Aurora

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’

Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.

“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre”, tha Muzhaqi.

Muzhaqi është edhe kandidate për deputete në Tiranë.

Deri në ora 17:00, sipas KQZ, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi.

Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve.

Shihet një pjesëmarrje më e lartë e votuesve se në vitin 2017.

Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Dibra me Tiranën mbeten dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %.

PS thirrje votuesve: ‘Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet’ Read More »

Nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e 4 viteve të ardhshme/ Sa të rinj votojnë për herë të parë, kandidatë dhe parti të reja

Politika shqiptare ndodhet sot në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.

Nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë. Ndërkohë, ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në këto zgjedhje janë 3.588.869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107.024 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme, ndërsa nuk do të lejohen të votojnë personat e infektuar me virusin e rrezikshëm. Nga ana e saj, Po licia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri gjatë gjithë muajt të fushatës zgjedhore, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar./NOA.al

Nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e 4 viteve të ardhshme/ Sa të rinj votojnë për herë të parë, kandidatë dhe parti të reja Read More »

Xhelal Mziu thyen heshtjen zgjedhore: ‘Ti je i vetmi kryeministër që ke vj edhur Shqipërinë’

Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka thyer sot heshtjen zgjedhore dhe i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Mziu i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Nuk po merrem më me ty se është h umbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill”.

Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama, duke iu referuar Xhelal Mziut, deklaroi një ditë më parë se: “Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë pe nale”.

Mziu kërkoi ndjesë pas një deklarate ku shprehej se “kushdo që do guxonte të prekte v otën do ta p ësonte si ai i Elbasanit”, duke iu referuar Pjerin Xhuvanit.

REAGIMI I PLOTË

Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)! Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur ba ndat dhe ba nditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vje dhur vota, pasi do të marrë hu mbjen më të madhe të të gjitha kohërave.

Populli, që vetë e ke var fëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.

Ti je i vetmi kryeministër që ke vj edhur Shqipërinë!

Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të dr ogës!

Ti je Kryeministri që ke va rfëruar Shqiptarët deri në lu ftë për mbijetesë.

Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!

Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antik ombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!

Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!

Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.

Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.

Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti mo niste!

Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!

Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.

Dhe një gjë ta dish;

Vetëm në monizëm kr iminalizohet fjala e lirë, kë rcënohet de noncuesi, dhe jo ha jduti.

Kr im është të blesh vota, kr im është të përdorësh pol icinë për të shpërndarë para, kr im është të përdorësh kr imin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.

Aty ku falangat e kr imit janë bashkë me pushtetin për të shka tërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.

Kjo është detyrë e shenjtë.

Vox Populli, Vox Dei

Zëri i popullit është Zëri i Zotit !

Kjo është e gjitha…

Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.

Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.

Nuk po merrem më me ty se është hu mbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpe llarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.

Verdikt që nuk ndalet

Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi!/NOA.al

Xhelal Mziu thyen heshtjen zgjedhore: ‘Ti je i vetmi kryeministër që ke vj edhur Shqipërinë’ Read More »

Kandidati i LSI-së nuk pranon të dëshmojë, shpallet në k ërkim nga p olicia

Kandidati i LSI-së në Tiranë, Etjon Joka, është shpallur në kë rkim nga pol icia pasi nuk ka pranuar të dëshmojë në lidhje me videot ku ai shihej duke blerë v ota, raportojnë mediat.

Prok uroria e Posaçme (SPAK) nisi he timet pas videove të publikuara paraditen e sotme, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të vo tës për LSI-në.

Joka është thirrur për të dë shmuar, por nuk ka pranuar dhe tashmë është në kë rkim nga pol icia. Pas publikimit të videove, ai doli me një reagim zyrtar, ku tha se videot ishin të montuara dhe ky ishte një su.lm politik ndaj tij.

Kandidati i LSI-së nuk pranon të dëshmojë, shpallet në k ërkim nga p olicia Read More »

Yuri Kim i kërkon Presidentit që të ndalojë me k ërcënimet për ‘s ëpatat dhe sf urqet’/ I përgjigjet Meta…

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i kërkoi Presidentit Ilir Meta që të ndalojë me kë rcënimet për “së patat dhe sfu rqet”.

E ndërsa diplomatja amerikane dë noi qëndrimin e tij, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj menjëherë.

“Është e papranueshme për këdo që kërc ënon qytetarët do të marrin “sf urqet” në 25 Prill nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kë rcënime meritojnë dë nim. Ata që nxisin dh unë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,” – shkruan Kim.

Sakaq, ka reaguar Presidenti Meta. “Meqë më dërgoi live SMS i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”, – tha në reagimin e tij, Presidenti Ilir Meta.

/NOA.al

Yuri Kim i kërkon Presidentit që të ndalojë me k ërcënimet për ‘s ëpatat dhe sf urqet’/ I përgjigjet Meta… Read More »

Rama tregon cfarë i kërkoi Zaho në Vlorë para se të ngjitej në podium

Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale.

Ai e nisi fjalën me një koment të një prej momenteve më të bukura të kësaj fushate, kur djali i tij i vogël, Zaho foli para gjithë simpatizantëve socialistë në Vlorë.

Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ku tha se ai nuk kishte emocione dhe se i kishte kërkuar vetë ai që të merrte mikrofonin e të fliste.

“Aty poshtë kur ishim që e mbaja unë do të flas, do të flas dhe unë thoshte. Filloi të fliste, s’kishte emocione, nuk mu duk mua të paktën, e ka shumë fiksim Vlorën prandaj. Janë ato momente që duke i parë e kupton sa shumë i ke borxh atyre që janë afër teje”, tha Rama, ndërsa u prek kur shikonte momentet e fjalimit të Zahos në Vlorë./NOA.al

Rama tregon cfarë i kërkoi Zaho në Vlorë para se të ngjitej në podium Read More »

Një pemë ulliri në nder të mjekut që h umbi jetën nga Covid-19

Një peme ulliri është mbjellë në hyrje të shërbimit të sëmundjeve të brendshme në shenjë nderimi për mjekun Geron Husi që hu mbi jetën nga Covid-19 në 13 mars 2021.

Në ceremoninë modeste të mbajtur për nder të tij ishte i pranishëm babai i të ndjerit, bashkëshortja dhe djali, si dhe drejtues të spitalit “Nënë Tereza” si dhe kolegë të tij.

Mjeku i njohur h umbi bet ejën me COVID-19 në moshën 49-vjeçare, teksa la pas një dhi mbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe miqtë. /NOA.al

Një pemë ulliri në nder të mjekut që h umbi jetën nga Covid-19 Read More »

Rama: Ja ministria që mund t’i ofroj Bashës

Kryesocialisti Edi Rama tha sot se ai nuk heq dorë nga thirrj për bashkëpunim me kreun opozitar Lulzim Basha. Ndonëse në emision satirik si Fiks Fare, Rama ishte i përgatitur për të dhënë dhe mesazhe ndaj demokratit Basha.

Sa i përket thirrjes ndaj Bashës për bashkëpunim vetëm nëse largohet nga Berisha dhe Kryemadhi, Rama me tone humori tha se nuk ka nevojë të mohojë askënd.

Ndërsa kur u pyet cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës, Rama tha, “Ministër shteti për relaksin”, ndërsa për Monika Kryemadhin tha: “Je në vete? Drejtorinë e përgjithshme të she rreve”.

Devi: Si i kërkon fëmijës ta mohojë babain?

Rama: Jo ta mohojë, të dalë në shtëpi tjetër.

Devi: Ku ka më shumë komunistë, tek PS apo PD?

Rama: Normalisht që në Gjirin e Lalzit.

Devi: Ke menduar për një zëvendësues?

Rama: Në mendim e sipër, po ju shoh dhe juve. Më shumë anoj nga ty (Dorit), por kape çik veten.

Rama: Ja ministria që mund t’i ofroj Bashës Read More »