Aurora

“Jemi shtet i fortë! Je dielli ynë!”/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit dhe komentuesit e tij në “Facebook”, pasi ka publikuar sot një video nga rindërtimi i urës së Drojës në Lezhë.

Gjithçka ka nisur me komentin ironik të një të riu nga Vlora që mesa duket nuk i ka pëlqyer kreut të qeverisë. Sipas komentuesit “Shqipëria është një shtet i fuqishëm që nuk i bien urat dhe që pret edhe emigrantë”. Ai i numëron një sërë arritjesh ndërsa i kujton Ramës se nuk u fut në burg asnjë nga ata që vodhën.

REPLIKAT

Komentues 1: Faleminderit Zoti Kryeminister per Urat qe po nderton. Ne nuk jemi si disa shtete ne Europe qe i bien urat ne jemi shtet i fuqishem, shtet qe pret emigrante. Rroga mesatare tek ne eshte 250 mij lek te vjetra dhe puna me e kerkuar eshte kamarier fale punes se palodhshme te Kryeministrit i kemi arrit keto stade jetese. Faleminderit o “dielli” shqiptareve. Edhe kur u thua shqiptareve qe ata te paret vodhen dhe ne po lajme borxhet e atyre prap je i madh. Se nuk fute asnje ne burg nga ata qe vodhen shtetin por thjesht fute disa hallexhinj qe spaguanin dot dritat. O Gjigand o i gjat ✌✌🇦🇱🇪🇺🇺🇸

Edi Rama: I dashur! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti!

Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere!

Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera…

Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat🤗

Komentuesi 1: Edi Rama flm per repliken por te gjithe e dime kush ka te drejte ne kte koment. Rinia gjithmone ka te drejte KM 😉✌

Komentues 2 : Punimet i kam pa nga afer jane shume cilesore nuk ka shance te shembet me, por falenderojme fabriken qe po e ben me leket e veta dhe perfitojme dhe ne.

Edi Rama: Pyetja nuk eshte asnjehere ne keto raste ku u gjeten leket per ta bere nje veper publike, po si organizohet e sa cilesore eshte puna ndertuese dhe ne kete drejtim (edhe ne kete rast), me lejo te te them qe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka rol kyç, ne te mire e ne te keq! Shembuj per te keqen ke plot, per te miren do kesh gjithnje e me shume😊

Komentues 3 : Je i vetmi kryeminister qe publikon punet qe behen me leket e popullit bravo ,shpresoj qe dronin ta kesh bler me leket e tua apo ja more hua Sales ( dronin )😎?

Edi Rama: Rrofsh se me bere te buzeqesh🤗 Kryeministrat nuk dallohen se kush i ben punet me leket e popullit dhe kush me leket e veta, po kush i ben mire e kush jo punet qe kudo ne bote behen me taksat e qytetareve! E dyta, kjo puna ketu per shembull, nuk eshte bere me leket e popullit, po me leket e nje kompanie ne ate zone, po pyetja ime eshte, cfare te shqeteson ty kur shikon pune te mira qe behen?! Dhe e fundit, vrite njecike me shume mendjen per dronin, se nuk i ke rene pikes😂

Komentues 3: Hahaha o z.kryeminister mua nuk me shqetson gje po thjesht dhash nje mendim dhe punet e mira nuk behen per se dyti e treti. Sa per dronin kemi plot ne perderisa ja çuam nje dhurat Serbise 😊.Po nese suksese ne jete e pune ✋ 

“Jemi shtet i fortë! Je dielli ynë!”/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës Read More »

Rikthehet sëmundja e tmerrshme, ekspertët tregojnë rrezikun e SIDA-s

Ekspertët po paralajmërojnë për rrezikun e rikthimit të SIDË-s, në se qeveritë dhe komunitetet nuk mbeten të fokusuara dhe të përkushtuara që t’i japin fund epidemisë. Megjithë arritjet në trajtimin e sëmundjes, eskpertët thonë se virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet dhe të përbëjë kërcënim serioz, sidomos në komunitetet ku arrihet me vështirësi:

Fytyra e SIDË-s ka ndryshuar në tre dekadat e fundit. Tani është e pamundur të dallohen personat e prekur nga sëmundja. Trajtimet kanë avancuar shumë, duke i lejuar personat e infektuar me atë që dikur shihej si dënim me vdekje, të kenë një jetë normale dhe produktive. Edhe personat që rrezikohen të preken nga virusi, tani mund të marrin ilaçin e quajtur profilaksia para ekspozimit me sëmundjen, shkurt PrEP ((prep)), në mënyrë që të mos preken nga virusi HIV. Ky ilaç është arma më e fundit e arsenalit mjekësor në rritje kundër SIDË-s.

“Ky ilaç është mjeti më i fundit i parandalimit që kemi patur ndonjëherë gjetë kërkimeve që janë bërë për vite me radhë dhe ajo që po shohim sot, është se në se kombinon trajtimet, në mënyrë që njerëzit që jetojnë me virusin të trajtohen dhe më pas, njerëzit e rrezikuar të kenë mundësi të marrin ilaçin PrEP, epidemia HIV mund të vihet nën kontroll.”– thotë Dr. Chris Beyrer, studjues në Universitetin Johns Hopkins.

Gjatë vitit të kaluar, epidemia e SIDË-s i ka marrë jetën rreth një milionë njerëzve dhe ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2030, me virusin HIV do të infektohen 100 milionë njerëz.

Cilat janë arsyet? Vetëkënaqësia nga rezultatet e arritura bëri që fondet për kërkimet dhe trajtimin e sëmundjes të pakësoheshin, duke vështirësuar kontaktin me personat që rrezikohen të preken nga virusi. Faktorët të tjerë janë stigma për sëmundjen dhe pakësimi i interesit të qeverisë.

“Kur flasim me ministrat e financave, ata gjithmonë më thonë “E dinim që virusi HIV është zhdukur, se nuk po shohim të vdesë ndonjë njeri.”- thotë Dr. Deborah Birx, koordinatore e grupit U.S. Global AIDS.

Numri i infektimeve të reja ka rënë, krahasuar me 3 milionë e gjysëm milioni në vit, por ka mbetur pak nën 2 milionë. Tek rreth 17 milionë njerëz të infektuar me virusin HIV nuk mund të kihet akses, si burra homoseksualë, përdorues të drogave, punonjës të seksit dhe klientët e tyre, si dhe tek transgjinorët.

“Kjo pjesë e popullsisë dhe vajzat e reja përbëjnë mbi 50 për qind të të infektuarve rishtazi dhe kontakti me ta është tepër i vështirë.”- thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Morrison, Birx dhe Beyrer diskutuan mbi sfidat për t’i dhënë fund SIDË-s në Konferencën Ndërkombëtare të SIDË-s në korrik.

“Puna jonë me SIDË-n nuk ka marrë fund. Është tepër herët të deklarosh fitoren dhe rreziku për rikthimin e epidemisë është real.”- thotë Dr. Beyer.

Instituti Kombëtar i Shëndetit njoftoi krijimin e një programi ndërkombëtar, për gjetjen e mënyrave për pakësimin e stigmës që lidhet me SIDË-n, që të trajtohen një numër më i madh njerëzish. Agjencia zbuloi se në Shtetet e Bashkuara numri më i madh i të infektuarve me SIDË dhe të patrajtuar, është në mesin e të varfërve dhe tek komunitetet me ngjyrë dhe ato hispanike. Agjencia tha se mbyllja e hendekut në trajtimin e njerëzve është kritike për t’i dhënë fund SIDË-s në Shtetet e Bashkuara.(VOA)

Rikthehet sëmundja e tmerrshme, ekspertët tregojnë rrezikun e SIDA-s Read More »

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator

Të gjithë ata të cilët kanë bërë plane për të shkuar në plazh edhe në ditët e para të shtatorit, nuk duhet të ngurojnë. Nëse jeni trembur nga ditët që sapo kaluam me reshje shiu, tashmë moti do të jetë në favorin tuaj.

Meteorologia Tanja Porja përgjigjet për TCH: “Shira të dobët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërkohë që priten rrebeshe të përkohshme në zonat qendrore dhe juglindore. Këto kushte do të na shoqërojnë deri në orët e vona të pasdites së sotme dhe më pas gradualisht pritet kthjellimi i motit në zonat perëndimore, por edhe gjatë natës dhe ditën e martë pritet kthjellimi i motit në të gjithë territorin shqiptar. E mërkura deri në fundjavë ka rritje të lehta të temperaturave, pra rikthehen sërish temperaturat e larta”.

Ndërkohë, moti në muajt e tjerë të vitit 2018 do të jetë surprizues në territorin shqiptar: “Dhe muaji shtator parashikoj në fakt që të jetë më i ngrohtë sesa një shtator normal, duke qenë se ka pasur një aktivizim të fenomenit gjatë muajit gusht, pritet që deri në fund të 2018 kjo anomali do të sjellë më shumë reshje, si dhe dhjetori që është muaji i parë i stinës së dimrit parashikoj të jetë më i ngrohtë se një dhjetor normal”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europë, moti ka dalë jashtë parashikimeve.

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator Read More »

Anketa zbulon fakt tronditës, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer

Shqipëria aspiron që pas disa vitesh të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por sa larg janë standardet e vendit tonë me ato të BE-së? Për të kuptuar këtë mjafton të shohim një anketë të Komisionit Evropian për ushqyerjen.

Të ardhurat e ulëta bëjnë që 60 % e shqiptarëve të blejnë më pak ushqime ndërsa për të kursyer nuk ka mundësi. Familjet në varfëri të thellë janë në kushte mbijetese. Sot ne do t’ju tregojmë historinë e njërës prej tyre, me gjashtë anëtarë dhe kur ushqimi nuk është çdo vakt në tavolinë. Geraldo është 10 vjeç, por ngjan më i vogël. Kjo, e gjitha nga kequshqyerja. Jeton në një dhomë me një sipërfaqe më pak se 30 m.

Bashkë me familjen e tij, në ditë harxhojnë 500 lekë. “Ne kursejmë se nuk kemi, as 5 mijë lekë në ditë nuk i hamë, jemi vet i gjashtë. Byrek gatuajmë më shumë, fasule edhe ndonjë kofshë që e blejmë në dyqan, ndonjë pilaf. Supës I hedh galinë në vend të mishit. Te mishi kursejmë”.

Sipas anketës së cilësisë së jetës së Komisionit Europian, 46% e shqiptarëve kanë blerë më pak mish nga sa kishin nevojë për të kursyer, si dhe 38% e tyre kanë blerë më pak fruta. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe me vendet kandidate, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer, si familja Brahimllari që nuk blinin mish duke mbledhur para për t’u blerë fëmijëve librat shkollorë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, me 28% të anketuarëve që kanë blerë më pak fruta perime që të kursejnë dhe 35% në racionin e mishit./korrieri

Anketa zbulon fakt tronditës, Shqipëria mban vendin e parë e të ushqyerit pak për të kursyer Read More »

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni…

Procesi i reformës në drejtësi ende nuk po jep frytet e duhura, kjo edhe për shkak se disa instanca ende nuk janë në funksion. Për këtë arsye, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje për gjyqtarët që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas ambasadës, Shqipëria është duke ndërtuar një sistem të ri drejtësie dhe , gjykatësit duhet të bëhen pjesë e saj.

Postimi i plotë

Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!

Ambasada Amerikane u drejton një apel të gjithë gjyqtarëve: Të ndershëm, patriotë, bëhuni… Read More »

Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës dhe i japin një paralajmërimi për zgjedhjet…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në zgjedhjet e ardhshme rrezikon të humbasë aleatët. Shkak po bëhet reforma e sistemit zgjedhor që të vegjëlit kërkojnë që të ndryshohet pasi në të kundërt ata paralajmërojnë se nuk do të jenë në një koalicion me PD-në.

Aleatët e opozitës paralajmërojnë kreun e PD-së, Lulzim Basha, se nëse do të ketë një pakt me PS-në për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor aktual, do të përdorin të gjitha mjetet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët të votojnë me një tjetër sistem. “Panorama” publikoi një ditë më parë raportin e ekspertit të Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku thuhej se PS-PD kërkojnë që të ruhet sistemi aktual zgjedhor.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për “Panorama”, thekson se ka marrë një premtim nga kreu i PD-së, Basha, se pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numrit elektronik, do të nisin diskutimet për një sistem të ri zgjedhor. “Ne si aleatë, të paktën po them ne si aleatë të së djathtës, kemi marrë premtim nga z.Basha që menjëherë pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numërimit elektronik, do të fillojë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Do të diskutohet për alternativën më të mirë dhe për sistemin më të mirë që i përshtatet edhe realitetet shqiptar. Ne sigurisht kemi të preferuarin tonë, por e rëndësishme është të hapet fillimisht si diskutim. Për mua, ky sistem që kemi është më i prapambeturi, është sistem reaksionar. Koha dhe proceset zgjedhore kanë vërtetuar se ky sistem nuk hyn më në punë”, sqaron Shehi.

Sipas kreut të LZHK-së, nëse përfaqësuesit politikë janë shprehur për të mbajtur këtë sistem zgjedhor, atëherë ky është edhe mendimi i Kryeministrit dhe kreut të opozitës. “Nëse përfaqësuesit politikë të partive janë shprehur për të mbajtur këtë sistem, praktikisht këtë gjë e do Edi Rama dhe Lulzim Basha, se ata janë shërbëtorë në ato takime. Ne, nëse do të jetë ky qëndrim nga dy partitë e mëdha, do të shohim dhe do të përdorim mjetet tona për të luftuar dhe për ta ndryshuar këtë gjë. Por, fillimisht jemi në pritje të asaj që kemi diskutuar me kreun e Partisë Demokratike”, thekson Shehi.

Edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, konfirmon se aleatët e opozitës kanë marrë një premtim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë një sistem të ri zgjedhor. “Ne kemi marrë premtime nga Basha që do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, por pa specifikuar për sistemin që ne do të kërkojmë. Ne kemi dhënë propozimet tona, pasi sistemi aktual dëmton jashtëzakonisht partitë e vogla”, sqaron Duka .

REAGIMI

Bashkëkryetari i djathtë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka sqaruar se nuk ka një pakt me shumicën për të mbajtur këtë sistem zgjedhor. “Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëve. Sistemet zgjedhore vendosën për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ?që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019”, sqaron përfaqësuesi i PD në Komisionin e Reformës./korrieri

Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës dhe i japin një paralajmërimi për zgjedhjet… Read More »

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera.

Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit.

Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë.

Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C.

Pas diagnostikimit dhe medikamenteve të rekomanduar nga mjeku, ju rekomandojmë të përdorni edhe këtë kurë natyrale me hithër dhe limon.

Kjo kurë me dy përbërës do t’ju mundësojë të parandaloni dhe trajtoni aneminë në mënyrë natyrale.

Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin.

Ajo ka aftësi të përmirësojë tretjen dhe të pastrojë gjakun.

Limoni është gjithashtu i fuqishëm në pastrimin e organizmit dhe në përthithjen e ushqyesve.

Limoni është i pasur me vitaminë C, që siç e thamë më lart ndihmon në përthithjen e hekurit nga ushqimet.

Kura me Hithra dhe Limon Kundër Anemisë
Duke parë vlerat e këtyre dy përbërësve, vjen natyrshëm ideja e bashkimit të tyre në një kurë të vetme kundër anemisë.

Përbërësit:
5 lugë gjelle me gjethe të thara hithre. Mund të përdorni edhe gjethe të njoma.

Lëngu i një limoni

1 litër ujë

Përgatitja:
Ziejeni ujin në një tenxhere.

Kur sapo të ketë marrë valë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni hithrën e thatë.

Mbylleni kapakun dhe lëreni hithrën të tretet në ujë për 5 minuta.

Më pas kullojeni lëngun, shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi pak mjaltë.

Nëse keni gjethe të njoma, atëhere ziejini bashkë me ujin.

Këtë pije mund ta pini përgjatë ditës por jo gjatë vakteve.

Për shembull, mund të pini një gotë me stomak bosh, një paradite dhe një pasdite.

Pija duhet konsumuar për 15 ditë për të shtuar nivelet e hekurit dhe për të parandaluar aneminë.

Pas këtyre dy javëve, kufizojeni pirjen e lëngut në një gotë në ditë.

Mos harroni të bëni limonin pjesë e vakteve tuaja për të përmirësuar përthithjen e hekurit.

Majdanozi i freskët është gjithashtu një barishte që duhet ta konsumoni, sepse përmban edhe hekur edhe vitaminë C.

Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë Read More »

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?!

Ideja për shkëmbimin e territoreve mes shqiptarëve dhe serbëve nuk është e re. Ajo është diskutuar edhe në vitin 1998, kur u fol për një pak të mundshëm mes Milloshevicit dhe Fatos Nanos, që në atë kohë ishte kryeministër.

Enver Bytyçi

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Ve kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të bijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë bijetesë. Dmth  duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë. Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formmulë bashkimi në formën e federatës osë konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë.  Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë./korrieri

Negociatat me Milosheviç, pse Nano u tërhoq më 1998 nga ideja për ndarjen e Kosovës?! Read More »