Aurora

Deklarata e frikshme e deputetes: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin se shkumësin

Kejdi Mehmetaj është shprehur se shitja e drogës në gjimnaze është një fenomen shqetësues.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ në Ora Neës tha se në gjimanzet e Tiranës dhe jo vetëm, gjen më shpesh cigaren e hashashit sesa shkumës.

“Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës.

Kjo tregon që ka arritur në një pikë që duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi jonë do të marrë për keq.

Duhet të  jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen.”, tha Mehmetaj.

Deputetja e LSI tha se situata aktuale kriminale në Shqipëri është e paprecedentë.

Sipas saj, “flasim për një shtet të kapur, me një kryeministër që nuk është mbi palët por është pjesë e gjithë këtij sistemi të ngritur me krimin e organizuar. Kryeministri i ka të gjitha mjetet në dispozicion që të mos lërë situatën ti rrëshkasë nga dora, se i bie të flasim për një njeri të paaftë që nuk e meriton të jetë specialist në një zyrë shteti dhe jo më të jetë kryeministër.

Kjo që po ndodh tani është e paprecedentë. Flasim për një situatë ku krimi ka kapur vendin. Çfarë po ndodh në Shkodër me familjet kriminale dhe që nuk jam vetëm një problem i Shqipërisë, sepse po të ishin problem i  Shqipërisë nuk do kujtohej njeri, por janë kthyer në një problem për vendet tona partenere, që vënë limite dhe thonë se duhet të ndalohet ose ka sanksione të mëdhaja.”

Deklarata e frikshme e deputetes: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin se shkumësin Read More »

“10-fishoi pasurinë”, komentuesit sulmojnë deputeten e PS: Burri t’u zgjua papritur milioner

Pas denoncimeve të PD se bashkëshorti i saj ka 10 fishuar pasurinë në një periudhë të shkurtër kohore, komentuesit i janë vërsulur deputetes së PS Klotilda Ferhati.

Deputeti hodhi akuza të forta se bashkëshorti i Ferhatit ka 10-të fishuar pasurinë me ardhjen në pushtet të socialistëve.

Ndërkohë lidhur me këtë deputetja reagoi një një status në rrjetet sociale ku përgënjeshtronte deklaratat e Salianjit, duke u shprehur se e gjithë pasuria e familjes së saj është e deklaruar. Po ashtu Ferhati u shpreh se çështjen do e ndjekë në rrugë ligjore.

Ndërkohë në reagimin e saj në Facebook Ferhati është komentuar nga ndjekësit. Këta të fundit shprehen me ironi se krejt papritur bashkëshorti i saj është zgjuar i pasur, duke hedhur poshtë deklaratën e deputetes.

“10-fishoi pasurinë”, komentuesit sulmojnë deputeten e PS: Burri t’u zgjua papritur milioner Read More »

Dosja e Sigurimit/ Kush e survejonte ish-kryeministrin Meksi, dokumenti me akuzën: Agjitacion dhe…

Publikohet Kartela e Sigurimit e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, e nënshkruar nga Punëtori Operativ, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj, me materiale të siguruara nga bashkëpunetori me pseudonimin, “Neranxa”.

Dashnor KaloçiTemA

Ditën e djeshme në gazetën TemA publikuam një copëz dokumenti nga dosja e deklasifikuar e ish_Sigurimit të Shtetit për ish-kryeministrin demokrat të Shqipërisë, Aleksandër Meksi, (Ministria e Punëve të Brendësh, Drejtoria e Punëve të Brendëshme. Seksioni i III_të, Dosja Formulare 2 A. Nr. 9208) siguruar në bazë të procedurave ligjore në fuqi nga ana e Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili bënte fjalë mbi një raport-informacion të vitit 1969 ku sekretari i parë të Komitetit të Partisë së Tiranës, Manush Myftiu, informonte Komitetin Qëndror të PPSH-së lidhur me diskutimet që ishin bërë në organizatën e Bashkimeve Profesionale të Monumenteve të Kulturës, ku mes të tjerëve kishte diskutuar dhe Aleksandër Meksi.

Siç theksuam edhe te shkrimi në fjalë, ai dokument ishte më i parëndësishmi në të gjithë dosjen voluminoze me 140 fletë të hapur nga Sigurimi i Shtetit për ndjekjen e survejimin e Aleksandër Meksit dhe si të tillë mundëm “t’ja vjedhim” për ta bërë publike, pasi që nga dita që z. Meksi ka marrë në “dorëzim” dosjen e tij, (tre muaj më parë), ai nuk ka publikuar apsolutisht as dhe një dokument të vetëm prej saj.

Nga kjo dosje me siglën “Tepër sekret”, “ka rrjedhur” dhe një copëz dokumenti tjetër, që është Kartela Model 1, ku kanë nëshkruar me firmat e tyre, punëtori opetariv i Sigurimit të Shtetit, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj. Në këtë kartelë formular, ndodhet edhe data e vënies në përpunim të shtetasit Aleksandër Meksi, (8 dhjetor 1982) si dhe motivacioni për të cilën edhe i është hapur dosja në fjalë, ku thuhet: “Zhvillon agjitacion e propagandë me gojë”.

Siç duket dhe nga faksimilja përkatëse e kapakut të dosjes, matërialet kryesore në ngarkim të Aleksandër Gabriel Meksit, janë siguruar nga bashkëpunëtori me pseudonimin “Neranxa”, që ka qenë ngarkuar për ndjekjen e survejimin e tij. Sipas platformës të ish-Sigurimit të Shtetit, Dosja 2A që ishte hapur në ngarkim të Aleksandër Meksit, hapej për personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët në rast lufte, pas të burgosurve politik, ishin të parët që ekzekutoheshin.

Dosja e Sigurimit/ Kush e survejonte ish-kryeministrin Meksi, dokumenti me akuzën: Agjitacion dhe… Read More »

“Ma kishte vënë syrin”, Nard Ndokës i del në shesh historia e dashurisë…

Ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim në ekran, jashtë politikës Nard Ndoka është një person me ndjenja të forta. Këtë e ka treguar dhe lidhja e fortë me bashkëshorten e tij.

Nard Ndoka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta. Çifti të cilët kanë 30 vjet bashkë treguan historinë e tyre të dashurisë duke u shprehur se janë rritur bashkë duke qenë se janë martuar shumë të rinj.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak.

Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë”- tha Kozeta.

“Ma kishte vënë syrin”, Nard Ndokës i del në shesh historia e dashurisë… Read More »

U grabitën 19 mijë euro, policia nis aksion masiv në Vlorë për kapjen e “të fortëve”

Policia e Shtetit ka nisur një aksion masiv në qytetin bregdetar të Vlorës. Aksioni vjen dy të pas grabitjes së ndodhur, ku në një furgon që vinte nga Italia nën kërcënimin e armëve u morën 19 mijë euro.

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë natës. Burime për ‘Shqiptarja.com’ nga policia bëjnë me dije se aksioni ‘Forca e ligjit’ është përqëndruar edhe në qytetin e Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për arrestimin e personave në kërkim, nuk është kapur asnjë por operacioni do të vijojë në qytet.

Ky operacion ka goditur edhe qytete të tjera të vendit. Së fundmi, ‘Forca e Ligjit’ shkatërroi bandën e ‘Bajrajve’, të cilët operonin në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë. Më herët, ky operacion është zhvilluar edhe në Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.

U grabitën 19 mijë euro, policia nis aksion masiv në Vlorë për kapjen e “të fortëve” Read More »

Djali i akuzohet për p*rdhunim, reagon deputeti i PS: Im bir dhe vajza kanë pasur…

Deputeti i Fushë-Krujës për PS, Rrahman Rraja, për djalin e të cili ka akuza se ka përdhunuar ish-të dashurën, ka reaguar duke thënë se e gjithë historia është një sajesë. Rraja u përgjigjet akuzave të nënkomisarit, Emiljano Nuhu, duke thënë e këtë të fundit nuk e ka takuar asnjëherë.

“Unë nuk e njoh fare këtë person dhe as nuk kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. Gjithçka që ai thotë është një sajesë, ndoshta për të përfituar azil politik”, u shpreh deputeti, ndërsa tregon edhe precedentin e djalit të tij që lidh me Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, shkruan Panorama.

“Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim”,- tha Rraja, i cili sqaron në versionin e tij se vajza e nxitur nga xhelozia ka bërë një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist.vPo ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi. “Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Rraja.

Djali i akuzohet për p*rdhunim, reagon deputeti i PS: Im bir dhe vajza kanë pasur… Read More »

Dritan Zagani i përgjigjet Artan Hoxhës: Paske qenë i vogël fare… je shërbëtor i Antonjetës dhe…

Historia e nën komisarit Emiljano Nuhu ka sjellë përplasje mes ish-oficerit të Policisë, Dritan Zagani dhe gazetarit Artan Hoxha. Zagani i është përgjigjur dhe akuzave të Hoxhës, i cili shkruante se ish-oficeri kishte  ndihmuar Nuhun për të marrë azil në Zvicër. Reagimet Dritan Zagani i ka bërë në komente, poshtë postimit të gazetarit.

Komentet e Zaganit

Nese deri tani isha i zhgenjyer nga ti si sherbetor i Antonjetes dhe Taotaos…mesoje ish mik se tani ne cast jam thjesht i neveritur nga ti…duro se do dale mengjesi te bisedojm gjere e gjate. Çoç te dija..por paske qene i vogel fare o trim.

Dritan Zagani i përgjigjet Artan Hoxhës: Paske qenë i vogël fare… je shërbëtor i Antonjetës dhe… Read More »

Kreu i FRESSH publikon foton e të vëllait me Taulant Ballën, deputeti: Bobo!

Ndonëse është vënë në qendër të akuzave ditë e fundit nga opozita, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kohë të merret me selifie dhe gallate.

Kreu i FRESSH, Eljo Hysko, i cili është gjithashtu vëllai i moderatorit Turjan Hysko ka publikuar një foto në Facebook të vëllait të tij me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

Kreu i FRESSH ia ka dërguar këtë foto edhe Taulant Ballës, të cilit mesa duket nuk i ka pëlqyer shumë ‘selfie’.

“Po gërmoja fotot e verës dhe rastësisht pash që në 21 korrik një fans i Turit më kishte dërguar këtë foto live nga Pogradeci”, shkruan Eljo Hysko në Facebook.

“Bobo”, shkruan Taulant Balla.

Kreu i FRESSH publikon foton e të vëllait me Taulant Ballën, deputeti: Bobo! Read More »