Aurora

Tashmë është zyrtare, zbulohen detajet e emisionit të ri të Kimikatit me Bes Kallakun dhe Erion Isain

Tashmë është zyrtare, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku do të jenë bashkë në një emision të ri. Ndërkohë që ata ishin disa nga emrat më të “nxehtë” në këtë merkato televizive, djemtë kanë hedhur poshtë çdo aludim duke publikuar foto në Instagram, nëpërmjet së cilës na kanë treguar që do të jenë pjesë e Tv Klan në sezonin e ri.

Ata u shfaqën krah Ardit Gjebreas dhe Aleksandër Frangaj ndërkohë që po punonin. Por çfarë do të përmbajë emisioni i tyre? Olsi Bylyku, ose i njohur nga publiku me emrin e artit Kimikati, në një prononcim për intv.al ka zbuluar detajet e emisionit. Ai u shpreh se 3 aktorët e njohur do të kenë një minutazh kohor rreth 1 orë-1 orë e gjysmë në spektalin e të Dielës Shqiptare ku do të realizojnë emisionin e tyre me skena të ndryshme gazmore, “Stand up-e”, por edhe personazhet e njohur komikë që ata kanë bërë gjatë gjithë viteve me të cilët jemi familjarizuar.

Olsi u shpreh gjithashtu për intv.al se në programin e tyre do të ketë të ftuar të ndryshëm, personazhe të njohur nga bota e showbizz-it në vend. Aftësitë e djemve si aktorë komedianë dihen tashmë dhe për detajet e tjera, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Tashmë është zyrtare, zbulohen detajet e emisionit të ri të Kimikatit me Bes Kallakun dhe Erion Isain Read More »

Ligji për Teatrin, zbulohet skenari i opozitës që do të ndezë shtatorin, Kryemadhi: Të gjitha do ti bëjmë

Opozita do të përdorë çdo mjet për të mos lejuar votimin në Kuvend ligjin e Teatrit. Kështu paralajmëron Kryetrja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa u pyet në rubrikën “Opinion” në Neës24 për sesionin e ri parlamentar. “Rifutja e ligjit për teatrin është një test prove. Është një gjë që ska më ndalese. Pas kësaj, do fillojnë të grabitet pronat e tjera publike. Ka thënë që do ndërrojë qeverinë, por s’ka për të ndërruar as një qeveri as një gjë dhe ndodh pastaj skandal mbi skandal. Prite të dali në ditë me brekuçka për të treguar që është trendi. Por shqiptarët s’duan një KM që është trendi. shqiptarët duan një KM që tu japin bukë se s’kanë bukë të hanë dhe një që s’ka lidhje me krimin. Kemi 27 vite tranzicion si ky që rri gju më gju me kriminelin s’kemi parë”, u shpreh më tej kryetarja e LSI.

“Zhbllokimi i qeverisë nga krimi. Të largohet Kryeministri. Kemi dy ministra të Brendshëm që janë që janë të ligur me drogën. Ka mundësi të iki vetë? Mendësi se shqiptaret janë lumtur sot? Më mirë se në kohën e Nanos e Berishës nuk janë shqiptarët? Opozita ka një plan të qartë; Largimin e Ramës nga pushteti. Rikthimi i reformës në drejtësi në pikën fillestare më 22 korrik. E kam thënë që reforma ka vdekur. Ridemensioni i jetës ekonomike, rishikimi i koncesioneve të qeverisë që kanë bllokuar ekonominë.

Më tej ajo tha se aksioni i opozitës do të fillojë që në 3 shtator. “S’do ndalemi gjatë këtij njeriu. Me protesta me të gjitha. Të gjitha do i bëjmë do i mbledhim njerëzit rreth qe qark Kuvendit, që të mos futet. Unë si kryetare partie do dal për të sensibilizuar njerëzit. Ky ka për ti marrë njerëzit shtëpive. Te ish materniteti do shihni si Rama shembi shtëpitë. Përdor taktiken përça e sundo”, tha Kryemadhi.

Ligji për Teatrin, zbulohet skenari i opozitës që do të ndezë shtatorin, Kryemadhi: Të gjitha do ti bëjmë Read More »

Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: I çmendur dhe i droguar, gojën ma mbyll vetëm me plumb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpërthyer me akuza në drejtim të kryministrit Edi Rama. E ftuar ne News24, Kryemadhi komentoi përgjimin mes Denar Bibës dhe gjykatësit në Gjykatën e Strasburgut për pronat, teksa tha se qeverisë cdo ditë i del një skandal i ri. Kryetarja e LSI u shpreh se Rama është një cmendur.

“Nuk më bë përshtypje fare. Çdo ditë del një skandal më i madh dhe këto gjëra po kthehen në normalitet. Gjykata bën reagimin më të madh ka kthyer mbrapsht listat për gjyqtarë për herë të tretë. Edhe Gjykata e ka humbur diplomacinë me qeverinë shqiptare. Kërkon të kapë edhe Gjykatën e Strasburgut. Ose është i çmendur ose fijet e tij shkojnë shumë larg krimit të organizuar. Duke tentuar për të kapur çdokënd ka kaluar çdo çmenduri, ka kaluar nga normalja, është kthyer në një të çmendur nën efektin e kokainës, që ka frikëra shumë të mëdha që kthehet.

Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jep mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij”, ka thëne Kryemadhit.

Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: I çmendur dhe i droguar, gojën ma mbyll vetëm me plumb Read More »

Rama ndryshon komunikimin me qytetarët, “Përgjigja ime” rubrika e re sy më sy me komentuesit

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën sesi ai do të bisedojë me qytetarët përmes rrjetit social facebook. Ai ka prezantuar rubrikën më të re e quajtur “Përgjigjia ime”, atë të përballasjes sy më sy me këto që komenton apo kërkon përgjigje prej tij.

Statusi i Ramës/ PERGJIGJA IME: Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta.

Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit 😊 n Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës 😉 Shpresoj t’ju pëlqejë.

Rama ndryshon komunikimin me qytetarët, “Përgjigja ime” rubrika e re sy më sy me komentuesit Read More »

Eni Vasili firmos me Vjollca Hoxhën, çfarë do të sjellë ajo në ekranin e Top Channel

Edhe Eni Vasili ikën nga News24 me emisionin e saj politik për t’iu bashkuar familjes së madhe mediatike të “Top Channel”. Vasili ka firmosur kontratën me drejtuesit e televizionit, duke u bërë kështu pjesë e këtij ekrani. Vasili do të drejtojë emisionin politik më të rëndësishëm të këtij ekrani, të hënën dhe të enjten.

Tashme, Eni Vasili me një karrierë të suksesshme 20 vjeçare në gazetari, do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi. Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

Eni Vasili firmos me Vjollca Hoxhën, çfarë do të sjellë ajo në ekranin e Top Channel Read More »

Diplomimi i ushtarakëve të rinj në Turqi, shqiptari renditet i pari mes 1850 studentëve (Foto)

Klodian Kamberi është shqiptari që ka dalë i pari nga 1850 studentët që u diplomuan në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara.  Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ne një postim në rrjetet sociale.

Përvec Kamberit janë diplomuar edhe 9 studentë të tjerë shqiptarë që do shërbejnë  në Forcat e Aramatosura shqiptare.

Statusi i plote i ministres:

E ardhmja e Forcave të Armatosura e ndritur dhe në rrugë të mbarë!
#KlodianKamberi jo thjesht përfundoi një ndër akademitë më të mira botërore, por u diplomua si studenti më i mirë në Shkollën e Forcës Tokësore në #Ankara, mes 1850 studentëve.
Por bashkë me të u diplomuan 9 studentë të tjerë, të cilët do të kthehen për të shërbyer në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Urime edhe stundentëve nga #Kosova!😀
#Krenari🇦🇱

Diplomimi i ushtarakëve të rinj në Turqi, shqiptari renditet i pari mes 1850 studentëve (Foto) Read More »

Bebe Rexha feston 29-vjetorin e lindjes, shihni dhuratën që mori nga i vëllai

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është kthyer në të preferuarën e publikut dhe këngët e saj numërojnë me mijëra klikime. Kënga e saj e fundit “I’m e mess” ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe sot në ditëlindjen e saj Bebe duhet të jetë më e realizuar se kurrë.

Këngëtarja feston 29 vjetorin e lindjes dhe ndër vite në pamjen e saj vihen re ndryshime të shumta. Sot për ditëlindje këngëtarja shqiptare mori urime dhe surpriza të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Bebe ka zbuluar në Instagram dhuratën e shtrenjtë, që mori nga vëllai i saj në këtë ditë të shënuar, një unazë me gurë të çmuar. “Vëllai im më i mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha feston 29-vjetorin e lindjes, shihni dhuratën që mori nga i vëllai Read More »

Revista e njohur italiane jep alarmin: Mafia shqiptare kupola më e fuqishme

Një nga revistat e njohura italiane L’Espresso i ka kushtuar hapësirë aktivitetit të bandave shqiptare në Itali. Në artikullin e fundit të kësaj reviste të marrë shkas nga grabitja e pak ditëve më parë e apartamentit të prindërve të ministrit të brendshëm Matteo Salvini thuhet se grupet kriminale shqiptare konsiderohen mjaft të rrezikshme.

Gjatë orëve të fundit policia italiane ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, shtetas gjeorgjiane të njohur me nofkën “rusët” e pjesë e mafias gjeorgjiane me një biznes milionarë në grabitjen e banesave në të gjithë Europën. Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.

“Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët e Tiranës. “Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali” –shkruan revista.

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qëndror të Italisë. Krahu kriminel i punës vjen nga Tirana , Durrësi dhe nga qyteti i vogël i Milotit ku kanë dhe bazën bandat më aktive shqiptare që veprojnë në Itali./korrieri

Revista e njohur italiane jep alarmin: Mafia shqiptare kupola më e fuqishme Read More »