Aurora

Rama: Nuk kuptohet është e djathtë apo djath?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me krutanët në Fushë-Krujë për përkatësinë e tyre politike.

Rama thotë se krutanët thonë se janë të djathtë, por nuk i kuptohet janë të djathtë apo ‘djathë’.

Ai thekson se Durrësi me portin e ri do të jetë Dubai i vogël i Mesdheut, ndërsa do të vlejë edhe për Krujën si portë hyrëse.

Madje Rama ka kujtuar edhe kohën kur Kruja nuk kishte ujë, duke i përmendur qytetarëve se me PD mbanin dy gishtat në gojë.

‘’Siç përballuam forcën e karakterit, përmasa e një burri se e kam me burat, se gratë janë më të qarta. Përmasat e burrit nuk matet në ditë tëm ira, por në ditë të vështira. Nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një përpjetë dhe nuk dorëzohet derisa arrin majën që i ka vendosur vetes për qëllim.

Cili nga ata që punojnë tokën, e prodhojnë nga puna me tokën, do mund të mbijetonte e fitonte nëse do ishte dorëzuar para lodhjes , nëse do ishte gjunjëzuar kur breshëri ja merr gjithë prodhimin, do i kthente shpinën e do shkonte pas Rrapushëve?

Cila nga familjet tuaja, që është më mirë padiskutim. Po të flasim për Shqipërinë e sotme, me atë të djeshme, po nuk diskutohet. Shtëpitë janë më të mira, shumëçka është më mirë, por nuk ak vend për të qenë e kënaqur, por cila familje është dorëzuar. Një më thoni, që është ulur dhe i ka besuar gjumit, që i ka besuar ndejtjes këmbë mbi këmbë, cila nga nënat tuaja rri këmbë mbi këmbë në shtëpi.

Cila nga nënat tona gatuan këmbë mbi këmbë, kujdeset, merret me fëmijët këmbë mbi këmbë, e pra siç rinë të gjitha nënat pronto, gati-tu, zgjuar, të parat që zgjohen, të fundit që flenë, kështu do jetë dhe PS e para që zgjohet, edhe e fundit që flenë, do e ngjisim Shqipërinë në majën ku Shqipëria dhe populli shqiptar meriton.

Ça ka Kroacia më shumë se ne? Është vend i bekuar e i bukur, por jeton më mirë se ne, ndërkohë ne kemi më shumë, zoti ka qenë më bujar me ne se kroatët. Kanë 4 milion baniorë, 9 aeroporte. Të gjitha të ahpura, pse? Pë të shfrytëzyar në maksimum bukuritë.

Janë të gjitha aty për t’u kthyer në motor të ekonomisë së atyre që jetojnë në vnjë vend të bekuar si i ynë .Vendi i 7-të në botë për të ardhurat nga turizmi.

Po ne? Ne do hapim 4 porta nga qielli, 4 porta nga deti, që këtu të vijnë shumë më shumë udhëtarë nga e gjithë bota, dhe të gjitha bukuritë, tradita, mikëpritja, puna jonë. Të vendosen në funksion të transformimit të familjeve që besojnë tek puna, që i ngjajnë nënës, që rrit fëmijët ,kujdeset për burrin, që kujdeset për më të moshuarit. Kjo është ajo që vendoset.

Po Kruja? Kruja është aty shumë më e mirë se dje. E kam fiksim me krutonët që thonë jemi të djahtë. E nuk kuptohet është e djathtë apo djath? Ku ishit para se sa Arturi bashkë me mua të pastronte plehrat që ju kishin mbuluar. Që ishin në dy anët e rrugës. Jemi të djathtë. Liri demokraci, poshtë ko munizmi. Komunizmi ka vd ekur para 30 vjetësh. Kruja ka marrë formë tjetër, e s’mund ta mohojë njeri. Uji mazalla se vijnë? Atje me dy gishta, ne këtej, ata andej. E dy gishtat në gojë, në vend të gotës së ujit. Po gjithë transformimi i asaj që padiskutim pjesa mëe çmuar e gjerdanit të historisë, kalaja e Skënderbeut. Janë të rëndësishme, për të kuptuar kush eb ën Krujën vendin ku njerëzit të jetojnë me mirëqënie, të ketë të ardhura për të gjithë, kush upunon merr më shumë. Portii Durrësit që do e bëjë Durrësin Dubain e vogël të Mesdheut. Është porta ku do të hyhet porta për të hyrë në Shqipëri, dhe për në Krujë. Kush vjen në Durrës, cili është ai që nuk do të shkojë të shohë atë vend të bekuar në Krujë.

SHumë më shumë punë, do transformohet, do lindin agroturizmit, do japim 5 mijë euro për çdo emigrant. Për të kthyer një bujtinë, për të fituar nga shtëpia e babës më shumë se çfiton matanë detit me një punë”, tha Rama.?NOA.al

Rama: Nuk kuptohet është e djathtë apo djath? Read More »

Meta: Nuk dua më jo një pikë gj aku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat Presidenti Ilir Meta kërkoi nga P olicia e Shtetit të bëjë detyrën.

“Nuk dua më jo një pikë gja ku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij. Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vr imë ku të futet. Sepse nuk i vajtën mi litantët e opozitës atje.

Ndaj Kejdi të lutem ju shpesh nuk më dëgjoni, po kam pak eksperiencë më shumë në këtë pyete Gramozin nëse duan portrete të Ramës sot, në vendet ku janë banderolata tuaja, vi unë dhe s’e kam fare për turp”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, kreu I shtetit tha gjatë fjalës së tij se në vend janë fshehur vik timat e shkaktuara nga covid-19.

“Ndalimi i votimit të emigrantëve nga Greqia përbën një akt të rëndë, antikushtetues. Arsyetimi i ndalesës së mijëra bashkëatdhetarëve tanë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd, përdorim politik, nga situata e pandemisë nga ana e partisë shtet. Kjo është farsa e tu rpshme për përfshirjen e diasporës në votime.

Jo vetëm nuk po përfshihen të votojnë aty ku janë, por nuk lejohen as të vijnë këtu. Këta po fshehin nga statistikat rreth 10 mijë vde kje të shkaktuara nga virusi. I bëj apel urgjent qeverisë, Komitetit të manipuluar të Ekspertëve dhe KQZ të heqë menjëherë këtë ndalesë, që përbën një veprim fl agrant antikushtetues”, u shpreh Meta./NOA.al

Meta: Nuk dua më jo një pikë gj aku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij Read More »

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tregon dorëzimin e vetëm të saj

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk ka ndërmend të dorëzohet në politikë.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa kandidon me partinë e saj “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina ka ndarë një foto me nipit të saj, djalit të vajzës që e ka titulluar:

“Vetëm këtu dorezohem unë….”

Jozefina Topalli ka dhënë mesazhin se nuk ka ndërmend të dorëzohet në politikë.

Ajo është shprehur se garon kundër Ramës, Bashës dhe Metës, në këto zgjedhje.

/a.m/NOA.al

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tregon dorëzimin e vetëm të saj Read More »

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen…

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u pl agos një nga aktivistët e PD të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ora e ndryshimit po afron dhe se Kavaja do të sjellë fitoren e të gjithë Shqipërisë.

Basha deklaroi se Kavaja ka sjell demokracinë dhe fitorja sipas tij, nuk e ndalohet nga su lmet e bëra, e këtu iu referua pla gosjes së djeshme.

“Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë. I ka hyrë fr ika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i hu mbjes e ka tm erruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama h umb.

Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tr emb kurrë nga diktatura. Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zja rri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Që nuk e mbyll dot, as su lmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë”, deklaroi kryedemokrati./NOA.al

Basha nga Kavaja: Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen… Read More »

Moment historik/ Mjekët përulen para trupit pajetë të vajzës, arsyeja është zemra e saj

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce ka publikuar disa foto, ku mjekët përulën para trupit të një vajze, e cila hu mbi jetën në ak sident, por zemra e saj u transplantua në trupin e 22-vjeçarit.

Filipce, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një moment historik, ku e reja që hu mbi jetën në ak sident shpëtoi jetën e një tjetër bashkëmoshatari të saj.

“Nuk ka fjalë për të shprehur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet altruizmi dhe madhështia e dhënies së organeve.

Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipce.

Gjithashtu, ministri ka publikuar dhe një tjetër foto, ku thekson se gjendja e të riut, i cili tashmë ka një zemër tjetër në trupin e tij është e qëndrueshme.

Moment historik/ Mjekët përulen para trupit pajetë të vajzës, arsyeja është zemra e saj Read More »

H umb be tejën me Covid-19 shkrimtari i njohur

Ndërron jetë shkrimtari i njohur shkodran Skënder Temali.

Temali ka hu mbur be tejën me COVID në moshën 75-vjeçare.

Shkrimtari i ndjerë, ishte infektuar nga Covid-19 prej një muaji dhe fatke qësisht sot ka hu mbur jetën.

Kush ishte Skënder Temali?

Ai u lind në Shkodër më 30 korrik 1946. Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme. Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare.

Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Në vitin 2018 doli vëllimi i tij me tregime në gjuhën malazeze “Këtë dimër nuk ra dëborë”, botim i “Centar za o?uvanje i razvoj kulture manjina Crne Gore”. Si publicist e shkrimtar nderohet me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës.

Në vitin 2015 me poemën “Unë, Ballkani dhe Europa”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në manifestimin mbarëkombëtar “Drini poetik” i akordoi çmimin “Adem Demaçi”. Pen Klubi i Malit të Zi e ka nderuar me mirënjohen e tij.

Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Që nga viti 1971 botoi 20 vëllime më vete në poezi e prozë. Ka të përfunduar në dorëshkrim romanin “Hotel Univers”, vëllimet me poezi “Vajza që nuk putha” dhe me tregime “Ngjarje në plazhin nu do”, përmbledhjen me novela “Studentja nga Shkodra” si dhe monodramën “Vijmë në këtë botë për t’u gënjyer”.

H umb be tejën me Covid-19 shkrimtari i njohur Read More »

Ata jetojnë në një fshat të Vlorës/ Historia e dashurisë së ndaluar, djali i propozon për martesë vajzës, familjarët tentojnë të hyjnë me dh unë në studio

Të dashurosh do të thotë të krijosh një lidhje të fortë ndjenjash dhe besimi, jo vetëm me personin e zemrës, por gjithashtu dhe me familjen e tij/saj.

Një lidhje dashurie jo vetëm që bashkon dy persona, por bashkon dhe dy familje nën një çati. Por jo çdo histori dashurie gjithmonë ka një fund të lumtur, ka dhe raste kur familjet nuk e pranojnë lidhjen dhe ndërhyjnë duke e ndarë çiftin përfundimisht. E tillë ishte dhe historia e Stiljanos që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Stiljano në studion e emisionit rrëfeu historinë e ndaluar të dashurisë midis tij dhe Ersoneldës, vajza e cila i kishte rrëmbyer zemrën djalit nga Vlora. Historia e dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës kishte nisur disa vite më parë.
Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri, pasi familjet e tyre jetojnë në të njëjtin fshat të Vlorës. Me kalimin e viteve Stiljano dhe Ersonelda ishin njohur më shumë dhe kishin nisur pëlqimet midis tyre. Ata pas 1 viti lidhjeje kishin vendosur që të fejoheshin dhe u kishin treguar familjarëve të tyre.

Fatke qësisht Ersonelda disa vite më parë kishte hu mbur prindërit për shkak të një aksidenti dhe për të, motrën, vëllain e saj ishin kujdesur gjyshërit. Pikërisht ishin po gjyshërit e Ersoneldës të cilët e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen me Stiljanon duke i ndarë ata përfundimisht. Arsyeja që gjyshërit jepnin ishte se Stiljano dhe Ersonelda ishin kushërinj dhe prandaj nuk mund të kishte kurrë diçka midis tyre.

Nga ana tjetër, Stiljano e hodhi poshtë këtë argument duke thënë: Unë dhe Ersonelda nuk jemi kushërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët. Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë histori dashurie.

Stiljano kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi me Ersoneldën, por dhe gjithashtu për të vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me historinë e tyre të dashurisë. “Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty. Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- ishte mesazhi i Stiljanos për Ersoneldën.

Ersonelda nga ana tjetër e ekranit rrëfeu se ishte tepër e pavendosur dhe se ishte nën një pre sion tepër të madh, si nga familja e saj si dhe nga dashuria që ndjente për Stiljanon. Pikërisht në këto momente, kur Ersonelda po tregonte historinë, Stiljano e ndërpreu dhe i propozoi për martesë, por në prapaskenë ndodheshin familjarët e saj, të cilët u acar uan dhe tentuan të hynin me dh unë në skenë… (vazhdon)

Ata jetojnë në një fshat të Vlorës/ Historia e dashurisë së ndaluar, djali i propozon për martesë vajzës, familjarët tentojnë të hyjnë me dh unë në studio Read More »

Rama: ‘Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre’

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.

“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane ditë më parë, e cila u bëri apel shqiptarëve që “nëse duan të votojnë të votojnë për ndryshimin dhe nëse duan kri min të votojnë kri min”, duke nënvizuar se deklaratat e saj u keqpë rdorën nga opozita.

Rama thotë se i njëjti mesazh i ambasadores u mbështet edhe nga Komuniteti Mysliman dhe Kisha Katolike.

“Ambasadorja amerikane është keqpë rdorur në mënyrën më bru tale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit në një ikonë propagande të atyre që duan të kthehen në qeveri, qoftë me mediat e tyre qoftë me sistemet e tyre të komunikimit me foton e ambasadores që thotë dua ndryshim. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që ka bazë, që është mbështetur edhe nga kleri katolik dhe mysliman në lidhje me blerjen e vo tës.

Nuk di çfarë të dhënash ka ajo. Nuk di të ketë të dhëna për të shprehur këtë shqetësim sepse në të shkuarën ka pasur njerëz ka blerë vota. Para pak ditësh, patëm një fakt që pol icia arr estoi dikë duke blerë vo ta dhe më rezulton i Partisë së Ilir Meta. Nuk e pashë gjëkundi Ilir Metën me shp atë në dorë. Në Dibër janë dë nuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica ishin e këtyre forcave që bëjnë rolin e virgjëresha që po mbrojnë shqiptarët nga pro stitucioni elektoral”, shtoi ai në Vizion Plus.

Rama: ‘Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre’ Read More »