Aurora

Artur Bushi bën deklaratë të papritur: Do të nxjerr pamjet nga komisariati. Atë ditë Nuhu…

Emri i kreut të Bashkisë Krujës, Artur Bushi u përmend nga nën komisari Emiljano Nuhu si i përfshirë në ccështjen e deputetit, Rrahman Rraja. Sot, Bushi në reagimin e tij shprehet se, pamjet që pritet të publikohen nga komisariati i policisë do të tregojnë të vërtetën.

“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës. Do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon. Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë”- tha ai për Neës24.

Artur Bushi bën deklaratë të papritur: Do të nxjerr pamjet nga komisariati. Atë ditë Nuhu… Read More »

“Kupa është derdhur”, reagon ashpër ish-presidenti: Paskemi qenë të dënuar të shohim …

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashper per zhvillimet me te fundit ne vend, duke leshuar akuza te forta per kriminalizimin qe i eshte bere cdo fijeje te jetes, qe nga parlamenti, pushteti, shteti deri te ekonomia dhe siguria.

“Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja ! Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!”- shkruan Nishani ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i Nishanit

Kanë kriminalizuar çdo fije të jetës sonë.Kriminalizuar Parlamentin. Kriminalizuar Pushtetin. Kriminalizuar Shtetin. Kriminalizuar ligjin, rendin, sigurinë. Kriminalizuar ekonominë. Kriminalizuar lagjet, qytetet, vendin cep më cep.

Banditizëm pa fre, kufi e që nuk ka ndërmend të ndalet. Vërtet, paskemi qënë të dënuar të shohim atë që nuk na e merrte mendja ! Paskan qenë, çfarë nuk paskan qenë ?!!! Kupa është derdhur !

“Kupa është derdhur”, reagon ashpër ish-presidenti: Paskemi qenë të dënuar të shohim … Read More »

Seldi tha se kishte respekt, habit Mimoza Shkodra me reagimin

Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës bëri bujë në mediat rozë. Lajmi i ndarjes së tyre u konfirmua pak ditë më parë nga vetë Seldi, në spektaklin ‘Dance with me’, ku edhe është konkurent këtë edicion.

 Këngëtari u shpreh se pavarësisht ndarjes ai vazhdon të ketë respekt për Mimozën dhe familjen e saj duke e falenderuar publikisht për gjërat e bukura që kanë kaluar bashkë.

Ndërkohë, Mimoza nuk ka folur ende për ndarjen, por në një postim të fundit ajo shfaqet më e lumtur se kurrë. Këngëtarja shihet duke vallëzuar në rrugë, duke treguar kështu se nuk e ka mendjen tek ato që ka kaluar.

javascript:;

Seldi tha se kishte respekt, habit Mimoza Shkodra me reagimin Read More »

Flasin kolegët e Ballës, Ndreu: Idiotësi të tilla dalin vetëm nga laboratori i PD, edhe sikur…

Ndërsa vijon të mbetet e nxehtë situata e diskutimeve, akuzave dhe kundërakuzave, pas denoncimit publik të oficerit të policisë Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, vjen reagimi nga deputeti Pjerin Ndreu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ teksa i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Taulant Balla, për të cilin tha se ishte pjesë e fshehjes së ngjarjes. Sipas Ndreut, këtë ngjarje mund ta prodhojnë vetëm laboratorët e PD.

“Edhe sikur ti besoja te gjitha, qe Taulant Balla ka shku ne komisariatin e policise Kruje me liru djalin e nje deputeti, kjo eshte nje super idiotesi qe vec laboratoret e PD mund ta prodhojne !”, shkruan Ndreu.

Flasin kolegët e Ballës, Ndreu: Idiotësi të tilla dalin vetëm nga laboratori i PD, edhe sikur… Read More »

Super-Dasma që theu konvencionet tradicionale, kurorëzimi i dashurisë në martesë të Enxhit dhe Ledios

Dasma që theu konvencionet tradicionale. Data 9 shtator kurorëzoi dashurinë në martesë të Enxhit dhe Ledios. 1000 trendafila të kuq të vendosura në makinën e nuses dhe një autobus i personalizuar me foton e ciftit në marrjen e nuses nga Vlora në Fier ishin vecantite e para të kësaj dasme, që solli edhe komentimin e dasmës së vecantë edhe në mediat shqiptare.

Blerimi Palace në Lushnje ishte destinacioni i radhës i dasmës. Startuar me pritjen që prindërit e ciftit dhe kokteji me lëng trëndafili ishte vetëm fillimi i asaj cfarë surprizash të tjera do të shijonin të ftuarit në dasmën e Enxhit dhe Ledios. Çdo detaj ishte rregulluar me shumë kujdes nga Idea 2 Group Agency në sallen e madhe me një numër të madh të ftuarish. Tavolinat ishin xham të kombinuar me detajet ngjyre gold dhe të zeze dhe lulet ishin me trendafila të kuq. Vecantia ishte tavolina e ciftit me prindërit dhe mbrapa një ekran led ku do shfaqej pamja e hyrjes të ciftit që jashtë salles. Jo vetëm aredimi ishte konceptuar ndryshe, por edhe ajo cfarë do të shijonin të ftuarit e shumtë ishte një surprize edhe tek ushqimi. E përbërë nga gjashtë pjata person dhe një larmishmëri e shumëllojshmëri që në dasëm ishin sjellë me shumë shije. Momenti i hyrjes së ciftit erdhi, të shoqëruar me Bandën e qytetit të Fierit.

Suprizat e kësaj dasme perallore nisen me kengen që i dedikoi Enxhi Ledios “Shpirtin tek ti e kam”, me pas tre cifte daullesh ndezën atmosferën e dasmës, grupi Indian Spirit me ëmbëlsinë e tyre sollën për të ftuarit pak caste Indie Endri Mallkuqi përshendeti ciftin dhe të ftuarit me këngën “Dasma e Madhe” Adi Sybardhi me saksofon elektrizoi të ftuarit me vetë vecantinë e tij. Por surpriza ishte pikërisht momenti i tortës. Të ftuarit prisnin të zakonshmen, por dasma e Enxhit dhe Ledios nuk mund të ishte e tille, e vecantë si i gjithë organizimi, një ndarje torte e rrallë, duke zbritur nga lart dhe krijuar një tjetër atmosferë ndryshe. E tillë ishte dasma e Enxhit dhe Ledios, sepse Çifti Enxhi dhe Ledio guxoj t’i thyejë ato sepse dashuria e tyre është e tillë: e lirë dhe pa paragjykime. Enxhi dhe Ledio falenderojnë shumë të gjithë të ftuarit si dhe ata që janë marrë me pamjen e tyre: Glamour Bridal, Fustan Orkid, Parukeri Liza. Një falenderim të madh për të gjithë këtë dasëm mer Studio Bleta.

Super-Dasma që theu konvencionet tradicionale, kurorëzimi i dashurisë në martesë të Enxhit dhe Ledios Read More »

Nard Ndoka kërkon të martohet sërish, nuk duam fëmijët

Politikani Nard Ndoka ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë, me bashkëshorten Kozeta, me të cilën ka më shumë se 30 vite të martuar. Të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, deputeti shqiptar tregoi se ata njihen që fëmijë dhe se gjyshja e tij e kishte pagëzuar Kozëtën si “nusen e shtëpisë” kur ajo ishte fare e vogël.“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës.

Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër” – tha deputeti shqiptar.Duke iu rikthyer kujtimeve të dasmës,

Nard Ndoka tregoi se do të kishte shumë dëshirë të realizonte një festë të dytë, por që fëmijët e tij nuk janë dakort sepse tani është rradha e tyre.300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi.

Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona”, tha politikani.

Nard Ndoka kërkon të martohet sërish, nuk duam fëmijët Read More »

Habilajt në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali

Pasditen e djeshme në Gjykatën e Katanias është zhvilluar, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptarë i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 ne Itali.Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntot të 2018.

Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes “Habilaj” ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit.Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më  31 maj 2018.Të arresturit e grupit të Habilajve, akuzohen për trafik droge e armësh, nga Shqipëria drejt Italisë.

Habilajt në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali Read More »

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët

Rrënqethëse është historia e fëmijëve të familjes Shima, ku varfëria është ekstreme. Rrëfimi i tyre vjen në emisionin, ku kryefamiljari u shpreh: “Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti”? Ndërsa fëmijët thanë se i keqtrajtojnë në shkollë dhe se askush nuk do të rrijë me ta. “Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

 

“Do bëjë Zoti mirë…”, iu përgjigj i ati i përlotur. Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy. ‘Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”, rrëfeu i vogli i familjes Shima. Ai ka vendosur të mos shkojnë më në shkollë për të mos u përballur më me bullizmin e vazhdueshëm. Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin është të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të pajisen me libra dhe mjetet e nevojshme shkollore.

“Mos më përplasni se jam gjynah”, do përloteni në rrëfimin e fëmijëve që refuzohen nga mësuesja e shokët Read More »