Aurora

Një tjetër qytet në sitën e policisë, kontroll mjeteve me xhama të zinj

Berati është qyteti tjetër që kalon në sitën e policisë. Ndonëse jo në listën e zezë të qyteteve me kriminalitet të lartë, policia po zhvillon aksione në qytetin e Beratit.

Sipas informacioneve, Policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.

Efektivët e sektorëve të rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrolluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.

Aksione janë zhvilluar ne vendin e quajtur “Kthesa e Poshnjes”, “Kombinat”, “Uznovë”. Aksionet vijojnë ende, ndërkohë qe policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.

Një tjetër qytet në sitën e policisë, kontroll mjeteve me xhama të zinj Read More »

Rama i ‘gatshëm’ për Veting/ Po Linda Rama?

Edi Rama është treguar i gatshëm sot, pas thirrjes së kreu te opozitës Lulzim Basha për veting në politik, sigurisht me shpresën që një gjë e tillë nuk do ndodh kurrë.

Kaq e vërtet është ky pretendim, sa që banka e Linda Ramës, bashkëshortes së radhës së kryeministrit Rama, është e vetmja bankë në botë me burim kapitali në of shore.

Ja deklarata e Edi Ramës sot:

Image

Rama i ‘gatshëm’ për Veting/ Po Linda Rama? Read More »

Ministri lajmëron ‘kapobandat’ për nisjen e sezonit kriminalistik

“Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale”.

Kjo ishte deklarata e ministrit Xhafaj në Kuvend pak ditë më parë. Një deklaratë, që të lë pa fjalë! Ministri publikisht njofton kriminelët dhe kapobandat se kur do të nisë sezoni kriminalistik ndaj tyre.

Një mënyrë ashiqare që dëshmon se ky shtet nuk ka ndërmend të shpartallojë këtë segment të errët.

Vetë ministri iu thotë të bëjnë vend diku në “perandoritë” e tyre dhe në duart e aksionit të bien ca “lafarakë” të dorës së fundit.

Një dëshmi e qartë  simbioze. Po u luftua krimi, politika i bie të luftojë veten.

Institucionet e vendit po lejojnë me bekimin e tyre që këto fenomene negative të zhvillohen dhe gradualisht ta kapin shtetin. As dhe një rast i madh kundër krimit të organizuar, korrupsionit apo pasurimit të paligjshëm deri më tani nuk ka përfunduar me dënimin e merituar, kjo jo për arsye se nuk ka bazë ligjore, të paktën për krim të organizuar dhe korrupsion, por ka munguar vullneti politik, e si pasojë e mungesës së vullnetit politik mafia i ka kapur dhe po peshon rëndë mbi qytetarët.

Për sa kohë do të vijojë negocimi shtet-mafia nuk duhet të pretendojmë për ditë të bardha.

Ministri lajmëron ‘kapobandat’ për nisjen e sezonit kriminalistik Read More »

Akuzat e partneres së Izet Haxhisë, reagon motra e Haklajve: S’u kthej përgjigje grave me dy burra

Përmes një postimi në Facebook, Zylfie Haklaj ka reaguar pas deklaratave të partneres së Izet Haxhisë, e cila e akuzoi se është mashtruar duke tradhtuar Izetin. Zylfie Haklaj  thotë se nuk ka ndërmend t’ju kthejë përgjigje “grave me dy burra”, por nuk ngurron t’i japë një përgjigje gjithë akuzave që ka bërë ndaj saj Sali Berisha.

Ajo shkruan:

Qenet le te lehin karvani shkon perpara.
Une grave me dy burra nuk do tju kethej pergjigje, por Sali Berishes do ti them qe sado qe te perpiqet te na largoje nga e vertea, nuk do ja arrish dot qellimit. Jemi te vendosur ti shkojme deri ne fund. Nuk do te merrem me mbetjet e tua. Rrjedha e lumit eshte qarte, e kethjellet, kuptohet qe lumi ka zigezaket dhe llumet e veta qe do te menjanohen gjate rrugetimit, por eshte i destinuar te shkoje ne destinacionin e caktuar”.

Akuzat e partneres së Izet Haxhisë, reagon motra e Haklajve: S’u kthej përgjigje grave me dy burra Read More »

Kritiku i ashpër i Bashës: Ja pse sot jam me Lulin

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi, i njohur si një nga kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, sot përmes një statusi në Facebook ka përshëndetur idenë e tij për nisjen e vettingut edhe në politikë pas drejtësisë. Referuar propozimit të Bashës për ‘vetting në politikë’, Patozi thotë se ‘Sot jam me Lulin edhe pse më ndan gati një oqean prej tij’.

Patozi mbyll reagimin duke u shprehur se ‘Uroj shumë që Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë’.

Nga Elbasani, ku opozita zhvilloi sot takimin e radhës pas Shkodrës, Basha deklaroi se PD do të shpallë një nismë kushtetuese për të bërë një Vetting në politikë. Basha tha se kërkesa e PD-së për Vetting në politikë po firmoset nga deputetët e PD-së.  PD ka një plan me 4 pika, ku përfshihet dekriminalizimi, zgjedhje të lira, ekonomi të lirë dhe një reformë në drejtësi që ka efekt.

Statusi i plote/
SOT JAM ME LULIN…

Edhe pse më ndan gati një oqean prej tij, sot unë jam me Lulin, që sa më shpejt të ketë vetting edhe për politikanet. Mund ta kishim kërkuar edhe më shpejt, atëherë, kur diskutohej reforma në drejtësi. Edhe faturën e larte te penguesit, që e morëm (me të drejtë apo pa të drejtë) mund ta kishim shmangur, por edhe Edi Ramës do t’ia kishim djegur kartat në dorë.

Sepse nuk kishte nevojë të humbnim shumë kohë që të rrisnim macet për të gjuajtur minjtë, ndërkohë që këta të fundit mund t’i mbysnim edhe me koçifoz.

Dhe le të kalonin njëkohësisht në sitë, si togat e zeza të drejtësisë, ashtu edhe të gjithë eminentët e politikës.

Por më mirë vonë kurrë, është një aksiomë që nuk e humbet kurrë vlerën nga kalimi i kohës.

Problemi është që kjo të bëhet sa më shpejt me kushtetutë dhe me ligj, sepse ndryshe i bie te jete si të gjitha hartimet patetike të partive tona, kur betohen për moral dhe pastërti.

Sepse në këtë pikë,për shembull, unë e kam të vështirë ta qortoj Edi Ramën, megjithese rezervat e tmerrshme që kam për të dhe për qeverinë e tij. Sepse ai u deklarua direkt i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të kësaj ideje. Mund të ketë plot njerëz që edhe këtë përgjigje kaq të flakpërflakshme ta shpjegojnë me vijimin e marrëveshjes se vitit te shkuar, por unë nuk dua të bëj pjesë në këtë kategori.

Sipas meje, tani, të paktën formalisht kjo reformë e re, apo thellim i reformës në drejtësi, duket sikur nuk ka asnjë kudërshtar të rëndësishëm.

Është një situatë paksa komike, në fakt, pasi ngjan sikur nga vetting-u duhet të kenë frikë vetëm pensionistët dhe qytetarët e varfër, që marrin asistencë sociale, dhe jo ata qe i kanë bërë gjëmën këtij vendi.

Por le të mos dekurajohemi nga ky paradoks dhe t’i nxisim të gjitha palët që ta çojnë deri ne fund këtë projekt pozitiv.

Në radhë të parë opozitën, që i bie të ketë marrë në dorë flamurin e këtij vetëpastrimi.

Uroj shume qe Luli ta ketë seriozisht këtë nismë kurajoze. Ndryshe, do të rrezikojë shumë të marre koston e një dështimi të ri, që vjen gjithmonë nga shija e hidhur që përjeton publiku, sa herë që përfundojnë në kosh fushatat hipokrite të premtimeve të tij për gjoja një moral të ri në politikë.

Kritiku i ashpër i Bashës: Ja pse sot jam me Lulin Read More »

Gjykata e Lartë publikon emrat, kush janë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë ka publikuar emrat e gjyqtarëve që kandidojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, një nga dy institucionet e reja që krijohen në bazë të reformës në drejtësi.

Dy kandidatët janë Brikena Ukperaj, gjykatëse në Apelin e Vlorës, dhe Luan Dervishi, gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Ukperaj e kaloi sitën e vettingut, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Kujtojmë se dy institucionet, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen përkatësisht nga 6 anëtarë.

Gjykata e Lartë publikon emrat, kush janë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor Read More »

Artan Hoxha: Berisha shkoi në Shkodër me jelek antiplumb

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një shkrim të postuar në facebook thotë se Sali Berisha në Shkodër dhe në Elbasan ka shkuar i veshur me jelek antiplumb.

Shkodra dhe Elbasani njihen si dy qytete problematike për rendin e sigurinë ndërsa opozita e bashkuar vendosi të bënte atje ‘parlamentin opozitar’ duke bojkotuar punimet në godinën e parlamentit në Tiranë.

“Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishen…” shkruan Artan Hoxha

“Kisha shume kohe qe nuk e shihja ne publik, te veshur me jelekun e famshem antiplumb Sali Berishen!!!! Edhe pse ne fakt ai leviz gjithnje jashte Tiranes me eskorte dhe i shoqeruar mire nga njeres shume te besuar. Cfare rreziku ka ndjere politikani me i rendesishem i Shqiperise ne 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!….

Ne fakt Berisha eshte historikisht shume i kujdesshem per veshjen e tij ne publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete te bardhe etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnje ka xhakete siper. Ajo qe ra ne sy ne dy vizitat e tij te fundit, ne qytetet problematike te Shkodres dhe Elbasanit, ishte fakti se i eshte kthyer jelekut te tij antiplumb. Per kete shkak nuk e pate te veshur me kostum ose xhakete siper si zakonisht.


Qe nga vizita e tij ne Afganistan, kur ishte kryeminister, nuk e kam para ta vesh ne publik jelekun special antiplumb me ngjyre te erret.

Kur kryeministri Rama leviz me eskorte, presidenti Meta me eskorte, shefi i opozites Basha me eskorte, Sali Berisha leviz me eskorte e tashme dhe me jelek antiplumb(te kater sebashku kane shoqerues zyrtare nga Garda e Republikes), boset e krimit levizin me eskorte, mjete te blinduara dhe armatosur rende, atehere popullit i mbetet te vendose helmete celiku ne koke, te ngjesh lopaten xheniere ne brez dhe te vesh brek hekuri.

Artan Hoxha: Berisha shkoi në Shkodër me jelek antiplumb Read More »

Pas thashethemeve për largimin nga detyra, Rama i jep mesazh Olta Xhaçkës

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do të bëjë ndryshime në qeveri gjatë muajit shtator, por ende nuk ka asnjë sinjal për diçka të tillë. Mes emrave të përfolur për largim nga kabineti qeveritar, janë Olta Xhaçka dhe Arben Ahmetaj.

Shembull te admirueshem e ka quajtur kryeministri Rama, ndihmen qe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhane per femijet jetime ne kete fillim te vitit te ri shkollor. Ai ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook momente nga ndihma qe iu dha ketyre femijeve, te cileve iu dhane çantë shkolle me gjithe pajisjet mesimore te nevojshme.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë 😊”- shkruan Rama.

Pas thashethemeve për largimin nga detyra, Rama i jep mesazh Olta Xhaçkës Read More »