Aurora

Lajm i hidhur për emigrantët shqiptarë që janë “barrë publike” në SHBA

Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigranteve të ndodhur ligjërisht në SHBA, dhe marrjen e vizave atyre që kanë qenë ndonjëherë të varur nga disa përfitime publike si Medicaid, kuponat ushqimorë apo strehimi publike.

Propozimi, i cili mund të bëhet rregull pas një të ashtuquajture “periudhë komenti publik”, rishkruan një normë të vitit 1999, e cila krijonte kufizime për emigrantët e varur nga përfitime në para, por nuk merrte parasysh kujdesin shëndetësor ose benefite të tjera jo monetare.

Nëpërmjet këtij propozimi, punonjësve te emigracionit i shtohen kompetencat për t’i mohuar vizën apo rezidencën e përhershme ligjore individëve që kanë pasur përfitime nga Medicaid e Supplemental Nutrition Assistance Program.

Ideja është të përjashtohet nga mundësia e rezidencës se përhershme personi që mund të kthehet në një “barrë publike”./albeu.com/

Lajm i hidhur për emigrantët shqiptarë që janë “barrë publike” në SHBA Read More »

Njihuni me Lejlen, bosja e fuqishme shqiptare e kompanisë ajrore

Lejla Ibrahimi-Salahi ishte 25 vjeçe kur jeta e saj ndryshoi thellësisht. Përditshmëria, ëndrrat, dëshirat, gjithçka mori kthesë krejt tjetër. Babai i saj, Bexhet Salahi, u sëmur papritur dhe ndërroi jetë pas pak ditësh. Megjithatë, për gruan e guximshme nga Zyrihu ishte e qartë: erdhi koha që domosdoshmërisht të udhëhiqte me firmën e madhe të Air Prishtina.

“Ai më shikoi nga shtrati i spitalit dhe me vështrimin e tij kuptova gjithçka, çfarë deshte të thoshte,” kujton Lejla Ibrahimi, shkruan SonntagsZeitung. Dhe kështu brenda natës ajo u kthye në vajzën më të rëndësishme të familjes: mori drejtimin e biznesit, mbajti kompakt familjen, shqetësoheshte për ta, mbi të gjitha vëllai i saj i vogël kishte vetëm 13 vjet. “Nuk ishin kohë të lehta,” thotë Ibrahimi, e cila kishte vetëm një vit kohë për të treguar veten. Konkurrenca ishte e madhe.

Sot, thuajse fiks 13 vjet më vonë, biznesi është më i madh se kurrë dhe Air Prishtina fluturon në shumë vende europiane, kurse fluturimet fillojnë ose mbarojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Vitin e kaluar firma ka transportuar rreth gjysëm milion pasagjerë me një qarkullim prej 60 milion franga. Qendra e Air Prishtina është në rrugën Löwenstrasse të Cyrihut, një ndërtesë e renovuar dhe me zyra elegante, përcjell albinfo.ch.

Babai Bexhet kishte vlerësuar saktë vajzën e tij. Përkundër gjithë mynxyrave, Lejla Ibrahimi kishte dhunti negociuese dhe arriti që jo vetëm ta ruajë firmën, por edhe ta ngrejë. Se ajo ishte pothuajse gjithmonë e nënvlerësuar nga kontraktorët e saj, ajo me mjeshtëri e përdori atë – deri më sot.

Firma Air Prishtina luftonte në një treg të fuqishëm. Fluturimet brenda Europës nuk mund të ishin tepër të lira. Disa konkurrente bankrotuan si pasojë e luftës së çmimeve. Për dallim nga ofruesit tjerë, Air Prishtina nuk kishte aeroplanët e saj, por të kompanive tjera. Kështu ajo ka mundësi për çmime fluturime nga 59 franga prej Zyrihut, Baselit, Gjenevës, pesë qyteteve gjermane, Veronës, Kopenhagen dhe Parisit drejt Prishtinës, Shkupit dhe së fundi drejt Ohrit.

Bazat e mësimit Lejla Ibrahimi i përvetësoi nga babai, i cili u lind në një fshat kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë, ndërsa në vitet 70-të emigroi drejt Zyrihut. Ai punoi për pak kohë në fabrikën Escher-ëyss, ndërsa më pas filloi të organizojë udhëtime për bashkëkombasit e tij drejt vendlindjes. Fillimisht përmes rrugëve tokësore. Më pas, në 1981, ai filloi fluturimet e para drejt aeroportit ushtarak të Prishtinës, duke nxitur një erë të re të qarkullimit ajror në Kosovë.

Filozofia e suksesit të bijës së tij është të provosh gjithçka që është e re, të analizosh dhe të mbesësh çdoherë inovativ. Air Prishtina ka financuar shumë në teknikë dhe platformat e rezervimit. Air Prishtina gjatë verës të ofron edhe shëtitje rreth Kosovës dhe Maqedonisë. “Ky është një treg,” që gëzon Ibrahimin. Të dyja janë turistike dhe zbulon vendet e paeksploruara, me qytete fantastike dhe natyrë mbresëlënëse.

Diskutimi për shqiponjën dykrenore

Për Lejla Ibrahimin, atdhe i saj është Zvicra. Përveç biznesit, ajo këtu është martuar me një jurist dhe ka dy fëmijë. Prej vdekjes së prindërve të saj, ajo viziton më rrallë vendin e origjinës. Por prap, mban në zemër edhe kulturën shqiptare. Rrjedhshëm ajo mund të ndryshojë gjuhën. Gjithashtu merret edhe me diskutimin e shqiponjës dykrenore.

“Kur shihja përballjen Serbi-Zvicër, reaksioni im i parë ishte: A duhet të ndodhte kjo? Jam e sigurtë që Xhaka dhe Shaqiri janë krenarë që luajnë për Zvicrën dhe ata nuk kishin në mendje mospërfilljen ndaj vendit,” thotë Ibrahimi, duke shtuar se si pasojë e tifozëve presioni ndaj tyre ishte i madh.

Por Ibrahimi thotë se nuk e kupton se pse lojtarët me origjinë të huaj nuk e këndojnë himnin, e cila vetë ua ka kërkuar të gjithë punonjësve.
“Ky ndryshim ishte i nevojshëm për të mbajtur të aftë dhe në jetë firmën,” thotë shefja e 50 punëtorëve në Kosovë dhe shtatë në Zyrih. Të gjithë duhet të aplikojnë dhe provojnë vlerat e tyrë. “Të gjithë me qëndrim zviceran”, thotë ajo duke qeshur./albinfo.ch

Njihuni me Lejlen, bosja e fuqishme shqiptare e kompanisë ajrore Read More »

Greta Koçi zbulon për herë të parë arsyen: Ja pse u largova nga PD

Këngëtarja e njohur Greta Koci ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku treguar për herë të parë edhe arsyet se pse u largua nga PD, pasi në qeverisjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Duke kujtuar këtë periudhë, Greta u shpreh: “Angazhimi im atje ka qenë shumë serioz dhe mua më ka ndihmuar shumë për të mësuar gjëra të reja dhe besoj që kam dhënë një kontribut të vlefshëm për aq kohë sa isha. Por e kam ndërprerë totalisht tashmë”.

E pyetur nëse ndërprerja ndodhi sepse Berisha dha dorëheqjen, Greta tha se nuk ishte kjo arsyeja, por ju duk i mjaftueshëm një mandat.

“Jo, besoj ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite, ishte shumë impenjative dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që unë të merrja pak frymë. Sepse jam në moshën më të përkryer për ta vazhduar ende muzikën”, tha këngëtarja.

Greta Koçi zbulon për herë të parë arsyen: Ja pse u largova nga PD Read More »

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami ka 50 vjet që nuk…

Grida Duma është një ndër politikanet më të ndjekura në Shqipëri që merr vëmendje të madhe në çdo dalje publike që bën. Ajo është e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj ku ka zbuluar dëshirën e djalit të saj për të ardhmen. Darjeni është vetëm 13 vjeç dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me politikën apo me botën publike.

Moderatorja zbuloi një detaj gjatë një bisede të Gridës me të birin, i cili e telefonoi për ti bërë një kritikë.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Ti e ke mësuar djalin të jetë shumë xhentil. Di një gjë tjetër. Një ditë, Darjeni e mori Gridën në telefon, nuk e di për çfarë e pyeti dhe bëri një kritikë politike që është vetëm 13 vjeç. Grida e bëri me zë të lartë dhe e pyeti për diçka historike dhe ai u përgjigj frikshëm. Aty i thashë, Grida Duma, të lutem mos më ul më kurrë me Darjenin në tavolinë.

Grida Duma: Dhe unë i kërkova një gjë, i thashë të lutem mos më ul kurrë me Darjenin se boll e kam bërë serioz, ai ka nevojë të jetë ndryshe.

Rudina Dembacaj: Çfarë i pëlqen Darjenit? Do të bëhet politikan?

Grida Duma: Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë. Po fliste për gjeneralët e luftës së parë dhe të dytë atë ditë sepse unë i thashë që ku e gjen ti këtë kritikën. Dhe më tha, mami ka 50 vjet që nuk flitet kështu.

Djali 13 vjeç kritikon Grida Dumën: Mami ka 50 vjet që nuk… Read More »

Gjermania s`ngopet me shqiptarë – Merkel me ligj të ri për emigracionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon medoemos të ndryshojë fluksin migrator në vend nëpërmjet një ligji të ri për migracionin, me qëllimin e vetëm për ta bërë më të lehtë për të huajt që të gjejnë një punë në Gjermani. Politika e dyerve të hapura duket se po hyn kështu në një fazë të dytë. Ligji i ri i emigracionit do të shoqërohet me një paketë 4 miliardë euro. Një ndër arsyet kryesore të kësaj politike duket se është nevoja e pashmangshme për të mbushur vendet vakante në sektorët kyç, si ai i kujdesit shëndetësor.Bëhet fjalë për më shumë se 1 milionë vende pune vakante, shprehen përfaqësuesit e biznesit në vend.

Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te profesionistët e huaj”-deklaroi Angela Merkel në Bundestagun gjerman, duke mbrojtur kështu politikat e saj pro emigracionit. Sipas saj, kompanitë nuk duhet të ikin nga Gjermania vetëm se s`po gjejnë dot staf. Shqiptarët ndërkohë duket se janë në fokus të ligjit të ri për shkak të potencialit që ofrojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor.Sipas ministrit të shëndetësisë, Jens Spahn, të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova mund të ndihmojnë vendin që të mbushë 50 mijë vendet vakante në shëndetësi. Ai ndër të tjera, vetëm pak kohë më parë bënte apel për përshpejtimin e procedurave për dhënien e vizave për të huajt që duan të punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor në Gjermani. Në 15 vitet e ardhshme projektohet që sektori të ketë 250 mijë staf mungesë. Vetëm emigrantët mund ta mbulojnë këtë hendek.

Të dhënat e urdhrit të mjekut flasin mesatarisht për 150 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë për t`u larguar drejt Gjermanisë, ç`ka bën që në 4 vitet e fundit të jenë larguar mbi 500 mjekë. Për infermierët ndërkohë, numri është bindshëm më i lartë, pasi flitet për rreth 3000 të tillë të larguar. Kjo tendencë mund të rritet edhe më shumë me ligjin e ri gjerman dhe nevojën në rritje për profesionistë, as politikat e reja të qeverisë për të stimuluar ekonomikisht mjekët që punojnë në rrethe, nuk kanë pasur efekt në zhbërjen e dëshirës për t`u larguar nga vendi.

https://youtu.be/jMlMmrcljwY

Gjermania s`ngopet me shqiptarë – Merkel me ligj të ri për emigracionin Read More »

“Bomba” e Kryemadhit: Rama nuk do jetë kryeministër deri në zgjedhjet lokale

Monika Krymadhi ishte e ftuar në News24, ndërsa e pyetur nëse LSI do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër Kryemadhi tha se ai nuk do jetë deri ën qershor kryeministër, por nuk e ka specifikuar se si do ikë kryeministri.

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marra PD apo LSI bë zgjedhje. Opozita duhet të krehi këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhh po bëhet element i rrezikshme dhe për rajonin.

Për ne nuk ka rëndësi numri i baskvie, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”- tha Kryemadhi.

“Bomba” e Kryemadhit: Rama nuk do jetë kryeministër deri në zgjedhjet lokale Read More »

Beteja me kancerin, shqiptarët ia dolën për Lindin

NGA ILIR XHAFAJ

Disa ditë më parë newsbomb.al bëri publik rastin e 20 vjeçarit nga Tropoja Fatlind Buçaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit qytetarët që u sensibilizuan me rastin ishin të shumtë, shqiptarët nga kudo ndodheshin e dhanë ndihmën, i dhanë Lindit mundësinë të luftojë me sëmundjen e rëndë e shpresën që operacioni të dalë me sukses dhe ai të ngrihet në këmbë.

Nëpërmjet një falenderimi për të gjithë shqiptarët që dhanë kontributin e tyre dhe padyshim qytetarëve të Tropojës, Sara, motra e 20 vjeçarit ka treguar se shuma që nevojitej (50 mijë euro) është arritur.

“Atëherë, gjej rastin tju falenderoj nga zemra për kontributin e dhenë në lidhje me vëllan tim Fatlindin! Këto ditë kuptova që humanizmi i gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen , në veçanti i Tropojanëve ishte ne piedestal! Zoti ua shpërbleftë të gjithëve që nuk u kursyet në asnjë sekondë! Më mbushet zemrën plot duke treguar përkushtimin dhe dashurinë e madhe për Lindin Tim! Shuma e kërkuar prej 50.000 eurosh u arrit! Tani presim rikthimin e Fatlindit ,që besoj do jetë më i fortë se kurrë! Shumë dashuri për ju.
Shpresoj me shpirt që statusi im i ardhshëm të jetë Lajmi që Fatlindi është jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar Sara.

Tani “detyrën” më të vështirë e ka Lindi, është ai që duhet të bëhet i fortë, t’ i bëjë ballë sëmundjes e të çohet në këmbë për familjen e të gjithë ne që besojmë tek ai.

Fatlindi prej 1 muaj e gjysmë ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në reanimacionin e Neurokirurgjisë, me tumor në kokë, i cili për shkak të gjendjes së avancuar nuk i jep mundësinë e lëvizjes në një spital të specializuar jashtë vendit.

“Zoti ua shpërbleftë të gjithëve që nuk u kursyet në asnjë sekondë”

Beteja me kancerin, shqiptarët ia dolën për Lindin Read More »

Cilet janë Yjet e skenës që u fundosën nga politika, si u shua talenti i tyre pasi iu bashkuan PD, PS dhe LSI

Bota e madhe e politikës i tërhoqi të gjithë në vorbullën e saj. Të pakënaqur me atë që bënin ose për tu bërë më shumë të famshëm vendosën të merrnin hapat drejt një profesioni që nuk do t’i çonte askund përkundrazi humbën edhe më shumë. Bëhet fjalë për personazhet publikë që dikur ishin të famshëm si këngëtarë apo aktorë dhe sot nuk e kanë më atë shkëlqimin e tyre sepse dashje pa dashje u pozicionuan në një anë që nuk ishte fort e dashur për publikun. Politika në Shqipëri është ku thërret qameti, ku krimi, vrasjet dhe droga po lëvizin çdo ditë. Shumë të famshëm u tërhoqën nga postet apo statusi i politikanit por dështuan me sukses.

Le të kujtojmë disa prej tyre

Greta Koçi ishte një nga mbështetëset e Partisë Demokratike dhe në çdo dalje dhe protestë shihej krah deputetëve të PD. Gjatë kohës që merrej me politikë u distancua nga muzika falë së cilës u bë e famshsme dhe po korrte mjaft suksese. Pas humbjes në zgjedhje të PD-së  ajo hoqi dorë nga ko fushë duke iu rikthyer sërish muzikës por ndryshe. Tashmë njerëzit nuk e njihnin më si Greta që këndonte por si Greta që merrej me politikë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Çiljeta Xhilagën që gjithashtu gëzonte një simpati tejet të veçantë për Doktorin por pas dorëheqjes së tij, u largua dhe ajo.

Klajdi Musabelliu doli nga ‘Ethet e së premtes’ ku dhe u dallua me talentin dhe zërin e tij. Por si shumë të tjerë dhe ai iu bashkua politikës me LSI pasi nuk ia doli të merrte famën e shumëkërkuar në muzikë. Para pak kohësh ai u hoq nga puna në ministri për tu larguar për në Itali ku ndodhet aktualisht.

Luiza Xhuvani ishte një ndër aktoret më të mira shqiptare që numëronte në repertorin e saj filma të sukseshëm nga të cilët u bë e njohur. Më pas ajo iu bashkua PS-së, por me ngjarjet e ndodhura së fundmi me djalin e saj i cili u akuzua për vrasje, bëri që ajo të jepte dorëheqjen nga posti.

Rajmonda Bulku gjithashtu ishte një nga aktoret më të dashura derisa vendosi të ishte pjesë e PD.  Ajo qe deputete e kuvendit e në atë periudhë u bë e njohur për reagimet e ndryshme në media sa i përket problematikave sociale. Tani që kanë kaluar disa vite Bulku ngelet anëtare e thjeshtë e PD-së, ku merr pjesë në mbledhje të partisë.

Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi vazhdojnë të jenë të angazhuar me politikë. Tre aktorët e njohur të humorit kanë qenë mjaft aktiv në PD. Edhe sot ata nuk mundojnë në ngjarjet e rëndësishme të kësaj partie. Mamaqi nuk e fsheh adhurimin që ka për ish-kryeministrin e shqiptarëve Sali Berishën. Mirëpo në ditët e sotme falë profesionit të tyre dhe programeve televizive qëndrojnë ende në preferencat e publikut.

Cilet janë Yjet e skenës që u fundosën nga politika, si u shua talenti i tyre pasi iu bashkuan PD, PS dhe LSI Read More »