TANZANIA – Shtatori është një nga periudhat më të mira për të fluturuar në këtë ishull të bukur, që ndodhet jashtë Tanzanisë: klima është më e freskët dhe më e thatë, me temperatura maksimale rreth 27 gradë dhe sezoni i shirave do të ndodhë vetëm pas disa muajsh. Zanzibar është një parajsë e bërë nga plazhe të bardha, një det i pabesueshëm me nuanca të ngjyrave nga bluja elektrike deri te smeraldi, xhungla dhe qytete të vogla por shumë interesante, si kryeqyteti Stone Town, ku takohen kultura shumë të ndryshme: indiane, arabe, persiane dhe europiane. Mos e humbisni ishullin e Changuu, ku jeton një koloni e madhe të breshkave gjigante, si dhe Parkun Kombëtar Jozani, vendbanim i një race të majmunëve të pranishëm vetëm këtu dhe plazheve Matemwe, një vend i privilegjuar për të vëzhguar nga afër fenomenin e detit.

BUENOS-AIRES – ARGJENTINË – Në shtator, kur i ftohti i dimrit është në venitje dhe qyteti nuk është i pushtuar ende nga turistët Buenos-Aires është edhe më interesant. Në “Parisin e Amerikës së Jugut”, siç është quajtur, ju mund të endeni nëpër rrugët e artit të Palermos, duke vëzhguar Plaza de Mayo dhe Casa Rosada, qendra të qytetit dhe për të shkuar më pas në lokale si kafe Tortoni, bari më i vjetër i qytetit dhe për të kaluar nga ana e shkëlqyer e teatrit Colon, i konsideruar si një nga pesë shtëpitë më të mira të operas në botë. Destinacionet e mëposhtme mund të jenë ndërtesat shumëngjyrëshe të lagjes “La Boca” dhe i lashti “Barrio Recoleta”. Në kryeqytetin argjentinas tango është pjesë themelore e kulturës lokale dhe për ta njohur nga afër mund të prenotoni një leksion kërcimi në një nga shkollat ​​historike si ‘La Viruta’, ku për më shumë se 60 pesos mund të përballeni me disa nga kërcimtarët më të mirë në qytet.

MARRAKECH – MAROK – Muajt e nxehtë të verës janë ‘jashtë kufijve’ për ata që duan të shkojnë në Marrakech, Marok. Megjithatë, nga shtatori, klima bëhet më e butë dhe mund të jetë koha e duhur për t’u humbur në rrugët e një prej qyteteve më interesante të kontinentit afrikan, udhëkryq i kulturave të ndryshme dhe grupeve etnike, kënaqësive gastronomike dhe tregtarëve intrigues. Marrakech është në fakt qyteti i ‘souks’, i ndarë sipas llojit të produkteve (fenerë, sandale, vepra artizanale lokale). Në qytetin maroken, për më tepër, mund të qëndroni në ryad, ndërtesa të bukura tradicionale lokale, kryesisht të pranishme në Medinë (qendra historike), ndoshta duke zgjedhur një jo shumë larg kopshteve Majorelle, të dominuar nga një ndërtesë elektrike karakteristike e stilit moresco dhe bashkë me artin e ri, dhe nga Jamaja El Fna, sheshi më i madh në Marrakech.

KORFUZ – GREQI – Çdo verë ishujt grekë pushtohen nga turistë nga e gjithë bota. Por në shtator gjërat ndryshojnë: plazhet janë bosh dhe koha është më e këndshme. Korfuzi, pastaj, bëhet një destinacion edhe më joshës, falë lidhjeve të drejtpërdrejta me Italinë si nga deti dhe nga ajri. Qyteti ka një qendër simpatike historike, një vend trashëgimi e UNESCO-s nga viti 2007, me dy kalatë, një labirint të ndërtesave të lashta, e cila është në lagjen “Cambiello”, “Spianda”, sheshi kryesor i qytetit dhe një mori të restoranteve të peshkut dhe kuzhinën lokale. Jashtë qytetit janë disa nga vendet më spektakolare në Greqi: manastiri i vetmuar i Vlachéerna dhe Pontikonissi, në gjirin e Paleokastritsa – i njohur si “vendi më i bukur në botë”, i mrekullueshmi Cape Drastis dhe plazhet e shumtë me ujëra kristal, ku përfshihen të paktën Messongi, Glyfada, Pelekas – Korfuzi ofron atraksione për ata që dëshirojnë që të largohen nga deti, si pylli Makrades, i famshëm për bimët aromatike, fshati hipi i Pelekas dhe liqeni rural i Korission, i ndodhur në pjesën jugperëndimore të ishullit dhe me interes të madh natyror. /atsh

Pushime në shtator, ANSA: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve Read More »

Rudina Magjistarin siç nuk e keni parë kurrë, moderatorja poston foton e rrallë

Rudina Magjistari është një prej moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila gjatë këtij sezoni na ka shoqëruar çdo ditë me emisionin e pasdites në Tv Klan..

Rudina ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram, ku është shpesh aktive dhe në kontakt me ndjekësit. Pak më parë, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto të vjetër të sajën para shumë vitesh.

Ajo shfaqet në moshë të vogël, teksa ka pozuar në plazh me bikini. Siç e shohim në foto, Rudina ka ruajtur të njëjtën buzëqeshje dhe ëmbëlsi që ka pasur që në fëmijëri.

Image

Rudina Magjistarin siç nuk e keni parë kurrë, moderatorja poston foton e rrallë Read More »

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale!

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka thumbuar dhe goditur gjithmonë Lulzim Bashën, pasi ky i fundit e përjashtoi nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në një reagim të fundit ndaj Edi Ramës lidhur me kufijtë Kosovë-Serbi, Topalli ngacmoi dhe kreun e PD, duke thënë se ai nuk ekzistonte. Kaq ka mjaftuar që menjëherë të shpërthenin një mori komentesh nga ndjekës të shumtë, të cilët nuk ndalen t’i kërkojnë që ajo të vijojë të japë kontributin e saj në PD.

Topalli ka thyer heshtjen, duke zgjedhur që edhe t’i përgjigjej ndjekësve përmes një komenti në rrjet, të cilët janë një krah i ngrohtë për të.

Teksa qytetarët i kërkojnë që ajo të kthehet në krye të partisë, pasi mbetet shpresa e fundit për ringritjen e kësaj force, Topalli i rikthehet çështjes së cilës i dedikoi edhe statusin.

“Nuk është e nevojshme të jesh i urtë, për të kuptuar se tregtitë e mundshme territoriale janë një rrugë për një paqëndrueshmëri të gjatë në rajon, dhe se kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike”, shkruan ajo.


(Komenti i Jozefina Topallit)

Qytetarët i kërkojnë kthimin në PD, Topalli thyen heshtjen dhe ju përgjigjet me një koment të fortë: Priten pasoja katastrofale! Read More »

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë

Sulmi me breshëri automatiku ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, ndërkohë që brenda saj gjendeshin familjarë të saj i fryn një rreziku shumë të madh nga i cili po kërcënohet vendi ynë. Mafia është vënë në veprim me parullën: Shteti jam unë.

Vetëm për shkak se ndodh që të zgjedhësh një profesion që kërkon shumë pyetje dhe ndriçon dritë, ndoshta paksa, për ata që punojnë në errësirë.

Mjerisht sot gazetarët janë të kërcënuar më shumë se kurrë, por misioni i tyre është të godasin fenomenet e errëta sado idhët t’ju vijë të përfshirëve në korrupsionin dhe krimin me kollare. Qeveritë përdorin një shumëllojshmëri të taktikave për të margjinalizuar, izoluar ose prishur punën e medias, por një gjë është e sigurtë: atëherë asnjë nga liritë e tjera nuk mund të garantohet.

Ndaj politikanët që nxituan të jenë në krah të gazetares si Rama, Meta, Basha, Berisha duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Sot jemi në një pikë, ku nuk mund t’ju hidhet hi syve. Bandat marrin kurajo me bekimin e politikës dhe pushtetit.

Luftimi i efekteve gërryese të krimit dhe lidhjeve me politikën në vendin tonë ka filluar dhe asnjëlloj kërcënimi nuk mund të mposhtë armën më të fuqishme: fjalën e lirë. Po ndodh “Revolucioni”. Kriminalizimi i politikës dhe strukturave të zbatimit të ligjit po shkakton një krizë të thellë. Revolucionet zakonisht ndodhin vetëm në vendet e bekuara me një prani diplomatike amerikane. Dhe Shqipëria e ka këtë bekim./pamfleti

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë Read More »