Aurora

5 arsye pse nxehet celulari juaj

Ju ndodh që të celulari juaj të fiket papritmas gjatë kohës që ju e përdorni? Po të merrni celularin tuaj për të bërë një telefonatë dhe vini re se ai po.. digjet?

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm. Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

1.Ka nevojë për pushim.

Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,Wi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

2.Shumë diell (ose ftohtë)

A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

3.Ka një virus

Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

4.Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”

Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

5.Bateria është defektoze

Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

5 arsye pse nxehet celulari juaj Read More »

Shqipëria, toka e shqiponjave, ofron shumë për të gjithë/Foto

Blogerja e famshme italiane për udhëtimet Marianna Norillo, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë dhe vendeve turistike të saj duke propozuar njohjen e këtij vendi.

Ajo ka ndarë përvojën e saj në vendet që ka vizituar, duke u dhënë disa propozime interesante turistëve të huaj në këtë fillim sezoni turistik.
Marianna Norillo e nis shkrimin në blogun e saj për Shqipërinë duke u shprehur se ”toka e shqiponjave me të vërtetë ofron shumë për të gjithë. Unë propozoj një artikull me rreth 10 vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri, të cilat i kam vizituar dhe vetë. Zgjidhni atë që ju intrigon më së shumti”, shprehet ajo.

1. Kruja
Ndër gjërat më të bukura për të parë në Shqipëri, nuk mund të mungojë Kruja e heroit kombëtar Skënderbeut, qyteti ku kam vizituar kështjellën me të njëjtin emër dhe Pazarin e Vjetër. Ky është një qytet i vogël i qetë dhe me vlerë të rëndësishme historike të kalasë, me praninë e muzeut historik “Gjergj Kastrioti”, një itinerar mbi historinë e qytetit të Krujës dhe historisë së Skënderbeut dhe rezistencës së tij kundër osmanëve, ngjarje që kujtohet me krenari nga të gjithë shqiptarët.

2. Tirana
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë gjithashtu meriton të jetë në listën e vendeve më të bukura për të parë në Shqipëri. Dhe jo sepse është madhështor, emocionues, modern, kozmopolit, por sepse është një kryeqytet i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Një kryeqytet që nuk kujdeset për t’u mbushur me gjëra të padobishme, por dëshiron të paraqitet thjesht për atë që është me të vërtetë. Tirana është një kryeqytet i këndshëm dhe i vërtetë. Për t’a çmuar atë, është e nevojshme të shkojmë përtej klisheve dhe konceptit stereotipik të bukurisë. Në këtë mënyrë mund të përshtatesh me bukurinë e saj, një bukuri që tejkalon pamjen.

3. Berati
Në listën e asaj që duhet të shohim në Shqipëri duhet të përfshihet Berati, “qyteti me një mijë dritare” trashëgimi e UNESCO-s që nga viti 1992. Për të arritur atje, duhen dy orë për të udhëtuar nga Tirana. Pasi të arrini, përveç një shëtitje në qytetin e vjetër dhe një shëtitje përgjatë lumit Osum, nuk mund të humbisni një vizitë në kala, një nga monumentet më të mëdha historike në Ballkan.

4. Vlora
Vlora është një nga vendpushimet më të famshme turistike në bregdetin shqiptar, edhe për shkak se ajo gëzon një klimë vërtet të mrekullueshme gjatë gjithë vitit. Vera është e nxehtë, por edhe në dimër është shumë mirë dhe reshjet janë të rralla: në 365 ditë, të paktën 266 janë me diell, dhe Vlora konsiderohet si një nga qytetet me ditët më me diell në Shqipëri. Nuk është çudi që është një nga destinacionet më popullore për turistët, të cilët mund të shijojnë si detin e qetë, ashtu edhe plazhin me rërë tipike të Adriatikut dhe ato plazhe shkëmbore tipike të detit Jon.

5. Zvërneci
Ka një vend shumë të veçantë në periferi të Vlorës që pak e dinë: Ishulli i Zvërnecit, i vendosur në mes të lagunës së Nartës. Ai ofron një pamje spektakolare dhe mistike, veçanërisht në perëndim të diellit, një pjesë e vogël toke të çon në manastirin ortodoks të Shën Marisë, që daton në shekullin e 13-të dhe 14-të, dhe që i mbijetoi braktisjes së filluar në vitin 1966, pas fushatës së ateizmit të dëshiruar nga diktatura e Hoxhës. Ndër të gjitha gjërat që kam parë në itinerarin tim 5-ditor në Shqipëri, Zvërneci është një nga më të bukurit, më besoni, shprehet blogerja Norillo.

6. Llogaraja
Shëtitja në Llogara është një kalim i pabesueshëm malor brenda në Parkun Kombëtar me të njëtin emër, është një nga gjërat më të bukura për të parë në Shqipëri. Prej këtu ju mund të shijoni një pamje të jashtëzakonshme të Rivierës Shqiptare, të arritshme në pak minuta, një pamje spektakolare dhe panoramike, midis detit dhe malit të Çikës. Gjithashtu në Llogara do të keni një mundësi për të shijuar një ëmbëlsirë shqiptare tipike të kësaj zone, kos me mjaltë dhe arra të grira.

7. Porto Palermo
Të gjitha vendet e Rivierës Shqiptare janë të bukura. Unë mendoj për plazhin e Dhërmiut dhe atë të Himarës, me vendet karakteristike ku mund të pini diçka me pamje nga deti. Një pikë e e veçantë është gjiri i Porto Palermos, që më ka lënë pa fjalë aq shumë, saqë unë mendoj se kam marrë të paktën 50 fotografi në të njëjtin peizazh. Këtu qëndron kalaja e Ali Pashës, e quajtur në mënyrë të pahijshme kështjellë, të cilën ushtarët italianë që ishin në këtë vend të shkretuar gjatë Luftës së Dytë Botërore e quajtën “Porto Palermo”, në kujtim të portit të njëjtë italian.

8. Syri i kaltër
Syri i Kaltër është një parajsë natyrore e bukurisë së rrallë, e mbushur nga turistët dhe e përfshirë në çdo itinerar udhëtimi në Shqipëri. Emri nuk është i rastësishëm, por i referohet formës së burimit që ngjan me një sy të madh ngjyrë blu dhe blu të errët. Unë e pashë atë në fund të një dite të gjatë, paksa me shpejtësi. Nëse keni më shumë kohë, ndaloni t’a admironi Syrin e Kaltër dhe peizazhin përreth.

9. Saranda

Saranda, një qytet në Shqipërinë jugore, i pasur me histori dhe bukuri natyrore, është ndër më të dashurit nga vendasit dhe turistët e huaj që kalojnë pushimet në plazhet e rërës së bardhë ose gëlqerore, plazhe me ujëra të pastra kristal dhe detit magjepsës, me restorantet me pamje nga deti për të kaluar mbrëmjet e ngrohta të verës. Ndër gjërat që duhen parë në Shqipëri, kjo është një nga më të bukurat, atë që vështirë do t’a harroni. Më pëlqeu vërtet!

10. Butrinti
Një vend tjetër për të parë në Shqipëri është Butrinti, një domosdoshmëri për t’a vizituar. Vizita në parkun arkeologjik të Butrintit, një tjetër trashëgimi e madhe e UNESCO-s në Shqipëri, ishte vërtet emocionuese, më besoni jo vetëm për rëndësinë e saj kulturore, historike dhe arkeologjike, por edhe për ambientin romantik dhe poetik. Nëse jeni të interesuar për arkeologjinë, ose thjesht dëshironi të përjetoni një mrekulli të vërtetë të Shqipërisë, shkoni atje! /atsh

Shqipëria, toka e shqiponjave, ofron shumë për të gjithë/Foto Read More »

Të huajt mund të blejnë tokë në Shqipëri, njihuni me projektligjin e ri

Një projektligj që është duke u hartuar nga Ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të huaj, si dhe u jep mundësinë investitorëve të huaj që të kenë të drejtën e pronësisë së tokës. Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.

Pas studimeve të thelluara që u bënë në rrafshin ligjor për investimet nga Këshilli i investimeve, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji që unifikon investimet që mbron njësoj si investimet vendase, por edhe ato të huaja. Projektligji do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk ka të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë. Por kuadri i ri ligjor që synon të ofrojë trajtim të barabartë do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve. Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet të cilat mund t’i imponohen pronësive të huaja në industri specifike si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.
Ligji i ri do të përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen.

Të huajt mund të blejnë tokë në Shqipëri, njihuni me projektligjin e ri Read More »

Pronari i hotelit në Lezhë: Kamarierët e mi nuk janë lypsarë, paga mbi 400 mijë lekë

Alfred Marku, administrator i hotelit ‘Ishulli i Gjuetisë’ në Lezhë thotë se kamarierët në hotelin e tij paguhen mbi 400 mijë lekë të vjetra dhe nuk ekziston mentaliteti i bakshisheve.

Marku: Unë kam një mentalitet krejt ndryshe. Kamarieri im nuk duhet të marrë bakshishe. Dhe nuk duhet të jetë as lypsar dhe as hajdut.

Rrogat e kamarierit shkojnë mbi 400 mijë lekë. Kisha një debat me një kamarier që tha se në të gjithë botën japin bakshishe.

E pyeta sa vite punon kamarier. 10 vite tha. Sa e ke rrogën? 200 mijë lekë. Ti e krahason veten me një kamarier që sapo ka nisur punë?! Nuk i thotë t’i ke 15 vite eksperiencë dhe nuk e vlerëson.

Pronari i hotelit në Lezhë: Kamarierët e mi nuk janë lypsarë, paga mbi 400 mijë lekë Read More »

“Shullazi”/ Arta Marku vihet në lëvizje, kërkon hetim disiplinor për 10 prokurorë

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’.

Mësohet se Arta Marku kërkoi hetim për prokurorët që refuzuan shortin.

Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë rebeluar dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela.

“Shullazi”/ Arta Marku vihet në lëvizje, kërkon hetim disiplinor për 10 prokurorë Read More »

Gjenerali gjerman që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë

Nga Enver Robelli
Në qershor të vitit 1999 gjenerali, Helmut Harff, dridhej nga padurimi. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve. Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.

Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase. Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, “një burrë me vetulla leshatore” (sipas “Der Spiegel”), gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.

Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se “keni 30 minuta” për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan. (https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=C4USPAU3yEc)

Vite më vonë gjenerali Harff kështu ia shpjegoi skenën në Morinë revistës gjermane “Stern”: “Ishim marrë vesh që serbët të largoheshin, për t’ua mundësuar trupave gjermane hyrjen në Kosovë. Kur aterrova aty me helikopter, komandantëve serbë as që u shkonte mendja të largoheshin. Nëse në këso situatash ia filloni të negocioni, atëherë keni humbur”. Në pyetjen e “Stern” se si do të sillej po të mos merrej seriozisht kërkesa e tij nga serbët, Harff u përgjigj: “Nëse keni qenë 40 vjet ushtar, ju keni një refleks të mirë, edhe për palën tjetër. E dija se ata (serbët) vetëm po përpiqen të krekosen, por në fakt u kishte hyrë tuta në bark. Nga momenti kur ka filluar hyrja e KFOR-it, ushtarët serbë kishin vetëm një hall: si të kthehemi të padëmtuar në shtëpi?“.

Në këtë intervistë të dhënë në vitin 2001, Harff tregonte se së shpejti do të vizitonte Kosovën, Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi: “Serbinë do ta lë anash. Besoj se atje jam person i padëshirueshëm”.Harff kishte thënë se politikisht lufta e Kosovës nuk ishte e përgatitur si duhet nga Perëndimi. Ai kritikonte sidomos deklaratat e politikanëve perëndimorë se nuk do të ketë ndërhyrje tokësore në Kosovë.

Harff ishte parashutist dhe kjo shihej nga figura e tij. Shokët e tij ushtarë dhe oficerë e quanin “gjeraqinë”. Ai ishte njëri nga ushtarakët gjermanë që ndikoi më së shumti që Bundeswehri të shndërrohet në ushtri që merr pjesë në operacione paqësore – dhe në raste urgjente edhe në luftë, si në Kosovë më 1999. Përveç në Kosovë Harff më herët kishte shërbyer si komandant i brigadës së parashutistëve gjermanë në Misionin e OKB-së UNOSOM II në Somali. Më 1997 ishte shef i shtabit të divizionit multinacional në Mostar. Gjenerali Helmut Harff, i lindur më 5 qershor 1939, vdiq më 8 shtator 2018, siç mund të mësohet nga një përkujtim në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Gjenerali gjerman që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë Read More »

Zbulohet lista me 70 gazetarë dhe ‘Vip-e’ që ka zgjedhur Rama, për të testuar sigurinë e ‘Air Albania’

Zbulohen emrat e të zgjedhurve të Ramës në media për fluturimin e radhës me kompaninë e fluturimeve `Air Albania`, që po kryen testet e para këto ditë.

Pas provave me studentët e eskelencës, apo pensionistët, radha për pak ”përkëdhelje” me avionët e linjës më të fundit të fluturimeve është për gazetarë dhe njerëz të medias, po pse jo dhe artistë të afërt me qeverinë si Gaz Paja apo Ermal Mamaqi.

Duket se në mungesë të vetë kryeministrit shqiptar në këtë fluturim vendin e tij do e zërë aktori i Portokallisë Florian Binaj, i cili nuk dihet nëse ka menduar ndonjë pjeë humoristike për pasagjerët e tjerë në avion.

Zbardhet më poshtë listën e plotë të personave që do të jenë pjesë e këtij udhëtimi, ku nuk mungon as Blendi Fervziu, Bleona Qerreti, Ermal Mamaqi, apo njerëz të tjerë të ekranit.

Lista e plotë:

Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Ermal Mamaqi, Mira Kazhani, Skender Minzhozi, Flogert Muca, Anri Bala
Fred Peza, Anila Basha, Arban Hasani, Sokol Balla, Thimi Samarxhi, Elja Zotka, Lutfi Dervishi, Edi Frangaj
Muhamed Veliu, Esiona Konomi, Shpetim Nazarko, Dafina Cuca, Lorenc Vangjeli, Iva Tico


Qamil Xhani, Sonil Frasheri, Nertila Maho, Bledar Zaganjori, Mentor Kikia, Alket Braho, Enio Civici
Ed Manushi, Ola Xama, Monda Lajthia, Oljana Maloku, Esmeralda Cenollari, Dorina Azo, Elizabeta Dosku
Kristi Gongo, Erjola Lata, Geljano Fataj, Rezarta Delisula, Darina Tanushi, Almarin Gegvataj


Albiona Sulo, Denada Shkodrani, Gaz Paja, Albana Osmani, Bleona Qerreti, Roza Lati, Irida Lubani
Aleksander Furrxhi, Ani Ruci, Mirela Milori, Flor Binaj, Luana Vjollca, Anjeza Maja, Driçim Caka
Andi Qosja, Keti Banushi, Jul Kasapi, Brunilda Cami, Manjoha Hasa, Jonida Tashi, Erjon Skendaj
Bledi Lumani, Nertila Dosti, Ornela Joti, Xhirjeta Balla, Luela Myftari, Anila Jole, Endrit Aga

Zbulohet lista me 70 gazetarë dhe ‘Vip-e’ që ka zgjedhur Rama, për të testuar sigurinë e ‘Air Albania’ Read More »

“Tërmet” në Prokurori, Arta Marku “degtis” 3 prokurorë të rëndësishëm nga Krimet e Rënda në rrethe

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka bërë disa lëvizje në prokuroritë e vendit. Marku mësohet se urdhëroi caktimin e përkohshëm të 3 prokurorëve

Olsian Çela nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Berat.
Sonila Muhametaj nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Puke.
Besim Hajdarmataj nga Prokuroria per Krime te Renda ne Prokurorinë Pogradec.

“Tërmet” në Prokurori, Arta Marku “degtis” 3 prokurorë të rëndësishëm nga Krimet e Rënda në rrethe Read More »