Aurora

Cili kryeministër shqiptar vdiq nga mbidoza e kokainës?

Gazetari Roland Qafoku ka botuar së fundmi një libër historik me 33 kryeministrat, nga Ismail Qemali deri te Edi Rama.

Mes tyre është edhe kryeministri i pestë i shtetit shqiptar, Iljaz Vrioni, i cili dyshohet se vdiq nga mbidoza e kokainës. Ja çfarë shkruhet në libër për Vrionin

“Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve.

Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi.

Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar”, transmeton lapsi.al.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar ekseseve të pasdarkes në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mbyllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej.

Shërohej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferimi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë.

Historiani amerikan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me mbidozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit.

Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938”- shkruan Qafoku në librin “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”.

auto_krye_1446749858-69384921446754619

Cili kryeministër shqiptar vdiq nga mbidoza e kokainës? Read More »

Tri shkollat e para shqipe pas pushtimit osman

Nga Andreas Dushi

Me ardhjen e osmanëve dhe vendosjen e tyre në Shqipëri deri kur arritën të “bierrin autonominë”, si shprehet atë Donat Kurti, u sanksionua gjuha turke si gjuhë zyrtare, duke ndaluar rreptësisht hapjen e shkollave në gjuhë të tjera, përfshirë edhe atë shqipe. Sipas Ismail Kadaresë, gjuha shqipe ishte e ndaluar me ligj gjatë asaj periudhe në të gjithë Perandorinë.

Pavarësisht kësaj, elementi i klerit katolik në Shqipëri nuk rreshti së punuari për të mirën e kombit dhe të gjuhës. Kështu, qysh pas pushtimit osman, të dhënat tregojnë se janë hapur tri shkolla ku mësimi nuk bëhej turqisht. E para ishte e Pdhanës, e dyta e Blinishtit ndërsa e treta e Shkodrës.

Sipas një dokumenti të botuar në Orbis Seraphicus T, II.  C, II. N. 49 Quaracchi MCCCLXXXVI , në vitin 1638, një prifti i urdhrit të fretërve minorë, P. Hiacinti a Sospitello O. F. M., një “italjan me fis, por shqyptar me zemer” siç shprehet atë Donat Kurti, merr guximin dhe çel një shkollë fillore në Pdhanë, vend i cili asokohe ishte mjaft i banuar.  Shkolla mori famë deri në katunde të largëta të krahinës së Zadrimës, banorët e të cilëve dërgonin fëmijët për të studiuar në këtë shkollë. Sipas dokumenteve, dihet se numri i nxënësve që vinin nga fshatra të tjerë ishte mbi njëzet e pesë, kështu që, mund të ngremë dyshime se aty duhet të ishte edhe një konvikt. Gjithashtu, përpos uratëve e lutjeve në atë shkollë, mësohej edhe letërsi e sigurisht studiohej edhe gjuha vendëse. Pas nëntë vjetëve, kur shkolla qe bërë shumë e njohur, turqit e rrënuan deri në themel.

Edhe pse u rrënua, ajo u hap sërish në vitin 1697. Deri kur vazhdoi të funksiononte si shkollë, nuk dihet, por dokumenti ku përmendet kjo shkollë, i cili daton më 1702, thotë se “ka gjasë të gjindet edhe sot”.

Një vit pasi u hap shkolla e Pdhanës, në vitin 1639, në Blinisht u hap një tjetër shkollë nga fretërit e Kuvendit të Troshanit. Drejtor i kësaj shkollë u caktua P. Karl Mirandulanus O. F. M.. Informacioni për këtë shkollë jepet në një dokument, botuar në numrin pasardhës të Orbis Seraphicus, sipas të cilit thuhet gjithashtu se shkolla ishte mjaft e plotësuar. Ajo frekuentohej nga më shumë se pesëdhjetë nxënës dhe përveç shkrimit dhe këndimit, mësoheshin edhe lëndë të tjera, ku më e rëndësishmja ishte gjuha latine.

Shkolla, sigurisht, kishte edhe armiqtë e saj të cilët, në vitin 1640, sipas një dokumenti të botuar në Orbis Seraphicus C, IV. N. 126-127, dënuan drejtorin e saj me burg, ku u torturua deri në lirimin përfundimtar.

Pas lirimit nga burgu, P. Karli gjendet si mësues në shkollën e Pdhanës, çka dëshmon se shkolla e hapur nga ai në Blinisht nuk ka vijuar funksionin e saj për shumë kohë.

Dokumenti më i paplotë është deklarata e ipeshkvit Spila, botuar nën titullin “Memorie storiche” në Orbis Seraphicus, ku shprehet se në vitin 1698, një prift tjetër i urdhrit të fretërve minorë me emrin Filip e me banim në Shkodër, hap një shkollë private ku mëson fëmijët e tregtarëve e të pasurve.

Fakti se këto shkolla kanë qenë në shqip shpjegohet nga atë Donat Kurti në “Hylli i Dritës”:

“Por kush mundet mandej me dyshue, se në kto shkolla nuk flitej shqyp? Në ç’mndyrë katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se s’merrte gja vesht?” /konica.al/

Tri shkollat e para shqipe pas pushtimit osman Read More »

“Stambolli i vogël” i Tepelenës në sytë e historisë

E ndodhur mes qytetit të Përmetit dhe Tepelenës, me një urë të varur të dhuruar nga Pashai i saj Ali Tepelena, aq afër  me lumin e Vjosës dhe me një klimë shumë të favorshme për rritjen e agrumeve dhe bimëve të tjera, e bëjnë këtë fshat të vogël shumë të preferuar.

Në zonën përreth e thërrasin ndryshe edhe “Stambolli i vogël”.

Po flasim pikërisht për Dragotin, vend i cili njihet shumë mirë nga të gjithë jugorët për arsye se është e vetmja urë e cila bën të mundur lidhjen e pjesës juperëndimore me atë juglindore të vendit.

Ura e Dragotit ka qenë një dhuratë nga Ali Pashë Tepelena që vazhdon edhe sot e kësaj dite të qëndrojë në këmbë, sigurisht e rikonstruktuar.

Mendohet se emri “Dragot” vjen nga fjala “Dragoi” qenie mitologjike e fortë, mbrojtëse, për shkak të pozicionit të favorshëm për të jetuar dhe klimës së butë që më të drejtë udhëtarët e kanë quajtur “Stambolli i vogël”.

Rruga kryesore vjen paralel me shtratin e lumit dhe Janina e Konica e kishin si rrugën e tyre kryesore që i lidhte me pjesën tjetër. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Edith Durham, diku nga fillimi i shek. XX.

Është thënë se ishte shoqëruar nga një djalë me emrin Sadik e që udhëtarja paska qëndruar në shtëpinë e tij në Dragot.

Edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet po aq mahnitës si për vendasit edhe për të huajt, por fakti që i tërheq më shumë turistët është se aty afër, në Beçisht ka lindur edhe Ali Pashai, por Dragoti ka edhe një simbolikë tjetër, ka një urë që ka marrë emrin e tij.

Është një urë shumë elegante e që silueta e saj e harkuar duket që larg e harmonia e strukturës së saj të befason.

Është plot 100 metra e gjatë e nuk ka këmbë në mes. Bashkon malin e Golikut me Shëndëllinë dhe është një urë me një peshë të madhe strategjike. Kështu është quajtur në kohë lufte dhe paqeje.

Është ruajtur me rojë në kohën e socializmit. Dhe në historinë e saj të luftërave është bombarduar disa herë, por pozicioni strategjik e ka bërë të pamundur shkatërrimin e saj.

Një pllakë çeliku, e vedosur në një nga harqet e saj lexohet “Asaldo. Genova 1936-XIV”. Asaldo duhet të jetë firma ndërtuese e urës, ndërsa “XIV” është viti i 14-të i “erës fashiste”.

Ndërsa në hyrje të urës, në faqen shkëmbore djathtas, ndodhet një gur i cili nuk është i të njëjtës strukture të shkëmbit mbi të cilin ai rri. Ka ngjyrën e betonit dhe një legjendë se kjo urë do të jetojë sa të jetojë edhe ky gur.

Dikush thotë se ai gur është pikë orientimi për ndonjë thesar të fshehur të Ali Pashës. Këto dhe të tjera histori e gojëdhëna, bëjnë kurioz shumë udhëtarë e vizitorë të ngiten në këto anë e të shikojnë nga afër fshatin dhe historinë e tij.

Dragoti është edhe vendlindja e aktorit të madh hollivudian Stan Dragoti.

Është një vend shumë i bukur për tu vizituar dhe sigurisht për të njohur dhe pak mikpritjen e vendasve e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë tipike e kohëve të vjetra.

Fshati vizitohet sipas intenerarit Tepelenë- Dragot- Përmet

“Stambolli i vogël” i Tepelenës në sytë e historisë Read More »

Plasi grushti në Prokurori, Arta Marku i çoi për hetim, 10 prokurorët thyejnë heshtjen

Një letër e hapur për ndërkombëtarët dhe institucionet e drejtësisë ka ardhur nga 10 prokurorët e krimeve të rënda pas hetimit disiplinorët të kreut të organit të akuzës, Arta Marku. Ata e kanë dërguar këtë letër të hapur Mediave, Zyrës së BE-së në Shqipëri dhe përfaqësuesve të SHBA-së në Shqipëri.

Letra e plotë/ Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë/ Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë/ Misioni PAMECA. Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri/ Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:

Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.

Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR. Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

Plasi grushti në Prokurori, Arta Marku i çoi për hetim, 10 prokurorët thyejnë heshtjen Read More »

I tërboi femrat, DJ Sardi “fsheh” një motër super të njohur

Ka një të qeshur karakteristike që e dallon dhe e bën të veçantë nga të gjithë personazhet e tjerë të showbizzit, ndërsa talenti e diferencon në punën që ai bën.

E kemi fjalën për DJ Sardin, pas së cilit janë marrosur mjaft femra, të cilat e ndjekin në rrjetet sociale dhe nuk rrinë asnjë moment pa i komentuar.

Por ajo që nuk dimë për Sardi Shehun, është fakti se ai është vëllai i një prezantueseje të njohur lajmesh.

E kemi fjalën për Fjoralba Mishaxhi, e cila sikurse dhe Sardi, është e bija e Flamur Shehut. Fjoralba ka punuar për një kohë të gjatë si spikere në TV Klan, ndërsa prej disa vitesh jeton në Angli.

Sardi dhe Fjoralba kanë gjithashtu edhe një vëlla tjetër.

I tërboi femrat, DJ Sardi “fsheh” një motër super të njohur Read More »

Kush është dashnorja e kriminelit, drejtorja e lartë në Kryeministri që merr 3 paga në shtet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bërë mbrëmjen e kaluar një deklaratë të fortë, teksa tha se një institucion i rëndësishëm në vend drejtohet nga dashnorja e një krimineli të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Në krye të Prokurimeve Publike është dashnorja e një krimineli të lidhur me Ramën”, tha Kryemadhi në një ekran.

Por për kë bëhet fjalë?

Pamfleti.net gërmoi më tej dhe zbuloi se bëhet fjalë për kryetaren e komisionit të Prokurimeve Publike, Evis Shurdha. Kjo e fundit rezulton të ketë lidhje dashurie me një kriminel nga qyteti i Durrësit.

Nga një kërkim i thjeshtë na rezultoi se Evis Shurdha është një ndër njerëzit ‘e përkëdhelur’ të Kryeministrit Edi Rama. Juristja duket të jetë jo vetëm dashnore e një krimineli, por ka fituar dhe ‘zemrën’ e Ramës, teksa ky i fundit i jep disa paga në shtet. Para se të emërohej nga Rama si kryetare e Prokurimeve Publike, Evis Shurdha, me profesion juriste, ka qenë Drejtore e Shërbimeve Mbështetëse në Këshillin e Ministrave.

Ndërkohë, përveçse juriste dhe me post të lartë në Kryeministri, Shurdha rezulton se me Urdhër Nr. 347 prot., datë 23.06.2014 të ministrit Arben Ahmetaj është emëruar anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Sh.a.”Porti Detar”-Shëngjin, si përfaqësuese e ministrisë. Pra, dashnorja e kriminelit durrsak ‘zhvat’ shtetin, duke i marrë disa paga çdo muaj./Pamfleti

Kush është dashnorja e kriminelit, drejtorja e lartë në Kryeministri që merr 3 paga në shtet Read More »

Legjendat mbi një femër Papë mund të jenë të vërteta

Legjendat mesjetare thonë se Papa Joan ishte femra e parë dhe e vetme Papë. Tani një analizë e monedhave të vjetra prej argjendi sugjeron se gruaja mund të ketë jetuar vërtetë. Sipas legjendave të mesjetës një Papë me emrin John ose Johannes Anglicus që ka ushtruar papatin e tij gjatë gjysmës së shek. IX në fakt ishte një grua. Për shembull një histori e shek të 13-të e shkruar nga një prift domenikan nga Polonia me emër Martin thoshte se Papa Joan mbeti shtatzanë dhe lindi fëmijën gjatë një procesioni në kishë. Ka shumë debat nëse ka ekzituar një Papë me emrin Johannes Anglicus, aq më pak nëse ky Papë ka qenë mashkull apo femër.

Dyshimi vjen nga konfuzioni i identiteteve të Papëve gjatë gjysmës së shek. IX, p. sh në kopjen më të vjetër të gjetur të “Liber Pontificalis”, libri zyrtar i biografive të Papëve në mesjetën e hershme, Papa Benedikt i III nuk përmendet. Zbulimi nëse ka ekzistuar një Papë Joan jo vetëm që zgjidh një mister religjoz dhe historik, por është një faktor në argumentet moderne të rolit të femrës mbi kishë. Debati mbi femrat kler në kishë është ende në proces.

Habicht thotë se simbolet në monedhat mesjetare tregojnë se Papa Johannes Anglicus mund të ketë ekzistuar si dhe Papa Joan mund të ketë qenë i vërtetë. Monedhat favorizojnë një histori të fshehur. Habicht po punonte mbi një punë kërkimore mbi varrimet e Papëve në Romë. “Në fillim besoja se historia e Joanit ishte një trillim, por kur bëra më shumë kërkime vura re se kishte më shumë prapa kësaj historie,” – thotë ai. Habicht analizoi monedha argjendi të njohura si denarë që përdoreshin në Europën perëndimore. Emri i tyre vjen nga monedha e argjendtë e njohur si denarius dhe kanë përmasa të vogla.

Monedhat kishin nga njëra anë emrin e perandorit dhe monogramën e Papës –një simbol i bërë nga inicialet- nga ana tjetër. Habicht u fokusua mbi monedhat që i atribuoheshin Papa John VIII nga viti 872 deri në 882. Arkeologu u shpreh se ndërsa disa denarë kishin një monogram që i përkiste Papës John VIII të tjerë kishin një monogram të ndryshëm. Këto monedha të tjera mund t’i kenë përkitur një Pape John tjetër, Johannes Anglicus, Papës Joan. Monograma ishte si një firmë e ditëve të sotme.

Në fakt mund të kemi një lloj shënimi të Papës Joan. Habicht sugjeron se radha e Papëve në mes të shek. IX duhet të përfshijë Leo IV nga 846-853 i ndjekur nga Benedikti i III nga 853-855, Johannes Anglicus nga 856-858 dhe nga Nikolas I nga 858-867. Është vërtetuar shkencërisht se këto monedha nuk janë false. Sipas Habicht-it nuk ka një treg mbledhës për këto monedha mesjetare. Falsifikuesit nuk janë të interesuar për t’i falsifikuar ato. Disa vite më parë disa monedha Papësh të shek. të IX pas krishtit u ofruan në ankand në Nju Jork, por pjesa më e madhe nuk u shit dhe iu kthyen pronarit. “Disa do ta përqafojnë studimin tim dhe do të gjejnë prova të tjera të femrave kler në shekujt e hershëm të kristianizmit,” – u shpreh Habicht. – “Të tjerë do të refuzojnë idenë dhe do të krijojnë zhurmë mediatike kundër pohimeve të tilla. Mund të ngrihet një betejë përbaltje që mund të vazhdojë përgjithnjë.” /bota.al/

Legjendat mbi një femër Papë mund të jenë të vërteta Read More »

“E ka vendin pas hekurave”, Fatos Klosi akuza të forta ndaj Berishës: Mëkatari i madh, nga vrasjet, te djegiet e deri te …

Akuza të forta kanë ardhur nga ish-shefi i Shërbimit Informativ pas vitit 1997, Fatos Klosi, i cili ka shpërthyer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa Berisha e akuzoi për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Bujar Bukoshit, Klosi në përgjigje i ka renditur disa prej krimeve më të bujshme të kohës duke ia faturuar ato ish kryeministrit. Ish-kreu i SHISH tha se ish-kryeministri duhet të jetë pas hekurave, pasi aty e ka vendin.
“Unë aktualisht jam në Mallakastër dhe po merrem me organizimin e një festivali të polifonisë, na tha Klosi. Nuk kam kohë dhe nuk ia vlen të merresh me këtë njeri, një shpifës ordiner dhe me shumë mëkate dhe krime mbi supet e tij. Kërcënimi që ai bën është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës, ku përfshihen halucinacione të një njeriu anormal dhe të një krimineli që bën trimin para gazetarëve. Por nuk është aq trim sa hiqet. E kemi parë “trimërinë e tij”.

Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Berisha prej kohësh dhe në vijimësi edhe kur ka qenë në pushtet, edhe në opozitë i ka përdorur kërcënimet si mjet për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla, si shashka tymuese të një të marri që kërkon të çorodisë dynjanë dhe t’u shkaktojë vuajtje të reja shqiptarëve.

Me të duhet të merret drejtësia pasi prej shumë vitesh e ka vendin atje pas hekurave. A e dini se atij i kanë shkuar dhjetëra ftesa gjyqi për një sërë krimesh, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatë, madje ka ndaluar edhe avokatët që të shkojnë. Trimëri është kjo? Jo. Por në një sistem drejtësie të kapur nga ai vet prej më shumë se dy dekadash ai ndihej i qetë dhe trim. Mirëpo tani i ka hyrë frika dhe dihet përse.

Sali Berisha është politikani më i inkriminuar shqiptar. Mbi të rëndojnë vrasje e djegie, abuzime të rënda me pushtetin për të cilat ai duhet medoemos të dalë para drejtësisë dhe të mbajë përgjegjësi penale. Mosndëshkimi i këtij njeriu vë në pikëpyetje shumë gjëra në këtë vend, që nga reforma në drejtësi dhe deri te funksionimi i shtetit.
Sali Berisha iku me bisht ndër shalë nga pushteti për herë të parë në vitin 1997, pasi la pas një Shqipëri të djegur, një shtet të shkatërruar dhe mijëra të vrarë. Shkaktari i vetëm për atë tragjedi kombëtare që pësuam ishte pikërisht ky njeri. Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator (edhe për këtë akuzohet Sali Berisha si pjesëmarrës në vrasje, si njeriu që e nxori në pritë Hajdarin) ai është organizator i grushtit të shtetit më 14 shtator. Edhe për vrasjen e Azemit ai më ka akuzuar edhe mua.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi. Tani thuhet se dosja “Hajdari” do të rihapet dhe besoj se Berisha do të paraqitet në gjyq. Të presim e të shohim se si do të dalë nga ai ballafaqim.

Herën e dytë kur iku nga pushteti në 2013, i rëndojnë dy krime të rënda shtetërore Gërdeci me 26 të vrarë dhe 21 janari 2011me katër të vrarë në bulevard, ku përgjegjës kryesor është i njëjti person: Sali Berisha. Ky gërnjar dhe mëkatar i pashembullt, para se të dërdëllisë nëpër ekrane dhe gazeta, duhet të shkojë dhe të përgjigjet në gjykatë si i pandehur për krimet që akuzohet. Atje le ta tregojë se sa burrë është. Fakti që tani është bërë edhe më shpifës se ç’ka qenë, do të thotë se ai e ka ndjerë se po i vjen ora e gjykimit dhe ka frikën e prangave”, tha Klosi

“E ka vendin pas hekurave”, Fatos Klosi akuza të forta ndaj Berishës: Mëkatari i madh, nga vrasjet, te djegiet e deri te … Read More »