Aurora

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka!

Ditën e sotme në kuadër të dixhitalizimit, janë ndërprerë zyrtarisht transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës dhe kjo situatë i ka kapur qytetarët të papërgatitur. Mjaft qytetarë janë shprehur se kjo situatë i ka gjetur të painformuar.

“Mos të ja shohim surratin asnjë politikani, qoftë majtas qoftë djathtas. Dua të shoh një film nuk dua t’ia shoh surratin atyre.  Hajdutët ku do i marrin lekët ata. Do i heqim lekët nga blerja e bukës. Do e marr për nipërit dhe mbesat”, janë shprehur qytetatët.

Ishte AMA ajo që njoftoi para pak ditësh fikjen e transmetimeve analoge më 10 shtator, ndërsa qytetarët janë ende të surpizuar nga lajmi. Tashmë shumë qytetarë apo familjarë për të ndjekur kanalet televizive në frekuencat dixhitale duhet të pajisen me dekoder, nëse kanë televizor të vjetër.

“Mos t’ja shohim surratin asnjë politikani”, qytetarët pas ndërprejes së transmetimeve analoge: Do i heqim lekët nga buka! Read More »

Ngjela: SPAK dhe jo Vetting për politikanët. Kanë futur duart në thesarin e shtetit, di personat që po trajnohen në SHBA për BKH

Avokati Spartak Ngjela shprehet se nisma e opozitës për Vetting në politikë nuk funksionon, pasi ky procei është vetëm për njerëzit e drejtësisë. Ai shprehet se edhe pse Rama e ka pranuar një nismë të tillë, PS-ja e ka të pamundur, pasi ka marrëveshje me SHBA-në.

“Vettingu është për gjyqtarët dhe jo për politikanët. Këta kërkojnë të shtyjnë procesin. Rama e pranoi Bashën, do bëjmë vetting. PS, nuk ka nga ja mban, sepse ka marrëveshje me SHBA.

Nuk hetohet deputeti, Saliu nuk kupton procedurat, i ka disa juristë mediokër dhe i hedh ata në luftë për të shkatërruar sistemin.

Pse janë kaq të butë me gjyqtarët, sepse nuk e kanë të qartë se nga i kanë marrë paratë. Këta kanë futur duart në thesarin e shtetit. Di që persona të caktuar, po trajnohen në Amerikë për BKH. Politikanët kanë SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), jo vettingun”, tha Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në “News24”

Sipas avokatit Ngjela, politikanët kanë bërë pastrim parash në ditën për diell dhe se Byroja e hetimit i ka provat.

Ngjela: SPAK dhe jo Vetting për politikanët. Kanë futur duart në thesarin e shtetit, di personat që po trajnohen në SHBA për BKH Read More »

Këto janë pesë ushqimet që ndihmojnë kundër kancerit të gjirit

Dietat e shëndetshme mund të çojnë në reduktimin e rrezikut nga kanceri, por këtë e bëjnë shumë ngadalë.

Për dallim nga dietat dhe zakonet e ngrënies, disa ushqime përmbajnë veti ushqyese që ndikojnë veçanërisht në reduktimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.

Kumbullat përmbajnë komponentë të fortë antioksidantë që ndikojnë në mbytjen e qelizave të kancerit të gjirit, ndërsa i lënë ato të shëndetshmet të paprekura. Sipas hulumtuesve në Texas A&M, niveli i lartë i antioksidantëve në kumbulla është në të njëjtin nivel si me “superushqimin” – boronicat.

Lakra turshi është një luftues i papritur i kancerit të gjirit me nivele të larta të materieve që pengojnë zhvillimin e kancerit, përfshirë edhe atë të gjirit. Hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë gjetur se njerëzit që kanë ngrënë këtë ushqim të paktën tri herë në javë kanë 72 për qind më pak gjasa që të preken nga kanceri i gjirit, se sa ata që kanë ngrënë më pak se dy herë në javë.

Domatet janë të mbuluara me një pigment të veçantë që i jep ngjyrën e kuqe dhe ndihmon mbrojtjen nga kanceri i gjirit duke ndalur rritjen e qelizave kancerogjene. Hulumtuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë gjetur se njerëzit që hanë më shumë domate dhe perime tjera, janë më pak në rrezik nga ky kancer.

Brokoli është i pasur me një veti ushqyese që “kap” shpërndarjen e kancerit dhe ndal krijimin e qelizave të kancerit. Këto veti po ashtu nxisin prodhimin e një estrogjeni që nuk lejon rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Hudhra ka përbërës për të cilët hulumtuesit thonë se ndryshon procesin gjatë së cilit qelizat e shëndetshme bëhen kancerogjene. Disa studime kanë treguar se komponentët e hudhrës reduktojnë shpërndarjen e qelizave të kancerit të gjirit.

Këto janë pesë ushqimet që ndihmojnë kundër kancerit të gjirit Read More »

Shërbimi Spitalor në Tepelenë me pajisje moderne, shërben për 39000 banorë

Shërbimi Spitalor në Tepelenë në Tepelenë është transformuar rrënjësisht, pasi nga një ndërtesë e amortizuar, tashmë ajo është shndërruar në një qendër shëndetësore moderne që u shërben 39000 banorëve.

Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë shprehet se është riorganizua shërbimi i urgjencës. Po ashtu behet e ditur se “u vendosën aparatura moderne (Elektrokardiogram dhe Rontgen) Në 2018 u vendos në shërbim Kabineti i Radiologjise. U vendos në funksion Kabineti i Okulistikes me Biomikroskop ku numri i vizitave okulistike u 3-fishua. U rikonstruktua dhomat e shtrimit ditor, deshokimi, infermieria dhe mjedise të tjera të spitalit”.

“E gjithë vëmendja jonë është tek qytetarët, për t’ju ofruar shërbim shëndetësore cilësor dhe të aksesueshëm”, shprehet Drejtoria Shërbimit Spitalor Tepelenë. /atsh

Shërbimi Spitalor në Tepelenë me pajisje moderne, shërben për 39000 banorë Read More »

Faqja më e njohur koreanojugore: Shqipëria pika kulmore

Pikë kulmore e konsideron Shqipërinë koreanojugorja travie.com, një nga faqet më të njohura aziatike në botë për udhëtimet turistike.

“Njohuritë për Shqipërinë ishin më të holla se një copë letre me lagështirë… Për fat të mirë, përshtypjet e para për Shqipërinë ishin mjaft mbresëlënëse”, thekson travie.com.

Koha më e mirë për të udhëtuar në Shqipëri është nga muaji prill deri në maj dhe nga muaji shtator deri në tetor. Moti i përgjithshëm është me dëborë dhe i lagësht në dimër, por verat janë të nxehta dhe të thata. Tirana është aq e lagësht në verë për shkak të efektit të saj gjeografik dhe është shumë e rrallë që temperatura të bien nën zero madje edhe në dimër.

Shqipëria ndodhet në bregun lindor të Adriatikut. Në veri janë Alpet e Shqipërisë së Veriut mbi 2500 metra mbi nivelin e detit.

TIRANA

Ka tre pika që bien në sy. Njëra është Kulla e Orës, e ndërtuar në vitin 1822, e cila ishte ndërtesa më e gjatë në Tiranë (deri në 35 metra) deri në vitin 1971, ndërsa tjetra është xhamia e Et’hem Beut, pranë Kullës së Orës. Ndonëse nuk është madhështore, konsiderohet si një nga xhamitë më të bukura. Një gjë e fundit që nuk duhet të të humbasë është statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai është një monark shqiptar dhe një hero kombëtar që luftoi kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15-të. Emri i sheshit gjithashtu erdhi prej tij.

DURRËSI

Durrësi, rreth 40 kilometra në perëndim të Tiranës, është një kryeqytet i lashtë me rreth 3000 vjet histori dhe qyteti më i madh portual në Shqipëri. Qyteti ka amfiteatrin e dytë më të madh romak në Ballkan.

BERATI

Berati është një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Origjina e qytetit fillon nga kështjella e Beratit (e quajtur ‘Carla’), e cila u ndërtua 2400 vjet më parë. Ka ende më shumë se 1000 banorë në kështjellë dhe shumica e ndërtesave duke përfshirë zonën e banimit janë ndërtuar në shekullin e 13-të.

Berati ishte gjithashtu i sunduar nga Perandoria Osmane, por pa sakrifikuar traditat e Kishës Orthodhokse, ruhen stilet e jetës dhe traditat e para të paspushtimit. Pikë kryesore është stili bizantin te Katedralja e Shën Mërisë, e cila është një mbetje e një relikeje katolike. Emri i muzeut të katedrales erdhi nga piktori i famshëm i Shqipërisë Onufri i shekullit të 16-të./ atsh

Faqja më e njohur koreanojugore: Shqipëria pika kulmore Read More »

Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes (5 receta bukurie)

Falë përbërësve që ka, molla është shndërruar në një pemë të përkryer për krijimin e maskave që ndihmojnë në ushqimin dhe riparimin e fytyrës që ka filluar të shpërfaqë shenja të pleqërisë.

Kjo maskë me mollë, kundër plakjes, është e lehtë për t’u përgatitur dhe ka për qëllim që të përfitojë nga vetitë zbutëse dhe vitaminat e shumta që gjenden në mollë.

PËRBËRËSIT:

1 mollë e gjelbër, e copëtuar;

1 lugë gjelle mjaltë;

2 lugë gjelle qumësht.

Udhëzime:

Vendoseni mollën dhe qumështin në një përzierëse dhe përzieni mirë deri sa të krijohet një përzierje homogjene.

Pasi përzierja të jetë gati, shtojani mjaltin dhe vazhdoni me përzierje.

METODA E APLIKIMIT TË MASKËS

Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, qafë dhe gjoks, është shumë e rëndësishme që ta largoni gjithë grimin dhe të siguroheni që në lëkurë nuk ka mbetur asnjë papastërti, pa grim, që mund të jetë absorbuar nga lëkura gjatë ditës.

Pasi lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, aplikoni një sasi të pastës në mënyrë uniforme nga gjoksi deri në ballë.

Sigurohuni që ta ruani pjesën e syve, pasi që maska mund të shkaktojë irritim, në rast se bie në kontakt me sytë.

Për ta parandaluar këtë gjë, vendosni dy fletëza të trangullit ose fletëza të patates mbi sy.

Lëreni maskën që të qëndrojë për 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni me ujë të ftohtë ose me ujë të vakët.

Mbani në mend, më së miri është që maska të aplikohet në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që lëkura të ketë kohë të mjaftueshme për t’i thithur lëndët ushqyese të maskës.

Si dhe… 5 maska te tjera

Maskë për fytyrën me kos dhe mjaltë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën brenda pak sekondave, mjafton të përzieni dy ose tre lugë kos me një lugë çaji mjaltë.

Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve.

E lini të pushojë për 15-20 minuta dhe pastaj shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maskë për fytyrën me mollë dhe tërshërë

Për të përgatitur një maskë për fytyrën me fruta, qëroni dhe copëtoni një mollë derisa të keni marrë një pure.

Puresë së mollës i shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë tërshërë, duke i përzierë përbërësit shumë mirë.

Masën e përftuar e aplikoni në fytyrë dhe e lini të pushojë 15 minuta para se ta shplani.

Maskë me luleshtrydhe

Maska me luleshtrydhe pastron dhe ushqen fytyrën.

Është e rekomanduar për lëkurën me yndyrë.

Për të përgatitur një maskë me këtë produkt mjafton të merrni dy ose tre luleshtrydhe, copëtojeni dhe i përzieni me një ose dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni.

Përhapeni maskën në fytyrë në një shtresë të hollë dhe e lini për disa minuta para se ta shplani.

Maskë për fytyrën me kastravec

Për të përgatitur këtë maskë për fytyrën tuaj, e rekomanduar për ribalancimin e lëkurës së kombinuar, ju duhet të keni një gjysmë kastraveci dhe një lugë gjelle kos të thjeshtë.

Priteni kastravecin në feta dhe bashkë me kosin futeni në blender dhe e përzieni deri sa të krijohet një masë homogjene.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini të pushojë për 15-20 minuta para se ta shplani.

Maskë me banane

Për të përgatitur një maskë për fytyrën ushqyese dhe antirrudhë mjafton të përzieni purenë e një bananeje të vogël me 2 lugë krem qumështi, një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë tërshërë.

Masës që u krijua i shtoni edhe pak ujë të thjeshtë rubineti.

Aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe e lini të veprojë për 30 minuta para se ta shplani.

Maska me mollë zvogëlon shenjat e plakjes (5 receta bukurie) Read More »

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë.

Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut.

Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.

Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.
Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani Read More »

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti një pjesë të fundjavës e kaloi në Tiranë. Përveç debateve për politikën e lartë, ai shfrytëzoi rastin për t’i ndërruar partnerët politikë. Me plotë gatishmëri atje e gjeti edhe Sali Berishën, me të cilin kaloi më së shumti kohë. Si duket, më qëllimin e qartë për t’i dërguar porosi Edi Ramës, të cilin në kryeqytetin shqiptar e akuzoi që ia shkatërroi partinë.

Albin Kurti gjeti si arsye çështjen e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të zbarkuar në Tiranë. Atje me Sali Berishën kryqëzuan Hashim Thaçin për angazhimet me Aleksandar Vucic për ndryshim të kufijve. Por, si duket mesazhi kryesor që deshi Kurti të dërgojë nga atje ishe takimi me Sali Berishën dhe anashkalimi i Edi Ramës, me të cilin dikur kishte raporte të shkëlqyera.

Pikërisht Ramën, i cili dikur nuk hezitonte ta lavdëronte Kurtin publikisht, tani kreu i VV’së po e akuzon se ia shkatërroi Vetëvendosjen. Siç meson Gazeta Express, për këtë Kurti, ndër të tjera ka përmendur raportet e Edi Ramës me Shpend Ahmetin, nëpërmjet të cilit i ka fryrë përçarjes në Vetëvendosje.

Takimi Kurti -Berisha në kryeqytetin shqiptar ka zgjatur disa orë pasi dy bashkëbiseduesit edhe kanë darkuar bashkë si dhe kanë kaluar kohë edhe në zyrën e Berishës.

Afërsia e Kurtit me Berishën interpretohet edhe si një strategji e Kurtit për ta rritur VV-në që iu nda në dysh muaj më parë

Berisha ende gëzon një simpati në Kosovë për shkak të raporteve të dikurshme me Ibrahim Rugovën. Më 17 shkurt të këtij viti, kur Sali Berisha kishte ecur në sheshin kryesor të Prishtinës, turma e kishte duartrokitur më shumë se çdo lider tjetër të Kosovës e Shqipërisë.

E popullaritetin e Berishës te kosovarët po provon ta shfrytëzojë pak edhe Albin Kurti, lideri i VV’së që ka pasur deri më tash lidhje speciale me Edi Ramën.

Albin Kurti ankohet në Tiranë: Edi Rama ma shkatërroi partinë Read More »