Aurora

Kujdes! Kurrë mos i lani rrobat në 30 gradë, ja çfarë rrezikoni

Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.

Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas një studimi të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.

– Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli.

Lisa shton se si programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “ përzierje bakteriale”.

Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët dhe salvetat apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni paqëllim gojën tuaj me ato duar.

Për atë, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështuqë do të jeni më të sigurtë.

Këshilla për higjienë më të mirë të lavatriçes:

Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.

Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.

Rregullisht pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi.

Pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni tërësisht duart tuaja.

Nëse lani rrobat tuaja në temperatura të ulëta pa ndonjë dezinfektues, atëherë thani mirë rrobat dhe sigurohuni që të pastroni duart pas prekjes së rrobave me lagështirë.

Kujdes! Kurrë mos i lani rrobat në 30 gradë, ja çfarë rrezikoni Read More »

Fluks udhetaresh në portin e Vlorës: 1-19 gusht, 20 mijë persona në hyrje dhe dalje nga pika e kalimit të kufirit

Fluks udhetaresh në portin e Vlorës, ndersa është shenuar ketë të martë numri me i larte i udhetarëve të larguar mes portit të Vlorës. Rreth 1700 persona, janë rregjistruar për tu larguar nga porti i Vlorës, kryesisht emigrante, të cilet kanë perfunduar pushimet e tyre gjatë kësaj periudhë në Shqipëri. Në funksion dy tragete të linjes Vlorë-Brindizi, ndersa në sherbim të pasagjerëve, duke parë dhe fluksin janë vendosur tetë sportele, për të evituar radhët e gjata.

Kushte disi me të permiresuara gjatë këtij viti në portin e Vlorës, por problem mbetet rritjan e çmimit te biletave. Pushuesit, ose emigrantet, të cilet kanë nisur të largohen nga Vlora kanë theksuar se kushtet janë permiresuar disi krahasuar me një vit me parë, por problem sipas tyre është cmimi i biletes, që ka pesuar rritje. Nga 70 deri në 80 euro duhet të paguaje një person me tragetet e linjës Vlorë-Brindizi, një rritje rreth 10 deri 20 euro me shumë.

Refereuar statikstikave te percjella nga porti i Vlorës, në periudhen 1-19 gusht janë rregjistruar 20 mijë persona në hyrje dhe dalje nga pika e kalimit të kufirit, nga të cilet 9 mijë kanë qenë te huaj, rreth 2300 shtetas te huaj me shumë se e njejta periudhë e një viti me parë.

Fluks udhetaresh në portin e Vlorës: 1-19 gusht, 20 mijë persona në hyrje dhe dalje nga pika e kalimit të kufirit Read More »

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve

Si është jeta e një prostitute dhe çfarë dëshirash kanë klientët e tyre?

Tri femra britanike janë përpjekur të shpjegojnë se si është të punosh prostitutë.

53-vjeçarja Kath, vajza e saj 28-vjeçare Jenni dhe një punonjëse e quajtur Ellie, 22 vjeç, kanë folur për mediat britanike rreth dëshirave të çuditshme të klientëve.

Ato punojnë ‘zyrtarisht’ në një qendër masazhesh, por në fakt ofrojnë më shumë se sa një masazh i thjeshtë.

“Autoritetet në Sheffield mbyllin njërin sy në këmbim të parave që ne të zhvillojmë këtë biznes”, thotë pronarja e qendrës, që ka si synim në të ardhmen të zhvillojë një “bordello lëvizëse”, nëse ia lejojnë.

Treshja ka shpjeguar punën e tyre, cila është shpesh e mërzitshme, por ka edhe raste që të jep kënaqësi.

“Ndonjëherë bëhet interesante, por në shumë raste mezi presim të mbarojmë punë dhe të shkojmë në shtëpi të shohim serialin tonë të preferuar”, thotë Ellie.

Cilat janë dëshirat seksuale të klientëve?

“Oh, nga më të çuditshmet. Thuajse askush nuk dëshiron të bëjë seks normal, por kanë kërkesat e tyre, me të cilat tashmë jemi mësuar. Ka meshkuj që kërkojnë të lyhen me krem pastiçeria gjatë seksit, apo të veshin të brendshme femrash. Ka të tjerë që kanë qejf të komandohen dhe të lidhen. Dëshirat e tyre fetish janë të pafundme”, thotë pronarja e qendrës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer seksi i hapur dhe nuk ndjehem aspak fajtore për atë që bëj”, thotë 22-vjeçarja Ellie.

“Shpesh vijnë djem të rinj që kur i sheh mendon: Çfarë djali! Por kur zhvishen, i sheh se kanë poshtë të brendshmet e mamasë së tyre. Atëherë mendon: Epo mirë, le t’i futemi punës”, shton 53-vjeçarja Kath.

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve Read More »

Horoskopi për sot, e mërkurë 22 Gusht

Dashi-Do të jeni mjaft krijues dhe kjo rigjetje sigurie tek aftësitë tuaja, do ju lejojë që të arrini objektivat e vendosur në punë. Në dashuri ka disa tensione të cilat duhet ti sheshoni me partnerin/en, ndaj jini më të komunikueshëm.

Demi-Kjo e mërkurë do ju gjejë me intuitë të theksuar dhe do të shfaqeni të besueshëm para të tjerëve. Një gjë e tillë do të sjellë avantazhe në çështjet e punës. Këshillohet që të jeni më romantik, në mënyrë që të ndizni shkëndija të reja.

Binjakët-Po nisni një rrugëtim i cili do ju çojë drejt rritjes sa i takon karrierës tuaj profesionale. Do të jeni shumë të përqendruar, por mundohuni që të mos lini shumë pas dore ndjenjat. Mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, janë investimet.

Gaforrja-Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë në punë. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të rigjeni qetësinë. Në dashuri, do të jeni disi të ftohtë dhe të shkëputur. Duhet të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en.

Luani-Ndonëse jeni në një periudhë mjaft të tensionuar dhe stresuese, mund të merrni rezultate të mëdha në punë. Në dashuri, mundohuni të mos jeni shumë anksioz.

Virgjëresha-Kjo javë është e rëndësishme për të rigjetur sigurinë dhe qetësinë, duke pasur besim te kapacitetet tuaja. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të përmbyllur projekte të rëndësishme. Në dashuri parashikohet një periudhë e favorshme.

Peshorja-Kjo ditë është e rëndësishme për të vlerësuar më mirë ofertat që keni marrë së fundmi. Parashikohen të reja të rëndësishme dhe marrëveshje intriguese. Sa i takon sferës emocionale, parashikohen takime romantike dhe emocionuese.

Akrepi-Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos në çështjet e biznesit, ku i keni vendosur vetes një objektiv të caktuar. Megjithatë duhet të mundoheni të shfaqni më shumë besim ndaj bashkëpunëtorëve tuaj. Mbrëmja parashikohet të jetë argëtuese dhe relaksuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë në dashuri.

Shigjetari-Jini më kurajoz dhe mos hezitoni që të përhapni propozimet tuaja në vendin e punës. Duhet të tregoheni më shumë bashkëpunues dhe të vendosur për të çuar përpara një projekt të rëndësishëm. Parashikohet një periudhë e rëndësishme tranzitore, e cila mund të përforcojë një histori dashurie.

Bricjapi-Gjatë kësaj dite do të ndiheni shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në vendin e punës. Megjithatë jeni lodhur shumë dhe në këtë moment, doni vetëm të pushoni. Kjo e mërkurë parashikon histori të reja dashurie.

Ujori-Parashikohet një ditë e rëndësishme, sa i takon arritjes së rezultateve në punë. Tashmë do të ndiheni gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën tuaj. Në dashuri, këshillohet që të shfaqni më hapur ndjenjat.

Peshqit-Kjo është një periudhë e rëndësishme për të plotësuar pritshmëritë tuaja në dashuri. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft intensive por në të njëjtën kohë edhe produktive, ku favorizohen bashkëpunimet me kolegët.

Horoskopi për sot, e mërkurë 22 Gusht Read More »

Edi Rama sapo bëri njoftimin e madh, shikoni për çfarë bëhet fjalë (video)

Teksa duket se fokusi i qeverise eshte vendosur kete vit tek punimet ne rruge dhe ndikimi ne turizem, kryeministri Edi Rama ka nxjerre sot nje video qe tregon per punimet qe nisin ne vjeshte ne Bypass e Fierit.

Ja cfare shkruan Rama:

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë🌹

Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bejnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 😊

Edi Rama sapo bëri njoftimin e madh, shikoni për çfarë bëhet fjalë (video) Read More »

Mali Tomorit, “kurbani” i guroreve të Ilir Metës, besimtarët festojnë “Kurban Bajramin” mbi gërmadha

Sikur të ngjallej Baba Abas Aliu, do shikonte çfarë qameti i ka bërë malit “Baba” Likja, ndërsa Baba Mondi e pranon të “paudhin” në ceremoni.

Nis peligrinazhi në Malin e Tomorit, në vendin e shenjtë “Kulmak” që ka simbol të mirësirë e paqes Abas Aliun dhe si simbol të shkatërirmtit e babëzisë, Ilirin, Saliun dhe Edin, të cilët me licencat e bizneseve të tyre të guroreve, bënë “kurban”, vendin e shenjtë të festimit të “Kurban Bajramit”.

“Livadhi dhe streha” e bektashinjëve në Malin e Tomorit është rrafshuar prej minave e fadromave të batakçiut Ilir Meta, i cili prej 20 vitesh i ka hyrë nga maja në themel, zhdukjes së malit, duke i detyruar mijëra besimtarët e ardhur nga gjithë bota, të festojnë e nderojnë veprën dhe Gjurmën e Shenjtë të Baba Abas Aliut, mbi gërmadhat e guroreve të ”Baba”Likes.

Edhe këtë gusht, besimtarët ngjiten në vendin e shenjtë, mbasi i mbledh “zëri” i bekuar i Abas Aliut, ndërkohë që këtë vend bekimi, shprese e paqeje, ua ka shkatëruar biznesi i të “paudhit”, mostrës “pa din e pa iman”, Ilir Meta (Kryemadhi).

Është një masakër masive e gjigande, që u është bërë sipërfaqeve të Malit të Tomorit dhe kodrave mbi fshatra, aq sa nëse, do të ringjallej Abas Aliu, do të kishte vënë kujën, do mallkonte batakçiun që maskohet pas simbolit të bektashiut e do merrte arratinë!/Pamfleti

Mali Tomorit, “kurbani” i guroreve të Ilir Metës, besimtarët festojnë “Kurban Bajramin” mbi gërmadha Read More »

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës pasi braktisi Shkodrën: Familja e tij…

Kur nuk ishin mbushur ende një vit nga shpallja e pavarësisë, Esat Pasha nisi të krijojë aleancë me Malin e Zi, duke braktisur qeverinë e Ismail Qemalit. Në një deklaratë të botuar të martën e 29 prillit 1913 në gazetën franceze « Le Temps », Ismail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim :

«Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhti dhe çmenduri! Tradhti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë. Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.

Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë. Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.

Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet. Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.

Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.

Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë. » Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve./korrieri

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës pasi braktisi Shkodrën: Familja e tij… Read More »

Saranda 3 orë pa drita, turistët italianë bllokohen në ashensor

Zona e Kanalit të Çukës në Sarandë prej tre orësh po vuan mungesën e energjisë elektrike. Pasojat më të mëdha po i vuajnë pushuesit dhe pronarët e hoteleve në këtë sezon veror.

Një çift italianësh kanë mbetur të bllokuar në një ashensor prej disa minutash, ndërsa është dashur ndërhyrja e pronareve të hotelit për nxjerrjen e tyre.

Ndërkohë një tjetër hotel në këtë zonë raporton djegien e disa pajisjeve elektroshtepiake si pasojë e luhatjeve të energjisë.

Mësohet se shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë marrja flakë e n/stacionit elektrik për shkak të ngarkesës. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe fiku zjarrin. Nuk raportohet për njerëz të dëmtuar, por vetëm djegia e transformatorëve.

Saranda 3 orë pa drita, turistët italianë bllokohen në ashensor Read More »