Pyetjet, situata në të cilën ishte vendosur apo moderatorja e emisionit, nuk dihet cilat ishin shkaqet që Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka hyrë i nxheti dhe ka kërkuar të “zhvishet”, dmth. të heqë xhaketën në emisionin “Open”. Gjatë intervistës me Eni Vasilin, në një moment ai e ka ndërprerë bisedën për të kërkuar leje që të heqë xhaketën, pasi kishte vapë.
“Nëse me lejoni ta heq xhaketën se më duket shumë vapë, keni vapë ju apo vetëm unë? (Basha i drejtohet publikut)”, ka thënë kreu i opozitës. “Është një moment i mirë televiziv. lejen time dhe të publikut e morët, kështu që jeni… opozita gjithmonë dhe më sportive duhet të jetë”, u shpreh Eni me humor.
Dy inspektorë të vetë prezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), shfaqen duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja në një investigim të bërë nga emisioni Fiks Fare. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës. Në redaksinë e Fiksit mbërriti një video e xhiruar në një lokal në qytetin bregdetar, ku dy persona të prezantuar si inspektorë të AKU-së kryejnë një kontroll dhe kërkojnë dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.
Fillimisht inspektorët prezantohen se janë të AKU-zë, ndërsa kontaktojnë me një kamerier në lokal, pasi pronari është jashtë Shqipërisë. Punonjësi telefonon pronarin dhe u thotë çfarë kërkonin punonjësit shtetëror, ndërsa nga ana tjetër pronari u thotë se vjen ditën e shtunë. Më pas, dy inspektorët vënë “në rreshtore” punonjësit, teksa u kërkojnë dokumentet. Më pas, punonjësit kontaktojnë sërish me pronarin, i cili kërkon të flasë me një nga inspektorët. Në bisedë, inspektori i thotë se “do i mbyllim sot”, ndërkohë inspektori tjetër i drejtohet një kamerieri duke i thënë se nuk i ka sqaruar shumë mirë.
Pas telefonatës dhe bisedës me punonjësit e lokalit, dy inspektorët bisedojnë me njëri tjetrën. Njëri prej tyre i thotë se “nuk na dhanë asnjë lekë”, ndërsa tjetri i përgjigjet “s’do me ja dit”. Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën dhe ngrihen nga tavolina. Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë. Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.
Kamarieri-Ju jeni të shëndetësisë? Inspektori i AKU-së – Të AKU-së Kamarieri- ëëë. Inspektori i AKU-së – AKU-ja . Kamarieri- (flet në telefon me pronarin) Ëmo kanë ardh këto të AKU-së, ça muaji i kemi mbyllur ne ato? Po i thashë unë të vijë ky.(pas telefonatës). Ju do më prisni mua sa të vijë ky? Inspektori i AKU-së-Kur vjen? Kamarieri- Vjen të shtunën. Inspektori i AKU-së- Auu. Ja këto vulat janë këtu. Kamarieri- Nga këto tvsh-të do ti mo? Inspektori i AKU-së- Aman morë burrë se u veç me u fut juve…. t’i flasësh (bie tel i pronarit). Inspektori i AKU-së 2 (personi që po telefonon)
Kamarieri- E … po,po,po. Dy (ja kalon telefonin inspektorit 2 të Aku_së) na foli vetë. Inspektori i AKU-së 2 -Po si më je?….. Po jo mo s’po të flas si.. po mirë është të jesh me rregulla. Ik se t’i mbyllim sot, më mirë t’i mbyllijm sot. (vazhdon dhe flet ne tel). Inspektori i AKU-së – Na shoku ( i jep dokumentat) nuk je duke na sqaruar krejt…. nuk ka asnjë plan. Inspektori i AKU-së 2 -(vazhdon telefonata me pronarin) Kam shumë nuk e di nuk e di, s’di si të të them. Ajt….
Bashkëbisedim midis inspektorëve të AKU-s/ Inspektori i AKU-së- Nuk na dhanë asnjë lekë. Inspektori i AKU-së 2- Ëëë? Inspektori i AKU-së- S’do me ja dit. Kamarieri- Këto tvsh-të t’i jap, të duhen? Inspektori i AKU-së 2-(I bën shenjë me dorë, që jo.) Dëgjo hajde këtu. Inspektori i AKU-së- Hajde këtu hajde. Inspektori i AKU-së 2-…… Për t’i dhënë muhabet…. për t’i dhënë përgjigje dmth si mund të vendosim me këtë fjalor Ti s’ke si të më sqarosh…Inspektori i AKU-së- Edhe ai…
Pronari i lokalit- Unë s’e di fare mo vlla kam edhe një dosje tjetër në shpi/ Inspektori i AKU_së 2- Ai thotë shifni i ka ky çuni. Me këto që s’i ke ti, tre milion lek gjobë. Kamarieri- Të thashë nuk jam pronar që… kamarier jam. Inspektori i AKU-së-Kur kthehet ai? Kamarieri- Kthehet të shtunën….. Kamarieri-Na mbaji këto(i jep 100 mijë lekë). Inspektorët lenë detyrat pë kontrollin e ardhshëm. Inspektori i AKU-së- Shikojini këto dokumentet. Kamarieri- Ore që janë janë. Inspektori i AKU-së 2- Sistemojini, tvsh-në…. Kamarieri- Ja t’i shkruaj në një letër o vlla se…. M’i shkruaj në një letër ça duhet ça s’duhet t’gjitha. Inspektori i AKU-së- Shkruaje mirë që ta lexojë shkrimin. Inspektori 2 – Sezoni u mbyll., u bo ç’u bo deri tani, do të mbyllet , do bllokohet fare, mendoje vetë, task force. Inspektori 2 – -Duhet te kesh analizat, dezinfektimi, raport analizat.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një hap serioz lidhur me akuzat e pafundme që bën ndaj qeverisë, teksa shprehet se është e kapur nga oligarkët e kriminelët, duke u bërë më i besuar dhe mbi propozimin e tij për Vettingun në politikë.
Basha ka folur sot me emra, teksa ka shpalosur idetë e tij për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”. PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro.
Ata sipas PD janë: Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);
Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;
Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro);
Por përpos listës së emrave që kanë përfituar sipas PD në mënyrë të parregullt nga PPP e Koncesionet dhe çmimeve se sa është fatura ekonomike e këtij dëmi, PD ka treguar edhe se ç’do të bëhet në të ardhmen për të sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme të këtyre oligarkëve.
Ajo parashikon disa amendime në ligjin Anti Mafia që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive.
Gallata që ka shpërthyer me avionin “Rama”, na kujtoi historinë e autobusit të fshatit Kuç në Vlorë, jo për historinë, që gjithë banorët e fshatit, u përleshën kush e kush të ulej në vend të parë të autbusit dhe mbeti shprehje popullore: “U bërë, si autobusi Kuçit”, por si një episod tjetër, po me këtë autobus.
Cila është historia? Pas luftës, banorët e Kuçit, i kërkuan Hysni Kapos, t’u jepte një autobus, vetëm për fshatin e tyre, që të mos shkonin me gomerë e mushka në Vlorë, por të kapardiseshin, mbasi sipas tyre, “kishin derdhur gjak për luftën dhe e meritonin”.
Pas bisedës me Enver Hoxhën, Hysniu, djalë dhe deputet i nderuar i zonës, pas 3 muajsh u çoi në mes të fshatit, një autobus “Skoda”, me banerolën “Dhuratë për Kuçin Heroik”.
Bashkë me autobusin, shkoi dhe Hysni Kapo, që t’ua dorëzonte vetë banorëve të Kuçit, me ceremoni, këngë, valle, mish, raki e muhabet labërie, ku ishin ftuar dhe ish-partizanë e kuadro nga Vlora e fshtarat rrotull.
Në muhabet e sipër, Hysni Kapo, u tha kuçiotëve: – Autobusi është vetëm për Kuçin, por që të mos u mbetet qejfi të tjerëve, shoku Enver më porositi t’ju them, që fillimisht, t’u bëjmë nga një xhiro deri në Vlorë edhe banorëve të 10 fshatrave të tjerë të zonës.
Deshën s’deshën, banorët e Kuçit “s’e bënë dy” fjalën e komandantit dhe 10 ditët e para, autobusi filloi çonte për shëtitje në Vlorë, banorët e 10 fshatrave, të cilët i caktonte sekretari i partisë, që të ishin njerëz të lidhur me partinë dhe pushtetin popullor.
Tamam, si me autobusin e Kuçit që u çoi Hysni Kapo, po vepron dhe Edi Rama, me avionin që i solli Sinani nga Vlora. Para se t’a përfshijë në linjat e shërbimit ndaj qytetarëve, po u bën shëtitje studentëve, artistëve, gazetarëve, pensionistëve e të tjerëve, që janë “bijë e bija të partisë”, duke ia lënë ti bëjë listat e eskursionistëve, jo sekretarit të partisë, po Endri Fugës së 99-ave./Pamfleti
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e bujshme ‘Shullazi’, duke deklaruar se këtë dosje e ka mbajtur në shina deri më tani ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu, duke hedhur dyshime të forta se kreu i bandës së rrezikshme do të lirohet.
Në studion e Report Tv, Hoxha zbuloi emrat e tre prokurorëve që do të japin nesër dënimin për Emiljano Shullazin. Sipas tij, mes prokurorëve do të jetë edhe Besim Hajdarmataj, njëri prej prokurorëve rebel, që Arta Marku e lëvizi në rrethe, me pretendimin se nuk pranonte të hetonte dosjen ‘Shullazi’.
“Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, sepse kaq e parashikon ligji. Seancat ndaj Shullazit janë shtyrë, me qëllimin që të largohej ambasadori Lu. Prela, Osmani, Hajdarmataj dhe një prokuror tjetër do të jenë nesër në dhënien e pretenës së Shullazit dhe do të kërkojnë dënimin e tij. Deri nesër çfarë nuk ndodh, por tani kjo është”, tha Hoxha.
Më pas, gazetari tha se prokurorët e lëvizur nga Arta Marku nuk kanë faj për trazirat e krijuara ditët e fundit, duke sqaruar se kryeprokurorja e Përkohshme nuk ka tagër të marrë masa ndaj tyre.
“Imeraj dhe Kuçi kanë drejtuar hetime e kësaj çështjeje, si dhe Hajdarmataj. Kuçi u largua para dy muajsh nga Shqipëria, Marku e miratoi largimin e tij. Imeraj u emërua prokurore e Prokurorisë së Tiranës. Pse duhen kërkuar prokurorë të tjerë, kur Imeraj e ka ndjekur nga fillimi? Hajdarmataj është parqaitur në gjyq.
Marku i kërkoi Prelës të zgjidhë çështjen. Hajdarmataj nuk e refuzoi çështjen. Prokurorët që kanë hetuar cështjen duan t’i bëjnë bisht, nuk duan t’i bëjnë pjesëtarë të dënimit. Zgjidhja që kërkon Marku ka një problem, ajo nuk ka tager ligjor të bëjë emërime të prokurorëve, të kërkojë hedhjen në short për të rimarë cështjen. Ndaj janë rebeluar prokurorët. Ata kanë të drejtë, pasi çështja i ka prokurorët. Prokurorët refuzuan shortin e Markut. Të dyja palët janë në shkelje. Zgjidhja e Markut nuk është normale, është mekanike. Nuk ja lejon statusi Markut të marrë masa ndaj prokurorëve”,shtoi gazetari.
Ndërsa presim ulje drastike të temperaturave, po ashtu duhet të mirëpresim edhe virozat e ndryshme që shfaqen në këtë periudhë të vitit. Por jo vetëm temperatuarat, edhe frenkuentimi i çerdheve e kopshteve favorizon përhapjen e virozëve të stinës sidomos tek fëmijët. Në një ditë, mesatarisht 30 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të prekjes nga virozat që manifestohen me diarre, të vjella, temperaturë dhe lotim të syve. Kjo javë nis me ulje temperaturash 3-4 gradë dhe me prezencë të shirave lokalë.
Institutit i Gjeoshkencave raporton se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 15 / 27 °C. Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe ndryshimi i temperaturave, favorizuar dhe nga ambjentet ku ka kolektivitet si çerdhe dhe kopshte, fëmijët janë më të predispozuar për tu prekur nga virozat. Në një qendër shëndetësore, mjekja Tatjana Nela, pret rreth 30 vizita në ditë. Ajo thotë se aktualisht virozat janë në qakullim dhe manifestohen përmes këtyre simptomave:
Nela: Shenjat kryesore janë rrufa, ka raste me temperaturë, ka raste pa temperaturë, kolla. Prindërit që janë të kujdesshëm vinë që me shenjat e para. Ndryshimi i temperaturave sjell edhe shtim të sëmundshmërisë, sidomos virozave. Kanë filluar dhe çerdhet, kopshtet, shkollat, ku ka grumbullim të fëmijëve dhe prandaj kemi shtim të rasteve. Prindërit janë më të ndërgjegjësuar, por ka ende raste kur bëjnë vetëmjekim, gjë që për mjekët është mënyra më e gabuar.
Nela: Ka prindër që vinë kur i kanë fëmijët e tyre në gjendje të agravuar por shumica e prindërve janë të ndërgjegjësuar dhe vinë. Kur ka raste me viroza, kur konstatojmë ndonjë komplikim të virozave nuk japim antibiotik, kalojmë thjesht me mjekime simptomatike, mjekojmë kollën, temperaturën. I them prindërve se nëse do ketë shtim të kollës, apo disa ditë me temperaturë, të vinë për vizitë. Mjekët gjithashtu sugjerojnë nënat që të konsumojnë në mënyrë të rregullt ushqimet tek fëmijët për të ndihmuar në rritjen e imunitetit dhe për të luftuar patoligjitë sezonale. Ushqimet duhet të jenë të pasura ne minerale, vitamina dhe fitokimikate te cilat ndihmojne eliminimin e mikrobeve, forcojnë imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.
Në CV e shumë politikanëve shqiptare shohim se punësimi i tyre daton pas viteve ’90 dhe asgjë nuk është shënuar prej tyre se çfarë kanë bëra ata përpara këtij viti. Përse nuk i publikojnë, të dhënat e jetës dhe punës së tyre, politikanët, shtetarët, zyrtarët, ambasadorët, deputetët, ministrat shqiptarë e kushdo tjetër, që paguhet nga taksat tona publike? Është detyrim zyrtar e ligjor, që shqiptarët të dinë, se cila ka qenë jeta, puna, aktiviteti, personaliteti i tyre publik, raportet me drejtësinë, arsimin dhe shoqërinë, para se të merrnin funksionet dhe detyrat e drejtimit, të jetës së shqiptarëve e të jetës së vendit.
Në “CV”-të e tyre, ka një dukuri totale, tashmë e bërë modë, që politikanët, publikojnë vetëm aktivitetin dhe punët, pas vitit 1992, kur regjimi komunist u zvendësua me sistemin demokratik (i thënçin), ndërsa për vitet e aktivitetit gjatë diktaturës, nuk deklarojnë asgjë. Askush nuk thotë, që ka qenë prokuror e gjyqtar i diktaturës, ndërkohë që citojnë me gërma kapitale në “CV”, se kanë qenë jurist, prokuror, gjyqtar, deputetë, komisionerë, profesorë e ministra drejtësie, pas vitit 1992. Askush nuk tregon, se ka qenë komunist, sekretar i PPSH, kryetar i gjykatave popullore, kryetar fronti, rinie, gruaje e bashkimesh profesionale, por i nisin “CV”-të, nga postet që kanë marrë në 26 vitet e fundit.
Askush nuk deklaron, që ka qenë hetues, shef sigurimi, kryetar kooperative, kryetar këshilli me shkollë të lartë partie, përkundrazi, të sulmojnë edhe kur ua kujton e fakton, duke lënë një hije dyshimi mbi aktivitetin e tyre të “pistë”, të para 26 viteve! Është detyrim ndaj qytetarit, votuesit, medias, vartësit e kolegut, të publikosh aktivitetin personal, me qëllim, që shoqëria dhe insticioni ku punon ose drejton, ta di secili je dhe nga vjen, me çfarë punësh të mira e të liga, je marrë në regjimin e diktaturës, sa e urreje dhe e luftoje dhe sa i shërbeje dhe e puthje regjimin! Sepse askush psh., nuk e ka ditur, që deputeti Tom Doshi paska kryer 3 fakultete dhe paragjykohej padrejtësisht, por edhe të tjerë deputetë, drejtorë, kryebashkiakë, kryepolicë, kryedoganier e tatimor, madje edhe ministra, të cilët nuk paqyrojnë “CV” të plota!,
Mirëpo, as ata nuk i tregojnë dhe as isntitucionet, nuk ua publikojnë në faqet zyrtare, por pranojnë “CV”-të e dorëzuara prej tyre, shpesh edhe me deklarime të rreme, për shkollimin, gjendjen penale, profilin moral e shumë të dhëna të tjera, që fshihen, siç ka ndodhur me ish-Kryeprokuroin Adriatik Llalla, i cili është me 8 klasë, por prezantohej e bëri karrierë, sikur ishte me 3 diploma juridiku e magjstrati! Deklarimi, vetëm i pjesës së jetës e punës, pas vitit 1992, siç kuptohet, përbën një siklet “plagësh të vjetra”, për poltikanët dhe shtetarët, që nuk i deklarojnë, ndaj dhe prej 26 vitesh, po bëhet luftë denoncimesh me dosje, tesera komuniste, dëshmi birucash e publikimesh fotografish mbi varka e nëpër vila bllokishtësh të dikturës komuniste. (Shenim: Pamfleti.net)
Një situatë e pazakontë është regjistruar në fshatin Mengël të Elbasanit, ku prindër dhe nxënës janë detyruar të shqyejnë dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera.
Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa. Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi.