Aurora

Rama u prish pushimet ministrave, ja thirrja që u ka bërë

Kryeministri Edi Rama ka thirrur ne kete fund gushti ne mbledhje ministrat e tij në një takim informal analize të 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë të tij në vilat qeveritare në Vlorë.

Të hënën, ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve gati dyjavore. Një vit më parë, pas shpalljes së kabinetit të ri, Kryeministri zhvilloi dy takime të tilla në Llogara dhe në Shëngjin, pak ditë më vonë.

Takimet i shërbyen hartimit të prioriteteve të qeverisë dhe programit qeverisës, që u prezantua nga Kryeministri me nisjen nga puna të Parlamentit të ri.

Në vitin e parë qeverisës, Kryeministri vijoi punën e tij me të njëjtin kabinet, pa bërë asnjë ndryshim ministrash.

Rama u prish pushimet ministrave, ja thirrja që u ka bërë Read More »

Doza e Duhur e Qumështit të Bletës – Përdorimi dhe Kohëzgjatja

Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org qumueshti i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, kundër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ky qumësht njihet ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore”  dhe është ndër më të kërkuarit në botë.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet.

Ky është një fakt interesant duke ditur që një bletë e zakonshme, e lindur nga e njëjta vezë , jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Doza E Duhur E Qumështit Të Bletës

Nëse zgjidhni qumështin e freksët dhe jo në variantin pluhur apo të tabletave, rekomandohet që të konsumoni gjysëm luge çaji në ditë.

Atë mund ta merrni në mëngjes me stomak bosh dhe ta lini të shkrihet nën gjuhë.

Konsumi i qumështit të bletës nga fëmijët konsiderohet në përgjithësi i sigurt për sa kohë merret nga goja.

AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, qumështi i bletës nuk rekomandohet të konsumohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët për më shumë se 30 ditë me rradhë.

Efektet Anësore Dhe Kujdesi Që Duhet Treguar Në Përdorimin E Qumështit Të Bletës

Qumështi i bletës konsiderohet i sigurt për sa kohë merret me kujdes dhe me doza të caktuara.

Ai mund të shkaktojë reagime alergjike serioze ku përfshihet azma, enjtja e fytit madje edhe vdekje të parakohshme.

Në disa raste, konsumi i qumështit të bletës mund të shkaktojë gjakosje të zorrës së trashë, dhimbje barku dhe diare.

Ekspertët thonë se ky produkt ndikon tek hormohet e femrave.

Për pasojë gratë shtatzëna dhe ato lehonë duhet të shmangin përdorimin e qumështit të bletës.

Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit apo nënprodukteve të bletëve si dhe ato që vuajnë nga azma nuk duhet ta konsumojnë qumështin e bletës.

Njerëzit që kanë probleme me inflamacionin e lëkurës duhet të shmangin qumështin e bletës.

Ky i fundit mund të përkeqësojë inflamacionin.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut nuk duhet të konsumojnë qumështin e bletës.

Ai mund ta ulë tensionin në nivele të rrezikshme.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Doza e Duhur e Qumështit të Bletës – Përdorimi dhe Kohëzgjatja Read More »

Urimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime

Bashkia e Fierit në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, bashkia Fier në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

“Shpërndarja u bë pranë tregut të fruta-perimeve, pranë Agro Pikës për familjet brenda qytetit, ndërsa për zonat rurale shpërndarja u bë në njësitë administrative respektive. Me këtë rast, bashkia Fier uron të gjithë besimtarët myslimanë”. /atsh

Urimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime Read More »

Policia e Shtetit, patrullim në zonat turistike

Policia e Shtetit vijon të patrullojë në plazhet e vendit për t’u ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe pushuesve, që kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë për të pushuar.

“Fatjona me Aldon! Së bashku me kolegë të tjerë të Stacionit të Policisë Velipojë patrullojnë në zonën e plazhit në ndihmë të pushuesve dhe turistëve. Ashtu si kolegët, sot është radha jonë të kujdesemi për pushuesit vendas, por edhe të huaj të cilët kanë zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar disa ditë pushimi dhe qetësie”, bën të ditur Policia e Shtetit, duke shtuar se ju themi me bindje se kanë zgjedhur vendin e duhur.
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë pushuesve dhe qytetarëve që për çdo emergjencë telefono Policinë e Shtetit në numrin falas 112. /atsh

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/273465856597985/?t=0

Policia e Shtetit, patrullim në zonat turistike Read More »

Fiku, fruti i ëmbël i verës, plot vitamina e minerale

Fiku është një frut të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës. Përdoret i freskët, i thatë, si dhe i përpunuar në produkte të ndryshme si marmelatë apo reçel.

Në treg gjejmë disa varietete fiqsh që ndryshojnë jo vetëm në ngjyrë por edhe në shije. Megjithatë, të gjitha llojet e fiqve janë të pasur me fibër dietike, minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, bakri dhe vitaminat A, B, C dhe  E.
Fiqtë, veçanërisht ato të thatët janë të pasur me kalcium, që është një nga përbërësit më të rëndësishëm që ndihmojnë kockat dhe mbajnë larg sëmundjen e osteoporozës.

Studimet kanë treguar se një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, antidiabetike, parandalon kancerin tek gratë, etj. /atsh

Fiku, fruti i ëmbël i verës, plot vitamina e minerale Read More »

Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve, të cilat janë esenciale për një organizëm të shëndetshëm, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore që madje çojnë edhe në komplikime serioze.

Këto janë disa nga simptomat se organizmit tuaj i mungojnë mineralet dhe vitaminat.

Mungesa e vitaminave A, C, D i K, si dhe kromit, zinkut, magnezit shkakton dobësimin e eshtrave, të cilët në moshë të shtyrë janë të lehtë për t’u thyer.

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në këmbë dhe nga shtrëngimi i muskujve. Në këto raste, shpesh ekziston mungesa e magnezit, kalciumit dhe kaliumit, të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e muskujve. Problemet me flokët mund të jenë si shkak i mungesës së vitaminave B5, B6, B12 dhe klorit.

Imuniteti i fortë është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, pasi ndihmon organizmin që të luftojë kundër inflamacioneve dhe infeksioneve, për ta bërë më të lehtë për t’u rimëkëmbur etj.

Kur forcat mbrojtëse të një organizmi dobësohen, sëmundja ndodh më shpesh. Imuniteti i dobët gjithashtu mund të ndodhë për shkak të mungesës së vitaminave A, C, D, E, si dhe krom, selen, magnez dhe zink.

Aknet, ekzema, si dhe probleme të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë shumë shqetësim, krijohen si pasojë e mungesës së vitaminës A, B3, B8, C, E, omega 3, bakrit, selenit dhe zinkut, transmeton ksp.

Tretja e dobët mund të shkaktojë probleme të ndryshme .Shpesh shkak i këtyre problemeve është mungesa e vitaminës B12, C, D, E, K, B11, dhe hekurit, selenit, magnezit ose zinkut./atsh

Mungesa e vitaminave shkakton probleme të ndryshme shëndetësore Read More »

Dhuna në familje, mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici

Duke filluar nga kjo javë, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë më datë 27 Korrik 2018. Këtë lajm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka ndarë me përfitueset në Qendrën Kombëtare  të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës në Familje, gjatë vizitës së saj në këtë qendër.
Gjatë bashkëbisedimit me gratë e strehuara në këtë qendër, Manastirliu theksoi se me ndryshimet e reja ligjore, gratë që përballen me dhunën në familje do të kenë mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici. Me ligjin e ri do të garantohet urdhër paraprak i menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, për të vazhduar më pas me masat e tjera të parashikuara.
Ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare sjellin disa risi me qëllim forcimin e ligjit, trajtimin e viktimave të dhunës dhe mbi të gjitha riintegrimin e tyre në shoqëri. Risi në ndryshimet e reja është dhe zgjerimi i mbrojtjes përtej marrëdhënies juridike burrë-grua, duke parashikuar masa të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive.
Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët që asistojnë dhunën në familje, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhëri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.
Ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe reduktimn e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare dhe në njësinë shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të  veçantë dhe pa diskriminim të çdo grupi që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.
Ministrja u shpreh se, duhet të punojmë çdo ditë për të forcuar sistemin e denoncimit, të referimit, për të përmirësuar shërbimet për gratë, për të mbështetur më shumë gruan për strehim, për punësim, për shërbime sociale.
Në Qendrën  Kombëtare  të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës në Familje akualisht trajtohen 53 përfitues, nga të cilët 34 janë fëmijë. Përfituesit marrin shërbime të ndryshme si shërbime psikologjike, strehim, shërbime psiko-sociale, juridike, mjekësore, arsimore dhe programe të riintegrimit. Në përpjekje për një riintegrim të qëndrueshëm dhe afatgjatë përfituesve u janë ofruar mundësi për të ndjekur kurse të ndryshme të formimit profesional me qëllim punësimin e tyre. 10 nga përfitueset aktualisht janë të punësuara në kompani të ndryshme falë ndërmjetësimit të bërë nga Qendra në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. /atsh

Dhuna në familje, mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici Read More »

Legalizimet, 380 qytetarët që marrin lejet në qarkun e Vlorës

Drejtoria e ALUIZNI-t, Vlorë ka publikuar listën me 380 pronarët që kanë gati lejen në qark. Bëhet fjalë për leje të nxjerra në muajin e fundit. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të rrethit ku ndodhen me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Për të gjithë vetëdeklaruesit e tjerë që nuk figurojnë në këtë listë ju informojmë se nga ana e ALUIZNI-t po punohet në mënyrë intensive për pajisjen e tyre me leje legalizimi”, bën të ditur Drejtoria e ALUIZNI-t.

Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë. Tapia Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m²./Shekulli

Legalizimet, 380 qytetarët që marrin lejet në qarkun e Vlorës Read More »